Close

Rezultati i Sondazhit: A duhet te futet mesimbesimi fetar ne shkolla ?

Votues
91. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po

    37 40.66%
  • Jo

    51 56.04%
  • Nuk e di

    3 3.30%
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 98
  1. #-19
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327

    Mësimbesimi në shkolla ?

    FADIL BAJRAMI



    Dita ditës afrohet inkorporimi i mësimbesimit në shkollat shtetërore në Maqedoni. Gjë për të cilën nuk dyshojmë, kurse shpresën e bazojmë në faktin se mësimbesimi është standard Evropjanë, a Maqedonia evrointegrimet i ka qëllim finalë.
    Mirëpo, në anën tjetër, për fat të keq, populli shqiptarë akoma është i “sëmurë” nga sëmudjet e shumta fëmijërore në rrugën e demokracisë. Prominente në mes tyre sëmundjeve është alergjia e demokratëve të rinjë, përndryshe ex-komunistëve, ex apsolutistëve dhe apsolutistëve aktual, autokratëve dhe ateistëve në rolin aktiv fetar dhe besimtarëve në jetën publike. Mësim-besimi në bangat shkollore merr pozitë të lartë në shkallët e agensëve të irituarë. Çështja e pranimit të mësim-besimit në shkollat shtetërore përsëri e rëndon edhe e mjegullon faktin se njerëzit me këto alergji sëmundjen dhe sjelljen e tyre e fshehin pas perdes se gjoja e mbrojnë shtetin sekularë si garancë e barabarësisë së drejtave njerëzore dhe rrjedhave të tjera të njerëzimit. Shkelja masovike e të drejtave fetare dhe lirisë së besimtarit të cilat në emërin e tij janë të shkelura, shkilen ose janë të gatshëm të shkilen, ata e konsiderojnë dëm kolateral, nëse ata e konsiderojn dëm.
    Shyqim i shkurtë në teorinë dhe praksën bashkëkohore të drejtave njerëzore tregon se shpirtbrengasit e tillë bëhen “Europjan” më të mëdhej se sa Europjanët. Këtu së pari sipërfaqësisht do ti qasemi statutit e mësimbesimit në dokumentet ndërkombëtare për të drejtat njerëzore e pastaj detalisht të merena më mësimbesimin në praksën shkollore në disa shtete evropjane.
    Mësimbesimi dhe aktet ndërkombëtare për të drejtat njerëzore Deklerata për eliminimin e të gjithë formave të jotolerancës dhe diskriminit në bazë të religjionit dhe bindjes.(Rezoluta e Kuvendit Gjeneral të UN 36/1955) neni 5 cakton se mundësia e fëmiut që të fiton edukatë fetare në përputhshmëri me dëshirat e prindërve, gjegjësisht që mos jetë i detyruar me një gjë të tillë, test i sukseshmëris së mbrojtjes nga jotoleranca dhe diskriminimi. E drejta në edukatë fetare dhe promovim të identitetit fetarë pakica figuron edhe në listën të drejtave dhe lirive të mbrojtura të dokumentit të përfunduar OSBE-së nga Vjena 1989. (parag.16-17,19). Konventa ndërkombtare për të drejtat qytetare dhe politike të UN nga ana e vet kërkon “respektimin e drejtave të prindërit...që të sigurojnë që edukata fetare dhe morale të fëmijve të tyre të jetë në përputhshmëri me bindjet e tyre personale...”(neni 18-4)1 përfundimisht, dhe më me rëndësi, neni 2 i protokolit të parë të konventës Evropjane për të drejtat njerëzore i obligon shtetet që “ta respektojnë të drejtën e prindërit që fëmijve të tyre t’u sigurojnë edukim në bazë të bindjeve të tyre personale fetare dhe filozofike”.2 shumë ka dilema juridike rreth këtij neni. Njëri prej tyre ka kuptim të qartë “të respektimit”. Këtu janë edhe ndeshjet në mes planeve shtetërore edukative dhe dëshirave prindërore, psh.në rast të edukatës fizike, mësimi për evolucionin, edukatës seksuale etj. Konventa dhe protokolet e tyre nuk janë decide as për çështjen e ndeshjes së dëshirave prindërore dhe fëmijrore, e as për “bindjet filozofike”. Ajo çka është e njohur është se ky nen i protokolit të parë në mes tjera ofron mbrojtjen e fëmijve fetarë nga indoktrina dhe e drejta në mësimbesim (por nuk i mbron nga prezenca në arsim në të cilin jepen shtrohen informata në kundërshtim me bindjet e prindërve dhe fëmijve.


    3 Mësimbesimi në shkollimin e shteteve evropjane

    Gati se në të gjitha shtetet evropjane mësimbesimi është pjesë përbërse e programit arsimor në shkollat fillore dhe të mesme shtetërore. Praktikisht nuk ka dallim në mes të shteteve komuniste dhe pjesës tjetër të Evropës. Veçanti në Evropë bën Franca, në të cilën nuk ka mësimbesim në shkollat shtetërore por ka një numër të madhë të shkollave katolike të suskesshme. Orvatja e socialistëve të Miteranit që në fillim të viteve të tetëdhjeta ti mbyllin ato shkolla shkaktoi demonstrata më të mëdhaja (dymilionshe) në historin e Parizit pas së cilës u tërhoqën nga ai qëllim.
    Në Austri futja e mësimbesimit është e mundësuar të gjitha bashkësive fetare me kusht që të kenë numër të caktuar të nxënësve. Islami është një nga ato bashkësi dhe mësimbesimi praktiokhet me vite në shkollat austriake. Nxënësit të cilët vendosin që të mos ndjekin asnjë nga mësimbesimet e ofruara në shkollat e tyre prej vitit 1997 vit kanë mundësi të ndjekin edukatën etike. Me qëllim të arsimit të arsimtarëve ekspert për këtë lëndë në Univerzitetin e Vjenës është i themeluar programi arsimorë ndërfakulatitv.

    4.Në Gjermani kushtetuta garanton mësimbesimin nëpër shkollat shtetërore si lëndë “normale”, dmth.lëndë e detyrueshme për të gjithë me mundësi nga tërheqja (neni 7, parag 2 dhe 3 i kushtetutës federale. I vetmi shtet federal i cili nuk e ka respektu këtë dispozitë deri më 1996 është krahina lindoregjermane e Brandenburg, e të cilit parlament e vendosi për lëndën sekulare për etikën dhe fetare. Shumicën në parlament gjatë miratimit të ligjit e kanë përbër socijaldemokratët dhe ish komunistët. Lënda i është paraqitur në shqyrtim gjykatës konstitucionale. (rezulltatet e rastit nuk janë të njohura)

    5.Në Kroaci, mësimbesimi është lëndë e detyrueshme në të gjitha shkollat kroate, në bazë të dispozotave të kontratës në mes Vatikanit dhe Republikës së Kroacisë për bashkim në fushën e edukatës dhe kulturës, e nënshkruar në Zagreb 18.dhjetorë 1996 vit.
    Në Angli, gjithashtu, mësimbesimi është pjesë e planit arsimorë e në qoftë se prindërit kanë rezerv atëher kanë mundësi ti tërheqin fëmijtë nga ato orë. E njejta mundësi është edhe kur janë në pyetje orët muzikore me përmbajtje fetare, si dhe orët e notimit. Ata më mund të kërkojnë që fëmijt e tyre në orët e edukatës fizike të veshen me tesha që e mbulojnë tërë trupin, dhe veçanarisht dhomat e veshjes.
    Në Spanjë mësimbesimi para së gjithash është lëndë katolike zgjedhëse në shkollat shtetërore. Lënda notohet por notat nuk meren parasysh me rastin e shpërndarjeve të stipendijave dhe regjistrimin në shkollat e larta. Prej 1994 v.si lëndë alternative për ata të cilët nuk duan ta ndjekin mësimbesimin katolik është lënda me tema nga interesi kulturor ose shoqëror, përderisa në shkollat e mesme kultura dhe historija. Në të dy rastet lënda nuk notohet. Mësimdhënësit katolik pagat i marin nga shteti edhe ata gëzojnë drejta të njejta sikur mësimdhënësit laik. “neni 10 e marveshjes së të parëve të bashkësive evangjeliste, jevreje dhe islame nga 1992 vit me shtetin parasheh mëndësin e mësimbesimit të tyre në shkolla publike dhe private kur në vitin shkollor në një shkollë janë më se 10 nxënës prej të njejtit konfesion. Sipas kësaj dhe marveshjveve të tjera këta mësim dhënës kanë të njejtin status sikur mësimdhënësit katolik.

    6.Në statusin e mësimbesimit në Spanjë dhe Gjermani aspak nuk ndikon fakti që në këto shtete qeverisin socijaldemokratët ngase ata mësimbesimin e konsiderojnë çështje e të drejtave elementare njerëzore e jo të politikës së përditshme.

    Në Greqi, e cila ësthë karakteristike nga se ajo si antare e Unionit Evropjan akoma i aplikon zakonet nga vitet e 1930-tat të cilat e favorizojn ortodoksizmin dhe flagrantno i shkelin lirinë e pakicave fetare, mësimbesimi është i detyruar për nxënësit të cilët deklarohen si ortodoks. Orvatja e Ministrisë së arsimit ti pakëson fondin e orëve të mësimbesimit në klasën e 4 të shkollës së mesme prej 2 në 1 orë në javë në vitin 1998 është e shpallur si jokushtetuese nga këshilli shtetëror (gjiykatës më të lart administrative në shtet). Krahas dispozitave për mësimbesimin zakonet greke kërkojnë futjen e fesë nëpër letrat e njohtimit.

    7.Të vënurit e ikoneve dhe simboleve fetare në dukje nëpër institucionet shtetërore (shkollat, gjyqet, spitalet, në vendet e drejtorisë publike dhe të ngjajshme.) në shkallë të ulët i konsiderojnë mësimdhënësi e feve joortodokse, ndalojnë prozelitizmin (që përdoret me qëllim të mosmundësimit të prozetilizmit joortodoks.) dhe nuk parashohin varreza “qytetare” të të vdekurve. Popat e kishës Ortodokse, mësimdhenësitm pagat i marin nga shteti si zyrtarë shtetërorë.

    8.Në Irlandë kushtetuta u garanton të drejta prindërve që fëmijët e tyre të nxejnë jo vetëm arsim fetarë por edhe edukatë fetare. Shumica e shkollave në Irlandë janë në pronësi të disa bashkësive fetare dha kanë obligim ligjor ta vendosin priftin të cilin e nominon organi fetar kompetent. Prifti tillë është anëtar i barabartë me timin arsimorë dha ka pagë të njejtë me anëtarët e tij të tjerë. Në 1996 vit shteti në emër të pagave këtyre priftërijve u ka paguar 1,2 milion funta irlandeze. Duke e sjell aktgjykimin sipas akuzës për shkeljen e dispozitave të shtetit sekullar. Gjykata e lartë më 1996 vit aktgjykoi që financimin e priftërijve nëpër shkolla qeveria nuk e shkel ligjin e natyrës sekullare të shtetit irlandez. Pas dy viteve Gjykata supreme refuzoi të shqyrton ankesën për aktgjykimin duke e konsideruar si të pabazë.

    9.Mësimbesimi është i detyrueshëm edhe në Finland, e cila ka dy kisha nacionale shtetërore, dhe Danimarka, e cila gjithashtu ka kishë shtetërore. Fimijëve të cilëve prindërin u janë ateist është e mundësuar, mirëpo, prezenca në orët e historisë së religjionit dhe etikës është e patjetërsueshme. Norvegjia është gjithashtu shtet me kishë shtetërore me mësimbesim të patjetërsueshëm nëpër ndërsa fimijët pakocave të bashkësive fetare mund të mos prezendojnë në ato orë me pëlqimin e prindërve. Në disa shkolla, n’varësisht nga numri i nxënësve, shteti siguron mësimdhënës për pakicat fetare.

    10.Situata e njejtë është edhe në shtetet tjera skandinavike në të cilat Kisha Luterane gëzon status të kishës shtetërore. Në Hungari mësimbesim është lëndë fakulative pas së cilës në parlament nuk kaloi propozimi i qeverisë që ajo të jetë lëndë e patjetërsueshme. Për dallim nga edukata mbi religjionin, mësimbesimi nuk është pjesë e programit shkollorë, mësimdhënësi nuk është anëtarë i arsimtarëve, notat nuk shënohen në dëftesa, a bashkësitë fetare vet vendosin për përmbajtjen dhe kontrollën e arsimit. Edhe pse janë mësidhënësit formalishtë zyrtarë kishtarë shteti i financon angazhimin e tyre për mbajtje e mësimbesimit.

    11.Në Poloni mësimbesimi katolik është pjesë zyrtare e planit arsimorë. Vetëm nxënësit të cilët kanë lejim dhe me pëlqimin e prindërve mund të mungojnë nga ato orë. Prej vitit 1997 nëntëdhjet mijë mësimdhënës kanë status të mësuesve të rregulltë, edhe pse i cakton prifti. Për pagat e tyre në vit ndahen 58 milion dollarë. Ata nuk është e patjetërsueshme t’i plotësojn kushtet për edukim të arsimtarëve. Të gjithë nxënësit të cilët ndjekin mësimbesimin lirohen nga mësimi gjat festave fetare. Lutjet e përbashkëta mund të manifestohen në shkollat shtetërore por edhe kryqi mundë varet në vendet ku manifestohet mësimbesimi, edhe pse përdoren edhe për lëndët sekullare. Një kohë notat e mësimbesimit nuk janë regjistruar në dëftesa, edhe pse kisha ka tentuar për diçka të tillë. Tani nuk kemi të dhëna për këtë çështje.

    12.Në Itali nga nënshkrimi i konkordatit të ri me Vatikanin në vitin 1985 mësimbesimi është lëndë zgjëdhëse. Interesante është se Gjykata kushtetuese e Italisë më 1991 dhe 1992 ka shpreh mendim se detyrimi ndaj ndënësve të cilët nuk dëshirojnë ta ndjekin mësimbesimin në ndjekjen e ndonjë lënde tjetër do t’i shkelte të drejtat e tyre.

    13.Në Litvani gjithashtu mësimbesimi është zgjedhëse dhe gjithë bashkësive fetare të pranuara u është e mundësuar organizimi në shkollat e shtetit. Lënda alternative ka të bëje me edukatën morale dhe qytetare. Arsimtarët fetarë paguhen si arsimtarët e lëndëve sekulare.
    Llojet e tjera të manifestimit të fesë në shkollë
    Mësimbesimi në shkollat shtetërore nuk është mënyrë e vetme e manifestimit të fesë në këta institucione. Këtu është edhe çështja e simboleve fetare, lutjeve, sponzorimit të shtetit të shkollave konfesionale, dhe të ngjajshme. Sa i përket ngritjes së simboleve fetare në shkollat fetare është interesante të hetohet se shteti gjerman Bavaria, e së cilës banorët janë shumic e rimokatolikëve, deri një dit ka pasur zakon sipas së cilës ngritja e kryqit në klasa ka qenë e patjetërsueshme. Gjykata kushtetuese federale gjermane më 16.05.1995 ka vendosur siaps së cilës praksa e tillë është jo kushtetuese sepse e shkel lirinë dhe të drejtat e jo të kishterëve dhe skeptikëve. Sipas mendimit të Gjykatës praksa e tillë do të ishte kushtetuese nëse kryqi do të dëshmonte në vlerën e krishterizmit në kulturën gjermane. Gjyqi ishte i mendimit se këtu është fjala për detyrimin e nxënësve që dijen ta arrijjnë nën kryqin. Me këtë vendim shumë kanë qenë të pakënaqur duke e konsideruar edhe kancelarin federal të atëhershëm Helmut Kolin. Një vit pas vendimit kryqi u tërhoq nga një numër i vogël i klasave kryesisht atje ku prindërit ngritën kërkesë për të. Shumica e banorëve nuk kanë kundër kryqit në klasa. Në Austri nuk është vendos vendim i tillë, ashtu që sipas zakoneve të tyre kryqi është i ngritur në ato shkolla ku të krishterët janë shumicë.

    15. Siç e cekëm se në Greqi ngitja e kryqit në institucionet publike është ligj.

    16. Mësimbesimi në Bosnjë dhe Hercegovinë është lëndë zgjedhëse-e detyruar, dmth. Në fillim të vitit shkollë fillestarë (në klasën e parë fillore, e parë e mesme) nxënësve u jeper një list ankete ku, së bashku me prindërit) do të zgjedhin një nga lëndët e ofruar. Lëndët e ofruara janë : Mësim besimi islam, katolik, ortodoks dhe Kultura religjioze.
    Lënda e mësimbesimit e ka statusit e njëjt si lndët tjera, nxënësi shënohet nëse mungon, nota hynë në sukses. Arsimtari-profesori ka të njejtin status si arsimtarët-profesorët e lëndëve tjera, bile mund të përcaktohet kujdestarë klase. Pranimi bëhet nëpërmjet konkursit. Gjithashtu është i detyruar ta kalojë provimin profesional.
    Mësimdhënësit e mësimbesimit mund të pranohen nëse kanë të kryer: Fakultet fetarë, shkollën e lartë fetare (psh.Akademi pedagogjike islame), ose ndonjë fakultet prej shkencave shoqërore a paraprakisht ndonjë shkollë të mesme fetare.
    Plan programin e mësimbesimit e shkruan Rijaseti, gjegjësisht, zyra për arsim fetarë, ndërsa Ministria a arsimit e aprovon.


    P Ë R F U N D I M

    Duke ua mundësuar fëmijëve që nëpër shkolla të financuara edhe nga tatimi i prindërve të tyre të fitojnë dituri për fenë e tyre mund të themi se respektohen të drejtat elementare të besimtarëve edhe u iket diskriminimi kundër tyre. Në anën tjetër, me mundësimin e ndjekjes së lëndëve alternative në vend të mësimbesimit me pëlqimin e prindërve ose thjeshtë çlirim nga mësim-besimi në rast të mos egzistimit të alternativës, shteti i respekton të drejtat e pjesëtarëve të pakicave fetare ish ateistëve që mos tu nënshtrohen indoktrimit. Për fat të keq, në Evropën lindore në fundin e pjesës së dytë të shekullit XX është kujdesur për pikërisht për të drejtat e të fundëve, e disa dëshirojnë që edhe sot ashtu të jetë. Kinse konvetat dhe dhe deklaratat për të drejtat njerëzore nuk kanë të bëjnë me besimtarët. Me siguri ajo mjaft tregon për folësin që ka nënshtrim utilitarë për të drejtat njerëzore të diskriminit të ri ndaj besimtarit. Para saj nuk ka nevoj të na habit dhe mashtron dogamtika e lirë sekulariste e tipit: Shiqoni se çka na ka sjell inkuadrimi i fesë në politik në dhjetë vitet e fundit. E keqja që na ndodh është kulminimi i procesëve të gjatë të cilët kanë ndodh në hijen e ateizmit agresiv. Për bashkëjetes është e nevojshme më tepër se sa mohimi i të drejtave dhe lirisë së besimitarit ku ai mohim nuk kusht është i patjetësueshëm e as i mjaftueshëm për bashkjetesë në mes bashkësive fetare dhe etnoseve të ndryshme.

    Literatura e konsultuar:


    1 Theodore S. Orlin, “Religious Pluralism and Freedom of Religion: Its Protection in Light of Church/State Relationships,” u Allan Rosas and Jan Helgesen, eds, The Sterngth of Diversity: Human Rights and Pluralist Democracy (Dordrecht: Martinus Nijhoff Publishers, 1992), 96- 97.
    2 Malcolm D. Evans, Religious Liberty and International Law in Europe (Cambriddge: Cambridge University Press, 1997), 278.
    3 Evans, 358.
    4 Richard Potz, “Church and Satte in Austria 1997”, European Journal for Church and State Research (EJCSR) vol. 5 (1997): 117-18.
    5 Joseph Listl, “The Development of Civil Ecclesiastical Law in the Federal Republic of Germany 1995/1996,” EJCSR vol. 3 (1996): 11-15.
    6 Agustin Motilla, “Church and State in Spain in 1998,” EJCSR vol. 6 (1999): 88-90; Idem, “Church and State in Spain 1995,” EJCSR vol. 3 (1996): 37-39; Idem, “Church and State in Spain 1996,” EJCSR vol. 4 (1997): 43-44.
    8 Charalambos K. Papastathis, “Church and State in Greece in 1998,” EJCSR vol. 6 (1999): 65-66; Idem, “Church and State in Greece 1997,” EJCSR vol. 5 (1997): 32-34; Idem, “Church and State in Greece 1995,” EJCSR vol. 3 (1996): 30-31.
    9 James Casey, “Church and State in Ireland 1996,” EJCSR vol. 4 (1997): 25-26; Idem, Church and State in Ireland in 1998,” EJCSR vol. 6 (1999): 59-60.
    10 Orlin, 99-100.
    11 Orlin, 114; Peter Erdo and Balazs Schanda, “Church and Satate in Hungary: An Overview of Legal Questions,” EJCSR vol. 6 (1999): 224-5.
    12 Jonathan Luxmoore, “Eastern Europe 1996: A Review of Religious Life in Albania, Bulgaria, Romania, Hungary, Slovakia, the Check Republic and Poland,” Religion, State and Society 25, no. 1 (1997), 98; Orlin, 113.
    13 Daniela Jouvenal Long, “Church nad State in Italy,” EJCSR vol. 6 (1999): 141-42; Orlin, 105-6. 14 Jolanta Kuznecoviene, “Church and State in Lithuania,”
    EJCSR vol. 6 (1999): 214-15. 15 Bruno Primetshofer, “Church and State in Austria 1995- 1996”, EJCSR vol. 3 (1996): 88-91; Listl, 11-14.

    Përshtati,

    FADIL BAJRAMI
    Profesor i mësimbesimit islam,
    SHKOLLA E MESME EKONOMIKE
    TUZËLL, BeH

  2. #-18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Puna eshte, cili besim do mesohet ne shkolla?
    Musliman , Katolik apo Orthodoks?

    Megjithate votove per jo pa me te voglin dyshim.

  3. #-17
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Un jam qe mesimbesimi te futet ne shkolla , prej ketij viti ne Maqedoni mesimbesimi esht futur ne shkolla dhe esht obligativ , por nxenesit mund te zgjedhin mes mesimit te nje religjioni dhe mesimit te historive te gjitha religjioneve.
    Para kesaj beheshin anketa tek nxenesit ne shkolla , tek prinderit dhe tek arsimtaret shqiptare.
    Keshtu vetem 2% e prinderve dhe nxenesve kan qen kunder mesimbesimit ne shkolla , te tjeret jan pajtuar me kete mundesi.
    Per tu fut mesimbesimi ne shkollat e Maqedonis angazhoheshin te gjitha bashkesit fetare .
    Para kesaj u be nje anket nga e cila doli se vetem 1% e ortodoksve shkojn cdo dit ne kishe , ndersa 7% shkojn se paku 1 her ne muaj ne kishe.

    xfiles , secili meson ate besim qe ai don (ashtu si e ndjen veten) , por ka mundesi qe te mesohen gjitha besimet ,por nga aspekti me i gjer , kur , si , cka besojn , dmth njoftim i religjioneve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Drini_i_Zi : 07-10-2008 më 08:45

  4. #-16
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    jo.........................
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  5. #-15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-01-2008
    Postime
    35
    Edukaten e fese gjithsecili ta marre ne institucionin fetar qe mendon.

    Ne shkolle nje nga kapitujt e filozofise mund te jete historia fetare e njerezimit, por jo nje lende me vete.

    Tung.

  6. #-14
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Ne kto kohra te veshtira qe po perjeton shoqeria shqiptare mendoj se esht i nevojshem nje hap i ketille. E mendoj se ne shkoll me leht mund te mesojn gjith femijet per religjionet. E bashkesit fetare smund te organizojn mesime te fese , bile jo ne permasa te gjera , shkaku i mjeteve materiale qe nevoiten. Ndersa ne shkolla kjo do te beheshte me se lehti.
    Numri kaq i madh i shteteve qe praktikojn ket metod , tregon per rendesin e saj.

    Ne Maqedoni ligjeratat i mbajn teologet , te cilet para kesaj kan mbajt nje kurs , ku kan mesuar cka dot ligjerojn , u punsuan rreth 180 teolog , ku kete vit 11.000 nxenes kan zgjedh mesimin e religjionit qe i perkasin , ndersa rreth 6.000 dot mesojn historin e religjioneve.
    Edhe kjo esht nje pun e mir , sepse kishte shum teolog te papun , e plus asaj ne shkolla me leht dot kujdeset qe femijet mos te edukohen ne frym radikale , ndersa ne shkollat e dyshimta mesimi veshtir kontrollohet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Drini_i_Zi : 07-10-2008 më 10:24

  7. #-13
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Qysh na qat koken me kto Shprehje " Taliban, arab" Aq te paafte jeni dhe ju sa qe nuk gjeni ndonje shprehje tjeter?

    Mua 10 here po me vjen me keq se sa juve, qe jeni aq injoranta dhe vetem shikoni te ofendoni te tjeret se nuk thoni as gje me vlere qe te mesojm te gjithe dicka. Skeni nevoj te luani rolin e Budallait, kur vetem jeni te tille.



    Te futet po jo obligative, vetem me deshire.
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  8. #-12
    Zoti eshte me ne Maska e xemanuel
    Anëtarësuar
    08-04-2008
    Vendndodhja
    kosove
    Postime
    137
    une mendoj se jo sepse kemi laramani te besimeve dmth ----musliman , bektashi , katolik , ortodoks , protestant etj ,edhe po te perzihet feja ne institucione do jet me keq sepse kjo e prish tolerancen sepse detyron qe nxenesit te ndahen ne grupe edhe jep efekte negative

  9. #-11
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    ateher le te mesohen gjitha religjionet , e keshtu do te shmangeshin injorantat , koktulat si ai pryll manjaku me lart , qe sja ka iden e botes dhe vetem belbezon gjith kohes, e ka shkel rrota e botes te gjorin .

  10. #-10
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Jo kurre asnje lloj besimi ne asnje shkolle.Ne nuk jemi shtet eklesi.Kjo eshte te perqafosh eklesine me njeren dore.

  11. #-9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-09-2008
    Postime
    72
    Ne shkolla publike assesi.

    Nqs ju ka enda qe fmija juaj te mesoj rreth fes ose feve (gjynah), mesoja vete ose çoje ne medrese etj.
    Prralla n'lesh, Shndetja prej nesh.

  12. #-8
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Po fmis s'vogël ça t'i thush e beson, do me i thon që babi osht Supermeni, e beson, do me i thon që nona osht X-Meni, e beson, do me i thon që gjyshi osht Tarzani, e beson. Gjynof me e lodh trunin e fmis me Zot, me profet, me xhinde e me djallushe, me xhibrail e gabriel.

    Shteti (që është laik, shtet pa fe zyrtare) financon shkollat publike (që me rrjedhim duhet të jenë laike, pa gjona fetare) kshuqë mu mduket budallik i madh të futësh fenë në shkollë. Kush do me msu për fenë, të shkojë ke xhamia me nigju hoxhën, t'gjej materiale në internet se ka pafun, t'shkoj me naj librari fetare e maron puna.
    Life's too short to remove USB safely.

  13. #-7
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Ne Maqedoni esht zgjidh ky problem , ka iniciativa edhe ne Kosov te futet mesimi i fese ne shkolla , ne Shqiperi ka pak rezistenc nga komunistet , por mendoj se dot vije dita edhe atje. Besimtaret duhet te bashkohen per ket qellim , se ateistet duket se jan bashku , bashk me disa qe e qujn veten te krishter e qe ne fakt jan anti-islamik , por jo edhe krishter , ka dallim kjo.

    Ma se miri asht shteti me kontrollu ket proces , e mos me e lon fmija me msu fen prej interneti e pastaj me dal dicka krejt ndryshe nga religjioni qe mesohet predikohet ketu tek ne.

    Duhet edhe Shqiperia ti bashkangjitet shteteve Europiane , se zakonisht nga "gojat" tuaja rrjedh vetem europianizem , ksaj rradhe sikur nuk i perfillet te dhenat qe vijn nga Britania , Gjermania ,Italia , Austria , Kroacia , Spanja....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Drini_i_Zi : 07-10-2008 më 17:24

  14. #-6
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Veq edhe kjo na paska mbetë!! Po çfar mesimbesimi ore? Mesimbesimi le te mbahet ne bashkësi fetare e jo ne shkolla, ne shkolla matematika.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  15. #-5
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anëtarësuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Nuk mjaftuan mektepet? Tani fete edhe ne shkolle. Paj ju lumte senguineve. Po te merrnin parasysh plan-programin e tejngarkuar te femijeve, nuk do te vinte ky vendim. Mjafton nje kapitull ne lenden e historise, sa per te mesuar zanafillen e 'partive politike'. Shkollat vazhdojne te pikojne e mjerre nxenesit.
    Mendoj qe kjo 'risi' do ti corrodis femijet, madje nuk kam besim ne ate qe do te ligjerojne masterat dhe mastereshat e feve, si do ti kontrolloje ministria e arsimit? cdo ju imponojne femijeve gjate ores mesimore? per cfar jane trajnuar? ....!!!
    • The rest is silence.


  16. #-4
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Do te isha pro qe mesim besimi te mesohet ne shkolla, por te mesohen te gjitha besimet pra me shkrime direkt nga p.sh. Kurani e Hadithet te cilat tregojne per jeten e Muhamedit prej shokeve te tij, e jo te fillojne secili hoxhallar apo besimtar te shpife gjera prej vetit sipas logjikes se vet.

    Nje shembull nese me lejohet (ju lus qe te mos me quani provokator apo dicka keshtu sepse po flas realisht). P.sh. te msohet sesi Muhamedi eshte martuar me nje vajze 9 vjecare, imagjinoni sesi do te reagonte klasa me nxenesa e kjo ekstremisteve nuk do t'u shkonte per shtat. S'kishin mbet nja 2-3 nxenesa si Gostivari_usa qe do ta mbronin kete gjest apo do ta mohonin, te tjeret do te kishin 'abstenuar' nga islami.

    Respekt, po votoj per PO.

  17. #-3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2005
    Postime
    137
    Nëse mesohet nga Bibla dhe nga Kurani apo nga Hadithet pajtoj të mësohet ne shkolla besimi fetar. Por nuk besoj se lejohen të mësohet në origjinalin e ketyre shkrimeve sepse del turpi per fushë. Eshte interesantë nëse lejohet të mësohet nga Hadithet kur nxënësit e klases së pare do të mësojnë se ni moshatare I tyre ka perjetuar perdhunimin nga I ashtuquajturi profeti Muhamed! Psh kur te mesojnë se Muhamedi 53 vjeqar e martoi Aishen kur mosha e saj ishte 6 vjeqare (dikush thote se eshte martuar 6 vjeqe, kurse matesen e ka "konsumuar ne moshen 9" permendet ne secilin vellim ku flitet per Ajshen)!!!
    Per ata qe thonë se keto janë shpifje e të krishterëve, mund te lexojnë në këto libra (hadithe) qe janë burime islame e jo kristiane.

    Book 008, Number 3310: Sahih Muslim Libri 008, Numer 3310
    Volume 7, Book 62, Number 46: Sahih Bukhari Volumi 7, Libri 62, Numer 64
    Sahih Bukhari Volumi 7, Libri 62, Numer 65
    Sahih Bukhari Volumi 7, Libri 62, Numer 88
    Sahih Bukhari 7.18
    Sahih Bukhari V.7, B62, N. 37
    Sahih Bukhari 5.236.
    Sunan Abu-Dawud Libri 41, Numer 4915, gjithashtu Numer 4916 and Numer 4917
    Sahih Bukhari Volumi 7, Libri 62, Numer 90
    Sahih Bukhari Volumi 8, Libri 73, Numer 151
    Book 008, Number 3311: Sahih Muslim Libri 008, Numer 3311
    Sahih Bukhari Volumi 8, Libri 73, Numer 33
    Sahih Bukhari Volumi 5, Libri 58, Numer 245



    Poashtu nxënësit do të trishtohen kur te mesojnë se si te martohen me vajzat e axhes e te dajes….! Edhe ky eshte citim I Kuranit!

    Citim:
    50. O ti Pejgamber, Ne të kemi lejuar gratë, të cilave u ke dhënë shpërblimin e kurorës, dhe ato që me ndihmën e Allahut hynë në posedimin tëned (robëreshat e luftës) dhe bijat e axhës tënd, bijat e hallave tua e dajës tënd, bijat e tezeve tua (të janë lejuar, pos grave me nuqah dhe të afërtat),


    Poashtu nxënësit do të trishtohen kur te mesojnë se si Allahu I tyre po lejonte qe gratë të lëshohen e të mbahen per vete sipas deshires, sikurse të ishin kafshë. Edhe ky rreshtë eshte citim I kuranit.

    Citim
    51. Ti je i lirë të lëshosh atë që don prej tyre dhe të mbash pranë vete atë që don,..!

    Jo nese lejohet mesimbesimi neper shkolla paskan mu trishtu nxënësit nga marëzirat, E bile kur te mesojnë xhihadin!! Nëse kjo bëhet atëher shqiptarët e kan thye krizen. Priti bombat neper vende publike!!!

  18. #-2
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    Jam pro mesimbesimit ne shkollat publike. Kjo aplikohet ne te gjitha vendet e civilizuara dhe demokratike edhe pse ketu ka antar ne ket forum qe jan edhe me te "emancipuar, edukuar" edhe se shtetet me tradita shekullore ne aspektin universitar edhe po keto shtete kan mesim besimin neper shkolla.
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  19. #-1
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    T'ia ndërroj moderatori titullin temës, se ky aktuali është nonsens. Ça është kjo fjalë njëherë: mësim besimi? Do me thonë t'u mësojmë të besojnë? Se zakonisht besimi është diçka që besohet dhe jo mësohet. Vejani: A jeni pro apo kundër futjes së lëndëve/orëve fetare nëpër shkollat publike?
    tani qe ti e qartesove pyetjen sic duhet,pergjegja ime eshte kjo
    ne shkollat shqiptare duhet te lejohen tekstet fetare,pasi si pas disa studimeve te bera ne Oxford University ka rezultuar se;ne britanine e madhe lejimi i teksteve mesimore me karakter fetar(islam)kryesisht,ka dhane nje rezultat te dukshem ne edukimin e femjve ne primary and secondary schools!!

  20. #0
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    jam kunder ........

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 31-08-2012, 13:07
  2. Shkolla e parë shqipe në Labovë, jo në Korçë
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-04-2009, 02:40
  3. Shkolla shqipe ne Kosove ne 420 vjetorin e saje
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 06:50
  4. Pranimet ne universitet per 2006-2007
    Nga helene në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 31-01-2006, 04:18
  5. Ministria e Arsimit luan vetem rrolin e gazetes
    Nga Vinny_T në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 15:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •