Close
Faqja 1 prej 3 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 47

Tema: Inva Mula

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,369
    Faleminderit
    29
    26 falenderime nė 19 postime

    Inva Mula

    LONDER (19 Dhjetor)

    - Diva shqiptare e operas Inva Mula, mbrėmė pėr herė tė parė ka interpretuar Traviatėn e Giussepe Verdit nė sallėn e operas "The Royal Opera House" nė Covent Garden Londėr.
    Sopranoja shqiptare nė nė rrolin e Violetta Valery, pėrcolli tek publiku emocionet e njė prej operave tė mėdha tė shkruar nė vitin 1853 nga Verdi.
    Ne sallėn e operas mbretėrore, ku kishin ardhur 2.500 londinezė tė moshave tė ndryshme, Inva Mula u prit me duartrokitje tė ngrohta falė interpretimit tė saj dinjitoz, dhe pėr disa herė gjatė shfaqjes ajo u ndėrpre nga duartrokitjet e zjarrta tė publikut.

    Shfaqja zgjati 3 orė e 30 minuta.


    mv/ko (BalkanWeb)

    ----------


    Rrofsh INVA !

    Ti na nderon ne ate Londer ku kane zbarkuar ca ndyresira nga Shqiperia e po na turperojne..

  2. #2
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Inva Mula Shkelqen Ne Royal Opera House London

    Per tre net me rralle ne sallen e "Royal Opera House" ne Londer Inva Mula ka deputuar me sukses rrolin e Violettes ne vepren e Verdit La Travita.

    Dje mbasdite ne ambientet e kesaj opere une pata fatin te takoj Inven dhe ta intervistoj ate per Gazeten Shqiptare.

    Me ciltersi dhe me respekt ajo ju pergjigj pyetjet te mija.Personalisht derim me sot kam intervisur shume personalitete te artit, muzikes, politikes por intervista e 20 dhjetorit me Inva Mulen do te mbetet gjate ne mendjen time.


    Ajo nuk eshte vetem nje kengetare e mire por mbi te gjitha nje grua e bukur, dhe tejet e respektushme dhe e komunikushme.


    ju uroj lexim te kendshem te intervistes.
    INTERVISTĖ ME INVA MULĖN NĖ SALLĖN E OPERAS MBRETĖRORE LONDĖR. Dt 20 Dhjetor 2002 ora 16.30



    Inva ėshtė hera e parė qė ju interpretoni nė operėn mbretėrore(Royal opera house) nė Londėr.Si ndjeheni?

    Po sigurisht ėshtė njė kėnaqėsi qė mu dha mundėsija, sepse ėshtė mundėsi e pakėt qė ju jepet artistėve.Por kėnaqėsija ėshtė njė pjesė e asaj qė unė ndjej sepse,pėrgjegjėsija pėr tė interpretuar nė ktė opera ėshtė shumė e madhe.
    Me tė vėrtėtė unė nuk vij nga hapat e parė tė karierės time, unė vij me njė karierė tė konsoliduar,megjithate kur jep pėrshtypjet e para nė njė teatėr, fuen tė jenė pėrshtypje tė shkėlqyera.Domethėnė unė kam dhenė, ato mundėsitė e mija maksimale, dhe vetė opinioni, qė nė ditėt e para qė fillova tė bėj prova ishte shumė shumė i mirė, njė opinion qė unė mundova ta konsolidoj gjatė provave dhe ja arrita nė shfaqje.


    Cili ka qėnė shkaku qė ju nuk keni qėnė mėpėrpara e pranishme me interpretimet tuaja nė operėn londineze?

    Po shkaqet janė tė ndryshme.Por ne punojnė me kontrata te cilat i firmosin dy tre vjet para se tė vijmė kėtu,dhe unė para disa kohėve kam bėrė njė audicion kėtu nė Londėr, dhe propozimet qė mu dhanė pėrkonin me momentet qė unė kisha nėn shkruar kontrata me skenat e tjera,pra nuk koiēidonte oferta me kohėn e lirė timen.Dhe pėrshembull kėtė kontratė qė kam firmosur pra tre vjetėsh.Kam qėnė shumė e pėrgatitur psikollogjikisht qė do tė vija kėtu.









    Sa e rėndėsishme ėshtė pėr njė soprano alternimi i zėrit me aftėsitė skenike dramatike,pasi sipas kritikės ju dalloheni pėr kėto komponentė gjatė interpretimit?

    Unė do tė thoja se me kėrkesat e sotme,tė paktėn pėr gjeneratėn e time nuk ndahen mė kėngėtar tė muzikės klasike nga aktorė tė mrekullushėm.
    Pėr arsyje qė me rrevolucionin qė bėri Maria Kalas me teatrin operistik, ku pėrpara Kalasit ku kėngėtarėt vetėm kėndonin dhe nuk kishin asnjė lidhje me tė vėnurit nė skenė tė operas.Fenomeni Kals bėri njė rrevolucion tė vėrtė nė skenė,dhe pastaj varet nga aftėsitė personale qė mund tė ketė ēdo artist.
    Pėrsa i pėrket gjeneratės time kjo ėshtė njė kėrkesė kryesore, dhe nėqoftėse njė kėngėtar i mirė qė ka zėrin e mirė, e ka kėtė plus nga natyra ėshtė njė gjė me vlerė.Sepse sado qė tė punosh nė aspektin aktorial, do tė thoja qė ėshtė njė diēka e brėndėshme qė asnjė rregjizor i madh mund tė ta japi.Ti mund ti bėsh tė gjitha ēa tė ka thėnė rregjizori, por por nuk tė erdhi nga brėnda, dhe nuk ėshtė e ndjerė ėshtė falēo.

    Pėr shumė artistė nė botė, ėshtė njė ėndėrr tė interpretuarit nė krah tė Plaēido Domingos.Si jeni ndjerė ato momente,ku sėbashku me tė madhin Domingo jeni ngjitur nė skenė,dhe keni interpretuar sėbashku?

    Do tė thoja qė mua mė ra shanci qė,pikėrisht nė fillimet e mija tė karrierės time pa pasur exsperiencė tė interpretoja me Plaēido Domingon, dhe kurė unė rikthehem nė ato vite them si ka mundėsi,se me ēa guximi e kam bėrė njė gjė tė tillė.Por po tė mė thuash sot e bėj dhe e ndjej veten tė denjė, per arsyje qė eksperienca bėn atė unė ta ndjej vetn mirė pėrbakllė njė kollosi tė tillė si Domingo.
    Por mund tė them sekreti i kėsaj qėndron se ēdo i ri i cili ka dėshirė, tė shkojė pėrpara ėshtė i guximshėm, dhe e hedh atė hap.Pėrpara se tė interpretoja me tė nuk mė zinte gjumi natėn, por atė momentin qė u ngjita nė skenė unė u ndjeva veten tė barazuar me tė dhe interpretova.







    Jeni fituesja e disa ēmimeve prestigjoze si Batterflay nė Barēelona 1992,Plaēido Domingo konkurs 1993 si dhe disa ēmime tė tjera.Ēilin nga kėto ēmime do ta vlerėsonit si mė tė rėndėsishmin?


    Sigurisht nga ana e rėndėsisė, do tė veēoja ēmimin Domingo sepse ishte ai ēmim qė mė hapi dyert e karrierės, por do tė thoja njė ēmim i rėndėsishėm qė nuk para e ēitoj ka qėnė ēmimi i parė internacional kur unė punoja nė TOAB kur unė shkova nė njė konkurs nė Bukuresht nė vitin 89-90 diēka e tillė.
    Ishte koha qė ne nuk dinim asgjė se ēa bėhesh jashtė shqipėrisė,pėr ne ishte njė mur nė mes.Meqėnėse unė shkova nė atė konkurs fitova njė ēmim,jo atė tė parė mė tė drejtė apo jot ė drejtė nuk ka rėndėsi por unė fitova njė ēmim.
    Ky ēmim pėr mua kishte shumė rėndėsi sepse derim atė moment,jetoja nė Shqipėri me njė ide se ēdo gjė qė bėhej rreth meje bėhej sepse unė isha bija e prindėrve tė mi.Por kėsaj here jashtė Shqipėrisė unė e mora ēmimin, dhe kjo tregoi qė nuk isha vajza e prindėrve, por isha njė artiste me emrin tim jashtė Shqipėrisė.Ka gjėra nė jetė tejet tė vogla me tejet rėndėsi qė vendosin njė gurė pėr tė hedhur mė pas hapa tejet tė rėndėsishėm ne jetė.



    Keni 10 vjet qė jetoni nė Paris, sa e ndjeni mungesėn e shqipėrisė dhe a mendoni qė nė njė tė ardhme tė afėrt apo tė largėt tė ktheheni pėrgjithmonė nė Shqipėri?

    Unė do tė thoja se pėr mua nuk ka limite, nė tė jeturin nė Shqipėri jashtė Shqipėrisė, apo Franēė, pėr arsyje se dhe vjet kam jetur vetėm 35 ditė nė Paris, sepse jeta ime ėshtė nė lėvizje nga Italia nė Londėr Amerikė kėshtu me rrallė.
    Por unė vazhdoj qė me Shqipėrinė tė kem kontakte tė jashtėzakonshme,tė vazhdueshme dhe tė shpeshta.
    Megjithatė do tė thoja njė gjė se nė ēdo moment,kudo qė unė jam i shėrbej vetėm shqipėrisė,sepse kudo qė jam, ndoshta unė nuk flej nė shqipėri por ēdo moment edhe tani kur mė kėrkuan poshtė nė sallė, mė thanė se kėrkonin atė kėngėtaren shqipatre qė do tu intervestonte nga njė gazetė shqiptare.
    Pra mė mirė se mund ti shėrbej Shqipėrisė unė jashtė saj nuk mund ti shėrbeja brėnda nė Shqip

    Vetėm pas 5 pesė ditėve do tė mbėrrini nė Tiranė nė njė konēert pėr krishtlindjet i organizuar nga mikesha juaj Vera Graboēka.Ē’farė mund tė na thoni diēka mė shumė rreth kėtij koncerti?
    Po konēerti do tė jetė tė ejten.Ka shumė vite qė kjo atmosferė para krishtėlindjeve dhe vitit tė ri pra kėto dhjetė ditėt e fund vitit, mė japin njė gjėndje shpirtėrore, tė veēantė dhe kam menduar gjithnjė, qė pse unė tė mos jap diēka nė Shqipėri domethėnė pėr kėtė dhjetė ditėsh tė veēantė.
    Kjo ide na lindi pikėrisht dhjetorin e kaluar, nė Paris ku isha me mikun tim Ardit Gjebrea dhe thamė pse mos tė organizonim njė konēert tė tillė pėr krishtlindjet nė Tiranė. Dhe menjėherė na doli titulli “Krishtlindje nė Tiranė”
    Ky koncert do tė jetė njė dedikim i tėrė asaj qė unė ndjej i terė atij emocioni , dhe pse jo most a ndaj kėtė emoēion me njerėzit qė mė mungojnė dhe i dua, dhe pikėrisht pėrkon me 20 vjetorin e maturės tonė si gjeneratė dhe do tė kisha shumė dėshirė qė nė tė tė mėrrnin pjesė tė gjithė mėsuesit dhe mėsueset e maturės 82.

    A e konfirmoni lajmin se Pirro do tė kėndoj sėbashku me ju nė kėtė konēert?

    Po po dhe ėshtė njė gjė shumė e bukur sepse ne kemi zgjedhur njė krijim tė Pirros qė ėshtė krijuar ato vitet e maturės ėshtė njė krijim me poezinė e famshme tė Kadaresė Mall.Ėshtė njė krijim i atyre viteve, unė e kėndova por nuk ėshtė qė u ka dėgjuar nė publikun e gjėrė.
    Ne e kemi ribėrė kėtė kėngė,dhe pikėrisht do ta kėndojmė tė dy bashkė, dhe do tja dedikojmė kėsaj atmosphere malli.

    Me ēfarė mendoni tė paraqiteni nė kėtė koncert?
    Ky koncert do tė kėtė njė karakter tejet demokratik,domethėnė unė jam larguar pak nga veprat klasike klasike,qė unė interpretoj kudo pėr arsyje sepse bukurija e kėtij konēerti ėshtė ke tama qė ky konēert ka.
    Fatėkeqėsisht nė Shqipėri mungojnė ato kėngėt karakteristike pėr Krishtėlindjet, qė kėndohen nė botė.Ndoshta do tė kemi nė traditė nė tė ardhmen, dhe nga krijimet shqipatre tė vetėmen qė unė pash si aktuale pėr kėtė temė ishte,”Dėbora zbardhi mallet” megjithėse nuk pėrkon tėrėsisht me kėtė temė por ka nje lloj atmosferė tė tillė krishtėlindjesh.
    Ne po ashtu kemi pėrkthyer disa kėngė tė famshe qė kėndohen kudo nė botė sepse kjo ėshtė njė festė internacionale, dhe kėto motive qė janė shumė tė kapshme dhe shumė tė dėgjuara u kemi munduar ti pėrshtasim ti adaptojmė nė shqip,dhe me to tė sjellim njė atmosfėrė tjetėr.
    Kemi pasur idenė qė nė kor tė marrim njė grup fėmijėsh,pėr arsyje se mė bukur se zėrat e fėmive pėr kėtė atmosferė krishtėlindjesh nuk ka.
    Eshtė njė gjė e mirė, e cila nėse del mirė mendoj pse jo most a bėjmė traditė.

    Meqėnėse jemi ke konēertet nė Shqipėri,para njė viti ju dhatė njė konēert tė sukseshėm nė Butrint me titull Inva&Friends,ka pasur shumė hamėndje nė shtypin e Tiranės rreth moszhvillimit tė tij apo dėshtimit tė tij.Ēili ėshtė shkaku i vėrtet
    pse dėshtoi kėtė vit konēerti Inva &Friends nė Butrint?

    Tė them tė drejtėn koncerti nuk dėshtoi, por u tėrhoqa unė sepse data qė unė dhashė pėr shokėt qė do tė vinin tė kėndonin nė koncert nuk pėrkoi fatėkeqėsisht.Unė u gjėnda nė njė pozitė tė vėshtirė me njė lodhje tė madhe fizike, dhe nuk isha e predispozuar ta bėja dhe mendova qė mė mirė tė gjeja njė moment tjetėr pėr ta bėrė.
    Ne do kemi koncerit e dytė mė 5 Korrik 2003.Ky konēert mbetet njė nga aktivitet e mija mė ambiēiozė dhe mė tė dashur dhe mė emocionale.
    Ky koncert ėshtė i pa pėrsėritur, pikėrisht duke u tėrhequr pėr tė dytin u tėrhoqa si ai njeriu qė njė gjė qė e jeton aqė bukur pėr herė tė parė dhe pėr herė tė dytė ka frikė se e prish, mė mirė tė them se nuk isha e pėrgatitur psikollogjikisht.
    Po nė tė njėjtėn kohė do tė thoja qė ėshtė gjynah qė ta lej njė traditė, dhe pse kjo most ė krijohet si njė festival vere nė Butrint dhe pse most ė kem mundėsi tė gjej njė natė pėr ta bėrė, dhe kėshtu fiksova datėn 5 Korrik 2003.
    Kam besim se do tė jetė po aq i mrekullushėm sa i pari.




    Ku ju mungon Pirro mė shumė, gjatė kėsaj kohe, si bashkėshort, menaxher, apo si kritiku juaj mė i mirė?

    Megjithatė unė do tė thoja qė Pirroja vazhdimisht ndahet midis Tiranės, Parisit dhe vėndit ku unė jam,ai ishte kėtu nė Londėr pėr natėn e parė tė premierės, dhe ai mė ndihmoi mua ato tre ditet e para kėtu qė unė kisha nevojė.
    Ndoshta nga ana e menaxhimit unė mund ta bėj edhe vetė, por edhe njeriu nė kulmin e karrieres sė tij ka nevojė pėr njeriun e vet qė tė jetė nė sallė dhe ti thotė tė vėrtetėn, per arsyje se vetėm tė vėtrtetėn mund ta thotė njeriu qė ti don.


    Ėshtė viti i dytė qė shqiptarėt kanė mundėsi ti numėrojnė ditėt e vitit me njė kalendar me fotot tuja, si ju ka lindur kjo ide qė te jeni e pranishme nė familjet shqiptare me kalendarin tuaj?

    Ideja ka qėnė qė para dy vjėtėsh e mikut tim tė ngushtė, fotografit tė mirnjohur Fadil Berisha dhe kur kalendari i parė pati njė sukses tė jashtėzakonshėm,dhe fatėkeqėsisht vjet ne nuk mund ta bėnim sepse unė isha tejet e ngarkuar.
    Ne pamė qė njerėzit vazhdonin tė mbanin po atė kalendar tė 2001, dhe kjo domosdorshmėri na bėri qė ne tė bėnim kalendarin e dytė.




    Si ka mundėsi qė krahas zėrit tuaj te mrekullushėm tė keni njė paraqitje gjithnjė tė bukur ?

    Do tė thoja qė edhe paraqitja duhet mirėmbajtur, pėr arsyje qė natyra tė jep diēka, ka njerėz pėrshembull natyra ju ka dhėnė njė bukuri te pėrjetshme.Por unė personalisht mundohem tė mirėmbaj atė qė mė ka dhėna natyra pėr ta shtyrė sa mė shumė.

    Ku qėndron sekreti i bukurisė tuaj?

    Nė rrallė tė parė do tė thoja bukurija e brėndėshme ajo shpirterore rreflekton sepse nėse dy sy tė bukur nuk mund tė kenė asnjė vlerė nėse nuk shprehin ose nuk kanė atė ėmbėlsinė qė tregon shpirtin.
    Do tė thoja pikėrisht atė kur njeriu ėshtė i brėndshėm, dhe nga ana profesionale ndjehet i lumtur atėherė rreflekton dhe nga ana e jashtėme.

    Ku do tja kaloni festat e krishtėlindjeve dhe tė vitit tė ri?

    Pikėrisht nė Tiranė do tė shkoj pėr konceritin, ne do tė vetė sakrifikohemi sepse ne duhet tė mbajmė njė rregjim para konēertit qė mendoj do tė dali mirė .Do jetė njė festim shumė i mirė pėr mua sepse kam shumė vite qė nuk e festoj vitin e ri nė Tiranė.

    Inva a mendoni qė njė ditė tė gjitha kujtimet e jetės tuaj brėnda dhe jashtė skenės ti botoni nė njė autobiografi?

    Kam pasur shumė bashkėpunime pėr tė bashkėpunuar dhe bėrė njė autobiografi por kam thėnė qė ėshtė shumė herėt sepse nė ēdo hap tė jetės time kam kujtime tė jashtėzakonshme.Mendoj se ėshtė disi herėt sepse kam vetėm dhjetė vjet karriere dhe mendoj qė ėshtė pak ndoshta kur tė bėhen njėzet vjet.
    Unė kam njė fat shumė tė madh qė tė kem miq Zerina dhe Pali Kuke tė cilėt me kamerėn e tyre mė kanė ndjekur nė shumė skena tė rėndėsishme dhe kanė fimime tė mrekullushme.
    Ndoshta sėshpejti ne do tė ulemi pėr ti montur ato filmime pėr tė nxjerrė filmin e parė dokimentrė Inva nė djetė vjetorin e karrierės sė saj.

    Dhe sė fundi ēila do tė ishte pėrshėndetja juaj kėto prag krishtlindjesh pėr lexuesit e Gazetės Shqiptare dhe tė gjithė shqiptarėt anė e mbanė botės, pėr tė cilėt ti je pėrfaqėsuesja mė e sukseshme e tyre nė botė?

    Unė nė rrallė tė parė do ti uroja tė gjithėve shėndet pėr arsyje se shėndeti ėshtė gjėja mė kryesore nė jetė dhe njeriu nuk mund ta zėvendėsojė, dhe do tė dėshiroja lumturi dhe optimizėm pėr arsyje se tė gjithė sėbashku nga pak do tė bėjmė qė Shqipėrija tė eci pėrpara.


    Salla ku interpretoi Inva ne londer.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Mosha
    32
    Postime
    1,452
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    inva esh nje nga ato kengetare qe na nderon ! urime

  4. #4
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Fatemiresisht jam nje nder ata te paket shqiptare qe paten rastin te ndjekin koncertin e INVES ne Royal Opera house ne Covent Garden.
    Ishte nje interpretim tejet dinjitoz, dhe me te vertete jam ndjere i lumtur kur anglezet ne fund te shfaqjes thonin:
    Yes that Albanin singer was briliant, greate ..........
    Pra neve komunitetit shqiptare ne Londer njerez si INVA na duhen per ti treguar anglezeve dhe Daily Mail Newspaper se shqipteret nuk jane komb qe kane sjelle ne Londer apo Uk kriminalitet dhe prostituta, por jemi nje komb qe nga gjiri jone kane dale kengetare si INVA ne rastin konkret qe u duartrokit per tre net nga me shume se 7500 shikues, te cilet dhane vleresimet maksimale per INVEN.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e peshkatari
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Vendndodhja
    Anonim
    Mosha
    51
    Postime
    103
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Falimderit shijaksi ne londer qe na prure kete interviste sepse ishte shume interesante dhe per me teper me asin shqiptar te muzikes klasike Inva Mula.
    Nuk di por do te kete shqiperia te tjere diva te muzikes apo te ēdo fushe tjeter per te na perfaqesuar dhe per te na paraqitur per ate qe ne jemi vertet dhe krenohemi si komb (Miresine dhe Menēurine) dhe jo vetem mbartes se te keqes qe ne fund te fundit ne si shqipetare nuk e kemi njohur vete por na i kane detyruar ose mesuar te tjeret.
    Nuk di si mund te jesh ndjere ti Shijaks ne salle por une vetem me intervisten qe ti i ke bere Inves dhe me pergjigjet e saj ndjehem krenar. I lumte Inves.........
    instruktori

  6. #6
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    I nderuar Peshkatar. Personalisht jam ndjere tejet i emocionuar ne salle gjate interpretimit te Inves , per vete faktin se ajo ishte bashkeatdhetarja ime e cila me perfaqesonte mua si shqiptare dhe te gjithe kombin tone ne ate shfaqje.
    Pale me kur une e takova dhe e intervistova Inven.Kam intervistuar shume vigura politike, te artitt, kinematografise etj, por do tju them se intervisten me Inven do ta mbaj mend gjate ne mendjen time.Une kur e pyesja ate ajo me ipte pergjigje reale dhe duke qeshur, dhe jo pergjigje falso sic ndodh rendomte kure une kam intervistuar te tjeret.

    Ne si komb nuk na mjafton vetem Inva te na perfaqesoje, ne duhet te kemi dhe te tjera ambasadore te kesaj natyre per nje perfaqesim dinjitoz te kombit tone ne Bote, dhe do te kemi plot per momentit nje filiz i ri qe po del eshte ELCA LiLA e cila do te kendoj ne Sanrremo dhe ku sipas saj ajo do te pershendese shqiperine.
    Le te shpresojme per dite me te mira per kombin tone, fale perfaqesimit dinjitoz ne Bote te ketyre kengetareve dhe te te tjereve.

  7. #7
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Mosha
    38
    Postime
    3,501
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Inva Mula

    MJELLMA MITIKE: KONCERT NE SI-MAXHOR

    Pas dhjete vjetesh, ne teatrin Chatelet te Parisit, ne koncertin "Operalia" te Placido Domingos, soprano Mula shfaqet jo si konkuruesja e dikurshme por si nje diva e vertete

    Soprano Inva Mula sapo eshte kthyer nga Opera Kombetare e Montpellier te Frances ku ka kenduar operan "I capuleti e i Montecchi" te Belinit. E para here qe ajo interpretonte kete pjese shekpiriane te kompozitorit te famshem italian. Per here te pare ajo do te ishte Zhuljeta e Belinit, megjithese kohe me pare ajo ka interpretuar nje tjeterv Zhuljete te kompozitorit francez Gounod... Suksesi ishte i jashtezakonshem ne Montpellier ku gazeta e qytetit do te nenvizonte: "Nese nje emer duhej te vihej ne krye te te gjithe artisteve, ky do te ishte emri i Inva Mules: e bukur si dita, harmonike si mjellma mitike, soprano shqiptare qe pak kohe me pare ishte ne kete skene me nje "Traviatta" madheshtore, e percolli me mjaft force dramen shkespiriane". Ajo eshte (dhe per kete duhet ti meshojme kesaj fjale) tronditese!" Ne gazeten "Midi Libre" shkruhet me entusiazem per "sopranon shqiptare qe nuk rresht se kenduari ne skenat me te medha te botes, nga Parisi ne Barcelone, nga Nju Jorku ne Milano. Pas kthimit nga Montpellier, me 14 shkurt ajo do te shfaqej serrish ne skene: kesaj rradhe e ftuar nga miku i saj, kengetari i famshem boteror Placido Domingo. Si cdo vit, gjate ketyre dhjete vjeteve, Placido Domingo organizon ne nje teater te madh muzikor te botes konkursin e tij per kanton klasike "Cmimi Placido Domingo". Ky ishte konkursi i 10-te me 7 laureate (soprano, mezo-soprano, tenore, baritone apo base) dhe nje cmim te pare, ku u kenduan arje nga Rosini ("Il barbiere di Siviglia"), Bizet ("Carmen"), Massenet ("Le Cid") Mascagni ("Cavalleria rusticana"), Gounod ("Faust"), Donizetti ("Lucia di Lamermoor"), Verdi ("Rigoletto"), Puccini "La Boheme") dhe "Madame Buterflay", etj. Ne ftesen e koncertit, ku ishin artiste, muzikologe, kritika muzikore dhe spektatore te zgjedhur, nenvizohej se ku koncert organizohej me "pjesmarrjen e vecante te Inva Mules - Cmimi i Pare i Operalia-Placido Domingo, 1993". Te gjithe duartrokiten me brohori shfaqjen e gjeniut te muzikes Placido Domingo ne skene, i cili do ta dirizhonte vete orkestren "Lamoureux". Veshur ne te zi, me shkopin e dirigjentit ne dore, nen driten e skenes, imazhi i tij kishte dicka henore, dicka nga magjia qe krijon vete muzika nen kubene e nje teatri si "Chātelet". Ishte njeriu qe kishte arritur kulmin e artit dhe qe tashme, prej dhjete vitesh, me bujarine e tij proverbiale, ai kerkonte te spikaste talentet e reja te botes muzikore, ti nxiste ata ne rrugen e veshtire te artit te muzikes dhe te skenes. Gjeniu si duket nuk do ta mbaje per vete dhe me egoizem pasurine e artit. Ai eshte i bindur se qindra talente gjenden te panjohur ne boten e madhe te muzikes, si xhevahire te fshehur, te pazbuluar ende. Duke e pare ate ne skene, ne ethet e dirizhimit, padyshim qe te kujtohet ai itinerar i nisur pikerisht ketu ne Paris para dhjete vitesh.. Takimi me Inven ishte i rastesishem, ne koridoret e operas pariziane dhe mes zhurmes e emocioneve te konkurimit te 700 kandidateve te ardhur nga e gjithe bota. Dhe ne fund, pikerisht ajo vajze e ndrojtur qe vinte nga Shqiperia, do te ngjitej fituese ne skenen e teatrit te madh "Opera Garnier", nje ender dikur e pa-arriteshme per te. Qe ate dite, Inva do te kishte rastin te kendonte dhe me pas me gjeniun e skenes. Nga Parisi, ata do te udhetonin drejt Brukselit bashke me dirigjentin e famshem Eugčn Kohn, per nje koncert te perbashket me arje e duo te mrekullueshme te gjenive te medhenj klasike ne 29 nentor 1993. Pastaj erdhi koncerti i Mynihut ne Gjermani, koncerti ne Oslo te Norvegjise me 11 shkurt 1994, ku bashke me Domingon do te kendonin "Elisir d'amore" dhe arje e duo te tjera. Me pas do te takoheshin ne operan e Los Angeles, ku vete Domingo do te dirizhonte operan ne te cilen Inva do te interpretonte heroinen kryesore. Dhe perseri rruget e tyre do te piketakoheshin ne Uashington. Vite pasionante ne boten e mundimshme, te etheshme dhe te mrekullueshme te muzikes. Ne keto itinerare ajo gjithnje do te frymezohej dhe nxitej nga ky njeri i gjenise, i bujarise dhe i shpreses. Tashme dhjete vjet kane kaluar...Vajza timide, e shfaqur papritur ne skenen e "Operas Garnier", me 14 shkurt, e veshur me nje robe te kuqe, ajo do te ftohej te kendonte arjen e Xhildes "Caro nome che il moi cor", te operas "Rigoletto" te Verdit si dhe nje duo me mezo-sopranon e re amerikane Kate Aldrich, "Viens Mallika", te operas "Lakmé" te kompozitorit Leo Delibes. Ishte ajo tashme qe vinte te inkurajonte talentet e reja te zbuluara nga Domngo, mjeshtri i madh. Nje shembull domethenes... Shfaqja e Inves ne skene provokoi menjehere duartrokitje, pasi tashme ajo laureate e dikurshme e "Operalia", eshte bere nje kengetare e njohur e kantos klasike, duke kenduar ne teatrot me te medha te botes muzikore. Koncerti "Operalia" i Placido Domingos ka disa dite qe eshte dhene. Laureatet e rinj te ardhur nga Amerika, Rusia, Italia, Franca e gjetke (Cmimi i Pare kesaj rradhe ishte per italianen Carmen Giannattasio), tashme jane larguar, duke u kthyer plot endra e shprese. Ata e dine se kane shume rruge per te bere. Nderkohe, soprano Inva Mula pergatiti valixhet per tu nisur drejt operas se Romes, ku do te kendoje operan "Elisir d'amore". Nuk di pse duke imagjinuar itinerarin e saj, degjova papritur ate ze "kolorature" tashme te pjekur dhe te magjishem, qe niste nga do-maxhor, per tu rritur ne re-maxhor ne "Arena di Verona", me pas ne mi-maxhor, ne "Operan e Parisit", duke vazhduar kohe me pas ne fa-maxhor ne Staatsopera te Vienes, ne sol-maxhor ne "Covent Garden" te Londres , la-maxhor ne "Metropolitan" te Nju Jorkut dhe se fundi duke mbritur ne si-maxhor ne "La Scala" te Milanos. E ne gjithe kete rruge plot shkelqime e duartrokitje dhe here here sfidante, tronditese e te dhimbeshme, te ngjan se tashme zeri i saj jehon ende ne si-maxhor. Eshte maja e asaj qe ajo kurre me pare nuk kishte guxuar ta mendonte. Vec majat jane gjithnje maramendese... Majat arrihen me nje cmim te madh. Kur je ngjitur lart, e kupton se sa shume i ke dhene nga jeta tende artit. Dhe atehere ti kerkon te prehesh, por eshte arti qe te zgjon dhe te rimer, per te cuar s'dihet ku...

    Burbuqe Nikollaqi , Paris


    Pershendetje
    Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar

  8. #8
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    875
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Rastesisht e pashe mbreme ne televizion kete koncertin ne Chatelet, Inva kishte vesh nje fustan te kuq ne kraheror i qendisur lehte, ne gisht mbante nje unaze me ezmerald jeshil, ne qafe nje varese te holle floriri, ndersa ne veshe vathe si bajame prej diamantesh, ne krahe nje shall te kuq, pjese e fustanit, buzet i kishte me te kuq te forte ne ngjyre te fustanit. Kepucet s'ja pashe (fustani gjer ne toke, hehe)
    Interpretimi fantastik, harmonioz (jo si gaforet e tjera qe vetem ulurinin, bej shaka) plot maturi e inteligjence, Inva ndodhet ne zenitin e Artit te saj, ajo eshte me te vertet nje diva, kuptohet per veshet e holle e njohes te muzikes cilesore si Domingo, veda, etj.
    Mbyllja e interpretimit te saj ishte pak "speciale", ajo e la skenen duke vazhduar te kendoje, ndersa orkestra vazhdonte te luante notat e fundit.
    Pas "ketij largimit" ajo rikthehet ne sallen qe e duartrokiti perzemersisht e me furi.

    Raportoj, e komentoj "live" nga perball televizorit, veda!

  9. #9
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Mosha
    32
    Postime
    1,589
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    LOL
    Tė Lumtė Ornament
    Nderime
    drini.

  10. #10
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,771
    Faleminderit
    63
    63 falenderime nė 51 postime
    Faleminderit Dodoni, qe e sollet kete informacion ketu, per kete perle te muzikes klasike, qe gjithmone e degjojme me nje kenaqesi te vecante si nga ana muzikore por dhe per krenarine qe ajo percjell me emrin shqiptar.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    49
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Inva Mula,

    Per mua ishte kenaqesi shume e madhe ta ndiqja ne koncertin qe dha ne New York ne shkurt bashke me Pirro Cakon dhe Ardit Gjebrene. Kenget e tyre jua kam dhene per te degjuar dhe miqve jo-shqiptare dhe te gjithe i kane vleresuar shume. Madje akoma me pyesin se ku mund ta gjejne nje CD te saj. Mesa di une Inva dhe Pirro jane duke pregatitur nje CD por nuk eshte shperndare akoma. Nese ndonjeri ka ndonje informacion per kete do te isha shume e interesuar..
    Me pelqeu shume dhe interpretimi qe i dha kengeve arbereshe. I uroj suksese dhe do ti lutesha Albasoulit nese do te ishte e mundur te sillnin ne seksionin e muzikes dhe kenget e saj.

    Pershendetje dhe gjithe te mirat,
    Ora
    Shprese

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Lekė Rezniqi
    Anėtarėsuar
    06-06-2002
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Mosha
    29
    Postime
    243
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Inva Mula

    Tė falemnderit shumė o Dodon pėr kėtė temė.
    Pėr mua Inva Mula ėshtė hyjnore...
    Nuk di si ta quaj ndryshe!
    Ajo me tėrė atė famė nė mbarė globin na bėn tė krenohemi duke u paraqitur denjėsisht me krenari se ėshtė shqiptare.
    E ēmoj edhe pėr njė gjė.
    Pėr modestinė e saj qė (pėr fat tė keq) shumė kolegė tė saj nuk e kanė.

    Edhe njė gjė.
    Nuk dua qė tema dhe Forumi tė marrė kahun privat, por pėr informim edhe pėr Shqiptarėt kėndej kufirit.
    Ajo sė shpejti do tė mbajė koncertin e dytė tė saj nė amfiteatrin antik tė Butrintit.
    Andaj ju kisha lutur ju qė keni mė shumė dijeni pėr kėtė koncert tė shkruani kėtu e tė na informoni.
    Ka shumė tė interesuar nga Prishtina qė do tė kishin ardhur atje, por nuk dinė ku dhe si t'i sigurojnė biletat.

    Paraprakisht ju falemderit!

    Leka nga Prishtina
    Ti Shqipėri mė jep nder mė jep emrin Shqipėtar.

  13. #13
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,771
    Faleminderit
    63
    63 falenderime nė 51 postime
    Ora sa mire qe ke patur rastin te shohesh koncertin e Inves dhe Piros ne New York. Me sa di une CD ka dale. Une sapo mora nje kopje nga Shqiperia. Nuk e di nese behet fjale per te njejten CD apo per ndonje CD te dyte. Kenget jane vertet te bukura dhe kenga e pare eshte Ylli Im.
    Leke eshte vertet fantastike te degjosh nje ze si te Inves ne nje skene si Butrinti. Une nuk e di tamam daten e koncertit por me sa kam lexuar, di qe do te jap nje koncert ne Butrint dhe nje tjeter ne Gjakove kete vit...
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    49
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Faleminderit Shigjeta,
    Do interesohem dhe une atehere ta gjej nga Shqiperia.
    Degjim te mbare.

    Ora
    Shprese

  15. #15
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Butrinti i Mulės, mision i kryer

    Butrinti i Mulės, mision i kryer

    Njė mrekulli e rikthyer ishte ajo qė Inva Mula i dhuroi mbrėmė publikut dhe teleshikuesit. Aventura e domosdoshme e sopranos shqiptare nė Butrint kapėrceu edhe rrezikun e njė shiu tė mundshėm, edhe pse era e fortė detare mbajti nė ankth gjithė ditės sė djeshme artisten dhe stafin organizator tė koncertit, regjisoresn Vera Grabocka dhe Producentin Ardit Gjebrea.
    Emocionet e forta qė fali zėri i sopranos nė kocertin e parė “Inva live nė Butrint” nė vitin 2001, bėnė qė interesimi dhe dėshira pėr tė siguruar njė biletė pėr natėn e mbrėmshme, tė ishte i madh. Kėrkesat pėr bileta, qė kushtonin 2000 lekė ēifti, ishin disa herė mė tė mėdha nga kapaciteti 1500 vendėsh i amfiteatrit. Pėrveē spektatorėve tė shumtė nga Saranda e rrethinat e saj, (edhe pse nė mungesė tė posterave dhe tė njė sporteli publik biletash) dhe nga jugu shqiptar, nė koncertin “live” tė Inva Mulės nė Butrint u ndodhėn edhe shumė fansa tė saj, tė ardhur enkas nga kryeqyteti e qytete tė tjerė tė Shqipėrisė, kosovarė gjithashtu, qė ndodhen me pushime nė brigjet e Sarandės.
    Nė spektaklin e mbrėmshėm, tė quajtur koncerti i vitit, ishte i pranishėm edhe ēifti kryeministror Nano, si dhe ministrja e kulturės Dade. Nė nisje tė koncertit publikut tė pranishėm i ėshtė pėrcjellė mesazhi dhe apeli i mbrojtjes sė trashėgimisė kulturore, pėrmes prezantimit qė u bėhet tre portreteve arkeologjike tė trafikuara, dhe tė rikthyera nė premten nė atdhe.
    Orkestra simfonike e Teatrit tė Operas dhe Baletit, e drejtuar nga dirigjenti Jerome Pilmo, dhe kori i pėrgatitur nga Adelina Mula, ishin nė cilėsitė interpretuese tė sopranos sė madhe. Ajo interpretoi ariet nga partiturat mė tė zgjedhura tė muzikės operistike botėrore nga Verdi, Lehar, Rosini, Pucini, Grieg… Me shumė emocion sopranoja Mula solli arien e babait tė saj Avni Mula, Artist i Popullit “Agime shqiptare”. Njė ndėr tė veēantat e koncertit tė dytė tė Inva Mulės nė Butrint ishte i ftuari i saj special, tenori grek Marios Frangulis. Ai i solli publikut pjesė tė muzikės sė kompozitorit tė shquar grek Miqis Teodoraqis. Madje ai ka sugjestinuar publikun kur ka interpretuar “Lule borė” nė shqip, qė ka rrėmbyer nė shoqėrimin e saj spektatorin. Koncertin e saj e pėrcolli nė transmetim tė drejtpėrdrejtė pėr teleshikuesit shqiptarė TV-Klan.


    shekulli

  16. #16
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,734
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Shijaksi LONdon,pune e bukur,personalitete te tilla si Inva Mula,nashtojne edhe me shume krenarine e kombit tone te vogel qe fale njerezve te tille si Inva,e bejne sado pak te njohur ne bote.
    Fatkeqsisht ne shkrimin tend ndesha emrin e nje njeriu qe doja ta harroja,per gjithmone,komunistin,dhe ekstremistin e majte te terbuar famekeqin Mikis Teodoraqis.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anėtarėsuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,053
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Inva Mula eshte nje nga kengetaret me te mira te muzikes shqipetare, si rrjedhoje dhe krenaria e saj

    sinqerisht
    hope31
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  18. #18
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,771
    Faleminderit
    63
    63 falenderime nė 51 postime
    Disa fotografi te Inva Mules dhe Piro Ēakos mund t'i gjeni Ketu
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  19. #19
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Mosha
    31
    Postime
    6,871
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Sonte Inva Mula nė katedralen “Shėn Sofija”

    Nė kuadėr tė “Verės sė Ohrit”


    Sonte Inva Mula nė katedralen “Shėn Sofija”
    Nė kėtė koncert Inva Mula do tė interpretojė arije nga Belini, Rosini, Shopeni, Masne, Delibi, Fore dhe kėngė shqipe. Atė do ta shoqėroj pianistja Manjola Trebicka

    Sonte nė kuadėr tė manifestimit “Vera e Ohrit”, nė Katedralen “Shėn Sofija” nė Ohėr, me fillim nė ora 21.00, do tė ketė koncert sopranoja Inva Mula, e shoqėruar nė piano nga pianistja Manjola Trebicka. Nė kėtė koncert ajo do tė interpretojė arije nga Belini, Rosini, Shopeni, Masne, Delibi, Fore dhe kėngė shqip.

    Ėshtė hera e dytė qė sopranoja e nderuar Inva Mula, vjen nė Maqedoni. Para njė viti kishte koncert nė Shkup, nė kuadėr tė manifestimit qė u organizua me rastin e 95 vjetorit tė alfabetit. E njohur nė skenat e Parisit, Vjenės, Romės dhe tė tjera vende tė botės, me zėrin e saj brilant, do tė kėnaqė edhe publikun e kėtij vendi.

    Inva Mula lindi nė Tiranė nė vitin 1963. Ėshtė bija e kompozitorit tė famshėm shqiptar Avni Mula (prej nga mori dhe emrin e saj Avni=Inva). Ka hyrė nė rrugėn e muzikės qė e vogėl. Ndoqi studimet nė liceun artistik "Jordan Misja" dhe mė pas u martua me Pirro Ēakon, djali i kompozitorit tė famshėm Gaqo Ēako.

    Qė nga viti 1990 jeton nė Paris prej ku dhe niset pėr koncertet e saj tė shumta kudo nė botė.

    U bė e famshme me pjesėmarrjen te muzika e filmit "Elementi i pestė" i regjisorit Luc Beson me aktorėt Bruse Willis dhe Milla Miloviē. Ka marrė pjesė nė koncerte dhe me tenorin e famshėm Plaēido Domingo.

    Ka fituar me dhjetėra ēmime ndėr tė tjera Ēmimin e madh “Madame Butterfly” nė Barcelonė dhe koncoursin Plaēido Domingo ne 1993. Pėr zėrin e saj, Luc Besson e zgjedh pėr tė interpretuar nė filmin: “Cinquičme élément”, e shoqėruar nga Orkestra Simfonike e Londrės.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  20. #20
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Mosha
    31
    Postime
    6,871
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Inva Mula, nė festivalin e operas nė Arena tė Italisė


    Shekulli online

    Sopranja shqiptare, Inva Mula, do tė marrė pjesė nė festivalin ndėrkombėtar tė operas, qė
    zhvillohet nė fillim tė Gushtit nė Arena tė Italisė. Sopranoja Inva Mula do tė jetė protagoniste nė shfaqjen e "Travjatės", e cila vlerėsohet si njė eveniment i jashtėzakonshėm dhe njė nder pėr festivalin. Shfaqja e parė e "Traviatės" nė kėtė festival, do tė jetė me datė 7 Gusht, ndėrsa sopranoja shqiptare do tė dalė nė skenė nė datat 9 dhe 11 Gusht. Inva Mula, vajza e kompozitorit tė njohur Avni Mula dhe e kėngėtares ruse Nina Mula, nisi rrugėn e artit qysh kur ishte e vogėl. Ajo ndoqi studimet nė Liceun artistik "Jordan Misja" nė Tiranė dhe mė pas studimet nė Akademinė e Arteve. Prej vitit 1990, ajo jeton nė Paris (Francė), ndėrsa interpreton nė koncerte tė shumta nė vende tė ndryshme. Mula u bė e famshme nė botė edhe me interpretimin e kolonės zanore tė filmit "Elementi i pestė", realizuar nga regjisori Luc Beson. Ajo ka marrė pjesė me koncertet e saj nė skenat mė tė njohura tė botės si dhe nė skenėn e famshme Metropolitane tė New
    York, "La Scala" (Itali), si dhe koncertet tė shumta nė skenat e teatrove mė tė famshme tė Italisė, ku ajo ka interpretuar nė rolet kryesore. Po ashtu, ka marrė pjesė nė koncertin sinfoniko - vokal nė kuadėr tė Festivalit Tradicional tė Muzikės Klasike, zhvilluar nė Pekin (Kinė), ku interpretoi pjesė nga "Rigoletto" dhe "Traviata". Njė sėrė koncertesh tė suksesshme sopranoja Mula ka dhėnė edhe nė teatrin antik tė Butrintit (Sarandė). Ajo ka kėnduar me zėrat mė tė njohur tė muzikės klasike, si me tenorin e njohur spanjoll, Placido Domingo, me tenorin e njohur grek, Mario Franguli, etj.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Faqja 1 prej 3 123 FunditFundit

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •