Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1

    Optimst dhe pesimist për pavarësinë e Kosovës!

    -Ne rast se Kosova fiton pavaresine, çka pas saj?
    *A do te ket' ndryshime te medha?
    *A do te behet Kosova shtet me i zhvilluar ekonomikisht sesa shtetet fqinje?
    *A do te anetaresohet ne BE para shteteve frinje?
    *A do ta ket' ndikimin e saj ne shtetet ballkanike?
    *A do te behet faktore kryesore i Gadishullit ballkanik, marre parasysh resurset e medha qe ofron Kosova dhe, gjithashtu kuadrot qe po i pergatit?
    *A do ta ket' ndikimin e saj ne BE dhe ne OKB?
    *ETJETJ...nese keni dicka per te shtuar "FOLNI".
    *..dhe sa jeni optimist dhe pesimist per keto qe u than' me lart'?
    "May god bless all!'

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-07-2006
    Postime
    10
    A do te ket' ndryshime te medha?

    Po do te ket ndryshime shum te medha ne Ekonomi me hapjen e vendeve te reja te punes ku rinia do te punesohet.

    A do te behet Kosova shtet me i zhvilluar ekonomikisht sesa shtetet fqinje?
    Kjo mvaret krejt nga Qeveria e kosoves se sa do te jet e perkushtuar ajo ne Ekonomin e Kosoves dhe se si do te jet e perkushtuar.

    A do te anetaresohet ne BE para shteteve frinje?

    Se besoj se dot antarsohet me shpejt kosova ne be sesa shtetet fqinje sepse ketu ende sesht zgjidhur statusi dhe mbas statusit priten Standartet per BE.

    A do ta ket' ndikimin e saj ne shtetet ballkanike?

    Ndikim politik nuk besoj se do te ket kurse do te bashkpunoj mire me Shqiperin,Maqedonin,Malin e ZI.

    A do te behet faktore kryesore i Gadishullit ballkanik, marre parasysh resurset e medha qe ofron Kosova dhe, gjithashtu kuadrot qe po i pergatit?

    Po normal qe do te behet faktor kryesor ne Gadishullin Ballkanik sepse Kosova ka pasuri dhe resurse natyrore dhe se institucionet e Kosoves duhet te dijn se si te i shfrytzojn ato resurse.

    A do ta ket' ndikimin e saj ne BE dhe ne OKB?

    Nuk besoj se do te ket ndikim ne BE ose OKB.

    Jam optimist se do te realizohen te gjitha keto qe i thash me lart duke mar parasysh vullnetin e popullit te Kosoves per Pavarsi besoj se kjo do te kaloj shum shpejt.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    une me shume jam optimiste se sa pesimiste ne keto ceshtje
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  4. #4
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Hr

    Nese e fiton Pavarsin Kosova do te zhvillohet shume ne te gjitha aspektet

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e rabija
    Anëtarësuar
    02-08-2006
    Postime
    126
    Shume kisha dashur te jem optimiste por me tregu realitetin nuk jam edhe aq sepse ne gjithmone gabojme aty ku nuk duhet ne qeshtje shume delikate dhe per inat te njeri-tjetrit as nuk e verejme kete gabim dhe kete deshtim!!! E dua shume Kosoven e pavarur por duhet shume pune pastaj dhe aspak nuk kam besim se do te mund ta mbajme siq duhet ashtu siq e meriton Kosova aq sa kemi vuajtur per te por te shohim!!!!!
    Shpresa vdes e fundit...

  6. #6
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ke te Drejt Mirepo Sic The Ne FUnd Shpresa Vdes E Fundit Pra Te Shpresojme Per Kosoven Per Nje Te Ardhme Me Te Mire

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Ne rast se Kosova fiton pavaresine...
    Eshte tanime (pothuaj) e sigurt qe Kosoves do t'i referohemi me termin Republike.

    A do te kete ndryshime te medha?
    Mendoj se do te kete ndryshime te konsiderueshme ne fushen e qeverisjes dhe ne ate socio-ekonomike. Tek e fundit jam i sigurt, sepse shteti duhet stabilizuar me ato teknika.

    A do te behet Kosova shtet me i zhvilluar ekonomikisht sesa shtetet fqinje?
    Nuk mund te thuhet me nje nivel te larte besueshmerie, por cdo shtet i ri i ngjet nje biznesi te porsahapur: grafiku fillimish bie, dhe fillon me tej ngjitjen, nese gjithcka ecen suksesshem. Ekonomia kerkon zbatimin e instrumenteve moderne, jo nga zero, por duke e nisur aty ku kane perparuar te tjeret. Pra, nese Kosova eksperimenton dhe me tej meson nga ekpseriencat e saj, atehere do te mbese pas. Nese meson nga eksperiencat e fqinjeve dhe shmang gabimet 'e trasha' te tyre, atehere do te dale si nje konkurrente e forte.

    A do te anetaresohet ne BE para shteteve frinje?
    Eshte e pamundur te besh qofte edhe konjekturen me te thjeshte per kete ceshtje. Shtetet fqinje e kane nenshkruar MSA me BE (nje pjese). Kjo do te thote se kane permbushur kushtet paraprake. Ndersa Kosova nuk eshte ende shtet, aq me pak te kete permbushur ato pika. Prandaj, nese e konsiderojme procesin e integrimit politiko-ekonomik linear dhe te ngadalte, atehere pergjigjia ime per kete pyetje eshte negative.

    A do ta kete ndikimin e saj ne shtetet ballkanike?
    Sigurisht, do te jete nje shtet i ri me perfaqesine e saj ne shtetet fqinje dhe te tjera. Do te vishet me te drejtat qe vishet cdo shtet tjeter dhe do te kete nje perqindje peshe ne fjalen e saj.

    A do te behet faktore kryesore i Gadishullit ballkanik, marre parasysh resurset e medha qe ofron Kosova dhe, gjithashtu kuadrot qe po i pergatit?
    Shqiperia konsiderohet si vendi i dyte ne Evrope me burimin natyror me te madh te ujit dhe nuk eshte ndonje faktor kryesor ne Ballkan, por mund te them qe eshte teper strategjik, per vete (gjeo)politiken e saj. Kosova faktor kryesor? Kjo mbetet per t'u pare. Nuk jam i afte te beje ndonje prognoze.

    A do ta kete ndikimin e saj ne BE dhe ne OKB?
    Nje shtet i porsaformuar dhe i vogel, pa ndonje fuqi ne arenen nderkombetare nuk eshte se pritet te kete nje fuqi fjale te madhe. Megjithate, do te kete peshen qe i takon.

    dhe sa jeni optimist dhe pesimist per keto qe u than' me lart'?
    Jam konfident per cka thashe me siper. Nuk shoh vend per optimizem apo pesimizem, aty ku ka fakte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Borix : 07-05-2007 më 08:36
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

Tema të Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Besim Krasniqi mbi " Programin kombetar te LDK-s"
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 30-06-2009, 03:23
  3. Kosova në udhëkryq
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 11:52
  4. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  5. Demaçi themelon "Forumi Qytetar i Kosoves"
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 20-03-2004, 13:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •