Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e kepi
    Anėtarėsuar
    30-07-2007
    Vendndodhja
    Nė USA . Pėr kontaktim ,mund tė mė kontaktoni nėpėrmjet EMail -it :- DuarArti@gmail.com ose RoyalGBConst@gmail.com
    Postime
    1,389

    Familja Marku - Sal Markja

    Familja Marku/ja nga Dibra nga Autori Moisi Murra


    Hyrje


    Vite tė shkuara ,nė konakun tonė , nė Shupenzė vinin shpesh shokė e miqė tė babait si :- Jashar Zeneli nga Bllaca ,njė atedhetar i palodhur qė ishte ulur e kishte punuar nė tė mirė tė ēėshtjes kombėtare ,qė me shpalljen e '' Hyrjetit '' ( Lirisė ) ,1908 , Tofik Kurti nga Boēeva ,Ēup Duka nga Stushajt ,Ali Leka nga Zogjet ,Sheh Osman Dede i Boēevės e tjerė etjerė .

    Kėta burra ,qė njiheshin pėr menēuri nė odat dibrane ,bisedat e tyre i sillnin rreth atdhetarizmit tė dibranėve pėr shkėputjen nga Turqia Osmane ,fitimin e pamvarėsisė kombėtare dhe rruajten e trojeve tė veta nga lakmitė shoveniste tė monarkive tė Ballkanit .Ata shpesh herė pėrmendnin Sheh Mustafėn e Zerqanit ,Cen Lekėn e Zogje ,Mahmut Dacin e Dibrės sė Madhe ,Met Demėn e Homeshit ,Isuf e Elez Murrėn e Lizznisė ,Isuf Dodėn e Reēit ,Osman Musėn e Dardhės ,Dalip Karajn e Ēidhnės, Nel Hoxhėn e Muhurit ,Sheh Fejzėn e Bulēizės,Has Kaloshin e Kandrit ,Lam Dacin ,Tush Lleshin, Bajram Marken ( Marku vėrejtja ime ) e Zogje ,Mersim Demėn e Omeshit,Isuf Be Karasanin e Brezhdanit ,Elez Isufin e Sllovės, e tjerė e tjerė ,shum prej tė cilėve kishin dhėnė edhe jetėn pėr ēėshtjen kombėtare.

    Edhe pse isha shum i ri ,edhe pse kanė kaluar mbi 50 vjet,,rrėfimet pėr kėta atdhetarė nuk mė janė shuar dhe sot e kėsaj dite .
    Mjerisht nė ata vite nuk isha nė gjendje tė mbash shėnime .Kur nisa tė bėjė kėtė punė dhe tė shkruaja nė organe tė ndryshme ,shum prej tyre nuk jetonin mė .Sidoqoftė aty nė konakun tonė ndėgjova pėr herė tė parė pėr Salė Markėn ( Marku ) e Zogje .Salėn e pėrmendnin pėr menēuri ,trimėri dhe pasuri .Njė ditė babai mė thotė :- Ti mund tė shkruash pėr kėdo ,por nėqoftėse nuk shkruan pėr Salė Markėn ,nuk ke shkruar pėr anjė dhe asgjė .
    Salė Makja ka qenė njeriu mė i menēm i tė gjithė kohnave nė Dibėr . Sot ndihem shum i ēliruar ,qė munda t'iu vė lexuesėve pėrpara njė libėr pėr Salė Markėn .Kjo ,sė pari se ėshtė amaneti i babės tim dhe sė dyti ,se pas njė pune mė se dhjetė vjeēare munda tė siguroja tė dhėna qė pėrbėjnė lėndėn e kėsaj monografie .

    Natyrisht nuk pretendoj se janė konsumuar tė gjitha tė dhėnat gojore dhe dokumentet ,por gjithsesi ėshtė vėnė njė gur nė themelet e kalaje .Dhe ėshtė e kuptueshme ,ėshtė e pa mundur tė thohen tė gjitha .Kjo jo nga mungesa e pėrkushtimit se sa nga mungesa e tė dhėnave burimore .Ėshtė fakt se pėr vitet 1839-1878 burimet Osmane ,qė janė tė dorės sė parė ,pėr ngjarjet nė Dibėr ,heshtin .
    ******
    Duke lėnė parantezė tė hapur pėr veprimtarinė atdhetare tė Salė Markės ,i bindur se nesėr do tė bėhet mė shum se sot ,po i mbyll kėta reshta me thėnien e Nolit se :-
    Ēdo heroi nė histori i ėshtė dashur tė kalojė pėrmes tri fazave ;- tė glorifikimit /madhėshtisė, tė asgjėsimit dhe tė rivlerėsimit .
















    Nė rrjedhė tė viteve

    Gryka e Vogėl nė vitin 1467. Nikollė Zoku - themmeluesi i fshatit Zogje . Tre vėllezėr ,tre fise .Shtrirja e Lekeve ,Llesheve dhe Markes nė Okshatinė ,Gjuricė, Bomovė ,Banisht e Reshan . Bohmova ,ēifliku u Salė Markės .




    Shumica e fiseve tė Dibrės kanė ardhur nė kėtė trevė nė kohė e vende tė ndryshme nga Mirdita ,duke populluar njė pjesė tė fshatrve t ė sotėm.
    Dyndjet mė tė mėdha janė bėrė nė kohėne e sundimit tė ashpėt tė bushatllinjėve . Shum fshatra nisėn tė popullohen nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė XV . Nė regjistrimin turk tė vitit 1467,popullsia nė katundet e Grykės sė Vogėl ,figuron shum e pakėt ndoshta si pasojė e shum luftraave shqiptaro-turke tė ushėhequra nga Gjergj Kastrioti . Ėshtė fakt se nga 24 Beteja qė zhvilloi gjithsejt Gjergji ,19 u kryen nė truallin e Dibrės .. Nė kėtė regjistėr ,1467, katundet Mazhicė, Gjuras, Vlashe dhe Zgjet nuk figurojnė fare.Kjosi rjedhojė e luftrave ,por se nė kėta katunde nuk kishte nisur jeta .Por edhe nė shum katunde qė kishin formuar konturet e tyre popullimi ishte shum i pakėt.Gjithnjė sipas regjistrit tė vitit 1467 ,popullsia nė katundet eGrykės sė vogėl ,figuron si mė poshtė ;- Shupenza 3 shtėpi, Gjorica e Epėrme dhe e Poshtme 4 ,Ēereneci i Epėrm 5, Ēereneci i poshtėm 14, Tėrbaēi 1, Kovashica 24, Topojani 19Okshatina 15, Stushaj 9, Bllaca 13, Boēeva 6 ,Homeshi 14 ,Viēishti 4, Golovishti 5,Mireshi 5, Izvira 3, Sepetova 3 .*)

    Pa pėrjashtim nė tė gjitha katundet e Dibrės kultivoheshin griri, elbi, tėrshėra dhe thekri .Misri deri nė kėtė kohė nuk njihej fare .Nė sy tė bjen kultivimi irrushit .Vetėm Kovashica i paguante Turqisė njė taksė prej 400 vedra me musht . *1.
    Nė Kovashicė ndėr 24 kryefamiljarė figuron edhe njė Nikollė Zoku bashkė me dy vėllezėrit Jandrean dhe Ismahilin ,qė ishte konvertuar nė fenė Islame .*2

    Siē duket Nikollė Zoku ,bashkė me vėllezėrit e lanė Kovashicėn dhe u vendosėn pak mė lartė ,nė njė grykė qė formohet nga dy shpate kodrash dhe mali nė perėndim .Ismahili dhe Jandrea nuk patėn jetė tė gjatė dhe vdiqėn pa lėnė trashėgimtar. Nikolla pati tre djem :- Lekėn, LLeshin dhe Markun .Mė vėnė Nikollė Zoku bėri emėr ,aq sa vendi ku u vendosėn u quajt sipas mbiemrit tė tij Zok, Zog e mė vonė Zogje .Nė shum dokumente trajta e sotme e Zogje njihet me emrin Zok e Zogan .Kėshtu nė njė dokument turk tėv vitit 1125 tė kalendarit hėnor qė korenspondon me vitin 1713 ,hasim trejtėn Zok . *3
    Pas 153 vitesh .1866 dokumentet e arkivit sėr ruajnė trajtėn fillestare Zok. *4.

    Nė traditėn gojore mbi preardhjen e tre fiseve tė sotėm ;- Leka, Lleshi e Markja ka kundėrthėnie .Njė pjesė thonė se kanė ardhur nga Zogajt e Tropojės . Tė tjerė thonė nga Malsia e Madhe .Dhe njė grup tjetėr mbron preardhjen nga Kthella e Epėr e Mirditės .

    -------------------------
    *Defteri emėror i Viljaetit tė Dibrės, Dullgobordos ... etj ,vitit 1467 ,njė kopje e pėrkthyer rruhet nė Institutin e Historisė nė Tiranė .
    *1 Njė vedėr ishte e barabartė me 8 okė .
    *2 Defteri i vilajetit tė Dibrės.... vitit 1467 ,f.45 .
    *3 Qėndresa e popullit shqiptar kundėr sundimit osman nga shek. XVI deri nė fillim tė shek. XVIII ,dokumente osmane ,Tiranė 1978, f.261
    *4.S. Brestovci .Gjurmime albanologjike,Prishtinė ,1976 , nr.6. f.30 .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e kepi
    Anėtarėsuar
    30-07-2007
    Vendndodhja
    Nė USA . Pėr kontaktim ,mund tė mė kontaktoni nėpėrmjet EMail -it :- DuarArti@gmail.com ose RoyalGBConst@gmail.com
    Postime
    1,389
    Tre vėllezėrit :- Leka, Lleshi dhe Marku ,thonė kėta tė fundit ,pėr ēėshtje hasmėrie kishin hikur nga Mirdita dhe pasi nuk kishin gjetur ambient tė pėrshtatshėm nė Lurė , vijnė dhe vndosen nė Zogje .
    Po tė pranojmė pohimet e tregimtarėve gojorė ,qė radhisin 16 breza ( gjenerata ) nga Leka ,Lleshi e Marku deri nė vitin 2001 ,del aty afėr vitit 1467 ,kur jeta sapo duhet tė ketė nisue me Nikoll Zokun .Me fjalė tė tjera Zogjet u themeluan si fshat 534 vjet mė parė .

    Jetesa e banorėve tė Zogjes mbėshtetej kryesisht nė mbarėshtimin e blegtorisė .Edhe pas hapjes tė disa ngastrave toke ,blegtoria ngeli primare .Pėr tė siguruar kushte mė tė mira jetese tė tre fiset hapėn apo blenė toka nė Okshatinė e Gjoricė . Mė vonė Lleshėt blenė toka dhe uvendosėn nė Reshan e Banisht dhe Market nė Homesh ,Bohmovė ,Bllatė e Reshan .Fisi Turja nė Homesh ėshtė degėzim i Markeve qė rjedhin nga Barku i Met Markės . Se nė ēcit ra nė Homesh nuk dihet ,por nuk duhet tė jetė mė vonė se 1860 .

    Tė gjithė tregimtarėt gojorė ,pothuajse pa pėrjashtim ,pohojnė njėzėri ,se tokat nė Okshatinė, qė ma vonė u blenė nga fisi Kazani ,Gjoricė ,Bllatė, Reshan, Bohmovė, Hudovė, Ballancė, Veēisht, Osollnicė ,Dollgash ,Majtarė e deri nė Zėrze tė Prilepit ,janė blerė nė kohėn e lulėzimit ekonomik tė Salė Markes .
    Sipas tapive qė disponojnėmarket e Dibrės sė Madhe ,Sala bleu 372.5 dylim toke vetėm nė Bohmovė .
    Salė Markja ua bleu Hoxhallit dhe Toretes nė njė hark kohor prej 12 vjetėsh - 1856-1867.
    *****
    Salė Markja si njeri qė kishte parė e ndėgjuar ,u prirė edhe nga ndryshimet sociale ,qė pėr kohėn nuk ishin pa vlerė .Pasi bleu takoat nė Bohmovė ,Hoxhallit dhe Tortes ,ndėrtoi njė kanal vaditės prej 7 Km ,qė merte ujė ,nga bregu lindor i Drinit tė Zi dhe vadiste njė pjesė tė mirė tė tokave tė Bohmovės. Salė Markja kishte ndėrtuar edhe njė Urė prej Guri qė lidhte dy brigjet e Drinit tė Zi ,nė ngushticėn qė krijohet nga Tabia e Thanės ( Bohmovė ) me Pracėn e Gjoricės,nėn urdhėn e Capullit .
    '' Ura e Markeve '' siē njihej nė popull ,ishte e vetmja urė kalimi pėr banorėt e Grykės sė Vogėl ,Grykės sė Madhe dhe Bilēizės.,nė periudhėn kur rreshjet e shumta e bėnin Drinin tė pa kaluashėm nė vaun e Sollokiēit dhe tė Bohmovės .
    Salė Markja bėri dhe ndėrtime qė ishin nė konformitet me kėrkesat e kohės .Ai ndėrtoi tre kulla nė Zogje dhe njė nė Bohmovė .

    Kullat nė Zogje ,duke qenur tė treja tė lidhura ,shėrmebenin edhe si njė mikrokala mbrojtėse .Nga tė tre kullat ,vetėm njėra ka mbetur nė gjendje tė mirė qė ėshtė shapllue edhe '' Monument Kulture '' .
    Dy tė tjerat u dogjėn rafsh me tokė ;- njra turqit e tjetra nga sėrbėt .
    Ndėrtimi ki kullava ėshtė bėrė me gurė e gėlqere .Gurėt janė marė nga SElishta dhe qoshet e gdhendura mekujdes nga mjshtrit e Llukovėa janė marė nga Banishti .Gjatė ndėrtimit ,thuhet nga atregimtarėt gojorė ,ēdo ditė therej nga njė dash i madh pėr ndėrtuesit .Aq shum konsumohej kafja ato ditė sa qė bluhej n mullirin e drithit nė Kovashicė .
    Sala nuk ka lėnė pas dore as tregėtinė .Ai ngriti njė rjet tė gjėrrė objektesh tregėtare nė qytetin e Dibrės sė Madhe te Hani i Musės me artikuj tė ndryshėm qė iu pėrgjigjeshin mė sė miri konsumatorėve.

    Reth viteve 1856-1868 ,Sal Markja me tė ardhurat nga kamja e tij ,restauroi xhaminė e Dollmahallės .Kjo xhami nė simetrit me gjashtė xhamitė e qytetitminaret e tė cilave tė holla e tė bardha ,ngriheshin deri nė qiell ,formonin njė unitet arkitetktonik tė tipit oriental .Pas Konferencės sė Londrės 1913,kur Dibra iu aneksua padrejtėsisht sėrbisė ,beogradi zyrtar urdhėroi dhe ktheu xhaminė e Dollnamahallės nė kishė orthodokse ,nė atė gjendje qė ėshtė sot.
    Salė Markja ishte shquar edhe si njeri human .Kur njėherė paria denigruese e qqytetit Dibrės ,nxiti njė qytetra qė tė ofendonte Salė Marken nė mes tė pazarit , ai nuk reagoi me gjest tė shėmtuar ,por pėr kundrazi kur u kthye nė Bohmovė iu tha djemve ti ēonin njė thes me miell gruri, sheqer,oriz,kafe,sapun e tjera .Ai e dinte se qytetari i varfėn e kishte bėrė atė gjest pėr tė marė diēka nga paria pėr tė shuar urinė e fėmijve .Tė nesėrmen qytetari shkon nė Bohmovė dhe i kėrkon tė falura Sal Markės.
    Jo- i tha Sala ,- ti nuk ke gabim . Gabime bėjmė ne tė pasurt qė nuk kujdesemi pėr tė varėrfėrit .Sa herė tė kesh nevoj na shajė .

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e kepi
    Anėtarėsuar
    30-07-2007
    Vendndodhja
    Nė USA . Pėr kontaktim ,mund tė mė kontaktoni nėpėrmjet EMail -it :- DuarArti@gmail.com ose RoyalGBConst@gmail.com
    Postime
    1,389
    Nė Dibėr .veė '' Odės Dibrane '' nė edukimin atdhetar ,kanė vepruar edhe kuvendet .Duke mos njohur pushtetin osman ,Malėsia e Dibrės kishte sigururar njė farė administrtimi vetėqeverisės autonom ,qė rregullonte tė gjitha marėdhėniet shoqėrore sipas tė drejtės zakonore .Problemet qė lindnin nė fshat zgjidheshin nga kėshilli i pleqve ,kurse nė tė ghtė dibrėn vepronin dy kuvende kryesore :- njeri nė Dibėr tė poshtme dhe njeri nė Dibėr tė Epėrme .Kėta dy kuvende shkriheshin nė njė kur dilnin ēaste qė i pėrkisnin gjithė Dibrės ,sidomos kur duheshin bashkėrenduar qėndrimet nė luftė kundėr portės sė lartė .

    Nė kėta kuvendee '' parlamenti '' ,pleqtė kishin rol parėsorė.Titulli plak trashėgohej qė nė kohė tė lashta .
    Pleqtė mė tė pėrmendur kanė qenur ;-
    Troci e Doda nė Reē,
    Ndreu nė Dardhė ,
    Noka ,Kaloshi e Lusha nė Qidhėn,
    Shehu nė Grykė tė Madhe ,
    Murrja nė Luzni,
    Dema e Markja nė Grykė tė Vogėl ,
    Kaziu nė Selishtė, dhe
    Karaj nė Bulēizė .*1.

    Si mė tė pėrmendurit nė Dibėr tė madhe ishin ;- Iljaz Pasha ( Kryetari i lidhjes sė Prizrenit ( vėrejtja ime -kepi ) , Tėrshana ,Hamz beg Hysa ,Musbegu, Zajmi ,Cami,Jegeni,Pustina,Daci e Kodra .
    Nė fushė tė Dibrės sė Madhe ishin Bejlerėt e Maqellarės, dhe mė vonė Agolli ,Markja ,Dema, LLeshi,Leka ,Daci nė Grykė tė vogėl ,,Cami nė Gollobordė ,Bardullanė Peshkopi , Kaloshi nl Kandėr ,Serdari nė Deshat, Alija nė Fushė Qidhėn, Lusha nė Qidhėn tė Poshtme, Noka nė Qidhėn tė apėrme, Hoxha nė Muhurr ,Ndreu nė Sllovė , Kaziu nė Selishtė , Doēi e Mena nė Lurė . *2 .


    Nė kata kuvende- parlament, ku fjala thyente gurin ,nė rivalitetin klasik tradicional tė agallarėve dhe bejlerėve tė Dibrės, nė qėndresėn aktive kundėr pushtetit turk nė atė kohė ,u rit ,u edeukua ,bėri zė e hyri nė histori Salė Markja .
    *1. Haki Stėrmilli '' Dibra nė prag tė historisė '' ( dorėshkrim ) Tiranė ,1940 f.3 .
    *2 . Po aty .





    vijon ....................
    Salė Markja hyn nė histori .....

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e kepi
    Anėtarėsuar
    30-07-2007
    Vendndodhja
    Nė USA . Pėr kontaktim ,mund tė mė kontaktoni nėpėrmjet EMail -it :- DuarArti@gmail.com ose RoyalGBConst@gmail.com
    Postime
    1,389
    Salė Markja hyn nė histori


    Rinia.Mytesarif nė Berat.Letėr Sulltanit pėr tu kthyer nė Dibėr.
    Kėshilltar i valiut tė Manastirit ,Ahmet Zeqir Pashės. Grindjejt me mytaserifin e Dibrės ,Mahmut Hxhi agai .Nxitės e udhėheqės i kryengritjes kundėr osmanėve nė vitin 1838 nė Dibėr.




    Salė Markja kishte lindur reth vitit 1789 nė Zogje .Ishte brezi tetė ( gjenerata ) i /e ,qė kurė i pari i tonė Nikoll Zoku ( Zogu ) u vendos nė Zogje .

    Nė traditėn gojoro thuhet se Uogjet u populluan nga Camet ,qė me fuqizimin e Nikoll Zokut lanė Zogjet dhe u vendosėn nė Viēisht .Stėrgjyshi i Sallės ,Shahin Markja ,thuhet qė ka qenur i mėkėmbur ekononomisht saqė i derdhte florijtė me grusht ,por mė vonė pėsoi njė ramje dhe ra nė njė tejskamje tė fortė . Salė Markja qė do mėkėmbej mė shum se stėrgjyshi i tij ,e nisi jetėn me njė copė tokė qė veē qepėve nuk prodhonte gjė tjetėr dhe me punimin e gurėve tė mullnit .
    Sala bashkė me vėllanė e tij Metėn ,mbetėn jetim ,babi i tyre vdiq shum tė rij.
    Ata u ritėn me shum mundime nga e ėma ,e bija e Iljaz Manjanit ( tė vjetėr ) nga Homeshi .
    Sala u martua me njė vajzė nga Kolet e Macukllit ,mihanen ,me tė cilėn pati gjashtė djem ;-
    Sulėn, Aliun,Jasharin, Rrahmanin,Ahmetin dhe Bajramin.

    Natyra e kishte paisur Salėn me njė intelekt tė rrallė .I qetė e i matur, dinjitoz dhe i gojės ,pėr 30 vjet do tė bėhej figura qendrore e lėvizjes kombėtare shqiptare kundur pushtimit osman nė Dibėr .
    Nė traditėn gojore thuhet se ajo qė e bėri Salė Markėn tė njohur nė Stamboll qe Haredin Pasha . Por nė tė vėrtetė Porta e Lartė e kishte vlerėsuar edhe mė parė .Aty reth vitit 1833 ,nė Stambolli i kishte sjellė fermanin ku e emėronte mytesarif nė Berat . *1.

    Kryengritja e toskėve nė Shqipėrinė e jugut ,zollumet qė kishte nė Elbasan si dhe ambiciet pėr tė themeluar oxhakun e Marekeve ,krahas Hoxholli ,Xhilagės ,Karasanit dhe Hysenagollit ,e bėri qė ai t'i drejtohej me njė letėr personale Sulltan Mahmutit tė II-tė :-
    '' Vendi ku robi i juaj mund ti shėrbej tė plotėfuqishmit tė botės,bukėdhėnėsit tonė ,Sulltanit tė madh ,ashtė Dibra .*2.

    Me kėtė kėrkesė Sala lente tė kuptohej se kėrkonte tė kthehej nė Dibėr ,atje ku sedri ,krenaria,bajraktarizmi tradicional ,ambiciet qė ngrin krye e pėrplasin fiset me njeri tjetrin ,ishin mė tė pranishme se nė ēdo krahinė tė Sqhipėrisė .Sulltan Mahmuti II-tė e morinė konsiderati letrėn e Salė Markės dhe urdhėroi tė kthehet nė Dibėr ,duke i dhė tė drejtė tė ushronte funksione tė barasvlfshme me ata tė njė mytesarifi ,por vetėm pėr Frykėn e Vogėl .
    Kėtė detyrė Sala kur nuk e ushtroi ,pavarėsisht se paguhej pėr ēdo muaj.

    Vetėqeverisja tradicionale nė Dibėr ,sipas tė drejtės zakonor me pleq ,e vuri disi Portėn e Lartė nė pozita tė vėshtira .Nė pamundėsi qė tė mban pushtetin me nėnpunėsit e adminstartiv tė saj ,Porta e Lartė zgjidhte njė kryetar vendas pranė tė cilit shėrbente dhe njė nėnpunės turk pėr mbledhjen e taksave .Kjo mėnyrė qeverisjeje nuk i pėlqente Stambollit .Praandaj dhe mori masa pėr ndarjen e pushtetit civil nga ai ushtarak .

    Nė vitin 1836 Shqipėria e Veriut ,me Shkodėrėn, Prizrenindhe Pejėn hyri nė njėsinė administrative me qendėr nė Manastir .Nė krye tė tyre ushtronte detyrėn njė ushatrak qė mbante gradėn Gjeneral Divizioni nė ushtrinė e regullt.Lezha ,Kavaj, Elbasani qeveriseshin nga njė komandant vendas me mandat tė lėvizshėm .Zadrima ,Mirdita dhe Dibra administroheshin me kryetar tė zgjedh nga vendi . *3.
    Tre vjetė mė vonė , mė 1839 ,u bėnė disa ndryshime nė aparatin shtetėror osman .U krijua armata perandorake sipas modelit tė ushtrive europjane.U krijua Kėshilli i Natė i Shtetit dhe kėshillat krahinore .Kėta tė fundit u ngritėn dhe nė qendėr tė vilajeteve.

    Nė shkurt tė vitit 1839 ,pranė valiut tė Manstirit ,Ahmet Zeqir Pashės ,qėndronte kėshilli krahinor i Dibrės i pėrbėrė nga :- Sulqe Pustina, Salė Markja ,Dalip e Ymer Rusi ,Sheh Abedini e tjerė .Por edhe nė vetė sanxhakune Dibrės ,me nė qendėr Oranik ,Taraniku i sotėm nė dialektin vendor ( pjesė e fshatit tim -kepi ) ,ushtronte funksionet njė kėshill qė kufizonte maksimalisht pushtetin e mytesarifit .Pas kryengritjeve tė viteve 1833-1837 dhe veēanėrisht pas administrimit tė keq tė Dalip bej Hoxhollit ,Porta e Lartė solli nė Dibėr Dalip Pashė Tetovėn .Por dhe Pasha i Tetovės ,i vetėdijshėm nė qėndresėn dhe kundėrshtimin e reformave nga masa popullore dhe krerėt e Dibrės ,qeverisi duke marė parasysh rregullat e vjetra qė kishte sanksionuar koha .

    vijon.........


    *1 Munir Shehi '' Dibra nė vitet 1840 - 1860 sipas tė dhėnave gojore dhe folkrorit . Burel ,prill 1981 ,f 140 -141 .

    *2.Ferit Murra ,tergimtar gojor ,vjeē 112 Shupenzė

    *3. Zija Shkodra , '' Shqipnia nė kohėn e Tanzimatit '' ,Tiranė ,1959 , f. 24.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-06-2007
    Postime
    44
    O kep, mu na i lej pėrxhims shkrimet pė Salė Marken, a e fillove kėt pun, ēoje deri nė fond.......!

Tema tė Ngjashme

  1. Roli ekonomik i familjes fshatare
    Nga PLaku-i-Detit nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-01-2012, 08:27
  2. Familjet e nderuara shqiptare
    Nga alumni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 22-03-2010, 16:46
  3. Gonxhe Bojaxhiu - Nėnė Tereza
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 30-12-2006, 15:05
  4. Familja Boletini
    Nga CEZARND nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-08-2005, 21:31
  5. Shoqėria, dashuria, dhe familja
    Nga Arbushi nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-11-2002, 22:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •