gsh
----------
DOSSIER

Si humbi jetėn nė tetorin e vitit 1972 piloti i talentuar nga Mallakastra i diplomuar nė Bashkimin Sovjetik dhe pse propagnda komuniste e Tiranės e quajti sabotim tė Lin Biaos

Serani, piloti shqiptar qė u vra nga predhat e kinezėve


--------------------------------------------------------------------------------

Dashnor Kaloēi

Ka qenė 4 tetori i vitit 1972, kur gjatė zhvillimit tė njė stėrvitje tė madhe ushtarake e koduar "Peza 72" e cila zhvillohej nė zonėn e Belshit tė Elbasanit nėn praninė e autoriteteve mė tė larta tė ushtrisė shqiptare, humbi jetėn nė mėnyrė tragjike njė nga pilotėt mė tė talentuar tė Aviacionit Luftarak i quajtur Azbi Serani. Po kush ishte ai pilot, cila ishte e kaluara e tij dhe ku ishte shkolluar ai? Cilat ishin rrethanat e vdekjes sė pilotit tė talentuar Azbi Serani dhe si u komentua ajo vdekje tragjike nga propaganda zyrtare komuniste e asaj kohe.

Lidhur me kėtė, dėshmojnė ekskluzivisht pėr Gazetėn, vėllai i Azbiut, 58-vjeēari Kujtim Serani dhe koloneli nė pension Edip Ohri, ish-Komandanti i Aviacionit Luftarak, i cili ka qenė prezent nė atė stėrvitje ku ndodhi aksidenti tragjik qė i mori jetėn pilotit qė konsiderohej si njė nga mė tė pėrgatiturit e aviacionit shqiptar.

Nė shkollėn "Skėnderbej"
Azbiu u lind mė 1 mars tė vitit 1940-tė nė fshatin Ēorush tė Mallakastrės prej nga ėshtė dhe origjina e familjes sė tij tepėr e njohur nė tė gjithė atė krahinė. Babai i Azbiut quhej Ramadan dhe gjatė viteve tė Monarkisė sė Zogut ai kishte shėrbyer si xhandar nė krahinėn e Mallakastrės. Gjatė viteve tė pushtimit nazi-fashist tė Shqipėrisė, Ramadan Seranaj u lidh ngushtė me lėvizjen antifashiste dhe mori pjesė aktive me armė nė dorė si partizan nė ēetat e Mallakastrės. Pas mbarimit tė Luftės nė vitin 1944, ai u titullua oficer dhe shėrbeu nė armėn e Policisė Popullore nė disa rrethe tė vėndit si nė Mallakastėr, Librazhd, Durrės etj. Azbi Serjanaj qė ishte dhe fėmija i parė i Ramadanit, fėmijėrinė e tij e kaloi nė fshatin e lindjes nė Ēorush tė Mallakastrės nėn kujdesin e nėnės sė tij Tatjanės, pasi babai Ramadani, mė shumė ndodhej larg familjes, (nė rrethin e Librazhdit) si shumė nga ushtarėkėt shqiptarė tė asaj kohe. Klasėn e parė tė shkollės fillore, Azbiu e nisi nė qytetin e Librazhdit dhe mė pas e vazhdoi atė nė Plazhin e Durrėsit, ku u transferua babai i tij. Lidhur me fillimin e studimeve tė Azbiut nė shkollat ushtarake, i vėllai Kujtimi, dėshmon: "

Nė vitin 1950-tė nė moshėn dhjetė vjeēare Azbiu u regjistrua nė Shkollėn Ushtarake "Skėnderbej" ku mbaroi shtatėvjeēaren dhe tė mesmen me tė gjitha notat shkėlqyeshėm. Nė pėrfundim tė asaj shkolle atij iu akordua Medalja e Artė pasi gjatė katėr viteve ai kishte marrė vetėm notat maksimale dhe emri i tij u shkrua nė "Librin e Nderit" tė Shkollės "Skėnderbej". Aq i shkėlqyer ishte Azbiu nė mėsime, sa qė kur ishte nė vitin e fundit tė Shkollės Ushtarake "Skėnderbej", (1956-1957) u bė njė pėrjashtim dhe ai u lejua qė paralelisht tė vazhdonte dhe vitin e parė nė Shkollėn e Lartė tė Bashkuar tė Oficerėv "Enver Hoxha" nė degėn e Prapavijės tė cilėn ai e pėrfundoi gjithashtu me rezultate maksimale", kujton vėllai i tij Kujtim Serani lidhur me periudhėn qė Azbiu studjoi si kadet pranė Shkollės Ushtarake "Skėnderbej" nė Tiranė.

Nė Bashkimin Sovjetik pėr aviator
Nė verėn e vitit 1957-tė Ministria e Mbrojtjes Popullore vendosi qė Azbiu tė shkonte pėr studime nė Bashkimin Sovjetik, gjė e cila ishte dhe njė dėshirė e madhe e babait tė tij Ramadanit, i cili kishte ėndėrruar qė djali i tij tė dilte ushtarak i shkolluar. Lidhur me kėtė, i vėllai Kujtimi dėshmon: "Pas bursės qė iu akordua nė gushtin e vitit 1957, Azbiu filloi studimet pranė Shkollės Ushtarake tė Aviacionit "Valerij Pavlloviē Ēkallov" nė qytetin e Borisoglebskit tė Bashkimit Sovjetik. Nė atė shkolle ushtarake Azbiu u regjistrua nė degėn e avionėve gjuajtės dhe gjatė atyre tre vjetėve qė studjoi aty, ai ishte njė nga kursantėt mė tė shkėlqyer qė kishte ajo shkollė ku kishte me qindra studentė jo vetėm nga tė gjitha vėndet e Evropės Lindore, por edhe nga kontinentet e tjera. Ndonėse nga trupi Azbiu ishte pak i imėt, ai e kompesonte atė gjė me njė pėrgatitje tė shkėlqyer fizike, gjė tė cilėn e kishte fituar qė nė Shkollėn "Skėnderbej", ku pėrveē programit mėsimor ai kishte bėrė stėrvitje individuale pothuaj ēdo ditė. Gjatė tre vjetėve qė Azbiu studjoi nė Bashkimin Sovjetik, pėrveē programit mėsimor qė e pėrvetėsoi nė maksimum, ai u dallua edhe si njė kursant i rregullt e i disiplinuar. Po kėshtu pėrveē pėrgatitjes teorike, Azbiu u dallua nė veēanti edhe pėr pėrvetėsimin e elementėve tė fluturimit nė stėrvitjet praktike qė kryheshin nė atė shkollė, duke u cilėsuar si njė nga kursantėt mė tė guximshėm dhe mė me qėndrueshėmri nė proceset e vėshtira tė fluturimit me avionėt luftarakė qė dispononte nė atė kohė Bashkimi Sovjetik. Shkollėn e Aviacionit "Valerij Pavlloviē Ēkallov" tė Borisoglebskit, Azbiu e mbaroi nė vitin 1960-tė dhe nė tetor tė atij viti ai u diplomua si "Pilot Gjuajtės'Teknik" me rezultate tė shkėlqyera", kujton Kujtim Serani lidhur me shkollimin e vėllait tė tij Azbiut, nė Bashkimin Sovjetik.

Zv / komisar Regjimenti nė Kuēovė
Pas pėrfundimit tė studimeve nė shkollėn e Aviacionit nė Bashkimin Sovjetik, Azbi Serani u kthye nė Shqipėri dhe u emėrua menjėherė me detyrėn e Komandantit (tė ēiftit ) nė Skuadriljen e dytė tė Regjimentit tė 23-tė, tė Aviacionit gjuajtės-bombardues nė qytetin e Kuēovės qė asokohe quhej "Qyteti Stalin". Ish-shokėt e Azbiut qė kanė shėrbyer bashkė me tė pranė atij Regjimenti Aviacioni, tregojnė se qė nė fillimin e marrjes sė asaj detyre, ai iu pėrkushtua me njė mobilizim maksimal dhe ajo gjė ra nė sy tė komandės e cila shpesh herė e falenderonte dhe e bėnte shembull para gjithė efektivit pėr rezultatet qė ai kishte arritur gjatė stėrvitjeve. Duke u nisur nga ajo pėrgatitje e lartė e Azbiut nė planin teorik dhe gjithashtu edhe gjatė fluturimeve ku ai dallohej si komandues, nė shtatorin e vitit 1961 Komanda e Regjimentit e emėroi atė si komandant katėrsheje. Ajo detyrė e re qė iu caktua Azbiut, ia shtoi mė shumė pėrgjegjėsinė qė kishte ndaj detyrės dhe kolegėve e vartėsve tė tij. Nė atė kohė ai filloi dhe stėrvitjet me flutrimet qė zhvilloheshin natėn dhe nė kushte tė vėshtira meteorollogjike. Lidhur me kėtė, i vėllai i tij Kujtimi dėshmon: "Gjatė asaj periudhe Azbiu mori pjesė nė disa stėrvitje tė mėdha tė pėrgatitjes luftarake, qė u zhvilluan nga ana e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė, siē ishin ato tė koduara me emrat "Drini", nė vitin 1961, "Dumreja" nė vitin 1962 dhe "Gramozi" nė vitin 1963. Pas atyre stėrvitjeve luftarake ku Azbiu u dallua pėr njė pėrgatitje tė lartė profesionale, nė vitin 1962-63, atij iu ngarkua detyra e instruktorit pėr pėrgatitjen e kursantėve tė rinj pilotė qė studjonin nė Shkollėn e Aviacionit tė Kuēovės. Ish-kolegėt e tij mė kanė treguar se gjatė asaj kohe ai demostroi aftėsi tė shkėlqyera si pedagog e metodist dhe kishte mardhėnie tė shkėlqyera me kursantėt e tij. Nė vitin 1964 Azbiu u emėrua zv / komandant skuadriljeje, ndėrsa dy vjet mė vonė nė 1966-ėn, ai u emėrua zv / Komisar i Grupit Ajror tė Regjimentit tė Kuēovės. Edhe nė ato detyra ai tregoi pėrgatitje tė lartė dhe sidomos nė drejtimet e avionėve gjuajtės-bombardues nė tė gjitha stėrvitjet qė u zhvilluan nė atė kohė", kujton i vėllai Kujtimi pėr fillimet e karrierės ushtarake tė Azbiut nė Regjimentin e Aviacionit tė Kuēovės ku ai u caktua me detyrėn e zv / komisarit tė asaj njėsie.

"Peza 72", stėrvitja fatale e Seranit
Pas gjithė atyre stėrvitjeve ushtarake qė Azbi Serani mori pjesė si pilot me avionin e tij gjuajtės-bombardues "Mig-19", nė tetorin e vitit 1972 ai u ngarkua qė nė krye tė njė skuadrilje prej katėr avionėsh, tė merrte pjesė nė njė stėrvitje tė madhe tė koduar "Peza 72" e cila do tė zhvillohej nė zonėn e Belshit tė Elbasanit. Pak kohė pėrpara se tė kryhej ajo stėrvitje, Azbiu ishte caktuar qė sė bashku me 25 pilotė tė tjerė tė shkonte pėr njė specializim njė vjeēar nė Republikėn Popullore tė Kinės, por ai nuk pranoi qė tė shkonte dhe iu lut eprorve tė tij qė ta zėvėndėsonin me njė pilot tjetėr, pasi ai e kishte gruan shumė tė sėmurė dhe duhej qė tė kujdesej pėr tė. Ajo kėrkesė e tij iu aprovua dhe Azbiu qėndroi nė Shqipėri ku edhe mori pjesė nė atė stėrvitje e cila do tė ishte fatale dhe e fundit pėr pilotin e talentuar me origjinė nga Ēorushi i Mallakastrės. Lidhur me kėtė, i vėllai i tij Kujtimi dėshmon: "Ajo stėrvitje e ushtrisė shqiptare qė do tė kryhej nė atė kohė, ishte cilėsuar mjaft e veēantė dhe i ishte kushtuar njė rėndėsi mjaft e madhe pėr vetė periudhėn dhe konjukturat politike qė po kalonte Shqipėria nė atė kohė kur kishin filluar ēarjet e para me Kinėn pas vizitės qė do bėnte nė atė vėnd komunist vetė Presidenti i SHBA-sė, Nikson. Si rezultat i asaj situate qė po kalonte Shqipėria, pėr tė marrė pjesė nė atė strėvitje tė madhe ushtarake tė koduar me emrin "Peza 72", e cila do tė demostronte forcėn e ushtrisė shqiptare, aty nė zonėn e Belshit ku do tė kryhej ajo kishin shkuar pėr ta ndjekur nga afėr vetė kryeministri Mehmet Shehu, Ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, Shefi i Shtabit tė Pėrgjitshėm Petrit Dume si dhe njė numėr i madh ushtarakėsh madhorė tė Ministrisė sė Mbrojtjes. Aty nga ora 9.30 minuta e mėngjezit sipas planit tė stėrvitjes qė ishte paracaktuar mė parė, vėllai im Azbiu u ngrit me avionin e tij "Mig 19-tė nga aerodromi i Kuēovės sė bashku me pilotėt e tjerė tė grupit qė komandonte: Hamza Koēi, Harrilla Rebi dhe Pandeli Lėngu. Tė katėr kėta pilotė me avionėt e tyre luftarakė nė pak minuta arritėn mbi zonėn e Belshit ku zhvillohej stėrvitja dhe me bomba e rraketa mėsimore goditėn mbi objektivat qė ishin tė shėnuara nė formė rrethi nė tokė. Pas asaj qitje qė ata e arritėn me sukses tė plotė, Azbiu fluturoi pėrsėri nė atė vėnd pėr tė qėlluar mbi objektivin me predha luftarake tė topit 25 mm. qė ishte instaluar nė bordin e atij avioni luftarak qė drejtonte. Por nė ēastin qė ai ishte ulur nė pikjadė fare pranė tokės dhe lėshoi predhat e para nė drejtim tė objektivit, avioni shpėrtheu nė ajėr duke u shėndrruar nė njė lėmsh tė zjarrtė. Nga ai shpėrthim, gabina e pilotit u shkėput nga trupi i avionit i cili u bė copa -copa dhe pėrfundoi nė tokė ", kujton me lot nė sy 58-vjeēari Kujtim Serani ēastin fatal qė i mori jetėn vėllait tė tij Azbiut.

Difekti qė i mori jetėn Seranit
Po ē'kishte ngjarė me avionin e pilotit Azbi Serani, i cili konsiderohej si njė nga aviatorėt mė tė pėrgatitur qė kishte nė atė kohė ushtria shqiptare? Lidhur me kėtė, ish-komandanti i Aviacionit Shqiptar tė asaj kohe, Kolonel Edip Ohri, i cili ka qenė prezent nė atė ngjarje tragjike dėshmon: "Aksidenti fatal qė i mori jetėn nė atė kohė pilotit tė talentuar Azbi Serani, erdhi si pasojė e njė difekti qė i ndodhi avionit tė tij nga predhat e prodhimit kinez nė topin 25 mm. Nė rast se nė shumė ngjarje tė tjera tragjike ku humbėn jetėn shumė nga pilotėt tanė tė talentuar, e morėn me vete tė vėrtetėn e defektit qė u shkaktoi vdekjen, nė rastin e Azbi Seranit, nuk ndodhi ashtu dhe e vėrteta u zbulua plotėsisht. Ato predha me tė cilat do tė realizonte qitjen Azbiu, ishin jashtė standartit dhe plasėn qė pa dalė nga gryka e topit duke e shkatėrruar atė plotėsisht dhe vetė avionin qė e mbuluan nė flakė. Pak ditė pas asaj stėrvitje unė pata njė vizitė nė Kinė dhe gjatė asaj vizite kisha marrė me vete grykėn e topit tė shkatėrruar dhe disa predha nga ato qė kishte realizuar qitjen Azbiu. Kinezėt pasi kryen ekspertizėn e topit dhe predhave qė u dhashė unė, na thanė se ato kishin ishin me difekt qė nga prodhimi i tyre dhe si rezultat i atij defekti kishte ardhur dhe shpėrthimi i topit dhe i gjithė avionit qė shkaktoi vdekjen e Azbi Seranit. Pas kėsaj ushtarakėt e lartė kinezė na urdhėruan qė ne tė bllokonim tė gjithė atė prati predhash qė na kishin dėrguar ata pasi rezultonin jashtė standarteve tė lejuara. Ne e bėmė atė gjė dhe ata erdhėn e na i morėn ato predha dhe na sollėn predha tė tjera me tė cilat aviacioni shqiptar nuk pati mė probleme tė asaj natyre", kujton koloneli nė pension, Edip Ohri, ish-Komandant i Pėrgjithshėm i Aviacionit Luftarak tė Shqipėrisė, lidhur me vdekjen tragjike tė pilotit tė talentuar Azbi Serani nė tetorin e vitit 1972 gjatė stėrvitjes sė madhe tė koduar me emrin "Peza 72".

Propaganda: "Sabotim i Lin Biaos"
Pas vdekjes tragjike tė Pilotit tė Klasit tė Parė, Azbi Seranit, me urdhėrin e Kryeministrit Mehmet Shehu, atij iu krye njė ceremoni mortore e veēantė me tė gjitha nderet, duke filluar qė nga banda frymore e Ushtrisė dhe tė shtėnat e automatikėve tė skuadrės sė pushkatarėve. Arkivoli me trupin e tij u vendos nė varrezave publike tė Sharrės, nė parcelėn e veēantė ku nė atė kohė prehej edhe trupi i pilotit tė famshėm Niko Hoxha, i cili njėlloj si Azbiu, kishte humbur jetėn nga njė aksident tragjik me avionin e tij nė aerodromin e Rinasit. Po kėshtu nė shtėpinė e Azbi Seranit, nė atė kohė shkuan pėr ngushėllime qė nga Kryeministri Mehmet Shehu, Ministri i Mbrojtjes Beqir Balluku, Shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm, Petrit Dume dhe shumė ushtarakė tė tjerė madhorė. Ndėrsa asokohe Seranit iu kryen tė gjitha nderet duke u konsideruar i rėnė nė krye tė detyrės, propaganda komuniste e interpretoi atė aksident tragjik si njė sabotim tė Lin Biaos, Ministrit tė Mbrojtjes tė Knoės qė nė atė kohė Mao Ce Duni e shpalli armik dhe e eleminoi fizikisht duke e goditur avionin e tij nė ajėr, me preteksin se kishte dashur tė arratisej nė Mongoli.


-----------