Gjyqi i fundit
Ēdo njeri do tė qėndrojė para gjykatores sė Perėndisė pėr jetėn e tij nė kėtė botė. Ēdo person do tė gjykohet sipas fjalėve dhe veprave tė tij.
Por unė po ju them se ditėn e gjyqit njėrėzit do tė japin llogari pėr ēdo fjalė tė kotė qė kanė thėnė. Sepse nė bazė tė fjalėve tė tua do tė justifikohesh, dhe nė bazė tė fjalėve tė tua do tė dėnohesh (Matheu 12:36-37).
Sepse Biri i njeriut do tė vijė nė lavdinė e Atit tė vet bashkė me engjėjt e tij; dhe atėherė Ai do tė shpėrblejė secilin sipas veprės sė tij (Matheu 16:27, kr. Zbulesa 2:23).
Gjykatėsi do tė jetė Vetė Krishti, sepse Ai ėshtė Ai qė, me anė tė pėsimit dhe vdekjes sė tij, ka marrė pushtetin pėr tė gjykuar. Ėshtė i Kryqėzuari Ai qė do tė thėrrasė tė gjithė njerėzit tė japin llogari nė fund tė botės. Ai e ka fituar kėtė tė drejtė si njeri nėpėrmjet pėrsosjes sė jetės sė Tij njerėzore.
Sepse Ati... i ka dhėnė, gjithashtu autoritet tė gjykojė, sepse ėshtė Bir i njeriut (Joani 5:27).
Krishti do t'i gjykojė tė gjithė njerėzit vetėm nė bazė tė asaj sesi ata i kanė shėrbyer Atij nga shėrbimi ndaj tė gjithė njerėzve - mė tė voglit tė vėllezėrve.
Dhe kur tė vijė Biri i njeriut nė lavdinė e tij, bashkė me tė gjithė engjėjt e shenjtė, atėherė do tė ulet mbi fronin e lavdisė sė vet. Dhe tė gjithė kombet do tė mblidhen para tij; dhe Ai do ta ndajė njėrin nga tjetri, ashtu si i ndan bariu delet nga cjeptė. Dhe delet do t'i vėrė nė tė djathtėn e tij dhe cjeptė nė tė majtėn.
Atėherė Mbreti do t'u thotė atyre qė do tė jenė nė tė djathtėn e tij: "Ejani, tė bekuar tė Atit tim; merrni nė trashėgim mbretėrinė qė u bė gati pėr ju qė nga krijimi i botės. Sepse pata uri dhe mė dhatė pėr tė ngrėnė, pata etje dhe mė dhatė pėr tė pirė; isha i huaj dhe mė pritėt, isha i zhveshur dhe mė veshėt, isha i sėmurė dhe ju mė vizitonit, isha nė burg dhe erdhėt tek unė".
Atėherė tė drejtėt do t'i pėrgjigjen duke thėnė: "Zot, kur tė pamė tė uritur dhe tė dhamė pėr tė ngrėnė; ose tė etur dhe tė dhamė pėr tė pirė? Dhe kur tė pamė tė huaj dhe tė pritėm ose tė zhveshur dhe tė veshėm? Dhe kur tė pamė tė lėnguar ose nė burg dhe erdhėm te Ti?".
Dhe Mbreti duke iu pėrgjigjur do t'u thotė: "Nė tė vėrtetė po ju them: sa herė ia keni bėrė kėtė ndonjėrit prej kėtyre vėllezėrve tė mi mė tė vegjėl, kėtė ma bėtė mua".
Pastaj Ai do t'u thotė edhe atyre qė do tė jenė nė tė majtė: "Largohuni nga unė, tė mallkuar, nė zjarr tė pėrjetshėm, tė pėrgatitur pėr djallin dhe engjėjt e tij. Sepse pata uri dhe nuk mė dhatė pėr tė ngrėnė, pata etje dhe nuk mė dhatė pėr tė pirė, isha i huaj dhe nuk mė pritėt, i zhveshur dhe nuk mė veshėt, i sėmurė dhe nė burg dhe nuk erdhėt tė mė shihni".
Atėherė edhe ata do t'i pėrgjigjen duke thėnė: "Zot, kur tė pamė tė uritur ose tė etur, ose tė huaj, ose tė zhveshur, ose nė lėngatė ose nė burg dhe nuk tė shėrbyem?".
Atėherė Ai do t'u pėrgjigjet atyre duke thėnė: "Nė tė vėrtetė ju them: sa herė nuk ia keni bėrė kėtė ndonjėrit prej kėtyre mė tė vegjėlve, kėtė nuk ma bėtė as edhe mua".
Dhe ata do tė shkojnė nė mundim tė pėrjetshėm, dhe tė drejtėt nė jetėn e pėrjetshme (Matheu 25:31-46).
E gjithė jeta shpirtėrore pėrmbushet nė kėtė parabolė tė Krishtit, sepse zemra e saj ėshtė dashuria, si pėr Perėndinė ashtu edhe pėr njeriun.
Duke komentuar rreth kėtij mėsimi mbi gjyqin e fundit, Shėn Agustini ka thėnė se vetė Krishti ėshtė me tė vėrtetė Ai qė ėshtė gjendur nė tė gjitha kėto rrethana, ashtu si Ai ėshtė Ai qė ėshtė Shpėtimtari i secilit prej tyre.
Ai Vetė ishte i uritur: Ai qė ėshtė "buka e jetės", qė nėse njė njeri ha prej saj ai nuk do tė ketė mė uri (Joani 6:35).
Ai Vetė ishte i etur, duke thirrur "kam etje!" (Joani 19:28); Ai qė jep "ujin e gjallė", qė nėse njė njeri pi prej tij ai nuk do tė ketė mė kurrė etje (Joani 4:13, 6:35, 7:37).
Ai vetė ishte i huaj, pa patur "vend ku tė mbėshtesė kokėn" (Matheu 8:20, Lluka 9:58), qė "erdhi tek tė tijtė, edhe tė tijtė nuk e pritėn Atė"(Joani 1:11); ai qė i ēon tė gjithė njerėzit nė shtėpi nė banesat qiellore tė Atit (Joani 14:1 -2).
Ai Vetė ishte i zhveshur, nė grazhdin nė Betlehem, nė rrjedhėn e Jordanit dhe nė kryqin nė Golgotha; ai qė i vesh tė gjithė njerėzit me Veten e Tij (Galatianėt 3:27) dhe me "rrobėn e shpėtimit" (Isaia 61:10, Zbulesa 6:11).
Ai vetė ishte i sėmurė, "i plagosur pėr fajet tona" dhe "i ndrydhur pėr paudhėsitė tona", i lėnė i varur vetėm nė kryq (Isaia 53:5, Matheu 26:56); Ai qė i shėron tė gjitha plagėt e njerėzve, sepse "me plagėt e Tij ne u shėruam" (Isaia 53:5).
Ai Vetė ishte nė burg, i arrestuar si njė kriminel dhe i hedhur nė burg, i braktisur nga nxėnėsit e Tij (Matheu 26:56, 27); Ai qė shpall "ēlirimin e atyre qė janė nė robėri" (Isaia 61:1, Lluka 4:18), duke i ēliruar njerėzit nga ēdo gjė qė i mbante tė lidhur dhe duke u falur fajet e tyre.
Meqėnėse Krishti e ka identifikuar Veten e Tij tėrėsisht me ēdo njeri, me secilėn nga gjendjet e tij tė trishtuara dhe tė mundimshme, personi qė "ia ka bėrė kėtė mė tė voglit tė vėllezėrve tė tij", ia ka bėrė kėtė Krishtit Vetė - jo "sikurse" Krishtit, por Krishtit nė realitet, sepse Krishti ėshtė vėrtetėsisht brenda ēdo njeriu dhe ēdo njeri ėshtė mbartės i Krishtit, "shėmbėllesa e Perėndisė sė padukshėm" (Kolosianėt l:15).
Shėn Simeoni Teologu i Ri jep mėsimin e mėposhtėm rreth parabolės sė gjyqit tė fundit:
Biri i Perėndisė u bė Bir i Njeriut pėr tė na bėrė ne njerėzve bij tė Perėndisė, duke e ngritur natyrėn tonė me anė tė hirit nė atė qė Ai ėshtė nga natyra, duke na dhėnė ne lindje sė lartazi nėpėrmjet hirit tė Shpirtit tė Shenjtė dhe duke na ēuar ne drejtpėrsėdrejti nė Mbretėrinė e qiejve, ose mė saktė, duke na dhuruar ne Mbretėrinė e qiejve brenda nesh...
Njė njeri nuk shpėtohet ngaqė i ka treguar njė herė mėshirė dikujt... sepse "isha i uritur" dhe "kisha etje" nuk ėshtė thėnė pėr njė rast, as pėr njė ditė, por pėr tė gjithė jetėn. Nė tė njėjtėn mėnyrė, "mė dhatė pėr tė ngrėnė", "mė dhatė pėr tė pirė", "mė veshėt" dhe kėshtu me radhė, nuk tregojnė vetėm njė ngjarje apo veprim, por njė qėndrim tė vazhdueshėm tek gjithsecili gjithmonė. Zoti Ynė Jisu Krisht tha se Ai Vetė e pranon njė mėshirė tė tillė... nė personat nė nevojė.
... ėshtė Ai tė cilin ne ushqejmė nė ēdo lypės... Ai tė cilin e kemi lėnė tė vdesė nga pakujdesia jonė...
Zotit Tonė i pėlqeu tė merrte mbi vete mirėsinė pėr ēdo njeri tė varfėr... qė asnjė qė beson nė Atė tė mos e lartėsojė veten mbi vėllezėrit e tij, por tė shohė Zotin nė vėllanė e tij, t'a konsiderojė veten nėn atė... dhe t'a nderojė atė dhe tė jetė i gatshėm tė shpenzojė gjithēka pėr ta ndihmuar atė, ashtu si Zoti ynė e derdhi gjakun e tij pėr shpėtimin e tonė.
Njė njeri qė ėshtė urdhėruar ta dojė tė afėrmin si veten e tij duhet tė bėjė kėshtu... gjatė tėrė jetės sė tij... Njė njeri qė e do tė afėrmin si veten nuk mund ta lejojė veten tė zotėrojė ndonjė gjė mė shumė se i afėrmi i tij; kėshtu qė, nėse ai ka mė shumė dhe nuk e shpėrndan tek ata pa zili... ai nuk po e pėrmbush ekzaktėsisht urdhėrimin e Zotit.
Nėse ai qė ka... pėrēmon atė qė nuk ka... ai duhet tė shihet si njė qė ka pėrēmuar Krishtin Zotin tonė.
Fjalėt e Tij, "kėtė ma bėtė mua", nuk kufizohen vetėm ndaj atyre qė kemi qenė tė pasjellshėm, ose ndaj atyre qė i kemi trajtuar padrejtėsisht, ose ndaj atyre qė u kemi marrė mallin, ose ndaj atyre qė i kemi dėmtuar, por pėrfshijnė edhe ata qė i kemi pėrēmuar. - Kjo e fundit vetėm ėshtė e mjaftueshme pėr dėnimin tonė sepse, duke i pėrēmuar ata, ne kemi pėrēmuar Vetė Krishtin.
E gjitha kjo mund tė duket e ashpėr pėr njerėzit dhe ata mund tė mendojnė se ėshtė e drejtė t'i thonė vetes: "Kush mund ta ndjekė kėtė krejtėsisht, tė kėnaqėsh dhe tė ushqesh ēdo njeri dhe tė mos lėsh asnjė tė pakėnaqur?" Le tė dėgjojnė ata Shėn Pavlin: "Sepse dashuria e Krishtit na shtrėngon..."(2 Korinthianėt 5:14).
...njė njeri qė jep gjithēka... i ka plotėsuar urdhėrimet e veēanta me njė tė goditur... ashtu si ai qė lutet vazhdimisht i ka plotėsuar rregullat e lutjes... dhe ai qė ka Perėndinė nė veten e tij... ka plotėsuar gjithēka... (Porosi Praktike dhe Teologjike).
Ėshtė, gjithashtu, mėsimi i mjeshtėrve shpirtėror se ajo qė ne duhet t'u japim tė gjithė njerėzve ėshtė Vetė Krishti: Buka e Jetės, Uji i Gjallė, Shtėpia e Atit, rroba e shpėtimit, shėrimi i plagėve, ēlirimi dhe ndjesa e tė gjitha mėkateve. Nė kėtė kuptim, ēdo njeri, s'ka rėndėsi sa i pasur apo sa i drejtė ėshtė, ai ėshtė i varfėr, i uritur, i etur, i zhveshur, i sėmurė, plot mėkat dhe i burgosur nga e keqja dhe vdekja. Kėshtu, "t'ia bėsh kėtė mė tė voglit tė vėllezėrve" ėshtė t'i ofrosh Krishtin tė gjithė njerėzve, t'u japėsh atyre plotėsimin e pėrjetshėm dhe pa mbarim tė tė gjitha nevojave dhe dėshirave tė tyre: bukėn qė s'mbarohet kurrė, ujin qė kėnaq pėrjetėsisht, njė shtėpi qė nuk e humbet kurrė, rroba qė nuk vjetėrohen, shėrim nga i cili nuk vuan mė pėrsėri dhe ēlirim qė nuk mund tė rikthehet kurrė nė robėri. Kėshtu, "t'ia bėsh kėtė mė tė voglit tė vėllezėrve" ėshtė tė sjellėsh tek ata Mbretėrinė e Perėndisė. Duke bėrė kėtė ai i ofron tė gjithė njerėzve dhe kėshtu Krishtit Vetė atė qė tashmė u pėrket atyre nga Perėndia: ashtu si nė liturgjinė e Kishės ne i blatojmė Perėndisė atė qė ėshtė tashmė e Tij. Nė ēdo rast, kjo ėshtė Krishti Vetė.
Tė tuat nga tė tuat, Ty tė blatojmė nga tė gjitha dhe pėr tė gjitha (Mesha e Shėn Joan Gojartit).
Prandaj, kjo ėshtė dashuria e pėrsosur; dashuria e Perėndisė dhe e njeriut, dashuria pėr Perėndinė dhe pėr njeriun, duke u bėrė njė dhe e njėjta dashuri. Ajo kryhet nė Krishtin dhe ėshtė Krishti. Tė duash me kėtė dashuri do tė thotė tė duash me dashurinė e Krishtit dhe tė pėrmbushėsh "urdhėrimin e ri" tė Tij "doni njėri-tjetrin, sikurse unė ju kam dashur" (Joani 13:34-35, 15:12). Nė kėtė ėshtė e gjithė jeta shpirtėrore. Nė kėtė dhe vetėm nė kėtė, njeriu do tė gjykohet nė fund. Kjo ėshtė kurora e tė gjitha virtyteve dhe lutjeve, fryti pėrfundimtar dhe mė i pėrsosur i Shpirtit tė Perėndisė nė njeriun.
Krijoni Kontakt