Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Jean-Paul Sartre

    Jean-Paul-Charles-Aymard-Sartre lindi ne Paris, ne 21 Qershor 1905. Fruti i dashurise se Jean Baptiste Sartre, oficer i ri, i cili vdiq ne moshe te re (kur Paulou ishte vetem nje vit), dhe Anne Marie Schwetzer, vajza e Charles Schweitzer.

    Ne autobiografine e tij, Sartre shprehet se gjithmone i mungoi njohja me te atin, apo dhe lidhja qe mund te kish patur me te gjate viteve. Gjithsesi, nq se ngjarjet nuk do te kishin te njejtin zhvillim qe paten (me vdekjen e te atit), atehere as ai nuk do te formohej si njeri ne menyren si u formua, dhe si rrjedhim nuk do ishte i njejti Sartre qe ne njohim.

    Qe ne moshe te vogel, si rrjedhoje e jetes se mbyllur ne familje (jetonte me te gjyshin dhe te emen ne Meudon, France), filloi te lexonte cfaredo materiali qe i binte ne dore dhe ne te njejten kohe te shkruante. Shkrime qe sipas tij, ishin vetem "kopjim" i pershtatur (plagiarism) i asaj cfare lexonte. Me shume e terhiqnin novelat dhe tregimet e shkurtra (rreth moshes 10 vjecare).

    I gjushi insistoi qe Paulou te behej profesor, sipas tij "leterisa nuk ngop barkun e nje burri". "Pra me pak fjale ai (gjyshi) me ndihmoi te lidhesha me letersine me shume se te ndahesha prej saj" shkruan Sartre ne autobiografine e tij. "Nuk e di nese do te kisha arritur te harxhoja dite e nete te tera, duke shkruar aq shume faqe, apo te kisha botuar libra nq se nuk do te isha munduar gjate gjithe kohes te kenaqja tim gjysh dhe ti beja te kuptonte sa vlere kishte ajo qe beja".

    Sipas Sartre, ishin dy qellimet e frymezimit te tij ne te shkruar: se pari ishte se ai e shijonte "erresiren" ku ishte vete dhe te shkruarit e zgjaste me shume ket egjendje. Dhe se dyti nepermjet te shkruarit ai po ballafaqohej me nje eksperience te re, te pajetuar me pare prej tij, me nje egzistence te pa ngaterruar me aritificialitetin e te rriturve.

    Pervec ngjarjeve te tjera te hidhura ne femijrine e tij ai u perball dhe me faktin e te qenit i vogel ne trup si dhe problemin e shikimit. Shpesh here vuajti nga semundje te ndryshme, madje pranon se qe prej momentit te lindjes ai u shtri shpesh ne shtratin e vdekjes.

    Kur u kthye ne Paris u angazhua me shume me shkollim. Kjo ishte koha kur mesoi se kishte probleme me shkrimin sakte te fjaleve. Gjithmone i shtyre nga i gjushi, ju desh te shkonte ne shkolla publike per te mesuar mire shkrim.


    * * * *

    Gjate Luftes se II Boterore jo vetem qe nuk lexoi shume, si rrjedhoje e mungeses se librave ne ate kohe, por dhe ndaloi te shkruante per pak kohe. Kur ishte 10 vjec dhe tre muaj i gjyshi e regjistroi ne Liceun Henri IV ku u njojt dhe me Paul Nizan, i cili me pas do te ishte shok i tij.

    Ne 1917 e ema u martua me Joseph Mancy. Per jeten e tij ne familjen e re, Sartre shkruan "U plaka ne erresire, u bera i rritur i vetmuar, pa baba dhe nene, pa shtepi apo prejardhje, ndoshta, njeri pa emer. U Feminizova nga tendencat e kujdesit te mamase, i fryre me krenari nga adhurimet e tim gjyshi, isha nje objekt i paster, i lindur per nje fitore mazokiste dhe do te kisha fituar vetem nq se do te kisha besuar ne "luajtjen e roleve" - teatrin ne familje. Teater i cili vetem ndikoi ne siperfaqen time, ndersa brendesia mbeti e ftohte, e pa justifikuar. Sistemi me tmerronte."

    Ne vitin 1920 ritakoi ne Liceun Henri IV shokun e tij Paul Nizan. Pas studimeve 2-vjecare ne Liceun Louis-Le-Grand, filloi studimet e larta ne Universitetin "Ecole Normale Superiore". Ketu u njoh me Simone De Beauvoir, shoqe dhe partnere intelektuale.

    Pasi mori diplomen ne fillozofi, filloi te jepte mesime ne lice te ndryshme ne Le Havre, ,Leon dhe me pas ne Paris. Ishte periudha kur ai jepte mesime ne Le Havre, kur filloi te shkruante Nausea.

    Ne vitin 1933 fitoi bursen e studimit per ne institutin frances ne Berlin, ku i ndihmuar nga miku i tij R. Aron ai u njoh me fenomenologjine e Husserl. Ne kete periudhe publikoi librin "Frymezimi i egos" (Transcendance de L'ego).Gjate kesaj kohe filloi te zhvillonte mendimet e tij politike. Ne 14 Korrik, 1935 u bashkua me Levizjen Popullore Demostrative nga Berlini ne Porte De Vincennes. Nga viti 1929 deri ne 1931 shkoi ne ushtri. Libri i tij L'imagination u publikua ne 1936. Gjate ketij viti Gallimard refuzoi botimin e Melancholia (La Nausee), per ta botuar e publikuar me pas ne 1938.

    Ne kulmet e krijimtarise se tij u dergua me forcat ushtarake ne France per te luftuar kunder trupave gjermane. Si perfundim u kap rob lufte, por per shkak te shendetit te keq u leshua i lire ne 1941. Gjate kohes se tij ne burg, Sartre rilexoi Heidegger dhe shkroi dhe drejtoi pjesen teatrale, Bariona.

    Pas lirimit dha mesime ne Liceun Condorect duke themeluar ne te njejten kohe, bashke me Maurice Merleau-Ponty, nje grup PRezistence te quajtur "Socialisme et LIberte". Ky grup intelektualesh nuk ishte jete gjate. Ne vitin 1943 botoi L'Etre et neat si dhe pjesen teatrale "Les Mouches". Nje vit me pas u shkeput nga mesim dhenja, per te krijuar nje gazete politiko-letrare te quajtur "Les Temps Modernes" (Kohet Moderne), tek e cila punoi si kryeredaktor.

    Pas luftes, Sartre u be i njohur sidomos me publikimin e librave te tjere si Dera e mbyllur (Huis Clos), Koha e Arsyes (L'Age de raison) dhe I vonuari (Le Sursis). Refuzoi Mendaljen e Nderit e cila iu dha nga qeveria. Me pas shkoi ne Amerike ku dha nje sere leksionesh. Kur prezantoi leksionin: "Egzistencializmi eshte Humanizem" fama e tij u be dhe me e madhe. Duke qene se shkrimet e tij po shtoheshin dita dites, ne 1948, te gjitha punet e tij u vendosen ne nje indeks nga Kisha Katholike.

    Gjate viteve 50te lidhjet e tij me jeten politike filluan te shtoheshin. Nga viti 1950-1951, Sartre filloi te rilexonte Marksin. Me pas bashke me Merleau-Ponty, foli kundra Kampeve Sovietike te Perqendrimit.

    Nje vit me pas ai shkroi "Komunizmi dhe Paqja" ku shprehte bindjet e tij kunder Luftes se Ftohte dhe protestonte kunder egzekutimit te Rosenbergut. Ne 1954 mori pjese ne takimin e Keshillit te Botes per Paqe ne Berlin. Ne vitin 1955 vizitoi Kinen dhe Bashkimin Sovietik. Nje vit me pas protestoi kunder luftes ne Algjeri dhe torturave te kryera nga qeveria Franceze. Ne shkrimet e tij ai shprehu hapur kritikat kunder De Gaulle dhe partise Gaulliste ne France si dhe me vone dha nje konference shtpy ne lidhje me shkeljen e te drejtave te njeriut (nga qeveria franceze) ne Algjeri.

    U kthye gjithashtu ne Kube, bashke me Beaver ku takoi Fidel Castron dhe Che Guevaren. Pas kesaj vizite shkoi ne Jugosllavi ku u takua me Titon.

    * * * *

    Gjate ketyre vizitave nuk harroi asnjehere betimin e tij ne mbrojtjen e te drejtave njerzore ne Algjeri. Pas publikimit te "Critique de la Raison Dialectique" - Kritika e Ceshtjes Dialektike, vizitoi Polanden e Cekoskllovakine.

    Ne 1964 dha leksione ne konferencen Kiekegaard te UNESCOs, Rome. Nuk pranoi cmimin Nobel, pasi sipas tij kjo ishte nje menyre e kthimit te tij ne "institucion", dicka te cilen ai vertet nuk e deshironte per veten.

    Ne 1966 mori pjese ne Komisionin e Krimeve te Luftes, organizuar nga Bertrand Russell ne Stockholm. Me pas ai dha nje seri leksionesh ne Japoni dhe Egjipt, ku takoi dhe Nasser dhe vizitoi kampet e refugjateve.

    Ne 1976 Anne Marie Sartre-Mancy vdiq. Ai vazhdoi levizjen e tij politike duke edituar publikime te ndryshime. Shendeti i tij nuk ishte i mire gjate gjithe kesaj kohe. Pesoi dy infakte ne zemer dhe ne 20 Mars, 1980 u shtrua ne spital per infeksion ne mushkeri. Pas me shume se nje muaj ne spital, ne 13 Prill ra ne kome dhe dy dite me vone vdiq. U varros ne 19 Prill ne varrezat e Montparnasse.


    Perktheu: Fiori (Fjalet)

  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Pjese te shkeputura nga libri i tij Nausea


    Une jetoj vetem, plotesisht vetem. Asnjehere nuk flas me njeri, as edhe nje here; nuk marr gje, nuk jap gje...Kur jeton vetem nuk e di cdo te thote te thuash dicka; e arsyeshmja zhduket ne te njejten kohe me djallezine. I lė ngjarjet te te shkojne para syve; papritur i shikon njerzer te dalin nga asgjėja, te cilet flasin dicka dhe zhduken sic erdhen, behesh pjestar i paftuar i historive pa fillim dhe pa fund: behesh deshmimtar i keq. Por si rrjedhoje, nuk ke humbur asgje, asnje dyshim apo histori, shume te gjate per te qene e besuar neper kafene.


    Objektet nuk duhet te prekin sepse nuk jane gjalle. I perdor, i vendos perseri ne vendin e tyre, jeton midis tyre. Pra jane te perdorshme, asgje me shume. Por ato me prekin, eshte e padurueshme. Friksohem nga mundesia e te pasurit kontakt me to, sikur te kishin qene shtaze te gjalla.


    Njerzit te cilet jetojne ne shoqeri jane mesuar ta shikojne veten ne pasqyre ashtu sic duken dhe ne syte e te njohurve te tyre. Nuk e di nese kjo eshte arsyeja pse perberja ime eshte e zhveshur? Ti mund te thuash - po, ti mund te thuash, natyre pa njerzim...Gjerat jane keq! Gjerat jane shume keq: Une e kam, pisllekun, Nausean.

    Nausea nuk eshte brenda meje: E ndjej atje jashte ne mur, ne pritje, kudo rreth meje. Behet njesh me kafene, une jam ai qe eshte perbrenda.



    ...vazhdon

  3. #3
    MODERATOR Maska e Letersia 76
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    OXFORD ENGLAND
    Postime
    731
    E ke lexuar "muri" nje tregim apo romance e tij eshte fantastike .
    meverte sateri eshte nje shrimtar i kohes se sontme qe din ta pasqyroje imagjinaten me realen,modernja mbizoteron kudo.
    Vertete nje gjuhe abstrakte por e thelle ..........

    sateri mbetet i madh............
    Prį, mallkue njaj bir Shqyptari,
    Qi ketė gjuhė tė Perendķs,
    Trashigim, qi na la i Pari,
    Trashigim s'i a lźn ai fmķs;
    Edhč atij i u thaftė, po, goja,
    Qi e perbuzė ketė gjuhė hyjnore;
    Qi n'gjuhė t'huej, kśr s'āsht nevoja,
    Flet e t'veten lźn mbas dore.

    AT Gjergj Fishta

  4. #4
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Perseri nga Nausea

    Ngrohem, filloj te ndihem i gezuar. Kjo nuk eshte asgje e jashtezakonshme, eshte vetem pak lumturi nga Nausea; Shperndahet ne fundin e llumit te trashe, ne fundin e kohes - koha e pritjeve te manushaqta, karigeve te thyera; eshte perbere nga momente te buta, te bardha, te shperndara ne rreze, si nje vule vaji. Eshte plakur me shpejt se sa lindi, megjithate me duket sikur e kam njohur qe prej 20 vjetesh.

    E largoj veten nga dritarja dhe capitem permes dhomes; E ngjit veten pas pasqyres, ja ngul syte vetes, e neveris veten; nje tjeter pafundesi. Si perfundim largohem nga imazhi im dhe shtrihem ne krevat, shikoj tavanin, do te me pelqente te flija.

  5. #5
    nga dyqonet e reja
    Anėtarėsuar
    04-04-2003
    Postime
    327
    ...Njeriu eshte fillimisht nje projekt qe jetohet ne menyre subjektive, ne vend qe te jete nje shkume, nje mbeturine ose nje lulelaker; asgje nuk ekziston para ketij projekti; asgje nuk eshte shkruar ne qiell, dhe njeriu do te jete para se gjithash ajo cka ai ka menduar te jete. Jo ajo qe ai deshiron te jete. Sepse, ajo qe ne kuptojme zakonisht me deshire, eshte nje vendim i ndergjegjshem dhe per shume nga ne vjen pas krijimit te qenies sone nga ne vete. Une mund te dua te hyj ne nje parti, te shkruaj nje liber, te martohem, te gjitha keto nuk jane vecse nje shfaqje e nje zgjedhjeje me fillestare, me spontane qe quhet vullnet. Por ne qofte se ekzistenca vertet paraprin esencen, atehere njeriu eshte i pergjegjshem per ate cka ai eshte. Prandaj, prirja kryesore e ekzistencializmit eshte qe ta vere njeriun ne zoterim te asaj cka ai eshte dhe tia lere atij pergjegjesine e plote mbi ekzistencen e tij...


    Ekzistencializmi eshte humanizem

    J. P. S.

  6. #6
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Muri
    nga Jean-Paul Sartre

    Na shtyne ne nje dhome te madhe, te bardhe, ku nga drita e forte fillova te perpelitja syte. Me pas pashe nje tavoline dhe kater burra, civile, te ulur prapa tavolines, duke shfeltuar dokumenta. Ne qoshe te dhomes ishte nje grup tjeter te burgosurish, dhe ne na u desh te ecnim pergjate dhomes per tu bashkuar me ta. Disa prej tyrei njihja ndersa te tjeret duhet te kene qene te huaj. Ata dy, qe qendronin para meje, ishin bjonde dhe me koke te rrumbullaket, ndoshta franceze. Ndersa me i vogli shtrengonte shpesh pantallonat: nervoz.
    Zgjati per gati tre ore: po me merreshin mendte dhe koken e kisha bosh; por dhoma ishte e ngrohte dhe kjo te pakten me qetesonte: per gati 24 ore me pare ishim plevitosur. Rojet conin te burgosurit, me rradhe para tavolines. Kater burrat pyesnin secilin prej tyre per emrin dhe profesionin. Shumicen e rasteve nuk pyeten me shume se kaq - ndoshta ndonjehere ne te rralle shtonin "Kishit lidhje me Sabotimin e Municioneve?" ose "Ku ishit mengjesin e dates 9te dhe cfare po benit?" Pergjigjet as i degjonin ose te pakten te linin pershtypjen se nuk i degjonin. Rrinin te qete per nje moment, pastaj pasi hidhnin shikimin ne drejtim te dhomes, fillonin te shkruanin. Tomin e pyeten nese ishte e vertete qe ai bente pjese ne Brigaden Internacionale: sigurisht Tomi nuk mund ti kundershtonte, per shkak te dokumentave qe kishin gjetur ne pallton e tij. Zhuanin e pyeten vetem per emrin por pasi ai u pergjigj vazhduan te shkruanin per nje kohe te gjate.
    "Vellai im Zhose, eshte anarkist," tha Zhuani. "Ju e dini qe ai nuk ndodhet ketu...Une nuk bej pjese ne ndonje parti. Asnjehere nuk kam pasur lidhje me politiken."
    Ata nuk u pergjigen. Zhuan vazhdoi, "Nuk kam bere gje. Nuk dua te denohem per fajet e dikujt tjeter."
    Ju drodhen buzet. Nje roje ja mbylli gojen dhe e largoi. Ishte rradha ime.
    "Ju quheni Pablo Ibbieta?"
    "Po."
    Burri uli koken mbi dokumenta dhe me pyeti "Ku eshte Roman Gris?"
    "Nuk e di."
    "Ti e fshehe, ne shtepine tende nga data 6 deri ne 19te."
    "Jo."
    Ata shkruajten per nje minute dhe me pas rojet me larguan. Tomi dhe Zhuan po prisnin midis dy rojeve ne korridor. Filluam te ecnim. Tomi pyeti nje prej rojeve, "pra?"
    "Si pra?" tha roja.
    "Cfare ishte gjithe kjo, thjesht pyetesor apo vendim?"
    "Vendim," tha roja.
    "Cfare do na bejne tani?"
    Roja u pergjigj thate, "Vendimi do tju lexohet neper qeli."
    Qelite ne te vertete ishin bodrumet e spitalit. Ishin shume te ftohta per shkak te korrenteve. U plevitosem gjithe naten, dhe gjate dites nuk ishte me ngrohte. Pese dite para kesaj i kisha kaluar ne nje qeli ne manastir, nje lloj vrime ne murr, ndoshta e krijuar qe ne mesjete; duke qene se kish me shume te burgosur se sa hapesire; na mbyllnin ku mundnin. Nuk me kish marre malli per qeline time; nuk vuaja shume nga i ftohti, por isha vetem; pas nje kohe te gjate keshtu, fillon e cmendesh.
    Ne bodrum kisha shoqeri. Zhuan spara fliste: kishte frike si dhe ishte shume i ri per te patur dicka per te thene. Ndersa Tomi nuk para pushonte si dhe e njihte mire spanjishten.
    Ne bodrum kishte vetem nje stol dhe kater dysheke. Kur na futen atje, u ulem dhe pritem ne heshtje. Pas nje kohe te gjate, Tomi tha, "Na mori lumi."
    "Edhe une keshtu mendoj," vazhdova, "por nuk besoj se do i bejne ndonje gje djaloshit."
    "Nuk kane as proven me te vogel kundra tij," tha Tomi. "Ai eshte vellai i nje militanti dhe kjo eshte e tera."
    Veshtrova tek Zhuani; nuk dukej se e kish mendjen e po degjonte. Tomi vazhdoi. "E di se c'bejne ne Saragossa? I shtrijne burrat ne rruge dhe i shtypin me kamiona. Keshtu na tha nje dezertor marokan. Keshtu, kursenin armatimet."
    "Keshtu nuk kursenin gazin," thashe une.
    U merzita dhe me Tomin. Filloi te fliste shume, nuk duhet te kishte thene gjithe keto.
    "Pastaj ka oficere qe patrullojne rrugen," vazhdoi ai, "te cilet kontrollojne te gjithe kete proces. Dhe thua se me kaq mbaroi? Jo, jo! I lene te therrasin, ndonjehere per ore te tera."
    "Nuk besoj se ketu bejne te njejten gje." thashe une. "Vetem ne qofte se vertet nuk kane shume municion." E vura re qe po zbardhej nepermjet drites qe hynte nga kater vrimat e ajrimit dhe nje e carre qe kishin bere ne tavan per qymyrin, nepermjet se ciles mund te shikoje qiellin. Permes kesaj te ēarre, zakonisht te mbyllur nga nje dere, futnin qymyrin ne bodrum. Poshte te ēares ishte nje grumbull i madh me tym qymyri: perdorej me pare per te ngrohur spitalin, por qe me fillimin e luftes, pacientet ishin evakuar dhe qymyri kish mbetur atje, i paperdorur; ndonjehere edhe lagej nga shiu, pasi kishin harruar te vulosnin te ēarren.
    Tomi filloi te dridhej. "E mori djalli, u plevitosa," tha ai. "Filloi perseri e ftohta."
    U ngrit dhe filloi te bente fiskulture. Ne cdo levizje kemisha e tij hapej ne kraharor, i bardhe dhe leshtor. U shtri ne kurriz, ngriti kembet ne ajer dhe filloi ti levizte si te ish ne biciklete. Tomi ishte i forte por kishte shume dhjame. Une mendoja si do te hynin plumbat apo majat e bajonetave ne mishin e tij te bute, se te ishte nje grusht gjalpe. Ndoshta nuk do isha duke menduar ate, nq se ai do kishte qene i dobet.
    Nuk kisha vertet ftohte por nuk po i ndjeja me krahet dhe shpatullat. Shpesh me dukej se kisha harruar dicka dhe filloja kerkoja rrotull per pallton...por me vone kujtohesha se pallton as ma kishin kthyer me. Na i moren rrobat dhe ja u dhane ushtareve te tyre, duke na lene vetem ne kemishe - dhe pantollona te cilat pacientet e spitaleve i veshin vetem gjate veres. Me vone Tomi u ul prane meje, duke marre fryme me veshtiresi.
    "Je me i ngrohte tani?"
    "Djalli e mori, jo."
    Rreth ores tete ne darke, nje oficer me dy roje hyri ne bodrum. Kishte nje leter ne dore. Pyeti rojen,"Si i kane emrat keta te tre?"
    "Steinbock, Ibbieta dhe Mirbal," tha roja.
    Oficeri vuri syzet dhe filloi te shikonte emrat ne liste:
    "Steinbock..Steinbock..oh po...Ti je i denuar me vdekje. Egzekutohesh neser ne mengjes." Vazhdoi te shikonte listen. "Po ashtu dhe ju te dy."
    "Nuk eshte e mundur," tha Zhuani. "Jo une." Oficeri e pa nga Zhuani cuditshem. "Hmm, si e ke emrin?"
    "Zhuan Mirbal," tha ai.
    "E ke emrin ketu," tha oficeri. "Je denuar."
    "Une nuk bera gje," tha Zhuan.
    Oficeri ngriti supet dhe u kthye nga Tomi dhe une.
    "Ti je Basque?"
    "Asnje nga ne nuk eshte Basque."
    I merzitur pa perreth. "Me thane qe ishin tre Basque. Megjithate nuk do harxhoj kohen me keto gjera tani. Atehere natyrisht ju nuk doni priftin?"
    Asnjeri nga ne nuk u pergjigj.
    Ai tha, "Nje doktor belg do vije se shpejti. Ai eshte autorizuar te kaloje naten me ju." Na pershendeti pastaj me nje pershendetje ushtarake dhe u largua.
    "Cfare te thashe," tha Tomi.
    "Po," thashe,"eshte vertet pune e ngaterruar per djaloshin."
    E thashe ate thjesht per te qene i drejte por ne te vertete djaloshi nuk me pelqente. E kishte fytyren shume te holle dhe plot frike. Fillova te mendoja edhe sikur ta linin te lire, ai nuk do te ishte me i ri. Nuk ishte e veshtire per te patur pak keqardhje per te, por keqardhja ma cpif, ose me mire me tmerron. Ai nuk tha asgje me shume, ndersa fytyra i ishte bere mavi. U ul dhe filloi te shikonte token. Tomi ishte zemer mire, donte ta merrte pas krahu, ndersa djaloshi e terhoqi krahun nga vetja dhe e pa me inat.
    "Lere rehat," i thashe me ze te ulet, "se shikon qe per pak po pelcet."
    Tomi u terhoq menjehere edhe pse do kish dashur ta qetesonte djaloshin, ne kete menyre do kish kaluar dhe kohen pa menduar per veten e tij. Mua kjo gje me bezdiste: Nuk kisha menduar ndonjehere per vdekjen pasi nuk kisha ndonje arsye perse, por tani arsyeja ishte ketu dhe nuk me kishte ngelur gje tjeter, vecse te mendoja per te.
    Tomi filloi te fliste. "Domethene ke vrare njerez, apo jo??" me pyeti. Nuk u pergjigja. Ai filloi te me shpjegonte se kishte vrare gjashte qe ne fillim te Gushtit; ai as po mendonte per gjendjen e krijuar, madje e ndjeja qe as donte te mendonte per te. Edhe une vete nuk e kisha menduar, nuk e di sa shume dhimbje mund te ndjeje, mendova per plumbat, mendova shtizat e nxehta ne trupin tim. E gjitha kjo qendronte pas pyetjes se vertete; por isha i qete: kishim gjithe naten per te kuptuar cfare po ndodhte. Pas pak kohe Tomi pushoi se foluri dhe une e ndoqa me bisht te syrit; e pashe qe dhe ai po mavjosej; po i thosha vetes "Tani filloi." Ishte pothuaj erresire, nje rreze e zymte vinte nga vrimat dhe grumbulli i qymyrit, duke krijuar nje njolle te madhe nen kupen e qiellit; mund te shikoja nje yll permes te carres ne tavan: nata duhet te jete e paster po e akullt.
    Dera u hap dhe dy roje , te ndjekur nga nje bjond me uniforme te erret hyne ne bodrum (qeli). Bjondi na pershendeti. "Une jam doktori," vazhdoi. "Jam autorizuar tju ndihmoj gjate ketyre oreve."
    Kishte nje ze te dallueshem dhe "paqesor". "Cfare do nga ne?" e pyeta.
    "Jam ne dispozicionin tuaj. Do bej cte jete e mundur qe tu lehtesoj momentet e fundit."
    "Perse ke ardhur? Ka te tjere, spitali eshte plot me te tjere."
    "Ketu me derguan," u pergjigj ai me nje shikim te zbehte. "Ah!Doni te pini nje cigare?" shtoi me nxitim, "Kam cigare madje dhe puro."

    Na drejtoi cigare angleze dhe puro, por ne nuk i pranuam. Po e shikoja ne sy dhe me dukej i tensionuar. "Nuk je ketu per meshire. Pastaj une te njoh. Te pashe me fashistet ne kopesht, diten kur me arestuan," u hodha une.
    Do kisha vazhduar; por dicka me te vertet e papritur me ndodhi; prezenca e ketij doktori nuk po me interesonte me. Zakonisht kur fiksohem me nje njeri, nuk i le rehat kollaj. Por deshira per te folur me kishte ikur komplet; u mblodha dhe i ktheva syte ne drejtim tjeter. Pak me vone ngrita koken; ai po me shikonte me kuriozitet. Rojet ishin ulur ne nje nga dysheket. Pedro, nje burre i gjate dhe i holle, luante me gishtin e madh ndersa roja tjeter levizte here pas here koken, per te mos e zene gjumi.
    Pedro papritur pyeti doktorin, "do nje shkrepese?" "Po." tundi koken ai. Nga shkelqimi i ftohte i syve te tij bojeqielli mund te te dukej se i vetmi mekat i tij ishte mos zhvillimi i imagjinates. Pedro doli jashte dhe u kthye me nje llampe vaji te cilen e vendosi ne qoshe te stolit. Nuk ishte shume e ndritshme por te pakten ishte me mire se pa drite fare: nje nate me pare na kishin lene ne erresire. Per nje kohe te gjate pashe rrethin qe formonte drita e llampes ne tavan. Po me magjepste. Pastaj papritur u ngrita, drita u zhduk, dhe mu duk se pesha e stermadhe e trupit tim po me merrte frymen. Nuk ishte mendimi i vdekjes, apo frikes; ishte dicka pa emer. Faqet po me zhuriteshin dhe kisha dhimbje koke.
    Leviza dhe hodha veshtrimin tek dy shoket e mi. Tomi po shtrengonte fytyren me duart e tij. Ndersa Zhuani i vogel dukej me keq, goja i rrinte hapur dhe fytyra po i dridhej. Doktori ju afrua dhe ja hodhi doren ne sup per ta qetesuar: syte e Zhuanit vazhdonin te qendronin te ngrire. Me pas pashe doren e doktorit te levizte ngadale drejt kucit te dores se Zhuanit. Zhuani as po i vinte re keto levizje. Doktori ja mori kucin midis tre gishtave te tij, duke u kthyer ne te njejten kohe disi me kuriz nga une. Ndersa une u zgjata pak dhe e pashe tek nxorri nga xhepi nje ore dhe e pa ate per disa minuta, gjithmone duke mbajtur me gishta kucin e Zhuanit. Pas pak minutash ja leshoi doren dhe vete u mbeshtet pas murit, pastaj, sikur te ish kujtuar per dicka urgjente, ashtu krejt papritur, nxorri fletoren e shenimeve nga xhepi dhe filloi te shkruante. "Ndyresire", mendova me inat, "afrohu te ma matesh pulsin mua. Do e shikosh pastaj ku do te fluturojne turinjte."
    Ai nuk u afrua po e ndjeja kur me shikonte. Une ngrita koken dhe e pashe ne sy. Edhe pse duke bere nje pyetje te pergjitheshme ai vazhdonte te qendronte drejtuar nga une "Nuk ju duket ftohte ketu?" Dukej se kishte ftohte, ishte bere mavi.
    "Une nuk kam ftohte," ja ktheva.
    Nuk mi hoqi syte gjithe kohes. Kur e vura re kete mbulova fytyren me duar: isha mbuluar me djerse. Ne kete bodrum, ne mes te dimrit, ne mes te korrenteve, isha duke djersire. Kalova doren mes flokeve: dhe ne te njejten kohe vura re se kemisha me ishte ngjitur pas lekures: po kulloja ne djerse per gati nje ore dhe as e kisha vene re: ai mi kishte pare bulzat e djerses tek me rrokullishin mbi lekure dhe kishte menduar: kjo eshte shfaqja e nje gjendje terrori, gati patologjike; dhe ishte ndjere normal dhe krenar qe ishte gjalle, sepse po ndjente te ftohtin. Doja te ngrihesha dhe tja shtypja turinjte por inati me doli parase trupi te vepronte; u shtriva ne stol, indiferent.
    E kenaqa veten duke fshire djersen me shami sepse tani e ndjeja tek me rridhte nga floket ne qafe dhe po me bezdiste. Me pas e vura re qe dhe shamia nuk po me ndihmonte shume dhe e lashe fare; ishte e tera qull ndersa une vazhdoja te djersija. Te ndenjurat po me djersinin gjithashtu, dhe pantallonat e qullura me ishin ngjitur pas stolit.
    Papritur Zhuan pyeti. "Ti je doktor?"
    "Po," ju pergjigj Belgian.
    "Te dhemb...per nje kohe te gjate?"
    "Huh? Kur...? Oh, jo" tha Belgian."Nuk te dhemb fare. Eshte shume e shpejte." Vepronte si te ish duke qetesuar dike ne rradhen e qumeshtit.
    "Por une...ata me thane...ndonjehere ju duhet te gjuajne dy here."
    "Ndonjehere," tha doktori, duke tundur koken. "Mund te ndodhe qe plumbi i pare, mos zere ne organe jetesore."
    "Dhe pastaj ata duhet te rrikarikojne armet dhe te marrin shenje perseri?" U mendua per nje cast dhe shtoi, "Kjo zgjat shume!"
    Kishte frike nga vuajtja, e gjithe kjo frike kishte lidhje me vuajtjen: e kishte fajin mosha. Une nuk para mendova per dicka te tille, madje nuk ishte kjo arsyeja pse po djersija.
    U ngrita duke ecur drejt grumbullit me qymyr. Tomi u ngrit duke me pare me inta: zhurma e kepuceve e kishte shqetesuar. Nuk e di nese fytyra ime dukej aq e shqetesuar sa e tija: e pashe qe dhe ai po djersinte. Qielli dukej i paster, ngrita koken per te paren kupen e qiellit nga vrima ne tavan. Por nuk mu duk si heret e tjera: nje nate me pare nga qelia ne manastir shikoja qiellin dhe cdo moment i dites me sillte nje kujtim. Mengjes, kur ngjyra e qiellit ishte bojeqielli e hapur, mendoja per plazhet ne Atlantik: ne mesdite shikoja diellin dhe kujtohesha per nje bar ne Seville ku pija manzanila dhe haja ullinj: mbasdite isha ne hije dhe mendoja si gjysma ishte ne hije dhe gjysma tjeter ndriconte nen diell: ishte me te vertet e veshtire te shikoje gjithe boten te reflektuar ne nje qiell te tille. Ndersa tani mund ta shikoja qiellin sa te doja, nuk me ngjallte ndonje ndjenje. Ndoshta keshtu ishte me mire, u ktheva dhe u ula prane Tomit. Kaloi nje kohe e gjate.
    Tomi filloi te fliste me ze te ulet. I duhej te fliste, pa folur nuk mund te dallonte veten ne mendjen e tij. Ne fillim mendova se po me fliste mua, por nuk ishte duke pare nga une. Pa dyshim kishte frike te me shikonte ashtu sic isha bere, gri dhe i mbytur ne djerse: ngjisnim shume, ishim me keq se pasqyra e njeri tjetrit. Doktori u largua.
    "E kupton?" tha ai (Tomi). "Une nuk e kuptoj."
    Edhe une fillova te flisja me ze te ulur, duke pare doktorin. "Pse? Cfare ka ndodhur?"
    "Do na ndodhe dicka qe nuk po e kuptoj cfare eshte."
    Tomi mbante nje ere te keqe. Nuk e di pse fillova tu vija me shume rendesi ererave. "Do e kuptosh se shpejti."
    "Dicka nuk shkon," ma ktheu kundershtueshem. "Dua te behem i forte por me pare duhet ta di...Degjo, do na nxjerrin ne oborr. Mire. Do qendrojne para nesh. Sa veta do jene?"
    "Nuk e di. Pese ose tete. Jo me shume."
    "Ne rregull. Do jene tete. Njeri nga ata do ulerije "gati!" dhe une do shikoj tete gruka armesh te drejtuara nga une. Do mendoj si dua te futem permes murit, do shtyhem drejt tij me kurriz...me te gjithe forcen qe kam, por muri do qendroje, si neper enderra te frikshme. Mund ta imagjinoj te gjithen. Sikur ta dije sa mire mund ta imagjinoj te gjithen."
    "E mora vesh, e mora!" u pergjigja. "Edhe une mund ta imagjinoj."
    "E di qe marrin shenjester ne syte dhe tek goja, qe te te shperfytyrojne," shtoi ai mekanikisht. "I ndjej plaget qe tani. Kam kater ore qe me dhemb kurrizi dhe qafa. Jo dhimbje te verteta. Me keq. Keto do i ndjej neser ne mengjes. Dhe pastaj??"
    E kuptova mire cfare donte te thosh, por nuk e dhashe veten. Edhe une kisha dhimbje, dhimbje ne trup si te kisha mijra plage te vogla. Nuk mund te mesohesha me kete ide. Por edhe une isha si ai. Nuk ju vura shume rendesi. "Pastaj," vazhdova. "do luash me lule."
    Ai filloi te fliste me vete: gjithmone pa i hequr syte nga doktori. Doktori nuk dukej se po degjonte. E dija perse kishte ardhur; qellimi i tij nuk ishte te mesonte cfare po mendonim ne; kish ardhur te vezhgonte trupat tane, trupa qe po vdisni ne agoni edhe pse ishin akoma gjalle.
    "Eshte si enderr e keqe," vazhdonte te fliste Tomi."Do te mendosh dicka, ke idene se cdo gje do te shkoje mire, qe do e kuptosh cfare do ndodhe dhe pastaj te iken nga dora, te shpeton dhe zhduket. Vazhdoj ti them vetes se nuk do kete gje pas kesaj. Por as e kam idene cfare do te thote. Ka raste kur per pak e kuptoj...por pastaj zhduket dhe une filloj mendoj per dhimbjet perseri, plumba, shperthime. Jam materialist, te betohem; Nuk po cmendem. Por dicka po ndodh. E shikoj trupin tim; nuk eshte e veshtire, por une jam ai qe e shikon, me syte e mi. Me duhet te mendohem...te mendoj se nuk do shikoj me gje dhe bota do vazhdoje te jete ketu per te tjeret. Nuk jemi krijuar ti mendojme keto gjera, Pablo. Besome: kam qendurar dhe me pare, nje nate te tere zgjuar duke pritur per dicka. Por kjo nuk eshte e njejta gje: kjo do na rreshqase nga duart, Pablo, dhe ne nuk do jemi ne gjendje as te behemi gati per te."
    "Mbylle gojen," i thashe, "Do qe te kerkoj priftin tani?"
    Nuk mu pergjigj. E kisha vene re dhe me pare, qe i vinte mire te sillej si profet dhe te me therriste Pablo, duke folur me nje ze pa jete. Nuk me pelqente fare kjo gje: por sic duket te gjithe irlandezet jane njesoj. Kisha idene qe po me mbante si ere urine. Ne brendesi, nuk kisha shume simpati per Tomin dhe as kisha pse, preteksti i vdekjes sone te perbashket duhet te ma shtonte simpatine. Ndoshta me te tjere njerez do te kish qene ndryshe. Per shembull me Ramon Gris. Me Tomin dhe Zhuanin po ndihesha vetem. Gjithsesi, keshtu me pelqente me shume: me Romonin do isha prekur me shume. Ndersa ne ato momente po qendroja i forte dhe do me pelqente te ndihesha ashtu edhe me pas.
    Ai vazhdoi te fliste sikur ishte duke u pertypur. Sigurisht vazhdonte fliste qe te mos kish mundesi per te menduar. Mbante ere urine sikur te kish qene nje kuti e vjeter prostati. Natyrisht, une e pohoja sjelljen e tij. Mund te isha duke thene te njejtat gjerat qe po thosh ai, nuk eshte e natyrshme te vdesesh. Dhe perderisa une do vdisja, asgje nuk po me dukej me e natyrshme, as grumbulli me qymyr, apo stoli, apo fytyra e shemtuar e Pedros. Vetem se nuk me kenaqte ideja e te menduarit te njejtat gjera me Tomin. Edhe pse e dija qe pergjate naten kishte momente kur ishim duke bluajtur ne koke te njejtat mendime. Po e shikoja me bisht te syrit dhe per here te pare mu duk i cuditshem: ne fytyre kishte veshur vdekjen. Po me coptohej krenaria: per gati 24 ore kisha jetuar fare ngjitur me Tomin, e kisha degjuar, i kisha folur dhe e dija qe nuk kishim asgje te perbashket. Megjithese dukeshim kaq njesoj, sikur te ishim vellezer binjake, dhe kjo e gjitha vetem per nje arsye: do te vdisnim te dy. Tomi me mori doren pa me pare.
    "Pablo. Jam kurioz...jam kurioz, nese gjithcka mund te kete vertet nje fund."
    E terhoqa doren dhe i thashe. "Shiko permes kembeve, derr." Ne toke ishte forumuar nje pellg i vogel dhe pika uji binin nga pantallonat e tij.
    "Cfare ka ndodhur?" pyeti ai i trembur.
    "Po urinon ne pantallona," i thashe.
    "Nuk eshte e vertete," mu kthye me inat. "Nuk po urrinoj, nuk ka se si. Nuk ndjej asgje."
    Doktori na u afrua dhe duke pershendetur mekanikisht pyeti "Ndihemi te semure?"
    Tomi nuk ju pergjigj. Doktori pa pellgun po nuk tha gje.
    "Nuk e di cfare eshte," tha Tomi gati me nxitim. "Por nuk kam frike, te betohem nuk kam frike."
    Doktori nuk u pergjigj. Tomi u ngrit dhe vajti te urinonte ne qoshe. U kthye duke mbyllur pantallonat pa thene asnje fjale. Belgu(doktori) po shkruante ne bllokun e shenimeve.
    Ne te tre e shikonim sepse ai ishte gjalle. Kishte ndjenjat e nje gjallesave te gjalla, shqetesimet e gjallesave te gjalla; po dridhej ne bodrum ashtu si nje i gjalle duhej te dridhej; kishte trup te bindur e te ushqyer. Ne te tjeret as po i ndjenim me trupat, te pakten jo ne te njejten menyre. Doja te kontrolloja pantallonat e mija, por nuk e morra guximin; pashe Belgun, tek qendronte drejt, zot i muskujve te tij, njeri qe nuk mund te mendonte per te nesermen. Dhe ja ku ishim dhe ne, tre hije pa gjak; e shikonim dhe ja thithnim jeten si vampire.
    Me ne fund ai ju afrua Zhuanit te vogel.


    ...vazhdon





    Pėrktheu Fiori
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 13-03-2006 mė 05:47

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e lleila
    Anėtarėsuar
    20-08-2007
    Postime
    59
    Jean Paol Sartre eshte LEGJENDE e filozofisė ekzistencialiste.
    Sartre ishte njeri i madh,ai e ka pare jeten realisht,ka pasur ide te sheklqyera ,kush lexon filozofin e J P Sartre ndihet nryshe ,te ben te ndihesh vetja.
    Ne novelen "MURI"e pershkruan mjaft mire jeten jo autentike Ku hyne Rojet e burgut dhe aba burruat qe merrnin ne pyetje,qe vetem zbatojne urdhera te te tjereve (Rojet conin te burgosurit, me rradhe para tavolines. Kater burrat pyesnin secilin prej tyre per emrin dhe profesionin. Shumicen e rasteve nuk pyeten me shume se kaq - ndoshta ndonjehere ne te rralle shtonin "Kishit lidhje me Sabotimin e Municioneve?" ose "Ku ishit mengjesin e dates 9te dhe cfare po benit?" Pergjigjet as i degjonin ose te pakten te linin pershtypjen se nuk i degjonin. Rrinin te qete per nje moment, pastaj pasi hidhnin shikimin ne drejtim te dhomes, fillonin te shkruanin).
    Flet per lirine nejriut ku e paraqet Protagonsitin Pabllo Ibijeta ,Sartre tha se njeriu lind me lirin e tij dhe nuk ka te drejt askush tja merr lirine e tjetrit, njeriu eshte i lire ne cdo mement ne cdo kohe,njeriu ka lirine tije edhe kur eshte ne pranga tha Sartre etj.
    Filiozofia e tijė tjetrin e sheh si penges,objekt ku thot se ē'jam une per tjtrin objekt por edhe tjetri per mua eshte objekt,tjetri tenton te ma vjedh lirin time,tjtri me mposht mua etj.

Tema tė Ngjashme

  1. Fragmente interesante librash
    Nga [xeni] nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 29-04-2014, 17:54
  2. Alain FINKIELKRAUT, filozof
    Nga oiseau en vol nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-03-2006, 21:28
  3. Identiteti
    Nga Cupke_pe_Korce nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 19-02-2006, 07:00
  4. Pėrshkrim sartrian i hilesė :D
    Nga oiseau en vol nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 11-12-2005, 13:50
  5. Sartre
    Nga Veshtrusja nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-03-2005, 21:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •