Letėrsia shqiptare: probleme teorike-kritike nė gjykimin e vlerave letrare
Shkruan: Ndue Ukaj
I.
Problemet teorike dhe kritike nė gjykimin e vlerave letrare, vlerėsimin e letėrsisė shqipe, sė kėndejmi ndėrlidhjen, nė raport tė ngushtė me historinė letrare (historinė e letėrsisė), nė pėrpjekjet e studiuesve shqiptarė nuk ka shenuar ndonjė rezultat tė pranueshėm tėrėsisht, pasi qė vlerėsimet e gjykimet janė bėrė, shpesherė pa dije tė mjaftueshme, pa kritere letrare, mbase edhe me paragjykime, parashenja kėto qė kanė lėnė letėrsinė shqiptare tė fragmentuar, pastaj edhe me pėrplot cungime. Madje, nė kuadėr tė studimeve shqiptare, nuk ėshtė bėrė ndonjė pėrpjekje e mjaftueshme sistematike pėr tė parė letėrsinė shqiptare nė tėrėsi, pėr tė parė letėrsinė nė kuadėr tė poetikave tė ndryshme, ndėrkomunikimeve tė natyrshme, pikėtakimeve e lidhjeve tė krijuara nėpėr kohė, pėr tė nxjerrė pastaj premisa e gjykime tė bazuara nė njė sistem estetik-letrar, nuk janė nxjerrė konstatime tė qėndrueshme tė mbėshtetura nė njė dije paraprake, nė kritere e nė njė sistem parimesh teorike-estetike. Madje mungon vlerėsimi tė bėra nė relacion me pėrfaqėsimet estetike-letrare tė shkollave tė caktuara, autrėve tė veēantė, apo formacionaeve letrare. Nė kėtė kontekst dallohet Koliqi e Ēabej, Koliqi me propozimin pėr dy shkolla letrare (Ajo Jezuite dhe Franēeskane), ndėrsa Ēabej me propozimin pėr ndarjėn e letėrsisė nė qarqe letrare: Qarku katolik i Shqipėrisė Veriore, Qarku italo - shqiptare, Qarku ortodoks i Shqipėrisė Jugore dhe sė fundi shkrirja e tyre nė literaturėn kombėtare tė shek. XIX . Ndėrsa nė fillimvitet e 70-ta, Sabri Hamiti, duke aplikuar teorinė e kodeve tė mėdha (Northep Fraji) propozon interpretimin e Letėrsisė shqiptare pėrmes Kodeve tė mėdha, tė cilat i identifkon tė Bibla, Kodi Oral, dhe Kodi historik, duke i kontekstuliyuar edhe nė dimensionet ligjėrimore. Kjo poetikė e vlerėsimit tė letėrsisė, apo sprovė do tė vazhdojė, duke u interpretuar letėrsia shqipe, brenda shkollave, poetikave formacioneve letrare-estetike perėndimore.
Ndėrsa njė segment tejet regresiv, qė pėrēudnojnė letėrsinė shqipe nė pėrgjithėsi, mbetet tendenca e idelogjisė soc-realiste, pėr ta vėnė letėrsinė nė shėrbim tė vetin, kritikėn letrare nė shqrbim tė malverzimeve tė brendėshme tė pushtetit dhe lojės me shkrimtarėt, tendencė kjo qė nė njė formė vetėm tė restaurar bartet brenda shumė segmenteve tė studimeve letrare, edhe pas rėnies sė kėtij sistemi, nė Shqipėri edhe nė Kosovė e viset tjera.
II.
Njė ndėr problemet e para teorike, brenda varianteve tė ndryshme tė aktit tė leximit dhe interpetimit, shqyrtimit tė letėrsisė shqiptare, qė nuk ėshtė prekur nė mėnyrė sistematike, mbetetė ēėshtja e letėrsiė sė trashėgimisė iliro-shqiptare nė gjuhėn latine (apo gjuhė tjera tė shkrimit), pjesė e sė cilės ėshtė edhe njė pjesė e konsiderueshme e letėrsisė perėndimore. Nė kėtė kontekst, madje janė bėrė edhe "padrejtėsi", ngase prelat tė kishės katolike, qė shkruan nė gjuhėn latine (Niketė Dardnai, Shėn Jeronimi, etj.) janė "pėrjashtuar" edhe pse konteksti i pėrgjithėshmė gjuhėsor dhe kulturor, nė tė cilin gjuhė e shkrimit ishte latinishtja, figura kėto kuliminate e civilizimit perėndimor, ndėrsa psh. njė pjesė e krijimtarisė sė Sami Frashėrit, Naim Frashėrit tė shkruar nė gjuhėt orientale, ėshtė pranuar apriori, edhe pse tashmė konteksti ishte ndryshe, gjuhėt nacionale ishin nė kultivim e sipėr dhe lidhjet e kėtyre me gjuhėt orjentale nuk ishin domosdoshmėri e shkrimit letrar. Nė kėtė kėndvėshtrim e konsideroj tė natyrshme njė pėrqasje, tė konceptuar brenda dy komponentėve tė shkrimit nacionale, qė ėshtė letėrsia shqipe, dhe letėrisė shqiptare, qė ndjek vijėn trashėgimisė etno-nacionale. Letėrsia shqipe ka mė se pesė shekuj tė gjallimit, pėr kundėr letėrsisė shqiptare( e cila kėtu shenjohet si letėrsi qė ndjek vijėn etno-nacionale, pa marrė parasysh gjuhėn e shkrimit), e cila ėshtė e vjetėr nė traditėn e kulturės dhe letėrsisė perėndimore. Pra, pėrkundėr letėrsisė shqipe qė ka shenjues gjuhėn, si veēanti etno-nacionale, tipar dallues, ekziston edhe letėrsia me elemente identifikuese etno-nacionale shkurar nė gjuhėn latine, e tė cilėn deri me sot ende nuk e kemi pranuar si trashėgimi letrare. Vėshtruar nė njė kontekst mė tė gjėrė, letėrsia shqiptare nė gjuhėn dhe shkrimin latin ka moshė tė vjetėr, duke filluar me Shėn Niketin e Dardanės, dhe Shėn Jeronimin, dy prelat tė qytetėrimit perėndimor, i pari qė shkrojė himinin e parė kishtar, Te deum laudamus (Ty zot tė lavdėrojmė) dhe i dyti pėrkthyes i Biblės pėr Europė. Mbas kėsaj, njė etapė e rėndėsishme pėr tė konceptuar rrugėtimet e letėrsisė shqiptare, paraqet faza pararėndėse e letėrsisė nė gjuhėn shqipe, tė cilėn e njohim si latinitetit i periudhės sė humanizmit, e cila funksionojė mė tė gjitha karakteristikat. Veēoritė poetike, nė raport me poetikėn e shkrimit humanist (Gjon Gazuli, Marin Beēikemi, Mikel Maruli), qė zhvillohej nė kuadėr tė lėvizjes sė madhe tė Humanizmit Evropain, u kultivuan edhe te kėta autorė. Nga kjo fazė letrare kemi autorin e epopesė sė Gjergj Kastriotit, Marin Barletin, qė pėr letėrsinė shqipe nė pėrgjithėsi, do tė mbetet njė paratekest i rėndėsishėm e karakterstikė esetik-letrar kontinuitiv, paramodel letrar e kulturor, qė do tė derivohet nė gjithė letėrsinė e mėvonėshme shqipe, brenda zhanreve tė ndrsyhme. Vetėdijėsmi pėr kėtė fenomen kultoror e letrar ėshtė domosdoshmėri, ngase si etni, kėrkojmė mė ngulim qė rrėnjet tona qytetėruese e nacionale ti gjėjmė nė ilirin e lashtė, atėherė pėr hirė tė vetėvetės, ėshtė absurde, mbase edhe qėllimkeqe qė letėrsinė shqipare mos tė shohim nė kontinuitet, a po ta shohim sipas qejfeve tė komisarėve politike, mbase edhe tė "historinėve tė famėshėm letrarė", e shkrolsave tė letėrssė shqipe. Duke e shqyrtuar e interpretuar historoinė letrare shqiptare nė raporte tė ngushta e funksional me sistemin e vlerave tė pėrgjithėshme dhe shenjuese civilizuese, pa paragjykime, sfodi i vlerave letrare e estetike, mbase edhe kultorore do tė sforcojmė, me "rikthimin" e shumė figurave, pėrsonaliteteve tė rėndėsishme kulturore e letrare tė "ekskomunikuara", tė cilat janė pjesė e kuturės, letėrsisė shqiptare.
III.
Letėrsia shqipe gjatė gjallimit pesė shekulllor ka paramodel e paratekst tė parė ka hipotekstin biblik, sė kėndjmi edhe diskursin biblik nė tė gjitha rrafshet e shkrimit letrar-esetetik, pėr t'u derivuar me shqiptime nė rrafshin semantik, gjatė pesė shekujve tė shkrimit tė letėrsisė shqipe, pėr t u transformuar nėpėr gjitha periudhat letrare. Pėr dallim nga letėrsia shqiptare (shenjues i nacionales) letėrsia shqipe (kėtu kuptojė si shenjues i veēantisė nacionale tė shkrimit e komunikimit) ėshtė relativisht e vonshme, si e kėtillė eci me njė tempo tė ngadalsuar, ashtu si fati i etnisė sonė. Pėr kundėr disa dėshmive pėr shqipėn e shkruar, libri i parė nė shqip ėshtė botuar nė gjysmėn e shek. XVI, (mė 1555), pra Mėshari i Gjon Buzukut, njė tekst i cunguar, por me vlera tė rėndėsihme letrare e kultuorre. Si i kėtillė ky tekst ka funksion doracaku, porse brnda teksteve gjejmė elemente tė fuqishme tė shkrimi esetik- letrar, duke i hetuar pėrpjekjeet e para poetike, nė raport tė fuqishėm e funksional me karkateristaikat e Shkrimit Shenjtė Biblik, sikundėr janė parpabolat, shėmbėlltyrat, himnet, etj. pra teksti ėshtė ndėrtuar duke pasur paramodel paratekstin Biblik, i cili si i kėtillė do tė derivohet pėr t'u shenjuar si model elementar nė gjithė kulturėn e ligjėrimit dhe shrkimit letrar shqip.
Ndėrsa nė shek. XVII, kemi tre autorė tė rėndėsishėm letrar qė janė Budi, Bogdani dhe Variboba, tė cilėt nė forma tė ndryshme, nė varante tė ndryshme pasorojnė kodin e diskursin biblik, shtresojnė elementet bazike tė kulturės e letėrsisė shqiptare, duke sforcuar shkrimin me elmente tė fuqishme biblike, nė tė gjitha nivelet. I veēantė si nė poetikėn e shrkimit ashtu edhe nė peshėn kulturore, letrare, filozofike e estetike do tė mbetet Bogdani, autori i veprės sė parė origjinale shqiptare, i cili duke pasur pėr bazė hipotekstin biblik, krijon hipėrtesktin letrar Ēetėn e Profetėve, qė nė dimensionet letrare, estetike nacionale shqiptare, do tė mbetet shėmbėlltyrė e pėrsosmėrisė, triumfit tė idesė nacionale, karshi hordhive barbare truke, pėr tu zhvilluar si paradigmė e shkrimit esetik e filozofik nė letėrsinė shqipe pėrgjithėsisht. Vepra Ēeta e Profetėve e Bogdanit, edhe nė aspketin kompozicional e strukturor, i pėrgjigjet konceptit organizativ tė Biblės. Libri ėshtė i ndarė nė dy pjesė, ashtu siē ėshtė e ndarė edhe Bibla nė Besėlidhjėn e vjetėr dhe Besėlidhjėn e re. Megjithatė libri ėshtė origjinal nė kontekstin e vet kohor dhe kulturor, qė vetėm e zbaton strukturėn e Biblės dhe bazohet nė tė (Ibrahim Rugova) sė kėndejmi edhe nė aspektin tematikė, libri i parė del analog me Besėlidhjen e Vjetėr, ndėrkaq Libri i dytė del me pėrgjasime me beslidhjėn e re, qė konceptohet qysh nė titull, Jeta e Jezu Krishtit, madje edhe numri i ligjėratave ėshtė i njejtė me numrin e librave biblik. Kjo vepėr duke u shfaqur anologe me modelin e shkrimit biblik, ėshtė njė hipertekst i tij dhe interpretim diskursiv i atij shkrimi, me shumė funksione tė citatėsisė, metatekstit, si njėsi tė shfaqjės sė intertekstualitetit( Anton Berishaj). Pėrmes modelit diskursiv biblik, Bogdani ka dashur ta praqesė Jezu Krishtin si fenomen kulturor dhe letrar evropian. Pėrveē kėsaj nė krijimtarinė e Bogdanit kemi edhe njė cikėl poezish, Kėngėt e Sibilave, profetesha pagane qė paralajmėrojnė arrdhjen e mesisė. Sibilat marrin nė poezi dimensione e mėveshje kombėtare, madje tė vajzave shqiptare. Poezia ka dy karakteristika: sė pari formulimet poetike themelore qė shprehin doktrinėn (mėsimin) biblik tė autorit, dhe sė dyti figurėn origjinale poetike, mė sė tepėrmi krahasimin e mbėshtetur nė ambientin konkret jetėsor, pėr tė shprehur origjinalitetin e autorit nė shkrim( Sabri Hamiti). Faza e mėhershme tė kultivimit tė letėrsisė shqipe, letėrsia e vjetėr shqipe, siē ėshtė bėrė e zakonshme tė emėrtohet, pėrfshinė korpusin letrar qė nga Buzuku, Budi, Bogdani e Variboba, qė me sistemin zhanror dhe poetikėn e krijimit, krijohet nė raport me letėrsinė biblike, pėr t'u derivuar si kulturė dije, kulturė shkrimi, gjė kjo qė do tė pasuroheet e pasohet nga autorė tė shumtė. Te ky korpus letrar raporti me tekstet biblike del mė i veēantė, se nė gjithė letėrsinė e mėvonshme, qė ka kėto shenja dhe kėtė sistem shkrimi e ndėrkumunkimi. Te katėr autorėt mė tė rėndėsishėm tė kėsaj letėrsie Buzuki, Budi, Bogdani, Variboba, krijojnė njė litėraturė kreyesisht tė ndikuar nga Bibla, nga tekstet biblike, pra ėshtė njė letėrsi e mbindėrtuar (hipertekstuale). Te kjo periudhė letrare edhe poezia si shkrim letrar fillon me diskursin biblik. Kėshtu mund tė themi edhe pėr prozėn, qė me tipologjinė e saj, me sistemin poetik funksionon nė raport me diskursin biblik, herė si shkrimi mimisis (Aristoteli), herė si pėrgjasim me tė, herė si letėrsi e mbindėrtuar (hipertekstuale), herė nė raporte tė pastėra intertekstuale, aq sa mund tė themi si interdiskursive( ndėrstilshmėrie).
Pjetėr Budi, konsiderohet poet i parė shqiptar, i cili kryesisht nė poezi transformon tesktet biblike, duke i ndėrlidh (pasuraur) edhe me kulturėn popullore (orale) qė vėrehet nė shkrimin nė tetėrrokėsh, ne katėrvargėsh, njė hibridiyim i stilit biblik me atė popullorė. Krakteristikė e kėsaj poezie ėshtė, shpeshėherė marrin veēorinė e figuracion autetntik, popullor. Brenda kėtij korpusi letrar, kemi autorin origjnal, Jul Variboba, vepra "Gjella e Shėn Mėrisė Virgjėr", autorin letrar, krijuesin e mirėfilltė artistik. Nė kėtė vepėr nuk ėshtė Shėn Mėria biblike, por jeta e saj, qė formėsohet e transformohet pėrmes kulturės popullore, qė duke u ndėrlidh me diskursin biblik artikulojnė njė diskurs letrare. Diskursi biblik kėtu transformohet edhe nė stilin e shkrimit (kemi njė krijim nė poezi) edhe nė pėrceptimin semantik.
IV.
Kodi dhe diskursi biblik, transformimet nė letėrsinė e periudhave pasuse, nė mėnyrė kontinuive deri me sot. Nė kėtė fazė tė zhvillimt tė letėrsisė shqipe, diskursi biblik, qė tashmė kishte pasur shkėlqimin e tij dhe ishte formėsuar si shkrim kombėtar nuk ėshtė dominant nė kulturėn e shkrimit letrar, por lidhja me kėtė tip dhe kulturė ėshtė e pashmangshme, si nė dimensionin kulturor, ashtu edhe nė atė letrar e estetik. Diskursin biblik tashmė e kemi prezent nė formė mė implicite dhe siē do tė shprehej Umberto Eco "ai ( teksti letrar) le mundėsinė e kuptimeve infinite", nėse e lexojmė dhe vlerėsojmė nė sistem dhe ndėrkomunikim, nė raport intertekstual. Te shumė autorė tė kėsaj periudhe e hasim diskursin biblik (te N. Frashėri, Ēajupi, Asdreni, mė vonė Noli, Fishta, Haxhiademi, Konica, Kuteli etj), janė edhe krijuesit mė tė avancuar nė gjitha letėrsinė dhe kulturėn shqipe. Nė kėtė fazė tė zhvillimt letrar prania e diskursit biblik rikontekstualizohet dhe rifunksionalizohet nė nivele tė ndryshme dhe me status tė ndryshėm brenda tipit tė krijuesit, temperamentit dhe shpėrthimit tė tij emocional, madje edhe pėrkundėr lidhjeve anologe me diskursin bazė biblik, dallon dukshėm, si rezultat i shndėrrimeve tė natyrshme dhe tė domosdoshme qė asimilon vepra letrare me pretendime estetike. Mė pastaj nė varante tė ndryshme kėtė tip shkrimi e hasim edhe nė letėrsinė bashkėohore, brenda gjitha poetikave dhe formacionave estetike ( Kadare, Pashku, Z. Rrahmani, V. Zhiti, Azem Shkreli, Mirko Gashi, Beqir Musliu, A. Podrimja, S. Hamiti, R. Musliu, I. Ahmeti, e vazhdon jetėn nė mėnyrė implicite edhe tek autorėt qė janė nė proces tė krijimit Xh. Bajraj, A. Berishaj, S. Gjergji, K. Shala, A. Gojēaj, Xh. Beqiri etj.)
V
Nė Shek. XVIII-XIX fillon zgjimi i ndėrgjegjes kombėtare, ndaj edhe letėrsia tashmė merrė karakter mė tė theksuar nacional. Pas shkėlqimit tė letėrsisė sė vjetėr me raporte tė theksuara biblike, kemi njė fazė kur letėrsia shqipe u shkrua nė raport me letėrsitė orientale, si me gjuhė njashtu edhe me poetikėn shkrimit, e qė pėr kultrėn shqiptare ishte diēka e re, dhe jo nė sistem tė velrave pararėndėse. Kjo letėrsi njihet si letėrsi e Bejtexhinjėve, pa ndonjė evidencė tė thekusar letraree e esetike. Pas periudhės sė kultivimit tė letėrsisė shqiptare me elemente dhe karakteristka biblike, fillon shkrimi i letėrsisė shqipe, i cili do tė bėjė paramodel tė pėrshtatshėm kulturėn orale, pra paratekstin e kodin diskurisiv popullor, i cili nė formė implicite do tė funksionojė paralel me diskursin e kodin biblik. Nė veēanti, dallohet Letėrsia e arbėreshėve tė Italisė, e cila pėrfaqėson njėrin nga korpuset mė tė rėndėsishme letrare, pėr ta "instuticionalizuar" letrsinė me vetėdije tė plotė kombėtare e me vetėdije artistike, e cila ndėrthurret nė raporte tė fuqishme me kulturėn e moēme nacionale, kodet orale, historike, duke i shtresuar bazat e letėrisė sė mirėfilltė me vetėdije nacionale dhe letrare, nė formė tė artikuluar nė kėtė korpus letrar, dhe si i kėtillė roli i kėsaj letėrsinė shqipe pėrgjithėsisht mbetet shumėdimensional. Autorėt e shumtė ( De Rada, Z. Serembe, F.A. Santori, Daria i Riu, Z. Skiroi, etj.) janė krijuesit e mėdhenj qė shenuan kapėrcylljet e sistemit tė shkrimit letrar shqip, duke e inkuadruar nė kuadėr tė rrjedhajve tė letėrsive nacionale perėndimore qė krijoheshin. Madje duke qenė "tharmi i paprekur i gjakut shqiptar", ata rikujtojnė momente tė vetėdijės histrike, momente tė lavdishme dhe tragjike. Nė kėtė konteksrt duhet theksuar se me autorin e "Kėngėve tė Milosuat" (1836), De Radėn fillon letėrsia shqiptare e Rilindjės, duke u karkatizuar me njė shprehje artitike, me njė diskurs letrar qė shpėrfaq tė gjitha format e shrkimit tė mėhershėm, duke kultivuar tė gjitha zhanret letrare, tė gjitha llojet poetike, tė gjitha temat e mėdha tė letėrsisė sė kohės.
VI.
Njė ndėr ēėshtjet themelore tė shqyrtimit teorik tė letėrsisė shqipe, tė shqyrtimit tė ndikimeve, sė kėndejmi edhe tė ndėrkomunikimit tė letėrsisė shqipe me lėtėrsi tjera, apo me vepra tė caktuara, qė kanė lėnė gjurmė nė letėrsitė e pėrbotėshme, qė nė kritikėn tonė nuk ėshtė studiuar thelbėsisht, ėshtė prania e modelit tė diskursit biblik (Biblės), teksteve biblike, nė diskursin letrar, e cila prani paraqitet si njė vlerė e veēantė, duke u sforcuar nėpėr kohė e periudha letrare. Sė kėndjemi njė studim dhe njė qasje reale pėr kėtė korpusi letrar, do t i sherbente njohjės sė vlerave tė letėrsisė nacionale, pėr shumė arsye: sepse ky trupėzim i shkrimit biblik nė kėtė letėrsi krijon njė literaturė tė realizuar letrare-artistike, manifeston kuptimėsi shumėshtresore dhe sublimon vlera shumėdimensionale, universale e tejkohore, me ēka e inkuadron letėrsinė shqipe nė letėrsitė e mėdha evropiane, dhe nė traditėn e shkrimit perėndimor. Kėsaj duhet ti shtojmė faktin, se nė qarkun e studimve shqiptare, kjo prani ėshtė anashkaluar shpeshėherė, veēanėrsiht gjatė tė ashtuquajturės "kritikė e soc-realiste" janė dhėnė vlerėsime me parashenja vlerėsuese negative, duke u reduktuar vlera e njėmendtė, ngase mė sė ė paku ka pasur kritere letrare. Studiues qė i takojnė kėtij komuniteti, shkrimet te letersisė sė vjetėr, qė krakterizohen me raporte tė fuqishme diskursive me tekstet biblike, i vlerėsojnė si "shkrime me rėndėsi gjuhėsore" (Dhimitėr Shuteriqi) e jo vepra letrare, me ēka hapėn rrugėn pėr shumė studime tė njėanėshme, edhe pėr gjithė korpusin letrar qė shfaqet mė kėto shenja dhe me kėtė sistem shkrimi nė letėrsinė e mėvonshme shqipe. Shpeshėherė pėr pasojė ka ndodhur qė letėrsia tė mos shqyrtohet si integrale, por jasht kontinuitetit tė saj, atėherė edhe e fragmentuar. Vlerėsim me kėto tendenca bėn edhe historiani i letėrsisė shqipe Rexhep Qosja, i cili letėrsinė shqiptare nė sdutdimet dhe interpretimet e tij e sheh tė fragmentuar. (Qosja nė kuadėr tė interesimeve tė tij historiko letrare pėr Historinė e letėrisė shqipe nuk i qaset asnjėherė Letėrsisė sė Vjetėr. Madje as nė kuadėr tė pretendimeve pėr periodizimin e letėrsisė shqipe ai nuk e pėrmend fare. Ai kur hulumton intresimet e autorėve tė ndryshėm pėr letėrsitė e ndryshme, siē janė ajo antike greke dhe romake, pastaj italiane, franceze, angleze, persiane, arabe, fare nuk pėrmend intresimin pėr letėrsinė biblike (R. Q. HLSH, Romantizmi I.II. III, Rilindja, Prishtinė 1984, vepra I, fq. 8ė -94. Shembja e skemave soc-realiste, i ka dhėnė njė peshė tė re kritkės letrare, dhe kritka i kthet tekstet letrar, imanencės sė tij, qė ndodh me njė brez tė tėrė kritkėsh. Diskutime interesante pėr kėtė fushė me interes, i ka bėrė studiuesi Sabri Hamiti, i cili duke i bėrė qasje aspketit teorik tė letėrsisė shqipe, aplikon teorinė pėr kodet e mėdha( Northep Fraji), vėren me tė drejtė tre kodet me tė mėdha, por thekson si dominant kodin biblik, qė ėshtė parėsor dhe qė e pėrcjell nė forma, variante dhe derivime tė ndryshme gjithė letėrsinė shqipe, qė nga fillimi deri me sot. Pastaj qasja e Ibrahim Rugovės, nė "Vepra e Bogdanit", ka orientuar kritikėn e receptuesin nga imanenca e veprės letrare, duke mos prejudikuar vlera, pėr ta orjentuar studimin pėr kėtė fushė letrare nė kontekst me poetikėn e kohės. Pastaj, do tė vazhdojnė interpretimit e Isak Ahmetit, pėr tė parė se si letėrsia shqiptare me tema e ide biblike ka qenė prezente nė gjithė letėrsinė shqipe, nė tė gjitha sistemt zhanrore, poetikat e formacionet estetike. Kjo qasje thellohet veēanėrisht nė studimet e Anton Berishajt, i cili letėrsinė e Bogdanit e sheh nė kuadėr tė poetikės e retorikės mesjetare. Sė kėndjemi edhe kėrkon literaritetin (nocion i formalistėve) tek autorėt e shkirmet e letėrsisė sė vjetėr, pėr tė hedhur poshtė qasjeet tradicionale pozitiviste tė teksteve letrare tė kėsaj peridhe. Se Bibla ka ushtruar njė ndikim tė rėndėsishėm nė gjithė letėrsinė shqipe, S. Hamiti thotė kėshtu: "Letėrsia e jonė e shkruar qė nga fillimi dhe pėr disa shekuj ėshtė mbėshtetur nė kodin biblik, njėherė si pėrshkrim e tejshkrim i tij , mė vonė si shkrim nė gjirin e tij dhe si pėrgjasim me tė. Nė shek. XVI dhe XVII, qė ėshtė bėre zakon tė quhet letėrsi e vjetėr shqipe lidhjet me tekstet biblike janė edhe tė natyrės tematike edhe tė natyrės ligjėrimore". Pastaj prania biblike nė pėrmasa tė ndryshme fillon ta manifestohet nė letėrsinė shqipe nė kohė dhe faza tė ndryshme letrare, duke u transformuar, varėsisht prej zhvillimeve shoqėrore dhe kulturore, por gjithnjė me elemente edhe nė makrotemat edhe nė mitemat letrare qė konfiguron. Prania e ndikimit tė Biblės nė letėrsinė shqipe, ėshtė me njė rėndėsi tė veēantė, ontologjike, jo vetėm nė leximin dhe intrepretimin e letėrsisė shqipe, por edhe nė gjykimin e vlerave thjeshtė letrare, sepse prania e Biblės e pėrcjell prej datimeve me tė hershme tė shkrimit shqip (qė nga Formula e Pagėzimit 1468) dhe veprės sė parė (Buzuku, 1555) e deri me sot letėrsinė tonė. Madje ne konsiderojmė se ėshtė njė ndėr ēėshtjet themelore tė shqyrtimit tė drejtė tė letėrsisė, tė kuptimit tė njėmendtė tė vlerave, pėr arsye sa universale aq edhe nacionale, sepse prania e Biblės si vepėr fundamentale e kulturės botėrore, e ka dominuar gjithė kulturėn e shkrimit perėndimor. Kėshtu edhe Tomas Elioti do tė shprehet: "E gjithė kultura perėndimore ėshtė mbėshtetur nė antikitetin greko-latin dhe nė Bibėl", prandaj edhe kultura shqiptare nė krye tė saj , siē vlerėson me tė drejtė Sabri Hamiti, ėshtė kulturė perėndimore: kulturė autentike, duke e pasur parasysh trashėgiminė mitologjike ilire dhe antike greke, nė njėrė anė dhe nė anėn tjetėr letėrsinė filobiblike, duke u nisur qė nga Shėn Jeronimi ilir deri te, ta zėm, Noli pėr tė vazhduar kontinuitetin deri te modernisti i madh Anton Pashku. Letėrsia shqipe, ashtu siē edhe vetė gjuha shqipe, pra qė nė fillet e shkrimit tė saj del biblike. Ky ndikim i Biblės nė letėrsinė shqipe, ėshtė i natyrshėm edhe pėr arsye tė rrethanave kulturore dhe civilizuese. Madje, nėse kėsaj ia shtojmė pikėpamjen e Northop Frajit se letėrsia perėndimore ka qenė e ndikuar nga Bibla mė shumė se nga ēdo libėr tjetėr, atėherė ēėshtja edhe me letėrsinė shqipe del analoge, edhe pse kėtu ndikimi i kulturės sė lindjes nė shumė sfera depėrton, ndėrsa nė letėrsi dhe nė kulturėn e shkrimit nė pėrgjithėsi mbetet nė margjina, kėshtu qė krejt kultura dhe letėrsia shqipe do tė mbėshtet fuqimisht nė tekstet biblike, do tė derivohet prej saj, duke bėrė transformime letrare, shėndėrrime tė natyrshme, tė cilat nė dimensionin e njė letėrsie nacionale, marrin variante tė reja duke shfaqur ide, emocione, realitete, trajta dhe gjendje tė ndryshme konform rrethanave, por gjithnjė duke ndėrtuar njė letėrsi tė destinuar letrare estetike. Pėr tė kuptuar esencialisht kėtė korpus letrar kėrkohet njė qasje racionale, e analizuar, me njohėje interdisplianare veēanėrisht njohėje e Biblės, sepse ėshtė vėshtirė, mbase e pamundėshme qė tė shqyrtohet dhe interpretohet drejtė letėrsia e Buzukut, Budit, Bogdanit, Varibobės, Fishtės, Kutelit, Nolit. Pashkut e shumė tė tjerėve pa i analizuar nė lidhje intertekstuale me paramodelin biblik. Kėsaj duhet t'i shtojmė edhe pikėpamjen e Umberto Ecos, sipas tė cilit, "Rregulli themelor pėr t'iu qasur njė teksti narrativ (njė vepre letrare, verjetja ime N.U.) ėshtė qė lexuesi tė pranoj heshtazi njė marrveshje fiktive me autorin" qė gjithėsesi kėrkon njė interpretim letrar dhe me kritere thjeshtė letrare, tė cilat i ofron vepra e caktuar letrare, e mbindėrtuar, nė kėtė rast mbi tekstet biblike, qė funksionon me shtresime tė veēanta interdiskursive, qė i ka trupėzuar elementet e ndryshme diskursive, si stilin shkrimor, leksikun, figuracionin, transformimin syzheore, fonemat, sintaksėn, personazhin etj. Prandaj ēdo tendencė pėr tė interpretuar kėtė korpus letrar me parashenja vlerėsuese negative, duke e kualifikuar si letėrsi religjioze, fetare, (emėrtime kėto nė kuptim joletrar) do ta reduktonte kėshtu atė qė ėshtė esenciale e njė vepre arti letrar- letraritetin.



Pėrgjigju Duke Cituar


Ruaj Lidhjet