Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Marceline Desbord-Valmore

    Pritja
    (L'attente)

    Kur nuk te shoh koha s'iken dot
    Barre me duket ora qe peshon aq shume
    Dhe zemra me lengon e don te ike nga une
    E koka me perkulet, dhe vuaj e derdh lot'

    Dhe kur zerin tend ma sjell kujtimi i mjere
    Dridhem, rri me shprese e shpirti ma degjon...
    Sikur dore e Zotit prek kallam'n e njome
    Dhe lus e pergjerohem: "Zot, sillma dhe nje here"

    Dhe kur te tuat hire me vijne neper kujtim
    Atehere jam e tera dhe drojtje dhe gezime
    Dhe vuaj dhe s'e di do kem nje here shpetim
    Dhe emri yt merr krahe aty te zemra ime

    Por kur me se fundi vertete te shikoj
    Vrapoj e perpelitem mes kraheve aty
    S'guxoj te them nje fjale, kam frike te te degjoj
    Dhe ti me kerkon shpirtin qe te pret veē ty

    Por valle mos jam per ty veē moter e vonuar?
    E ti mos je nje hije per nje premtim te fshehte?
    Llaftar! Une motra jote! Kurre mos qofte e shkruar!
    Tmerr! Ti vellai im! Thuaj s'eshte e vertete!


    Nje leter gruaje

    Grate, e di, s'ben te shkruajne leter
    Por une te shkruaj, medet
    E ne zemren time te kendosh ne nje vend tjeter
    Ne do me lesh shendet

    S'do them me shume nga hiret qe ke vete
    Te bukura pa kufi
    O, fjalet e sterthena, nga ai qe do vertete
    Jane te reja perseri

    Mbase te sjellin fat! Dhe une rrij ketej
    Dhe mbase do enderroj
    Sikur shkoj pas teje, pas hapave te te gjej
    Te shoh e te pergjoj

    Ne pafsh nje dallendyshe qe fluturon plot gaz
    Rruges tek te ndjek
    Jam une besnikja jote, qe po te vi nga pas
    Doren te te prek

    Me ike ti, iku ēdo gje! Kurrgje s'mbet tek une
    As diell as gjelberim
    Dhe vera te vajti pas, ketu s'kam veēse furtune
    Tek lot' e syrit tim

    Po n'eshte e thene te rrojme ne vojtje e vaj
    E s'shihemi perseri
    Ta ndajme shortin: une te duroj, mos qaj
    Dhe shpresen mbaje ti

    As kete s'e dua se me ty aq jam bashkuar
    Sa dhembje dhe ti do kesh
    T'i duash vojtjen gjyses sate te bekuar
    Do thote veten te urresh

    Perkthyer nga Mihal Hanxhari
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    Parandjenja

    Po, sėrish do ta shoh, e ndjej, kam fort besim
    Mė digjet balli zjarr, kam gaz dhe kur lotoj
    Dua tė flas, mbaj vesh, pres...ogur pėr shirtin tim!
    Dhe ajri ėsht' plot shpres' dhe mė ndjell gezim
    Tek mė drithėron thotė do vijė kėtė herė
    Dhe n’ėndėrr m’u fanit dhe orėn sikur e di
    Dhe ky pėllumb i egėr qė sillet nėpėr erė
    Pse vallė do vij tek unė nė s’bije Dashuri?
    Dhe ky libėr qė mė flet…Ah! S’ditkam tė lexoj?
    Se fjalėt ndrrojnė vend dhe tok mė thonė “Do vijė”
    Dhe qesh posi femijė sa nis edhe vajtoj
    O Dashuri, ja shpresa qė yllin do ma ndrijė

    Por ruajma kėtė jetė, m’ip ēastin lumturi
    Drita m’i vret sytė nga nata tek po dal
    Lėrmė tė ėndėrroj andej nga vjen ai
    Shuaj gjithė zėrat, kohėnė e ndal

    Shelk pusho vajtimin, o krua hesht dhe ti
    Dėgjoni, rrini qetė, ai sikur ėshtė aty
    E ndjeva si u drodh toka me magji
    Si kohėn e bekuar kur ecnim bashkė tė dy

    Tashi dola nė rrugė e lash atė dritare
    Mbytur gjeth e degė…Si? Akoma qenka verė?
    Lėndinat paskan lule? Bota, banuar si njė herė?
    Dje, sepse mungonte ai, andaj qe shuar fare?
    Dje, s’kish njė rreze, ēdo gjė pėrreth u nxi
    Zot… vera, drita, qielli paskėshin qenė ai!

    Zemėr, kur duhenė dy vetė, ėshtė gaz e jetė
    Erdh’ verė, dashuri, qiell, tashi i kam kėtu
    Dhe mė ngjan sikur jam me flet
    Pritmė tė tulitem mes krahėve tė tu

    Pėrktheu Mihal Hanxhari
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •