Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475

    Ldk prej mashtrimeve ne Tradhti !!! deri ne organizat Vrasjes e krimi

    LDK-PREJ MASHTRIMEVE ;NE TRADHETI DERI NE ORGANIZAT VRASJESH!

    LDK NEPER FAZA:
    1.FAZA E MASHTRIMVE !
    2.FAZA E TRADHETIS !
    3.FAZA E VRASJEVE !

    16.VITE ME PARE , PRISHTIN !

    Nje shko punonte si Profesor ne Universitet ,nxorri nga Palltoja e tij disa Formular...
    Me luti ,ne qoft se do te i shprendaj ata Formular ,do te formohet nje Parti e re.
    Iu pergjigja pozitivisht.

    Ne ket Parti nuk u antarsova ,por Formularet i shprndava.
    Disa muaj me von, filluan ne Kosove Pajtimet e Gjaqeve ,nga nje Grup Studentesh.
    Me shpejtsi e kuptoi UDB se ky mund te jet "Shanzi" iu bashkangjiten “Grupit te Studenteve ...
    U ben Pajtues te Gjaqeve ne Kosove...
    Ne princip nje numer i mbadh ishte bashkpuntor te UDB-es...

    Veshtro:

    1.Zekria Cana kishte spiunuar Adem Demaqin ...Pajtues i GjaqeveF!
    2. Shaban Halimi festonte bashkimin e Kosoves me Serbin ne Gazimestan ...Pajtues i Gjaqeve!
    E shume te tjer...
    Serbia nuk mund te duronte qe situata te dal jashta kontrollit...
    Nga imixhi i Udbashit keta u shendrruan mbrenda Nate ne Pajtues te Gjaqeve..
    Te gjith Komunistet kaluan ne LDK.
    Te kontrollojn Kosoven ne te kaluaren te njetit perdornin Kerbaqin.
    Tash e kishin me leht ja filluan me mashtrime...te cilat do te funksiononj disa vite me sukses...

    1.FILLOI FAZA E MADHE E MASHTRIMEVE;
    Serbet e toleruan ket Parti te veproj pasi u regjistura ne Beograd.
    Intriga e LKK-es:
    Ftonin te antarsoheshin te gjith Shqiptaret ne ket Parti.
    Me moton te themelojm Partin me te madhe ne Jugosllavi.
    Qellimi ishte krejt tjeterkund i UDB-es dhe Komunisteve te mos themelohen Parti konkurente.

    LDKE LUFTONTE KONKURENTET;

    Disa muaj mbas themelimit qe perkraha ket Parti,u ber kundershtar!
    Pse?
    Arrita ne nje informacion ate kohe,se LDK mendonte se mund te humb pushtetin ate kohe nga BSPK e Kosoves, dhe e njeta kishte marr vendim disi ta shkatrroj.
    Ne nderkoh ishte marr vndimi qe te bejn cenzur totale ne mediat qe Kontrollonin.
    Ukshin Hoti i paknaqur me veprimet e braktis ket Parti por edhe intelektual te tjer.

    ZGJEDHJET E PARA TE LIRA,
    Pa kurrfar fushate elektorale i organizuan shkel e shko vetem e vetem te bejn zgjedhje...

    VITET E MASHTRIMEV TE MEDHA TE LDK-ES;

    Pos mashtrimeve nga kjo organizat gjat viteve 1991 deri ne fillim te luftes e njeta Partit nuk beri.

    NDODHI TE RENDESISHME GJAT KESAJ FAZE;
    1.Ejup Statovci arrin te e rihap Universitetin suksesi i vetem e kohes.
    2.BSPK beri Greve e cila hyri ne Politik qe pasoj me shkatrrimin e saj.
    Disa anar te LDK do te inspirojn te cilet edhe ashtu ishin te interesuar ta Shkatrrojn ket konkurent.
    3.Ukshin Hotin e derguan ne Burge.
    I njeti i pengonte me shkrimet e tij kritike dhe me Partin e tij.

    2.FAZA E TRADHETIS!
    Doli ne sken UQK;
    Qytetaret qe kuptuan mashtrimet e LDK iu perveshen punes .Filuan luftenf qlirimtare.

    LDK nuk iu pergjigj ky veprim.
    LDK filloi te pengoj luften qlirmtare.
    E njeta jo se nuk vepronte konform Kushtetutes te ndiomoj ne qlirim ,mbrojtej...
    Por!
    Thirrke per Dezertim
    Pengonte Financimin e luftes,
    Koperonte me Serbin...

    3.FAZA E VRASJEVE;
    Kjo faze kishte filluar gjat luftes dhe do te vazhdoj me te njetin intenzitet mbas luftes.
    Nje Nen te ciles ia kan vrar Djalin thot:
    Ma vran Hajnat Djalin...
    Mbas luftes vrasjet do te vazhdojn.
    Mshefja e Tradhetis behej me ,Vrasje nje Model qe perdor Mafija.
    Mjerisht vrasjet nuk do te perfundojn deri sa te shkatrrohet kjo organizat mafioze...
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  2. #2
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Dorėheqja e Eqės dhe loja e LDK-sė me Sejdiun si kryetar?!

    Nga historia, shumicės prej nesh, na ėshtė i njohur gjykimi i madh dhe i famshėm i bashkėpunėtorėve tė Gjermanisė naziste nė Ninberg. Nė mesin e kėtij grupi tė madh tė tė akuzuarve ka qenė edhe Gebellsi, bashkėpunėtori mė i ngushtė i Hitlerit. Kur, njė zyrtar ia kishte dorėzuar nė burg aktakuzėn me shkrim, ai pa e lexuar fare pėrmbajtjen e shkresės, nė vend se ta firmos pranim-dorėzimin, shkroi me laps mbi tė:

    “Gjithmonė nė jetė fituesi ėshtė prokuror ndėrsa humbėsi i akuzuar “
    Duke bėrė njė krahasimin nga historia me tė sotmen paszgjedhore kosovare, deshėm ne apo nuk deshėm dhe pa marrė parasysh se sa LDK-ja dhe z. Eqrem Kryeziu e pranojnė kėtė realitet, partia e tyre ka dal si humbėse, qė automatikisht, si nga metafora e jonė hyrėse, nėnkupton se jenė fajtorė dhe duhet tė dėnohen pėr tė gjitha tė kėqijat qė i kanė bėrė apo mosbėrė kėtij populli gjatė mandatit tė tyre shtatė vjeēar tė sundimit.
    Nuk jenė ata tė vetmit. Ka edhe tė tjerė. Por, krahasuar me tjerė, kėta si humbės, ende tentojnė tė silleni me kompetencat e “prokurorit” qė ma nuk i kanė.
    Z. Eqrem dhe LDK!
    Se si ishte dashur tė veproni nė kėto momente sigurisht tė dhembshme pėr ju, propozimi im ėshtė sikur nga shembulli i kryetarit tė partisė “ORA”, z. Veton Surroi, i cili, edhe pse doli mė humbės se ju, nė mėnyrė dinitoze, apo, sikur thuhet te ne “si burrat”, doli para popullit dhe e pranoi disfatėn. Ai, dėshtimin e tij dhe tė partisė “ORA” nė kėto zgjedhje, i cilėsoi “si dėnim nga elektorati pėr shkak tė gabimeve tė bėra nė tė kaluarėn” dhe premtoj se ky pėsim nė tė ardhmen do tė jetė mėsim pėr tė.
    Pse nuk vepruat edhe ju ashtu, z. Eqrem? Pse nuk pranuat publikisht dhe nė mėnyrė “gjentllėmene” humbjen, por, ende tentoni tė manipuloni me njėfarė dorėheqje tė dorėzuar para kryesisė suaj. Dorėheqje, e cila nuk dihet nga askush, a ėshtė dhėnė, apo vetėm ėshtė ofruar, a ėshtė dorėheqje e revokueshme, apo e parevokueshme, a do tė pranohet nga kryesia e juaj, apo nuk do tė pranohet...etj.
    Sikur keni deklaruar edhe nė njė emision televiziv, nga natyra jeni tė njėjtė sikur Krishti qė mė shumė preferonte mėnyrėn verbale tė tė shprehurit se sa atė me shkrim, andaj, kėtė dorėheqje, kryesisė suaj qendrore tė LDK-sė, ia keni ofruar me gojė?!
    Ju z. Eqrem, u krahasuat edhe me Krishtin. Pasi e bėtė publikisht kėtė komperacion, atėherė t’ju them edhe unė publikisht se as pėr sė afėrmi nuk ja keni qėlluar. Me tė vėrtet Krishti nė kohėn e vetė ka qen predikues tejet i urtė dhe mėsimet e veta i ka pėrhap nė mėnyrė verbale, por, po ashtu dihet se ai pėr kėto ide tė veta e flijoi edhe jetėn. Duke u bazuar nė kėto mėsime tė lashta, Krishti nuk u flijua pėr vete por pėr t’i shpėtuar mėkatet e tė tjerėve.
    Nė kontestin e kėtij krahasimi, unė dyshoj z Eqrem, se ju do ta bėnit gjestin e njėjtė si Krishti idealist, duke e flijuar veten dhe postin e lartė politik qė keni, edhe pėr mėkatet e tė tjerėve, a po?
    “Arusha e plagosur ėshtė mė e rrezikshme”- thotė populli, dhe ju, si duket, sa mė shumė i hurbasni gjasat reale nė teren, aq mė tepėr tentoni tė shkaktoni konfuzion nė politikė . Shembulli mė eklatant dhe mė absurd ėshtė manipulimi i juaj aktual me mandatin e z. Fatmir Sejdiut si kryetar tė Kosovės.
    A ka njėri naiv nė Kosovė qė nuk din se institucionet e njė shteti tė mirėfilltė, kudo qoftė nė botėn demokratike, formohen nga ajo forcė politike e cila nė zgjedhje i ka fituar shumicėn e besimit tė popullit. Kohėzgjatja e qėndrimit tė kėsaj force politike nė pushtet, nuk varet nga dėshira e ndonjė monarku apo lakmia e tij qė tė qėndroj ende nė sundim, por nga mandati i cili ėshtė pėrcaktuar nė aktin mė tė lartė juridik shtetėror qė quhet Kushtetutė (te ne Kornizė Kushtetuese).
    Posti i kryetarit tė Kosovės, z. Eqrem dhe LDK, ėshtė post institucional shtetėror, e jo njė marrėdhėnie e zakonshme e punės si me njė kamerier (Kontratė pune)
    Mandati, tė nderuar, nėnkupton gjatėsinė kohor pėr kryerjen e njė funksioni konkret, dhe sa duhet tė zgjas ky afat, nė mėnyrė strikte pėrcaktohet nė dispozitat e aktit tjetėr mė tė lart juridik.
    Kryetari i Kosovės ėshtė organ inokos shtetėror. Personi qė e kryen atė veprimtari ka funksionin i cili mbėshtetet nė mandat, e jo ndonjė afat tjetėr qė mund tė rregullohet me kontratė. Mu ky afat kushtetues, ndėrlidhet me vetė mandatin e asaj force politike qė nga zgjedhjet e fundit, ka fituar besimin e shumicės sė popullit pėr tė udhėhequr nė krye tė kėtyre institucioneve shtetėrore.
    Tek rasti i z. Sejdiut, pas vdekjes sė kryetarit tė mėparshėm z. Rugova , Korniza kushtetuese e Kosovės, i lejon dhe decidivisht e pėrcakton mundėsinė e rizgjedhjes sė kryetarit tjetėr. Kėtė propozim e bėnė partia fituese nė zgjedhje e cila nė Parlament ėshtė e pėrfaqėsuar sė paku me 25 deputet.
    Kjo, logjikisht nėnkupton se kėtė propozim e bėnė ai subjekt politik, nga radhėt e sė cilės ka qenė edhe kryetari i mėparshėm i ndjerė qė zėvendėsohet. Mė pas, procedura e propozimit tė kandidatit tjetėr pėr kryetar tė Kosovės, procedohet nė Parlament dhe e njėjta fuqizohet vetėm nėse merr nga parlamentarėt sė paku 2/3 e votave “pro”.
    Korniza kushtetuese, nuk konkretizon decidivisht se mandati 3 vjeēar i kryetarit tė ri qė e zėvendėson atė tė mėparshmin, a fillon tė rrjedh nga momenti i zgjedhjes sė tij, apo ėshtė pjesė e mbetur e mandatit zgjedhor tė vet ati subjekti polik qė nė at moment ėshtė nė pushtet.
    Vėrtet nuk ėshtė thėnė por nga parimet mbi tė cilat mbėshtetet sistemi kushtetues konkret, vetvetiu nėnkuptohet ky princip. Andaj, aspak nuk duhet tė ketė dilema nė kėtė drejtim. Fatmir Sejdiu nuk duhet tė jep dorėheqje por ai mė nuk ėshtė kryetar i Kosovės.
    Vet rizgjedhja e kryetarit tjetėr qė e zėvendėson atė tė parin, bėhet nė suazat e mandatit tė asaj force politike qė e ka pushtetin aktual, e jo tė ndonjė kontrate tjetėr tė punės sikur tė kishte tė bėnte me njė kamarijer apo referent administrativ.
    Dhe krejtė nė fund, z. Eqrem dhe LDK, ky insistim sigurisht jo e paqėllimshme nga ana e juaj, nė shtetet normale dhe me kushtetuta tė mirėfillta, nuk kishte pas shans tė kaloj aq lehtė dhe pa pasoja morale dhe juridike. Bile-bile, edhe nga masa e thjeshtė ishte konsideruar si budallaqe e kulluar.
    Meqė, te ne nuk ka Kushtetutė por Kornizė kushtetuese, meqė te ne nuk ka ligje por ka sovran tė huaj absolut me disa dishepuj, tė cilėve s’ju ha palla as pėr ligje dhe as pėr atė copė letėr qė quhet Kornizė kushtetuese, nuk do tė ishte kurrfarė ēudie qė edhe mandati zgjedhor mund tė konsiderohet si afat kontraktues.
    Unė ende ēuditem pse njėjtė nuk veproni edhe me funksionin e kryeparlamentarit Kolė Berisha, i cili nė mandatin e juaj pushtetar po ashtu e zėvendėsoj Dacin?
    Pse jo? “Ne hagshin mirė, mos e hangshin, kurgja kurrkujt”.

    Adnan Abrashi

    /06 Dec 2007/F.F.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #3
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Dokumenti i treshes negociatore tė GK

    CILAT JANĖ 14 PIKAT E DOKUMENTIT ?!

    Vlerėsimi i Negociatave nga Treshja: Konkluzionet Kryesore Treshja ka rishikuar pozicionet e dyja palėve. Pa paragjykuar nė pozicionet e dy palėve pėr statusin, parimet nė vijim mund tė hapin njė rrugė drejt njė zgjidhje:

    1. Beogradi dhe Prishtina do tė fokusohen nė ndėrtimin e natyrės speciale tė marrėdhėnieve ekzistuese mes tyre, veēanėrisht nė dimensionet e tyre historike, ekomomike kulturore dhe humane.

    2.Beogradi dhe Prishtina do tė zgjidhnin problemet e tyre tė ardhshme nė njė mėnyrė paqėsore dhe nuk do tė futeshin nė veprime ose prirje qė do tė konsideroheshin si kėrcėnim pėr palėn tjetėr.

    3. Kosova do tė integrohet plotėsisht nė struktura rajonale, posaēėrisht ato qė pėrfshijnė bashkėpunimin ekonomik.

    4. Nuk do tė ketė kthim nė statusin para 1999.

    5. Beogradi nuk do tė qeverisė Kosovėn. 6.Beogradi nuk do tė rivendosė njė prezencė fizike nė Kosovė.

    7. Beogradi dhe Prishtina janė tė pėrcaktuar tė bėjnė progres drejt asocimit dhe eventualisht anėtarėsimit nė Bashkimin Europian dhe gjithashtu tė ecet progresivisht drejt strukturave euro-atlantike.

    8. Prishtina do tė zbatojė masa tė gjera pėr tė rritur mirėqenien e serbėve tė Kosovės sikurse edhe komuniteteve tjera joshqiptare, posaēėrisht nėpėrmjet decentralizimit tė qeverisjes lokale, garancive kushtetuese dhe mbrojtjes sė trashėgimisė kulturore e fetare.

    9.Beogradi dhe Prishtina do tė bashkėpunojnė nė ēėshtjet e shqetėsimit tė dyanshėm, pėrfshirė:

    a. Fatin e personave tė zhdukur dhe kthimin e tė zhvendosurve

    b. Mbrojtjen e Minoriteteve

    c. Mbrojtjen e trashėgimisė kulturore

    d. Perspektivat e tyre europiane dhe iniciativat rajonale

    e. Ēėshtjet ekonomike, pėrfshirė politikėn fiskale dhe energjinė, tregun dhe harmonizimin me standardet e BE‘sė dhe ndėrtimin e njė strategjie tė rritjes sė pėrbashkėt ekonomike dhe zhvillimit nė linjė me iniciativat rajonale ekonomike.

    f. Liri tė lėvizjes sė njerėzve, tė mirave, kapitalit dhe shėrbimeve

    g. Sektorin bankar

    h. Infrastrukturė, transport dhe komunikacion

    i. Mbrojtjen e ambientit

    j. Shėndetin publik dhe mirėqenin shoqėrore

    k. Luftėn kundėr krimit, veēanėrisht nė fushat e terrorizmit, trafikimit tė njerėzve, armėve dhe drogave si dhe krimin e organizuar.

    l. Bashkėpunimin mes komunave dhe Qeverisė tė njė prej dy palėve.

    m. Arsimin

    10. Beogradi dhe Prishtina do tė vendosin trupa tė pėrbashkėt pėr tė implementuar bashkėpunimin.

    11. Beogradi nuk do tė pėrzihet nė marrėdhėniet e Prishtinės me Institucionet Ndėrkombėtare Financiare (IFI).

    12. Prishtina do tė ketė autoritet tė plotė pėr financat e saj (taksimin, tė ardhurat publike etj.).

    13. Procesi i Stabilizim-Asocimit tė Kosovės me BE‘nė (Tracking Mechanism) do tė vazhdojė pa pengim nga Beogradi.

    14. Komuniteti ndėrkombėtar do tė mbaj prezencėn civile dhe ushtarake nė Kosovė pasi tė jetė pėrcaktuar statusi.

    P.S- Pasi i keni lexuar kėto 14 pika, nuk ėshtė vėshtirė tė nxirrni pėrfundimin se kah po shkon Kosova…(!!!)

    kliko mbi fotonhttp://www.beepworld.de/memberdateie...va/trojka1.jpg
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #4
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Vjena sfidė e rėndė pėr Kosovėn!

    TROJKA, PAKT PA “PAVARĖSI” PĖR KOSOVĖN

    Prishtina dhe Beogradi do tė njihen me propozimin nė takimin e drejtpėrdrejtė mė 22 tetor nė Vjenė.

    „Rojters“- 19.10.07
    http://www.voanews.com/albanian/imag...a_Srbima_1.jpg
    Trojka ndėrkombėtare pėr statusin e Kosovės, u ka propozuar liderėve tė Prishtinės dhe Beogradit njė marrėveshje kompromisi lidhur pėr fatin e provincės. Marrėveshja qė pėrmban 14 pika dhe qė ėshtė hartuar nga ndėrmjetėsit ndėrkombėtarė, do tė diskutohet javėn e ardhshme nė Vjenė, nė takimin e drejtpėrdrejtė tė 22 tetorit mes negociatorėve serbė e kosovarė.

    Takimi i sė hėnės ėshtė i treti nė radhė mes negociatorėve serbė dhe kosovarė, qė kur Trojka e tė dėrguarve nga SHBA-ja, BE-ja dhe Rusia nisėn bisedimet shtesė pėr arritjen e kompromisit pėr statusin. Marrėveshja saktėson se Beogradi nuk do tė qeverisė Kosovėn dhe as nuk do tė jetė i pranishėm fizikisht nė Kosovėn, ku shqiptarėt pėrbėjnė 90 pėr qind tė popullsisė.

    Pavarėsisht nga kjo dhe pėrballė afrimit tė 10 dhjetorit, afat pėrfundimtar pėr negociatat, dokumenti nuk i referohet aspak ēėshtjes kryesore, pra nėse Kosova do tė fitojė pavarėsinė qė kėrkon, apo do tė mbetet nė njė situatė tė ngrirė politike nė sovranitetin serb. “Pa asnjė paragjykim pėr pozicionet e tė dyja palėve pėr statusin, parimet e mėposhtme mund t’i hapin rrugėn zgjidhjes”, - theksohet nė dokumentin, njė kopje e tė cilit i ėshtė dėrguar agjencisė sė lajmeve “Reuters”. Serbia, nga ana e saj ka ofruar autonomi tė gjerė, duke deklaruar se Kosova mund tė vetėqeveriset, por tė mbetet brenda kufijve tė Serbisė.

    Shqiptarėt kėrkojnė shtetin e tyre tė pavarur, tetė vjet pasi bombat e NATO-s dėbuan forcat serbe nė komandėn e Sllobodan Millosheviē dhe OKB-ja mori kontrollin e Kosovės. Sipas dokumentit, Kosova do tė ketė autoritet tė plotė pėr financat e saj, dhe Beogradi nuk do tė ndėrhyjė nė marrėdhėniet e saj me institucionet financiare ndėrkombėtare. Por, mungesa e fjalės “pavarėsi” duket se do tė shqetėsojė liderėt kosovarė, qė ndodhen tashmė nėn presion publik pėr tė shpallur pavarėsinė pas pėrfundimit tė bisedimeve mė 10 dhjetor dhe tė kėrkojnė njohjen e saj nga pėrkrahėsit perėndimorė. “Kjo nuk ėshtė njė listė qė pėrcakton statusin e ardhshėm tė Kosovės”, - sqaron njė burim diplomatik. “Kėto janė vetėm piketat mbi tė cilat, tė dy palėt mund tė bien dakord”.

    Njė zyrtar perėndimor tha se nisma do tė vendosė nėn presion kosovarėt, pėr tė negociuar mė shumė se thjesht tė presin pėrfundimin e afatit dhe tė kėrkojnė njohjen e pavarėsisė nė mungesė tė kompromisit. Sidoqoftė, diplomatėt thonė se shanset e miratimit tė marrėveshjes janė tė pakta. Rusia e ka bllokuar miratimin nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė tė njė rezolute qė i jep pavarėsinė Kosovės, ndėrsa Uashingtoni ka paralajmėruar se do tė njohė pavarėsinė e njėanshme, por blloku europian prej 27 anėtarėsh, qė po pėrgatitet pėr dėrgimin e njė misioni policor nė Kosovė, ėshtė ende i pėrēarė lidhur me kėtė.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  5. #5
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Flet z.Sajmėn - pėr Zėrin e Amerikės

    XHEFRI SAJMĖN: KOSOVA DO TĖ JETĖ E PAVARUR POR

    JO NĖ KUFIJTĖ E SAJ TĖ SOTĖM

    Intervistoi Isabela Ēoēoli

    Zėri i Amerikės, Uashington 16-10-2007

    http://www.lajme.net/foto/20071016223101.jpg

    Xhefri Sajmėn, analist nė Institutin e Studimeve Strategjike Kombėtare, pranė Universitetit Kombėtar tė Mbrojtjes thotė se Kosova do tė jetė e pavarur, qoftė nėpėrmjet negociatave ose shpalljes sė njėanėshme tė pavarėsisė, por jo nė kufijtė e saj tė sotėm. Megjithatė zoti Sajmėn paralajmėron kundėr shpalljes sė njėanėshme tė pavarėsisė, ose veprimeve tė tjera tė njėanėshme, qė mund tė shėrbejnė si shembull pėr akte tė ngjashme nė Maqedoni, nė Republikėn serbe tė Bosnjes dhe nė disa rajone tė tjera nė ish teritorin e Bashkimit Sovjetik.

    Zėri i Amerikės: Zoti Sajmėn, a shikoni ndonjė zgjidhje tė ndėrmjetme mes qendrimeve diametralisht tė kundėrta tė Prishtinės dhe Beogradit pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės?

    Xhefri Sajmėn: Po. Nė fakt e shikoj tė mundshme njė zgjidhje tjetėr dhe kjo ėshtė se mė nė fund ne do tė kemi njė Kosovė qė do tė jetė e pavarur, por jo njė Kosovė me teritorin e saj tė sotėm. Qoftė nėpėrmjet negociatave ose qoftė nėpėrmjet shpalljes sė njėanėshme tė pavarėsisė apo veprimeve tė tjera tė njėanėshme, teritori i sotėm i Kosovės nė veri tė Lumit Ibėr tė mos jetė pjesė e njė Kosove tė pavarur.

    Zėri i Amerikės: Nė qoftė se Kosova shpall pavarėsinė nė mėnyrė tė njėanėshme, ēfarė pasojash mund tė kishte ky akt pėr sigurinė nė Ballkan dhe mė tej?

    Xhefri Sajmėn: Mendoj se pasojat do tė ishin mjaft tė ndjeshme dhe ekzistojnė shqetėsime pėr kėtė. Ka mundėsi qė e njejta gjė tė ndodhė nė Maqedoni dhe nė Republikėn e Serbėve tė Bosnjes, me efekt tė drejtpėrdrejtė nė vlerėsimin e suksesit tė operacioneve tė mėparėshme diplomatike apo ushtarake si Marrėveshja e Ohrit nė Maqedoni, dhe i gjithė investimi i bėrė qė nga 6000 mijė trupat e vendosura atje tek forca pėr zbatimin e marrėveshjes, forca e stabilizimit dhe misioni i Bashkimit Evropian nė Bosnje. Por ėshtė gjithashtu edhe komponenti i NATO-s atje. Por ka edhe pasoja me njė shtrirje mė tė gjerė, nė rast tė shpalljes sė njėanėshme tė pavarėsisė sė Kosovės pėr sa u pėrket atyre qė quhen “konflikte tė ngrira”, si Abkhazia apo Osetia Jugore nė Gjeorgji, si dhe ēėshtja e Transdnistias, qė janė mė tė afėrta me rastin e Kosovės.

    Zėri i Amerikės: Zoti Sajmon, Shtetet e Bashkuara kanė thėnė nė mėnyrė tė pėrsėritur se Kosova ėshtė rast i veēantė dhe presupozohet qė Shtetet e Bashkuara do ta mbėshtesin pavarėsinė e saj por jo tė rajoneve tė tjera nėpėr botė?

    Xhefri Sajmėn: Kjo ėshtė plotėsisht e saktė. Kur ish Bashkimi Sovjetik u shpėrbė, ne pranum tė njihnin shtetet qė dolėn prej tij, duke pėrfshirė edhe Rusinė, nė kufijtė e tyre ekzistues nė atė kohė. Kėshtu Transdnjistria, Abkhazia, Osetia Jugore to tė mbeteshin brenda atyre shteteve. Por rasti i Kosovės nė Serbi apo nė Federatėn Serbi – Mal i Zi ėshtė krejt i ndryshėm nė aspektin ligjor. Megjithatė kjo nuk do ta pengonte Rusinė qė tė njihte pavarėsinė e Osetisė Jugore ose Abkazisė. E ēfarė mund tė bėsh nė kėtė rast?

    Zėri i Amerikės: Ju pėrmendėt ndarjen e Veriut tė Kosovės si njė variant tė mundshėm tė zgjidhjes sė statusit tė saj. Nga njė kėndvėshtrim mė pragmatik, ēfarė do tė humbisnin shqiptarėt nė kėtė rast dhe ēfarė do tė fitonin serbėt?

    Xhefri Sajmėn: Nė qoftė se shqiptarėt besojnė se duhet ta kenė tė tyrin gjithė teritorin e sotėm tė Kosovės, por ju thuhet se njė pjesė tė saj nuk do ta kenė, pėr ta ėshtė humbje. Kjo ėshtė njė ēėshtje sa psikologjike aq edhe emocionale pėr ta. Nė qoftė se kjo do tė ishte njė zgjidhje e arritur pėrmes negociatave, rezoluta 1244 e Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkaura do tė ishte ende nė fuqi, ajo do tė mbante KFOR-in nė vend, kėshtu qė do tė garantohej mbrojta e pakicave tė tė dy palėve, sėrbėve nė pjesėn jugore tė Mitrovicės dhe shqiptarėve nė pjesėn veriore. Kjo do tė ishte njė nga avantazhet e njė zgjidhjeje pėrmes negociatave, po ashtu kjo do tė sillte qė ekspozim mė tė madh si tė Serbisė ashtu edhe Kosovės nė strukturat euro-atlantike dhe stimuj ekonomikė nga Bashkimi Evropian dhe eventualisht hyrjen e tyre nė BE nė tė ardhmen.

    Zėri i Amerikės: Si e shikoni Ballkanin pas 10 dhjetorit?

    Xhefri Sajmėn: Kjo duhet parė nė njė perspektivė mė tė gjerė. Ėshtė objektivi ynė, ėshtė nė interesin tonė qė nė njė periudhė mė afat gjatė, 5, 10 apo 20 vjet nga sot, tė kemi njė Ballkan, cilado qoftė struktura e shteteve tė tij, tė jenė anėtare tė Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Kjo ėshtė plotėsisht e realizueshme sapo tė kapėrcejmė pengesat qė kemi tani pėrpara.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  6. #6
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Traktati i Grupit Negociator tė Kosovės

    TRAKTATI I MIQĖSISĖ DHE BASHKĖPUNIMIT NĖ MES TĖ KOSOVĖS DHE SERBISĖ

    Kosova dhe Serbia:

    Njė marrėdhėnie e re e bazuar nė miqėsi, bashkėpunim

    dhe respektim tė ndėrsjellė

    Trojka ShBA/BE/Rusi kėrkoi nga udhėheqėsit e Kosovės qė tė mendojnė nė mėnyrė gjithėpėrfshirėse mbi llojet e marrėdhėnieve qė nė i dėshirojmė me Serbinė. Ky propozim shpaloset nė prezantimin e delegacionit tė Kosovės dorėzuar Trojkės mė 30 gusht nė Vjenė.

    Pėr shkak tė historisė tragjike tė kohės sė fundit, posaēėrisht pas kolapsit tė Jugosllavisė dhe dhunės tragjike tė viteve tė nėntėdhjeta, nuk ėshtė e mundur qė Serbia dhe Kosova tė mbesin nė tė njėjtin shtet. Megjithatė, Kosova ėshtė e pėrgatitur qė tė elaborojė njė vizion tė ri tė guximshėm pėr marrėdhėnien Serbi-Kosovė tė bazuar nė miqėsi, bashkėpunim dhe respekt tė dyanshėm. Nė shpresojmė qė idetė tona tė reja do tė ndihmojnė nė gjetjen e kuptimit tė pėrbashkėt me Serbinė dhe tė shpien nė marrėveshje kompromisi pėr pavarėsinė e mbikėqyrur tė Kosovės

    Vizioni jonė i marrėdhėnieve tė ardhshme nė mes tė Kosovės dhe Serbisė bazohet nė:

    1) Marrėdhėnie tė mira fqinjėsore

    2) Bashkėpunim pėr ēėshtjet me interes tė dyanshėm

    3) Mbrojtje tė plotė tė pakicave tona

    4) Pėrparim nė ēėshtjen e personave tė pagjetur dhe kthimin e tė zhvendosurve

    5) Themelimin e organeve tė pėrbashkėta pėr bashkėpunim pėrmes njė Traktati

    6) Partneritet nė realizimin e vizionit tonė tė pėrbashkėt pėr integrim Euroatlantik

    Ne besojmė se ky vizion mė sė miri do tė realizohej pėrmes njė Traktati tė ri gjithėpėrfshirės tė Miqėsisė dhe Bashkėpunimit nė mes tė Kosovės dhe Serbisė. Ne mirėpresim diskutimet me Beogradin mbi mėnyrėn e institucionalizimit tė kėsaj marrėdhėnieje tė re.

    Parimet tona: Vizioni i Kosovės pėr njė Marrėdhėnie tė re me Serbinė

    1) Kosova kėrkon marrėdhėnie tė mira fqinjėsore me Serbinė nė kontekstin e integrimit Euroatlantik. Pėr shkak tė gjeografisė dhe interesave tė pėrbashkėta, Kosova dhe Serbia duhet tė zhvillojnė njė marrėdhėnie tė re tė bazuar nė lidhje fqinjėsore. Nėse nuk e ndėrtojmė kėtė marrėdhėnie, atėherė rrezikojmė kthimin e dhunės dhe mosmarrėveshjeve tė viteve tė nėntėdhjeta. Prandaj, ne Serbisė i zgjasim dorėn e sinqertė tė miqėsisė. Pėrderisa nuk duhet t’i harrojmė kurrė ngjarjet e dhimbshme tė shoqėruara me ndarjen e Jugosllavisė, ne kėrkojmė pajtim tė plotė dhe normalizim tė marrėdhėnieve nė mes tė popujve tanė. Ne jemi tė inkurajuar nga fakti se Kosova ashtu dhe Serbia kėrkojnė njė tė ardhme mė tė ndritshme si anėtarė tė plotė tė bashkėsisė Euroatlantike tė demokracive. Ky synim i i pėrbashkėt mund tė jetė baza e marrėdhėnieve tona tė reja.

    2) Kosova do tė zbatojė njė plan tė detajuar tė bashkėpunimit mbi ēėshtjet me interes tė pėrbashkėt (energjia, tregtia, krimi, lėvizja e njerėzve dhe mallrave, etj.); Kosova dhe Serbia tanimė ndajnė lidhje tė thella tė bazuara nė histori, ekonomi, kulturė dhe etnicitet. Ne pėrballemi me sfida dhe rreziqe tė pėrbashkėta. Prandaj, adresimi i kėtyre sfidave dhe sigurimi i njė tė ardhmeje paqėsore dhe me prosperitet do tė mbėshtetet nė dialog intensiv, tė rregullt nė mes tė popujve tanė dhe qeverive tona. Ne duhet tė punojmė sė bashku qė tė adresojmė rreziqet qė kapėrcejnė kufijtė, siē janė krimi i organizuar, degradimi i mjedisit dhe trafikimi i njerėzve. Ne po ashtu duhet tė bashkėpunojmė nė pėrpjekjet pėr tė ndėrtuar dhe reformuar ekonomitė tona, pėrfshirė zhvillimin e infrastrukturės fizike dhe institucionale, komunikimet, energjinė dhe lirinė e lėvizjes sė njerėzve, mallrave dhe shėrbimeve. Nė duhet po ashtu tė diskutojmė me Serbinė pėr mėnyrat e zmadhimit dhe institucionalizimit tė kėtij bashkėpunimi, posaēėrisht pėrmes marrėveshjes detyruese ndėrkombėtare (Traktatit) nė mes tė Kosovės dhe Serbisė i cili do tė ofronte bazė tė gjerė pėr njė marrėdhėnie tė re mė bashkėpunuese. Nė po ashtu mund tė parashohim marrėveshje pasuese tė cilat do tė zhvillonin edhe mė shumė planet tona pėr bashkėpunim dhe do tė arrinin partneritet mė tė thellė institucional nė fusha specifike prioritare.

    3) Kosova do tė zbatojė masa tė plota pėr mbrojtjen e tė drejtave tė pakicave tė saja (p.sh. Dispozitat e Marrėveshjes sė Ahtiraarit).
    Serbia ka njė interes tė kuptueshėm nė mirėqenien e qytetarėve serbė tė Kosovės. Kuvendi i Kosovės tanimė ėshtė pajtuar nė njė varg masash mbrojtėse dhe garancive tė pashembullta pėr komunitetet joshqiptare tė Kosovės. Ne besojmė se mbrojtja e pakicave tona nuk ėshtė e domosdoshme vetėm pėr demokratizim dhe zhvillim tė mėtutjeshėm tė Kosovės por edhe pėr pėrmirėsimin e marrėdhėnieve tona me Serbinė dhe pėr nivele mė tė mėdha tė besimit tė dyanshėm dhe stabilitetit tė pėrgjithshėm.
    Si pjesė e vizionit tonė pėr marrėdhėnie tė reja me Serbinė, ne konfirmojmė pėrsėri gatishmėrinė tonė pėr zbatimin e tė gjitha kėtyre masave tė tė drejtave tė pakicave sa mė parė qė ėshtė e mundur. Ne do tė vėmė prioritete nė decentralizim, mbrojtje tė trashėgimisė fetare/kulturore dhe mbrojtjet ligjore tė pakicave. Ne kėrkojmė nga Beogradi qė tė na ndihmojė nė zbatimin e kėtyre dispozitave duke inkurajuar serbėt e Kosovės qė tė shfrytėzojnė maksimalisht tė drejtat e gjera civile dhe tė njeriut nė tė cilat kanė tė drejtė.

    4) Kosova do tė pėrkrahė progresin e menjėhershėm nė kthime tė personave tė zhvendosur dhe zbardhjen e fatit tė personave tė pagjetur;
    Nuk mund tė ketė pėrfundim tė qėndrueshėm tė statusit pa zotim nė pajtim tė pas luftės. Pėr lėvizur pėrtej kėsaj trashėgimie tė dhimbshme ne propozojmė njė pėrpjekje tė re pėr adresimin e ēėshtjeve me emocionuese qė kanė mbetur nga konflikti nė Kosovė: kthimi i personave tė zhvendosur/refugjatėve dhe personat e pagjetur. Mosbesimi nė mes tė Beogradit dhe Prishtinės nė kėto ēėshtje kėrkon ndėrmjetėsim dhe ndihmė tė jashtme. Ne propozojmė qė udhėheqėsit e Kosovės dhe Serbisė bashkėrisht tė kėrkojnė nga Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė emėrimin e njė tė Dėrguari tė posaēėm pėr Kthimin e personave tė zhvendosur/refugjatėve dhe personat e pagjetur me mandat tė:
    a) vlerėsimit tė pėrparimit tė arritur nė kthimin e personave tė zhvendosur tė tė gjitha pėrkatėsive etnike dhe pėr tė dhėnė rekomandime pėr veprime tė mėtutjeshme; b) vlerėsuar pėrparimin e bėrė nė gjetjen dhe identifikimin e personave tė pagjetur dhe pėr tė dhėnė rekomandime pėr veprime tė mėtutjeshme; c) mbledhur palėt pėr t’i diskutuar kėto ēėshtje mė thellėsisht. Nė kėto ēėshtje mund tė bėhet pėrparim i menjėhershėm dhe nuk duhet tė pritet zgjidhja e statusit tė Kosovės mė vonė kėtė vit. Udhėheqėsit e Kosovės janė tė pėrgatitur pėr t’i diskutuar kėto ēėshtje me udhėheqėsit e Serbisė nė ēdo kohė dhe e mirėpresin ndihmėn e Trojkės nė mundėsimin e takimeve tė tilla.

    5) Kosova pėrkrah krijimin e organeve tė pėrbashkėta pėr bashkėpunim qė do tė themeloheshin nė Traktatin e miqėsisė dhe bashkėpunimit nė mes tė Kosovės dhe Serbisė. Nė shumė vende tė botės (p.sh. Beneluks) shtetet kanė themeluar organe tė pėrhershme pėr lehtėsimin e dialogut dhe bashkėpunimit. bazuar kryesisht nė kėto modele tė mirėnjohura, Traktati jonė i propozuar i miqėsisė dhe bashkėpunimit do tė krijonte Kėshillin e pėrhershėm tė bashkėpunimit Kosovė-Serbi pėr tė siguruar njė forum pėr konsultime tė rregullta nė ēėshtjet prioritare me interes tė pėrbashkėt. Kėshilli i pėrhershėm i bashkėpunimit do tė caktojė takime, do tė identifikojė fusha tė reja pėr bashkėpunim ndėrqeveritar dhe do tė mundėsojė konsultime nė ēėshtjet e ndjeshme qė prekin interesat e tė dyjave palėve. Kėshilli do tė sponsorizojė takime tė nivelit tė lartė nė tė cilat udhėheqėsit tanė mund tė ulen dhe diskutojnė tė gjitha ēėshtjet e tilla. Ky Kėshill mund tė sigurojė bazėn pėr zgjerimin dhe thellimin e marrėdhėnies sonė tė re me Serbinė.

    6) Kosova dhe Serbia do tė jenė partnere tė plota nė procesin e integrimit Euroatlantik. Si Kosova ashtu edhe Serbia janė zotuar nė integrim mė tė afėrt nė strukturat euroatlantike. Ne besojmė se ky ėshtė shtegu mė i mirė nė njė tė ardhme mė demokratike, prosperitare dhe tė sigurt pėr tėrė rajonin tonė. Ne besojmė se Kosova dhe Serbia duhet tė punojnė sė bashku pėr tė avancuar kėtė synim tė pėrbashkėt. Ne propozojmė themelimin e njė partneriteti pėr tė ndihmuar njėri-tjetrin nė arritjen e standardeve tė larta pėr anėtarėsim nė BE dhe NATO. Ne mund t’i ndajmė mėsimet e mėsuara dhe tė ndėrtojmė nė sukseset e njėri-tjetrit. Vendet e rajonit tonė tė Kartės sė Adriatikut tanimė janė duke punuar sė bashku nė realizimin e anėtarėsisė nė NATO. Ky model tregon se shtetet mund tė avancojnė prospektet e tyre Euroatlantike nėse punojnė sė bashku dhe bashkėpunojnė.

    SHTOJCA

    Traktati i miqėsisė dhe bashkėpunimit nė mes tė Kosovės dhe Serbisė

    Palėt kontraktuese tė Kosovės dhe Serbisė:

    Duke i njohur lidhjet e thella nė mes tė popujve tė Kosovės dhe Serbisė, pėrfshirė lidhjet e lashta historike, kulturore, etnike dhe ekonomike;
    Me keqardhje ndaj periudhave tė konfliktit dhe luftės qė na kanė ndarė, nė veēanti ngjarjet qė kanė tė bėjnė me kolapsin e dhunshėm tė Jugosllavisė nė vitet e nėntėdhjeta;

    Duke deklaruar dėshirėn e sinqertė pėr t’u konfrontuar me trashėgiminė e sė kaluarės sė fundit me njė frymė pajtimi dhe faljeje, ndėrsa i sjellim para drejtėsisė ata qė kanė bėrė krime tė luftės;

    Duke besuar se edhe Kosova edhe Serbia e ndajnė fatin e pėrbashkėt tė integrimit me tė afėrt nė komunitetin euroatlantik tė demokracive, qė do tė shpie nė njė tė ardhme mė tė sigurt, demokratike dhe prosperuese pėr tė gjithė;

    Duke shpresuar se integrimi euroatlantik do t’i sjellė tė gjithė popujt e Evropės juglindore mė afėr sė bashku dhe do tė vazhdojė tė eliminojė barrierat qė kanė ndarė kombet tona;

    Duke pranuar se rrethanat e veēanta historike dhe interesat e pėrbashkėta do tė kėrkojnė marrėdhėnie jashtėzakonisht tė afėrta dhe miqėsore nė mes tė Kosovės dhe Serbisė pėr shumė vite nė tė ardhmen;

    Tė bindur se mekanizmat e rregullt, tė institucionalizuar tė bashkėpunimit dhe dialogut pėr ēėshtjet e shqetėsimeve tė pėrbashkėta mund tė ndihmojnė nė zvogėlimin e tensioneve, zmadhimin e stabilitetit rajonal dhe avancimin e interesave tė pėrbashkėt tė Kosovės dhe Serbisė,

    Solemnisht pajtohen qė tė lidhin Traktatin e miqėsisė dhe bashkėpunimit si vijon:

    Kapitulli I: Qėllimi dhe parimet

    Neni 1

    Qėllimi i kėtij Traktati ėshtė qė tė promovohet paqja, miqėsia dhe bashkėpunimi nė mes tė Kosovės dhe Serbisė, nė mėnyrė qė tė promovohet stabiliteti, demokracia dhe prosperiteti pėr tė gjithė.

    Neni 2

    Nė marrėdhėniet e tyre me njėri tjetrin, Palėt do tė drejtohen pėrmes parimeve vijuese:

    a.) bashkėpunimi reciprok pėr sovranitetin dhe integritetin territorial tė njėri-tjetrit
    b.) heqja dorė nga pėrdorimi apo kėrcėnimi i pėrdorimit tė dhunės nė zgjidhjen e ēėshtjeve kontestuese;

    c.) respektimi i tė drejtave tė njeriut dhe lirive themelore tė tė gjithė qytetarėve pa diskriminim tė ēfarėdo lloji, pėrfshirė, veēanėrisht mbrojtjen e plotė tė identitetit etnik, gjuhėsor, kulturor dhe fetar tė tė gjitha komuniteteve pakicė dhe pjesėtarėve tė tyre;

    d.) liria e lėvizjes sė personave, mallrave dhe kapitalit;

    e.) bashkėpunimi dhe dialogu nė ēėshtjet e interesit tė pėrbashkėt.

    Kapitulli II: Zotimi nė integrimin euroatlantik

    Neni 3

    Palėt konfirmojnė dėshirėn e tyre pėr tė integruar shoqėritė dhe ekonomitė e tyre nė tėrėsi nė komunitetin euroatlantik tė demokracive, nė veēanti pėr t’i ndėrmarrė tė gjitha masat e nevojshme pėr t’u anėtarėsuar nė Bashkimin Evropian dhe NATO sa mė herėt qė ėshtė e mundur.

    Neni 4

    Palėt do tė bashkėpunojnė dhe do ta ndihmojnė njėra-tjetrėn kurdoherė qė ėshtė e mundur nė pėrmbushjen e standardeve tė larta dhe kėrkesave tjera pėr integrim nė BE dhe NATO. Palėt nuk do tė ndėrmarrin asnjė veprim qė do tė pengonte pėrmbushjen e kėtyre kėrkesave.

    Kapitulli III: Siguria dhe zgjidha paqėsore e ēėshtjeve kontestuese

    Neni 5

    Nė pajtim me parimet e Kartės sė OKB-sė, Palėt konfirmojnė zotimin e tyre nė zgjidhjen paqėsore tė tė gjitha kontesteve nė mes tyre, dhe nuk do tė pėrdorin dhunėn apo kėrcėnojnė me pėrdorim tė dhunės nė marrėdhėniet e tyre nė ēfarėdo mėnyre qė do tė ishte nė papajtueshmėri me Qėllimet e Kombeve tė Bashkuara.

    Neni 6

    Palėt do tė ndėrmarrin masa pėr zmadhimin e bashkėpunimit tė sigurisė, pėrfshirė zhvillimin e masave tė reja pėr ndėrtimin e besimit dhe sigurisė anembanė kufirit tė tyre tė pėrbashkėt. Palėt kėrkojnė ndihmėn e NATO-sė dhe Organizatės pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Evropė (OSBE) qė tė zhvillojnė dhe zbatojnė masat tė tilla sapo qė tė jetė e mundur njė gjė e tillė. Palėt do tė pėrpiqen qė tė arrijnė transparencė maksimale nė vendosjen dhe veprimin e personelit tė tyre tė sigurisė, posaēėrisht pranė kufijve tė tyre tė pėrbashkėt.

    Kapitulli IV: Bashkėpunimi nė ēėshtjet prioritare tė interesit tė pėrbashkėt

    Neni 7

    Palėt do tė mundohen tė intensifikojnė dhe thellojnė bashkėpunimin nė tė gjitha ēėshtjet e interesit tė pėrbashkėt. Palėt fillimisht do tė pėrqendrojnė pėrpjekjet e tyre nė fushat prioritare nė vijim:

    a.) ēėshtjet ekonomike, pėrfshirė energjinė, tregtinė dhe harmonizimin me standardet e BE-sė dhe zhvillimin e njė strategjie tė pėrbashkėt tė rritjes dhe zhvillimit ekonomik nė pajtim me iniciativat ekonomike rajonale;

    b.) pėrpjekjet nė luftėn kundėr krimit, posaēėrisht nė fushat e terrorizmit, narkotikėve, trafikimit e njerėzve, kontrabandėn e armėve, krimin e organizuar dhe krimin etnik;

    c.) mbrojtja dhe ruajtja e trashėgimisė fetare dhe trashėgimive tjera kulturore;
    d.) shėndeti dhe mirėqenia e komuniteteve tona pakicė, pėrfshirė zbatimin e masave tė posaēme pėr mbrojtjen dhe promovimin e tė drejtave tė tyre, sigurisė dhe jetesės;

    e.) zbardhja e fatit tė tė gjithė personave tė pagjetur nga lufta e viteve tė nėntėdhjeta.

    f.) shėndetėsia publike;

    g.) transportimi;

    h.) lehtėsimi i lėvizjes tejkufitare tė njerėzve dhe mallrave;

    i.) kthimi i refugjatėve dhe personave tė zhvendosur tė tė gjitha pėrkatėsive etnike;

    j.) ēėshtjet mjedisore;

    Neni 8

    Palėt do tė krijojnė grupe punues pėr ēėshtje specifike, tė pėrbėra nga specialistė politikė dhe teknikė, pėr tė zhvilluar dhe avancuar prioritetet e pėrbashkėta nė tė gjitha kėto ēėshtje prioritare tė interesit tė pėrbashkėt. Aty ku ėshtė e nevojshme, kėto grupe punuese do tė pėrfshijnė pėrfaqėsues tė grupeve tė shoqėrisė civile dhe organizatave relevante ndėrkombėtare.

    Kapitulli V: Kėshilli i pėrhershėm i bashkėpunimit Kosovė – Serbi

    Neni 9

    Brenda gjashtė muajve pasi tė ketė hyrė nė fuqi ky Traktat, Palėt do tė themelojnė Kėshillin e pėrhershėm tė bashkėpunimit Kosovė-Serbi. Ky Kėshill do tė pėrbėhet nga dhjetė anėtarė, pesė nga tė cilėt emėrohen nga Serbia dhe pesė emėrohen nga Kosova. Kėshilli do tė funksionojė pėrmes konsensusit dhe do tė ketė pėrgjegjėsi pėr tė:

    a.) mbikėqyrė dhe lehtėsuar bashkėpunimin nė tė gjitha fushat me interes tė pėrbashkėt;
    b.) mbajtur takime tė rregullta pėr kėmbimin e informatave dhe kėshillime pėr tė gjitha ēėshtjet qė mund tė ndikojnė nė interesat e cilėsdo Palė;
    c.) pėrkrahur, sipas kėrkesės, takime tė rregullta tė grupeve punuese tė cekura nė nenin 8, pėrfshirė asistencėn nė caktimin e agjendės sė takimeve dhe sigurimit tė ndihmės logjistike;

    d.) vlerėsuar rezultatet e iniciativave tė bashkėpunimit dhe pėr tė rekomanduar fusha tė reja pėr avancimin e bashkėpunimit nė mes tė Kosovės dhe Serbisė;

    e.) kėrkuar dhe mundėsuar ndėrmjetėsime tė palės sė tretė nė ēėshtjet veēanėrisht tė ndjeshme me interes tė pėrbashkėt, siē janė personat e pagjetur apo kthimi i refugjatėve dhe personave tė zhvendosur.

    Neni 10

    Kėshilli do tė mbledh Takime tė nivelit tė lartė tė Palėve sė paku ēdo gjashtė muaj, ku do tė pėrfshihen Kryetarėt, Kryeministrat dhe Ministrat e Jashtėm tė Kosovės dhe Serbisė. Cilado Palė mund tė propozojė ēfarėdo ēėshtje pėr t’u marrė nė konsideratė apo pėr t’u futur nė veprim nė Takimin e nivelit tė lartė.

    Neni 11

    Kėshilli do tė eksplorojė mundėsinė e themelimit tė sekretariatit pėr tė lehtėsuar bashkėpunimin dhe dialogun nė mes tė Kosovės dhe Serbisė.

    Neni 12

    Kėshilli do tė mundėsojė dialogun nė mes tė Deputetėve tė Kuvendit tė Serbisė dhe atyre tė Kuvendit tė Kosovės, pėrfshirė krijimin e grupeve punuese ndėr-parlamentare pėr avancimin e bashkėpunimin legjislativ.

    Kapitulli VI: Kėrkesa pėr shtetet dėshmitare

    Neni 13

    Nė rast tė ēfarėdo kontesti nė mes tė Palėve, Palėt kėrkojnė qė Franca, Gjermania, Italia, Federata Ruse, Mbretėria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės tė ofrojnė ndėrmjetėsim neutral dhe tė ndėrmerr pėrpjekje tjera pėr tė ndihmuar zgjidhjen paqėsore tė kontestit.

    Neni 14

    Ky Traktat nėnshkruhet nga udhėheqėsit e Kosovės dhe Serbisė dhe ratifikohet nė pajtim me procedurat kushtetuese tė secilit shtet. Ai do tė hyjė nė fuqi pas ratifikimit nga tė dyja Palėt dhe do tė depozitohet pranė Kombeve tė Bashkuara.

    Neni 15

    Ky traktat do tė pėrkthehet nė gjuhėn shqipe, serbe dhe angleze. Versioni nė gjuhėn angleze ėshtė autoritar.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  7. #7
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Bashkohuni nė marshin e studentėve!

    MARSHI STUDENTORĖ PĖR PAVARĖSIN E KOSOVĖS
    KĖSHILLI ORGANIZATIV I STUDENTĖVE
    DHJETOR

    __________________________________
    SKENARI I MARSHIT STUDENTOR MĖ 10 DHJETOR 2007
    Nisja e Marshit do tė bėhet nė orėn 12:00 nga Qendra e studentėve
    pėr tė vazhduar deri te Kuvendi i Kosovės. Duke pėrshkruar kėto
    rrugė: nga Qendra e Studentėve nė drejtim tė Rrethit pėr tė
    marshuar drejtė Qendrės sė Prishtinės.
    Marshi do tė jetė i qetė, do tė krijohen kordone nga organizatorėtstudentė
    tė veshur me bluza tė bardha nė tė dy anėt e rrugės.
    Marshuesit do tė mbajnė nė dorė nga njė fletė tė bardhė nė tė cilėn
    do tė shkruhen aktet juridike dhe politike, ndėrkombėtare nė bazė tė

    tė cilave garantohet pavarėsia e popujve.
    Pse ėshtė zgjedhur data 10 dhjetor, sepse:
    - Ėshtė dita ndėrkombėtare e tė drejtave tė njeriut,
    - Me kėtė datė do tė pėrfundojnė negociatat shtesė nė mes tė
    Prishtinės dhe Beogradit,
    - Me kėtė datė Simbolet Shtetėrore dhe Kushtetuta e Kosovės do tė
    jenė tė gatshme,
    Marshuesit do tė qėndrojnė para Kuvendit, derisa Kuvendi tė shpallė
    pavarsinė e Kosovės, por nuk do tė pengojnė punėn e Kuvendit,
    Pasė shpalljes do tė filloj festa e madhe.
    KĖSHILLI ORGANIZATIV I STUDENTĖVE...!
    Distancohet nga ēdo veprim i cili ėshtė nė kundėrshtim me ligjin.
    KĖSHILLI ORGANIZATIV I STUDENTĖVE...!
    Ju bėnė ftesė tė gjithė qytetarėve qė tė jenė tė qetė dhe tė
    vetėpėrmbajtur nga aktet e dhunės.
    KĖSHILLI ORGANIZATIV I STUDENTĖVE...!
    Do tė pėrdor tė gjitha format e presionit demokratik deri nė
    realizimin e pavarsisė sė Kosovės.

    ORGANIZATORĖ :
    KĖSHILLI ORGANIZATIV I STUDENTĖVE...!
    Tel. +377(0) 44 609 830 E-mail. 10-12-2007@live.com
    +377(0) 44 372 676 nismastudentore-up@hotmail.com
    u_s_sh@yahoo.com
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  8. #8
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Kah po shkon Kosova ?!

    KOHA PĖR VENDIM

    Shkruan: Besnik KRYEZIU
    http://www.vendlindja.com/foto/besnik_kryeziu.JPG
    07. XII. 2007

    Ballkani dhe popujt e tij kanė pėsuar shumė tragjedi nga mungesa e marrjes sė vendimeve nė kohėn e duhur nga ana e bashkėsisė ndėrkombėtare. Kėtu kam parasysh, sidomos luftėrat e fundit tė shkaktuara nga politika hegjemoniste serbe nė tėrė hapėsirėn Ballkanike, si dhe mos guximin ndėrkombėtar e sidomos evropian, pėr t’u pėrballur me vendime tė cilat do t’i evitonin kėto tragjedi. Bilanci i mos marrjes sė vendimeve nė kohė ishte mė shumė se tragjik. E dimė tė gjithė se ēka ndodhi nė kėto hapėsira, sidomos nė Bosnje dhe Kosovė. E gjithė Bota demokratike i ka ende tė freskėta pamjet qė vinin nga Ballkani, ato pamje qė vonė, shumė vonė e zgjuan ndėrgjegjen e fjetur ndėrkombėtare. Vetėm pasi Ballkanit i doli flaka nga tė gjitha anėt dhe vetėm pasi vdekja u bė pėrditshmėri nė kėto hapėsira ata reaguan. Prirja e evropianeve qė nė kohorėt e vjetra e deri me sot pėr t’i qitur njė kapak problemeve tė pazgjidhura nė Ballkan, fatkeqėsisht po vazhdon edhe sot . Thėnia „Nėse nuk mėsojmė nga e kaluara, ajo mund tė na pėrsėritet“, ėshtė shumė aktuale edhe nė ditėt e sodit. Nėse nuk merret vendimi i duhur dhe nė kohė ajo pa as mė tė voglin dyshim do tė na pėrsėritet, sidomos tani kur po zvarritet vendimi pėr njohjen ndėrkombėtare tė pavarėsisė sė Kosovės. Duke parė dhe analizuar procesin e deritanishėm tė bisedimeve Prishtinė – Beograd nėn ndėrmjetėsimin ndėrkombėtar e shohim nė mėnyrė shumė tė ēartė se guximi pėr tė marrė vendime nuk mungoi vetėm dje por ai po mungon edhe sot dhe pėr ironi tė fatit ky mos guxim ėshtė tepėr i theksuar kur janė nė pyetje shqiptarėt dhe ēėshtja e pa zgjidhur e tyre.

    Pse Evropa po e shtyn ēėshtjen e zgjidhjes sė statusit tė Kosovės ?

    Ėshtė pyetje qė duhet tė shtrohet gjithsesi sepse ēėshtje tė tilla nacionale me rėndėsi ndėrkombėtare nuk shtrohen pėrditė pėr t’u zgjidhur. Nė fillim duhet tė potencojmė se nuk kishte dhe nuk ka problem ““kosovar ““,(ky lloj problemi u shpik nga ata qė ēėshtjen e pazgjidhur shqiptare duhet ta vėnė pėrsėri nėn kapak), por kishte dhe ka problem tė pa zgjidhur shqiptar. Qasja e tanishme ndėrkombėtare pėr ta zgjidhur ““ēėshtjen ““ e Kosovės ėshtė qasje e padrejtė, ėshtė qasje qė nuk zgjidh probleme por hap probleme, ėshtė qasje qė Ballkanin nuk e qonė drejt paqes sė pėrhershme por nė njė paqe qė mund tė prishet shpejt nga konflikte te reja. Pėrpjekjet qė sa mė shumė ta largojnė Prishtinėn nga Tirana duke i perceptuar si dy kombe tė ndryshme janė tė kota dhe vetėm humbje kohe. Problemin shqiptar nė Ballkan e ka krijuar Evropa dhe ajo duhet ta zgjidh urgjentisht nė pėrputhje tė plotė me tė drejtėn natyrore qė ēdo popull tė jetojė i bashkuar nė trojet e veta. Jo vetėm qasja evropiane ėshtė e gabuar ndaj problemit tė pazgjidhur shqiptar por edhe vetė qasja e faktorit politik shqiptar ishte dhe ėshtė e gabuar.

    Pse?

    Sepse ky faktor politik asnjėherė nuk e shtroi ēėshtjen shqiptare si tėrėsi por e shtruan si ēėshtje tė parcializuar pėr tu zgjidhur. Deshėm apo nuk deshėm ta pranojmė, ky faktor e legjitimoi ndarjen e tokave shqiptare. Iluzionet se ashtu kėshtu nė tė ardhmen do tė integrohemi nė Evropė janė qesharake sepse integrimi nė Bashkimin Evropianė duhet tė ndodh si integrim i njė kombi tė bashkuar shqiptar e jo kėshtu tė ndarė si jemi. Koha do ta dėshmoj se faktori politik shqiptar nuk ishte nė harmoni me zhvillimet dhe ndryshimet nė Ballkan pas shpėrbėrjes sė krijesės artificiale tė quajtur Jugosllavi. Edhe bisedimet qė po zhvillohen me Serbinė, filluan krejt mbrapsht dhe pa asnjė plan paraprak. Delegacioni i Kosovės shkoj atje me opsionin e Kosovės brenda kufijve tė vitit 74 duke i harruar tkurrjet qė Serbia ju ka bė trojeve shqiptare. Ata harruan se deri ku shtriheshin trojet shqiptare andej nė Serbi. Sido qė tė jetė ky ishte dhe mbeti plani i vetėm pėr ta zgjidhur problemin serbo-shqiptar. Ne jemi dėshmitar qė Serbia disa herė po e pėrmend se nė Ballkan ekziston njė shtet shqiptar dhe nuk mund tė ekziston edhe njė tjetėr. As njėherė nuk erdhi kundėr pėrgjigja shqiptare e natyrshme se: nėse Evropa por edhe Serbia nuk i duan dy shtete shqiptare, atėherė le ta pranojnė njė shtet tė bashkuar shqiptar i cili nuk do tė krijohet nė tokat e huaja por do tė krijohet nė tokat e veta autoktone historike qė me bekimin e Evropės ia grabitėn shumė shtete fqinje. Alternativa e vetme dhe afatgjate qė Ballkani do ta qonte drejt paqes sė qėndrueshme ishte dhe mbetėt krijimi i shtetit tė bashkuar shqiptar.

    Trekėndėshi Moskė –Beograd –Teheran, rrezik pėr Kosovėn

    Ky trekėndėsh dita ditės po bėhet rrezik pėr Kosovėn dhe shqiptarėt. Qėndrimi refuzues i Rusisė tani na ėshtė i njohur tė gjithėve. Rusia historikisht kishte njė pozicion kundėr -shqiptar, pozicion qė edhe pėr kundėr ndryshimeve tė shumta nė politikėn ndėrkombėtare e ka ruajtur dhe bile-bile kohėt e fundit e ka avancuar pėr tė keq. Rusia me kėrcėnimin e saj se do ta pėrdor veton nė Kėshillin e Sigurimit arriti ta pengojė kalimin e rezolutės pėr Kosovėn. Rusia me pėrkrahjen e vazhdueshme qė po i bėn Serbisė po i shkakton dėme tė mėdha paqes dhe stabilitetit rajonal. Qėndrimi Rusė ka ringjallur ndjenjėn e pėrhershme nacionaliste serbe se, megjithatė ata do ta mbajnė Kosovėn nėn sundimin e tyre edhe pse kurrė nuk ishte e tyre dhe pėr mė shumė e kanė humbur edhe me luftėn e fundit. Rusia po e pėrdor ēėshtjen e Kosovės pėr tė demonstruar rritjen e saj ekonomike dhe ringjalljen politike nė skenėn ndėrkombėtare. Ajo po sillet tani si superfuqi jo vetėm nė rastin e Kosovės por edhe nė rastet tjera globale. Shikuar nga kėndi i deritanishėm i zhvillimit tė ngjarjeve, Rusia ka pasur sukses nė pengimin e zgjidhjes sė Statusit tė Kosovės. Ajo arriti me sukses ta zgjat pėr edhe njė 120 ditė procesin e bisedimeve dhe arriti qė pėrfaqėsuesin e saj ta fut nė Treshen Ndėrkombėtare. Kėshtu ajo u bė palė pa tė cilėn nuk ka zgjidhje pėr Kosovėn, jo sikur nė rastin e bombardimeve tė NATO-s kur ajo mbeti nė margjina dhe nuk pyeti askush. Rusia dhe diplomacia e saj po e shfrytėzojnė nė maksimum luftėn nė Irak, si dhe gjendjen e acaruar ndėrmjet SHBA-sė dhe Iranit lidhur me programin bėrthamor tė kėtij tė fundit. Kur SHBA-ja dhe shtetet Perėndimore po e kėrcėnojnė edhe me luftė Iranin ,presidenti rusė Putin gjatė vizitės sė tij nė Iran jo vetėm qė i dha pėrkrahje por edhe nė mėnyrė tė hapur i kėrcėnojė tė gjithė, se askush nuk guxon ta sulmojė Iranin. Pėrqafimet qė i pamė gjatė kėsaj vizite e kanė shokuar botėn demokratike. Shumė gazeta tė njohura evropiane nė ballinat e tyre kėtė pėrqafim e cilėsuan tė rrezikshėm duke pyetur: Ēka po ndodh me Rusin dhe presidentin Putin? Ka po shkon Rusia? Ky pėrqafim e shqetėsoj edhe presidentin amerikan Bush i cili reagojė ashpėr duke thėnė se Irani po e rrezikon edhe luftėn e Tretė Botėrore.

    Nga tė gjitha kėto zhvillime globale Rusia dhe Serbia po mundohen tė pėrfitojnė. Sepse nė rast tė njė lufte tė re nė Iran aleati ynė besnik, Amerika do tė vihej nė njė pozitė tė vėshtirė, pėr ta zgjidhur drejt dhe nė kohė Statusin e Kosovės sepse do tė pėrpallej me ēėshtje shumė mė tė mprehta dhe kur kemi parasysh edhe qėndrimin e luhatur tė Evropės kjo vėrtet do ta veshtėrsonte zgjidhjen e drejt. Diplomacia serbe ka filluar tė lėviz drejt pranimit tė planit tė Ahtisarit edhe pse jo plotėsisht. Ministri i Jashtėm serb Jeremiq tha ““Serbia ėshtė e gatshme qė ta pranojė vetėadministrimin e Kosovės deri nė 95 pėrqind por me kusht qė Serbia do ta mbaj administrimin e jashtėm dhe atė tė mbrojtjes ““. Serbia nė ditėt nė vijim do tė mundohet qė kėtė ta paraqet si lėvizje nga pozicioni i saj fillestar dhe qė tė fitojė pėrkrahjen e Evropianeve. Ėshtė pėr tė ardhur keq qė diplomacia shqiptare nuk po e luan rolin e saj nė kėtė drejtim por po mjaftohet duke thėnė se ata nuk janė aktor tė drejtpėrdrejt nė kėtė proces. Zėri i diplomacisė shqiptare duhet tė fuqizohet sepse nuk po bėhet fjalė pėr Afrikėn por pėr gjysmėn e kombit shqiptar.

    Ēka duhet tė bėhet pas 10 Dhjetorit ?

    Sa mė shumė qė po afrohet fundi i bisedimeve shtes aq mė shumė po rritet shqetsimi se ēfarė do tė ndodhė pas 10 Dhjetorit ? Duke i parė prononcimet e shumė diplomateve qė tani mund tė vijmė nė pėrfundim se edhe njėherė do tė zhgėnjehet populli shqiptar sepse edhe 10 Dhjetori i ““famshėm““ nuk do ta sjellė fundin e kėtij procesi tepėr tė lodhshėm dhe tė padobishėm ku kishte vetėm buzėqeshe cinike. Shpresat se me zgjatjen e kėtyre bisedimeve do tė unifikohet qėndrimi i shteteve evropiane si dhe qė politika serbe do ta pėrgatis popullin serb pėr humbjen e Kosovės, rezultuan tė pa suksesshme. Nė kėtė mes edhe faktori ndėrkombėtar nuk ka njė plan tė ēartė se si tė procedohet pas 10 Dhjetorit. Edhe faktori politik shqiptar, gjithashtu ėshtė i paqartė nė kėtė drejtim megjithėse ditėve tė fundit kemi disa lėvizje pozitive. Presidenti Sejdiu i cili nė njė ligjėratė tė mbajtur me studentėt e Fakultetit Juridik tė Universitetit tė Prishtinės tha se““Kuvendi i Kosovės do ta bėj punėn e vet duke e shpallur pavarsin e vendit““. Mbetet tė shihet se a ishte kjo vetėm njė deklaratė pėr konsumim tė brendshėm dhe nė funksion tė forcimit tė pozitės sė Tij nė zgjedhjet e 17 nėntorit. Sido qė tė jetė gjendja ėshtė duke shkuar drejt njė radikalizmi tė shpejt ku i gjithė procesi do tė rrezikohej tė dėshtojė. Sepse njerėzit e kanė humbur besimin se me bisedime maratonė do tė zgjidhet Statusi.

    Dalja e AKSH-sė edhe publikisht tregon se njerėzit janė tė gatshėm qė edhe me luftė ta mbrojnė Kosovėn. Ėshtė tepėr imediate takimi i tėrė faktorit politik shqiptar pėr tė bashkėrenditur veprimet pas 10 Dhjetorit. Kėtu Tirana zyrtare patjetėr duhet ta luaj rolin e vetė. Miqve tanė duhet nė mėnyrė shumė miqėsore t’i themi se ēdo shtyrje do ta rrezikon paqen edhe ashtu tė brishtė nė Ballkan dhe se ne shqiptarėt pėr kėtė pas 10 Dhjetorit nuk mbajmė pėrgjegjėsi. Nuk ka kuptim asnjė shtyrje sepse edhe njėmijė vjet Kosova dhe Serbia nuk do tė merren vesh, prandaj koha pėr vendim ėshtė sot dhe jo nesėr. Parlamenti i Kosovės pas 10 Dhjetorit nė mėnyrė solemne duhet ta shpallė ose ta rishpallė pavarsin e vendit dhe pėr kėtė paraprakisht t’i njoftojė tė gjitha organizmat relevante ndėrkombėtar. Miqtė do tė jenė me ne ndėrsa armiqtė e pavarėsisė nėse jo me njėherė do tė pajtohen mė vonė me realitetin e ri. Kur NATO e bombardojė Serbinė pa miratimin e Kėshillit tė Sigurimit nuk u bė kiameti, edhe tash nuk do tė behet kiameti. Kosova nuk do tė rrezikohej nga Serbia ushtarakisht sepse NATO i ka trupat e saja kėtu dhe do tė kujdeset pėr kėtė. Gjithēka shkon nė favor pėr marrjen e vendimit pėr Kosovėn. Kuvendarė tė Kosovės merreni kėtė vendim dhe mos pritni qė dikush tjetėr ta bėjė kėtė. Bėjeni kėtė sepse nėse nuk e bėni do tė na pėrsėritet tragjedia dhe pėr kėtė dikush do tė mbajė pėrgjegjėsinė.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  9. #9
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Citim Postuar mė parė nga biligoa Lexo Postimin

    Letėr Ukshin Hotit

    PROFESOR, REPUBLIKA E KOSOVĖS ĖSHTĖ ENDE PENG

    Profesor i nderuar,
    http://www.ereniku.net/UkshinHoti01.jpg
    Mė falė qė e zgjodha kėtė lloj komunikimi me ju. Nė fakt, nuk e di nėse ekziston apo edhe mė lejohet njė komunikim i kėtij lloji pėr faktin se ju i nderuari profesor Hoti po vazhdoni tė konsideroheni si i zhdukur.

    Shumė nga tė gjallėt e vdekur do tė habiten me kėtė letėr, do tė thonė: si ėshtė e mundur tė komunikohet me njė tė zhdukur apo siē e thonė pas shpinės, me njė tė vdekur qė nuk i dihet varri, edhe pse gjithēka mund tė ketė pėr ju i nderuar, por jo edhe vdekje. Nuk ka rėndėsi se ēfarė thonė sepse jeta dhe vdekja nė ditėt tona i kanė ndėrruar rolet, askush nga ne nuk e dimė se ku jemi. Sot jemi jeta, nesėr mund tė jemi vdekja, e pasnesėr kush e di ...?

    Ka shumė arsye qė mė shtynė ta bėj njė komunikim tė tillė me ju, ndoshta tė pazakontė por gjithsesi tė domosdoshėm pėr kohėn nė tė cilėn po jetojmė. Arsyeja kryesore e kėtij komunikimi ėshtė se: Republika e Kosovės po vazhdon tė mbahet peng, ashtu siē kishit shkruar ju shumė vite mė parė. Sa duket se ju kemi afruar cakut po aē duket se po e devijojmė kėtė cakė. Vllau i madh (Rusia) i ka dalė nė mbrojtje vllaut tė vogėl (Serbisė), bile kėto ditėt e fundit ka shkuar aē larg sa qė e ka pėrcaktuar edhe vijėn e kuqe tė cilėn nuk do ta kalojė pėr asnjė ēmim.

    Profesor i nderuar,
    http://www.ereniku.net/UkshinHoti01.jpg
    Kosova ėshtė para njė sprove tė rėndė, ndoshta nga ato mė tė rėndat deri mė tani qė kur e ndanė nga trungu shqiptar. Ajo ėshtė nė hapat e fundit nė rrugėtimin e saj pėr ta mundur vdekjen njėherė e pėrgjithmonė, pėr tu ngjitur vertikalisht mbi kulmin e shtėpisė pa u vrarė, siē do tė shprehet poeti, por jemi edhe shumė afėr pėr t“ju rikthye vdekjes, ajo ende po sillet vėrdallė mbi kokat tona. Nėse dje kemi bėrė pėrpjekje pėr ta mundur vdekjen, sot jemi nė pritje tė shpėtimit nga ajo. Nėse donė ta dish se nė cilėn kohė jemi sot, lirisht mund tė them se jemi nė kohėn e pritjes. Gjithēka ėshtė nė pritje, mu sikur atėherė kur ju ishit kėndej pari.

    Sa herė pėrmendet Kosova fillon tė rrotullohet bota. Ata qė janė fajtorė pėr ndarjen e Kosovės nga trungu shqiptar fillon t'i kaplojė frika sepse sipas tyre vetėm duke mbetur peng shqiptarėt ruhen ekuilibrat politik brenda organizmave ndėrkombėtar. Ju e dini se edhe atėherė tė gjithė e donim shtetin e Kosovės, e dinim cakun pėr ku ishim nisur, por nuk e dinim rrugėn se si tė shkojmė deri aty. Juve, ju kujtohen lutjet e imamit tė atyre kohėrave qė i bėnte tė xhumajave nė Prishtinė pėr ta njohur edhe formalisht shtetin e Kosovės, por ato lutje nuk i dėgjoi askush. Edhe sot mu sikur atėherė prapė po lutemi pėr shtetin e Kosovės, e xhumaja po vazhdon tė jetė pjesė e rėndėsishme e politikės nė hapėsirėn tonė. Tani nuk e kemi imamin e vjetėr, e kemi njė gjeneral tė ri, ju do tė thoni gjeneralėt nuk luten, ata luftojnė nė beteja burrėrisht e trimėrisht dhe i fitojnė ato. Ndoshta nuk e di profesor, por ky gjenerali ynė e ka zhveshur uniformėn ushtarake pa e pėrfunduar betejėn dhe ka hyrė nė politik pėr t'u lutur dhe mund t“ju sigurojė se kėtė punė po e bėnė shumė mirė, por edhe lutjet e tij po bien mu si atėherė nė vesh tė shurdhėr.

    E more profesor, ėshtė shurdhuar bota kur pėrmendet Kosova. Nga respekti i shumtė pėr miqtė tanė ndėrkombėtarė e kemi harruar vetveten. I ftuam nė shtėpinė tonė pėr tė na ndihmuar dhe pėr ndihmėn qė na dhanė ju jemi mirėnjohės sa tė jetė jeta, por.... i pritėm si miq duke ju thėnė: Ndihuni si nė shtėpinė tuaj, por mos harroni se jeni mysafirė, ata kanė harruar, janė ulur nė vatrėn tonė sikurse nė shtėpinė e vetė, duke na sunduar nėpėrmes njė tė dėrguari special tė OKB-sė. Juve, patjetėr se ju kujtohet koha e princit Vid nė Shqipėri, diēka i njejtė ėshtė edhe ky, i dėrguari i OKB-sė.

    E more profesor, nuk kanė ndryshuar kohėrat hiq, nga atėherė ėshtė ndalur ora e Kosovės nė pritje. Mu sikur atėherė qė na bėnin thirrje pėr durim, po na bėjnė thirrje edhe sot, mu si atėherė qė flitej pėr ndarjen e Kosovės po flitet edhe sot, mu si atėherė qė na ndėrruan flamurin po donė tė na ndėrrojnė edhe sot, mu si atėherė qė na thoshin se ne nuk jemi shqiptar edhe sot po bėjnė eksperimente pėr ta krijuar njė komb tė ri. Plani qė e hartuan mė herėt si deshėn vetė, plan i cili Kosovėn e copėtonte brenda pėr brenda, nė ēdo pjesė tė Kosovės e bėnte nga njė Serbi tė vogėl, nuk kaloi nė Kėshillin e Sigurimit sepse nuk u pajtua Rusia, i kėrcėnojė evropianėt dhe amerikanėt dhe ata u tėrhoqėn shumė lehtė. Tash na kanė caktuar edhe njė fazė tė re bisedimesh, duke na ngushtuar litarin edhe mė fort nė fyt qė eventualisht tė mbetemi aty ku ishim, pra brenda Serbisė. Politikanėt tanė tė mjerė po bėrtasin me sa zė qė kanė se e duan planin e Ahtisarit, se ai plan ėshtė i pa prekshėm e dokrra tė tilla, strategji tjetėr pėr tė dalė nga ky udhėkryq nuk kanė.

    Elitės intelektuale nė vend i ka humbur udha nė oborr, e di se ju do tė thoni se tė humbur e kanė pasur. Antivlerat po na mbysin nė ēdo pore tė jetės. Sikur tė ishe sot kėndej pari do tė habitesh se sa universitete ka Kosova sot, e ndoshta ndonjėri do t'i hapte dyert pėr ju, se atėherė i Prishtinės t'i mbylli, edhe pse e di se ju nuk do ta pranonit njė gjė tė tillė, sepse ju ishit vlera e kėtij kombi dhe nuk do tė bėheshe pjesė e kėtyre krimeve qė po bėhen me arsimin nė Kosovė. Sa doktorė, sa magjistra kemi tė gjithė janė me grada por, ashtu siē patėt thėnė ju atėherė, ,,diplomat e tyre kanė aq vlerė sa pėr t“ja ngjitur maces pėr bishti''.

    Profesor, e di se ju nuk keni nevojė mė pėr ne, por mė besoni se ne kemi shumė nevojė pėr ju, pėr veprėn tėnde. Nė emrin tim, si pjestarė i brezit tė ri, i brezit qė ditė e mė shumė po mishėrohet me veprėn tėnde heroike po e kupton filozofinė tėnde politike, na fal pėr tė gjitha, na fal qė nuk tė kuptuam, atėherė kur ishte e domosdoshme tė kuptonim, na fal qė nuk bėmė pėrpjekje sa duhet pėr tė liruar nga pengmbajtja serbe, ndonėse kishte mundėsi, sidomos gjatė konferencės nė Rambuje. Po, ju e dini, i keni njohur ata politikanė qė morėn pjesė nė kėtė konferencė, tė paktėn njė pjesė tė tyre gjithsesi se i ke njoftuar. S“e bėnė njė hapė tė tillė sepse ju gėzuan tragjedisė tėnde, duke u krekosur se po hynė nė histori, po bėhen pjesė e saj. Turpi raft mbi ta.

    Njėsoj siē vepruan me ty po vazhdojnė tė veprojnė edhe me liderin e brezit tim, z Albin Kurti. E kanė izoluar sa herė kanė dashur, e kanė burgosur kur kanė dashur, shtėpinė ia kanė bėrė burg sepse i tmerron vizioni i ri politik, e ne prapė po heshtim. Asnjė pėrpjekje pėr lirimin e tij nuk po e bėjmė, mendimi ndryshe mund tė kushtojė sot mu si atėherė profesor. Nuk e kuptuam se Serbia duke tė mbajtur peng po e mbante edhe shtetin e Kosovės sepse ju ishit arkitekti i kėtij shteti. Nuk e kemi ditur se sa i rėndėsishėm paska qenė roli i individit respektivisht i juaji nė proceset politike. Kur ishe kėndej pari e dini ju si silleshin ndaj jush, e ke thėnė edhe vetė i ke bėrė pėrgjegjės pėr burgosjen tėnde. Edhe sot mu si atėherė asnjė fjalė pėr ju, edhe kur flasin, flasin ashtu sipėrfaqėsisht pa e prekur substancėn e punės tuaj, flasin kur ju duhet pėr fushata zgjedhore. Nuk e di se cili popull nė botė do tė heshtte pėr njė figurė si ju. Nuk e thonė tė vėrtetėn pėr ju sepse nė momentin kur e thonė kėtė tė vėrtetė, bėhen vetė tė vdekur, bėhen prapė majmun sepse nga mungesa jote u bėnė mbret.

    Kaq kėtė herė, do t“ju shkruaj prapė, varėsisht se si do tė ec ora e Kosovės. Ndonėse nuk janė bashkuar ende republikat e bashkuara shqiptare, ashtu siē na pėrshėndetėt ju nga gjykatorja e okupatorit, e as Prizreni ende nuk ėshtė bėrė kryeqytet, megjithatė unė po tė pėrshėndes nė tė njejtėn mėnyrė, mirė u pafshim nė republikat e bashkuara shqiptare edhe pse e di se nuk do tė shihemi kurr sepse ju po mbaheni peng sė bashku me shtetin e Kosovės.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Xhefri Sajmėn
    ---------------------------------------------------

    ju lutem si shkruhet ky emer (emri i tij i vertet i pa shqipzuar ) flm
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dorontina : 07-12-2007 mė 17:58
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

Tema tė Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  2. Berisha dhe politikanėt tropojanė nė PD
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 10:46
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-04-2009, 15:49
  4. Moisiu: Nuk nėnshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •