Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e erindi_al
    Anėtarėsuar
    21-04-2006
    Postime
    183

    Kėnga Magjike 2008

    KENGA MAGJIKE 2008 - EDICIONI i 10-te

    Kėnga Magjike nis zyrtarisht Garėn e Kėngėve



    “Kėnga Magjike” startoi garėn e kėngėve qė do tė marrin pjesė nė Edicionin e saj tė Dhjetė. 195 kėngė me autorė nga Shqipėria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Diaspora tashmė janė vleresuar nga njė komision i pėrzgjedhur ku bėnė pjesė kėngėtarė e artistė tė zgjedhur.

    Kėnga Magjike nė kėtė dhjetėvjetor tė saj do tė sjellė kėngė tė denja pėr njė Festival tė sukseshėm. Gara zyrtarisht filloi qe ne momentin e seleksionimit, ndaj dhe komisioni respektoi rregullat duke mos favorizuar asnjė qoftė edhe vetėm duke i pėrmendur emrin.

    Janė 195 kėngė tė ardhura nga Shqipėria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqiptarė qė jetojnė nė Zvicėr, Austri, Gjermani dhe Amerikė. Cilėsia e lartė e kėngėve qė kanė hyrė nė garė kėtė vit ka bėrė qė tė pėrmbyset parashikimi i komisionit, qė tė paraqiteshin 72 kėngė.
    Meqė kėngėt e ardhura u paraqitėn nė nivel profesional, komisioni vendosi tė rrisė numrin e tyre nė paraqitjen qė do tė bėhet ēdo tė dielė nė televizionin Klan.

    Anėtarėt e komisionit vlerėsues tė kėngėve ishin Irma dhe Eranda Libohova, Manjola Nallbani, Julka, Andi DJ, Aldon Lipe dhe prezantuesi i emisionit radiofonik Kolo.

    Komisioni i Vlerėsimit tė Kėngėve nė Kėngėn Magjike i vlerėsoi kėngėt pa ditur emrat e kompozitorėve dhe tė kėngėtarėve dhe meqė kjo ėshtė njė garė komisioni ka njė pėrgjigje “ėshtė e pamundur tė shkėputen emra kėngėtarėsh tė famshėm apo tė rinj". Pėr komisionin "ata janė tė gjithė njėlloj”.

    Por njė gjė konfirmohet hapur: “Prurjet e kėtij viti garantojnė Festival tė sukseshėm nė Jubileun e Kėngės Magjike”.








  2. #2
    i/e regjistruar Maska e erindi_al
    Anėtarėsuar
    21-04-2006
    Postime
    183
    Nente kėngėt e para u prezantuan te dielen e debutimit te " E DIELA SHQIPTARE" duke nisur kėshtu konkurrimin.

    Edhe pėrgjate 8 javeve te ardhshme do tė paraqiten grupe dhe emra artistesh, te rinj e te afirmuar, te cilėt do tė prezantojnė krijimet e tyre pėr te mberritur ne Natėn Finale te Festivalit.


    GRUPI I PARE:

    LRC & MASTER BASS
    Blerina Braka
    Linda
    Dafina Zeqiri
    Marsida Saraci
    Arber Arapi
    Kelly
    Eneida Tarifa
    West Side Family


  3. #3
    Gone Maska e MiLaNiStE
    Anėtarėsuar
    19-05-2003
    Vendndodhja
    dónde ustedes no me puede ver
    Postime
    1,770
    ka ndonje website ku mund ti digjojm kenget apo esht heret akoma?
    God is coming and SHE is mad

  4. #4
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Citim Postuar mė parė nga MiLaNiStE Lexo Postimin
    ka ndonje website ku mund ti digjojm kenget apo esht heret akoma?
    kliko aty ku shkrun KengaMagjike2008 dhe do te hapet faqja, pastaj do klikosh ne secilin pjesmares qe te degjosh kengen.
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-10-2008
    Postime
    1
    AMa katastrof perzgjedha qa kom ni kon une qe sjon pranu shit katastrof...Me ni kongen 0290 qe kan koknuru edhe sjon pranu teper t'mir e kan pas sa qe dej sot en festival ska pas asi konge po edhe arditi dallavergji spo don mi pranu njerzt qe kan kong ma t'mira se atyne qe e ka en plan me jaw dhon qmimin...Teper t'kqi jini bo edhe kaja nanen mos vet kush te koka juri mos vet Julka mo qe o kon konkurent me kta vjet parameno julka qe e ka pagzu arditi ncncnc...per menim temin ka deshtu festivali mo....

    Edhe ni sen Skillz feat stine i kini aty edhe pse ala parameno se kan qu kongen edhe kan me marr pjes llogarit edhe venin e par e marrin 100%

    Qishtu dalin senet en sheh para kohe si vjet qe u murr vesh kush ka me fitu e kush jo

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2008
    Postime
    47
    Rikthehen Akullthyesit me Cila Je!
    Nje kombinacion perfekt i Rockut alternativ dhe Hip - Hop-it.
    Nje bashkepunim i shkelqyer me Sanchez & Big Basta.
    Nqs ju pelqen komentojeni grupin ne pergjithesi dhe kengen ne vecanti dhe per ta degjuar dhe votuar kengen ju lutem shkoni te www.kengamagjike.com
    Pershendetje!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2008
    Postime
    47
    Per mua ja fut kot dren pasi ky festival ka promovuar me kohe vlera te verteta.
    Ne fillim meso te shkruash shqip pastaj mund te gjykosh per muziken me vlere apo pa vlere.
    Rikthimi i vlerave ne festivalet tona ka filluar dhe kete e deshmon me se miri rikthimi i YJEVE TE RROKUT SHQIPTAR " AKULLTHYESIT ".
    Nqs doni te njihni vlerat e verteta qe i mungojne ketij vendi shkoni ne YOUTUBE dhe degjoni se cfare ky grup ka realizuar ketu e 10 vjet me pare.
    Shume grupe rroku ka pasur ate kohe por rikthimi i tyre me te njejtin vrull pasion dhe sukses eshte nje vlere qe i duhet muzikes tone shqiptare.
    Per mua AKULLTHYESIT do te mbeten perjetesisht AKULLTHYES.

  8. #8
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Thumbs down

    Sapo i degjova kenget...cfare neverie.
    As qe du me dit!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e erindi_al
    Anėtarėsuar
    21-04-2006
    Postime
    183
    Jonida Maliqi fitoi ēmimin e pare te festivalit 'Kenga Magjike'


    Kur emri i saj prezantohet nė skenė, pritet padyshim ndonjė ēudi, por kėtė herė ajo i kishte tė gjitha parashikimet. Nuk ėshtė mė vajza e ėmbėl, me fustan sipas modės sė fundit, por me njė paraqitje tėrėsisht rebele. E tillė ėshtė kėnga, por edhe look-u i saj. Dhe ky ndryshim duket se i solli fat Jonida Maliqit. Me kėngėn “Njėri nga ata”, ajo ėshtė fituesja e edicionit tė dhjetė tė festivalit “Kėnga Magjike”, i cili u zhvillua pėrgjatė tri netėve nė Pallatin e Kongreseve, si njė produksion i “Jon Music” dhe nėn drejtimin e Ardit Gjebresė. Pas votimit tė vetė kėngėtarėve, Maliqi fiton edicionin e dhjetė me njė kėngė tė krijuar nga Kaliopi, Aida Baraku e Darko Dimitrov. Njė ditė pas finales sė madhe, Jonida Maliqi rrėfen emocionet e saj pėr gazetėn “Panorama”.
    Nė jubileun e “Kėnga Magjike”, ju vlerėsoheni me dy ēmime tė mėdha, ēdo tė thotė kjo pėr ju?
    Pėrpara se tė merrja ēmimin e madh, u vlerėsova me njė tjetėr ēmim tė rėndėsishėm “10 vjet histori Kėnga Magjike”. Kjo ishte tepėr e rėndėsishme pėr mua, sepse do tė thotė qė “Kėnga Magjike” e ka vlerėsuar kontributin tim nė kėtė aktivitet. Unė u rrita nė kėtė skenė. Kam marrė pjesė qysh nė edicionin e parė dhe nė mos gaboj kjo ishte pjesėmarrja ime e 7-tė. I kam tė gjitha edicionet e regjistruara dhe kur shoh veten time, vėrej ndryshime rrėnjėsore tek vetja, qoftė nė imazh, paraqitje, por mė sė shumti ndjej se jam rritur profesionalisht. Kisha munguar dy edicione me radhė dhe doja tė kthehesha me njė paraqitje tė denjė dhe tė them tė drejtėn kjo ėshtė ndėr tė paktat kėngė, qė e kam dashur me gjithė shpirt dhe doja tė jepja maksimumin.
    Si e pritėt ēmimin e parė?
    Kjo ishte e papritur. Natėn e parė kisha emocione shumė tė forta dhe kur publiku mė duartrokiti gjatė dhe u ktheva sėrish nė skenė, kam qarė pas kuintave. Dje isha mė e sigurt, isha e pėrshkuar nga tė tjera emocione, megjithatė kisha njė ankth qė mė brente. Konkurrenca ishte e madhe, kishte kėngė tė mrekullueshme dhe nuk e prisja kėtė ēmim. Kur u dha ēmimi i tretė, i dytė, sytė e kolegėve u drejtuan nga unė, por nuk doja ta besoja, nuk doja tė zhgėnjehesha. Dhe momenti mė i bukur ishte kur Arditi prezantoi ēmimin e parė dhe publiku tha nė njė zė emrin tim.
    Ēdo tė thotė tė marrėsh vlerėsimin e kolegėve?
    Tė marrėsh vlerėsimin e kolegėve ėshtė vėrtetė shumė e rėndėsishme dhe nuk ėshtė njė votim i lehtė. Por vlerėsimi i publikut ju siguroj ėshtė edhe mė i madh, sepse pa ata, ne nuk jemi asgjė. Ėshtė publiku qė na bėn kėta qė jemi.
    Kėtė vit erdhėt me njė kėngė tė Kaliopit, kompozitore dhe kėngėtare maqedone, si ishte ky bashkėpunim?
    Ka qenė njė bashkėpunim fantastik. Ajo ėshtė njė artiste me famė nė ish-Jugosllavi dhe tė punoje me tė ishte njė fat i madh, por ajo qė i vlerėsova mė shumė ishte thjeshtėsia. Mė ndenji pranė gjatė gjithė kohės, gjatė orkestrimit me Darko Dimitrov dhe regjistrimit. Mund tė them qė mes nesh lindi njė “feeling” artistik, qė nuk mė ka ndodhur me asnjė artist tjetėr. Pėrveēse njė idhull pėr mua, ajo ėshtė personifikimi i artistes ideale. Them se bashkėpunimi ynė do tė vijojė mė tej. Unė jam njė kėngėtare profesioniste, jam shkolluar pėr kėtė gjė, ndėrkohė qė e dimė qė skenat tona janė tė mbushura me pseudokėngėtarė, qė suksesin e tyre ia dedikojnė ndoshta diēkaje tjetėr dhe jo talentit. Kėshtu qė pėr mua ka shumė rėndėsi profesionalizmi. Nuk ėshtė se deri mė sot mė ka munguar krijimtaria e mirė, por ėshtė edhe ēėshtje fati, pjekurie. Mė duhet tė them se 2008-a ėshtė viti i ngjarjeve tė mėdha nė jetėn tim.
    Nė tekstin e kėngės tuaj thuhej: “Nuk dua tė jem njėri nga ata”. Kush janė ata?
    Ishte dėshira e Kaliopit tė bashkėpunonim pėr tekstin me Aida Barakun. Personalisht nuk doja mė njė kėngė qė t’i kėndonte dramave tė dashurisė, por muzikės si ndjenjė. Pas shumė debatesh vendosa t’i dėrgoj njė e-mail tė gjatė mbi konceptin tim. Kam lindur, jam rritur e ndoshta do tė vdes me muzikėn dhe pėr mua ajo ėshtė njė dashuri po aq e madhe sa dhe dashuria pėr jetėn. Nuk ka njeri qė nė jetėn e vet tė mos ketė pasur momente gėzimi e trishtimi, tė cilat i lidh me njė kėngė. Nė tekstin e kėngės sime thuhet: “Kėnga ime, arma ime, paja ime.../ je burg dhe fushė e luleve”. Ata qė mė kanė ndenjur pranė e dinė se unė e marr shumė seriozisht punėn dhe pėrgjatė 3 muajve qė punoj pėr kėngėn jam vėrtet njė e burgosur. Dhe unė nuk dua tė jem njė si ata qė nuk e kuptojnė muzikėn, qė nuk e trajtojnė atė si ndjenjė dhe qė pėlqejnė gjėrat e rėndomta.
    Ndoshta kjo shpjegon dhe paraqitjen tuaj si njė vajzė rebele nė skenė?
    Vetė kėnga mbartte nė vetvete njė lloj tensioni, qė kėrkonte me doemos qė ta shpalosja. Ishte momenti qė tė tregoja agresivitetin tim. Ishte njė lloj rebelimi qė vjen prej pyetjes pse po degradon kėshtu muzika. Nė kėtė paraqitje doja tė falėnderoja dhe miqtė e mi, balerinėt Enada Hoxha dhe Gerd Vaso, qė arrijnė tė mė kuptojnė se ē’dua. Nuk pretendoj tė jem balerinė, por tė bėj njė paraqitje sa mė dinjitoze.
    Mėsuam se sot duhet tė ishe diku tjetėr, nė njė gėzim familjar...
    Kjo ishte njė ditė shumė e rėndėsishme pėr motrėn time. Pasi kishte bėrė celebrimin nė bashki, e cila u shoqėrua me njė ceremoni, ku ishin tė ftuar 600 vetė, ishte radha e ceremonisė nė kishė. Duke jetuar nė Qipro, ky moment ėshtė shumė i rėndėsishėm. Do tė jetė njė ceremoni, madhėshtore ku do tė jenė 2 mijė tė ftuar, por unė nuk mund tė jem (mos mė bėj tė qaj tani).
    Gjithsesi u kompensove deri diku pėr kėtė mungesė, apo jo?
    Jo, jo, kėto tė dyja nuk kanė lidhje. Dikur, kur isha mė e vogėl e vija profesionin tim mbi gjithēka, kurse tani, qė kam krijuar familjen time them se nuk ka asgjė mė tė rėndėsishme se kjo. Prindėrit e mi mė kanė qėndruar shumė pranė, mė kanė mbėshtetur nė ēdo moment. Edhe mbrėmė nuk mundėn tė ishin nė sallė (aty ishte bashkėshorti dhe familja e tij), por e di qė ishin nė tension pėr mua. Nė jetė ke mundėsi tė zgjedhėsh shoqėrinė, apo njeriun, me tė cilin do tė jetosh, por prindėrit nuk mund t’i zgjedhėsh. Ata janė njė dhuratė e Zotit dhe unė jam me shumė fat qė i kam. Mė kanė dhėnė shumė dashuri.



    ĒMIMET E NATĖS FINALE

    • “Jon Music”: Teuta Kurti – “Nuk dua tė pres”
    • “Tendencė”: Qelbanix – “Butoni play”
    • “Magjia e parė”: Dafina Zeqiri – “Bateritė”
    • “Kantautori mė i mirė”: Mariza Ikonomi – “Me sytė lart”
    • “Best Melody”: Yllka Kuqi – “Vetėm nga ti”
    • “Ēmimi i interpretimit”: Eliza Hoxha – “Shko”
    • “Ēmimi i internetit”: Soni Malaj - “Shpirti im binjak”
    • “Best vokal”: Hana Cakuli - “Simbol”
    • “Ēmimi televiziv”: Bleona Qerreti - “Magnetic”
    • “Ēmimi Fun Tune”: Eneida Tarifa - “Zėri im”
    • “Kėnga stil”: Kastro Zizo - “Bashkėshorti ideal”
    • “Ēmimi i kritikes”: Juliana Pasha - “1000 arsye”
    • “Kėnga hit”: Pirro Ēako - “Anjushka”
    • “Best Balade”: Silva Gunbardhi – “Tė doja shumė”
    • “Ēmimi Publikut”: West Side Family – “Mbi gjithēka”
    • “Best Group”: - Produkt 28 – “Missi im”
    • “Ēmimi Diskografik”: Aleksander Gjoka –
    • “Dashurisė sė shkuar”
    • “Ēmimi 10 vjet histori”: Jonida Maliqi – “Njėri nga ata”
    • “Ēmimi Ēesk Zadeja”: Rosela Gjylbegu –
    • “Tjetra”
    • “Best hip-hop”: Skillz dhe Stine – “Ndaloje vrapin”
    • “Prezantimi skenik mė i mirė”: Ēiljeta – “Dutty free”


    Panorama.com.al
    Alma Mile

  10. #10
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    21 cmime per 1 festival! Kush behet grup ketu ne forum te shkojme te kendojme nje kenge vitin tjeter e te fitojme cmimin "Tendence"?

  11. #11
    Dita dakort jam dhe une lol.
    As mua nuk me pelqyen ato kenge qe degjova nga ky edicion. Edhe kenga fituese nuk m'u duk gje. Ndersa per paraqitjen dhe prezantimin e kenges, Jonida Maliqi m’u duk si nje version “bjond” i Aurela Gaēes vjet.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    hajt mos u merzisni,

    se7 nota, dhe 1 ngjyra jane te shkreten
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  13. #13
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Shume mire, Shigjeta. Qe ti iu bashkove thirrjes eshte shenje e mire qe te pakten per tekstin dhe per gjetjen e ritmit te kenges nuk do te kemi sherr ne zgjedhje, shijet i kemi te ngjashme. Si thua, drejtohemi per nga vitet '80, meqe eshte kthyer moda. Kemi si variante te para: Roxette, ose Heart (e ke degjuar "Alone", variantin qe ben tani Celine Dion) ose Bonnie Tyler, ose bejme Depeche Mode, varianti femeror, ose ... shto ti tani variantet qe preferon.

    Ti Xhuxhumak a merr persiper te besh sikur je kitarist? Po ishe vertet, aq me mire.

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2007
    Vendndodhja
    Australia
    Postime
    22
    juliana me e mira per mu ishte, shpresoj qe do te mare pjes ne festivalin te kenges ne rtsh dhe ta mare cmimin e pare atje, e meriton

  15. #15
    ' Maska e Earta
    Anėtarėsuar
    11-08-2008
    Postime
    336
    Mu, m'ka pelqu kenga "shpirti im binjak"
    **** ** ** ***** ** ***!

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrkufizimi i dashurisė!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 233
    Postimi i Fundit: 13-03-2024, 07:04
  2. Motivi - kjo force magjike
    Nga Psikostudenti nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 14-09-2003, 22:09
  3. Kėnga magjike dhe fituese e Mira Konēit
    Nga ReA_8 nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 27-01-2003, 06:26
  4. Ankesa / Stuhia Magjike
    Nga Augert Rakipi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-11-2002, 15:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •