Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 9 prej 9
  1. #1
    larguar
    Anėtarėsuar
    11-09-2006
    Postime
    535

    Disa Kėshilla Pėr Prindėrit

    PRINDĖRIT U NDIHMOJNĖ FĖMIJĖVE TĖ RUHEN, TĖ
    JENĖ TĖ LUMTUR DHE TĖ MĖSOJNĖ


    HYRJE
    Fillimi i shkollės fillore do tė duhej tė ishte njė pėrjetim i gėzueshėm dhe me vlerė, mirėpo
    pėr disa fėmijė ky ngulfatet nga dhuna nė shkollė. Dhuna nė shkollė mund tė ketė ndikim
    shumė negativ nė punėn, shėndetin, vetėvendosjen dhe vetėbesimin e fėmijėve. Fėmijėt me
    nevoja ose tė meta tė posaēme janė veēanėrisht tė ndjeshėm ndaj dhunės.

    JINI SYĒELĖ
    Prindėrit dhe anėtarėt e familjes janė shpesh tė parėt qė i vėrejnė shenjat e ushtrimit tė
    dhunės ndaj fėmijės sė tyre. Kushtojini vėmendje rrobave tė shqyera, prerjeve dhe lėndimeve
    trupore, tekave tė kėqija, largimit nga shokėt, agresivitetit ndaj vėllezėrve dhe motrave, dhe
    mosdėshirės pėr tė shkuar nė shkollė.

    ĒKA ĖSHTĖ DHUNA NĖ SHKOLLĖ?
    Dhuna nė shkollė mund tė marrė shumė forma, nga ngacmimet e deri tek kėrcėnimet dhe
    dhuna fizike. E ēfarėdo lloji qė tė jetė ajo, dhuna nė shkollė mund ta tmerrojė njė fėmijė dhe
    t’i shqetėsojė prindėrit dhe kujdestarėt.

    ĒKA MUND TĖ BĖNI?
    1. Bisedoni me fėmijėn tuaj lidhur me shkollėn, ēka i pėlqen e ēka i pengon, si dhe kush janė
    shokėt e tij/saj. Mos e detyroni fėmijėn tuaj qė tė bisedojė me ju, mirėpo thjesht sigurojeni
    atė qė mund t’ju besojė dhe qė qėllimi juaj ėshtė qė t’i ndihmoni pėr t’i zgjidhur problemet,
    ēfarėdo qofshin ato. Kujtojuani fėmijėve tuaj qė ata nuk kanė bėrė asgjė tė keqe. Nxitini ata
    qė tė bisedojnė me ndonjė tė rritur, tė cilit/ės i besojnė.
    2. Mbani shėnime lidhur me gjithēka qė keni zbuluar, dhe nxiteni fėmijėn tuaj qė tė
    flasė gjithmonė me ju.
    3. Kontaktoni me shkollėn posa ta fitoni pėrshtypjen qė ekziston ndonjė problem.
    Shkolla do tė ketė po aq vullnet e dėshirė sa edhe ju pėr ta tejkaluar kėtė situatė.
    • Bisedoni me kujdestarin e klasės, dhe mos harroni qė nuk ėshtė faji i shkollės. Duke e
    vėshtruar situatėn sė bashku me mėsuesin dhe duke e vėzhguar kontaktin mes fėmijės
    tuaj dhe atij/asaj qė ushtron dhunė ndaj fėmijės tuaj, situata mund tė tejkalohet shumė
    mė lehtė.
    • Nxiteni fėmijėn tuaj qė ta zgjerojė rrethin e shokėve tė vet, dhe qė tė kėrkojnė nga
    njėri-tjetri qė tė kujdesen pėr njėri-tjetrin.
    • Nėse dhuna nė shkollė vazhdon, kontaktoni pėrsėri me shkollėn dhe shkruajini
    mėsuesit kujdestar, nė mėnyrė qė tė mėsoni mė shumė se si trajtohet problemi i
    dhunės nė shkollė nga ana e shkollės. Nė kėtė mėnyrė ju mund ta kuptoni saktėsisht
    se ēka ėshtė duke u bėrė pėr t’iu qasur kėsaj situate. Vazhdoni qė tė mbani shėnime
    nė lidhje me gjithēka qė po ndodh.
    4. Bėjani tė qartė fėmijės tuaj qė me injorimin e situatės kjo jo vetėm qė nuk tejkalohet,
    mirėpo faktikisht mund tė bėhet edhe mė e vėshtirė. Fėmijėt duhet qė tė fitojnė bindjen se
    nuk ėshtė faji i tyre dhe qė askush nuk e meriton qė tė ngacmohet. Mos i nxitni ata qė tė
    hakmerren: kjo vetėm mund tė shkaktojė mė shumė probleme dhe mund t’i lėndojė ata edhe
    mė shumė.
    5. Kujt mund t’i drejtoheni? Nėse nuk jeni tė kėnaqur me mėnyrėn e trajtimit tė situatės
    nga ana e shkollės, ju mund tė kontaktoni me Zyrėn Lokale pėr Edukim [Local Education
    Authority] dhe me drejtorin e shkollės.
    Nėse shqetėsimi kalon nė dhunė fizike, ju mund tė kontaktoni me policinė. Policia nuk mund
    tė ndėrmarrė asgjė kundėr fėmijėve tė moshės nėn 10 vjeē, mirėpo tipave problematikė mund
    t’ua numėrojnė bėmat e veta pėrpara prindėrve tė tyre.
    Ndiqni rrugėt e drejta dhe mos i merrni ēėshtjet nė duart tuaja.
    Ėshtė shumė mė mirė qė tė mos pėrballeni me tipat problematikė ose me prindėrit e tyre. Kjo
    mund tė shpjerė nė ngatėrresa serioze dhe probleme tė tjera pėr ju dhe fėmijėn tuaj.
    Mos lejoni qė fėmija juaj tė mungojė nė shkollė
    Pa marrė parasysh se sa i mėrzitur ėshtė fėmija juaj, nuk mundeni assesi ta lejoni qė tė rrijė
    nė shtėpi. Prindėrit mund tė paditen nėse nuk e ēojnė fėmijėn e tyre nė shkollė. Gjėja mė e
    mirė qė mund tė bėni, ėshtė qė ta siguroni fėmijėn tuaj qė kjo situatė do tė tejkalohet dhe qė
    ai/ajo nuk ka bėrė asgjė tė keqe.

    KUR FĖMIJA JUAJ I SHQETĖSON TĖ TJERĖT
    Ashtu siē jeni syēelė ndaj shenjave qė fėmija juaj ėshtė viktimė, ashtu duhet qė tė jeni tė
    vetėdijshėm edhe ndaj shenjave qė flasin se fėmija juaj po i shqetėson tė tjerėt. Fėmija juaj
    mund t’i imitojė sjelljet agresive dhe nuk i sheh ato si tė gabueshme, ose kjo mund tė jetė njė
    mėnyrė e shprehjes sė ndjenjave kur ėshtė duke kaluar nėpėr njė fazė tė vėshtirė.
    • Bisedoni me djalin ose vajzėn tuaj nė lidhje me arsyet e sjelljeve tė tyre nė kėtė
    mėnyrė, mundohuni qė t’ia bėni atij ose asaj tė kuptueshėm efektin rrėnues qė kanė
    sjelljet e tyre tek tė tjerėt.
    • Kujdesuni qė nė familjen tuaj tė mos tė arrihen qėllimet nga askush me agresivitet
    ose me forcė, dhe tregojini fėmijės tuaj se si mund t’i bashkėngjitet tė tjerėve pa
    pasur nevojė pėr dhunė.
    • Diskutojeni situatėn me kujdestarin e klasės sė fėmijės tuaj pėr tė parė se si mund tė
    bashkėpunoni me shkollėn pėr t’i dhėnė fund dhunės.
    • Kujdesuni qė fėmija juaj ta dijė se ai/ajo duhet tė pėrkrahet edhe nga tė tjerėt dhe mos
    i kurseni lėvdatat kur ai ose ajo tregohet i/e mirė ndaj tė tjerėve.
    • Bisedoni rregullisht nė lidhje me situatėn pėr t’u siguruar se nuk fshihen probleme
    serioze mbrapa kėsaj faze trazirash.




    c/p
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shefqeti11 : 27-03-2007 mė 06:10 Arsyeja: .
    Kristal...
    ..E bardhė...
    ..Qė mė mban gjall!

  2. #2
    e shemtut
    Anėtarėsuar
    27-03-2007
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    31
    The advice is the worst vice!!!!!!!!!

  3. #3
    larguar
    Anėtarėsuar
    11-09-2006
    Postime
    535
    Ndihmoni femijen tuaj te kete sukses ne shkolle.

    Praktikoni gjuhen ametare te femijes.


    Megjithese te mesuarit anglisht eshte i rendesishem, po kaq e rendesishme eshte qe femija juaj te vazhdoje te flase gjuhen ametare.Kjo gje do ta ndihmoje ate te mesoje anglisht me shpejt.Aftesite e krijuara nga gjuha e folur ne shtepi do te krijoje vetebesimin.
    Ketu jane disa aktiviteete qe ju mund te beni me femijen tuaj ne gjuhen qe ju flisni ne shtepi:

    Bisedoni bashke dhe ndani eksperiencat familiare


    * shkruani letra te anetaret e familjes
    * perserisni mesimet e shkolles bashke
    * lexoni materiale te ndryshme
    * diskutoni librat.filmat.cfaqjet televizive dhe ngjarjet e ndryshme
    * behuni anetare te librarise ne librarine publike
    * vizitoni shpesh librarine dhe merrni libra ne gjuhen ametare te femijes ose ne anglisht.
    * Inkurajoni interesat dhe hobet e femijes tuaj.

    Neqoftese femija juaj eshte ne klasen e pare,ketu po japim disa menyra qe ju mund ti ndihmoni ate te kene sukses ne shkolle:

    * Tregoni rima femijesh dhe kenge me gjeste me duar-ne anglisht dhe ne gjuhen tuaj ametare.
    * Lexoji femijes dhe lexo bashke me te cdo dite(te pakten 10 min ne dite) ne anglisht ose ne gjuhen ametare
    * Tregoji femijes si shkruan
    * Gjej mundesine per te bere te dukeshme emerin e femijes
    * Perdor emrat me germa ne vend te emrave me tinguj
    * Perdor germa magnetike per familjen per te shkruar dhe lexuar mesazhe.
    * Vini ne dispozicion nje vend te percaktuar pune dhe paiseni femijen tuaj me materialet e nevojeshme per ta bere
    ate qe te praktikoje shkrimin dhe kendimin e shpejte.

    * Krahasoni ngjarjet dhe karakteret e librave me idete dhe eksperiencat tuaja.
    * Perdorini nje tabele mesazhi ne shtepi per te komunikuar me anetaret e tjere te familjes.
    * Shkruani mesazhe,karta pershendetje dhe letra anetareve te familjes dhe inkurajoni pergjigjet.
    * Provoni fjalekryq te thjeshta dhe gje a gjeza.

    Ketu jane disa menyra qe ju mund te ndihmoni femijen tuaj per te zhvilluar aftesite e tij te shkrimit dhe leximit si dhe ato te numrave gjate periudhes te kalimit ne shkollen e mesme:

    * Lexoni,shikoni,degjoni dhe diskutoni artikujt e gazetes ,lajmet ne radio dhe television,revistat dhe ditaret e ndryshme.
    * Pergatisni listat e blerjeve qe do te beni bashke dhe krahasoni cmimet,masen dhe marken- kjo eshte nje menyre shume e mire per te perdorur fletushkat e reklames te fund javes,ku mund te gjeni cmime shume te mira.
    * Shikoni reklamat bashke dhe llogarisni se sa mund te kurseni neqoftese ju bleni marka te ndryshme-p.sh,krahasoni cmimet e veshjes ne dyqane te ndryshme,ose paisjet sportive tek dyqanet e sportit-kjo eshte nje menyre shume e mire per te mesuar femijen tuaj te gjeje cmime te mira.
    * Mblidhni kupona dhe shikoni se sa mund te kurseni.
    * Luani lojera logjike matematike,ose punoni me makine llogaritese dhe me kompjuter.
    * Beni nje grafik me te dhena, ndoshta per konsumimin e gazit ne familje,kohen qe shikoni televizor,kohen e harxhuar ne internet.kohen qe degjoni CD muzike tjeter dhe diskutoni kete grafik me femijen tuaj
    * Diskutoni mjedisin me femijen tuaj-I kerkoni asaj te monitoroje perdorimin e elektricitetit ose te ndihmoje me kopshtarine ose me programet e riciklimit.
    * Luani loje gjuhe dhe drejtshkrimi-si Scrabble,Boggle ose Trivial Pursuit-dhe shikoni per drejtshkrimin e fjaleve si edhe per kuptimin e tyre.
    * Inkurajoni femijen tuaj te lexoje ne menyre te pamvarur- te lexoje revista,gazeta,libra komike ose cdo gje qe do te zgjedhe ai.
    * Krijoni nje ndjenje pergjegjesie me femijen tuaj duke i ngarkuar atij detyra ditore si p.sh te shtroje tavolinen,te zbraze pjatalaresen,te pastroje dhomen e saj, te laje rrobat, te mare pluhurat si dhe te beje pergatitjet per te gatuar.

    Me femijen tuaj beni nje program per detyrat e shtepise ditore,detyrat e tjera te caktuara si dhe per perseritjen.Gjeni nje vend te mire per te studjuar si me poshte:

    * Pa iu terhequr vemendja (TV, telefon,sterio, video game)Vendosni nje shenje”Mos me shqetesoni” po te jete e nevojeshme.
    * Te kete nje karrike te rehateshme dhe nje tryeze pune me nje siperfaqe te sheshte qe nuk ka rremuje.
    * Te kete ndricim te mire

    Sigurohuni qe femija juaj ka:

    * Nje ditar shkollor me detyrat e caktuara.
    * Tekstet shkollore,mjetet per te shkruar.
    * Te kete te drejten e perdorimit te kompjuterit (jo e detyrueshme).
    * Fjalor.
    * Propozime per per te krijuar nje program mesimor te rregullt edhe kur nuk ka detyra per te bere.

    Neqoftese femija juaj ju thote qe nuk ka detyra per ndonje dite ju mund te perdorni si me poshte:
    Filloni pune per kapitullin tjeter qe do te mbulohet ne klase.

    * Planifikoni pikat kryesore te detyres tjeter te ardheshme
    * Perserisni shenimet metejeshme
    * Praktikoni formulat e matematikes dhe te shkences
    * Angazhojeni femijen ne detyra krijuese, si.p.sh pergatitjen e nje projekti qe tregon metoda te reja mesimore per nje njesi te perfunduar,ose shkruani nje diskutim me versionin e tij per nje kapitull te sapo perfunduar.



    Peel
    Kristal...
    ..E bardhė...
    ..Qė mė mban gjall!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    773
    jam dakort me ty ole. edhe un i kam shum inat njerzit qe te japin mend. cdo njeri e di vet se ca duhet t e bej

  5. #5
    larguar
    Anėtarėsuar
    11-09-2006
    Postime
    535
    cuna u keqen xhaxhi....

    nuk eshte per ju kjo tem.... shikoni temat e tjera ju, lerini keto per ato qe jan.
    Kristal...
    ..E bardhė...
    ..Qė mė mban gjall!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2007
    Postime
    114
    cdo femije eshte ndryshe dhe cdo prind eshte ndryshe. S'besoj se mund te ekzistoj nje formule per prinderit ne pergjithsi.Nese prindi eshte i lidhur me femijen e tij dhe do te shikoj cfare i ndodh femijes gjate dites e shikon por nese prindi eshte i interesuar te bej sa me shume leke sdo tia dije se cfare i ndodh femijes mjafton fakti qe prindi po e suporton dhe po e con ne shkolle.
    Me mendje e shpirt ne Vlore.

  7. #7
    larguar
    Anėtarėsuar
    11-09-2006
    Postime
    535
    Citim Postuar mė parė nga vlonjatja_usa
    nese prindi eshte i interesuar te bej sa me shume leke sdo tia dije se cfare i ndodh femijes mjafton fakti qe prindi po e suporton dhe po e con ne shkolle.
    Me falni, po pikerisht per keta prinder behet fjal, qe nuk duan tja din per femijen...

    pastaj po qe se prindi nuk do tja dij per ate femij qe e ka rritur nje kile mish, sic e thua ti (gje qe ekziston nuk e mohoj, se ka shume nga ata qe s'duan tja din dhe i hedhin ne kosh te plehrave) ateher ai nuk quhet me prind....

    dhe nuk gjen dot as nje epitet per t'i ven....
    Kristal...
    ..E bardhė...
    ..Qė mė mban gjall!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2007
    Postime
    114
    Citim Postuar mė parė nga shefqeti11
    Me falni, po pikerisht per keta prinder behet fjal, qe nuk duan tja din per femijen...

    pastaj po qe se prindi nuk do tja dij per ate femij qe e ka rritur nje kile mish, sic e thua ti (gje qe ekziston nuk e mohoj, se ka shume nga ata qe s'duan tja din dhe i hedhin ne kosh te plehrave) ateher ai nuk quhet me prind....

    dhe nuk gjen dot as nje epitet per t'i ven....
    keta lloj prinderish nuk hane puke ti dil e jep formula per prinderit por per fat te mire per ca dhe te keq per ca cdo njeri e ka ne gjak dashurine per femijen dhe skane nevoje per keshilla sepse instikti i prinderit lind ne momentin qe merr femijen ne krah per here te pare.
    Me mendje e shpirt ne Vlore.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-03-2007
    Vendndodhja
    ATJE KU FLUTUROJNE SHQIPONJAT
    Postime
    28
    AI STAN ate bulmet ka... si eshte rritur i jati do rrisi dhe femijen e ti ...apo ja futa ..kot???obbbo ika...
    KUR ZGJOHEM NE MENGJES ZGJOHEM ME PERTIM,POR ZGJOHEM SEPSE ATO QE DO TE BEJ JANE PUNE BURRASH

Tema tė Ngjashme

  1. Prinderit tuaj deshirojne qe ju te keni me shume shoqeri shqiptare apo te huaj?
    By strawberrygirl_ in forum Vogėlushėt shqiptarė
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 17-07-2010, 05:55
  2. Vetėvritet 11-vjeēarja besimtare
    By GiSHteZa in forum Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 11-02-2009, 08:46
  3. Prindėrit dhe Fėmijėt
    By Gimi3 in forum Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 13-05-2007, 08:50
  4. A kanė autoritet prindėrit e sotėm?
    By Albo in forum Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 12-04-2006, 15:50
  5. Debaton me prinderit per notat ,dhe veteflijohet 17-vjecarja.
    By kolombi in forum Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 03:28

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •