Altin Metaj
1 Mars 2007
Njė video qė ka qarkulluar kėto ditė nė internet ka tronditur fort Ministrinė Greke tė Mbrojtjes. Nė video e cila ėshtė realizuar nga njė celular dallohen qartė ushtarė grekė tė cilėt janė duke kryer njė maraton prej 50 Km pėr qėllim stėrvitjeje. Pėrgjatė rrugės nėn kujdesin edhe tė oficerėve ushtarėt kėndojnė kėngė qė improvizohen gjatė rrugės, me pėrmbajtje tė theksuar antishqiptare dhe jo vetėm.
Nė njėrėn prej tyre thuhet: I shikoni ata, I quajnė shqiptarė, litarė do tė bėjmė me zorrėt e tyre. I shikoni ata, quhen turq, opinga do bėjmė me lėkurėn e tyre. E gjithmon nėn kėtė ritėm dėgjohen tė qeshurat dhe kėngė tė tjera nė vazhdim me pėrmbajtje tė pėrafėrta pėr turq, shqiptarė apo maqedonas. Videot mund tė ndiqen nė http://www.youtube.com/watch?v=t8fEkLI8J6k
Egzistencėn e videove e ka bėrė tė ditur gazeta greke Ta Nea. Njė ish oficer Nikos Toskas i intervistuar nga Ta Nea thotė se kėnge tė tilla pėrdoren rėndom pėr tė ngritur moralin e ushtarėve. Z. Toskas ka pranuar se kur ai shėrbente nė Evria ka lejuar ushtarėt qė tė kėndonin himne me pėrmbajtje tė pėrfarta. Tani qė e mendoj kamė pėrshtypjen se e kam tepėruar pak thotė Toskas.
I menjehershėm ka qėnė edhe reagimi i ushtarakėve tė lartė grekė, tė cilėt janė shprehur kategorikisht kundra kėngėve tė tilla. Fryma e urrejtjes ėshtė tashmė e huaj pėr ushtrinė greke thotė njė ushtarak grekė z. Thanasis Bafas. Sipas Z. Bafas egziston qė prej 6 vjetėsh njė vendim qė ndalon nė ushtrinė greke hedhjen e parrullave apo kėngė qė ofendojnė turqit, shqiptarėt apo edhe kombėsitė e tjera. Kushdo qoftė ai qė shkel urdhėrin nė fjalė, do tė pėrballet me pasojat thotė z. Bafas.



Pėrgjigju Duke Cituar




Ruaj Lidhjet