Kreu i Kuvendit të Kosovës, me foton e Enverit në shtëpi
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi mban ende në shtëpinë e tij, fotografinë e Enver Hoxhës, udhëheqësit 50 -vjeçar komunist të Shqipërisë.
Bashkim Shala
Hene, 29 Shtator 2008 10:21:00
Një foto e madhe e diktatorit shqiptar, në bibliotekën e Jakup Krasniqit. Reagimi: S’kam pasur kohë për bibliotekën
PRISHTINË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi mban ende në shtëpinë e tij, fotografinë e Enver Hoxhës, udhëheqësit 50 -vjeçar komunist të Shqipërisë. Ky fakt është zbuluar nga kamera e RTK-së, gjatë emisionit të mëngjesit të ditës së dielë. RTK-ja ka filluar një emision “ Një kafe me politikanet e Kosovës”, emision i cili realizohet në shtëpinë e këtyre të fundit.
Pas Fatmir Sejdiut dhe Hajredin Kuqit, radha për të qenë personazh i këtij emisioni i ka ardhur kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, njeherësh edhe sekretar i Përgjithshëm i PDK-së dhe ish- zëdhënes i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Panoramat me piktura dhe buste të Skënderbeut dhe Adem Jasharit që ishin të shumtë në numër, dominonin shtëpinë e madhe të kryeparlamentarit. Por në bibliotekën e Krasniqit, kamera e RTK-së ka fokusuar edhe një foto relativisht të madhe të Enver Hoxhës, e ngjitur me të ishte fotoja e Ismail Kadaresë dhe më pas vijonin disa gravura të tjera.
Pyetjes së gazetares Delfina Krasniqi, lidhur me foton e Enver Hoxhës në bibliotekën e tij, kryeparlamentari Krasniqi i është përgjigjur se “ishte një dhuratë”, por megjithatë ai ka vijuar rreth kësaj pyetjekur i ka deklaruar gazetares së RTK-së se: “nuk kishte pasur kohë për të sistemuar këtë pjesë të bibliotekës”. Ndërkohë që Kryetari i Parlamentit të Kosovës ka pohuar se ai është mjaft i lidhur me Shqipërinë dhe pushimet i kryen gjithmonë në Shqipëri dhe vetëm në qytetin e Durrësit. Jakup Krasniqi ka qenë i vetmi politikan që përfaqëson partitë e mëdha në Kosovë që është deklaruar për bashkim të Kosovës me Shqipërinë, por më pas ka ndërruar mendje.
Në një takim përkujtimortë zhvilluar në Kukës për nder të Tahir Sinanit nga Tropoja , ish- komandant i Zonës OperativetëPashtrikut, Jakup Krasniqi, që asokohe mbante vetëm postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PDK-së, së bashku me deputetin e BDI-së në Maqedoni, Fazli Veliun janë deklaruar për bashkim të Kosovës me Shqipërinë." Gjatë gjithë historisë ne kemi pasur të drejtë, por kjo e drejtë nuk na mjaftoi që as të ishim bashkë, as të ishim të lirë.
Një pjesë të madhe të kësaj drejtësie e fituam me luftrat çlirimtareqë zhvilluam, porende nuk është realizuar ëndrra e komandantit legjendar Adem Jashari dhe edëshmorëve të tjerë që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.Pengesat që po i vihen Kosovës për pavarësinë e saj thërrasin shqiptarët kudo që janë që të mendojnë për fatin e ardhshëm të shqiptarëve, për pozicionin e ri që duhet të kenë ato në histori. Zëri i atdheut thërret gjithë ata shqiptarë që merren me politikë dhe që kanë përgjegjësi politike që të mendojnë për të gjithë hapësirën kombëtare dhe jo vetëm për pjesë të veçanta të saj"-deklaroi një vit më parë Jakup Krasniqi.
Por më pas Krasniqi ka ndërruar mendje. Pyetjes së gazetarëve lidhur me pikëpamjet e tij për bashkim të Kosovës me Shqipërinë, Krasniqi i është përgjigjur:” edhe unë kam të drejtë të ndryshoj mendje”. Ndërkohë, në Kosovë vazhdon të nderohet ende figura e Enver Hoxhës.Vitin e kaluar ka qenë qyteti i Deçanit ai që ka nderuar ish-diktatorin komunist të Shqipërisë në 99 vjetorin e lindjes, kuoratorët që e kanë marrë fjalën para fansave të ekzaltuar të Enver Hoxhës e kanë cilësuar atë si “kapedanin më të madh të historisë shqiptare”.
Ndërkohë që qyteti i Ferizajve në Kosovë ka nderuar tre herë radhazi , ish -diktatorin komunist Enver Hoxha. Madje në 21 vjetorin e vdekjes së tij në prill të vitit 2006 , nostalgjikët e Enver Hoxhës në Ferizaj kanë vendosur një pllakatë në njërin nga sheshet e këtij qyteti, ndërkohë që autoritetet vendore të këtij qyteti e kanë cilësuar si të dhunshëm dhe antiligjor vendosjen e kësaj pllakate.Komiteti Organizator për vlerësimin e figurës së Enver Hoxhës i ngritur prej kohësh në qytetin e Ferizajt kishte ndërmarrë në vitin 2005 një nismë që një objekti,rruge apo sheshi në qytetin e Ferizajve t’i jepet emrii Enver Hoxhës ku ishin mbledhur rreth 500 firma nga qytetarët dhe i janë paraqitur Kuvendit Komunal për të vendosur, por kuvendi nuk e ka shqyrtuar këtë kërkesë.
Gazeta Shekulli
Krijoni Kontakt