Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283

    Mitrovicë, 2 shpërthime pranë godinës së gjykatës

    (Dërguar më: 01/10/08)

    MITROVICE- Dy shpërthime të fuqishme tronditën sot veriun e Kosovës, në Mitrovicë. Radio serbe B92 njofton se shpërthimet ndodhën rreth orës 04 20 minuta të mëngjesit të sotëm jo shumë larg ndërtesës së gjykatës. Banorët e banesave pranë vendit ku ndodhi shpërthimi njoftuan për ngjarjen.

    Zëdhënësi i Shërbimit policor të Kosovës për veriun e Kosovës, Besim Hoti tha se policia nuk kishte të dhëna zyrtare për të lënduar apo dëmtime, por kishte informacion se shpërthimi ishte dëgjuar në mëngjes.

    Radio serbe B92, e cila i referohet burimeve të ngushta pranë policisë thotë se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një tritol i përbërë nga një sasi e madhe baruti.

    (s.g/BalkanWeb)

  2. #2

    Me staf ndërkombëtar, u rihapen sot gjykatat në veriun e Mitrovicës

    Mitrovicë, tetor 2008-Siç ishte paralajmëruar edhe më parë Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë(UNMIK) sot ka rihapur ndërtesën e gjykatës së Qarkut në veri të Mitrovicës, pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.Kjo gjykatë deri më tani një pjesë e saj ka funksionuar në ndërtesën e Gjykatës së Vushtrrisë. Pas shumë reagimeve të vendorëve dhe ndërkombëtarëve UNMIK-u sot me staf modest ka rihapur gjykatat në veriun problematik të Kosovës në Mitrovicën veriore e cila është e banuar me serb.Fillimisht në këtë gjykatë do të punojnë ndërkombëtarët për të vazhduar më pas edhe me shqiptarë.

    Hajdin ISLAMI, VushtrriaPRESS
    www.vushtrriapress.shqipo.com & www.vushtrriapress.tk

Tema të Ngjashme

  1. Kush ishte Hakmarrja per Drejtesi
    Nga King_Arthur në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 20-01-2012, 11:37
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-03-2009, 08:46
  4. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2006, 20:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •