Postuar mė parė nga
[HD]
Dėshmia e 21-vjeēares: Rrėmbyesi, seks me mua dhe gruan nė sy tė vajzės sė tij 3 vjeēe
Dh. Lleshi nga Fani i Mirditės tregon pengmarrjen nė 22 ditė.
“Si abuzoi rrėmbyesi me mua dhe gruan, nė sy tė vajzės 3 vjeēe”
Flet 21-vjeēarja: Dhunė fizike, seksuale e psikike nga 37-vjeēari Mirash Kolaj dhe bashkėshortja e tij, Aranisa.
Ekspertėt e hetimit marrin dėshmitė e ēiftit nga Shėnkolli i Lezhės.
Burri e gruaja pranojnė: E pėrdorėm pėr orgji.
Aranisa Kolaj: Edhe unė viktimė e bashkėshortit tim, Mirashit.
Prej njė muaji e gjysmė flisnin nė telefon. Ajo, njė 21-vjeēare nga njė fshat i thellė mbi malin e Munellės tė Fanit tė Mirditės. Ai, njė 37-vjeēar qė hiqej si 27, me origjinė po nga Mirdita, por qė jetonte nė Shėnkoll tė Lezhės. Nuk njiheshin. I riu i kish gjetur numrin vajzės “rastėsisht” dhe zėri i saj e kishte bėrė aq “tė ēmendur”, saqė pėrmes antenave tė celularit i premtoi fustan tė bardhė, dasmė madhėshtore, dashuri tė pėrjetshme dhe qė njė ditė do tė bėheshin edhe me fėmijė. Si kėmbim, 37-vjeēari Mirash Kolaj i kėrkonte vetėm njė takim, i cili ndodhi nė datėn 3 shkurt. Kjo ėshtė edhe dita kur 21-vjeēarja Dh. Lleshi njohu mė nė fund adhuruesin e saj, por edhe rrėmbyesin. Dhunuesin dhe mashtruesin. Abuzuesin seksual qė ėndrrat me kurorė nuseje ia shndėrroi nė makth viktime, duke kėnaqur epshet e tij para bashkėshortes, apo edhe vajzės sė vogėl 3-vjeēare. Kėta tė dy ishin surpriza e Mirash Kolajt pėr 21-vjeēaren, pak orė pasi ajo e takoi dhe pranoi tė hipte nė mirėbesim te makina e tij, me tė cilėn kishte shkuar ta takonte nė fshatin Munellė (Dom Gjon, komuna Fan, Mirditė). Historia e abuzimit pėrmes dhunės fizike dhe presioneve psikologjike vijoi pėr 22 ditė me radhė, derisa nė datėn 25 shkurt, policia me anė tė metodave speciale tė hetimit, arriti tė lokalizojė pengmarrėsin. Ēfarė do tė lexoni mė poshtė ėshtė rrėfimi i vet vajzės 21-vjeēare Dh. Lleshi, dhėnė pėr gazetėn “Panorama”. Pėr shkak tė situatės delikate qė ka kaluar dhe pėr arsye etike tė gazetės, identitetin e saj nuk do ta publikojmė tė plotė. Ajo ka mbaruar shkollėn Pedagogjike nė Lezhė nė vitin 2011, por nuk ka punuar asnjėherė. Pėr shkak tė gjendjes sė rėnduar psikologjike, pėr dėshminė e saj u mor paraprakisht leja e vėllezėrve, tė cilėt asistuan nė bisedė. Ajo ėshtė motra e vetme e katėr vėllezėrve, tė cilėt po kujdesen nė mėnyrė tė veēantė pėr 21-vjeēaren. Duken djem tė mbarė dhe fatmirėsisht nuk e bėjnė me faj motrėn, por mė sė shumti veten e tyre, ngaqė pas vdekjes sė babait, gati njė dekadė mė parė, ajo kish mbetur vetėm me nėnėn, e izoluar nė fshatin mes maleve. Njėri prej vėllezėrve, mė i madhi, duket se ka vendosur qė ta marrė me vete nė emigracion motrėn, pasi tė mbyllen tė gjitha hetimet dhe i akuzuari tė marrė ndėshkimin e drejtėsisė. Dhe pas kėtyre informacioneve tė pėrgjithshme, ėshtė momenti pėr tė lexuar intervistėn ekskluzive me 21-vjeēaren…
Si ndiheni nga ana shėndetėsore?
Si tė ndihem? Lėre mos e pyet… Mė dhemb truri mė shumė. Mė dhemb edhe familja ime. Mė vjen shumė keq qė ndodhi gjithė kjo histori, nuk desha. Nuk desha…
Sa kohė kishit qė e njihnit Mirash Kolajn?
Nuk ėshtė se e njihja. Pėr herė tė parė e kam takuar atė ditė qė mė rrėmbeu, mė 3 shkurt.
Si e takuat kur nuk e njihnit?
Ai mė kishte gjetur numrin e celularit dhe nisi tė mė telefononte. Kishte mbi njė muaj, gati njė muaj e gjysmė, qė mė ēonte mesazhe dhe mė merrte nė telefon. Fillimisht ia mbyllja, por pak nga pak nisa t’i pėrgjigjem. Ai kėmbėngulte pėr t’u takuar dhe mė premtonte shumė gjėra. Sikur mė donte, kėrkonte tė njihej me mua, tė fejohej etj. Thoshte se kishte pyetur pėr mua nė zonė dhe ishte i gatshėm edhe tė martohej me mua, tė krijonim familje bashkė. Pavarėsisht se bėnte si i ēmendur me fjalė tė ėmbla, unė nuk ėshtė se e besoja plotėsisht, por thashė ta takoja njė herė. Kėtu kam bėrė gabimin.
Kur dhe si u takuat?
Pasi folėm nė telefon, nė datėn 3 shkurt e lamė qė mė nė fund tė takoheshim. Ai do tė vinte lart nė fshat, me makinė. Do ta linte ca mė poshtė fshatit, sepse ishte edhe rruga e keqe, por edhe qė mos tė binim nė sy. Rreth orės 16:45 dola nga shtėpia. Nėna nuk ishte aty, por i lashė njė letėr, ku shkruaja: Jam te x shoqe (shoqja e ngushtė nė fshatin Munellė). Kėshtu mora rrugėn drejt vendit ku e kishim lėnė dhe aty pashė qė Mirashi po priste me njė makinė tė bardhė. Aty u takuam.
Pėr ēfarė biseduat?
Pėr tė njėjtat gjėra qė kishim folur edhe nė telefon.
Hipėt nė makinė pėr tė biseduar apo folėt aty jashtė makinės?
Nė fillim jashtė, por pastaj u futa nė makinė. Ma mbushi mendjen qė tė hyja brenda, nė mėnyrė qė mos tė na shikonte njeri. Thoshte se nuk kishte asgjė tė keqe tė hyja brenda, pasi njėsoj ishte. Thjesht do tė bisedonim. Tė njiheshim dhe tė flisnim qetė e mė gjatė. Unė po hezitoja, kisha frikė, por ai po kėmbėngulte. Hapi derėn e makinės dhe duke mashtruar, por edhe duke mė shtyrė nga krahėt, unė hyra brenda. Hyri edhe ai dhe ndezi makinėn, duke ecur menjėherė me shpejtėsi. I thashė tė ndalej, por hiē. Herė bėrtisja e herė i lutesha, por prapė hiē. Mė tha qė sa tė flisnim nė ndonjė vend si mė rehat dhe do mė kthente. Ashtu shpresova gjithė kohėn, por ai mė ēoi direkt e nė shtėpinė e tij, nė Shėn Koll. Mė tha zbrit se do tė tė prezantoj me familjen time, tė hyjmė brenda, tė pimė njė kafe dhe pastaj do tė mė kthente. Mė mori nga krahu, pa mė lėshuar dhe u futėm brenda.
Nga kush pėrbėhej familja e tij, kė ju prezantoi?
Mė tha: Njihu me gruan time, Aranisėn dhe vajzėn time 3 vjeēe.
E dinit ju qė Mirash Kolaj ishte i martuar?
Jo, absolutisht jo, ndryshe as nė telefon nuk do tė kisha folur kurrė.
Nuk ju shkoi mendja se duke qenė se ai ishte 37 vjeē, mund tė ishte edhe i martuar?
Jo, se unė nuk e dija qė ishte 37 vjeē. Ai mė pati thėnė se ishte 27 vjeē. Ēdo gjė qė mė kishte treguar pėr veten, mė kishte mashtruar. Mė “ra tavani nė kokė” kur ai mė prezantoi gruan dhe vajzėn. Nuk e besoja dot. Kėrkova direkt qė tė dilja jashtė, por nuk mė la. Nisi tė mė bėnte presion pėr mua dhe familjen. Por pėrsėri desha tė iki, atėherė mė rrahu. Gjithsesi, pėrmes premtimesh tė rreme, mė tha qė atė natė tė flija aty dhe tė nesėrmen do tė mė ēonte nė shtėpi, pasi tashmė ishte vonė dhe nuk kishte si tė mė kthente. Mė gėnjeu duke mė thėnė se gjoja pėr garanci e mirėbesim, unė do tė flija atė natė me gruan e tij nė krevat te njėra dhomė, ndėrsa ai do tė flinte me vajzėn te dhoma tjetėr. Qava shumė, por ngaqė nuk kisha rrugė tjetėr, u binda, me shpresėn qė thoshte tė vėrtetėn, qė do tė mė kthente nė shtėpi tė nesėrmen. Ramė tė flemė siē tha Mirashi; unė me gruan e tij dhe ai me vajzėn. Nuk e di se sa ka qenė ora, diku pas orės 01:00, por sa mė kishte marrė pak gjumi, kur ai erdhi dhe u fut nė krevat nė mes ne tė dyjave.
Ēfarė kėrkonte?
Duhet ta them ēfarė kėrkonte? Brofa direkt nga krevati dhe doja tė ikja, por ai mė mbėrtheu duke mė vrarė keqas nė nofull. Bėrtita dhe ma zuri krejt gojėn. Ka qenė nata mė e keqe e jetės sime, makthi i jetės sime qė u pėrsėrit 22 ditė me radhė, duke u rrahur, torturuar, pėrdhunuar. As nuk e them dot me fjalė, por edhe po ta them, asnjėherė nuk do ta arrij dot ta tregoj tamam se ēfarė kam hequr.
Po bashkėshortja e tij, si reagoi?
Ajo ishte bashkėshortja dhe bashkėpunėtorja e tij nė krevat. Jam abuzuar nga tė dy njėkohėsisht. Njė grua e ulėt, e poshtėr, qė e ndihmoi tė shoqin pėr tė mė mbajtur peng dhe pėr tė mė dhunuar. Nuk e di se ē’dreq familje ishin ata, burrė e grua me fėmijė, por qė pėrdhunonin femra bashkė. Jam e tmerruar nga kjo histori, do t’ju lutesha tė mos kėrkoni detaje. Nuk i tregoj dot, nuk thuhen.
Po fėmija, vajza 3-vjeēare e kėtij ēifti, ku ka qėndruar gjatė kėsaj periudhe 22-ditore?
Aty, nė shtėpi, me prindėrit pėrbindėsh.
Ka ndodhur ndonjėherė qė tė jeni abuzuar nė sy tė vajzės?
Disa herė. Mė ka rrahur edhe mua, edhe nėnėn e vajzės, nė sy tė fėmijės. Se edhe gruan e vet, Aranisėn, sa herė ia kthente fjalėn pėr ndonjė gjė, Mirashi e rrihte.
Thatė qė dhunoheshit vazhdimisht, a nuk gjetėt dot ndonjė mėnyrė pėr t’u lidhur nė telefon me familjarėt apo tė iknit andej?
Sa pėr telefonin, nuk ėshtė se mbaja mend ndonjė numėr pėrmendėsh, por edhe nuk ia merrja dot. Ndėrsa pėr tė ikur, nuk guxoja. Aq shumė mė ka bėrė presion psikologjik, sa mė dukej se sa tė dilja jashtė – do tė mė kapte. Kisha shumė frikė dhe pėr familjen time. Mė thoshte qė do t’i vriste ata, nėse do tė ikja. Mė kishte “lidhur” mendjen mė keq se sa kėmbėt, duke mė bėrė shantazh. Isha e llahtarisur.
Pėrveēse ka abuzuar me ju, ēfarė ju ka thėnė Mirash Kolaj, pse ju mbante aty dhe ēfarė planesh kishte?
Gėnjeshtra nga mė tė ndryshmet. Njė herė bėnte sikur ishte zėnė me gruan dhe gjoja do tė ndahej me atė dhe do tė martohej me mua. Normalisht, edhe pse unė nuk doja. Pastaj mė thoshte qė meqė ishte bėrė kohė e gjatė pa mė ēuar nė shtėpi, nuk mund tė mė kthente mė. Po pėrpiqej qė tė mė bėnte njė pasaportė false dhe mė thoshte qė do tė mė dėrgonte nė Gjermani, se kishte disa miq atje dhe do tė mė ndihmonin me strehim dhe me punė. Gėnjente veten domethėnė, se unė nuk i haja kėto. Po qėndroja aty e terrorizuar, me shpresėn se do tė mė linte tė ikja, apo dikush do tė mė gjente.
Si arritėt tė largoheshit?
Falė Zotit mė gjeti policia, pasi familja ime kishte vėnė alarmin qė nga nata e rrėmbimit tim. Fillimisht, edhe nė Polici kisha frikė tė tregoja se mė pati kėrcėnuar edhe pėr kėtė, por kur pashė vėllezėrit mė pas, u lehtėsova. E kishin pasur shumė tė vėshtirė qė tė mė gjenin, ngaqė askush nga ne nuk e njihte kriminelin qė mė mori peng.
Ēfarė planesh keni kėtej e tutje?
Nuk e them dot se ėshtė plan, gjithė ēfarė dua ėshtė qė Mirash Kolaj dhe bashkėshortja e tij tė marrin dėnimin qė meritojnė. Ndryshe do tė mė vijė shumė keq, sepse dikush tjetėr mund ta pėsojė si unė. Po ashtu, unė do tė ndjehem krejt e pasigurt pėr jetėn.
Krijoni Kontakt