(Dërguar më: 01/10/08)
MITROVICE- Dy shpërthime të fuqishme tronditën sot veriun e Kosovës, në Mitrovicë. Radio serbe B92 njofton se shpërthimet ndodhën rreth orës 04 20 minuta të mëngjesit të sotëm jo shumë larg ndërtesës së gjykatës. Banorët e banesave pranë vendit ku ndodhi shpërthimi njoftuan për ngjarjen.
Zëdhënësi i Shërbimit policor të Kosovës për veriun e Kosovës, Besim Hoti tha se policia nuk kishte të dhëna zyrtare për të lënduar apo dëmtime, por kishte informacion se shpërthimi ishte dëgjuar në mëngjes.
Radio serbe B92, e cila i referohet burimeve të ngushta pranë policisë thotë se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një tritol i përbërë nga një sasi e madhe baruti.
(s.g/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt