Close
Faqja 13 prej 18 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 260 prej 349
  1. #241
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Monedha te Perandorit IliR Justiniant I
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar fegi pėr postimin:

    benigj (25-02-2017)

  3. #242
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Plaqkitesit banda Libiane vodhi nje koleksion teper te qmuar prej ari,monedha argjendi qe besohet i perkete kohese se Aleksandrit te Madhe.
    perbane mese 7.700 monedha te ndryshme.Vlera e sendeve te vjedhura esht veshtire te vlersohet, por nje monedhe te Cartagjenes(Carthage)u shite kohete e fundit ne nje ankand te Paris per me shume se 300.000 evro.
    Vjedhja esht kryer nga shpimet neper tavan,ne Banken Kombetare te Bengazi aty ndodhet dhe konsiderohet nje nga vendi me i madhe i Historise se Arkeologjis.
    Edhe pse ishte menduar fillimishit se grabitja eshte lidhur me levizjen per qlirimin e Libise nga Gadafi, tani esht qarte se grupi i ishte i organizuar dhe e dine se qfar per te vjedhur.
    Perveq Monedhave,ishin vjedhur disa objekte te tjera si figurina, qelqi bronzi dhe filidishi, dhe bizhuteri dhe medalione.
    Nje fshatar i cili u mundua te kalonte ne nje kanal porti per ne Egjipt u perpoqe ti trafikoj 503 monedha dhe nje statue ari por ende nuk eshte gjeture.
    -Nje argjendi i vjedhur
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 19-11-2011 mė 02:39

  4. #243
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Monedha nga Kreta u shit me qmime 300. 000 Evro.
    Ne Ankandin e mbajtur ne kete jave ne Londer.Numizmatika specialisti Morton&Eden kane arritur disa rezulltate te pabesueshme.
    Qmimi me i larte e arritur monedha nga Kreta e viteve 330-270 pes.
    Me pamjen e perparme tregon nje dashnore njeri e qujatura Evropa te Perendis Zeuse, gjysme lakuriqe e kthyer kah druri me trashesi ne forme te kokes se demit.Me doren e djathte mbane nje vel mbi koken e tij,ndersa ne krahun e majte mbane shqiponje me krahe te zgjeruar.
    Ana tjeter e monedhes shihet paraqet Demin(ose lop nuke shihet mir por supozojme sipase kultures sadopake eshte dem)e cila e ka kthyer koken per ti larguar insektet, jane te njohura tri monedha te Goryne, por njera nga keto eshe me e mira e cila paraqet Evropen dhe Zeusin si dy simbole te ndryshme,shqiponjen dhe demi.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 19-11-2011 mė 07:46

  5. #244
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Arkeologet izraelite kane thene te merkuren se kane zbuluar monedha antike, te cilat permbysin besimet e kahershme rreth origjines se Murit Perendimor te Jerusalemit, njerit prej vendeve me te shenjta te judaizmit.
    Per shekuj me radhe, shumica menduan se muri ishte ndertuar nga Mbreti Herod - po ashtu famekeq, bazuar ne traditat e krishtera, per perpjekjet e tij te ndjekjes se Jezusit foshnje, sipas rrefimit origjinal te Krishtlindjeve. Por arkeologet tani thone se i kane gjetur monedhat te “varrosura” nen themelet e murit, te ngritur 20 vjet pas vdekjes se Mbretit Herod ne shekullin IV para Krishtit, duke deshmuar keshtu se struktura ishte perfunduar nga trashegimtaret e tij.

    Me gjersisht Linku.http://www.archaeologydaily.com/news...Jerusalem.html

    http://www.archaeologydaily.com/news...ple-walls.html
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 25-11-2011 mė 03:01

  6. #245
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    1.Monedhe romake e Perendeshes romake Junes
    .http://img703.imageshack.us/img703/710/mondheejunes.jpg
    Juno (shqiptimi Latin: [Ju nuk ː ː] ) ėshtė njė perėndeshė e lashtė romake , mbrojtės dhe kėshilltar tė veēantė tė shtetit. Ajo ėshtė njė vajzė e Saturni dhe motra (por edhe gruaja) e zotit Jupiteri dhe nėnėn e Marsit dhe Vulcanit . Juno eshte pėrkujdesure per gratė e Romės. [1] ekuivalenti i saj ėshtė Hera greke
    Nė kreun e panteonin e hershme romake ishin treshe Jupiteri, Marsi, dhe Quirinus (priftėrinjtė tre tė cilit, ose flamens, ishin tė rendit mė tė lartė), dhe Janus dhe Vesta. Kėto perėndi nė kohėt e hershme kishte individualitet pak, dhe historitė e tyre personale mungonte martesat dhe genealogies.
    2.Monedhe romake
    Roman Republic JUNO VIRGIN TEST 64BC
    3.Monedhe e Vatikanit te vitit 1963 me Pamje te Junes
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  7. #246
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Monedha te fisit Deron-i ne Paeoni
    mese 25 monedha argjendi jane gjetur ne Vranje
    njera nga monedhat shifet nje kalorse mbi kale dhe nje shtaze e vogel(dhelper ose qene)ne anen tjeter gjindet emri Aleksander
    Monedhė, e cila ndryshonte nga tė tjerėt, nė sajė tė mbishkrim nė tė kundėrt ėshtė shumė mė e lehtė te indetifikohet si monedhe e Alexander I (495-452 pes), sundimtari i Maqedonisė sė lashtė.
    Rreth fisit Deron din shumė pak. Ekspertėt qė merren me kėto ēėshtje kanė mendime kontradiktore mbi pėrkatėsinė etnike dhe territorin qė ata kane banuara
    Per keto monedha shumė pak jane pajtimit - se kėto para u riformuar nė fund tė shek.VI dhe fillimin e shekullit V pes. Nėse marrim parasysh faktin se para , nė pėrgjithėsi, sė pari u shfaq nė gjysmėn e parė tė shek shtatė nė Lidia, dhe disa qytete Jon, atėherė monedhat e fisit Deron kėto para i pėrkasin monedhės mė tė vjetra nė botė.Perendia e sherimit te Maqidonasit ishte Daron.
    Mendimet rrethe prejardhjes se Fist Deron Derrones (ΔΕΡΡΟΝΙΚΟΝ) ne Paeoni
    specialist Greke thojne jane maqidonas te lashte.
    Bugaret thojne jane fise Thrake
    Me gjersisht Linku.http://www.sgi.co.rs/html/004/00412.html

    http://img46.imageshack.us/img46/8313/deroni6789.jpg
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 26-11-2011 mė 16:01

  8. #247
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    500 monedhat e Hoxharės, ēmimi sot?!Nga studimi numizmatik rezulton se ky thesar ėshtė me monedha republikane, pra romak, ndėr tė cilat mė e vjetra i takon vitit 199 p.e.r, kurse mė e reja vitit 111 po p.e.r. Pra, ka mundėsi qė ky tė jetė viti i fshehjes. Zakonisht, thesaret fshiheshin nė kohė turbullirash. Atėherė nuk kishte banka dhe ruajtja mė e mirė, qoftė edhe nga dajaku, ishte nėntoka, nuk kishte mundėsi tjetėr. Mirėpo burimet antike tė asaj kohe nuk pėrmendin ngjarje tė tilla, qė do tė detyronin pronarėt tė fshihnin pasuritė. Tjetėr duhet tė ketė qenė arsyeja. Mirėpo, ēfarė? Njė variant tė kujdesshėm e jep numizmatja Shpresa Gjongecaj, qė edhe e studioi historikisht thesarin

    Historia e thesarit tė Hoxharės: Zbulimi

    Vetė emri tregon origjinėn. Historia e zbulimit tė kėtij thesari ėshtė njė shembull i pėrsosur i rastėsisė. Ndodhi nė vitin 1979. Nė njė variant e tregojnė kėshtu.

    Dy djem nga Hoxhara, nė mos gaboj nxėnės tė klasės sė shtatė, si shpėtuan nga telashet e mėsimit, po ktheheshin nga shkolla nė shtėpi. Rrugės qėndruan dhe u ulėn pėr kot nė dheun e hedhur tė kanalit vaditės "Naum Panxhi" qė kalonte aty. Filloi biseda djaloshare, pa temė. Nganjėherė bėhet mė e kėndshme kur shoqėrohet me veprime tė kota, qė, me sa duket, shfrejnė energjitė. Ata morėn nga dheu gurė tė vegjėl dhe filluan tė gjuanin nė faqen pėrballė, ndonja pesė metra larg. Pastaj gjetėn njė shenjė, njė copė qeramike tė pėrkulur si bark ene. Nė ato anė njerėzit janė mėsuar me qeramika tė shpėrndara, thėrrime tė mbetura nga Apolonia dhe nuk u bėjnė fare pėrshtypje. Filluan ta gjuanin. Gjuaj e gjuaj dhe ja qė njė gur goditi qeramikėn. Ajo u thye. Nga vendi i thyer, si nga njė rezervuar i ēarė, u derdhėn menjėherė e ranė nė ujė monedha tė shumta argjendi. Fati, se ndoshta me kohė mund tė kishin pėrfunduar nė rrjedhėn e kanalit dhe tė ishin zhdukur pėrgjithmonė. Nė ato kohėra nuk mendonte njeri pėr tė parė anash tinėzisht e tė fuste nė xhepa pasurinė e papritur. Ata i mblodhėn monedhat dhe i dorėzuan nė Apoloni. Gjesti pasuroi arkeologjinė. Po atė ditė arkeologėt shkuan nė bregun e kanalit pėr tė shqyrtuar gjendjen e pėr tė mbledhur tė mbeturat. U bėnė 562 copė. Pesėdhjetė metra mė tej ishin themelet e njė ndėrtese. Po ēfarė? Nuk u pėrcaktua dot kurrė.

    Me sa duket, edhe kujtesa, edhe pėrshkrimet e ngjarjeve janė si ameba, ato ndryshojnė formė. Disa ditė mė parė, mėsova njė variant disi mė ndryshe. Ata ishin pesė apo gjashtė kalamaj qė po laheshin nė kanalin vaditės, tė bollshėm me ujė. Befas vunė re nė skarpatin e gėrryer nga rrjedha njė enė qeramike. E morėn, e panė tė mbushur me baltė, por nuk po e zbraznin dot. Atėherė e thyen duke e pėrplasur nė njė gur. Ranė monedhat. Disa i mori rrjedha. Tė tjerat u dorėzuan apo pėrfunduan nėpėr shtėpi. Mbas ngjarjes ishin arkeologėt ata qė mblodhėn sa mundėn, duke kėrkuar edhe nėpėr familjet aty.

    Restaurimi

    Nė vitin 1988, monedhat i sollėn nė laboratorin tonė pėr t'i restauruar. Ē"tė shikoje! Vetėm njė pjesė e tyre mund tė dalloheshin. Tė tjerat ishin njė masė korrozioni, balte e smėrēi, njė konglomerat amorf, pelerinė qė pėshtillte e ruante si edhe thesarin, njė sekret tė lashtė monetar.

    Analizat me rreze X qė u bėnė nė Institutin e Fizikės Bėrthamore, treguan se masa kryesore e prishjes ishte bromuri i argjendit. Ajo zonė e Apolonisė ka shumė brom. Ky brom ėshtė belaja mė e madhe pėr argjendaritė e zbuluara pėrreth Apolonisė. Kur gjen kondita tė pėrshtatshme, u bėn hatanė objekteve. Kėshtu kishte ndodhur edhe nė kėtė rast. Dhe hajde e hiqe, se ėshtė tepėr i qėndrueshėm kimikisht! Ēfarė nuk pėrdorėm! Si pėrfundim, zbatuam njė metodė qė ėshtė pėrdorur nė Australi pėr restaurimin e njė thesari gjigand tė gjetur nė njė anije tė mbytur.

    Puna zgjati pesė muaj. I gjithė qėllimi ishte qė tė rikthenim nė argjend atė pjesė qė ishte korroduar. Ia arritėm, megjithėse jo shumė i fortė, por mė tepėr si njė masė e shkrifėt qė ruante shenjat dalluese tė monedhės.

    Enigma mbetet enigmė

    Tek vrojtonim sipėrfaqen e monedhave nė stereo-mikroskop, nė njėrėn prej tyre gjetėm tė gėrvishtur fjalėn ΦIΛI. ΦIΛI? Ka qenė zakon qė pronarėt e thesarit tė shkruanin emrin e tyre nė njė monedhė. Pra, ΦΙΛΙ ishte pronari. Gati dy kilogramė argjend! Dhe kur ėshtė nė formė monedhash, ka mė shumė vlerė! Kush ishte ky dhe kur u fsheh thesari? Pse?

    Le tė mundohemi tė hamendėsojmė, por vetėm me njė konditė: konkluzioni ynė nuk e kufizon imagjinatėn e askujt pėr tė pėrfytyruar variantin e fantazisė sė vet.

    Nga studimi numizmatik rezulton se ky thesar ėshtė me monedha republikane, pra romak, ndėr tė cilat mė e vjetra i takon vitit 199 p.e.r, kurse mė e reja vitit 111 po p.e.r. Pra, ka mundėsi qė ky tė jetė viti i fshehjes. Zakonisht thesaret fshiheshin nė kohė turbullirash. Atėherė nuk kishte banka dhe ruajtja mė e mirė, qoftė edhe nga dajaku, ishte nėntoka, nuk kishte mundėsi tjetėr. Mirėpo burimet antike tė asaj kohe nuk pėrmendin ngjarje tė tilla, qė do tė detyronin pronarėt tė fshihnin pasuritė. Tjetėr duhet tė ketė qenė arsyeja. Mirėpo, ēfarė?

    Njė variant tė kujdesshėm e jep numizmatja Shpresa Gjongecaj, e cila edhe e studioi historikisht thesarin. Po e citoj: "Siē duket, pronari i kėtij thesari mund tė ketė qenė njė tregtar ose kalimtar romak, i cili, pėr rrethana tė panjohura, ėshtė detyruar ta fshehė atė nė tokė". (Marrė nga "Thesari i Hoxharės", Iliria 2-1990, faqe 208.).

    Po emri ΦΙΛΙ? Tė gjitha shkrimet nė monedha janė me germa latine. Atėherė, ēfarė deshi emri nė greqisht? Nga ka qenė pronari? Ishte tregtar apo grabitės? Dhe i ndjekur nga tė vjedhurit u detyrua ta fuste nė njė qyp thesarin e ta groposte pesėdhjetė metra larg asaj shtėpisė ku ai mund tė ketė bujtur? Kjo ndodhi plot 2111 vjet mė parė. Pastaj, ai vdiq ose e vranė dhe si tė gjithė pronarėt e thesareve tė fshehura nė tokė, nuk arriti ta gėzonte atė. Kjo po, ėshtė fare e sigurt.

    Vlera historike e thesarit

    Ndonėse thesari pėrbėhet nga 562 monedha, u studiuan vetėm 552. Dhjetė prej tyre ishin kaq tė dėmtuara, sa nuk lexoheshin dot. Dy monedha ishin subarate, pra tė lara me argjend, njėra pėrzierje argjend-bakėr, kurse tė gjitha tė tjerat prej argjendi tė pastėr.

    "Tė gjitha monedhat, - shkruan Shpresa Gjongecaj, - janė tė tipit denar. Pjesa mė e madhe e denarėve romakė tė kėtij thesari janė prerė nė punishten shtetėrore tė Romės (543 copė), ndėrsa 8 copė janė prerė nė punishten e kolonisė romake Narbo. Tė gjitha monedhat e kėsaj punishteje pėrfaqėsojnė denarėt serrati, prerjet mė tė hershme tė tė cilave janė tė lidhura me aktivitetin monetar tė saj".

    Na duhet tė japim disa shpjegime. Narbo ka qenė njė koloni romake nė Azi. Denarėt kanė qenė monedhat romake. Denarėt serrate kanė qenė paret tė zbukuruara anash me dhėmbėza.

    Nė lashtėsi ka qenė rregull qė nė monedha tė shkruhej edhe emri i nėpunėsit tė ngarkuar me kontrollin monetar. Pra, ishte si tė thuash pak a shumė njėlloj si guvernatori i bankės sot. Mirėpo jo gjithmonė ndodhte kėshtu. Nė thesarin e Hoxharės ka 36 copė monedha pa emėr nėpunėsi e nė tė tilla raste ato quhen anonime, megjithėse tė njėkohshme me ato tė tjerat.

    Konceptimi i monedhave ėshtė bazuar nė mitologjinė greke apo nė transformimet e saj nė variantin romak. Mė poshtė do tė jepen disa hollėsi tė shenjave tė monedhave, tė domosdoshme pėr studimin numizmatik, por me siguri tė mėrzitshme pėr lexuesin e zakonshėm, i cili mund tė lėrė pa lexuar tė dy paragrafėt e mėposhtėm.

    Nė faqen e 446 monedhave dallohet koka e Romės, e stampuar shumė bukur; gjashtė raste tė tjera paraqesin kokėn e Janusit ose Zeusi, sipas mitologjisė greke, tė Herkulit ose Herakliu, sipas mitologjisė greke, tė Apolonit, tė njė tė riu dhe nė dy copė atė tė Marsit.

    Nė shpinė dallohen herė-herė vėllezėrit dioskurė, Kastori dhe Poluksi, pra vėllezėrit e Helenės dhe Klitemnestrės; Diana, sinonimi romak i Demetrės greke; Viktoria romake ose Nikea greke e hipur nė karrocė tė tėrhequr nga kuajt, me palmėn nė njėrėn dorė dhe me frerin nė tjetrėn; Jupiteri, nė kuadrigė, kuadriga ėshtė karroca me katėr rrota, tė tėrhequr nga katėr kuaj, me skeptrin nė njėrėn dorė dhe kamxhikun nė tjetrėn; Juna e ideuar nė bazė tė Herės, nė karrocėn e saj tė tėrhequr nga katėr kuaj, me kurorėn e fitores dhe skeptrin; Luna, Hėna, me bigė, qė ėshtė karrocė me dy rrota; Juna Caprotina; Marsi me kuadrigė; ujkonja e famshme romake, duke ushqyer binjakėt; Apoloni nė kuadrigė me harkun dhe shigjetėn; Perėndia e Diellit me kurorėn e rrezeve me kamxhik nė njėrėn dorė dhe frerin e kuajve nė tjetrėn (perėndia e diellit dilte nė lindje me njė karrocė tė artė); ndonjė kolonė spirale me statujė mbi tė, herė-herė zbukuruar me luanė ose kambana; mburoja maqedonase; skena e pėrleshjes sė dy kalorėsve me shpatė e me heshtė; Libertas, Liria, e kurorėzuar nga Viktoria, Fitorja; Roma nė kėmbė, qė mban njė skeptėr nė dorė, duke i vėnė kurorė trofesė sė armatosur me mburojė e trumbetė galike; njė djalosh lakuriq i hipur nė kuadrigė e qė hedh heshtėn; njė kalorės qė vrapon, duke mbajtur nė njėrėn dorė njė shpatė dhe nė tjetrėn kokėn e njė barbari; pėrleshje gladiatorėsh; skemė votimi; skulpturė kalorsiake etj. Nuk mungojnė variante nė nėngrupet e ndryshme.

    Duke e mbyllur kėtė pjesė tė shkrimit pėr vlerėn historike do tė ishte e domosdoshme tė citojmė edhe njė herė numizmaten Shpresa Gjongecaj:

    "Thesari i Hoxharės i pėrbėrė nga monedha republikane romake, pa asnjė drahme ilire, ėshtė njė zbulim i rrallė nė territorin tonė ose, siē mund tė thuhet, njė ratėsi. Rreth viteve 100 p.e.r, kur ka shumė tė ngjarė tė jetė fshehur thesari, drahma ilire kishte fituar njė rėndėsi tė madhe nė qarkullimin monetar jo vetėm nė tregun e brendshėm, por edhe nė pjesėn veriore dhe lindore tė Ballkanit. Pėr kėtė arsye mendojmė se ky thesar nuk pasqyron nė mėnyrė reale qarkullimin monetar nė vend nė kėtė kohė, pėrderisa nė tė mungojnė monedhat e prera nga punishtet e Dyrrahut e tė Apolonisė nė afėrsi tė sė cilės ėshtė gjetur ky thesar". Drahmet janė paret.

    Disa pyetje kureshtare

    E para: A ėshtė vjedhur gjė? Kjo merr pėrgjigjen: Absolutisht jo!

    E dyta: Si ruhet? Pėrgjigjja: Shumė mirė. Secila monedhė ėshtė fotografuar, inventarizuar, regjistruar dhe tė gjitha pastaj janė vendosur nė tabaka plastike me foleza pelushi, ku nė secilėn folezė ėshtė vendosur njė monedhė. Tabakatė janė futur nė kasaforta hekuri tė trashė nė mjedise tė mbyllura me dyer tė blinduara e qė vėzhgohen pa pushim nga kamera tė lidhura me policinė. Jashtė rrinė rojat.

    E treta: sa kushton ky thesar? Natyrisht qė vlerėn mė reale tė momentit e jep ankandi. Megjithatė, mund ta japim njė ēmim tė pėrafėrt: jo mė pak se 3000000 lekė.
    linku .http://www.google.se/url?sa=t&rct=j&...F2zir8x6wxnajQ
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 28-11-2011 mė 04:01

  9. #248
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    http://img851.imageshack.us/img851/2...1111218591.jpg


    Ēfarė pėshpėritin monedhat e vjetra nėpėr trojet bullgare

    Me 40 000 monumentet e saj arkeologjike Bullgaria ėshtė ndėr vendet mė tė pasura me trashėgimi tė vlefshme kulturore nė Evropė, pohon studimi i UNESCO-s, i bėrė gjatė gjysmės sė dytė tė shekullit tė kaluar. Qė atėherė thellėsitė e tokės vazhdojnė tė na befasojnė me zbulime tė reja.

    Le tė rikujtojmė se nė trojet bullgare ėshtė zbuluar ari i pėrpunuar mė i vjetėr nė botė – nė nekropolin e Varnės nga mijėvjeēari i pestė para Krishtit. Prapė nė Bullgari arkeologėt gjetėn thesaret mė tė pasura tė enėve tė arta tė pėrpunuara nga trakėt – fiset mė tė hershme qė kanė populluar tokat tona. Nė territorin tonė ėshtė gjetur dhe thesari mė i madh prej monedhash – thesari i Devnjės. Pėr shkak tė gjendjes sė tyre specifike nė udhėkryqin midis Evropės dhe Azisė, trojet bullgare janė shumė tė pasura me monedha tė lashta jo vetėm si sasi, por gjithashtu si shumėllojshmėri e prejardhjes dhe epokave, gjatė tė cilave janė krijuar. Kėtė e tregoi pėr Radio Bullgarinė Nikolaj Markov, doktor i shkencave historike dhe bashkėpunėtor nė Muzeun Kombėtar tė Historisė. Nga ai mėsuam se monedhat mė tė hershme qė janė zbuluar nė trojet tona datohen gjysmė shekull pas fillimit tė prerjes sė monedhave nė botė, djepi i sė cilės konsiderohet Lidia e lashtė, sot nė Turqinė lindore. Nga monedhat, nga pėrbėrja e tyre dhe imazhet mbi to mėsojmė shumė pėr marrėdhėniet ekonomike dhe sociale nė shoqėri tė ndryshme historike. Monedhat e para janė bėrė nga aliazhi i natyrshėm i arit dhe argjendit. Dy metalet fisnike u bėnė baza e prerjes sė monedhave. “Nė Bullgari nuk janė gjetur monedha nga epoka mė e hershme e prerjes sė monedhave nė Lidi, por janė gjetur disa monedha nga fillimi i shekullit VI para Krishtit” – saktėson dr. Markov.

    Nė trojet tona gjenden shumė monedha trake. Mbi to janė pikturuar portretet e mbretėrve tė epokės pėrkatėse. “Monedhat trake japin mundėsi tė shohim portrete reale, thotė dr. Markov. – Mbi monedhat e atėhershme greke nuk ka portrete. Shkaku ėshtė vendi i veēantė i mbretėrve trakė nė shoqėri. Nė fakt mbreti ishte njė qenie nė kufirin midis hyjnive dhe njerėzve. Ai ishte gjysmė hyjni. Ndoshta ky ėshtė shkaku qė mbi dhjetėra emisione monedhash tė shfaqen portretet e mbretėrve trakė.”

    Nga monedhat mėsojmė se falsifikuesit e parė u shfaqėn qysh nė agimin e prerjes sė monedhave. Nė Ballkan janė gjetur mjaft emisione tė tilla. “Njė shembull janė emisionet e monedhave tė keltėve, rrėfen dr. Nikolaj Markov. – Kėto fise gjermane erdhėn nė Ballkan nė fillim tė shekullit III para Krishtit. Sipas njė teorie, fisi i serdėve, tė cilėt ia dhanė emrin qytetit Serdika, kryeqyteti i sotėm Sofje, ishin me prejardhje kelte. Keltėt imitonin monedhat e Aleksandrit tė Maqedonisė. Imitacionet ishin mė tė lehta dhe me imazhe primitive. Por me sa duket kėto monedha tė falsifikuara qarkullonin, sepse nuk janė tė rralla fare. Ėshtė e mundur qė njė pjesė prej tyre tė jenė punuar nė trojet bullgare.”

    Por zbulimet mė tė pasura tė monedhave nė territorin bullgar janė nga koha e Perandorisė Romake. “Natyrisht nga kjo epokė kemi mė shumė monedha. Veēanėrisht nga koha e inkursioneve tė barbarėve, kur njerėzit filluan tė fshihnin pasuritė e tyre – shpjegon historiani Nikolaj Markov. Nėn presionin e sulmeve barbare fshihja e monedhave pėrsėritej shumė herė, nė vazhdim tė disa shekujve. Si rezultat nga mesi i shekullit III deri nė shekullin VII kemi gjetur shumė thesare prej monedhash. Thesari mė i madh ėshtė ai i Devnjės, i cili u gjet gjatė vitit 1934. Bėhet fjalė pėr dy enė tė mėdha prej deltine – njėra ishte plot me monedha, tjetra deri nė tri tė katėrta tė vėllimit tė saj. Sasia e monedhave ėshtė kaq e madhe sa deri mė sot nuk dihet numri i tyre i saktė. Disa prej tyre u vodhėn, por shumica ruhen nė fondin e Muzeut Arkeologjik nė Sofje. Ka njė hipotezė se kjo ėshtė njė arkė e ushtrisė romake. Ajo ėshtė e pranueshme nga pikėpamja e karakterit tė kėtij thesari – qindra mijė monedha tė argjendta.”


    Thesaret familjare ishin me monedha tė arta mė tė shtrenjta, dhe jo tė argjendta, sepse kėshtu ishin mė kompakte. Njė periudhė interesante ėshtė Mesjeta e hershme nė Bullgari – nga kjo periudhė nuk janė zbuluar shumė monedha, sepse pagimi me para nuk ishte shumė i zhvilluar. Pėr kėtė shkak, kur nė vitin 1018 Bullgaria u pushtua nga Bizanti, perandori Vasilij II urdhėroi qė tatimet tė mblidheshin jo me para, kurse nė natyrė. Monedhat e para, pėr tė cilat mund tė pohohet me siguri se janė bullgare, janė monedhat e mbretit Ivan Asen, d.m.th. nga gjyma e parė e shekullit XIII. Mbi monedhat mesjetare vihej imazhi i mbretit pėrkatės, por kėto imazhe nuk janė portrete, kurse mė tepėr shenja simbolike tė pushtetit.

    “Mė shumė kėrkohej skematizmi i imazhit dhe jo individualizimi i portretit – shpjegon historiani Nikolaj Markov. – Mbi tė gjitha monedhat mund tė shohim mbretin bullgar me tė gjitha shenjat e pushtetit – kurorė, skeptėr e kėshtu me radhė. Rreth imazhit tė mbretit shkruhej emri i tij.”

    Nga kohėt e lashta deri nė Mesjetė imazhi i sunduesit pėrkatės mbi monedhė ishte njė garanci pėr autenticitetin e shenjės monetare. Shumė tė pasura janė zbulimet e monedhave nga koha e Perandorisė Osmane. Kjo periudhė karakterizohet dhe me shumėllojshmėrinė e monedhave, sepse atėherė qarkullonin ēfarėdolloj monedhash nga tėrė bota. Kėshtu arkeologėt bullgarė jo njė herė kanė gjetur dhe monedha nga Bota e Re – Peruja, Meksika.

    Pėrgatiti nė shqip: Ekaterina Tarpomanova
    Fotografi: Veneta Pavllova
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 28-11-2011 mė 04:19

  10. #249
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Mbi monedhėn e dikurshme turke, tė quajtur akēe ose asprė.
    Akēe ishte njėsia monetare mė e vogėl e perandorisė osmane, pėr disa shekuj. Monedha nė fjalė ishte e vogėl dhe prej argjendi. Ajo filloi tė qarkullojė aty nga viti 1328, gjatė sundimit tė sulltanit Orhani (1326-1359) dhe vazhdoi deri nė fund tė shek. 17-tė.
    Cilėsia dhe vlera e akēes ka ndryshuar gjatė kohėve. Nė shek. 17 ajo ra tėrėsisht si pėr nga cilėsia ashtu dhe pėr nga vlera e saj. Konkretisht: nė vitin 1431 njė dukat i Venedikut vlente 35 akēe, mė 1510 vlente 54 akēe, mė 1590 vlente 120 akēe. Nė kohėn e Sulltan Ibrahimit (1640-1648) akēes i ra vlera edhe mė tepėr, kėshtu njė grosh vlente 125, kurse njė dukat 250 akēe. Nė Evropė akēeja njihet me emrin aspra ose aspėr nga gr. aspro = e bardhė, (po ashtu, turq. akēe, nga turq. ak “i bardhė” + sufiksin e turq. -ēe).
    Pėr nga ana cilėsore akēeja pati kėto ndryshime. Pesha e saj fillimisht (1326 – 1431) ishte stabėl, pra 1,15 – 120 gr. argjėnd, nė kohėn e sulltan Muhametit tė 2-tė, deri mė 1481, u zhvlerėsua dhe pesha e njė akēeje ish, 0.75 gr. argjėnd. Mė 1580 pesha e saj arriti nė 0.3 gr. ndėrsa mė 1624 njė akēe peshonte 0.13 gr. pra nėntė herė mė pak se nė ēastet kur ajo qarkulloi pėr herė tė parė.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  11. #250
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Monedha e parė qė pėrmban emrin ALBANIA

    Bajram PeĒi

    Eshtė prerje e Republikės sė Venedikut, e pėrdorur nė shekullin XVII e XVIII. Monedha, aliazh bakri, me diametėr 28 mm, nė njė anė tė saj ka tė shkruar DALMA. ET ALBAN. Nė anėn tjetėr SAN.MARC.VEN. Pra, kemi tė bėjmė me monedha veneciane qė pėrdoreshin nė gjerdanin e qyteteve tė bregut lindor tė Adriatikut, disa prej tyre nėn pushtimin turk, por nėn pushtetin tregtar tė Republikės sė Venedikut, si portet e lira dalmatine Spalato, Raguza, Kotorr dhe ato shqiptare si Ulqin, Shkodėr, Durrės,. Prerjet e monedhave Venedikase me emėrtimin Dalmaci-Albania, pėrdorim kanė patur sidomos nė territorin qė Republika e quante "Shqipėria Venedikase", me tė cilėn identifikonte rajonin e Grykave tė Kotorrit, rajon i cili u kishte shpėtuar kufizimeve venedikase pėr lundrimin, sepse aty ajo merrte njė numur tė madh detarėsh, kapitenėsh dhe armatorėsh. Sulltani e kishte detyruar Republikėn qė tė paguante njė haraē prej 300.000 dukatash ari nė vit, pėr tė ruajtur e zhvilluar veprimtarinė nė vendet jetėsore tė bregdetit Adriatik. Tė nesėrmen e betejės sė Lepantos, nė 1573-shin, nga Venediku dhe sulltani Selim II u nėnshkrua traktati i paqes, ku parashikohej lėvizja e tregtia e lirė. Shqiptarėt janė tė vendosur nė pika kyēe tė detarisė e tė tregtisė. Nė historinė Dalmate, burimet Raguziane pohojnė se nė vitin 1423, Grykat e Kotorrit tė Epėrm zotroheshin nga Shqiptarėt. Qyteti i Raguzės popullohej nga njė shumicė banorėsh me origjinė sllave,Shqiptare e Italiane(Borgo Erizzo- Arbanasi). Nė vitin 1716, Venediku, me pėrjashtim tė Raguzės, mban tė pushtuar tėrė bregun Dalmat. Republika i kontrollon emėtimet e monedhave nėpėrmjet bankave qė ka themeluar, Banka e Rialtos dhe Banka Giro. Njėra nga kėto dy banka ka prerė monedhat, pėr pėrdorim nė territoret e Dalmacisė e Albanisė, e qarkulluar deri nė fund tė dominium maris. Monedhat, ku pėr herė tė parė shfaqet emri perėndimor i vėndit tonė, njihet nga 6 dekrete tė Senatit tė Venedikut pėr emėtimin e monedhave DALMACIA Et ALBANIA.Mė 1626, monedha bakri 1 Sold dhe 6 Bagatini; mė 1684, monedha bakri 2 Soldi; mė 1687 monedha argjendi me vlerė 4 e 8 Soldi dhe 20 Lireta; mė 1724 dhe 1796, monedha bakri 1 e 2 Soldi; mė 1700 , monedha "Luani i Argjendė", 10, 20, 40 e 80 soldi. Qarkullimi i kėtyre monedhave dhe heqja nga pėrdorimi, duhej tė merrte fund, kur Traktati i Campo Formios, nėn diktatin e ushtrive Bonapartiste, zhdukte nga harta politike njė nga republikat mė tė vjetra tė botės. Por pėrdorimi i tyre zgjati deri nė vitin 1806, kur francezėt hynė nė truallin e Republikės sė Raguzės. Tashmė kjo monedhė u pėrket koleksioneve tė numismatve Shqiptarė, Italjanė, Kroatė e Malazes.

    Nisur nga parimi se "Shteti fillon nga posta dhe Banka",ėshtė vėrtet e habitshme qė tė priten e tė qarkullojnė pėr mėse 200 vjet, monedha me emrin e vėndit tonė, i cili ndodhej nėn pushtimin turk. Veēoria e kėsaj dukurie merr formė dhe bėhet bindėse kur sheh se nė mesjetė, nga vitet pesėqind deri nė fillimet e tetėqindės Shqipėria ndahej nė tre pjesė- nė Shqipėrinė e zotruar nga venedikasit, nė Shqipėrinė e sunduar nga turqit dhe nė Shqipėrinė e sunduar nga vetė Shqiptarėt ( territore tė jugut Shqiptar, kryesisht Labėria-udhtari frėng D.Possot, 1532). Historianja dhe studiuesja e lidhjeve Shqiptaro-Venete, Luēia Nadin, nxjerr pėrfundimin se nė gjashtėqindėn ripushtimi venedikas i disa vėndeve strategjike nė bregun lindor tė Adriatikut, siē ishte kufiri Shqiptar nė Grykat e Kotorrit, i dha jetė termit gjeopolitik mbi dy shekullor, tė ashtuquajturės "Shqipėri Venedikase", si njė nga lidhjet mė tė qendrueshme tė zotėrimit tė Serenissimos.

    Shtrirja gjeografike e njohjes dhe pėrdorimit tė monedhave DALMA ET ALBAN, ka kaluar caqet e territorit pėr tė cilin ėshtė emėtuar. Njė njoftim me vlerė e sjell historiani, dr. Iljaz Rexha, qė na bėn tė ditur se nė Temėn e Dokleas, nė afėrsi tė vėndbanimit tė hershėm Gusha, janė gjetur njė sasi tė kėtyre monedhave. Afirmimi i emrit ALBAN, edhe pse nėn pushtetmbajtės tė huaj, ėshtė tejet e rėndsishme pėr vetėdijen kombėtare nė shekujt XVI-XVIII.


    Monedha dhe morali


    I pari qė zbuloi ndikimin e jashtėzakonshėm tė monedhės nė shpėrfytyrimin e moralit njerėzor dhe rendjen e tyre drejt pasurimit si qėllim nė vetvete, ishte Likurgu, ligjvėnėsi qė vuri bazat juridike tė shtetit spartan, me ndryshime tė dukshme nga ajo athinase. Plutarku, nė "Jetėt Paralele", shkruan se pėr tė zhdukur gjurmėt e pabarazisė, sė pari Likurgu hoqi nga qarkullimi tė gjitha monedhat prej ari e argjendi dhe dha urdhėr tė pėrdoreshin vetėm ato prej hekuri. Mė pas u caktoi monedhave me masė dhe peshė tė madhe njė vlerė aq tė vogėl, saqė pėr tė ruajtur njė shumė prej dhjetė minash, nevojitej njė depo e tėrė nė shtėpi dhe njė qerre pėr ta mbartur. Kjo zhduku nė Lakedemonė njė sėrė paudhėsish. Kush vallė do tė donte tė vidhte, tė pranonte mitė, tė rrėmbente e tė plaēkiste diēka, qė as fshihej dot, as tė sillte kėnaqėsi kur e kishe.

    Zhdukja nė Spartė e lakmisė pėr pasuri dhe zhdukja e vetė pasurisė monetare dhe metaleve tė ēmuara ishte njė pėrvojė qė vdiq bashkė me Likurgun e nuk u pėrsėrit mė nė historinė njėrėzore. Mbreti Agjid e rifuti monedhėn nė shoqėrinė spartane dhe sė toku me monedhėn solli lakminė e etjen pėr t\‘u pasuruar. Pėr sa kohė jetoi ligji pėr monedhėn, Sparta mė fort bėri jetėn e njė njeriu qė ushtron trupin e mendjen.


    Ari, gjithnjė e mė i dobėt


    Depozitat nė ar, argjend e platin u bėnė praktika tė njohura pėr tė gjitha shtetet, veēanėrisht pas vėnies nė qarkullim tė kartėmonedhave e letrave tė tjera me vlerė. Nga fundi i shekullit XIX kartėmonedha filloi tė zėvendėsojė monedhat e metalit, duke lėnė nė pėrdorim vetėm vlerat e vogla. Institucionet bankare thesarizuan metalet e ēmuara, me qėllim qė tė garantonin si rregull sasinė e vlerėn e kartėmonedhave nė qarkullim. Thesaret me depozita metalesh tė ēmuara garantonin sistemin botėror monetar e njėkohėsisht ekonomik.

    Ky sistem monetar filloi tė bjerė. Fuqia e re ekonomike e pas Luftės II-tė Botėrore, SHBA, arriti ta bėjė dollarin monedhė diktuese nė tregjet botėrore. Prerjet e saj nė dollar kartėmonedhė i jepnin privilegjin e zotėrimit ekonomik e bankar nė tėrė botėn. Nė kėto rrethana, Franca De Goliste, nė fillim tė viteve \‘70, filloi tė ndėrrojė nė bankėn amerikane kartėmonedhėn dollar me ekuivalentin e saj nė ar. Mė 15 gusht tė vitit 1971, presidenti i SHBA-sė, Nikson, dhe sekretari i Thesarit, Xhon Kelli, bėnė njoftimin e njėanshėm pėr sistemin monetar. Ata pezulluan konvertueshmėrinė e dollarit nė ar, duke nxjerrė si argument pėr kėtė veprim tė drejtėn e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės pėr ta vėnė interesin e tyre mbi pėrgjegjėsinė kundrejt tė tjerėve. Fuqia mė e madhe e botės dhe rrjedhimisht, garantuesja e sistemit ndėrkombėtar, me kėtė vendim trembi tė gjithė botėn, duke i hequr arit autoritetin e vlerės bazė tė ekonomisė. Nga ajo kohė, ari ėshtė zhvleftėsuar disa herė dhe parashikimet janė qė vlera e tij tė vazhdojė tė ulet.


    Thesaret e metaleve tė ēmuara dhe MONEDHAT


    Si lindi monedha. Deri nė shekullin e XII-tė para krishtit, kur shėmbet qytetėrimi mė i vjetėr i mesdheut europianevropian, mbretėria Mikenase, historianėt e lashtėsisė nuk gjejnė asnjė dėshmi tė ndonjė forme tė pagesės me ar e argjend, e as ndonjė pėrcaktim tė ekuivalencės mes mallrave e metaleve tė ēmuar. Mė pas, shoqėria antike e mesdheut Mesdheut lindor, pėrjetoi disa shndėrrime ekonomike, mė i rėndėsishėmi nga tė cilėt ishte zgjerimi i takimeve me lindjenLindjen, qė me rėnjen rėnien e mbretėrisė Mikenase ishte ndėrprerė. Nė Greqinė kontinentale mardhėnjet marrėdhėniet rivendosen nė shekullin e VIII-tė p.e.r, nėpėrmjet lundruesve Fenikas. Grekėt hyjnė nė lidhje tė plota me Azinė e Vogėl, kryesisht me Lidinė. Zona e shkėmbimeve pėrfshin gjithė Mesdheun e Detin e Zi. Gjatė gjithė shekullit tė VIII-tė p.e.r., sasia e arit, argjendit e bakrit nė qarkullim, shtohet. Pėrdorimi i tyre nė civilizimet e Nilit, Eufratit e asaj Helenehelene, si stoli, enė pėrdorimi ose pasuri e thesarizuar, vjen nė rritje.

    Aty rreth shekullit tė VII-tė p.e.r. nga mbretrit e Lidisė ( Azi e Vogėl ) filloi fabrikimi i monedhave. Pėrdorimi i tyre pėrfshiu gjithė botėn Helene. Pas kėsaj u zėvendėsuan tė gjitha mėnyrat e vjetra tė kėmbimit nė natyrė dhe u vendos njė rend qė bazohej nė monedhėn si mjet kėmbimi. Kishte nisur mbretėrimi i monedhės. Ishte Soloni, ligjvėnėsi i famshėm i lashtėsisė, i cili ligjėroi pėrdorimin e saj. Monedha tani ėshtė e shtetit, e emėtuar nga "Polisi" dhe e garantuar nga shteti. Instituti i monedhės u shkri nė veprimtarinė e pėrgjithshme tė legjislatorėve. Ai shėnon fillimin e kontrollit tė shtetit mbi burimet e metaleve tė ēmuara. Monedha fitoi nocionin abstrakt tė nomismės, etalon shoqėror i vlerės, dhe barazoi kėmbimin si raport shoqėror.

    Qarkullimi i monedhave

    nė trojet shqiptare

    Prerjet mė tė hershme nė trojet tona i pėrkasin qyteteve-shtete tė Ilirisė nė shekullin IV para krishtit. Monedha argjendi e aliazhet e bakrit ishin prerjet e Apollonisė, Dyrrahut, Shkodrės, Lissusit, Amantias, Bylisit, Epirit, Orikut, Olimpe, Buthrotum, mbretėrve Monun, Gent e Mytylos. Stateret prej argjendi tė Apollonisė e Dyrrahut, tė tipit lopė me viē, ishin kopje nė peshė, diametėr e legjendėn e njė ane tė monedhės sė Korkyrės. Studimi dhe renditja e tyre ėshtė bėrė nga studiuesi i parė i numismatikės shqiptare, Hasan Ceka. Pushtimi romak i zėvendėsoi ato me monedhat e perandorisė. Nė mesjetė qarkulluan monedhat e bizantit e mė pas, me pushtimin turk, monedhat e Perandorisė Otomane.

    Mund tė shohėsh ende, nė formėn e gjerdanėve dhe rrethoreve tė kokės qė pėrdornin nuset e gratė pėr zbukurim nė kostumet kombėtare, monedha tė arta e tė argjenta tė sulltanėve Abdyl Mexhit, Abdyl Azis, Abdyl Hamitit II, Mehmetit V. Prerjet turke prej ari pėrbėheshin nga monedhat 25, 50, 100, 250 e 500 piastra. Prerja 100 piastra ishte njėsi bazė e barabartė me 1 lirė turke, me peshė 7.21 gramė dhe me pastėrti 917/1000. Kėto monedha zotėruan hapėsirėn shqiptare pėr 150 vjet. Komunikimet e shkėmbimet tregtare sillnin e qarkullonin nė Shqipėri monedha argjendi veneciane, dinarė ari tė Serbisė, dhrahmi ari tė Greqisė, korona e dukatė ari tė Austro-Hungarisė, franga ari tė Napoleonit III.

    Mė 2 shtator 1925 u vendos ngritja e Bankės Kombėtare Shqiptare, si institucion emisioni dhe krediti. Me njė kapital fillestar prej 12.000.000 frangash ari dhe njė rezervė nė metale tė ēmuara qė mbulonte 1/3 e kartėmonedhės nė qarkullim, u bėnė prerjet e emėtimit tė parė, qė u hodhėn nė qarkullim nė vitin 1926. Njėsia bazė e monedhės u emėrtua Leka (shqiptimi nga shqiptarėt i emrit tė Aleksandrit tė Madh tė Maqedonisė), e kėmbyeshme 5 lekė me 1 frangė. Brenda pak kohėsh, pėrdorimi i lekut u njoh dhe u pėrhap nė tėrėsinė e territorit shqiptar. Monedhat e huaja u bėnė tė pavlefshme dhe nuk u lejua pėrdorimi i tyre.

    Grabitjet e mėdha

    Nė mars tė vitit 1914, malazezėt pushtuan e plaēkitėn Shkodrėn, ėndrra mė e vjetėr e eposit tė fqinjėve tanė sllavė. U larguan nga qyteti me sasi tė arit qė zotronin dy bankat shkodrane tė "Vėllezrit Pazzi" e "Vėllezrit Summa" si dhe nė grabitjet qė bėnė nė familjet e tregtarėve tė mėdhenj shkodranė. Tė njėjtėn gjė bėnė edhe grekėt nė Korēė e Gjirokastėr. Janė tė gjalla ende dėshmitė se si andartėt grekė u merrnin vathėt e floririt nuseve e grave tė Pėrmetit, duke u prerė veshin.

    Nga Shkodra deri nė Vjosė, nė Luftėn I Botėrore, shtrihej zona e pushtimit austro-hungarez. Pėr njohjen e gjendjes sė arit nė qarkullim, Vjena dėrgoi nė Shqipėri ekspertin financiar J.V.Wjesner, i cili nė pėrfundim tė studimit arriti nė pėrfundimin se nė Shqipėri qarkullojnė deri 3 milionė korona. Nga shkurti i vitit 1916, Austro-Hungaria filloi nėpėrmjet sistemit tė taksimit, atė postar, tė transportit, tė doganave e tė monopolit, tė grumbullojė monedhat e arit nė Shqipėri e t\‘i dėrgojė ato nė Vjenė.

    Themelimi i Bankės Kombėtare tė Shqipėrisė bėri tė mundur prerjen dhe hedhjen nė qarkullim, nga viti 1926, tė monedhave 10, 20, 50 e 100 franga tė arta si dhe monedha tė argjendta, prerje tė cilat, sipas nevojave nė rritje tė tregut, u pėrsėritėn deri nė vitin 1938. Pushtuesit italianė, nga prilli i 1939-tės, filluan tė vėnė nė jetė planin e grumbullimit tė monedhave tė arit. Pėr kėtė qėllim, hoqėn nga pėrdorimi monedhat e arit dhe hodhėn nė qarkullim kartėmonedhat. U hapėn pranė bankave sportele, ku monedhat e arit kėmbeheshin 100 fr. ar me 101 fr. kartėmonedhė. Monedhat e arta tė grumbulluara dhe lingotat gjendje, u ēuan nė Romė, tė cilat pas kapitullimit u morėn nga gjermanėt, e me pėrfundimin e Luftės II-tė Botėrore, u morėn nga anglezėt. Sekuestrimi i tyre me vendim tė Gjykatės sė Hagės, pas incidentit tė Korfuzit, bėri qė kjo sasi ari tė mos shihej e tė mos prekej mė nga shqiptarėt.

    Grabitja mė e fundit e arit tė thesarizuar shqiptar duket se ėshtė bėrė nga vetė shqiptarėt nė Kėrrabė, sipas dėshmive tė atyre pak vjedhėsve tė kapur nė ditėt e kaosit tė 13 e 14 marsit tė vitit tė mbrapshtė 1997.

    -DALMAZIA e ALBANIA
    ALVISE II MOCENIGO (1700-1709) Quarto di Leone da 20 Soldi, sigle B C. CNI 11 Paol. 23 Ag g 2,8 Molto rara e di buona conservazione per il tipo monetale BB+
    -Monete e Medaglie di Zecche Italiane. Venezia. Monetazione per Dalmazia e ALBANIA (Decreti 17 Giugno 1684 e 10 Febbraio 1691). Gazzetta. Decreti 17 giugno 1684 e 10 febbraio 1691. Paol. 796. AE. g. 5.32 R. MB+/

    1.Monedhe e vitit 1837
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  12. #251
    Ku mund ti shes disa monedha te vjetra dhe si behet vlersimi i tyre ?
    Revolution 1848

  13. #252
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Monedha 1 milionė dollarėshe

    Njė blerės anonim ka bėrė tė vetėn pėr 1 milionė dollarė njė monedhė amerikane tė vitit 1793 qė nė atė kohė ka pasur vlerėn 1 qindarkė.

    Sipas ‘Orlando Sentinel’, monedha e shitur tė shtunėn e kaluar nė Florida ėshtė nė gjendje tė mirė pavarėsisht kalimit tė viteve dhe mund tė lexohet shumė qartė fjala “Liberty” dhe viti 1793.

    Kjo monedhė ėshtė emetuar vitin e parė tė prodhimit tė monedhave nė SHBA.

    Rreth 600 tregtarė monedhash dhe kartėmonedhash mblidhen njė herė nė vit nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nė njė lloj panairi tė monedhave tė rralla.
    top channell
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 09-01-2012 mė 11:24

  14. #253
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Monedhe romake, nė kujtim te fitores mbi Pyrron.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 27-01-2012 mė 15:33

  15. #254
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Ne kete punime dokumetohet qe Tribalet sikur nje populle ma i njohur ne Balkane ne shek Vi-III pes,kane prere monedha,se pari ne Damastion.
    Ka shume kohe nga studiusit,nga arkeologet po ashtu edhe nga historianet,ekziston problem i hapur,per populline njohur me emrin Tribale,te cilet ne kohen e bronzite dhe ne antike kane banuar ne Balkanin qendror dhe teritorin e sotum te serbise dhe ne veriperendime te Bullgarise, dhe per ta ka shume shenime historike nga greke nga koha e shek.V gjeri I pes.dhe me vone esht folur per nje populle te forte ushtarake,me punimet e tyr te arit dhe argjendi me kvalitet te qmuare dhe punimet e varreve te udhheqve te tyre kane mbetur nje kultur e larte tribale

    Monedha Tribale imitim(grupit serb)(frushka Gora e panjohur)e shek.III-II pes
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  16. #255
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Rezultat arkeologjike tregoin qe kane banuar ne bosnen verilindore,dhe gjithe rajoni e danubit serb,koplet moraven,Maqve dhe Kolubaren,lindje dhe juge te serbise,gjeri ne shkup,rajonine Kosoves,gjithe veriperendimin dhe verilidje te Bugarise dhe Olteniji ne Rumani.Thraket formuar shtetin e forte me krye
    mbretin Halesom dhe Sirmom.Tribalet ne vitin 429 e kane mposht Odrizen dhe mbretin e tyre Sitalka ushtria e tyre ka numruar gjeri 150.000 njerze.
    Dhe nga humbja trishtushme Sitalku vdes.
    Gjysme shekulli me vone,ne vitin 376,Tribalet kane fillur luften kunder qytetit Abdera te cilin e kan ndare teritorin thraket,sot eshte e qarte se nje pjes e Tribale ishte nen Odrizma,nga kriza per ushqime e popullit,kan shkuar gjeri ne qytetin Abdera per ushqim,ushtria e Tribale ka numruar 30.000 njerze.ushtria e Abders ka mbytur mbi 2000 ushtar.Tribalet perseri kane sulmuar Abderen dhe thraket jan kthyr kunder grekve.kur pritet te bie Abdera arriti ndihma nga Habrian me ushtrine nga Athina,Luften kunder Abderse e udhheqi mbreti tribale Hales.Megjithat lufta kunder Abders zgjati 10 vite,nuke esht e vertet qe kaqen krize buke ,por rajon ku kan banuar tribalet esht nje rajon qe esht suzam fare e begatshme.
    -monedha tribale
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  17. #256
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Ekziston indikacioni qe kane bere aleance me Dardanet,Paeonet,me disa fise thrake dhe meqytetin greke Maoronejem,perveq ksaje mbreti thrake Kotis eshte mbajtur neutral dhe jepe mesime pervoje Odriza.
    Tribalet me forcen e tyre jan frekuentu sulmet ne Maqidonin.Filip i Mqidonis ka luftu kunder tyre ne vitin 344 pes.Kur i mujti Skitet,gjate nje beteje me tribalet Filip qe rende plague ne kofshe.
    Fillimi i renjes se shtetit te TRibalve filloi nga koha mbretit Sirma dhe teke humbja nga ana e Aleksandrit te Madhe 335 pes.
    -imitim Tetradrahme Filipa II (Zemun) plaga tribale e shek III pes
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  18. #257
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Si e veqante ne pergjithsi nga kulturaetnike tribale nga ndikimi sibioz apo bashjetesa e re nga ndara e pare e Peonve dhe pase te Dardave ku kane banuar ne rajonin e Maqidonise sotme,Kosovedhe nga rjedha e lumit e eperme e vardar,sipase mendimit te Crejoviq nga ndarja prodardane e bashksis kultures neolite ka ardhe rrethe viteve 3.500 pes.nga ndikimi i te huajve rrethe viteve 1.200 (kultura fushave te urnave)me vone rrethe vitee 750 pes.(nga kultura Besarabi)dhe me ne funde nga ndikim efekt helenizimi nga maqidonia ne shek V pes.
    Nga kultura e perbashket te hapsires e perfshire Tribalet,Mezi,Dardanet dhe Paeonet,nga deglaratat ekzistimi te gjuhes dako-mizijane nga eshte gjuha Tribale e Dardane,sipase Georgijevit,me vone pra esht fotografia e kjarte,sa jemi te zbulimi te kjart te ni perfundime Boshnakovit per etnomin Tribal do te thot ”tribretri” dhe me kete emer fshifet karakteri shtetit te organizuar,Tribali me te vertet jane organizuar me nje shtet me tri gjuhe,dhe nje familje e perbashket etnike nga nje populle nga nje berthame nuka dyshime nga tri mbretnit Tribale: Sigini,Mezi dhe Dardanet.Ata nuka dyshime,shume te fisi me panonet dhe Maqidonet ne jug.
    Studiusit bullgar para se gjithash tribalet i fusin si Thrake a te tjeret si Dake.
    Sipase mendimit te Garshaninit jane grube te perbashket te popujve Tribalet,Dardanet,Mezet,Sigini
    Getet dhe Daket duke te jet nje kultur e grupit Dako-mizijane te cilet u quajten THrake verior dhe perket arsye jane te vjetrit e ballkani
    Me lidhje me temen si pjese apo noftim qe tribal ka pase ne helade ne Greq ne juge.
    -Tetradrahme plag Tribale te imitimit Aleksandrit te Madhe (Jabukovac ne lindje te serbise)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 03-02-2012 mė 07:53

  19. #258
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Monedha Tribale imitime te tetradrahm Larisa dhe Maqidonis e shekIII-II pes(Jabukovac lindje te serbise)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  20. #259
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Monedhe Tribale me imitime te tetradrame te Maqidonis(Banat)shek.III-II pes.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  21. #260
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    -Monedhe tribale imitim tetradrahm te Tasosa,e viteve168-148 pes.
    -Monedhe tribale imitim tetradrahme maqidonise(tipit Sremit)shek.II pes
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

Faqja 13 prej 18 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  2. A mund tė deshifroni kėto skica tė vjetra?
    Nga nikas nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 06-04-2007, 09:49
  3. 7 dorėshkrimet mė tė vjetra nė botė tė Besėlidhjes sė Re !
    Nga Lexuesja nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-04-2005, 04:35
  4. Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 24-01-2005, 13:16
  5. Implikimi i pushtetareve ne krimin e organizuar
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-08-2002, 04:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •