Pėrmbledhje mbi jetėn dhe veprėn

Publius Vergilius Maro (ose siē njihet Virgjili apo Vergjili) lindi nė Tetor tė vitit 70 p.k. pranė qytetit Mantua, i cili ndodhet nė zonėn e Lombardisė nė Italy. Ai i pėrkiste shtresės sė mesme tė intelektualėve tė kulturuar tė shoqėrisė sė asaj kohe.

Virgjili filloi te formohej si shkrimtar pasi shkoi pėr tė jetuar nė Romė, mė saktėsisht gjatė njė periudhė trazirash nė historinė romake. Ai shkruante pėr rapsoditė e jetės sė fshatit, sė pari, pėr jetėn idilike tė barinjve nė fushat e mirėujitura tė luginės sė lumit ‘Po’, ku vetė Virgjili lindi dhe u rrit, dhe, mė pas, edhe pėr problemet mė praktike tė punėve nė bujqesi.

Gjatė jetės sė Virgjilit, Roma ishte fushė-betejė pėr shumė luftra civile. Jul Ēezari u vra nga mbėshtetės republikanė, si rrjedhojė nipi i tij Octavian (Augustus) i pėrkrahur nga Marcus Antonius filloi luftėn pėr gjakun e tij. Pasi i mundėn republikanėt Augustus dhe Antonius filluan luftėn me njėri tjetrin, luftė kjo e cila pėrfundoi me fitoren e Augustus nė Actium nė vitin 31 p.k. Gjatė kėsaj periudhe Virgjili u bė pjestar i rrethit shoqėror tė Maecenas, i cili kish miqėsi tė ngushtė me Augustus.

Virgjili filloi t’i publikonte shkrimet rreth vitit 40 p.k. Tek veprat ‘Bukolikėt’ dhe ‘Gjeorgjikėt’ ai shkruan pėr sėmundjet e gjedhėve, pėr llojet e tokave, dhe, nėpėrmjet elegancės dhe humanizmit i transformon kėto tema nė njė akuzė ndaj rėnies poshtėruese tė jetės sė qytetit, ndėrkohė qė e vetmja zgjidhje e shėndoshė, pėr t’u larguar dhe nga barbaria e luftrave civile, ishte rikthimi nė vlerat rurale.

Nė pėrmbledhjen e parė me poema mbi jetėn rurale, “Bukolitėt”, Virgjili ka pėrdorur tė njėjtin metėr si tek poema epike “Eneida” (hexametrin daktilic – ose ndryshe hexametrin heroik). Gjithashtu kėtu ai ishte i influencuar nga zhanri bukolik grek (lloj zhanri ku i jepet parėsi jetės rurale, tregimi bėhet nė njė formė disi tė egzagjeruar/fantastike). Nė kėto shkrime Virgjili trajton tema qė flasin pėr probleme tė shoqėrisė sė asaj kohe siē ishte marrja/konfiskimi i pronės edhe pse zhanri bukolik i egzagjeronte disi problemet me rėndėsinė qe i jepte jetės rurale.

Tek ‘Bukolikėt’, pėrmbledhja e katėrt, Virgjili shkruan pėr njė fėmijė i cili do tė sjellė paqen nė Botė. Mė vonė ky shkrim ėshtė vlerėsuar nga tė krishterėt si njė profetci nė lidhje me lindjen/ardhjen e Krishtit nė Tokė. Vepra e dytė e Virgjilit ishte “Gjeorgjikėt”, poemė didaktike me katėr pjesė, qė fliste pėr jetėn rurale.

“Eneida”, ishte vepra e fundit e Virgjilit. Me kėtė vepėr epike, ai kish dashur tė krijonte njė version romak tė “Iliadės” dhe “Odisesė” sė bashku. Pėr tė arritur qėllimin e tij gjatė tregimit ai kombinoi shumė aspekte rrėnjėsore si dhe karaktere tė mithologjisė greke duke u pėrqėndruar tek figura e Eneas. Nė tė njėjtėn kohė duhet pasur parasysh se shumė karaktere dhe pjesė tė kėsaj vepre janė thjesht trillime dhe krijime tė Virgjilit. Kjo vepėr lavdėron sunduesit e periudhės Imperiale, kryesisht Augustin i cili mundėsoi paqen, pas shumė vietesh lufte. Virgjili punoi pėr vite me radhė me poemėn “Eneida” dhe nė fund vdiq pa e pėrfunduar. Kur Augusti e gjeti dokumentin e veprės sė pa pėrfunduar, ai e pėlqeu aq shumė sa caktoi dy intelektualė tė tjerė pėr ta pėrgatitur veprėn pėr publikim.

Virgjili ėshtė njė nga pjestarėt e asaj qė njihet sot si periudha e artė e Letėrsisė Latine. Poetė tė tjerė tė kėsaj periudhe janė Horaci dhe Ovidi, gjithsesi Virgjili mbetet si mė i lexuari prej tyre. “Eneida” njihet sot si vepra kryesore e kėsaj periudhe. Vite mė vonė ajo influencoi shkrimtarė si Milton apo Dante si dhe shkrimtarė tė tjerė gjatė viteve, deri nė ditėt tona.

Virgjili vdiq nė vitin 19 m.k. larg qytetit tė Romės. Thuhet se nė ditėt e fundit ai kish lėnė si amanet shkatėrrimin e poemės sė pa mbaruar epike “Eneida” . Gjithsesi deri sot nuk janė gjetur materiale historike tė cilat mbėshtesin kėtė kėrkesė.



----
Materiali u pėrgatit nga Fiori bazuar nė libra dhe studime tė Robert Cruttwell dhe William Anderson.