Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    谷ஜ๑۩۞۩๑•谷ஜAuGuSt ๑۩۞۩๑•谷ஜ Maska e AuGuSt_
    Anėtarėsuar
    20-06-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,090

    Bjeshket e Namuna

    Pse quhen keshtu Bjeshket e viseve tona ?!


    Sqarim
    Namuna = mallkuara
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 27-10-2004 mė 23:48

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,632
    Citim Postuar mė parė nga AuGuSt_
    Pse quhen keshtu Bjeshket e viseve tona ?!


    Sqarim
    Namuna = mallkuara
    Une e kam ditur kėtė legjend qysh i ri por jam habitur nga versioni mė i ri qe kam ndegjuar edhe ate nga njė miku imi nga Gjirokastra !

    Ku ėshtė e verteta?

    Sipas kenges folklorike tė Halilit, del se keto bjeshk jan mallkuar nga ky personazh, qe perngjan shumė nė "Kush e solli Doruntinen" e Kadars, por Halili para se Øtė shkoje pertej bjeshkve te Namuna e leshon njė zog, per tė vertetuar se nese zogu ngordh edhe aj do jet ne rrezikė.
    Tani po i kthehemi kerkimit shkencorė qe ka te beje me zogun qe fluturon mbi
    bjeshket e Namuna dhe ngordh! Pse ngordhi zogu?
    Me siguri nga mungesa e ajrit keshtu qe mushkerit e tija nuk kan arritur tė marrin frym sa duhet...
    Po edhe njerzit si vllazerit e Halilit edhe ata vdiqen nga kjo munges e ajrit , ku ne njė naltėsi prej 2000 metra ajri mungon pakė porė jo deri aty. Po te ishte ne Himalaja po.
    Sipas spjegimit qe nxori shoku imi teoria e tijė ishte bindėse sepse gjatė 25 vjete vllaun e kishte pasur hulumtues minjerash dhe ai kishte bėrė disa ekspedita ku ka bėre analiza pergjatė kufirit , mu aty te bjeshket e Namuna...
    Prandaj ket sekret nuk kam te drejt te hapi ne internet sepse njeriu mė tregoj ketė histori miqėsishtė edhe pse s'mė beri tė ditur se mos i trego askujt porė s'ėsht pėrė tu treguar njėhere...
    Ndoshta aty fshihet njė mineral i shtrenjtė qe terė bota e kerkon?
    Cili ėshtė aj element kimik... qe fillon me P........kaq gerrma !!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kreksi : 15-12-2004 mė 07:34

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553

    Bjeshket e Nemuna!

    Pse thirren alpet tone me emrin "BJESHKET E NEMUNA" *
    by PARKU BALLKANIK I PAQES on Friday, September 2, 2011 at 11:57pm
    http://profile.ak.fbcdn.net/hprofile..._3066545_n.jpg
    • Emrin 'Bjeshket e Nemuna'e kemi ndigjuar tė pėrmėndet nė tregime , nė legjenda , nė histori lufterash , nė kėngė tė ndryshme si nė ato te eposit te kreshnikve dhe tė mėvonėshme , e kemi lexuar ne libra te ndryshme dhe tek shkrimtare te ndryshem qė nga Buzuku , Bogdani , Fishta etj . e kemi hasur te shkruar nga studiues te huaj qė nė vitin 1832 nga gjeologu i njohur Francez Ami Boue nė kohėn e pushtimittė atėhershėm otoman ku mblodhi tė dhėna tė rėndėsishme si nga studimi i perbėrjes nentoksore aspekti mineral dhe gjeologjik ashtu dhe nga studimi mbi tokesor .i florės dhe faunės si dhe bukurive natyrore qė paraqesin kanionet , luginat dhe majat e larta te bjeshkeve te nemuna tė cilat i publikoj me anėn e njė botimi nė vitin 1840 .Ky botim u bė baza e te gjitha studimeve te mėvonshme nga shkencėtare dhe studiues te ndryshem te huaj qe kryen hulumtime te karaktereve te ndryshme , duke ju referuar dhe duke e permendur ketė botim .E kemi hasur nė harta te ndryshme topografike dhe ushtarake , te vjetra dhe deri ne ato Sovjetike te kohes se pushtetit popullor , si ne ato te vendit tone dhe ato te huajat .

    -Pse u emėrtuan 'Bjeshket e Nemuna' ?!
    - Ka Mendime se emri Bjeshket e Nemuna ketyre bjeshkeve ju dha per shkak te natyres se ashper , terrenit te thyer , luginave tė thella dhe kanioneve qė perbėjnė keto bjeshke .

    -Tė tjerė thonė se keto bjeshke u mallkuan nga grate e veshura me te zeza te atyre trimave qe nuk u kthyen mė nga lufta pėr mbrojtjen e trojeve dhe bjeshkeve tona

    - Te tjere thone se i mallkoj Ajkuna nga dhimta qe e pllakosi per vrasjen e djalit te saje Omerit .

    - Te tjere thone se Shkinat kur i kerkuan djemte e tyre qe nuk u kthyen nga lufta dhe i gjeten korbat duke u ushqyer mbi kufomet e tyre i mallkuan keto vende .- Po a ėshte ne natyren e Shqiptarit te mallkoje vendin e vet ? Nuk ėshtė nė shpirtin e shqiptarėve, nuk ėshtė nė mendėsinė e traditėn e tyre me i mallkue vendet e veta, truallin, bukėn apo besen , bjeshken apo vrrinin .. Ka ndodhur nėpėr balada a legjenda, por jo si dėshirė; ka qenė thjesht shfryrje dufi, nė kushtet e fatkeqėsisė rrenuese. - Raportet mes Toponimeve - 'Bjeshket e Nemuna' - 'Alpet Shqiptare' - 'Prokletije'

    • Emertimi 'Bjeshket e Nemuna' rrjedh nga gjuha Shqipe , nga gjuha popullore Shqipe .- Kėto masivė malorė njihen si Bjeshkėt e Nemuna. Nė lėmin e gjeologjisė, gjeografisė, botanikės, historisė e tė tjerė lidhur me sistemin e mirėnjohur malor tė Bjeshkėve tė Nemuna tė gjitha faktet dokumentojnė sė termi “Bjeshkėt e Nemuna” ėshtė term popullor i cili qysh nė vitet e dyzeta tė shekullit XIX pėr herė tė parė nė literaturėn shkencore si tė tilla e pėrdori gjeologu i njohur francez AMI BOUE me emėrtimin shqip “Bjeshkėt e Nemuna” krahas emėrtimit “Alpet Shqiptare tė Veriut”.

    - Nė fund tė shekullit XIX, pėrkatėsisht nė vitin 1898 Velimiroviqi pėr herė tė parė e pėrkthen nga gjuha shqipe emrin Bjeshkėt e Nemuna nė “Prokletia”, duke u mundua qė tė bėjė emėrtime tė reja pėr disa pjesė tė Bjeshkėve tė Nemuna, kurse autori tjetėr serb Jovan Cvejiqi pėr herė tė parė emėrtimin “Prokletia” e pėrdori nė njė publikim tjetėr gjatė viteve 1899, 1913, 1921 dhe 1924. - Pra, emėrtimi Bjeshkėt e Nemuna ėshtė emėr i cili i pėrket gjuhės popullore shqipe.

    • Emertimi 'Alpet Shqiptare' ka karakter nderkombetar , fjala 'Alpe' perdoret nga shume vende te botes.- Nė anėn tjetėr emėrtimi Alpet Shqiptare nė realitet ėshtė njė emėr artificial dhe si i tillė ėshtė term ndėrkombėtar, e jo i gjuhės shqipe dhe i shqiptareve.• Emertimi 'Prokletije' e ka origjinen nga grupi i gjuheve sllave dhe konkretisht nga gjuha Sėrbo- Malazeze , kjo fjalė i korrespodon fjales Shqipe 'Bjeshket e Nemuna'. Pra emri “Prokletia” ėshtė origjinal i pėrkthyer nga gjuha shqipe nė atė sllavishte, e jo nga sllavishtja nė gjuhėn shqipe siē e kemi ndigjuar ndonje here .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga hajla : 18-11-2011 mė 20:42
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553

    Bjeshket e Nemuna!

    Bjeshkėt e Nemuna vatėr e mirėnjohur e rezistencės shqiptare

    Reportazh kushtua 90- vjetorit tė masakrės sero- malaziase nė Bjeshkėt e Isniqit

    Hasan Hasanramaj

    Nė kuadėr tė kremtimit tė 90- vjetorit tė masakrave nė Bjeshkėt e Isniqit, u mbajte njė solemnitet tė vendi i quajtur “Varrezat e shahitėve”ku kryetari i komunės Rasim Selmanaj bashkė me aktivistet e fshatit zbuloi pllakėn pėrkujtimore e cila simbolizon figurat heroike tė dymbėdhjetė martireve tė vrarė dhe tė masakruar nga forcat barbare serbo-malaziase para nėntėdhjetė viteve.

    Gjithashtu tė vendi i quajtur “Qafa e Milishevcit”, ku barbarisht gjatė luftės sė fundit u vranė dėshmorėt Naim Bajraktari, Isa Balaj dhe Beqir Mehmetaj u vunė buqete lulesh, kurse nė kompleksin memorial “Pararoja e Atdheut” u vu gur themeli i kompleksit memorial, dedikuar tė gjithė dėshmorėve tė rėrė nė Bjeshkėt e Nemuna nė periudhe tė ndryshme historike nė pararojė tė Atdheut pėr ngritjen e tė cilit do tė investohen shtatėdhjetėmijė euro.
    http://www.botasot.info/reklama/062.jpg
    Nė fjalėn pėrshėndetėse Blerim Bajraktari tha se jemi tubua sot nė Bjeshkėt e Isniq pėr t’i pėrkujtojmė dy ngjarje tė rėndėsishme historike tė popullit shqiptarė qė lidhen me historinė e vjetėr dhe tė re tė fshatit Isniq. Ėshtė fjala e pėrvjetorit tė 90- tė masakrės sė kryer nga forcat serbo-malazeze ndaj bjeshkatarėve tė pafajshėm shqiptarė tė fshatit Isniq dhe shėnimin e pėrvjetorit tė dymbėdhjetė tė rėnies sė tre luftėtarėve tė UĒK-sė.
    http://www.botasot.info/reklama/063.jpg
    Nė kėto lėndina tė rezistencės shqiptare tė Bjeshkėve tė Nemuna nuk rėnė vetėm luftėtarėt isniqas, por edhe nga fshatrat Raushiqi, Strellci Ulėt, Lėbusha,Broliqi, Irzniqi dhe Duboviku dhe fshatrat tjera tė Rrafshit tė Dukagjinit dhe Kosovės, tė cilėt sot dhe pėrmot do ti kujtojmė e nderojmė me respekt tė thellė.
    http://www.botasot.info/reklama/064.jpg
    E veēanta e kėtij tubimi kushtua shėnimi i 90- vjetorit tė masakrės sė kryer nga ushtria dhe xhandarmėria serbomalazeze nė pranverė dhe verė tė viti 1921.

    Shteti i Serbisė tha nė vazhdim Blerim Bajraktaraj tė etur pėr territore stėrgjyshore dhe gjakun e shqiptarėve me kohė hartuan plane pėr shfarosjen, zhdukjen dhe vrasjes masive tė shqiptarėve. Pushtuesi shekullor serbė hartojė plane, dhe projekte nacionale, nėpėrmjet tė cilave aplikojė politike e shfarosjes dhe tė gjenocidit dhe politika afatgjate tė spastrimit etnik tė territoreve tė banuara me popullatė shqiptare, ku vazhdimisht ndėrmori aksione tė sinkronizuara ku vranė, dogjėn, masakruan, dhunuan popullatėn e pafajshme shqiptare tė cilit qė njėqind e tridhjetė e tri vite ia pamundėsojė jetėn tė qetė nė trojet e veta stėrgjyshore, qoftė duke i zhdukur fizikisht dhe me dhunė i detyruan tė shpėrngulen nga trojet e tyre stėrgjyshore, me kusht qė tė krijojė territore tė zbrazta pėr vendosjen e kolonėve qė u vėrshuan nė drejtim tė Kosovės pėr afro pesėdhjetė vjet me radhė.
    http://www.botasot.info/reklama/065.jpg
    Kėto bjeshkė tė bukura, kėto lėndina dhe gėrgje, kėto maja krenare dhe kėto lugina plot barė ishin vendkalime tė vristarėve , apo tregtarėve pejanė e shkodranė, kėtyre shtigjeve kanė kaluar krushqit me nuset, por gjithmonė, nė tė gjitha kohėrat e pushtimit qė nga viti 1878 e deri mė 1999 ishin edhe strehim i luftėtarėve dhe kaēakėve, ishin edhe rrugėkalim i tyre drejt betejave pėr mbrojtjen e territoreve tė sulmuara nga Mali i Zi e gjetiu apo, nė luftėn e fundit, rrugė nga arrinin furnizimet me armė dhe municione pėr luftėtarėt e UĒK-sė.
    http://www.botasot.info/reklama/066.jpg
    Kėto bjeshkė tė bekuara qė tė mahnitin me bukurinė e tyre, jo rrallė ishin edhe vend i fushėbetejave nė mes luftėtarėve tanė dhe pushtuesve serbomalazias.

    Nė periudha tė ndryshme kohore,duke filluar nga viti 1878 nė beteja tė pareshtura, ranė shumė trima tė rezistencės shqiptare.
    http://www.botasot.info/reklama/067.jpg
    E ndėrtuar mbi postulatet e racizmit dhe urrejtjes, e ngritur mbi programet shtetėrore tė gjenocidit dhe shfarosjes tė popullatės shqiptare dhe shkeljes sė tė drejtave tė popujve dhe individėve, shteti serb gjithmonė do tė shoh rrezikun e madh qė do ti kanosej nga kėto Bjeshkėt e Nemuna dhe njerėzit qė gjallonin nė to.
    http://www.botasot.info/reklama/068.jpg
    Prandaj jo rrallė kėto bjeshkė u sulmuan nga forcat barbare serbėt dhe malazezėt dhe sa herė qė ishte nevoja barinjtė, por edhe burrat trima luftėtarė Isniqas, tė organizuar janė detyruar tė tė vetmbrohen me armė nė dorė dhe tė krijojnė siguri pėr familjet dhe bagėtinė e tyre.

    Shteti serb kishte qėllime dhe plane qė mendonte mirė. Ajo donte zhdukjen e elementit shqiptar tė kėtyre anėve, prandaj qė njėqind e tridhjetė e tri vite vazhdimisht organizoi ekspedita vrastare dhe aksione shfarosėse thuaja nėpėr tė gjitha pjesėt e territoreve kombėtare shqiptare tė mbetura nėn pushtim.

    Masakra e vitit 1921 do tė fillojė nė pranverė me sulme barbare serb nė fshatin Isniq me ē’rast kriminelet serbė filluan tė vrasin fshatarė tė pafajshėm dhe tė djegin shtėpi tė fshatit.
    http://www.botasot.info/reklama/069.jpg
    Atė ditė nga xhandarmėria dhe paramilitarėt serbė digjen shumė shtėpi dhe objekte pėrcjellėse si dhe vriten nėntė banorė tė fshatit, ndėr ta gra dhe fėmijė.

    Sipas shėnimeve historike, tė dhėnave dhe rrėfimeve tė pleqve , gjatė muajit korrik tė vitit 1921 formacionet ushtarake tė prira nga komandanti famėkeq Vuksan Gojkovic stacionohen nė vendin e quajtur Qafa e Kroponikut. Nga aty ata fillojnė aksionin e tyre nė Bjeshkėn e Pleqes, nė livadhet e quajtura “Hunda”, ndėrsa njė grup tjetėr xhandarėsh e kriminelėsh nė drejtim tė Qafės sė Milishecit. Grupi qė kishte mėsyer Pleqen, afėr Podit tė Mirė, sė pari vrasin Sadri Osėn, njė luftėtari i njohur nga Beteja e Carralevės e vitit 1910 dhe vėllait tė tij Adem Osėn. Ekspedita vrastare tashmė e kishte tė hapur rrugen drejt krimit monstruoz nė Hundė e cila ka pozicion gjeografik tė tillė qė nuk mundėson dėgjimin e krismave nga vendi ku u vranė tetė barinj nga fshati Llukė e Epėrme dhe Faikė Sadiku nga fshati Dubovikė.

    Nė tė njėjtėn kohė ēetnikėt serbomalazez kishin sulmuar edhe Bjeshkėn e Milishecit ku pasojat ishin tragjike. Nga sulmi nė pabesi tė formacioneve serbo malazeze, nė lėndinat mbi Banishtė, mė vonė i quajtur “Te vorret e shehitėve” vriten dhe masakrohen me metoda mė barbare trembėdhjetė fshatar nga fshatrat Isniq, Lėbushė dhe Strellc tė komunės sė Deēanit, nė mesin e tyre edhe Sali Bruēi njė nga pjesėmarrėsit tė shpalljes tė pavarėsisė tė shtetit shqiptarė nė Vlorė,

    Masakra dhe gjenocidi i kryer gjatė muajit korrik tė vitit 1921 ishte njė sulmet qė Serbia i ndėrmori kundėr popullit tonė. Pas kėtij akti terrorist, forcat serbe plaēkitin mbi dhjetėmijė krerė bagėti. Kjo masakėr u krye pėr shumė qėllime e ndėr to ishte edhe shfarosja fizike e popullit duarthatė shqiptarė, shpronėsimi i tyre dhe shkatėrrimi i bazės ekonomike dhe ekzistenciale. Por Isniqasit nuk ishin njė popull qė mundej lehtė. Ata e munden vuajtjen dhe trishtimin e tyre. Nuk u pėrkulen por vazhduan pa u ndalur. Kėto bjeshkė vazhduan tė jenė burim i jetės dhe burim i pėrpjekjes pėr liri. Isniqasit vazhduan tė jenė luftėtarė tė denjė qoftė ne lėvizjet e kaēakėve qė u intensifikuan pas kėsaj masakre, qoftė nė lėvizjet ēlirimtare qė ndodhėn gjatė viteve 1939-1945, qoftė nė luftėn e fundit ku numėroheshin mė shumė se pesėqind ushtarė.

    Kjo masakėr ishte pjesė e planit dhe programeve tė menduara mirė serbe pėr zhdukjen fizike tė elementit shqiptar dhe pėr serbizimin pėrfundimtar tė kėtyre trojeve. Kjo gjė nuk u bė e mundshme tė kėtyre bjeshkėve tė cilat nuk pushuan kurrė rezistenca shqiptare dhe nuk u ndal kurrė sė rrjedhuri gjaku i dėshmorėve.

    Isniqaset dhe tė gjithė qytetaret tė Rrafshit tė Dukagjinit dhe mė larg i pėrkujtojnė tė gjithė kėta luftėtarė, dėshmorė dhe martirė tė tė gjitha kohėrave dhe nė tė njėjtėn kohė tė cilėt janė realizues tė ėndrrėn e tyre dhe krijuam njė vend tė lirė.

    Shperndaje

    Bota Sot
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar mė parė nga Kreksi Lexo Postimin
    Une e kam ditur kėtė legjend qysh i ri por jam habitur nga versioni mė i ri qe kam ndegjuar edhe ate nga njė miku imi nga Gjirokastra !

    Ku ėshtė e verteta?

    Sipas kenges folklorike tė Halilit, del se keto bjeshk jan mallkuar nga ky personazh, qe perngjan shumė nė "Kush e solli Doruntinen" e Kadars, por Halili para se Øtė shkoje pertej bjeshkve te Namuna e leshon njė zog, per tė vertetuar se nese zogu ngordh edhe aj do jet ne rrezikė.
    Tani po i kthehemi kerkimit shkencorė qe ka te beje me zogun qe fluturon mbi
    bjeshket e Namuna dhe ngordh! Pse ngordhi zogu?
    Me siguri nga mungesa e ajrit keshtu qe mushkerit e tija nuk kan arritur tė marrin frym sa duhet...
    Po edhe njerzit si vllazerit e Halilit edhe ata vdiqen nga kjo munges e ajrit , ku ne njė naltėsi prej 2000 metra ajri mungon pakė porė jo deri aty. Po te ishte ne Himalaja po.
    Sipas spjegimit qe nxori shoku imi teoria e tijė ishte bindėse sepse gjatė 25 vjete vllaun e kishte pasur hulumtues minjerash dhe ai kishte bėrė disa ekspedita ku ka bėre analiza pergjatė kufirit , mu aty te bjeshket e Namuna...
    Prandaj ket sekret nuk kam te drejt te hapi ne internet sepse njeriu mė tregoj ketė histori miqėsishtė edhe pse s'mė beri tė ditur se mos i trego askujt porė s'ėsht pėrė tu treguar njėhere...
    Ndoshta aty fshihet njė mineral i shtrenjtė qe terė bota e kerkon?
    Cili ėshtė aj element kimik... qe fillon me P........kaq gerrma !!!
    Deshe te thuash cili nga ta 9 elemente kimike qe fillojne me P?

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-10-2009
    Postime
    461
    Ha HA,kjo thjeshti,ska skeje.Bjeshket e Nemuna,Ashte shume e thjeshte,bile ma e thjeshte nuke ka.ka te baje me histori shume te vjeter,dhe nuke ashte LEGJENDA ase pralla,pore e verteta.Ashte shume e dhimbeshme,sa qe nuke mundet te pershkruhet,tragjedia kryesore ashte se MOTRA duhet ta mbyt vllaun,dhe aty ashte problemi kryesore.Jane deshmit ende dhe ruhen ne nji vend,ma mer mendja se jane zbulue ne vitin 1956.Kjo tragjedi permendet shume ne europe,mirepo ne shekullin 17 u tjetersue,dhe humbi.Te themi te verteten,Gjergj Kastrioti,disa here ishte ne ate vend,ku Leka 3 here mundi turqit,ne ket ane.Ashte intersante,se krejt ajo ane thuhet se jane Bjeshket e Nemuna.Sepse nuke kane dalje Dimnit,dhe veres ashte BUKURI NATYRORe.

  7. #7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Ehe. Po tekene qene Bjeshket e Namuna Serbi, atehere po motra ka vrare te vellane. Kjo eshte epike sllave dhe madje e felliqur per nga motivi. Ne se nuk gabohem, se ka kohe qe e kam lexuar, eshte permbeldhur ne nje botim te Drashkovicit.

    Matini fjalet kur shkruani.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga javan : 20-11-2011 mė 20:44

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-10-2009
    Postime
    461
    Citim Postuar mė parė nga javan Lexo Postimin
    Ehe. Po tekene qene Bjeshket e Namuna Serbi, atehere po motra ka vrare te vellane. Kjo eshte epike sllave dhe madje e felliqur per nga motivi. Ne se nuk gabohem, se ka kohe qe e kam lexuar, eshte permbeldhur ne nje botim te Drashkovicit.

    Matini fjalet kur shkruani.
    Jeto,me vepra te drashkave,sa te duesh.Kjo ska lidhje me sllave,asnji pike,pore me historin shqipetare.Dhe merne sa te mundeni HISTORIN SLLAVE BASHKE ME KOSOVEn.AUTOSTRADA PREJ KOSOVE .Shiko.SUVA REKA,----SKADAR.PRIZREN ---SEVER---JUG--TIRANA,Qka ka lidhje me BJESHKET E NEMUNA SLLAVI,KURE NUKE KA EGZISTUE KURE NE VISET TONA,vetem ne kokat e AKADEMIKAVE TE SHQIPNIS DHE KOSOVES.JA PAFSHIT HAJRIN JU QE DINI ME Drashkoviqa.jetoni ne shekullin e AFRIKES.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-10-2009
    Postime
    461
    Bjeshket E Nemuna ...

Tema tė Ngjashme

  1. Bukurit e bjeshkėve tė sharrit.
    Nga bela70 nė forumin Albumi fotografik
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 08-04-2010, 06:30
  2. Kujtim nga Bjeshkėt e Kosovės Lindore (1986)
    Nga Lumnjani nė forumin Albumi fotografik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-08-2006, 03:16
  3. At Bernardin Palaj
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-03-2003, 10:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •