Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257

    Salvatore Quasimodo

    Leter nenes

    «E embla nene, tani zbresin mjegullat,
    anijet perplasen mes rremujash me digat,
    pemet fryhen nga uji, digjen nga bora;
    nuk jam i trishtuar ne Veri: nuk jam
    ne paqe me vetveten, por nuk pres
    falje prej askujt, shume kane borxh lot
    nga njeriu ne njeri. E di qe nuk je mire, qe jeton
    si te gjitha nenat e poeteve, e varfer
    dhe e sakte ne masen e dashurise
    per bijte larg. Sot jam une
    qe te shkruaj.» - Me se fundmi, do thuash, dy fjale
    per ate djalin qe u arratis naten me mantel te shkurter
    dhe ca vargje ne xhep. I gjori, kaq i gatshem me zemer,
    do e vrasin nje dite ne ndonje vend. -
    «Sigurisht, kujtoj, ish nga ajo ndenjese grih
    e trenave te avashte qe trasportonin lajthi e portokalle
    ne gryken e Imera-s, lumi plot me myshqe,
    me kripe, me eucalyptus. Por tani te falenderoj,
    kete dua, per ironine qe ke vene
    ne buzen time, me shije si tenden.
    Ajo bezeqeshje me ka shpetuar nga qarje e dhimbje.
    E nuk ka rendesi nese tani kam ndonje lot per ty,
    per te gjithe ata qe sikur ti presin,
    dhe nuk e dine ēfare. Ah, vekje fisnike,
    mos e prek oren ne guzhine qe rreh mbi mur,
    e gjithe femijeria ime ka kaluar mbi bojen
    e kornizes se saj, mbi ato lule te pikturuara:
    mos i prek duart, zemren e te vjeterve.
    Por ndoshta dikush pergjigjet? O vdekje me meshire,
    vdekje me pahir. Lamtumire, e dashura, e embla nene.»

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Dhe menjehere eshte nate

    Secili rrin vetem mbi zemren e tokes,
    pershkuar nga nje rreze dielli:
    dhe menjehere eshte nate.

  3. #3
    i'm not fragile Maska e Daniel Maker
    Anėtarėsuar
    17-03-2008
    Postime
    1,802
    ik re cun se na bone me qajt..snif snif

    bukur bukur

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257

    Salvatore Quasimodo

    Ngjyre shiu dhe hekuri.

    Thoje: vdekja, qetesia, vetmia;
    si dashuria, jeta. Fjale
    te imazheve tona provizore.
    Dhe era u zgjua e lehte ēdo mengjes
    dhe koha ngjyre shiu dhe hekuri
    ka kaluar mbi guret,
    mbi te mbylluren psheretime te mallkuarish.
    E verteta eshte akoma larg.
    E thuame, njeri i thyer ne kryq,
    e ti me duart e medha te gjakosura,
    si do u pergjigjem atyre qe do pyesin?
    Tani, tani: para se tjeter heshtje
    te hyje sysh, para se tjeter ere
    te ngjitet e tjeter ndryshk te lulezoje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Degjohet akoma deti

    Qe prej ca netesh degjohet akoma deti,
    lehte, lart e poshte, pergjate rererave te imta.
    Jehone prej nje zeri te mbyllur ne mendje
    qe rikthehet nga koha; ashtu edhe ky
    ankim kembengules i pulebardhave: ndoshta
    i zogjve te kullave, qe prilli
    shtyn drejt rrafshnaltes. Dhe ja qe
    me ishe afer ti me ate ze;
    e une do doja qe edhe ty te t’vinte,
    tani, per mua nje jehone kujtese,
    si ajo erresire e purpurt deti.

  6. #6

    Salvatore Quasimodo


    Salvatore Quasimodo
    u lind nė Modika (Modica) nė 20 Gusht 1901, bir i njė punonjėsi hekurudhash, e kalon fėmijėrinė e tij tė hershme nė stacionet e vogla tė fshatrave. Klasat e para i ndjek nė Xhela (Gela), qė kėtej, fare pak ditė pas tėrmetit famėkeq tė 1908-ės, shkon pas tė atit, i cili transferohet nė Mesinėn e shkatėrruar. Gjatė gjithė jetės, megjithė kohėn e kaluar, poeti do tė kujtojė me gjallėri tė jashtėzakonshme, njė jetesė tė ēuditshme nė vagonėt hekurudhorė, midis gėrmadhave, vrasjeve tė ēakallėve, lėkundjeve sizmike tė njėpasnjėshme. Mė pas ai studion nė Palermo: janė studime teknike qė do tė duhej ta ēonin, mė vonė, nė fakultetin e inxhinierisė. Nė fakt, mė 1919, shkon nė Romė pėr tė ndjekur Politeknikun: por gjendja e pasigurt ekonomike e detyron tė kėrkojė punė. Pasi punon si projektues teknik nė njė ndėrmarrje ndėrtimesh, komisioner dyqanesh, nėpunės teknik pranė njė magazine romane, pasi organizon, - siē rrėfente vetė – njė grevė, pikėrisht nė vigjilje tė hyrjes nė fuqi tė ligjit fashist antigrevė, gjeti njė punė tė re, mė tė qėndrueshme, nė Xhenion Civile. Mė vonė u transferua nė jug, nė Rexho Kalabria dhe, pasi i la pas dore studimet, filloi tė shkruante vargje: madje rifilloi, nėse ėshtė e vėrtetė qė pėrpjekjet e tij tė para poetike nisin qė kur ishe 14 vjeē. Poezitė e para ua lexon miqve, Salvatore Puliatit e Elio Vitorinit dhe, nė vijim tė ftesės sė Vitorinit, mė 1929, shkon nė Firence, ku njeh, ndėr tė tjerė, Euxhenio Montalen, Manzaninėn, Lorian e Bonsantin, i cili boton, pėr herė tė parė, tre poezi tė tė riut sicilian nė revistėn “Solaria”. Ėshtė viti 1930, vit nė tė cilin botohet pėrmbledhja e parė e rėndėsishme e poetit “Ujėra dhe toka” (“Acque e terre”), qė pritet me vėmendje e interes nga kritika. Pastaj, pėrveē se me “Solarian”, bashkėpunon me revistat “Circoli” e “Leteratura” me poezitė qė mė vonė do tė pėrfshihen nė botimin “Oboe e mbytur” (“Oboe sommerso”, 1932). Mė 1933 fiton ēmimin e parė letrar, “Antico Fattore”. Ndėrkaq, “puna pėr tė siguruar jetesėn” e bėn tė zhvendoset vazhdimisht: nga 1931-shi nė Imperia, mė afėr miqve poetė Montale, Sbarbaro, Grande; pastaj nė Sardenjė e, mė nė fund, falė interesimit personal tė Anxhiolo Silvio Novaros, nė Milano. Kėtu Kuazimodo duket se gjen mjedisin e vet tė natyrshėm, mes miqve qė mblidhen tek Biffi e tek Savini, nė diskutime tė frytshme me artistė, shkrimtarė, muzikantė, si Arturo Martini, Kantatore, Sasu, Sinisgali, Ronjoni, Tofaneli, Persiko etj. Edhe pse i “internuar” nė Valtelina nga njė “shef qė nuk i duronte poetėt” – janė fjalė tė tij – kthehej vazhdimisht nė Milano pėr miqtė, pėr poezinė, pėr kėrkesat e tij tė thella kulturore e letrare. Njė pėrmbledhje e re, “Erato e Apollion” e paraprirė nga njė parathėnie autoritare, sot e famshme, shkruar nga Sergio Solmi (mė vonė parathėnie edhe e vėllimit “E mbrėmja ia beh nė ēast” (“Ed e subito sera”) del mė 1936; i vitit 1938 ėshtė vėllimi “Poezi” (“Poesie”), i shoqėruar gjithashtu me njė studim tė rėndėsishėm tė Orest Makrit (Macri); kritika mė e mprehtė ndjek veprėn e tij poetike. Ndėrkohė e ka lėnė zyrėn e Xhenjos Civile: tani punon me Cezar Zavatinin, nė fillim si sekretar i vetė Zavatinit, pastaj nė “Settebello” dhe, duke nisur nga 1939-a si redaktor nė “Tempo”. E po kėsaj periudhe ėshtė vepra e tij e parė e rėndėsishme nė fushėn e pėrkthimit poetik: “Lirikė grekė” (“Lirici greci”) botuar pėr herė tė parė mė 1940 me parathėnie tė Luēiano Ansekit. (Ansechi). Mė 1942 pason vėllimi qė pėrmbledh krijimtarinė poetike tė tė gjithė periudhės sė mėparshme, “Dhe mbrėmja ia beh nė ēast”. Pastaj vjen lufta, momentet mė tė kėqia tė saj, tė jetuara nė Milano, nė mes tė frikės e tė errėsirės sė bodrumeve. Zhytet nė punė e pėrkthen pėrsėri: nga “Odiseja” e nga Katuli, “Edipi-n mbret” tė Sofokliut dhe “Ungjillin” e Shėn Gjonit. Por poeti, ndėrkaq, pėrgatit njė tjetėr provė force: kėngėn epike tė “Ditė pas dite” (Giorno dopo giorno”), 1947, tė cilėn do ta ndjekin vepra gjithashtu me vlerė: “Jeta nuk ėshtė ėndėrr” (“La vita non e sogno”), 1949, “Blerimi i rremė dhe i vėrtetė” (“Il falso e vero verde”), 1956. Nė vitin 1958, pėr veprėn “Toka e pakrahasueshme” (“La terra imparegiabbile”) poetit i jepet ēmimi “Viareggio” (mė 1953 kishte marrė, bashkė me anglezin Dylan Thomas, ēmimin Etna – Taormina). Mė nė fund, njė vit mė pas (1959), Kuazimodo fitoi vlerėsimin mė tė madh, ēmimin “Nobel” pėr letėrsi. Nga viti 1941 e pothuajse deri nė vdekje (e cila ndodhi papritur nė Napoli mė 14 qershor 1968) Kuazimodo jep mėsim Letėrsinė Italiane nė Konservatorin Muzikor “Xhuzepe Verdi” tė Milanos; vijon nė mėnyrė aktive punė e tij si pėrkthyes– poet; pas Eskilit dhe Euripidit pėrkthen kryesisht Shekspirin, nga “Romeo e Zhuljeta” te “Antoni dhe Kleopatra” dhe pak poetė modernė: kilianin Neruda, amerikanėt Cummings e Aiken, rumunin Arghezi. Shėnime dhe recensione tė rubrikės teatrore tė mbajtur prej tij nė tė pėrjavshmet “Omnibus” dhe “Tempo” u mblodhėn nė vėllimin “Shkrime pėr teatrin” (“Scritti sul teatro”) 1961, ndėrsa pėrmbledhja poetike “Tė japėsh e tė kesh” (“Dare e avere”), e pėrfshirė nė botimin e tanishėm (“Tutte le poesie”), ėshtė e vitit 1966. Sidoqoftė, njė profil i tij biografik nuk do tė ishte i plotė, nėse nuk do tė shtohej se poeti ka qenė nė qendėr tė debatit letrar tė kohės sonė, duke ndėrhyrė mprehtėsisht, para sė gjithash, mbi problemin e raportit midis poezisė e shoqėrisė, duke teorizuar e mbėshtetur nevojėn e kalimit nga “monologu” nė “dialog” dhe nga njė poezi “lirike” nė njė poezi “dramatike” e “epike”. Por, nuk janė vetėm studimet dhe artikujt e ribotuar nė “Poeti e politikani dhe studime tė tjera” (“Il poeta e il politico ed altri saggi”, 1960) qė dėshmojnė angazhimin etik e qytetar tė poetit; jo rrallė Kuazimodo ka ndėrhyrė publikisht apo privatisht nė favor tė shkrimtarėve tė burgosur, tė keqtrajtuar, tė ndaluar, nė ēdo pjesė tė botės. Nėse gjuha e tij ėshtė shenja tipike e njė origjinaliteti tė padyshimtė poetik, interesat e tij konkrete etike e demokratike, dokumentojnė atė kurajė e atė synim tė pareshtur ndaj lirisė individuale e kolektive, tė cilat gjithashtu pėrbėjnė indin e nevojshėm, sfondin, vetė origjinėn e poezisė sė tij mė tė zgjedhur.

    Pėrktheu Zimo Krutaj

    E MBREMJA IA BEH NĖ ĒAST

    Sikush fillikat nė zemėr tė tokės
    tejshpuar nga njė rreze dielli:
    e mbrėmja ia beh nė ēast.

    ERĖ NĖ TINDARI

    Tindari, tė butė tė njoh
    mes kodrash tė gjera varur mbi ujėrat
    e ishujve tė ėmbėl tė Zotit,
    ti sot mė kaplon
    e futesh nė zemėr.

    Unė ngjis maja, humnera ajrore,
    pėrhumbur nė erėn e pishave,
    dhe shpura e lehtė qė mė pėrcjell
    pėrhap nė ajėr,
    valė tingujsh e dashuri,
    e ti mė merr,
    nga malli i tyre mė nxjerr
    e frikėra hijesh e heshtjesh,
    strehė gėzimesh dikur tė pareshtura
    e vdekje shpirti.

    Pėr ty e panjohur ėshtė toka
    ku fundosem ēdo ditė
    e fjalė tė fshehta mėkoj:
    tjetėr dritė tė zhvesh pėrmes xhamash
    nė petkun e natės,
    e njė gėzim qė s’ėshtė imi prehet
    nė parzmin tėnd.

    I sertė ėshtė mėrgimi,
    e kėrkimi i harmonisė qė pėrfundonte
    te ti, sot shndėrrohet
    nė ankth tė parakohshėm vdekjeje;
    e ēdo dashuri ėshtė strehė pėr trishtimin,
    hap i heshtur nė terrin
    ku ti mė ke vėnė
    bukėn e hidhur tė thyej.

    Tindari, i kthjelltė, kthehet;
    mik i ėmbėl, mė shfaqet qiellit
    nga njė kreshtė e mė zgjon,
    e unė bėj sikur i druhem kujtdo qė s’di
    se ē’erė e thellė mė ka pėrfshirė.

    TOKĖ

    Natė, hije tė kthjellėta
    djep ajri,
    era mė mbėrrin nė fluturofsha te ti,
    me tė dhe deti aromė e tokės
    ku bregut gjindja ime kėndon
    me vela, me trale
    me fėmijė zgjuar herėt nė agim.

    Male tė thatė, fusha ku bari i parė
    pret tufa e grigja,
    malli juaj mė mih nė shpirt.

    DIMĖR I LASHTĖ

    Dėshirė pėr duart e tua tė dlira
    nė gjysmėhijen e flakės:
    dinin pėr lisin e trėndafilat;
    pėr vdekjen. Dimėr i lashtė.

    Melin kėrkonin zogjtė
    e bėheshin borė nė ēast;
    kėshtu dhe fjalėt.
    Pak diell, njė brerore engjėlli
    e mė tej mjegulla; e pemėt,
    dhe ne tė ajėrt n’agullim.

    RRUGICĖ

    Nganjėherė mė grish sėrish zėri yt
    e s’di ē’qiej e ujėra
    mė zgjohen pėrbrenda:
    njė rrjetė dielli tek shthuret
    mbi muret e tu qė mbrėmjeve ishin
    njė nanuritje llambash
    dyqanesh tė mbyllur vonė
    plot erė dhe trishtim.

    Kohė tjetėr: njė vegjė rrihte nė oborr,
    e natėn dėgjohej njė vaj
    kėlyshėsh e fėmijėsh.

    Rrugicė: njė kryq shtėpish
    qė pėrmenden ngadalė
    e s’dinė se ē’frikė ėshtė
    tė mbetesh vetėm nė terr.

    PREHJA E BARIT

    Rravgim drite; shtjella tė brishta,
    breza ajrorė diejsh,
    kėrkojnė sėrish humnera: hap plisin
    qė mė pėrket e qetohem. Dhe fle.
    prej shekujsh prehet bari
    e zemra e tij me mua.

    Vdekja mė zgjon:
    mė qyq, mė i vetėm,
    rrah thellėsinė e erės:
    natėn.

    VJESHTĖ

    Vjeshtė e butė, unė rrėmbehem
    e n’ujėrat e tua pėrkulem tė pi qiellin,
    fugė e ėmbėl honesh e drurėsh.

    Sfilitje e sertė e lindjes
    puqur me ty mė gjen;
    e nė ty shembem e mėkėmbem:

    gjė e ngratė e rrėzuar
    qė toka e vjel.

    TANI QĖ DITA PO LIND

    Nata po ikėn dhe hėna
    ngadalė shkrihet nė kthjelltėsi,
    perėndon nė kanale.

    Ėshtė kaq i gjallė shtatori nė kėtė tokė
    rrafshinė, luadhet janė tė gjelbėra
    si nė luginat e jugut nė pranverė.
    I lashė shokėt,
    e fsheha zemrėn brenda mureve tė vjetėr,
    pėr tė mbetur i vetėm me kujtimin tėnd.

    Si qenke mė e largėt se hėna,
    tani qė dita po lind
    e kėmba e kuajve trokon mbi gurėt!

    ELEGJI

    Lajmėtare e akullt e natės
    e kthjelltė je rikthyer nė ballkonet
    e shtėpive tė shembura, pėr tė ndriēuar
    varret e panjohur, gėrmadhat e shkreta
    tė tokės qė nxjerr tym. Kėtu prehet
    ėndrra jonė. Dhe fillikate kthen
    nga veriu, ku ēdo gjė ngarend
    pa dritė drejt vdekjes, e ti s’jepesh.

    NJĖ HARK I HAPUR

    Mbrėmja thėrrmohet nė tokė
    me gjėmim tymi e qokthi
    nuk resht, flet vetėm
    heshtja. Ishujt e lartė, tė errėt
    copėtojnė detin, nė plazh
    nata pėrvidhet guaskave.
    E ti mat tė ardhmen, zanafillėn
    qė s’mbetet, ndan me krisje
    tė ngadaltė shumėn e njė kohe qė mungon.
    Ashtu si shkuma u qepet
    gurėve, ti e humb ndjenjėn e rrėshqitjes
    sė patundur tė shkatėrrimit.
    Vdekjen s’e njeh, teksa vdes
    kėnga e zymtė e hutinit, heton pėrreth
    prenė e tij tė dashurisė, zgjeron
    njė hark tė hapur, rishfaq
    vetminė e vet. Dikush do tė vijė.

Tema tė Ngjashme

  1. Nga Salvatore Quasimodo! - Lirik deri ne sembim!
    Nga Dita nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-04-2002, 12:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •