Close
Faqja 5 prej 18 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 100 prej 349
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Danube Region, Imitative of Thasos, 1st Century B.C.
    mitates an issue of Thasos, Thrace under Roman rule, 146 - 45 B.C. This example is close to the original. Some of the Celtic imitations are so abstract that they hardly resemble the original type from Thasos.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Monedhe e Perandorit Trajan (kroaci)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anėtarėsuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123

    Fjala sok nga kjo menedh na jep bazen e emrit ZOG dhe SOK-OL .

    Monedh e NEOPTOLEMIT.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga XH.GASHI : 29-11-2010 mė 18:07

  4. #84
    sylar Maska e Jackie
    Anėtarėsuar
    21-10-2010
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    539
    Monedhat e floririt te mbretit zog shiten sot ne treg deri ne 10 mije euro. e-bay.
    Against all odds..

  5. #85
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-02-2010
    Postime
    31
    Kopertina e librit: Ancient history from coins

    http://yfrog.com/06monedha1p

    Monedha te rendesishme qe mund t'i vlejne dikujt..
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  6. #86
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-02-2010
    Postime
    31



  7. #87
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-02-2010
    Postime
    31

  8. #88
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-02-2010
    Postime
    31

  9. #89
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-02-2010
    Postime
    31




  10. #90
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-02-2010
    Postime
    31


    Neser te tjera se s'me lejon te upload me...

  11. #91
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Zbulohen monedha nga koha e Lekės sė Madh

    Damask, – Arkeologėt sirianė njoftuan se nė veri tė vendit kanė gjetur mė shumė se 250 monedha, qė datojnė nga periudha e sundimit tė Aleksandrit tė Madh.
    Udhėheqėsi i ekipit tė arkeologėve, Youssef Kanjo deklaroi se njė sirian kishte gjetur monedhat e fshehura dy javė mė parė, derisa nė vendin Halep po pėrgatiste vendin pėr ndėrtimin e shtėpisė.
    Kanjo tha sot se disa nga monedhat, nga njėra anė kanė pamjen e Aleksandrit, ndėrsa nga ana tjetėr pamjen e zotit grek Zeusit. Aleksandri i Madh ka sunduar nga viti 336 deri nė 323 para erės sonė.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  12. #92
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Mbreti ilir Monuni dhe kulti i Meleagrit

    Shkenca e numizmatikės ėshtė porta e tė papriturave. Informacioni i monedhave na jep tė dhėna , qė mungojnė nė kronikat e autorėve antikė. Monedhat e Mbretit ilir Monuni na tregojnė ekzistencėn e kėsaj figure historike, qė ishte mbret i taulantėve nė krahinėn e Durrėsit. Kėto monedha janė studiuar nga dekani i arkeologjisė shqiptare Hasan Ceka. Sipas tij, nė mesin e shek. IV-rt para Krishtit ilirėt taulantė krijuan njė shtet tė fuqishėm. Ky shtet u fuqizua rreth qendrės sė Dyrrahut. Jo mė vonė se nė vitin 350 para Krishtit qyteti ra nė varėsinė politike dhe ekonomike tė ilirėve. Mbreti i tyre, Monuni, filloi tė presė nė punishten monetare tė Dyrrahut njė variant tė ri tridrahmeje me lopė e viē, qė mban legjendėn Basiloeos Monunion dhe qė farkėton kėshtu sundimin taulant, pėr tė cilin heshtin burimet e shkruara. Dyrrahu bėhet kėshtu qendra mė e spikatur e ilirėve. Sundimi i Monunit mbi Dyrrahun nuk qe njė episod i shkurtėr, por zgjati pėr shumė vite, mesa duket deri nė vdekjen e tij. Monedhat e Monunit tregojnė fuqinė e tij. Dhe nė pikėpamje simbolike, Monuni nuk e pėrfill legjendėn Dyr tė qytetit, por e zėvendėson me njė majė heshte, arma kryesore e sulmit tė luftėtarėve ilirė. Monuni ėshtė i pari mbret ilir qė emeton njė veprimtari monetare autonome. Sidomos gjatė viteve 330-325 para Krishtit. Monedha e parė e Monunit i pėrket viteve 350-330 para Krishtit. Nė faqen e monedhės prej argjendi ėshtė figura e lopės me kokėn e kthyer nga viēi qė pi gjinjtė e saj. Mbi lopėn ėshtė figura e njė nofulle derri tė egėr. Nė shpinėn e monedhės ėshtė njė fushė katrore e ndarė nė dy katėrkėndėsha tė mbushur simetrikisht me zbukurime nė trajtė kokrizash e bishtash, e gjitha e rrethuar zakonisht nga njė kornizė. Mbi dy nga brinjėt e kornizės ėshtė emri i mbretit nė rasėn gjinore. Nė monedha tė tjera ka dhe simbole tė ndryshme p.sh. figurėn e majės sė heshtės, tė mėzdrakut, figurėn bucranium,tė kokės sė demit, zogun Kurillė. Nė tė tjera ėshtė koka e Herakliut me lėkurė luani, figura e Zeusit gjysmėlakuriq, i ulur mbi njė fron, qė ka nė dorėn e djathtė njė shqiponjė, nė tė majtėn njė skeptėr, si dhe njė rreth rruazash etj. Tė gjithė dijetarėt thonė se nofulla e derrit tė egėr ėshtė simboli i iliricitetit tė mbretit Monun. Por askush deri mė sot nuk e ka shpjeguar se ē’kuptim ka nofulla e derrit tė egėr. Kėtė ēėshtje nuk e ka zhbiruar as Hasan Ceka. Por ē’pėrfaqėson nofulla e derrit tė egėr? Pėr mendimin tim nofulla e derrit tė egėr lidhet me kultin e heroit mitik Meleagrit. Meleagri qe biri i mbretit tė Kalidonit nė Etoli. Sipas legjendės, i ati kishet harruar t’i bėnte flijim Artemisės, prandaj hyjnesha shumė e zemėruar dėrgoi menjėherė njė derr pėrbindėsh qė tė shkretonte Kalidonin. Meleagri mori pėrsipėr ta vriste kėtė kafshė tė papėrmbajtur. Kafsha u vra, por Artemisa nxiti njė zėnkė midis pjesėtarėve tė gjahut pėr lėkurėn e derrit, zėnkė e cila u shndėrrua nė pėrleshje. Nė kėtė pėrleshje Meleagri vrau padashur vėllezėrit e sė ėmės. Atėherė e ėma e mallkoi. Sipas njė tradite tjetėr, kur lindi Meleagri nėnėn e tij e vizituan Moirat ,qė e paralajmėruan se biri i saj do tė jetonte aq kohė sa do tė zgjaste ura qė digjej nė zjarrin e e vatrės. E ėma e hoqi mėnjanė urėn dhe e fshehu me kujdes nė njė arkė. Kur u rrit, Meleagri mori pjesė nė gjuetinė e derrit tė Kalidonit. Nė kėtė gjueti mori pjesė dhe njė gjahtare e bukur arkadase, Atalanta, pas sė cilės Meleagri u dashurua. Mbas vrasjes sė derrit, Meleagri ia dha lėkurėn e tij Atalantės, por daja i Meleagrit, Pleksipi, nuk e pranoi kėtė gjė dhe ia mori me forcė lėkurėn. I zemėruar, Meleagri e vrau Pleksipin. Kur e mori vesh kėtė e ėma e Meleagrit, e dėshpėruar e nxorri nga arka urėn, e ndezi dhe kur ajo u dogj Meleagri vdiq. Pas kėsaj, e ėma vari veten. Motrat e Meleagrit u shtrinė mbi varrin e tė vėllait dhe qanė aq shumė, saqė Artemisa e prekur, u dha fund dhimbjeve tė kėtyre vajzave tė reja, duke i shndėrruar ato nė zogj qė quhen Meleagridė, nė pendėt e tė cilėve njollat e bardha dukeshin si lotė. Duhet thėnė se kulti i Meleagrit ka qenė shumė i fuqishėm nė Durrės. Pikėrisht nė njė sarkofag mermeri tė shekullit II kanė qenė skalitur skenat e variantit tė dytė tė legjendės sė Meleagrit. Ky sarkofag madhėshtor nuk ka qenė i rastėsishėm . Sarkofagu ėshtė nga mė tė bukurit tė periudhės sė hershme tė Antoninėve, tė viteve 140-150 tė erės sonė. Sot ky sarkofag ndoshet nė Muzeun Arkeologjik tė Stambollit. Stili i reliefeve tė sarkofagut ėshtė njė rrėfim skulpturor i mitit. Aty janė tė gjitha skenat tė bėra nė dy nivele nė sipėrfaqet vertikale tė jashtme tė sarkofagut. Tė du anėt e sarkofagut mbyllen me fytyra skulpturore tė vėllezėrve Diskurė, Kastorit dhe Poluksit. Kjo tregon se kulti i Meleagrit nė Dyrrah sinkronizohet me kultin e Dioskurėve. Ky sarkofag ka qenė pėr njė person historik shumė tė rėndėsishėm pėr qytetin. Kemi pėrballė njė ēėshtje shkencore. Kulti i Meleagrit i njehsuar me fitoren ushtarake tė mbretit Monun (derri i Kalidonit paraqitet si njė qenie e konsumuar, vetėm me anė tė nofullės) qė nė shek IV para Krishtit, vijon pėr gati 6 shekuj, deri kur sarkofagu qė pėrmenda mė sipėr paraqitet si njė kryevepėr skulpturore e mitit. Kjo do tė thotė qė asgjė nuk ėshtė harruar. Kjo do tė thotė qė nė epokėn romake ringjallen dhe funksionojnė metaforikisht mitet e epokės helenistike. Mbreti Monun ėshtė njė figurė historike pėr tė cilin mėsojmė se ka ekzistuar vetėm prej monedhave tė tij. Ky mbret i madh dhe i ditur na ka lėnė dhe njė dėshmi arkeologjike tė pazakontė. Ėshtė gjetur pėrkrenarja e tij e tipit maqedon qė ka gjithashtu mbishkrimin identifikues “Bazileos Monunio”. As kjo nuk ėshtė e rastėsishme. Duhen parė rrethanat historike kur Monuni i taulantėve e fuqizoi pushtetin e tij. Ėshtė shumė interesante qė tė pėrcaktojmė lidhjet mbretėrore tė Monunit me dy mbretėr tė tjerė ilirė, Glaukian dhe Klitin. Ky ėshtė subjekti i njė studimi tė mėvehtėshėm. Mbreti Monun e shpreh historinė e tij ndėrmjet simboleve tė mitit tė Meleagrit, por nė kontekstin e njė interpretimi metaforik dhe logjik tė botės ilire. Po pse vallė Monuni e pėrdori mitin e Meleagrit? Arsyet janė tė shumta. Sė pari, Monuni e ka shtėnė nė dorė qytetin e Dyrrahut forcėrisht, pra duhet tė ketė zhvilluar njė betejė, ka qenė mė superior ushtarakisht sesa mbrojtėsit e qytetit. Kėtė akt beteje e ka shprehur alegorikisht me gjuetinė e derrit tė egėr tė Kalidonit. Nė kėtė rast nofulla e derrit tė egėr pėrfaqėson fitoren e Monunit. Sė dyti, nė kėtė formė mitike Monuni ka dashur tė shprehė si personazh historik ilir edhe mėnyrėn e kultizimit tė vetvetes, tė krahasueshėm me heroin Meleagėr. Kjo mėnyrė ka funksionuar shumė nė epokėn helenistike. Kėshtu Aleksandri i Madh u identifikua me hyun Zeusin Amon. Ėshtė krejt e natyrshme qė Monuni tė njehsohej me Meleagrin, ndoshta dhe pėr faktin qė tė dy emrat fillonin me tė njėjtėn germė “M”. Sė treti, mund tė them se nofulla e derrit tė egėr mund tė shikohet dhe nė njė simbolikė tjetėr. Nėse kolonėt helenė tė Dyrrahut e kanė kundėrshtuar mbretin ilir duke e konsideruar si njė qenie barbare, mentalitet ky shumė i pėrhapur nė atė kohė, qė kėrcėnonte pozitėn ekonomike dhe kulturore tė Dyrahut njėsoj si derri i egėr i dėrguar nga hyjnesha Artemisa pėr tė shkatėrruar fushat e Kalidonit, atėherė njė gjė e tillė i pėrshtatej vetė kuptimit dhe mbiquajtjes politike sė mbretit Monun. Mundet qė ta kenė quajtur rrezikshmėrinė e Monunit si atė tė derrit tė Kalidonit. Pra, kur Monuni e pushtoi Dyrrahun, ai vendosi si heraldikė triumfuese pikėrisht nofullėn e derrit tė egėr mbi simbolin e mėparshėm tė monedhės me lopė dhe viē. Njė alternativė e tillė shpjegimi ėshtė plotėsisht e mundshme. Kjo do tė pėrbėnte njė invers tė vetė mitit tė Meleagrit. Kėto janė dy shpjegimet e hapura pėr diskutim. Por jemi gjithmonė nė fushėn e mitologjisė. Nė faqen e mbrapme tė monedhave bėhet fjalė pėr simbole ende tė pazbėrthyera. Disa dijetarė thonė qė zbukurimet gjeometrike brenda kornizės pėrfaqėsojnė Kopshtin e Alkinoit, kurse disa tė tjerė dy yje, qė lidhen me heronjtė binjakė Dioskurė. Kėtyre miteve u duhet shtuar edhe miti i kryehershėm i themelimit legjendar tė Dyrrahut prej heroit Herkul. Skalitja e armėve tė Herkulit flet pėr kėtė. Kurse figura e zogut Kurillė mbetet ende e pashpjegueshme. Nė monedhat e Monunit gjejmė historinė e tij tė pashkruar, triumfin e tij shtetėror, novacionin qė pėr herė tė parė njė mbret ilir pret monedha autonome si dhe njė gjuhė figurative tė pasur dhe plot imagjinatė tė strukturave tė disa miteve tė mėdha antike.

    Figura.Monedhe e argjendit e mbretit ilir Monun
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  13. #93
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anėtarėsuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123


    Monedh Etrure eshte interesant emri i shpendit i germezuar anash ne monet eshte i ngjajshem me emrin e sotem te skifterit .
    .

  14. #94
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Drahmi e vitit 360-345. Rs: [DA]MASTIN[W]N (damastion)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  15. #95
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Zbulime arkeologjike nė Veliko Tėrnovo(bullgari)
    vazhdim tė shekujve janė ruajtur nė tempull. Nė nekropolin rreth deri tani janė zbuluar 200 varrime. Nė to janė gjetur 840 monedha, 24 unaza tė argjendta dhe 7 tė arta, 20 vathė tė argjendtė dhe 10 tė arGjatė gėrmimeve tė tanishme u gjetėn 7 monedha tė arta bizantine tė prera nė kohėn tė, afro 200 kopsa veshjesh, enė qeramike. U gjetėn dhe korniza tė argjendta dhe tokėza pėr libra
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 05-12-2010 mė 06:41

  16. #96
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anėtarėsuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga XH.GASHI : 05-12-2010 mė 08:06

  17. #97
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anėtarėsuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123


    Monedh shume e vjeter .

  18. #98
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Me rastin e fillimit tė sezonit tė gėrmimeve arkeologjike qė zhvillohen nė kuadėr tė projektit :”Risinium-prijestonica kraljice Teute”(Risiniumi-selia e mbretėreshės Teutė) tė cilin tash e 11 vjet e realizojnė bashkėrisht arkeologėt malazias dhe ata polak, nė Risan tė Bokės sė Kotorit nė Mal tė Zi , nė lokalitetin Carine u zbulua thesari i monedhave ilire i nė njė enė prej balte tė pjekur.
    Nė enė janė gjetur mbi 4600(katėr mijė e gjashtėqind) monedha me legjenda(mbishkrime) qė tregojnė qė i kishte prerė mbreti ilir Balaj ose Balej(gr.Balaios).Monedhat i pėrkasin periudhės ilire dhe datohen nė shekujt III-II para erės sonė kur Risiniumi antik ishte seli mbretėrore nė kulm tė zhvillimit ekonomik

    http://www.google.com/imgres?imgurl=...1t:429,r:0,s:0
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  19. #99
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Monedha te mbretit Maqidon,Ilire dhe Anatolian me pamje te kapelave se njejte.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 06-12-2010 mė 10:37

  20. #100
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    1.Monedhe e bronzite e Shkodres me koke te Zeusit me anije ilire me shkrime Skodrinon te viti II parae.son.

    2.Monedhe mbretit Ilir Balaj(Balajosa)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

Faqja 5 prej 18 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  2. A mund tė deshifroni kėto skica tė vjetra?
    Nga nikas nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 06-04-2007, 09:49
  3. 7 dorėshkrimet mė tė vjetra nė botė tė Besėlidhjes sė Re !
    Nga Lexuesja nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-04-2005, 04:35
  4. Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 24-01-2005, 13:16
  5. Implikimi i pushtetareve ne krimin e organizuar
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-08-2002, 04:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •