![]() |
|
|||||||
| Regjistrimi | Pyetėsori | Donacione | Lista e Anėtarėve | Kalendari | Muzika | Chat 24/7 | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
| Shqipe nė SHBA Tė gjithė bashkėatdhetarėt nė USA mund tė diskutojnė ketu mbi jetėn nė mėrgim, mėnyra organizimi evenimentesh kulturore, apo thjeshte shoqeri virtuale. |
![]() |
|
|
Funksionet e Temės |
|
|
#1 |
|
ish- Ballisti_Tetove
Anėtarėsuar: 11-12-2004
Vendndodhja: Te shteti i poshter - Maqedoni
Postime: 2,444
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Manhatan, lagjja mė e famshme e botės
Nėse Nju Jorku ėshtė zemra e Amerikės, atėherė Manhatani ėshtė zemra e zemrės. Jo thjesht se nė ishullin prej 8746 kilometra katrorė jetojnė 1 milionė e gjysmė banorė, jo thjesht se aty ėshtė ekstremi i zhvillimit, jo thjesht se aty ėshtė qendra e kryeqytetit tė OKB-sė, dhe jo se aty prodhohen miliarda dollarė. Por mė shumė se kaq, Manhatani ėshtė simbol i zhvillimit ekonomik e kulturor.
Gazeta New York Post ka botuar njė plan tė ri pėr tė transformuar depot e stacionit hekurudhor nė West Side tė Manhatanit nė njė kompleks me parqe, shtėpi dhe nė disa raste kulla me tė njėjtėn lartėsi tė Empire State Building. Janė pesė sipėrmarrės tė cilėt i kanė vėnė syrin tė drejtės pėr tė ndėrtuar nė bulevardin e 10-tė ndėrmjet rrugės 30 dhe 33. Atyre u ėshtė kėrkuar njė projekt qė do tė ndihmojė nė rritjen e qytetit nė tė njėjtėn mėnyrė si Rockfeller Center apo Qendra Ndėrkombėtare e Tregtisė nė shekullin e kaluar. Secili ndėrtues duhet ti qėndrojė besnik direktivave kryesore, tė cilat kėrkojnė ndėrtimin e njė qendre kulturore, njė shkolle publike dhe njė hapėsire tė madhe publike. Kjo do tė jetė njė yll mė shumė nė qiellin e ndritur tė lagjes mė tė famshme nė botė, por si ėshtė nė tė vėrtetė Manhatani, cilėt janė banorėt qė e popullojnė dhe si funksionon jeta aty? Emri Emri Manhatan e ka burimin nga fjala Mann-hatta dhe e pėrkthyer nga gjuha Lenape, mendohet se do tė thonė ishulli i shumė kodrinave. Enciklopedia e Nju Jorkut ofron edhe derivate tė tjera qė e kanė prejardhjen nga gjuha Munsee, manahachtanienk qė do tė thotė vendi i dehjes sė pėrgjithshme, menatay ishull. Objekte tė rėndėsishme Ish-kullat binjake, dikur ishin simbol ikonik i qytetit dhe tė vendosura nė Manhatanin e poshtėm. Me lartėsi 417 dhe 415 metra, ndėrtesat 110-katėshe ishin ndėrtesa mė e lartė e botės qė prej vitit 1972. Nė fund tė shekullit tė 20-tė kullat binjake ishin padyshim njė prej ndėrtesave mė tė famshme tė botės deri nė shkatėrrimin e tyre mė 11 shtator 2001. Kulla e Lirisė, ndėrtesa qė do zėvendėsojė kullat binjake ėshtė nė ndėrtim e sipėr dhe pritet tė pėrfundojė nė vitin 2011. Central Park Central Park (Parku Qendror) ėshtė skicuar nga Frederik Law Olmsted dhe Calvert Vaux. Parku prej 3.4 kilometrash katrorė ofron vende pėr tė ecur, dy sheshe patinazhi nė akull, strehė pėr kafshėt e egra, zona tė gjelbėruara qė pėrdoren pėr sporte tė ndryshme, si dhe sheshe lojėrash pėr fėmijėt. Parku ėshtė njė oaz pėr zogjtė migrues dhe pikėrisht pėr kėtė arsye ėshtė njė pikė mbledhjeje pėr tė pasionuarit pas zogjve. Ndėrkohė qė pjesa mė e madhe e parkut ngjan krejt natyrale, ai ėshtė i punuar nė kėtė formė dhe pėrmban shumė liqene artificiale. Ndėrtimi i Central Park nė vitin 1850 ishte njė prej projekteve publike mė masive. Rreth 20 mijė punėtorė punuan pėr ti dhėnė formė peizazhit pastoral tė stilit anglez qė synonin tė krijonin Olmsted dhe Vaux. Kultura Manhatani ka qenė shpesh skenė e lėvizjeve kulturore mė tė rėndėsishme nė SHBA. Skena kumbuese e arteve vizuale nė Manhatan nė vitet 1960-60 ishte skenė lėvizjes amerikane tė pop-artit. E cila solli nė jetė gjigandė si Jasper Johns dhe Roy Lichtenstein. Njė parajsė e njohur pėr artin ėshtė edhe lagjja fqinje Chelsea, ku gjenden rreth 200 galeri arti, tė cilat janė strehė e artit modern tė artistėve tė rinj dhe atyre tė konsoliduar. Teatri Broadway konsiderohet shpesh si njė forma mė e lartė profesionale e teatrit nė SHBA. Teatrot dhe pjesėt muzikore vihen nė skenėn e njė prej 39 teatrove profesionistė me tė paktėn 500 vende, tė pozicionuara pėrreth sheshit Times Square. Pak mė tej Times Square ndodhet Lincoln Center, strehė e njė prej shtėpive mė prestigjioze tė operas nė botė, Metropolitan Opera. Shteti: Nju Jork President i distriktit tė Manhatanit: Scott Stringer Popullsia: 1,537,195 Sipėrfaqja: 87.46 kilometra katrorė - Manhatani pėrfshin kėto ishuj: Randall Island Wards Island Roosevelt Island Governors Island Liberty Island - Lagjet fqinje tė Manhatanit: Chinatown TriBeCa SoHo NoLIta Harlem - Duke qenė se aty ndodhet selia e Kombeve tė Bashkuara, Manhatani ėshtė strehė e trupave mė tė mėdha diplomatike tė botės, duke pėrfshirė 105 konsullata. - Nė Manhatan ndodhet bashkia e Nju Jorkut, e ndėrtuar nė vitin 1916 dhe njė prej ndėrtesave qeveritare mė tė mėdha nė botė. - Mosha mesatare e popullsisė nė Manhatan ėshtė 36 vjeē. - Manhatani ėshtė njė ndėr vendet me tė ardhurat mė tė larta pėr banor nė SHBA. - Nė ishull ndodhen: Teatri Broadway Sheshi Times square Universiteti i Nju Jorkut Universiteti i Kolumbias Wall Street Lincoln Center for the Performing Arts The American Museum of Natural History Central Park - Nė Manhatan ndodhen pronat e patundshme mė me vlerė nė SHBA dhe lagjja konsiderohet si motori ekonomik i vendit. - Sektori mė i rėndėsishėm ekonomik ėshtė industria e financės. - 280.000 punonjės tė sektorit tė financės kanė fituar mė shumė se gjysma e gjithė rrogave tė paguara nė lagjen e Manhatanit. - Nė vitin 2006, ata qė ishin nė industrinė e financės fituan mesatarisht pėr javė rreth 8300 dollarė duke pėrfshirė kėtu dhe bonuset. - 11.3 pėrqind e punėve nė kėtė lagje janė nė sektorin e shėndetit. - Shtatė prej tetė rrjeteve tė agjencive mė tė mėdha nė botė tė reklamave janė tė pozicionuara nė Manhatan. - Sipas statistikave tė vitit 2006 rroga mesatare javore e punonjėsve nė Manhatan ishte 1453, mė e larta nė vend. - Qendrat kryesore tė mediave qė ndodhen nė Manhatan janė: New York Times New York Daily News New York Post The Wall Street Journal ABC, CBS, FOX NBC, MSNBC, MTV - Manhatani ėshtė unik nė SHBA pėr pėrdorimin intensiv tė transportit publik dhe mungesėn e makinave private. - Ndėrkohė qė 88 pėrqind e amerikanėve shkojnė nė punė me makinat e tyre personale, nė Manhatan 72 pėrqind e njerėzve pėrdorin transportin publik. - Metroja e Nju Jorkut ėshtė sistemi mė i madh i kėtij lloj transporti nė gjithė botėn. TO |
|
|
|
| Sponsorizuesit e Forumit | |
Reklama |
|
|
|
#2 |
|
100%Shqiptar
Anėtarėsuar: 04-12-2006
Vendndodhja: Texas USA
Postime: 283
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Si i Bohet me e vizitu mer .a eshte hyrja me lek apo falas :P
|
|
|
|
|
|
#3 |
|
Moderator
Anėtarėsuar: 02-07-2006
Postime: 1,273
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
|
|
|
|
|
|
#4 |
|
In GoD We TrUsT !!!
Anėtarėsuar: 28-11-2005
Vendndodhja: Ne zemren e njeres !!!
Postime: 2,575
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
skane pare lagjen time keta gazetaret qe eshte zemra e shqiperise !!! forca don bosko !!! do jesh gjithmone ne zemren time !!! looooooooool
don bosko: ka rrugen qe te con shume kollaj tek spitali ushtarak ( me i madhi n vend ) !!! ka stacionin televiziv vizion plus !!! ka pallatin e deputeteve !!! ka balte sa te duash !!! po kot nuk thone qe ku eshte balta me e embel se mjalta ??? ne don bosko!!! ![]() ka hipoteken qe ishalla marrim tapite e tokave !!! ka cuna te paster me seder dhe goca punetore !!! doni me ??? kjo po qe eshte lagje !!! forca don bosko !!!
__________________
YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY... |
|
|
|
|
|
#5 |
|
Texas Ranger
Anėtarėsuar: 19-06-2003
Vendndodhja: Athens
Postime: 1,496
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
shume interesante keto te gjitha.
nje pyetje socialo kulturore me lindi tani: qente dh..sin rrugeve ne Manhattan? se ketu ne athine sikur i paguajne te minojne trotuaret
__________________
You were meant for me. Perhaps as a punishment. |
|
|
|
|
|
#6 | |
|
E dua letėrsinė
Anėtarėsuar: 07-01-2005
Vendndodhja: United States of Albania
Postime: 938
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Citim:
E kam idene se cfare thua njehere.
__________________
Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway |
|
|
|
|
|
|
#7 |
|
Texas Ranger
Anėtarėsuar: 19-06-2003
Vendndodhja: Athens
Postime: 1,496
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
uaa! pse ska njehere? i qerrojne?
__________________
You were meant for me. Perhaps as a punishment. |
|
|
|
|
|
#8 |
|
E dua letėrsinė
Anėtarėsuar: 07-01-2005
Vendndodhja: United States of Albania
Postime: 938
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Nuk i lene rrugeve si puna e juaj.
I duan ne vend te femijve, mos te them ndonjehere dhe me shume.Pa kulture fare jeni.ncncnc ![]()
__________________
Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway |
|
|
|
|
|
#9 |
|
Texas Ranger
Anėtarėsuar: 19-06-2003
Vendndodhja: Athens
Postime: 1,496
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
kam ca nevra tani elen turbo. ndaj le ta diskutojme ndonjehere tjeter. neser psh, ne kete ore, do jesh rrotull.
__________________
You were meant for me. Perhaps as a punishment. |
|
|
|
|
|
#10 | |
|
Larguar
Anėtarėsuar: 16-11-2005
Postime: 7,133
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Citim:
dhe ketu ku jam une, duhet te ecesh me koken ulur per te evituar te shkelesh ndonje mine, i rrofte cilvilizimi ketyre, i kemi rruget gjithe m** qeni. |
|
|
|
|
|
|
#11 |
|
Larguar
Anėtarėsuar: 17-11-2006
Postime: 281
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Ne Manhatan qente kane dy kembe dhe i gjen te qarkullojne kudo,sidomos me perendimin e diellit i cili eshte nje ne fakt nje fenomen jo shume i rendesishem persa i perket drites,vetem kohes.Lipsaret jane nder me te pasurit e llojit ne bote.
Manatansit i duan shume qente me kater kembe . Ngelet megjithate nje gjigand i paperseritshem dhe deri diku i frikshem kur e viziton per here te pare,pastaj nuk te ben pershtypje.Nje shprehje(e panjohur)thote : -Po u prish bota,Manhatani e rimekemb,e kunderta veshtire te arrihet. Ju paca! |
|
|
|
|
|
#12 |
|
Larguar
Anėtarėsuar: 16-11-2005
Postime: 7,133
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
|
|
|
|
|
|
#13 | |
|
Moderator
Anėtarėsuar: 02-07-2006
Postime: 1,273
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Citim:
![]() |
|
|
|
|
|
|
#14 |
|
jom mo i bukri katunit
Anėtarėsuar: 26-04-2005
Postime: 1,044
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
mu mknoqin robt qi se kon pa nai usa ene ny ene manhattan. po skon faj. ene un kur isha adoleshent mtiron ene shifsha gjith ata rob ke time square duke prit new year mbite noflla e poshtme ma posht akoma hahahahahhaha. kur e shkela me komt e mija thash po ky qeka i vogel mer daj.
metroja e ny o gjoja mo e mir po me e qelbta ku *hurrojn gjith homeless ene tjer. shekullore ene ka nevoj per rinovim. dc ka metron ma tmire ne usa. po prap ny metet ny beton i gjall po prap ka lezet
__________________
no glove no love |
|
|
|
|
|
#15 |
|
Moderator
Anėtarėsuar: 02-07-2006
Postime: 1,273
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
|
|
|
|
| Sponsorizuesit e Forumit | |
Reklama |
|
|
|
#16 |
|
Juventini
Anėtarėsuar: 22-05-2005
Vendndodhja: Pse Do Vish Dhe Ti ?
Postime: 2,231
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
kush genjen dhe poston keto gjera se lat nam.
lagja me e famshme e botes eshte blloku ne tiran aty kur gjun per sex thith edhe smokun ![]()
__________________
S |< R /\ p /\ |_ | Skrapali.Babuc.Pianec.Do.Me.Se.Kam.Sa.Te.Duash |
|
|
|
|
|
#17 |
|
i/e regjistruar
Anėtarėsuar: 11-11-2007
Vendndodhja: itali
Postime: 2
![]() |
miredita te gjitheve
me behet qejfi qe lexoj dicka interesante per Manhattan , ne vorbullen e batutave pa kripe qe behen shpesh ketu, jam plotesisht dakort me personin qe ka hapur kete teme . vertet Manhattan eshte zemra e zemres se USA. une vij nga nje eksperienze 1 mujore ne gusht te ketij viti ne NY. dhe gjeja qe me ka lene me mbresa duke ardhur nga Evropa e vjeter ishte pikerisht imazhi iManhattan, nje realitet qe nuk e gjen askund tjeter ne ato permasa, e qe te shokon. pata kohe e mundesi ta visitoja ne brendesi NY . dua te them jo vetem duke ndaluar para betonit pa fund por duke perfituar nga rasti te njihem me nje investim madheshtor qe eshte bere aty per kulturen boterore. METROPOLIAN, GUGGENHAIM, MOMA, NATIONAL MUSEUM OF NATURAL HISTORY jane miniera diamantesh te kultures e artit boteror e vetem visitat e ketyre museve eshte nje motiv tepr i forte per te shkuar ne NY. SIGURISHT PER KE KA INTERESE PAK ME TE GJERA SESA EKSPLORIMI I RRUGEVE TE NY NE KERKIM TE M.....E TE QENVE... nuk e di mbase gaboj por pershtypja ime aty ishte qe komuniteti shqiptar nuk investon shume per te njohur vendin ku tashme jeton e me vjen keq kur lexoj ketu vendndodhja: NY e po ti pyesesh saktesisht ku jetojne del se shtepite i kane ne provinca apo qyteza te humbura te shteteve te Amerikes e se gjate gjithe kohes qe kane qene aty numerohen me gishterinjete e nje dore heret qe i jane dedikuar njohjes me te thelle te Manhattanit. nuk dua ta gjeneralizoj diskutimin pasi keto pershtypje jane thjesht personale e rezultat i realiteteve shqiptare ne USA qe kam pare me syte e mi. cmq une e aduroj NY e me gjeresisht USA , nuk di a do te gjendesha mire po te jetoja aty, por si visitore do te vija cdo here qe te me krijohej mundesia.
__________________
vivien |
|
|
|
|
|
#18 | |
|
i/e regjistruar
Anėtarėsuar: 26-09-2003
Vendndodhja: varavingo
Postime: 959
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Citim:
Dje takova nje shoke...dhe e pyta cne kaq heret nga shkolla? ohhh tha e kishin me vizitu nje muze ene ika. Mire ja bone ja ktheva. :P |
|
|
|
|
|
|
#19 |
|
i/e regjistruar
Anėtarėsuar: 11-11-2007
Vendndodhja: itali
Postime: 2
![]() |
kjo ndjenje prepotence e races sone e lidhur dhe me injorimin drejt hapjes se horizonteve kulturore them se do te kthehet shpejt ne nje lloj boomerangu qe do te na rrokulliset persiper. nuk mund te ecet gjate me justifikimin qe nuk na kane lene te hapnim syte enveri me shoke...kur lexoj inkurajimin tend per shokun mbetem pa fjale.
meqe ra fjala, cfare me thua ti dicka interesante qe te ka pelqyer nga Manhattam meqe e ke vendndodhjen :NY ? kete pyetje sigurisht nuk ta drejtoj vetem ty po te gjithe shqiptareve qe ndodhen aty. pershendetje
__________________
vivien |
|
|
|
|
|
#20 |
|
i/e regjistruar
Anėtarėsuar: 08-05-2002
Vendndodhja: Mo sakte se bo nona 27.9767, -82.8317
Postime: 23
![]() |
Daja punoi 2 vjet gati gati ne cdo gradacele te Manhattan saqe u bona i shpise anej. Vinin turistat tu bo foto anej ka 5th Ave ose Park Ave, neve na ikte petlla se menojshim kthimin ne NJ ne roush hour. Nejse si vend eshte i pakrahasueshem dhe madheshtor, besoj se mund te levizja po te rrija dhe pak por duke eliminuar makinen. Plus masnej na dha dhe eksperiencen e te ngarit te makines sic shkon ajo fraza "Drive it as if you stole it"
Nese cab drivers ishin te rrezikshem ne Manhattan, hahahahaha ata i zuri frika nga "Tower Water Management" guys. Kom i tuf fotografishe qe i kom mor nga lart sidomos nga Trump buildings, Financial ones (perball WTC) Meryl Lynch, etj etj po me eshte bo "freeze" nji nga kompjutrat qe i mbaja edhe kom pertu me i terheq se eshte nje qerre pune. Ehhhhhh, memorje te bukura qe kalova atje ![]()
__________________
|
|
|
|
![]() |
| Funksionet e Temės | |
|
|
Tema tė Ngjashme
|
||||
| Tema | Nismėtari i Temės | Forum | Pėrgjigje | Postimi i Fundit |
| Fraza tė famshme nga filmat Shqiptarė. | Ariene | Kinematografia dhe televizioni | 89 | 26-03-2009 06:18 |
| Hollanda mbyll lokalet e famshme te marijuanes. | angelina o2 | Aktualitete shoqėrore | 20 | 27-11-2008 17:46 |
| Kishat, Famullite dhe Misionet... ne Shqiperi, Kosove etj. | NoName | Komuniteti katolik | 8 | 11-04-2006 18:11 |
| Kishat dhe Misionet e Veprimit Katolik ne Shqiperi | NoName | Komuniteti katolik | 0 | 04-04-2006 16:50 |