Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 61
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e jeton_struga
    Anėtarėsuar
    17-06-2008
    Vendndodhja
    struge
    Postime
    59
    Mbi 20 familje nga vendi im jetojne ne alaske,nga Struga,di qe merren me TAXI nje pjese...i kam fis dhe vijne nje here ne vit ne Struge....di qe ka edhe nga vise te tjera shqipetare....

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e shtegetar
    Anėtarėsuar
    21-05-2007
    Postime
    84
    Pershendetje te gjith shqiptarve qe jetojn ne alaska dhe do tja dija per nder nese dikush do tme jepte nje informacjon per jetesen qe mund te filloj ne fillim atje .Sa kushton renti cfar pune mund te meresh dhe a esht e leht te gjesh punne, dikush ka ndo nje numer telefoni ku mund te paraqetesh
    I arratisur e i syrgjynosur

    i rraskapitur e i sakatosur

  3. #43
    Beijing
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Beijing
    Mosha
    32
    Postime
    11
    Jam nje shqiptar qe jetoj prej tre vjetesh ne Pekinin e stermadh te Kines se bukur. Do doja te komunikoja me shqiptare te tjere te cilet jetojne ne Alaske. Nese keni deshire, mund te me kontaktoni ketu direkt ose te me shkruani.
    Faleminderit.

  4. #44
    Fshatar i varfer Maska e Chingy
    Anėtarėsuar
    25-09-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    366
    A ka shqiptare ne Mars???
    Se sei stanco e vuoi morire, pensa a chi sa di dover morire e vuole vivere...

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e bujarrexhepi
    Anėtarėsuar
    04-07-2009
    Vendndodhja
    Metlakatla Alaska
    Mosha
    34
    Postime
    7
    me jep nje kontakt zoteri nese don une jam nga Kumanova Maqedonia jetoj ne Metlakatla ALASKA...

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e bujarrexhepi
    Anėtarėsuar
    04-07-2009
    Vendndodhja
    Metlakatla Alaska
    Mosha
    34
    Postime
    7
    nvaret se ne cilin qytet shkon,renti 700 e derisa munesh me e pagu ....

  7. #47
    UniKkAtiL King RAP Maska e ms13
    Anėtarėsuar
    22-01-2009
    Vendndodhja
    Kosov
    Mosha
    24
    Postime
    215
    ka shqiptar ne usa un ne ket vit kam nejt me 1 prishtinas qe jeton ne alaska ska pjes e USA qe ska spaku 1 shqiptar

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e bujarrexhepi
    Anėtarėsuar
    04-07-2009
    Vendndodhja
    Metlakatla Alaska
    Mosha
    34
    Postime
    7
    me jepni ndonje E-mail ose telefon te ndonje shqiptari ne Ketchikan ose ne Anchorage...une jam nga Kumanova Maqedonia,jetoj ne Metlakatla Alaska....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bujarrexhepi : 24-08-2009 mė 02:09

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e bujarrexhepi
    Anėtarėsuar
    04-07-2009
    Vendndodhja
    Metlakatla Alaska
    Mosha
    34
    Postime
    7

    shqiptaret ne Anchorage Alaska

    Kam degjuar se ka shum shqiptare ne Anchorage se shpejti shkoj te jetoj atje kam nevoj per kontakt me ndonje shqiptar atje.....

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e AUTODESIGNER
    Anėtarėsuar
    09-06-2004
    Mosha
    27
    Postime
    46
    bujar ... un te keshilloj te kerkosh e te vihesh se me pare ne kontakt me Florin Krasniqin , ai ka shum kontakte te mira me familjet shqiptare ne Alaske . sepse shumica e ktyre familjeve kane dhene nje ndihmese shume te konsiderueshme Luftes clirimtare te Kosoves dhe Florin Krasniqi si nje nder organizatoret dhe ndihmuesit kryesore te UCK-se ka qene vazhdimisht ne kontakt te forte me kta patriotet tane qe jetojne atje . nese ti gjen ndonje kontakt te drejtperdrejte me Florin Krasniqin dhe i shpjegon si e ke hallin , kam sh besim se ka me te ndihmu edhe ty sic ka ndihmu shum shqiptare te tjere dhe besoj se p as nje bisede te sinqerte me te , i ke gjet me siguri edhe kontaktet e mira me patriotet tane atje !
    te uroj fat dhe mbaresi . na nderofsh kudo qe shkofsh

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,841
    Shqiptarėt e Alaskės i ngroh vetėm malli dhe dashuria pėr vendlindjen
    BEQIR SINA, Nju-Jork
    Alaska: ''E ardhmja ėshtė nė Veri''
    Nė njė forum shqiptarėsh nė internet, dikush thotė se ėshtė e tmerrshme qė askush nuk di se a ka shqiptarė qė jetojnė e punojnė nė Alaskė. Sa ėshtė numri i tyre? A janė tė organizuar dhe ku janė tė pėrqendruar? Ende nuk ka ndonjė pėrgjigje. Pra, mendoj se ėshtė interesante tė dihet diēka pėr atė komunitet, relativisht fare tė vogėl. Sipas atyre qė jetojnė atje, por edhe tė afėrmeve, miqve e shokėve tė tyre, thuhet se atje ka njė komunitet shqiptarėsh, krahas atyre nga Koreja, Rusia, Kina, vendet afrikane, Amerika e jugut e tjera. Dhe kryesisht ata janė nga pjesa shqiptare e Maqedonisė ose m saktė nga Prespa, Struga, Ohri, Dibra, Kėrēova, Shqipėria dhe Kosova.
    Shumica e shqiptarėve janė tė punėsuar si shoferė taxie dhe kanė restorantet e tyre ose ndonjė kompani tė vogėl pėr ndėrtimin ose mirėmbajtjen e ēative. Pasi kėto punė veē peshkimit janė mė tė paguarat nė Alaska. Alaska, ka oferta tė ēuditshme tė ndjelli amerikanėt tė popullarizojnė atė vend tė tepėr tė ftohtė. Gazetat mė tė mėdha kėtu nė SHBA, nė seksionin e tyre tė vendeve tė punės, thonė se nė Alaska ka kompani peshkimi qė kėrkojnė punėtorė me pagesa qė arrijnė deri nė 1.000 ose 1.500 dollarė nė javė. Kur ja pėrmend dikujt emrin "Alaskė" i hyjnė tė "dridhurat" se mendon se Alaska ėshtė vend i ftohėt dhe plot akull nė katėr stinėt. E nė tė vėrtetė, shqiptarėt qė jetojnė kėtu, thonė se nuk ėshtė kėshtu. Alaska ėshtė pothuajse si gjithė vendet e tjera - ka katėr stinė, por dimri zgjat pak mė shumė se tė tjerat. Vera ėshtė shumė e nxehtė, e bukur, plot gjelbėrim dhe ajėr tė pastėr.
    Shqiptarėt nė Alaska jetojnė si gjithė mėrgimtarėt e tjerė shqiptarė. Njė banorė shqiptarė nga Alaska, thotė se duke kėrkuar nė internet, ka mėsuar se qė nga viti 1992 e kėtej nė shtetin federal tė Alaskės janė legalizuar rreth 100 shqiptarė nga I.N.S. Dhe se ai ka observuar njė link ku tregon se Alaska po popullohet me shqiptarė, amerikano jugorėt, koreanėt, kinezėt, rusėt e tjerė... Njė e pėrditshme e qytetit Government Hill shkruan se Leonard Kestaro, ėshtė mėsues i klasės sė gjashtė tė njėrės prej shkollave elementare tė kėtij qyteti. Gjithmonė duke iu referuar diskutimeve tė tyre, nė internet thuhet se ata nuk janė mirė tė organizuar, megjithėse veprojnė nėn "ombrellėn" e ndonjė organizate a shoqate atdhetare e patriotike.
    Ata pohojnė se nuk ka aq shumė shqiptarė, por do thonė se numri i tyre varion aty diku tek 300 a 500 banorė shqiptarė. Ata mendojnė se jetojnė nė qetėsi, sepse sipas tyre Alasak ėshtė vend i qetė dhe i rehatshėm pėr tė jetuar. Para ka mjaft, kuptohet pėr ata qė punojnė. Njė banorė shqiptarė i Alaskės thotė: "Vendlindja sigurisht se na mungon, por shkojmė ē'do verė dhe e shuajmė sadopak mallin. Sa pėr vend i largėt, nuk ėshtė edhe aq...Ndoshta ...ėshtė, por nėse e krahasojmė me udhėtimin qė bėjnė shqiptarėt nga Teksasi, Arizona, Kalifornia dhe Florida, ėshtė gati njėlloj. Udhėtimi me aeroplan prej Alaske deri nė Evropė zgjat deri nė 9 orė. Nė ē'do festė bėhen organizime, pėr tė gjithė shqiptarėt, sidomos pėr Ditėn e Kombėtare tė Flamurit - Shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė qė festohet shumė dhe mbledh pothuajse tė gjithė shqiptarėt e Alaskės, pa dallime, fetare bindje politike, apo krahina. Alaska, ėshtė njė ndėr 50 shtetet federale tė SHBA-s.
    Alaska (Alyeska: Vendi i madh) ėshtė me sipėrfaqe shteti federal mė i madhi nė ShBA. Kryeqyteti i kėtij shteti federal ėshtė Juneau.
    Gjeografia
    Alaska ėshtė njė ndėr dy shtetet e ShBA-ve qė nuk kufizohet me asnjė shtet tjetėr tė SHBA-ve. Alaska kufizohet me Kanadanė nė lindje, Oqeanin Pacifik nė jug, detin e Beringut nė perėndim, dhe Oqeanin Artik nė veri. Alaska me sipėrfaqe ėshtė shteti mė i madh i ShBA-ve duke pėrfshirė njė territor prej 1,477,277 km².
    Demografia
    Alaska ka njė popullsi prej, 670 053 banorėsh, ėshtė i 48 shtet i ShBA-ve i cili ėshtė mė pak i banuar. 75% e banorėve tė Alaskės janė tė bardhė, 15% janė aborixhinė (vendas), dhe 10% e popullatės janė melezė. Gjuha zyrtare nė Alaska ėshtė anglishtja, dhe gjuha Yupik e cila flitet nga vendasit.
    Historia
    Vendin e njohur si Alaska Shtetet e Bashkuara tė Amerikės e blenė nga perandoria Ruse mė 30 mars tė vitit 1867 pėr 7.2 milion dollarė amerikanė. Kjo zonė kaloi nėpėr shumė duar administrimesh deri sa u bė njė territor i organizuar mė 11 maj tė vitit 1912 dhe shteti i 49-tė i SHBA-ve mė 3 janar tė vitit 1959. Emri "Alaska" pėrdorej qė nga koha Ruse, gjithashtu njihet si Aljeska, "toka e madhe", njė fjalė aleute.
    Mė saktėsisht Alaska, u ble pėr 7.200.000 dollarė. Kryeqyteti i saj ėshtė Juneau. Qyteti mė i madh ėshtė Anchorage. Tė ardhurat mesatare pėr njė familje nė Alaska janė 34 mijė dollarė nė vit. 85.7% e popullsisė janė puro tė bardhė. Ka njė ndryshim nė orė me Evropėn (Shqipėrinė e Kosovėn) prej 8 orėsh diferencė. Thirret "Kufiri i Fundit""The Last Frontier ". Motoja e kėtij shteti ėshtė: "E ardhmja ėshtė nė Veri", "North to the Future". Alaska ėshtė mė i madhi i 50 (+ 2) shteteve tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės: me njė milion e gjysmė km katrore, sipėrfaqja e tij ėshtė 5 herė sa Italia. Ėshtė edhe shteti mė i ftohtė: nė Barloė, nė veri, regjistrohen temperatura 60° C nėn zero. Ėshtė mė i lagėshti: nė jug-lindje, shiu, qė me shaka quhet “dielli i lėngshėm” duket pothuajse ēdo ditė. Ka rezerva tė pafund nafte, gasi, ari, argjendi; ujėrat e tij dhurojnė ēdo vit njė miliardė kg salmoni “mbretėror”. “king salmon” qė arrijnė tė peshojnė deri nė 30kg, dhe 4 miliard kg “halibut”, tip i veēantė soljole (lloj peshku) qė arrin tė peshojė deri 200 kg. Prej gjitha shteteve nė Amerikė mė sė shumti parqe nacionale ka Alaska, e cila ka gjithsejtė -tetė parqe tė famshme. Nė pyjet e pafund, mes malesh dhe liqenesh, fauna ėshtė e pasur me nga tė rrezikshmit “grizzly”(arinj) deri tek “karibu”(drerėt lokale), nga shqiponjat tek ujqit. Tė rralla janė lontrat, tė shfarosura nga gjuetarėt e pelieeve. Sot 30% e territorit tė Alaskės ėshtė zėnė nga parqet. Mė i frekuentuari ėshtė “Denali” i krijuar me 1917 rreze malit McKinley. Por nė vitin 1980 kongresi amerikan aprovoi “Alaska national interest lands conservation act”: 46 milionė ha tokė tė destinuar pėr krijimin e rezervave pėr kafshėt e egra. Prepotente natyra e Alaskės me vizituesit, i lidh pėr gjithnjė, pak a shumė siē i ndodh me Afrikėn. Sepse jetohet me hapėsirat e pakufizuara qė tė krijojnė marrje mendsh. Drita ėshtė e jashtėzakonshme, e veēantė...
    Mė 3 janar 1959, territori i Alaskės u bė shteti i 49 i Shteteve tė Bashkuara. Presidenti Eisenhower nėnshkroi proklamat nė tė cilėn si shtet dhe nėn urdhrin ekzekutiv i cili kėrkonte qė nė flamurin e Shteteve tė Bashkuara tani tė pėrfshiheshin 49 yje. Alaska njihej si “Amerika ruse,” para se Shtetet e Bashkuara t'ia blinin kėtė territor Rusisė nė vitin 1867. Alaska, e cila ka njė sipėrfaqe prej mė se njė milion e gjysmė kilometrash katror, ose sa njė e pesta e sipėrfaqes kontinentale tė Shteteve tė Bashkuara.
    Nga nėntoka e Alaskė janė nxjerr sasi tė shumta nafte dhe gazi natyror, dhe mendohet se nėntoka e kėtij territori mban rezerva tė tjera mė tė mėdha, ende tė pa shfrytėzuara por qė ruhen si rezervate. Alaska ka gjithashtu pasuri tė shumta minerare. Por rregullat dhe ligjet federale pėr mbrojtjen e mjedisit kanė vendosur kufizime ndaj punimeve minerare, nė mėnyrė qė tė mos dėmtohet mjedisi natyror i Alaskės. Klima e ashpėr e kėtij territori ka qenė gjithashtu njė faktor qė ka ndikuar nė mbrojtjen e burimeve natyrore tė Alaskės.
    Mė 18 tetor 1867, nė njė fortesė nė Alaskėn lindore u ul flamuri rus dhe u ngrit flamuri amerikan. Ceremonia shėnoi transferimin e pronėsisė sė Alaskės nga ajo ruse nė atė amerikane. Nė atė qė mund tė shihet si njėri prej transaksioneve mė tė leverdishme nė histori nė fushėn e shit-blerjes sė pasurisė sė patundshme, Shtetet e Bashkuara blenė njė territor prej mė shumė se 1 milion e 500 mijė kilometrash katrore, duke paguar rreth 4 cent pėr njė kilometėr katror. Nė bisedimet pėr arritjen e kėsaj marrėveshjeje u angazhua sekretari i shtetit, William Seward. Shumė amerikanė mendonin se blerja e njė territori kaq tė madh i mbuluar me borė dhe akull ishte gabim, kėshtu qė marrėveshja u bė e njohur si “Marrėzia e Sewardit”.
    Megjithatė, urtėsia e treguar nė kėtė rast, u vėrtetua nga zbulimi i rezervave tė mėdha tė burimeve natyrore nė kėtė territor. Nė vitin 1959 Alaska u bė shteti i 49-tė i Amerikės. Shteti i parafundit pas Havait tė fundit.
    [
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  12. #52
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-04-2008
    Postime
    207
    Citim Postuar mė parė nga ^ZeMra^ Lexo Postimin
    ne Alaske ka shqiptare nga Struga, Ohri, Dibra, Kercova, Shqiperia dhe Kosova. Eshte e vertet se shumica e ketyre merren me taxi dhe restorante pasi kjo pune paguet shume.


    Sa shqipetare ka nuk e di... por nese doni A dini dicka ju tregoj une
    ZEMRA them se je nga anchorage...sepse jetoj dhe une ne AK

  13. #53
    i/e regjistruar Maska e bujarrexhepi
    Anėtarėsuar
    04-07-2009
    Vendndodhja
    Metlakatla Alaska
    Mosha
    34
    Postime
    7

    interesant

    ne Anchorage ka reth 500 shqiptare nese ne tere alasken mendoj se jan 1000-1200 une jetoj ne Metlkatla ne nje ishul afer Ketchikan-it....

  14. #54
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-09-2010
    Postime
    1,721
    Inshallah si ka ndokush ato men, me shkue n'Alaska

  15. #55
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-10-2010
    Postime
    56
    Mire e ka ZEMRA,une nuk e dij pse ju duket e cuditshem qe thoni se auu si jetohet ne ALASK,bash me pelqen ALASAK eshte vendi shum i mire i bukur,edhe pse nuk kam qene atje,po une kisha pase deshire qe te jetoj atje.
    vetem nuk e dij se si eshte DINAMIKA E JETESES atje?

  16. #56
    i/e regjistruar Maska e jeton_struga
    Anėtarėsuar
    17-06-2008
    Vendndodhja
    struge
    Postime
    59
    50 kusherij i kam un atje dhe dij qe ka nje komunitet te vogel ne alaska edhe nga viset te tjera shqipetare......

  17. #57
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,581
    Nuk e di, edhe pse eshte i ftohte, si vend perrallor e imagjinoj Alasken. Kane faj reklamat qe i ben tv, s'me hiqen syte nga bukuria natyrore.
    Apo qenat qe te terheqin me sled.....ca qejfi


  18. #58
    it's me Maska e medina
    Anėtarėsuar
    14-10-2005
    Postime
    11
    Citim Postuar mė parė nga s0ni Lexo Postimin
    Nuk e di, edhe pse eshte i ftohte, si vend perrallor e imagjinoj Alasken. Kane faj reklamat qe i ben tv, s'me hiqen syte nga bukuria natyrore.
    Apo qenat qe te terheqin me sled.....ca qejfi

    foto e bukur,,,,,edhe kjo race qeni shume e bukur
    me ka humb firma

  19. #59
    UniKkAtiL King RAP Maska e ms13
    Anėtarėsuar
    22-01-2009
    Vendndodhja
    Kosov
    Mosha
    24
    Postime
    215
    ka shqiptar ne alaska jam shum i sigurt per ket . per me shum e argumentoj qe ne vitin e kaluar kam par nje vetur tipit BMW X5 me Targa te ALASKAS Ne Prishtin .. kshtu qe kjo osht deshmi qe ka shqiptar atjeh.. edhe so ndonje qudi e madhe me jetuu ne at shtet.. edhe me sa di un ne Alaska jan tatimet e shum sene tjera ma lir se ne tjerat vende te USA
    Kurr Ne Jeten Time Nuk Dot Ndryshoj Veq Sa Me i Pelqy Dikujt

  20. #60
    i/e regjistruar Maska e bujarrexhepi
    Anėtarėsuar
    04-07-2009
    Vendndodhja
    Metlakatla Alaska
    Mosha
    34
    Postime
    7

    Une jetoj ne Alaska

    As per informacion kryeqyteti I Alaskas eshte Juneau ndersa qyteti me I madh I Alaskas eshte Anchorage ku dhe jetojn rredh 2500 shqiptar,ka shqiptar ne Bathel,Farbainks,keto qytete me te vertete kane dimer te gjate e vere te shkurter dhe nata eshte shume e shkurter diku vetem 2 or ka Nate gjate veres,ndersa nese jeton ne keto qytete Ketchikan,Sitka,Juneau,ke kater stina mirepo nuk eshte Vera sikur ne trojet tona,une jam nga Kumanova jetoj me Ketchikan ku jemi vetem 12 shqiptare nje Jane dy familje nga Veleshta e Struges dhe une e nese don dikush te na viziton le te urdheroje...

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skėnderbeu
    By Arbushi in forum Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 429
    Postimi i Fundit: 16-05-2013, 22:37
  2. Identiteti evropian i shqiptarėve
    By Iliriani in forum Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Fenomeni "Abdi Baleta"
    By Brari in forum Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 206
    Postimi i Fundit: 06-09-2009, 09:28
  4. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    By Nice_Boy in forum Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  5. Rrymat politike katolike shqiptare
    By ~Geri~ in forum Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •