![]() |
|
|||||||
| Regjistrimi | Pyetėsori | Donacione | Lista e Anėtarėve | Kalendari | Muzika | Chat 24/7 | Shėnoji Forumet si tė Lexuar |
| Tema e shtypit tė ditės Reagimet tuaja mbi lajmet mė tė fundit nga trojet shqiptare. Mund tė postoni njė artikull tė caktuar dhe tė bėni komentin tuaj mbi ēėshtjen nė fjalė. Lini vėnd pėr anėtarėt e tjerė tė shprehin mendimin e tyre pėr ēėshtjen nė fjalė. |
![]() |
|
|
Funksionet e Temės |
|
|
#41 |
|
Syrishqiponjes
Anėtarėsuar: 08-08-2002
Postime: 13,702
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Tung Harudi
Jo ne fije hiq mei ra ece birju ju me rugoven-ibrahim ne krye kha thoni se emri kosove eshte nji toponim serb kha po mundoheni me mishe e shpiert ta krijoj nji komb te ri qe do te quhet kosovare, edhe libra rugova-ibrahim po i shtine ishe komunistat e shoket e vet te shkruajn veq tu del ne fjal e bes shkieve qe ju ka betue se do tia ndrroi Shqiptarve te Kosoves Himnin e Flamurin Kombetar e do ti dalloi ata prej Shqiptarve te shtetit Ame Shqiperis, por kur i pa qe shkiet nuk ken te knaqur me ket ai filloi nji mision tjeter normalitikisht antikombetar dhe tani po e ēpik nji komb te ri te ashtuquajtur kosovare haaaaaaaaaaa
__________________
Joseph Biden: Hashim Thaēi Komandant Gjarperi ėshtė George Washingtoni i Kosovės |
|
|
|
| Sponsorizuesit e Forumit | |
Reklama |
|
|
|
#42 |
|
i/e regjistruar
Anėtarėsuar: 24-12-2003
Vendndodhja: Kanada
Postime: 264
![]() |
Nga intervista e akademikut Rexhep Qosja
Nė qoftė se procesin politik historik pas pėrmbysjes sė komunizmit nuk e ndal ndonjė luftė e re e ftohtė apo jo vetėm e ftohtė me pėrpjestime tė mėdha, atėherė koha qė kemi pėrpara ėshtė shumė premtuese pėr ne. Kufijtė nė Ballkan, si kudo nė Evropė, do tė zbuten gjithnjė e mė shumė. Shqiptarėt do tė funksionojnė, apo mė mirė tė shprehem, do tė mund tė funksionojnė si njė tėrėsi, si njė komb modern. Kosova do tė bashkohet me Shqipėrinė. Pėr krijimin e identitetit tė dytė kombėtar shqiptar, domethėnė tė kombit tė dytė shqiptar, mendojnė mendjet feudale tė pjesės sė parė tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė tė cilėt, ja, kanė nė duar mjete elektronike tė shekullit njėzet e njė
( Nga intervista e akademikut Rexhep Qosja dhene revistes Epoka e re me rastin e Vitit tė Ri ) Por, cilat janė sipas akademik Qosjes arritjet dhe ngecjet e Kosovės gjatė vitit 2004? Cili ėshtė vlerėsimi i tij pėr zgjedhjet e tetorit? Pse sipas Qosjes partitė e dala nga lufta nuk arrijnė tė marrin mbėshtetjen e popullit? Pse LDK-ja mbetet partia mė e preferuar e shqiptarėve tė Kosovės? A ishin ndėrkombėtarėt tė interesuar pėr njė rezultat tė tillė zgjedhor? Pse Qosja e quan koalicionin LDK-AAK martesė tė panatyrshme politike dhe qeveri tė dobėt? A ishte i pritshėm apo befasues pėr Qosjen njė koalicion i tillė? Cili do tė ishte varianti mė i mirė i formimit tė institucioneve tė Kosovės? Pse Rexhep Qosja thotė se koalicioni LDK-AAK ėshtė kurdisur nga ndėrkombėtarėt? Si u luajt loja me Ramush Haradinajn duke e kėrcėnuar me Hagėn? Pse Qosja mendon se me kėtė koalicion mė sė shumti humb AAK- ja, ndėrsa fiton LDK-ja? Pse pėr Qosjen njė rėnie e parakohshme e kėsaj qeverie do tė ishte e dobishme pėr Kosovėn? Ēka thotė ai pėr aftėsitė udhėheqėse tė Rugovės, Dacit e Haradinajt? Pse Qosja thotė se Rugova po bėnė shaka me Kosovėn? Pse ai mendon se kriminalizimi i luftės sė UĒK-sė ėshtė nisur LDK-ja dhe po vazhdohet nga Haga? Ēthotė ai pėr shqiptarėt e Maqedonisė, Luginės sė Presheves, Malit tė Zi? Ēfarė po ndodhė sipas Qosjes nė Akademinė e Shkencave dhe Arteve tė Kosovės? A kishte pasur ndonjė ofertė Rexhep Qosja pėr tu inkuadruar nė ndonjėrėn nga partitė ekzistuese nė Kosovė pas tėrheqjes sė tij nga skena politike? Cilat janė planet e tij pėr tė ardhmen? Pėr kėto dhe shumė tė tjera, nė vazhdim intervista e gjatė me Akademik Qosjen. Epoka e re Profesor Qosja, si e vlerėsoni vitin 2004 pėr Kosovėn? QOSJA: Vitin 2004 e kanė shėnuar protestat e 17 e 18 marsit; burgosjet e shumė tė rinjve nė lidhje e pa lidhje me ato protesta - si nė vitin 1981; burgosjet e disa ēlirimtarėve kėtu nė Kosovė dhe fillimi i gjykimit tė Fatmir Limajt, Haradin Balajt e Isak Musliut nė Hagė; dhe, nė fund, zgjedhjet e nėntorit. Tė gjitha kėto kanė shkaktuar mendime e ndjenja tė ndryshme nė Kosovė dhe jashtė Kosovės. Njėkohėsisht nė vitin 2004 tė pasurit janė pasuruar mė shumė, tė varfėrit janė varfėruar mė shumė, tė korruptuarit janė bėrė mė tė korruptuar, kurse spekuluesit mė spekulues! Nuk mund tė mos vėrehet se gjatė vitit qė lėmė pas, denoncuesit e demonstratave tė rinisė sonė studentore, mė 1981, tė cilat e kanė rikthyer ēėshtjen e Kosovės dhe ēėshtjen shqiptare nė skenėn politike botėrore dhe denoncuesit e UĒK-sė, e cila ia ndėrroi historinė Kosovės, kanė arritur ti ngjeshin radhėt! Epoka e re A mund tė arrinte Kosova mė shumė kėtė vit dhe nėse po ēfarė do tė duhej tė bėnin shqiptarėt qė ky vit tė ishte mė i frytshėm? QOSJA: Nė ēdo fushė tė jetės sė njeriut mund tė bėhet mė shumė e mė mirė sikur njerėzit tė mos e pengonin njėri - tjetrin dhe sikur tė mos punonin ndonjėherė edhe kundėr vetvetes. Viti 2004, ndoshta, do tė ishte mė i durueshėm sikur ne tė liroheshim nga prirja qė tia bėjmė qejfin vetvetes, sikur tė liroheshim prej sjelljesh, veprimesh e mendimesh joserioze nė politikė, sikur nė vend tė kushėrinjve e dajallarėve nė politikė tu jepnim pėrparėsi kompetentėve e tė merituarve, sikur nė vend tė tė korruptuarve ti zgjedhnim a emėronim tė pėrgjegjshmit, sikur tė mėsoheshim qė punėt publike ti bėjnė nė dukshmėri tė plotė e jo ti mistifikojmė. E tė tjera. Epoka e re Si e vlerėsoni punėn e bashkėsisė ndėrkombėtare nė Kosovė? QOSJA: Po tė lėmė jashtė kėtij gjykimi KFOR-in, pa tė cilin Kosova sot do tė ishte e rrezikuar prej Serbisė e Malit tė Zi, lejohem tė them se UNMIK-u nuk ishte qeverisės posaēėrisht i suksesshėm nė Kosovė. UNMIK-u sikur nuk lodhet se nė Kosovė tani vihen themelet, tė shėndosha apo tė sėmura, tė administratės dhe, nė pėrgjithėsi, tė qeverisjes nė Kosovė. UNMIK-u ėshtė i plogėsht dhe joefikas. Dhe, UNMIK-u ėshtė bėrė mbulesė e shpėrdorimeve tė ndryshme tė demokracisė nė jetėn tonė! Zgjedhjet 2004- tė lira e demokratike, por prapė ahistorike Epoka e re Fundviti 2004 u shoqėrua me zgjedhje tė pėrgjithshme nė Kosovė. Cili ėshtė vlerėsimi juaj pėr kėto zgjedhje? QOSJA: Kurdo thuhet (ndonjė) fjalė pėr kėto zgjedhje nuk duhet tė harrohet se nė to ka dalė vetėm gjysma e votuesve shqiptarė dhe mė pak se gjysma e tė gjithė votuesve nė Kosovė. Si pėr zgjedhjet e para pas luftės ashtu edhe pėr kėto tė sivjemet mund tė thuhet e njėjta fjali: ato ishin zgjedhje tė lira e demokratike, por ishin zgjedhje ahistorike! Mund tė thuhet ashtu pėr to sepse numėr mė i madh i votuesve shqiptarė ua dha votėn jo atyre qė ia sollėn kėtė liri qė e kanė, por atyre qė ishin kundėr luftės sė tyre. Domethėnė: edhe kėto zgjedhje komprometojnė ndėrgjegjen tonė historike! Epoka e re Rezultati zgjedhor i partive politike shqiptare nuk ndryshoi shumė nga ai i zgjedhjeve tė para tė pėrgjithshme. Ishte i pritshėm edhe kėsaj radhe apo befasues pėr ju ai rezultat i tillė? QOSJA: Rezultati nuk ndryshoi shumė, por, megjithatė, ndryshoi. LDK-ja sadopak e ruajti numrin e deputetėve. Partitė e dala nga lufta mbetėn, pothuaj, aty ku ishin. Nė qoftė se merret parasysh edhe pėrqindja e votave qė fitoi ORA, del se ata qė pėr herė tė parė votuan nė kėto zgjedhje, e kjo domethėnė njėqindmijė tė rinj, nuk votuan pėr partitė e dala nga lufta. Kjo ėshtė njė e dhėnė shumė shqetėsuese, ose do tė duhej tė ishte shumė shqetėsuese, pėr PDK-nė dhe pėr AAK-nė! Pse tė rinjtė nuk votojnė pėr to?Njė rezultat i kėtillė i votimeve pėr mua ishte plotėsisht i pritshėm. Epoka e re Duke pasur parasysh tė kaluarėn nė shėrbim tė vendit dhe punėn gjatė kėtyre viteve, pse krahu i luftės nuk po arrin tė fitojė besimin e shumicės sė popullit tė Kosovės pėr tė qeverisur? QOSJA: Janė njė varg arsyesh pėr kėtė. 1. Pavarėsisht sa jemi tė gatshėm qė tia bėjmė vetes qejfin me gjoja vetėdijen tonė tė lartė ēlirimtare, e vėrteta ėshtė se pjesa mė e madhe e popullit ishte kundėr luftės, sado kjo luftė ishte vetėmbrojtėse e ēlirimtare. Vetėdijen tonė vazhdonte ta sundonte fenomeni i njohur nė histori: robėria vullnetare! 2. Votuesit ende nuk janė liruar nga paradigma politike dhe shoqėrore, nė tė cilėn kemi jetuar 50 vjet, prandaj mbeten tė lidhur emocionalisht me trashėgimtaren e Lidhjes sė Komunistėve - me Lidhjen Demokratike! 3. Partitė e dala nga lufta as nė zgjedhjet e para tė pėrgjithshme, as nė kėto tė fundit, nė tė vėrtetė nuk bėnė fushatė! Tė shantazhuara nga qarqe tė caktuara ndėrkombėtare dhe nga Gjykata e Hagės, ato sillen si nuset nė ditėt e para tė martesės: ruhen tė mos thyejnė ndonjė gotė a ndonjė filxhan a ndonjė pjatė! Dhe, nuk ia thonė popullit tė vėrtetat pėr sjelljet e korruptuara politike tė LDK-sė, pėr plaēkitjet qė ajo i ka bėrė tre pėrqindėshit, pėr zgjedhjet e lira dhe demokratike nėn ēizmen e Millosheviqit para luftės dhe gjatė luftės, pėr mjerimin fyes tė kryetarit tė LDK-sė gjatė luftės, dhe pėr shumėēka tjetėr, me ēka kjo parti e ka rėnduar historinė e Kosovės. 4. Njė numėr i madh i shqiptarėve, tė cilėt vetėdija historike nuk i lejon tia japin votėn LDK-sė, nuk dalin nė votime e kjo domethėnė nuk votojnė as pėr partitė e dala nga lufta, sepse nuk duan tė votojnė edhe pėr disa njerėz nga radhėt e tyre tė cilėt nė vitin 2000 janė gjetur nė Prishtinė pa asgjė pas shpirtit - pa banesė, pa shtėpi, pa veturė e tani, pėr katėr vjetė tė punės nė parti e nė pushtet, janė bėrė pronarė tė pronave prej 700-800 mijė eurosh apo prej disa miliona eurosh! Ėshtė e vėshtirė tė votosh pėr pasanikėt e pasuruar ashtu shpejt nė politikėn qė e bėn tjetėrkush - qė e bėn bashkėsia ndėrkombėtare nė Kosovė! E tė tjera. Ndėrhyrjet nė zgjedhjet nė Kosovė Epoka e re Si mund tė shpjegohet fakti qė pas kaq shumė gabimeve tė tij politike, Ibrahim Rugova mbetet politikani mė i preferuar i shqiptarėve tė Kosovės? QOSJA: Si kam dėgjuar nga televizionet tona, mė i preferuar se ai tani ėshtė i pėrzgjedhuri i tij, fqiu i tij e tani pėrdoruesi i tij, kryetari i Kuvendit tė Kosovės. Pėr kėtė arsye, ndoshta, pyetja do tė duhej tė shtrohej kėshtu: pse LDK-ja mbetet forca politike mė e preferuar e shqiptarėve tė Kosovės? Sipas mendimit tim, dy janė shkaqet kryesore pėr kėtė: e para, votuesit ende mė lehtė identifikohen me ata qė sdallojnė prej tyre me ndonjė aftėsi a veprim sakrifikues? E dyta, faktori ndėrkombėtar vazhdon tė jetė i angazhuar pėr mbajtjen e LDK-sė, si parti e dėgjueshme, servile nė administratėn e Kosovės. A keni vėrejtur se sa shumė, se sa mprehtė u pėrzien nė zgjedhjet nė Kosovė disa ndėrkombėtarė?! Nė prag tė zgjedhjeve u ēua nė Kosovė ai pasardhėsi i Habsburgėve, qė mbajti fjalim tė pafund nė Kuvendin e Kosovės, qė u mbajt pėr krahėsh prej nikoqirėve tė tij, qė e shfrytėzoi mirė vizitėn pėr propagandė nė dobi tė LDK-sė! Pas kėtij nėntėdhjetėvjeēari tė kthjellėt, qė nė emrin e demokracisė ndėrhyn nė zgjedhjet demokratike kėtu, nė Kosovė erdh Robert Dolli. Edhe ky mik i yni, i shpallur ambasador nderi i shtetit ende tė paqenė tė Kosovės, i shpallur ambasador pa ambasadė, nė tė vėrtetė erdh pėr ta pėrkujtuar votuesin shqiptar tė Kosovės se duhet tė votojė pėr LDK-nė! Edhe kjo ishte njė ndėrhyrje e pazakonshme dhe e papranueshme nė zgjedhjet demokratike e njė pėrfaqėsuesi tė demokracisė mė tė zhvilluar nė botė. Kryetari Alfred Moisiu dhe zgjedhjet nė Kosovė Ndėrhyrje nė thelb jodemokratike nė zgjedhjet demokratike nė Kosovė ishte edhe vizita e kryetarit tė LDK-sė nė Shqipėri me ftesėn e kryetarit tė Shqipėrisė, Alfred Moisiu, mu nė prag tė zgjedhjeve. Nuk mund tė mos mendohet se edhe kjo vizitė ishte fryt i punės sė disa qarqeve evropiane!Jo mė pak se vizita, ndėrhyrje nė zgjedhjet nė Kosovė ishte edhe shpallja doktor nderi i kryetarit tė LDK-sė nė Universitetin e Tiranės, e bėrė me kėrkesėn e kryetarit Alfred Moisiu. Sa e pabesueshme! Universiteti i Tiranės, nė praninė e kryetarit tė Shqipėrisė, e nderon me titullin e doktorit tė nderit pėr merita tė veēanta jo nė politikė po nė shkencėn e letėrsisė, domethėnė nė shkencat albanologjike, njeriun i cili gati njėzet vjet nuk ka lidhje me shkencėn! Dhe, ska arritur farė rezultati shkencor! Duke mos dashur ta nderojė, me ndonjė urdhėr, medalje a dekoratė shtetėrore njeriun i cili gjatė luftės ka bėrė veprime tė padenja, madje tė turpshme, i cili ndaj Shqipėrisė ėshtė sjellė nė mėnyrė tejet tė palejueshme, apo duke dashur ta nderojė mė shumė, kryetari Alfred Moisiu e ēon atė nė Universitet! Universiteti i Tiranės, vatra e dijes, e arteve dhe e atdhetarizmit shqiptar, ku formohen jo vetėm ekspertėt e ardhshėm, qė do ta ēojnė pėrpara zhvillimin e pėrgithshėm tė Shqipėrisė, por edhe atdhetarėt, qė do tė ngrenė edhe mė lartė pėrkushtimet atdhetare dhe dinjitetin e Shqipėrisė e tė shqipėtarėve, e shpall doktor nderi njeriun, i cili prej vitit 1990 e deri nė vitin 1999 qėndron nė krye tė njė udhėheqje partiake sektariste, qė thyen, ēintegron lėvizjen kombėtare nė Kosovė, qė bėn ēmos pėr ta mbajtur Kosovėn tė paqėsuar nėn dhunėn e terrorin e Millosheviqit, i cili me punė e me deklarata, pėrpiqet ta komprometojė luftėn ēlirimtare dhe UĒK-nė, i cili mbas Konferencės sė Rambujesė nuk pranon tė marrė pjesė nė formimin e Qeverisė sė pėrkohshme nė Kosovė, i cili e fton NATO-n tė ndėrprejė bombardimet e forcave ushtarake e policore serbe e tė objekteve tė tyre nė Kosovė e nė Serbi e Mal tė Zi, i cili derisa kryetari i Jugosllavisė sė mbetur, kryekrimineli Millosheviq, dhe kryetari i Serbisė, Millutinoviq, po e dėbonin popullin shqiptar prej Kosovės dhe po bėnin masakra mbi tė, takohet me ta dhe u ēon dhurata tė mbėshtjella me fjongo tė mėndafshta, i cili pas bisedimeve me Millosheviqin bėn pėrpjekje pėr formimin e Qeverisė kuislinge nė Prishtinė! Dhe, kėshtu, kryetari i Shqipėrisė, Alfred Moisiu, gjenerali i cili duke qenė se ka bėrė betim edhe si ushtarak, edhe si kryetar shteti, e di ēdo tė thotė tė obligohesh, i betuar, ti shėrbesh atdheut nė paqe e nė luftė, nė lumturi e nė tragjedi, ti shėrbesh e tė flijohesh pėr tė, e shpall doktor nderi tė Universitetit mė tė ēmuar kombėtar shqiptar, ku edukohen brezat e atdhetarėve tė ardhshėm, njeriun, i cili nė ēastet mė dramatike historike tė popullit shqiptar tė Kosovės bėn veprime qė nė etikėn e popujve e tė shteteve gjithmonė janė quajtur qartė: tradhti! E pabesueshme! Epoka e re Rezultati zgjedhor imponoi koalicione qeverisėse. U dhanė formula tė ndryshme: fillimisht u fol pėr krijimin e Koalicionit pėr shtetin, me PDK-nė, AAK-nė, ORA-nė dhe tė tjerėt, qė do tė linte LDK-nė nė opozitė. Pastaj, doli nė skenė prapė bashkėqeverisja e gjerė si nė mandatin e kaluar. Por, ndodhi ajo mė pak e pritshmja: koalicioni LDK-AAK, me PDK-nė nė opozitė. Cili do tė ishte, sipas jush, varianti mė i mirė pėr Kosovėn? QOSJA: Mė i miri pėr Kosovėn do tė ishte i ashtuquajturi Koalicioni pėr shtetin me PDK-nė, AAK-nė, ORA-nė dhe parti tė tjera tė vogla. Martesa e panatyrshme politike Epoka e re A ishte i pritshėm pėr ju koalicioni LDK-AAK? QOSJA: Megjithė lakadredhjet politike tė AAK-sė gjatė viteve tė shkuara, nuk e kam pritur kėtė martesė tė panatyrshme politike. Epoka e re Pse u bė ky koalicion? Cili ėshtė interesi i kėtyre dy partnerėve pėr njė marrėveshje tė tillė? QOJSA: Ky koalicion nė masė tė madh i detyrohet presionit ndėrkombėtar. Duke dashur tė pengojnė koalicionin PDK-AAK ndėrkombėtarėt e kurdisėn marrjen nė pyetje tė Ramush Haradinajt nė zyrėn e Gjyqit tė Hagės nė Prishtinė mu nė ditėt kur flitej pėr formimin e qeverisė! Kjo ishte njė ndėrhyrje e vrazhdė nė formimin e koalicioneve nė Prishtinė. Ndėrkombėtarėt ende kanė drojė prej UĒK-sė nė qeverisjen e Kosovės! Epoka e re Kujt i konvenon lėnia e PDK-sė nė opozitė? QOSJA: Udhėheqjeve tė dy partive qė e bėnė kėtė koalicion; dhe disa qarqeve qė e kanė nxitur formimin e atij koalicioni. Epoka e re Kush humb e kush fiton nė kėtė koalicion? QOSJA: Humb Kosova! Dhe, humb AAK-ja! Dhe, fiton LDK-ja, kryetari i sė cilės mbledh sadopak zėra rehabilitues pėr rolin tradhtar nė vitet e luftės! Epoka e re A mendoni se me rreshtimin e Haradinajt nė krah tė Rugovės ėshtė thyer krahu i luftės? QOSJA: Ky krah ishte i gatshėm pėr tiu thyer, sepse ishte plagosur rėndė kur ėshtė krijuar partia e dytė e UĒK-sė. QOSJA: Nė politikat ballkanike, prandaj edhe nė tonat, tė gjitha mund tė provohen. Pėrjashta marrėdhėniet mund tė lahen e tė lyhen, por thelbi mbetet i dėmtuar. Mentaliteti ynė feudal ėshtė ende shumė i fortė, kurse politika ende e pa skrupull! Epoka e re Sa besoni nė qėndrueshmėrinė e institucioneve tė boshtit LDK-AAK? A do tė mund ta pėrfundojnė ato mandatin nė mėnyrė tė rregulltė? QOSJA: Ēfarė boshti mund tė bėhet ndėrmjet atyre qė kanė fituar 47 dhe atyre qė kanė fituar 9 deputetė? Kurrfarė boshti. Mund tė bėhet vetėm njė marrėveshje mes mbisunduesit dhe dėgjuesit! Nuk mendoj se ky koalicion i panatyrshėm do tė mbahet gjatė. Epoka e re Nė krye tė kėtyre institucioneve - parlamentit, presidencės dhe qeverisė janė zgjedhur Nexhat Daci, Ibrahim Rugova dhe Ramush Haradinaj. Sa besoni nė aftėsinė udhėheqėse tė kėtyre liderėve? QOSJA: Tė tretin, kryetarin e AAK-sė, Ramush Haradinajn disa po e shikojnė si njeri qė ka humbur rrugėn mes dy tė parėve. Mediat po e paraqesin tė gatshėm pėr tė marrė vendime dhe pėr tė bėrė dredha. Dy tė tjerėt, ndėrkaq, nuk janė aty pėr tė udhėhequr: i pari ėshtė aty pėr tė dėgjuar e i treti pėr tė ngatėrruar! Derisa kryetari, na falni presidenti, kėnaqet duke ėndėrruar tė bėjė nė Prishtinė Shtėpinė e Bardhė dhe vilat pėr politikanėt, qė, si thotė, nė to do tė mund tė koncentrohen, domethėnė derisa presidenti vazhdon ta banalizojė politikėn e Kosovės dhe ta fyejė Kosovėn me fjalė e gjeste qesharake dhe me disa nga tė pėrzgjedhurit e tij, kryetari i Parlamentit nuk ėshtė paambici vendimmarrėse. Por sjelljet e tij politike, si sjellje politike tė njė intriganti antologjik, mund tė jenė konfuze e ēorientuese. Ai qė ka mbėrritur ti ngatėrrojė keq punėt nė njė Akademi tė Shkencave me tarafin e tij, me lokalizmin e tij dhe me histerien e tij femėrore, ėshtė e kuptueshme qė njė integritet tė tillė tė vazhdojė ta tregojė edhe nė parlament - si gjatė tre vjetve tė shkuar! Si kryetar i Kuvendit, i zgjedhur nė pako, me mbi nėntėdhjetė pėrqind tė votave tė deputetėve, domethėnė edhe tė atyre tė opozitės, qė nė pako e shtie parlamentin tė betohet pėr ēka se pyet kush, ai ėshtė mashtrimi i pranuar prej tė dy palėve nė atė institucion! Posa ta ēel gojėn ai e komprometon nivelin e Kuvendit tonė fatkeq! Epoka e re Me rastin e zgjedhjes sė qeverisė sė Haradinajt, nuk u manifestua pėrkrahje ndėrkombėtare pėr tė (njė mungesė e tillė e pėrkrahjes vazhdon edhe sot), madje pati kritika nė kėtė drejtim. Sa e dėmton Kosovėn njė izolim i tillė ndėrkombėtar, pikėrisht tani nė prag tė vlerėsimit tė pėrmbushjes sė standardeve dhe fillimit tė bisedimeve pėr zgjidhjen e statusit pėrfundimtar tė saj? QOSJA: Kosova nuk ėshtė ndėrkombėtarisht e izoluar, as nuk mund tė jetė derisa tė jenė kėtu KFOR-i dhe UNMIK-u. Por, tė kisha qenė nė vend tė Ramush Haradinajt, nuk do tė pranoja tė bėhem kryeministėr dhe nuk do tė pranoja tė bėhem kryeministėr pėr hir tė Kosovės sot. Epoka e re Cili duhet tė jetė roli i opozitės nė Kosovė? QOSJA: Mė i rėndėsishėm se i opozitės shumė kund tjetėr. Do tė duhej tė mos e lejojė pozitėn qė tė shpėrdorojė demokracinė; qė tė mos e lejojė tė zhytet nė korrupsion e nė veprime tė tjera tė paligjshme; tė ndikojė qė ajo tė jetė e pėrgjegjshme; qė tė mos e lejojė LDK-sė qė tė luajė bixhoz me ardhmėrinė e Kosovės; qė tė mbrojė dukshmėrinė (transparencėn) nė punėt publike nė Kosovė; qė tė mos lejojė qė tė dyfishohet a trefishohet numri i atyre funksionarėve qė me punė politike po bėhen milionerė; qė tė ngrisė ēėshtjen e privatizimit partiak klanor tė Akademisė sė Shkencave e tė Arteve. E tė tjera. E tė tjera. Njė rol tė kėtillė opozita mund ta luajė vetėm nė qoftė se vetė ėshtė e gatshme ti shmanget shpėrdorimit tė demokracisė, korrupsionit dhe tė bėrave e veprimeve tė tjera abuzive, qė, duket, edhe vetė i ka provuar gjatė tre vjetve tė shkuar kur ishte nė pushtet. Epoka e re A duhet tė luftojė opozita pėr rrėzimin e qeverisė? QOSJA: Them: jo. Nuk ėshtė detyrė e opozitės nė demokraci qė tė rrėzojė qeverinė pėrpos nėse qeveria ėshtė aq e paaftė dhe aq e paskrupull dhe aq e prishur sa bėhet e paligjshme. Epoka e re Sa do ta dėmtonte Kosovėn njė rėnie e parakohshme e qeverisė aktuale? QOSJA: Nuk do ta dėmtonte aspak. Kjo ėshtė qeveri e dobėt prandaj rėnia e saj e parakohshme mund tė quhet e dobishme pėr Kosovėn. Epoka e re PDK-ja ka paralajmėruar krijimin e Kabinetit pėr qeverisje tė mirė ose qeverisje nė hije e qė do tė ishte njė sfidim idesh dhe programesh pėr qeverinė Haradinaj. Cili ėshtė komenti juaj? QOSJA: Sa mė ka rėnė tė dėgjoj e tė lexoj, kėto qeveritė nė hije, pothuajse, nuk dalin prej hijes. Personalisht nuk pres gjė prej saj. Shaka me Kosovėn Epoka e re Me rastin e 15 vjetorit tė themelimit tė LDK-sė, kryetari i saj, Ibrahim Rugova, ka dekoruar LDK-nė me Medaljen e Artė tė Pavarėsisė pėr merita tė veēanta nė ndėrtimin e shtetit tė pavarur tė Kosovės! Ai gjithashtu ka dekoruar edhe disa nga figurat e LDK-sė tė vrarė gjatė luftės ose pas saj nė rrethana misterioze. Si e komentoni kėtė? QOSJA: Ky njeri ėshtė dukė bėrė shaka me Kosovėn dhe me qytetarėt e saj! Ky njeri mė 23 dhjetor e dekoroi LDK-nė e kjo domethėnė vetveten si kryetar i LDK-sė, pėr merita tė veēanta nė ndėrtimin e shtetit tė pavarur tė Kosovės! Ky njeri me 24 dhjetor e inauguroi solemnisht tė ashtuquajturėn sallė presidenciale nė shtėpinė e tij private tė blerė me paratė e partisė, me ērast shiritin inaugurues ia prenė kryetari i qeverisė sė Kosovės, Ramush Haradinaj, dhe kryetari i Partisė Demokristiane tė Kosovės, Mark Krasniqi! E kuptoj se si nė kėtė komedi private, tė luajtur si komedi kosovare, mund tė marrė pjesė njė plak i rrjedhur 84 vjeēar, por nuk e kuptoj pse nė kėtė komedi e lejon veten tė marrė pjesė Ramush Haradinaj! Oh, sa mė vjen keq kur heroin e luftės Ramush Haradinajn e dėgjoj duke shqiptuar fjalė e duke bėrė sjellje qė u vrasin veshin e syrin shikuesve tė televizioneve, para dy njerėzve groteskė nė politikėn tonė! Por, duket, ky ėshtė shpesh fati politik i heronjve tė luftės nė paqe!Njė ditė pasi kryetari i LDK-sė e dekoroi veten me dekoratėn e meritave tė veēanta pėr ndėrtimin e shtetit tė Kosovės, qė nuk ėshtė bėrė ende, dhe tė njėjtėn ditė kur ky njeri e inauguroi solemnisht sallėn presidenciale nė shtėpinė e tij private, televizionet tona dhanė lajmin pėr ndihmėn qė sollėn dy bashkėvendės tonė nga Zvicra pėr ndėrtimin e shtėpisė sė familjes qė ende jeton nė ēadėr! Ēfarė gjesti bujar i dy bashkatdhetarėve tanė karshi perversionit banal politik tė presidentit! Edhe shqiptarėt qė kriminalizuan luftėn e UĒK-sė Epoka e re Nė kėtė fundvit qė po lėmė, nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Hagės ka filluar procesi gjyqėsor ndaj tre tė akuzuarve shqiptarė, ish pjesėtarė tė UĒK-sė - Fatmir Limajt, Haradin Balajt e Isak Musliut. Si e vlerėsoni rrjedhėn e kėtij gjykimi dhe pėrfundimin e tij? QOSJA: Kėtė gjykim e shikoj si dėnim tė vetėdijes dhe tė moralit tonė se ne jemi fajtorė qė ata janė atje! Epoka e re Kryeprokurorja Carla del Ponte ka paralajmėruar aktakuza tė reja kundėr UĒK-sė! Pse po tentohet tė kriminalizohet lufta e UĒK-sė dhe ēfarė do tė thotė kjo pėr Kosovėn dhe shqipėtarėt? QOSJA: UĒK-ja ka bėrė luftė ēlirimtare e luftėrat ēlirimtare quhen luftėra vetėmbrojtėse. Por kjo luftė, e pėrkrahur prej njė pjese tė popullit, ishte e mohuar dhe e kriminalizuar prej udhėheqjeve tė disa partive, sidomos prej udhėheqjes sė LDK-sė. Kryeprokurorja Karla del Ponte nuk do tė mund tė ēonte nė Hagė asnjė shqiptar, asnjė pjesėtar tė UĒK-sė, sikur kriminalizimin e saj tė mos e kishte filluar udhėheqja e LDK-sė. Dhe, kėshtu, e ndihmuar prej disa njerėzve tanė, tė verbuar nga etjet pushtetore, Karla del Ponte tani mund tė barazojė ēlirimtarė me pushtues dhe mund tė kėnaqė ato qarqe, qė do tė donin tė shohin nė Hagė edhe shqiptarė! Epoka e re Ka paralajmėrime pėr ndonjė aktakuzė tė mundshme edhe pėr kryeministrin Ramush Haradinaj! Ēka mund tė ndodhė nė Kosovė nėse akuzohet Haradinaj? QOSJA: Ramush Haradinaj ėshtė shumė i merituar pėr tė sotmen e Kosovės. Ai ėshtė vėlla edhe i dy dėshmorėve tė rėnė pėr pavarėsinė e Kosovės. Ai ėshtė vėlla edhe i Daut Haradinajt, i cili sot po i paguan me burg sakrificat e tij e tė familjes sė tij pėr Kosovėn. Ēuarja eventuale nė Hagė e Ramush Haradinajt do tė ishte njė padrejtėsi tmerrėsisht e madhe ndaj familjes Haradinaj dhe ndaj Kosovės nė pėrgjithėsi. Ēuarja eventuale nė Hagė e Ramush Haradinajt cenon shumė, lėndon shumė, vret shumė, sepse cenon tė drejtėn tonė pėr vetėmbrojtje, cenon sakrificat tona, cenon idealin tonė. Dhe, padrejtėsia ndaj njė familjeje, dhembja e njė familjeje, edhe ashtu tepėr e madhe, tani do tė shtohej me padrejtėsi e me dhembje tė re qė do tė pėrjetohej si padrejtėsi dhe dhembje pėr gjithė shqiptarėt. Kjo do tė duhej ta revoltonte shumė Kosovėn. Unė nuk gjej asnjė arsyetim pėr pasurinė qė ka bėrė pas luftės dhe unė nuk gjej asnjė arsyetim pėr hapin e fundit politik tė Ramush Haradinajt: nuk mund tė rrinė nėn njė ombrellė politike kryetari i LDK-sė, qė ka bėrė ēka dihet se ka bėrė gjatė luftės, kryetari i Kuvendit tė Kosovės, qė para luftės e gjatė luftės ka shikuar si tė shtojė pronėn e vet me tregti tė palejueshme me firmė serbe dhe Ramush Haradinaj me jetėshkrim heroik kombėtar gjatė luftės. Unė nuk mund ta di se sa do tė mund tė zgjaste revolta po tė ēohej Ramush Haradinaj nė Hagė, por e di se tė parėt qė do tė ēonin duar prej tij janė ata me tė cilėt ka bėrė koalicion (ose kalkulacion)! Simbad DETARI www.simbad-detari.com
__________________
Miresia civilizon inteligjencen PUNEN E SOTME MOS E LE PER NESER Po iu jap njė porosi, Kėmba e huaj keq iu rri, Nuk durohet gjithė vaji i fėmisė, Ēonu tė gjithė nė shėrbim Shqiperis |
|
|
|
|
|
#43 | |
|
i/e regjistruar
Anėtarėsuar: 08-09-2004
Postime: 734
![]() |
Citim:
__________________
Pijetoret janė vendet ku ēmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips) Lista e injorimit: Llapi |
|
|
|
|
|
|
#44 | |
|
i/e regjistruar
Anėtarėsuar: 06-12-2002
Vendndodhja: Little Albania, NEW YORK
Postime: 2,003
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Qosici!
Eshte pikerisht ai qe "populli i tij" e gjuajne domate e gjesende tjera, kudo qe e takojne. Qosici, kjo "fare e keqe," qe betohet se ti takon Kombit Shqiptar. E ka thene mire Albo: Citim:
__________________
Talent wins games, but teamwork wins championships. Micheal Jordan Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Arb : 25-01-2005 mė 22:31. |
|
|
|
|
|
|
#45 |
|
dEaD rAceR
Anėtarėsuar: 02-04-2003
Postime: 166
![]() ![]() |
Se kush eshte Qosja me se miri flet vepra e tij.
Fatkeqsia eshte aty se Kosova ka njerez analfabet qe ende,edhe ne shek. XXI votojne me gisht.Njohurine mbi rrjedhat politike marrin nga gazetat qe drejtohen nga persona qe deri dje punonin hapur per regjimin serb,ndersa sot jan kamufluar me gazeta te cilat ne faqen e pare mbajne foton e Skenderbeut,ndersa ne zemer te saj urrejtjen ndaj me te mirave qe ka kombi shqiptar. Nga ju "kritiket" (disa edhe me grada "administratori" e qe mendojne se jan akademik ) nuk lexova asgje mbi kritiken e Qosjes pervec urrejtjes tuaj qe shprehni ne c'do teme kur eshte ne pyetje fjala e tij.Sa nga ju kan lexuar veprat e Qosjes? Nga shkrimet qe beni duket se asnje! Qosja s'ka bere Rugoven tradhetar.Kete titull Rugova e ka fituar me vepren e tij. Askush s'mund te te bej tradhetar,dhe askush s'mund te te ben patriot. Rugova ka zgjedhe rrugen e lehte,ate te tradhetise. Ne ish jugosllavine patriotet shqiptare kan perfunduar burgjeve,arratisur ne male,ike diku jasht shtetit,shume jan edhe asi qe jan vrare shume kohe me pare,para se te filloi lufta e hapur.Per cudi,kete "patriotin" e LDK-se askush se nguci.Bile kur filloi lufta e derguan ne Beograd me mbrojtje te njesive speciale serbo-malazeze,e ju me folni ketu fjale te thata. Lexoni me vemendje edhe njehere intervisten,me vone jepni komente per ato c'fare ka thene Qosja,e jo te jepni komente per figuren e Qosjes. Jo pse dua t'iu kursej nga kjo,por thene shkurte...jeni te vegjel te kritikoni Qosjen. Se fundi...Qosjen s'ka munde t'e mposhte nje akademi e tere e jo po e mposhtin lexuesit e "Borba Sot". |
|
|
|
| Sponsorizuesit e Forumit | |
Reklama |
|
|
|
#46 |
|
i/e regjistruar
Anėtarėsuar: 23-04-2002
Postime: 13,879
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
urnali shkruan:
Ne ish jugosllavine patriotet shqiptare kan perfunduar burgjeve,arratisur ne male,ike diku jasht shtetit,shume jan edhe asi qe jan vrare shume kohe me pare,para se te filloi lufta e hapur. E pra urnal.. ne mesin e ktyre te burgosurve e arratisurve nuk ben pjese ky qosja.. Nuk dime te kete bere ndonji ore burg ky njeri.. Duke lexuar intervisten e qosjes..kuptohet se Ai nuk eshte akademik i letrave por Shefi i Enveristave te Kosoves dhe inspiratori i Listave..te zeza dhe Komisari i pergjithshem i njesiteve vrasese.. |
|
|
|
|
|
#47 |
|
dEaD rAceR
Anėtarėsuar: 02-04-2003
Postime: 166
![]() ![]() |
o bari
fol pak per "patriotizmin" e Rugoves dhe vjershat e tija qe i thurte Tites. Hajt fol se na knaqe krejt. Po po. "Patriot" eshte Rugova. E mbronin njesite speciale serbo-malazeze mos t'e vraje UĒK-ja. Kosova eshte e mbushur perplot me "patriota" si ky. |
|
|
|
|
|
#48 |
|
i/e regjistruar
Anėtarėsuar: 23-04-2002
Postime: 13,879
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Uck doli per te vrare Serbine .. dhe luftaret qe ju bashkangjiten ksaj UCk ashtu kan mendu..
mirpo ju urnalet e gjirizeve enveriste diku tjeter kishit hallin.. Per ju armiku ishte Rugova e jo arkani.. Sepse per ju nuk eshte Kosova e pamvarur aspirata e motivi qe ju mban gjall ..por inati pse Rugova nuk i asht binde Nanos Rucit Klosit e lojrave te tyre per zgidhje alla ballkance sipas planeve Asfalo-KGB Udbashe.. e pse rugova nuk ka vnue lula tek monumenti Enverit.. Prandaj ju gjirizet kudo ku jeni ..ne diaspore a Tirane .. e kthyet UCk ne instrument te terrorit ndaj Partise se Rugoves.. prandaj as Adem Jasharin nuk e mbrojtet..perkundrazi ja derguat mu ne dere ushtrin Serbe..as popullin nuk e mbrojtet por e late ne meshire te qiellit e Bajonetave te arkanit.. Edhe parat qe i mblodhet ju urnali i LPk-s i bete rrush e kumlla tek Nanosi e qese me pague Ningjat ..e snajpera me vra Xhemen e Sabaheten.. Prandaj lufta juaj nuk ka mbarue pa e vra LDk e Rugoves.. se sa per Kosov sju ka hanger palla kurre.. Populli i din mire ato njesitet serbe.. se si asht puna prandaj dhe Voton rugoven.. Populli din mire dhe njesitet e Thaqit qe vran Ahmet Krasniqin e Drinin.. din dhe cervenkoskat qe me bodygarda e moren qosen ne Han te Elezit dhe e cuan ne Rogner.. Prandaj edhe se ju keni miljarda per te manipulluar popullin ..e per te kercenuar njerzit..prap nuk mundet te merrni aqvota sa te sundoni sic ju a ka oreksi juaj polpotist.. kam bindjen o urnal..se qaty ku je shpesh te bjen xerrja e celularit ku te lajmerojne Shoket se si me dal me percjell sekret Vrasesit qe vrasin ne Kosove e qe me i shpetu ndjekjes u duhet me dal ne europ me pasosha e emra fallc.. qasi punsh beni ju.. Keni fitime natyrisht..por vjen dita dhe paguhen krimet.. qashtu bre vegla e xhavitave te polpotizmit.. Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 26-01-2005 mė 02:13. |
|
|
|
|
|
#49 | |||||
|
i/e regjistruar
Anėtarėsuar: 08-09-2004
Postime: 734
![]() |
Citim:
Intervista (edhe plot intervista tė tjera) ka tė bėjė pėr veprime politike tė tė tjerėve,cila ėshtė vepra-veprimi i tij poloitik nė Kosovė? Citim:
Unė nuk e di qė paska nė Kosovė gazeta speciale pėr analfabetė!!! Citim:
Veprat letrare-shkencore,apo politike? Citim:
Meqė i kishin informatat tė deleguarit (nė mesin e tyre edhe Qosja),qė nga Parisi,lajmėruan anėtarėt e tyre tė familjeve tė ngushta e tė gjėra,qė sa mė shpejt tė lėshojnė Kosovėn,sepse do tė fillojnė bombardimet. Njė pjesė e delegacionit (nė Shkup arrijnė nė mbrėmje),tė nesėrmen nė mėngjez hynė nė Kosovė dhe pas dy-tri ditėve tė bombardimeve,kėta kėrkojnė mėnyra tė ndryshme pėr tė ikur nga Kosova (derisa ishin nė Kosovė nuk rrinė nė shtėpit e tyre),gjė qė e bėjnė,pėrveq Rugovės i cili zihet rob nė shtėpinė e vet (Rugova nuk ndėrroi adresė-shtėpi))dhe Suroi i cili ishte i mshefur diku nė Prishtinė. Po,Qosja ku ishte? Nuk do ta zgjasė mė shumė,pėrshkak se ēdo gjė ėshtė shkruar dhe janė botuar libra nė detaje rreth zėnjes rob tė Rugovės,por ēka tė bėsh kur "analfabetėt" informohen nga gazetat me storie eksluzive rreth kėsaj ngjarje. p.s. Nė librin Vitet e Kosovės 1998-1999 me autor Blerim Shala (pjesėmarės nė Konferencėn pėr Kosovėn nė Francė),do tė gjeni nė detaje pėr tė gjitha ngjarjet e viteve tė lartėpėrmendura dhe do tė mėsoni pėr qėllimin e sėrbėve rreth zėnjes sė Rugovės rob. Citim:
E,sa pėr vjersha,kallxom se po tė kallxoj!
__________________
Pijetoret janė vendet ku ēmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips) Lista e injorimit: Llapi Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Harudi : 26-01-2005 mė 10:57. |
|||||
|
|
|
|
|
#50 |
|
madmoiselle
Anėtarėsuar: 08-06-2002
Vendndodhja: Michigan
Postime: 1,394
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
S'eshte budalla Kadareja qe s'perfshihet ne politike, jooo!
Eshte dhelper shume e zgjuar! Ndoshta nevojat e Kosoves jane te ndryshme nga ato te Shqiperise, por sidoqofte, jetojme ne nje kohe kur politika eshte biznesi me i qelbur per intelektualet e mirefillte! Vete mjedisi i skenes politike shqiptare, ul dinjitetin dhe nderin e fituar me merite te ketyre intelektualeve.
__________________
In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed. Ndryshuar pėr herė tė fundit nga angeldust : 28-01-2005 mė 03:10. |
|
|
|
|
|
#51 |
|
Syrishqiponjes
Anėtarėsuar: 08-08-2002
Postime: 13,702
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Harudi
Po a ma mier si Qosja e Suroi te mbshifen prej kriminelve shkie a si rugova qe kerkoi mbrojtjen e tyre dhe e ndiente veten 1.000.000% i sigurt me shkie a ket e quan ti pengmarrje a?!!!!!! Jo jo u be bajat kjo thanje e juaja kinse me zor e kane mbajt kinse me zor e paskan que ne pushim ne itali kinse e kane mbroit prej UĒK-je e keshtu me radh fjal boshe siq i kemi degjue qe 60 vite prej jugo-komunistave ma.
__________________
Joseph Biden: Hashim Thaēi Komandant Gjarperi ėshtė George Washingtoni i Kosovės |
|
|
|
|
|
#52 | ||
|
i/e regjistruar
Anėtarėsuar: 08-09-2004
Postime: 734
![]() |
Citim:
E di qė ti nuk e beson,por po e sjelli pėr tė tjerėt: Ja se si e pėrshkruan kėtė rast ambasadori amerikan Christopher Hill,nė librin: LUFTA DIPLOMATIKE PĖR KOSOVĖN Kaptina e nėntė: LUFTA E AMERIKĖS DHE PAQJA E KOSOVĖS Shala: Cila ishte pėrshtypja e juaj kur e patė Rugovėn duke i shtrėnguar duart me Milosheviqin,nga fundi i marsit,gjatė takimit tė tyre tė parė?Shumė njerėz janė tė mendimit se kjo ėshtė bėrė nė mėnyrė tė dhunshme,sepse ai pothuaj ishte nė arrest shtėpiak? Hill: Mendova se ishte tejet cinike pėrpjekja e Milosheviqit qė t'i shkatėrronte liderėt e Kosovės.Kjo ishte njė pėrpjekje tejet cinike pėr t'i qėlluar shqiptarėt nė fytyrė dhe isha i zemėruar nė kėtė pėrpjekje.Nuk kisha dyshim se familja e Rugovės ishte e kėrcėnuar,si gjithė tė tjerėt.Kjo vetėm se ma konfirmoi justifikimin se duhet ta heqim qafe Milosheviqin. Shala: A keni pasur,gjatė ditėve tė para,kontakt telefonik me Rugovėn apo tė tjerėt,ngase lidhjet telefonike ende funksiononin? Hill: Bėmė pėrpjekje dhe mė nė fund,kontaktuam me Adnan Merovcin,me tė cilin zhvilluam njė bisedė,me ē'rast ai nė detaje na e spjegoi trysninė qė ushtrohej mbi Rugovėn,na e shpjegoi arrestin shtėpiak nė tė cilin gjendej Rugova.Ai,gjithashtu na shpjegoi zbrazjen e lagjeve pėrreth dhe kjo ishte mjaft rrėnqethėse,tejet rrėnqethėse.Gjithashtu,ai na shpjegoi se kush ishte i involvuar nė kėtė nga pala serbe,pėrfshirė kėtu edhe Shainoviqin.Prandaj,kjo ishte njė ndihmė pėr ne qė tė kuptonim nė detaje se ēfarė po ndodhte.Ai na e konfirmoi se kishte kėrcėnime,serbė gjithmonė u thoshin se po i mbrojnė nga UĒK-ja por,nė tė vėrtetė,ky ishte njė lloj mafioz i mbrojtjes. ...... Shala: Pra,ju e dinit se ai do tė kthehej prapa (Adnan Merovci dhe shkuarja e tij deri nė Shkup,takimi me Hillin etj,dhe kthimi i tij pėrseri nė Prishtinė tek Rugova ėshtė njė ngjarja tjetėr).A kishit ju ndonjė porosi pėr Rugovėn? Hill: Nuk kishim njohuri pėrkitazi me atė se a do tė lirohej Rugova apo jo.Dėshiroja tė sigurohesha qė trjtimi i Rugovės nė Perėndim tė ishte i mirė.Dhe,thjesht,dėshiroja tė sigurohesha qė njerėzit tė mos fillojnė ta cilėsojnė atė si tradhtar,apo diē tė ngjashme,ngase,pikė sė pari,unė e dija se ai nuk ėshtė tradhtar,por gjithashtu kisha ndenjėn se do tė ishte tejet e dėmshme pėr ēėshtjen shqiptare nėse kryetari i tyre konsiderohej tradhtar. ... ... (Rreth,takimit Hill-Rugova nė Itali,ku Hill urdhėrohet nga Albright,qė tė udhėtoj pėr Itali dhe tė takoj Rugovėn) Shala: Kėshtu ju e pyetėt atė haptazi se a ka pasur ndonjė marrėveshje tė fshehtė ndėrmejt tij,Milosheviqit dhe italianėve? Hill: Unė e pyeta e ai ishte tejt i qartė se nuk ka pasur marrėveshje tė tillė dhe se lirimi i tij ishte vetėm njė gjest i Miloshqviqit.Mendoj se Milosheviqi ka menduar qė ky gjest do t'i ndihmojė atij personalisht. Shala: Cila ishte pozita e Rugovės atje?A kishte kontaktuar ai me ndokė? Hill: Natyrisht,e kanė kontaktuar italianėt.Unė isha kontakti i tij i parė.E pėrshėndetėm njėri tjetrin me ngrohtėsi dhe aty ishin edhe anėtarėt e familjes sė tij.Isha i knaqur me faktin se e shihja nė gjendje tė mirė fizike.Ai mė shpjegoi skena tė tmerrshme tė asaj qė kishte ndodhur,nė fqinjėsi tė tij.I pėrshkroi disa nga diskutimet e zhvilluara me Milosheviqin.Milosheviqi dėshironte qė ai disi ta pėrkrahte atė sa i pėrket Kosovės,por Rugova mė tha qė i ka thėnė Milosheviqit se aty mė nuk ka njerėz,se tė gjithė njerėzit janė larguar,se ky ėshtė njė qytet fantazmė.Pėr mua ishte tejt e qartė se ne kurrė nuk kemi pasur njė problem tė quajtur Rugova. Citim:
Llapi,ti e din qė Qosja nuk ka nejt nė Kosovė (n'Prishtinė i mshefun me Suroin),por ja lagi pėrtej kufinit i rruar dhe i drejtuar!Qysh thot ajo fjala popullore: Ik b*th se t'lan kamėt.
__________________
Pijetoret janė vendet ku ēmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips) Lista e injorimit: Llapi |
||
|
|
|
|
|
#53 |
|
El-Letėrsia
Anėtarėsuar: 04-05-2002
Vendndodhja: michigan usa
Postime: 2,509
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
cfare i ka bere vetes ky qosja , duke e thirrur veten shqiptar, e duke punuar jetuar , menduar etj, si serb. Ba sa i neveritshem asht ba , i shkoj dem edhe akademlleku.... tash i shkojne mbrapa vec adhurues te nivelit Llap.
__________________
"Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m) |
|
|
|
|
|
#54 |
|
Syrishqiponjes
Anėtarėsuar: 08-08-2002
Postime: 13,702
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
macia_blu dhe Harudi
Pralla prralla hane qeni arra haaaaa!
__________________
Joseph Biden: Hashim Thaēi Komandant Gjarperi ėshtė George Washingtoni i Kosovės |
|
|
|
|
|
#55 | |
|
i/e regjistruar
Anėtarėsuar: 26-03-2004
Postime: 1,988
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Citim:
Ta shaje me te madhin,qe ta njeh krejt shehri! ![]() |
|
|
|
|
|
|
#56 |
|
Syrishqiponjes
Anėtarėsuar: 08-08-2002
Postime: 13,702
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
U promovua libri Rilindja e re i akademik Rexhep Qosja
![]() Prishtinė, 15 maj 2007 (Kosovapress) Koha 15:08 U promovua libri Rilindja e re i akademik Rexhep Qosja Nė kuadėr tė edicionit tė nėntė tė Panairit tė librit Prishtina 2007, tė martėn nė Bibliotekėn Kombėtare dhe Universitare u promovua libri mė i ri i akademik Rexhep Qosja Rilindja e re, e cila ėshtė njė pėrzgjedhje artikujsh, studimesh, kumtesa e shkrimesh tė autorit nė njėzet vjetėt e fundit. Nė kėtė libėr ėshtė edhe njė vėllim Demokracia e shpėrdorur, nė tė cilin akademik Qosja shpreh qėndrimin e tij intelektual ndaj problemeve dhe zhvillimeve nė tė gjitha sferat nė Kosovė. Drejtori i shtėpisė botuese Toena nga Tirana, Fatmir Toqi, tha se libri i Qosjes ka njė rėndėsi tė veēantė nė pikėpamjen e vlerave si dhe nga mėnyra pėrmes tė cilės e koncepton shkrimin dhe rėndėsinė e tij nė jetėn politike dhe shoqėrore tė njė kombi. Statusi i kombit shqiptar kurrė nuk ka qenė mė i mirė se sa nė kėtė fillim shekulli nė kėto njėqind vjetėt e fundit, tha Toqi. Ndėrsa, ish-drejtuesi i Institutit Albanologjik tė Kosovės, Sadri Fetiu pėr akademik Qosjen tha se ėshtė njė rilindės i kohės sonė dhe se me titullin e veprės Rilindja e re, autori thotė se populli shqiptar tashmė ėshtė nė rilindjen e dytė qė nga vitet e tetėdhjeta. Libri ėshtė njė pėrmbledhje qė ka njė strukturė tė veēantė dhe pėrbėhet prej nėntė njėsive dhe njė parafjalė qė ėshtė me shumė interes, sepse jep sqarime pėr rilindjen, tha Fetiu. Nga ana e tij, autori i librit, akademik Qosja tha se libri ka njė rėndėsi tė veēantė pasi qė ėshtė njė pėrmbledhje e fjalimeve tė tij qė nga viti `78 e deri sot, tė cilat nuk janė botuar nė asnjė pėrmbledhje tė tij deri tani. Sipas tij ideja kryesore e librit ėshtė ēėshtja e Kosovės dhe se ai ka folur pėr rilindjen kombėtare, duke shtuar se Kosova dhe Shqipėria po bėhen sikurse Austria dhe Gjermania, dhe se kjo nuk do tė jetė mirė pėr popullin shqiptar. Derisa Qosja tha se periudha e rilindjes sė re filloi me demonstratat e studentėve nė vitet tetėdhjeta, njė gjė tė tillė e kundėrshtoi Agim Vinca, duke thėnė se Qosja duhet tė rishikojė kėtė qėndrim, duke arsyetuar me atė se rilindja e re filloi nė vitin 1968. Ndryshe, nė librin e sapopromovuar, shprehet edhe qėndrimi i patundur i Qosjes me njė pėrgjigje kuptimplotė rreth debatit tė Kadaresė me studentėt, qė ėshtė mbajtur kohė mė parė po nė tė njėjtėn sallė./L.Gashi/
__________________
Joseph Biden: Hashim Thaēi Komandant Gjarperi ėshtė George Washingtoni i Kosovės |
|
|
|
|
|
#57 |
|
Perjashtuar
Anėtarėsuar: 05-12-2005
Postime: 428
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
keto mbiemrat jane surreale fare, qosja, toēi...
|
|
|
|
![]() |
| Funksionet e Temės | |
|
|
Tema tė Ngjashme
|
||||
| Tema | Nismėtari i Temės | Forum | Pėrgjigje | Postimi i Fundit |
| Rexhep Mitrovica | PORTI_05 | Elita kombėtare | 6 | 18-08-2010 22:47 |
| Ligji pėr dėmshpėrblimin e tė persekutuarve, pėrfitojnė 24 mijė veta $417 milion USD | Duaje Siveten | Tema e shtypit tė ditės | 63 | 24-01-2010 20:51 |
| Akademik Rexhep Qosja: Fyerja e Kadaresė? | Llapi | Tema e shtypit tė ditės | 138 | 02-03-2009 00:54 |
| Rexhep Mitrovica | Llapi | Elita kombėtare | 3 | 13-10-2007 11:30 |
| Pyetje pėr Besimtarėt Shqiptarė tė Krishterė dhe Islam | dodoni | Toleranca fetare | 116 | 06-07-2003 20:11 |