Close

Rezultati i Sondazhit: A duhet te futet mesimbesimi fetar ne shkolla ?

Votues
91. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po

    37 40.66%
  • Jo

    51 56.04%
  • Nuk e di

    3 3.30%
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 98
  1. #41
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Une jua garantoj, se ne jo me shume se 10 vjet "shqiptaret" ne Maqedoni do jene kaq te tjetersuar dhe orientalizuar, saqe do kthehen ne brengen dhe problemin me te madh kombetar per ne si komb.

    Standartet e tyre dhe botekuptimi i tyre i jetes do jete kaq i huaj per shqiptaret ne Kosove e sidomos ne Shqiperi saqe keta te fundit nuk do kene apo ndiejne asnje lloj lidhje kulturore me ta.

    Lejimi i mesimit te islamit, vecanerisht te islamit nder shqiptar eshte goditja me perfundimtare qe i japim vetes si komb europian dhe shtet modern. Futja ne shkolla e nje filozofie qe propagandon hapur shtetit fetar, qe ka nje tradite te qarte ne ndertimin e shtetit fetar, qe i meson shqiptareve klulturen arabe duhet, ne thelb jo vetem te nxirret jashte ligjit por edhe te trajtohet nen kodin penal si krim.

    Magjypet mjekermykur mund tua mesojne kulturen e talibaneve aziatikeve, por aspak shqiptareve europiane qe kane kulturen e vet dhe normat e veta.

    Shqiperia ka nevoje urgjente per nje Ahmet Zogu ose nje Enver Hoxhe anti-islamik, p[er ta zhdukur nga ato troje kete kulture te ndyre pedofile.

  2. #42
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anëtarësuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Postime
    2,679
    Futja e nje lende mesimore fetare ne shkolle eshte gabimi me imadh qe mund te behet nga shteti shqiptar. Edukimi I femijes bazohet ne dy trungje te forte qe jane shkolla edhe familja. Shkolla eshte ajo qe I meson femijet si ti bejne balle jetes reale duke mare edukumin e mjaftushem per te gjetur pune e te krijoje baza ndersa familja eshte ajo qe I jep femijes edukimin moral, shoqeror, fetar. Shkolla duhet te jete matematike, histori, letersi, gjuhe "qe femijet tuaj te dine te shkruajne shqipen mire sakte jo si ju anadollake magjypo-arabe qe sdini te lidhni dy llafe". Me keto I behet balle jetes reale jo me kuran ne dore se nuk do vesh para nje kompanie me kuran ne dore e ti thuash pronarit qe me mer mua ne pune se kam bere klasat e kuranit. Eshte deshira ose zgjedhja e familjes qe tu jape edukim fetar femijeve derisa ata te behen ne moshe te zgjedhin vete ne djall te vene le te ikin si puna e disa shokeve te mi qe iken ne pakistan per shkolle e kur u kthyen u kishin bere lavazh truri. Shqiperia ka sistemin shkollor laik sic thane shume veta me siper prandaj seshte e nevojshme nje gje e tille. Po beheni me keq se obama qe do te vendose klasa edukimi seksual ne klase te pare ku atyre nuk u ka dale as pushi. Drinushi e ty titi e shume te tjere mos mundoni te shkatroni e shqiperine sic keni shkatruar vendin tuaj. Flisni per maqedonine e kosoven mos flisni per shqiperine na leni ne shqiptaret ,"se per mu ju jeni kosovare e maqedonas qe mundoheni te flisni shqip jo shqiptare", te meremi me kete pune se I dalim zot vendit tone per mbrekulli


    Ardi
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

  3. #43
    srbe na vrbe Maska e pryll
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ke prroi palpoçit
    Postime
    573
    Citim Postuar më parë nga Zarathustra. Lexo Postimin
    Standartet e tyre dhe botekuptimi i tyre i jetes do jete kaq i huaj per shqiptaret ne Kosove e sidomos ne Shqiperi saqe keta te fundit nuk do kene apo ndiejne asnje lloj lidhje kulturore me ta.
    Problemi i parë është që nuk marrin vesh shqip. Kam folur me shqiptarë të Maqedonisë dhe kuptojnë shumë mirë, por arabët e Maqedonisë kanë probleme të ndryshme në kuptimin e asaj që shkruan tjetri. Nuk ndodh vetëm në Maqedoni fenomeni, me thënë atë që është. Ka të bëjë me myslimanizmin kjo, sepse duket që ata që janë më të prekur nga feja arabe kanë dhe problemin më të madh me shqipen.

    Psh ti shkru "të dhjefsha grekun (pra turkun ortodoks)" dhe arabi i Maqedonisë kujton se ti the se je grek. Është interesante me studiu se ça zonash të trunit prek myslimanizmi që ndërhy në funksione mekanike të shqipes saqë i ndrysho kuptimin fjalive. Arabët e maqedonisë kanë dhe ca ide fikse që i ka fut sllavi në kaptinë. Se po s'ishe myslimon, nuk je shqiptar. Kjo është aksioma parë që sllavi instalo në trunin e jevgjve të Ballkanit, para se t'i mësojë jevgjve se janë shqiptarë në mënyrë që të na ndyjë ne racën, duke qenë se tash njimij vjet s'ia doli dot me na shkul nga gadishulli.

  4. #44
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Ne Maqedoni esht ber kombinimi ma i mir , vetdijsim i popullit per rendesin e shkollimit dhe per rendesin fetare , prandaaaaj , ne vitin 2006 fakultetin e vazhdonin 42% te nxansve te shkollave te mesme , ne vitin 2007/08 arriti ne 85% . Kjo esht per marshallah.
    Le te plasin kvazi patriotet.
    "Askush nuk është aq i verbër , se sa ai i cili nuk dëshiron të shohë"

  5. #45
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Mësimbesimi Islam në shkollat e Mynihut

    Ajo që u miratua në vitin 2001 nuk e pa dritën deri në këtë vit, kur zyrtarisht në disa shkolla të Mynihut filloi të jepej landa e Mësimbesimit Islam.

    E mërkurë, 29 Tetor 2008 14:35

    Edhepse lënda e Etikës me përmbajtjen e saj iu ishte dedikuar fëmijëve që nuk i përkasin asnjë grupacioni fetar, por në të kaluarën fëmijët muslimanë kanë qenë të obliguar që ta ndjekin dhe ta mësojnë këtë landë. Ata nuk kanë pasë zgjedhje më të madhe, në dispozicion të tyre ka qenë landa e Etikës ose Religjioni i Krishterë.

    Në vitin 2001 u miratua ligji në nivel shtetëror të Gjermanisë dhe të krahinës së Bajernit që fëmijët muslimanë mund të zgjedhin të mësojnë edhe landën Religjioni Islam. Ajo që u miratua në vitin 2001 nuk e pa dritën deri në këtë vit, kur zyrtarisht në disa shkolla të Mynihut filloi të jepej landa e Mësimbesimit Islam.

    Javën e kaluar, në një orë mësimi të Mësimbesimit Islam, kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e qeverisë si dhe një numër i madh i mediave gjermane. Pas përfundimit të orës mësimore dhe pas bisedës me mësuesin fetar në Mynih, me Mirsad Nikshiqin, përfaqësuesit e qeverisë plotësisht e përkrahën këtë projekt duke theksuar se kjo është njëra nga rrugët themelore të integrimit të muslimanëve në Gjermani.

    Për tu bërë mësuesi i parë i Mësimbesimit Islam, nderi i takoi një muslimani shumë aktiv dhe ambicioz nga Sanxhaku, Mirsad Nikshiq.

    Mirsad Nikshiqi për televizionin shtetëror gjerman përmendi se është shumë i kënaqur që u startua me Mësimbesimin Islam dhe me këtë rast iu falenderua përfaqësuesve të qeverisë dhe të gjithë atyre që e mbështetën këtë projekt.

    Mësimbesimi Islam tani është tërësisht i barabartë me Mësimbesimin Katolik. Kjo landë do të notohet dhe nota do të mblidhet për të fituar notën mesatare dhe përqindjen e kalueshmërisë në fund të vitit, si të gjitha notat e landëve tjera.

    bh muslim monitor
    "Askush nuk është aq i verbër , se sa ai i cili nuk dëshiron të shohë"

  6. #46
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Drinush arabet ne Gjermani jane emigrante dhe kjo eshte nje privilegj qe i behet atyre duke i futur fe ne shkolle.Po ju emigrante jeni qe doni fe arabe neper shkolla shqipe?lol
    Pastaj ka nje dallim themeltar.Shqiptaret e Shqiperise jane europiane e jo arab sic mundohen te behen shqipet nga Maqoja.Harroi shkollat me mirebesim ketej.Ne Kumanove bej c te duash ti,luaj edhe rolin e Muhamedit po deshe.

  7. #47
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Pse mësimbesimi problem?!

    Dr. Naser Ramadani

    Zbatimi i mësim-besimit që ka filluar prej sivjet në Maqedoni, për fat të keq ka hedhur edhe njëherë në pah hullinë e thellë që ekziston në mes atyre që me animozitet shohin çdo progres të fesë dhe atyre që te feja shohin një mundësi plus për edukimin e qytetarit. Në vazhdën e kësaj tematike kohë më parë u botua një shkrim me titull "Kultura religjioze dhe religjioziteti në kulturë", ku autori hapur shfaq tendenca skeptike ndaj leverdisë që ka mësim-besimi. Ai alarmon pa nevojë se "opinioni më i gjerë, duke përfshirë nxënësit, arsimtarët dhe prindërit, janë shastisur" edhe pse si sociolog nuk ofron asnjë sondazh të hartuar mbi baza të metodologjisë sociologjike për ta konfirmuar këtë. Përkundrazi, në anketimet tona që kemi bërë me nxënës, arsimtarë dhe prindër (shih: revistën "Vizione", nr.9, f.225) si dhe anketimet e Ministrisë së Arsimit, shihet qartë se opinioni i gjerë kërkon me këmbëngulje mësimbesimin fetar në shkollë. Andaj, autori kur flet me hamendje, atëherë ia fut kot.


    Gabimi i materializmit vulgar

    Tjetër ai thotë se 'deri më tani me asnjë argument nuk është verifikuar ekzistenca e Zotit: askush nuk e ka parë Zotin, me asgjë të kapshme' nuk provohet ekzistenca e tij'. Zotri Abdylnaser Sinani, mund të ketë përshtypjen se me këtë fjali ka artikuluar ndonjë alamet diturie, por ia bëj me dije se asgjë nuk ka thënë më tepër se pararendësi i tij Karl Marksi (se feja është opium). Zaten gabimi i materializmit vulgar është se pretendon ta shoh Zotin me teleskop. Mirëpo, Zoti që do të mund të ishte i kapshëm për shqisat do ta humbiste atributin hyjnor, kështu që siç theksonte Hegeli te 'Fenomenologjia...' e tij, do të zhbëhej kufiri mes të kufishmes dhe të pakufishmes, materiales dhe hyjnores etj. Pra, ngrihet një problem i rëndë filozofik, i papërballueshëm për t'u shtjelluar nga çdo këndvështrim qoftë gnoseologjik, qoftë epistemologjik, qoftë ontologjik etj.
    Përveç kësaj, autori i shkrimit, të drejtën e zgjedhjes mes 'Historisë se Religjioneve' dhe 'Mësimbesimit Fetar', e konsideron se krijon tollovi në arsim. Duhet ditur se kudo në botë, ekzistojnë lëndë zgjedhore, ku nxënësi mund të përcaktohet për ndonjërën nga lëndët e ofruara. Autori duhet të dijë se në mesin e shqiptarëve, mbi 95 % janë përcaktuar për lëndën e mësimbesimit. Autori, si problem e paraqet edhe veshjen e arsimtarëve të fesë. I gjithë opinioni e ka të qartë se teologët bashkëkohorë, e në këtë kontekst arsimtarët e fesë për nga pamja e tyre dhe veshja janë në mesin e më pedantëve mes arsimtarëve në përgjithësi. Le të urdhërojë zotëriu dhe le të shkojë nëpër shkolla ku sigurisht se do të vërtetohet vetë.
    Autori në fjalë si problematikë i paraqet edhe përmbajtjet mësimore që do të mësohen në shkollë në këtë lëndë. I bëj me dije këtij autori se unë isha një anëtar i komisionit për përgatitjen e planprogramit, i cili është miratuar nga ekspertë në Byronë për Zhvillimin e Arsimit, si dhe është nënshkruar nga Ministri i arsimit. Në këtë planprogram dhe në përpilimin e tekstit shkollor për këtë lëndë janë marrë parasysh të gjitha parimet didaktiko-metodike, si dhe janë përfshirë të gjitha metodat, të cilat duhet të zbatohen gjatë realizimit të tij. Autori krahas tjerash, parashtron edhe pyetjen se "a thua arsimimi religjioz, do të promovojë mirëkuptim e tolerancë ndërmjet religjioneve"? I bëjmë me dije autorit se në mes shtatë njësive tematike të përfshira në programin mësimorë është edhe tema: "Feja është ajo që na bashkon të gjithëve", në të cilën flitet për tolerancën dhe mirëkuptimin mes ithtarëve të feve të ndryshme. Këtë njësi tematike e mësojnë nxënësit e gjitha feve. Duhet ditur se përveç Shqipërisë dhe Kosovës, Maqedonia është vendi i fundit që zbaton mësimbesimin fetar nëpër shkolla. Pra, të gjitha shtetet perëndimore qysh herët zbatojnë një gjë të tillë. Si e komenton autori rastin se në Austri, Belgjikë, Norvegji dhe shumë shpejt në vende e tjera të Evropës, mësohet mësimi fetar në mesin e të cilëve edhe misimbesimi islam dhe atë me financim të shtetit. Autori i shkrimit, po ashtu paraqet dilemën se në shkollë do të mësohet islami tradicional a ai radikal. Së pari i themi atij se nuk ka islam tradicional e as radikal, nga fakti se islami është ai që bazohet në Kuran dhe sunet, por megjithatë, i tërë procesi është në mbikëqyrje nga ana e Bashkësisë Islame, i cili ka propozuar arsimtarë për realizimin e lëndës së mësimbesimit. I gjithë ky proces kryhet në koordinim mes Ministrisë së Arsimit dhe bashkësive fetare.

    Çfarë do të ndodh me nxënësin?

    Autori i shkrimit po ashtu është në ankth se çfarë do të ndodh me nxënësin, i cili në orën fetare mëson se njeriu e ka prejardhjen nga Ademi (se atë e ka krijuar Zoti), kurse në orën e biologjisë mëson se ai e ka prejardhjen nga majmuni, se stërgjysh e ka majmunin e vetë është stërnip i tij (i krijuar rastësisht). Unë them se pikërisht kjo është gjë shumë e mirë: që të shihet bardh e zi: e vërteta nga gënjeshtra...dhe kjo është tamam gjëja më e mirë e mundshme për momentin. Pedagogu universitar thelbin e idesë e ka se mësim-besimi "më shumë do të mund të krijojë konfuzion, ndarje dhe rritje të intolerancës religjioze". Provë të konfirmimit për dyshimin e tij sjell mendimin e sociologut gjerman Jürgen Habermans dhe pikërisht kjo dëshmon se ai është peng i ideve të përvetësuara prej të tjerëve që në sytë e tij janë "të mëdhenj". Mirëpo idetë epigoniste sado t'i duken atij të mëdha nuk kanë baza empirike, andaj për më tepër janë paragjykime dhe si të tilla të dënueshme për t'u gjykuar. Më vije mirë që Abdylnaseri e kupton se më shumë ka precizitet në ligjet kozmike sesa në ligjet që rregullojnë shoqërinë, por në të njëjtën kohë më vije keq se ai nuk e kupton se kjo ndodh kështu për faktin se në gjithësi mbretërojnë ligjet e Zotit, ndërsa në tokë ligjet e njerëzve. Po ashtu më vie keq se ai nuk jep përgjigje për faktin e dështimit të intelektualizmit dhe optimizmit etik (Sokrati: se dija është vlerë prej së cilës buron morali). Shumë e shumë fakte dëshmojnë se krimet më makabre, dhunimet më të pandershme dhe sjelljet më idioteske i bëjnë pikërisht ata që kanë inteligjencë të lartë dhe sfond të pasur dijesh. Pra ia bëj me dije pedagogut në fjalë se ai njëherë e përgjithmonë duhet të bëjë distinkcion në mes dijes si shkencë empirike-ekzakte dhe besimit të shëndoshë. Nëse besimi sipas Kantit nuk përthekohet nga mendja-logjikisht, ai atëherë konfirmohet psikologjikisht. Fuqia e besimit vije në shprehje atëherë kur pushon fuqia e shkencës. Shkenca mund të na plotësojë nevojat materiale, por kurrë ato shpirtërore. Besimi e mbush atë boshllëk që e lë të zbrazët shkenca. Besimi i jep vlerë shkencës. Vlerat nuk dedukohen nga shkencat empirike. Në librin "The elementary forms of religions life" (New York, 1962, f. 431) autori J.W. Swain përcjell mendimin e sociologut Emil Durkemit: "Shkenca është fragmentare dhe jokomplete, ajo përparon, por ngadalë dhe kurrë nuk ka të sosur, por jeta nuk mund të presë. Për këtë arsye teoritë që i janë dedikuar jetës dhe punës së njeriut detyrimisht duhen të lidhen me shkencën dhe ta kompletojnë atë para kohe". Në kohën kur arritjet shkencore janë të mëdha dhe në saje të tyre mirëqenia luksoze e njeriut ka mbërritur në kulminacion, gjithnjë e më shumë ndihet siç theksonte Herbert Markuze te "njeriu njëdimensional" dëshira 'për nevoja të kota' dhe kjo eufori fatkeqe siç e quan ai, e ka sjellë njeriun në atë pikë të vlimit, të cilin fort mirë e përkufizon Maks Horkmajer se racionaliteti përkitazi me mjetet teknike ka sjellë gjer tek iracionaliteti i ekzistencës njerëzore. Pra progresi i madh material vetëm sa e ka përkeqësuar gjendjen psiko-emocionale të njeriut. Këtë nuk po e them me hamendje, por të gjitha faktet sociologjike e statistikore flasin se aty ku është standardi më i lartë i jetesës, mu atje edhe numri i vetëvrasjeve është më i madh. Për këtë shkak është i domosdoshëm mësim-besimi, sepse aty ku pushon fuqia shpjeguese e shkencës, fillon fuqia ngushëlluese e religjionit. Së këtejmi pas gjithë kësaj, të shfaqësh rezerva për mësim-besimin në shkolla më duket si thirrja e e intelektualit për antiintelektualizëm.

    Autori ka doktoruar në Universitetin e
    Prishtinës në drejtimin e pedagogjisë.
    "Askush nuk është aq i verbër , se sa ai i cili nuk dëshiron të shohë"

  8. #48
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Mësimi fetar në shkolla PO (ose JO)

    Nesim Abdije Mustafi

    Procesi i globalizimit tashmë e ka përfshirë botën dhe atë dëshiron ta orientojë se në ç`drejtim duhet të ecë në mileniumin e tretë. Hartuesit e globalizmit premtojnë shoqëri të pasura, në të cilat vlerat tradicionale e kulturore dhe fetë, në një mënyrë, çnivelizojnë dhe kështu fitohet një lloj surogati botëror, kulturor dhe politik, botë në të cilën shoqëritë do të jenë opcione qytetare, botë e cila do të ketë karakter shekullar ku shkenca do ta bëjë të lumtur secilin individ, botë e pasurive materiale dhe e lumturisë. Mendojmë se globalizmi si proces, nuk ka qasje adekuate strategjike ndaj disa çështjeve shumë të rëndësishme. Globalizmi ka lënë pas dore kulturat tradicionale e fetë, dhe ndaj tyre ka shfaqur qëndrim jo të mirë. Ky qëndrim mund të jetë pengesa më e madhe për arritjen e qëllimit të procesit të globalizmit. Hartuesit e këtij procesi thjeshtë lanë pas dore të drejtat dhe liritë qytetare në aspektin e mësimit dhe praktikës fetare dhe kulturore.

    Kërkesat e disa shoqërive për ta futur mësimin fetar në shkolla si lëndë zyrtare në procesin mësimor, has në moskuptim të plotë në institucionet dhe individët që janë kompetentë për futjen e mësimit fetar. Në këtë mënyrë që në start shkelen të drejtat dhe liritë qytetare me gjithë faktin se globalizmi paraqitet formalisht për afirmimin e këtyre të drejtave. Këto kërkesa reale të besimtarëve i refuzojnë disa individë, të cilët me alergjinë e tyre kamuflojnë gjendjen e tyre të sëmurë duke u fshehur pas perdes a në mbrojtje të shoqërisë shekullariste si "garantues" të barazisë, të drejtave dhe lirive qytetare e vlerave të tjera njerëzore. Këtë mospërmbushje të kërkesave ata e cilësojnë si dëm kolateral. Nëse bëjmë një vështrim në teorinë dhe në praktikën e të drejtave njerëzore, mësojmë se këta të "kujdesshmit", janë patriotë të mëdhenj në krahasim me ata të cilëve u shkelen të drejtat e njerëzve.

    Vështrim mbi statusin e mësimit fetar në dokumentet ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut
    Deklarata mbi eliminimin e të gjitha formave të jotolerancës dhe diskriminimet mbi baza religjioze ose besimet (Rezuluta e OKB-së, 36/1955) në nenin 5 definon se fëmija mund të marrë arsimim fetar në harmoni me dëshirën e prindërve, respektivisht me mundësi për mosdetyrim për një gjë të tillë, test ky i aftësimit për të mbrojtur nga mostoleranca dhe diskriminimi. E drejta për arsimim fetar dhe promovimin e identitetit fetar të pakicave është theksuar edhe në listën e të drejtave dhe lirive të garantuara në Dokumentin përfundimtar të OSBE-së të Vjenës në vitin 1989. (Neni 16-17, 19). Deklarata e përgjithshme mbi të drejtat e njeriut e Kombeve të Bashkuara në nenin 18, pos të tjerash, thotë: "Secili ka të drejtën e mendimit të lirë, vetëdijes dhe besimit, e kjo e drejtë nënkupton edhe lirinë e manifestimit, si individualisht ashtu edhe në bashkësi me të tjerët, të besimit apo mësimit fetar, kryerjen dhe mbajtjen e riteve fetare". Përfundimisht, neni më kryesor, ai 2 i së drejtës protokollare të Konventës europiane mbi të drejtat e njeriut, i detyron shtetet që të respektojnë të drejtën e prindërve që fëmijëve të tyre t`u sigurojnë arsimim në harmoni me besimet dhe bindjet e tyre fetare dhe filozofike. Me rëndësi të posaçme është se ky nen i së Drejtës protokollare, ndër të tjera, fëmijëve të fetarëve u ofron mbrojtje nga indoktrinimi edhe të drejtën e mësimit fetar (mirëpo nuk i mbron nga mësimi në të cilin ofrohen informacione në kundërshtim me fëmijët dhe prindërit besimtarë.). Dokumentet e cekura nxjerrin në shesh të drejtat e njeriut lidhur me mësimin fetar në shkollat shtetërore, edhe pse shumë qytetarë besimtarë nuk janë të njohur me të drejtat e tyre të garantuara dhe të rezervuara.

    Shumë shtete evropiane mësimit fetar ia hapën dyert në shkollat shtetërore

    Gati në të gjitha vendet evropiane mësimi fetar është pjesë përbërëse e planprogramit mësimor në shkollat fillore dhe të mesme. Praktikisht, në këtë aspekt nuk ka dallime ndërmjet vendeve ish-komuniste dhe shteteve të tjera të Evropës. Përjashtim bën Franca, në të cilën nuk ka mësim fetar në shkollat shtetërore, por ka një numër shumë të madh të shkollave katolike, të cilat janë jashtëzakonisht të suksesshme. Tentimi i socialistëve të Miteranit që në fillim të viteve tetëdhjetë t`i mbyllë shkollat katolike, provokoi një numër shumë të madh (afër 2 milionë) në historinë e Parisit dhe pas së cilës u tërhoqën nga ky tentim.

    Në Austri u është mundësuar mbajtja e mësimit fetar të gjitha bashkësive fetare të pranuara, por me kusht që të kenë një numër të caktuar të nxënësve. Feja islame është një prej atyre bashkësive dhe mësim-besimi islam mbahet për vite nëpër shkollat austriake.

    Në Gjermani kushtetuta e garanton mësimin fetar në shkollat shtetërore si lëndë "normale". Përjashtim bën një shtet federal në perëndim të Gjermanisë, krahina e Branderburgut, parlamenti i të cilit vendosi për lëndën shekullariste mbi etikën e religjionit. Shumica në parlament janë socialdemokratët ish-komunist. Lënda është dorëzuar për shqyrtim në gjykatën kushtetuese. Përfundimi nuk është i njohur.

    Në Kroaci, gjithashtu, mësimi fetar është lëndë obligative në të gjitha shkollat kroate, në harmoni me dispozitat e Marrëveshjes ndërmjet Vatikanit dhe Republikës Kroate mbi bashkëpunimin në sferën e edukimit dhe kulturës, i nënshkruar në Zagreb më 18 dhjetor 1996.

    Në Angli, mësimi fetar është pjesë e planprogramit mësimor, me kusht që prindërit që kanë rezervë ndaj lëndës, mund t`i largojnë fëmijët e tyre. Prindërit kanë mundësinë që t`i largojnë fëmijtë e tyre edhe nga lënda e muzikës, e cila ka përmbajtje fetare si dhe nga lënda e notimit. Ata edhe mund të kërkojnë që fëmijët e tyre në orët e edukatës fizike të mbajnë veshjen që ua mbulon tërë trupin, si dhe – të kenë zhveshtore (kabina) të posaçme e të ndara.

    Në Spanjë, mësimi fetar, në rend të parë ai katolik, në shkollat shtetërore është lëndë fakultative (lënda notohet, mirëpo nota nuk merret për bazë me rastin e regjistrimit në shkolla). Në Spanjë dhe Gjermani në pushtet janë socialdemokratët, mirëpo ata mësimin fetar e mendojnë si çështje themelore të të drejtave të njeriut e jo si politikë të ditës.

    Në Greqi, si anëtare e Unionit Evropian, ende është në fuqi ligji i vitit 1930, i cili favorizon fenë ortodokse, kurse në mënyrë flagrante shkelen të drejtat e pakicave fetare. Mësimi fetar është i obliguar për nxënësit që deklarohen si ortodoksë. Grekët përkatësinë fetare e shënojnë edhe në letërnjoftim. Kërkojnë që ikonat dhe simbolet fetare t`i eksponojnë në institucionet shtetërore (shkolla, gjyqe, spitale, në lokalet e shërbimeve publike etj.). Mësimdhënësit e lëndës fetare paguhen si nëpunës shtetërorë, ndërsa mësimdhënësit e lëndës fetare joortodokse vihen në pozitë poshtëruese.

    Në Irlandë, kushtetuta garanton të drejtën e prindërve që fëmijtë e tyre të arrijnë jo vetëm njohuri fetare, po edhe edukatë fetare. Mësimi fetar është i obliguar edhe në Finlandë, e cila ka dy kisha shtetërore nacionale. Gjithashtu edhe Danimarka, e cila ka një kishë shtetërore. Norvegjia e ka kishën shtetërore si dhe obligueshmërinë e mbajtjes së mësimit fetar. Nëpër shkolla ku ka numër të konsiderueshëm të pakicave fetare, mund të organizohet mbajtja e mësimit fetar. Shteti i pranon dhe i paguan mësimdhënësit e lëndës fetare të tyre. E njëjta situatë është edhe në shtetet e tjera skandinave.

    Në Hungari, mësimi fetar është lëndë fakultative dhe nuk është e përfshirë në planprogramet shkollore; mësimdhënësi fetar nuk është anëtar i këshillit mësimor por nëpunës kishtar që e paguan shteti.

    Mësimi fetar katolik në Poloni është i obliguar dhe është në kuadër të planprogramit shkollor. Më se 20.000 mësimdhënës fetarë e kanë statusin e mësimdhënësve të rregullt që prej vitit 1997. Për rrogat e tyre vjetore shteti ndan afro 85 milionë dollarë.

    Në Itali prej vitit 1985, pas nënshkrimit të marrëveshjes (konkordatit) me Vatikanin, mësimi fetar është lëndë sipas dëshirës. Në Lituani, gjithashtu mësimi fetar është lëndë sipas dëshirës.

    E drejtë demokratike e fëmijëve dhe prindërve fetarë është që mësimbesimit fetar t`i hapen dyert në shkollat zyrtare në Kosovë, që edhe fëmijët kosovarë, sikurse edhe fëmijët e Evropës, ta gëzojnë këtë të drejtë dhe në këtë mënyrë të arrijnë dituri mbi fenë së cilës i takojnë, dhe kështu të formojnë bindjen e tyre filozofike mbi botën. Kosova këtu nuk humb asgjë, veçse përfiton shumë. Dhe vetëm në këtë mënyrë Kosova mund të jetë pjesë e Evropës së lirë e kurrsesi rob i saj. Fëmijëve të Kosovës duhet t`u mundësohet financimi i këtij projekti nga tatimet që i paguajnë shoqërisë prindërit e tyre. Të mos hutohemi më me mashtrime të thjeshta spektakulare të tipit dogmatik: Shihni se ç`na bëri përzierja e fesë në politikë në këta dhjetë vjetët e fundit! E keqja që na ndodhi, është kulmi i proceseve të tjera pikërisht për shkak të ateizmit. Për bashkëjetesë, në Kosovë është e nevojshme më tepër se një mohim i thjeshtë i të drejtave dhe lirive të fetarëve, dhe ky mohim nuk është i domosdoshm e as parakusht real për bashkëjetesën e bashkësive të ndryshme fetare dhe etnike. Në të kundërtën, mohimi i fesë bashkëjetesën e bën të pamundur. Fetë thonë se jemi pasardhës të Adamit dhe Evës. Nëse nëpër shkolla do të kishte religjion të vërtetë, atëherë nuk do të kishte vend për pseudoreligjione, të cilat nganjëherë paraqiten si fe zyrtare. Fetë e vërteta dinë të ndërtojnë ura ndërlidhëse, kurse pseudoreligjionet i rrënojnë ato. Fetë e vërteta i respektojnë dhe i ruajnë objektet e veta fetare e të feve të tjera, kurse pseudo-fetë i shkatërrojnë. Varfëria e cila mbuloi Kosovën nuk është rezultat i besimit tonë, por mosbesimit. Muhammedi a.s., kur e tha mendimin e vet mbi gjendjen në shoqëri, ai përcaktoi se gjendja sociale dhe statusi i individit në shoqëri janë të ndërlidhura ngushtë me gjendjen e besimit. Feja është nevojë universale e njeriut dhe vetëm nga ky kënd duhet ta vëzhgojmë. Largimi nga feja dhe degradimi moral si dhe vërsulja nga katastrofa që e kemi pasur në të kaluarën, na kanë lënë hendeqe të thella të urrejtjes që duhet ta tejkalojmë sa më parë.

    Ateizmi në Kosovë ka humbur primatin e paprekshmërisë si dhe të përkujdesjes e mbrojtjes shoqërore-shtetërore. Mirëpo ai ende nuk e ka humbur popullaritetin dhe as masivitetin. Ateizmi gjatë 50 vjetve ka pasur monopol ndaj fesë dhe shkencës, ai ngulfati fenë dhe caktoi trendet në shkencë e filozofi duke e riformuluar tërë shkencën në kahje të pushtetit dhe ideologjisë ateiste marksiste. Ato gjenarata intelektualësh që qenë në pushtet, u formuan nën ombrellën ateiste. Ata sot janë ende të fortë dhe persona me ndikim. Religjionin ata e treguan dhe dëshiruan të tregonin si barrë, dhe herë-herë si të rrezikshme.

    Pas gjithë këtyre, fesë iu dhurua liria, e cila sipas natyrës edhe i takoi, si e drejtë elementare njerëzore e vetëdijes dhe ndërgjegjes si dhe prezantim i papenguar i rrugës së vet shpëtimtare, prandja duhet përkujdesur që pengesat ateiste të eliminohen përfundimisht.

    Shtrohet pyetja se cili është ai asociacion dhe autoritet i cili mund dhe duhet ta shtrojë këtë të drejtë demokratike, në mënyrë që mësimbesimi në Kosovë të bëhet lëndë e detyrueshme në kuadër të planprogramit unik mësimor të quajtur "Kurrikul". Ne mendojmë se duhet të jetë një grup ndërfetar që të hyjë në bisedime në nivel të Kosovës dhe pastaj të zgjerohet me njerëz të cilët munden dhe dëshirojnë të japin kuntributin e tyre autoritativ në afirmimin e të drejtave dhe lirive njerëzore, për realizimin e lirive fetare dhe futjen e mësimbesim në shkollat zyrtare (shtetërore).

    Integriteti biblik, talmudian dhe kuranor shpie në sipas principit "Ne dhe të tjerët me ne!", gjithmonë duke i lënë hapësirë të mjaftueshme për të tjerët, nëse jo të barabartë me vetveten, por të lirë dhe të respektuar që t`i lihet vetvetes në mënyrën e vet të jetesës me ndjenjat dhe besimet. Kjo rrugë është e vështirë, por rezultatet e saj janë tejet të mëdha, sepse kjo është të jesh në pajtim me Zotin dhe i bashkuar në të mirën.

    Një ajet kuranor thotë: "O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vetes, e s`ka dyshim se tek Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (nga të këqijat) e Allahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë". (Kaptina 49, ajeti 13)
    "Askush nuk është aq i verbër , se sa ai i cili nuk dëshiron të shohë"

  9. #49
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    6.Në statusin e mësimbesimit në Spanjë dhe Gjermani aspak nuk ndikon fakti që në këto shtete qeverisin socijaldemokratët ngase ata mësimbesimin e konsiderojnë çështje e të drejtave elementare njerëzore e jo të politikës së përditshme.

    une votova per po
    Ndryshuar për herë të fundit nga Izadora : 13-01-2009 më 09:34 Arsyeja: eh
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e murat_j
    Anëtarësuar
    01-04-2008
    Postime
    30
    Ne maqedoni është futur nëpër shkolla mësimbesim edhe atë je se kanë dashtë shqiptarët (sepse udhëheqësit tonë janë ateista, b.th palarë), por ishin maqedonët ata që e futën mësimbesimin nëpër shkolla, dhe kjo është pozitive, e sa i përket kosovës dhe shqipërisë le të marin nëpër shkolla lëndën e prejardhjes së njeriut, le të studijojnë pak se ende kanë nevojë për tu bindur se njeriu nuk është majmun ( prejardhja e njeriut sipas tyre është prej majmunit), kështu që ne nuk kemi nevoj të merremi me majmuna, pra do të jemi një hap para.

  11. #51
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Citim Postuar më parë nga murat_j Lexo Postimin
    Ne maqedoni është futur nëpër shkolla mësimbesim edhe atë je se kanë dashtë shqiptarët (sepse udhëheqësit tonë janë ateista, b.th palarë), por ishin maqedonët ata që e futën mësimbesimin nëpër shkolla, dhe kjo është pozitive, e sa i përket kosovës dhe shqipërisë le të marin nëpër shkolla lëndën e prejardhjes së njeriut, le të studijojnë pak se ende kanë nevojë për tu bindur se njeriu nuk është majmun ( prejardhja e njeriut sipas tyre është prej majmunit), kështu që ne nuk kemi nevoj të merremi me majmuna, pra do të jemi një hap para.
    Po ky asht problemi ,se politika jon asht diktatoriale , ata nuk shikojn vullnetin e popullit , shumica e shqiptarve dojn qe mesimbesimi fetar te futet ne shkolla.
    Ne Maqedoni 95% e nxensve kan zgjedh te mesojn Islamin , pra askush nuk friksohet prej Islamit , ata qe friksohen jan politikanet karierist ateista.
    "Askush nuk është aq i verbër , se sa ai i cili nuk dëshiron të shohë"

  12. #52
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Nuk e di se pse nuk duan ta kuptojne disa "njerez" ketu qe njeriu nuk e ka prejardhjen nga mamjmunet e sodit( ne perjashtim te disave ketu qe nuk kan evuluar)? Ai lloj nuk ishte si majmunet e sodit o njerez, ose o m......! Pse nuk lexoni?Ne shkolle nuk duhet te mesohet "mesimbesimi", por historia e religjionit.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  13. #53
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Akoma su mbyll kjo teme?

    Shkollat jane laike dhe te tilla do mbetet.Nga Maqoja dhijani shtetin sllavit po deshet (kuptohet po ju la).

  14. #54
    Besimtar Musliman
    Anëtarësuar
    01-01-2009
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    60
    Citim Postuar më parë nga white-knight Lexo Postimin
    Drinush arabet ne Gjermani jane emigrante dhe kjo eshte nje privilegj qe i behet atyre duke i futur fe ne shkolle.Po ju emigrante jeni qe doni fe arabe neper shkolla shqipe?lol
    Pastaj ka nje dallim themeltar.Shqiptaret e Shqiperise jane europiane e jo arab sic mundohen te behen shqipet nga Maqoja.Harroi shkollat me mirebesim ketej.Ne Kumanove bej c te duash ti,luaj edhe rolin e Muhamedit po deshe.
    Po ti dhe gjith ideologjia juaj nuk keni asgje te perbashket me Europen, ju keni idologji komuniste te bllokut te lindjes, ju duhet te beni marrveshje me rusin, sepse ideologjia e juaj eshte shum larg europes. Edhe mos merrni me shembuj europian, sepse ju nuk keni asgje te perbashket me europen. Eshte ndryshe te deshirosh por realiteti eshte tjeter. Me ideologji te djegura komuniste dhe me shovenizem, racizem ne gjak europa kurr nuk do ju pranoj. Pas ramjes se sistemit te enverit, juve ju mundesua qe sepaku ta dini apo te njiheni gjeografikisht me europen, ndersa fatkeqsia me e madhe eshte se ju ende nuk e keni kuptu sistemin shoqror dhe civil te europes, ju ende nuk keni ide per demokracin e europes, sado qe merrni shembuj ketu per zhvillimet e prendimit me qellim te ofendimit te shqiptarve musliman, ju vet nuk e keni ide se ca eshte demokracia europjane, cfar eshte jeta e europes, cfar idelogjie kan europaianet etj etj. Ju ter diten e ter naten mund te pallitni ketu se e doni perendimin dhe jeni perendimor dhe europian, kjo eshte vetem e then. E nga e thena ne te ber eshte nje bot e ter.

  15. #55
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Bjeri kapakut se i bi bukur.

    Fe ne shkolla s'ka deri ne fundin e boteve.Ne shkolla matematika,biologjia,kimia,historia...

    Ne institucionet fetare ik e meso fene edhe bej c'fare te doje qejfi.I keni me shume se shkollat shqipe dhe s'keni pse qaheni.

    Pse i mesojne europianet ne shkolla fillore femijet per Biblen?

    Per femijet emigrante nga Pakistani,Arabia e leshi ka shkolla te vecanta per te gjithe komunitetin,ku ka edhe mirebesim,ndersa ne shkollat jashte komunitetit jo.Doni komunitet me vete edhe ju me status emigranti tani?Se vec ju te semuret fetare jeni kunder sistemit arsimor.

    Do merret parasysh kerkesa e minorances tani?Kjo eshte anti-demokratike.Pjesa me e madhe s'do dhe keshtu mbyllet edhe ky muhabet.

    Shtetet Europiane jane shtete laike sic eshte Shqiperia,dhe kjo eshte rruga e drejte.

  16. #56
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015
    JO;femijete duhet te mesojne me pare historin se sa nje religjinon te caktuar.e do ishte e mire qe kure te ken mbushur moshen e pjekuris te zgjedhin nje feh ose mos te zgjedhin gje fare.

  17. #57
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Ja realiteti fetar shqiptar...

    Sot Shqipëria është shtet pa fe zyrtare dhe me liri besimi të garantuar me kushtetutë. Dy besimet semite (myslimanizmi dhe kristianizmi) me katër sektet e tyre (bektashizmin, sunizmin, ortodoksizmin dhe katolicizmin) kanë festa fetare të caktuara si festa kombëtare për shkak të prezencës historike në vend. Arsimi publik është jofetar dhe indoktrinimi fetar në to ndalohet me ligj. Në dallim nga shumë vende të tjera feja në Shqipëri nuk përfshihet si lëndë mësimore. Sipas të dhënave të Departamentit Amerikan të Shtetit në vend ka 14 shkolla private fetare me 2'600 studentë. Që prej 1991 shënohet një ardhje e madhe misionarësh kristianë nga SHBA e cila filloi të dobësohej pas trazirave në vend në 1997. Bashkë me ta vijnë dhe misionarë myslimanë nga Arabia Saudite. Në vitin 2002 do të shënohen 31 shoqata kristiane, që përfaqësojnë 45 organizma të ndryshme dhe 17 shoqata e grupe islamike. Qershia në tortën fetare janë dhe 500-600 misionarë të pavarur fesh të ndryshme.

    Pas 50 vjet ateizmi formal dhe informal në vitin 1992 të dhënat japin një pamje popullsie me 74% jo-fetarë. 2 Pas vitit 1993 e deri në 2004 sipas sondazheve të të huajve në vend rreth 50-65% e shqiptarëve deklarohen po ashtu jo-fetarë. 3 Në vitet 2005-2006 vlerësimet konkretizohen sërish tek 72%-75% jo-fetarë. 1 4


    Propaganda fetare

    Institucionet fetare në Shqipëri dhe vegla të ndryshme të tyre në instanca shtetërore, gjatë këtyre dy dhjetëvjeçarëve kanë propaganduar majtas e djathtas statistikat e vitit 1930 duke i marrë si të mirëqena me marrëveshje, saqë është kthyer në shabllon deklarimi i rremë se Shqipëria ka 70% myslimanë (qëllimshëm pa caktuar dhe përqindjen në bektashinj dhe sunitë) dhe 30% kristianë (20% ortodoksë, 10% katolikë). Problemi kryesor i karakterit matematik me këto "statistika" është se tregojnë dhe popullsi 100% besimtare, gjë që është të paktën komike. Neomyslimanë të caktuar, në pozicione kyçe shtetërore, pa marrë pëlqimin e popullit, e radhitën Shqipërinë në Konferencën Islamike në vitin 1992, një lajm që ra si bombë atyre ditëve në Shqipëri, por që u hesht e ëmbëlsua me subvencionime të majme arabo-saudite.

    Që prej vitit 1993 në Shqipëri veprojnë dy fraksione të rrezikshme asimilimi, fraksioni ortodoks nga Greqia dhe fraksioni islamik nga Arabia Saudite i cili në Kosovë dhe Maqedoni ka marrë dhe variantin ekstrem vehabist. Duke shfrytëzuar varfërinë në zona të ndryshme të vendit janë ndërtuar pa kriter kisha ortodokse dhe xhami sunite në vende ku rëndom nuk ka as besimtarë dhe të cilat as nuk frekuentohen as nuk pasqyrojnë realitetin. Për shkak të këtyre lëvizjeve të njëanshme dhe tendencioze ka patur dhe incidente kundër bektashinjve nga shtetas jo-shqiptarë. Zonat rurale u pushtuan për rreth 6 vjet me program të hollësishëm për larjen e trurit të fëmijve parashkollorë dhe indoktrinimin e tyre në myslimanizëm. Të gjitha këto lejoheshin nga shteti, por fatkeqësisht dhe nga prindërit injorantë të këtyre fëmijëve. Megjithatë për shkaqe të mirënjohura dhe për arsye pragmatizmi numri i ateistëve dhe jofetarëve ndonëse pati një rënie sidomos në vitet e para pas diktaturës është normalizuar sërish pak a shumë në të njëjtat nivele.

    Vlerësimet sot janë se rreth 25% e popullsisë janë fetarë prej të cilëve myslimanët dhe kristianët ndajnë afërsisht të njëjtat përqindje, me numër "fetarësh të vërtetë" tek 4-5%, por ku janë më të dukshëm kristianët ortodoksë dhe myslimanët sunitë.

    Duhet përmendur fakti se ky realitet i cili mund të konstatohet mjaft lehtë nëse jeton në Shqipëri, luftohet nga dy degëzimet e mësipërme asimiluese po aq fort sa dhe serbët e grekët nëpër shtyp dhe internet. Qëllimi për të dy palët është i një karakteri të ndryshëm propagandistik, por me zbatim të njëjtë. Për përhapjen e mitit ka ndihmuar fuqishëm dhe injoranca dhe papërgjegjësia e gazetarëve vendas dhe atyre të huaj, ku këta të fundit sa herë që përmendin Shqipërinë i bashkëngjisin pa të keq dhe epitetin "myslimane" apo togun "shumicë myslimane". Këto ndodhin kur Ministria e Jashtme dhe përfaqësitë e shtetit shqiptar në dhé të huaj nuk ndërmarrin asnjë veprim për ruajtjen dhe paraqitjen e saktë të imazhit të vendit, saqë gjithsecili mund të thotë ç'të dojë pa asnjë lloj pasoje.

    Ilustrim të kësaj dukurie përbën dhe një hollësi me vizitën e presidentit Bush. Dy ditë përpara vizitës Xhorxh Bushi do të shprehet në shtyp për Shqipërinë si "vend mysliman", por gjatë dhe pas vizitës togu në fjalë u zëvendësua shprehimisht me "vend me tolerancë fetare". Gjasat janë që dikush paska ndërmarrë hapa saktësimi, por problemi qëndron se shtypi i huaj e riprodhoi masivisht rastin e parë sidomos për të theksuar idenë se ja "një vend mysliman që e do Perëndimin". Rasti më flagrant syresh i ditëve të fundit ishte dhe ky gazetar që e çon myslimanizmin në Shqipëri në cakun e 95%-it. Vetëm se ka një problem, Shqipëria jo vetëm që nuk është vend mysliman, jo vetëm që nuk ka shumicë myslimane, por nuk është as vend me shumicë fetare!
    Per ca duhet mirebesimi ne kete mes?

  18. #58
    i/e regjistruar Maska e freluar
    Anëtarësuar
    06-01-2009
    Vendndodhja
    Korce
    Postime
    4
    Jam ne kundeshtim me futjen e besimit fetar ne shkolla per disa arsye.
    1- Nxenesit kane besime te ndryshme fetare ose nuk besojne.
    2- Ata qe predikojne nuk jane plotesisht te besushem dhe te bindur per ate qe bejne.
    3- Predikuesit e feve shpesh hyjne edhe ne politike gje qe nuk e lejon feja.
    4- Fete e ndryshme shpesh here jane ne kontradikta me njera tjetren dhe mund te
    nxisin percarje ne komunitete me fe te ndryshme.
    Pra mesimi i fese ne shkolla do sillte probleme.
    Freluar

  19. #59
    i/e larguar Maska e bklyn_kid
    Anëtarësuar
    28-01-2008
    Vendndodhja
    Brooklyn
    Postime
    202
    Ajajajaj...po nganjehere mesa duket paska shpetuar fshehurazi....
    Ndryshuar për herë të fundit nga bklyn_kid : 16-01-2009 më 23:34

  20. #60
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,878
    Ja çfar është feja dhe klerikët,shthurje degjenerim i indetitetit dhe karakterit njerëzor.

    ARQIMANDRITI UDHËHEQ PORNOGRAFINË.

    Sipas lajmeve të publikuara më datë29-30 Janar 2009, nga televizioni ANT1,nga gazetari i njohur Jorgos Papadhaqis në orët e mëngjesit,njofton se është bërë i mundur zbulimi dh kapja në flagrancë e një grupi shum të madh deri më sot,nga policia kriminalistike e internetit,e cila,sipas gazetarit në fjalë,kishte mbi një vit që ishte në mbikqyrje.Mosha eanëtarëve të grupit ishte nga 30 deri në 45 vjeç.Koka e këtij grupi kriminal u cilësua një klerik i lartë i kishës Ortodokse Greke,me gradën Arqimandrit dhe që ishte në listë për tu graduar Dhespot,së shpejti nga ana e kishës.
    Këtij grupi ju kapën dhe ju konfiskuan një sasi e madhe vidiosh pornografgike kryesishtë me fëmij të mitur.Gjithësej ishin 5 antarë ndërmjet tyre edhe një mjek gjinekollog.
    Policia mori në shqyrtim 20.000 vidio pornografike me 10.000 orë xhirimi dhe 107.572 figura pornografike, të hedhura në internet të cilat ishin ndjekur nga 1000.000 shikuesdhe që kishin sjell një fiitm disa milionësh euro.

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 31-08-2012, 13:07
  2. Shkolla e parë shqipe në Labovë, jo në Korçë
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-04-2009, 02:40
  3. Shkolla shqipe ne Kosove ne 420 vjetorin e saje
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 06:50
  4. Pranimet ne universitet per 2006-2007
    Nga helene në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 31-01-2006, 04:18
  5. Ministria e Arsimit luan vetem rrolin e gazetes
    Nga Vinny_T në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 15:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •