-
Administratore
Fedor Ivanoviç Tjutçeff
Dashuria e Funtme
Përktheu : F. Nolit
Ah, kur na ngryset jeta, se c'na tret
M'e nxehte dhe m'e mprehte dashuria!
Shkendrit, mos drite, qe na le shendet,
Mos dasm' e funtme, shkrepeti nga zia.
Nga Lindja gjysm'e qjellit na u-err
Pak vetem na shkelqen nga Perendimi;
Qendro, qendro, mos mbreme plot me vrer,
Vazhdo, vazhdo, or diell ngazellimi.
Nga dimr' i ftohte gjaku na u-mpi,
Po zemra ndrit me lul'e me lendine;
Mos nus'e funtme, helm e lumeri,
C'ma dogje, cma gezove pleqerine!
-
-
F.i. Tjutçev
Përktheu: Petraq Kolevica
***
Kam njohur sy - o, ata sy!
Sa fort i desha, e di një Zot!
Kish kaq magji dhe zjarr aty,
Sa shpirtin s’mund ta shkulnja dot.
N’atë vështrim të pakuptuar
Zbulohej jeta gjer në fund.
Kish kaq pasion të përvëluar,
Kaq pikëllim sa s’ka kurrkund!
Dhe shihte rëndë, madhërishëm,
Që nën qepallat, mengadalë.
Dhe ish gazmor dhe ish i hijshëm
Dhe si një vajtje ish fatal.
Shpesh rrija shihja i mahnitur,
Por asnjëherë s’munda dot
Që ta vështroj pa u tronditur,
Ta adhuroj pa derdhur lot.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt