Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509

    Shkaterrimi i Voskopojes

    Ne kete forum kam vene re se ka historiane te vertete. Do t'i ve pak ne pozite te veshtire.

    Do te desha pak informacion mbi procesin e shkaterrimit dhe te djegies se qytetit vlleh te Voskopojes. A eshte e vertete se ishte Ali Pashe Tepelena qe e shkaterroi? Nese po cilat ishin aresyet? Dhe me tutje, kush i dogji ne po ate periudhe (fundi i shekullit te XVIII fshatrat vllehe te Mokres, Graboves dhe Nices?

    Faleminderit.
    Ignore List: Den Bossi

  2. #2
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    re

    Kam degjuar edhe une te permendet shume kjo histori.Une mendoj se ne rradhe te pare nuk duhet thene se Voskopoja ka qene nje qytet vllah.Une nuk di te kete ndonje qytet vllah ne Ballkan apo bote.Voskopoja edhe sikur te kete qene e zhvilluar gje qe me duket absurde ne kushtet e Ballkanit, eshte zhvilluar me te ardhurat dhe parate shqiptare.Sapo mbarova sa lexuari librin "Fenomeni Vaskopoje "i Aurel Plasari, qe per mendimin tim nuk eshte gje tjeter vecse nje spiun i ndyre i paguar nga qarqe antishqiptare, dhe me shume me coroditi se sa me orientoje rreth kesaj ceshtje.Per mendimin tim Voskopoja perendoje per arsye konkurence, sepse aty prane u ngrit nje tjeter qytet Korca.Voskopoja (per mendimin tim) ishte po ne ate varg qytetesh qe linden ne nje zone tampon midis ortodoxise dhe myslymanizmit.Keto qytete jane Ohri,Manastiri,Korca,Berati ,Gjirokastra etj.Ne kete zone tampon ashtu sic ka qene edhe ne Bosnje -Hercegovine linden shume vlera materiale ,shpirterore ,kulturale...psh Mostar ne Bosnie qe eshte ne fakt nje kopje e Gjirokastres.
    Sa per ato fshatra qe permendet ,une mendoj se mund te jene braktisur per shkak te karakterit emigrues te vlleheve dhe ndoshta konkurenca lokale.Une nuk mendoj se ne Shqiperi mund te kete ekzistuar ndonjehere gjenocid kunder vllenjeve.Te pakten kaq di nga sa me ka treguar gjyshja ime, qe ishte me origjine vllahe.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Shume po ngutesh o Qerim. Aurel Plasari eshte drejtori i Bibliotekes Kombetare dhe nje nga njerezit me me vlere te kultures shqiptare. Shqiptarizem nuk do te thote te shtypesh me kembe cdo gje qe nuk eshte thjesht shqiptare. Vllehet jane nje nga popullsite me te lashta te Ballkanit. Mendohu nje cike para se te flasesh.

    Megjithate une respektoj sforcon tende. Meqe asnje nuk mori ngene te pergjigjej pervec teje po them c'di vete.

    Voskopoja u formua ne malet ne perendim te Korces ne shekullin e XIII nga vllehet. Vllehet jane popullsi e vendosur ne Shqiperine e sotme, Greqi dhe Traki para 2000 vjetesh dhe jane pasardhes te ushtareve romake qe duhet te mbronin rrugen Egnatia, te quajtur ashtu sepse perandori Ignazio e ndertoi per te lidhur Romen me Kostandinopojen. Pasardhesit e tyre mbeten pergjate kesaj rruge dhe u moren kryesisht me blegtori, prandaj edhe sot e kesaj dite quhen shpesh cobene.

    Naum Veqilharxhi, autori i kendimit te pare shqip ishte vllah. Aleksander Stavre Drenova, poeti i himnit te flamurit shqiptar ishte vllah. Nje nga artistet me te medhenj shqiptare, Sander Prosi, ishte vllah. Prokop Mima ishte gjithashtu vllah.

    Voskopoja ishte qendra ballkanike e vlleheve. Ne shekullin e 17te aty grumbullohesh surplusi i leshit qe vinte nga cobenet dhe qe pastaj cohej e shitej ne Selanik, Venecie, Trieste dhe Vjene. Me vone ne Voskopoje erdhen edhe shqiptare, greke dhe sllave. Ata ishin kryesisht fetare, studente te akademise, artizane, sipermarres shtypshkronje, tregtare dhe ndertues qe vinin te studionin, ushtronin fene ortodokse, shitblinin, ndertonin e rronin ne paqe ne nje vend malor, larg nga qytetet krishtshtypes se Perandorise Otomane.

    Gjuha kryesore e qytetit mbeti gjithmone ajo vllehe. Flitej edhe shqip, greqisht dhe bullgarisht (nga vllehet greke dhe ata bullgare).

    Ne mes te shekullit te XVIII Voskopoja kishte nje popullsi prej rreth 50,000 banoresh dhe ishte nje nder qytetet me te medha te Ballkanit. Por me vitin 1769 Turqit urdheruan beun lokal (nuk jam i sigurte nese ish Ali Pashai prandaj e hapa temen) qe te shkaterronte qytetin edhe pse te linte kishat. Qytetaret u detyruan te iknin dhe Voskopoja u shpopullua. Konkurrenca e Korces per kete fenomen nuk ka te beje fare. Tani Voskopoja dhe fshatrat perreth kane vetem 2,200. njerez.

    Qe prej vitit 1920 (per ironi viti i Pavaresise se Shqiperise - Shqiperia ishte thjesht nje protektorat nga 1912 deri ne 1920) ne Voskopoje nuk ka pasur me shkolle arumune. Ata u detyruan te braktisin gjuhen e tyre dymije vjecare dhe ta flasin vetem ne shtepi. Kur ishin turqit dhe Fuqite e Medha ata munden te kishin shkollat e financuara nga kisha e tyre (e cila s'merrte para nga Athina po vetem nga pasaniket vllehe). Me vone, per ironi te fatit, Shqiperia, te ciles vllehet i kane dhene aq shume, u mohoi te drejten e shkollimit.

    Tani, meqe arumunet jane me shume neper qytete sesa ne fshatra, gjuha e tyre rrezikon te zhduket.

    Sesa vllehe banojne sot ne Shqiperi nuk dihet. Akademiku britanik Tom Winnifrith i stimon ne 200,000, kurse te tjere thone me pak se 50,000.
    Ignore List: Den Bossi

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Ja dhe nje artikull interesant per arumunet (vllehet) i botuar me www.agimi.com

    ARUMUNĖ TĖ TĖ GJITHA VENDEVE, SHPĖRNDAHUNI
    Njė debat i cili ka pushtuar prej disa kohėsh faqet e medias shqiptare. A ekziston njė pakicė etnike vllahe dhe sa janė ata? A ekzistojnė realisht vllehėt e ardhur nga Rumania? Ēfarė pretendon Atlasi Gjeografik i Popullsisė sė Shqipėrisė dhe pse u kundėrshtua ai

    Ēudirat me minoritete nė Shqipėri skanė tė sosur. Maqedonasit nga nente fshatrat e Prespes dergojne haber se i kane kaptuar te 500 mije anetaret. Romet papritur konstatojne se jane edhe ata me e pakta 300 mije fryme. Perfaqesues te organizatave te minoritetit grek buzeqeshin me maturi dhe nuk zene ngoje shifra, ndonese tere ortodokseve te Shqiperise u prin nje kryepeshkop i ritit te tyre - e dhene kjo gjaknxehese per shume njerez - megjithe respektin ndaj Fortlumturise se Tij, te urtit Anastas. Ne kete Shqiperi 3 milione banoreshe, shqiptaret mbeten te vetmit nga minoritetet qe skane artikuluar ende ndonje pretendim numerik. Mbase ngaqe nese do te merreshin parasysh kerkesat e minoriteteve, shqiptaret do te mbeteshin me te paktet ne nje atdhe ku ska me vend per ta.
    Por ne Shqiperi ka me shume vend nga cmund te mendohet. Me 25 Nentor ne Hotel Tirana International ku zhvillohej nje konference shkencore nderkombetare nen kujdesin edhe te Ambasades Gjermane, u prezantua Atlasi Gjeorgrafik i Popullsise se Shqiperise, vepra e pare enciklopedike e ketij lloji ne vend. Atlasi i cili ishte hartuar fale nje bashkepunimi te Universitetit te Tiranes, Qendres se Studimeve Gjeografike te Akademise se Shkencave, Universitetit te Prishtines, atij te Potsdamit ne Gjermani dhe shkolles se larte teknike te Karlsruhes, nxirrte nje perfundim te cuditshem rreth minoriteteve ne Shqiperi. Per here te pare pakicat etnike kalonin kufirin e 10% te popullsise apo dominonin ne qytete si Gjirokastra. Ne Atlas jo vetem qe kapercehej shifra zyrtare prag e cila u referohet si 2 - 3% te gjitha minoriteteve etnike ne vend, por arrinte deri aty sa te quante minoritete etnike disa grupime kulturore si arumunet, romet etj, kurre deri me sot te perfshire ne kuotat e pakicave. Ky Atlas ne te vertete u kundershtua ashper nga perfaqesuesit e Fakultetit te Histori- Filologjise ne UT dhe nga Akademia e Shkencave. Keto institucione kane kritikuar me force dy hartuesit kryesore te ketij Atlasi, pergjegjesin shqiptar te projektit profesor ne UT, Dhimiter Doka dhe Arqile Berxollin, shefin e qendres se Studimeve Gjeografike te Akademise, per shkak te nje ndryshimi radikal te shifrave dhe te dhenave qe ata ofronin ne kete Atlas krahasuar me shifrat zyrtare dhe akademike te deritanishme.
    Profesor Gjovalin Gruda dekan i Fakultetit te Histori- Filologjise, eshte nje nga me te revoltuarit. Sipas tij, nje nga te dhenat me te pabaza qe paraqiste ky atlas ishte percaktimi i minoritetit kulturor arumun si nje pakice etnike, madje si pakica me e madhe etnike me rreth 120 - 130 mije anetare. Kjo eshte me te vertete e turpshme dhe ky punim nuk mund te quhet kurrsesi shkencor. Une do te kerkoj te marten nje takim ne ministri per kete ceshtje dhe Fakulteti yne i Histori- Filologjise do te kerkoje pezullimin e botimit te ketij punimi joprofesional. Une do te shkoj deri aty sa ti hedh ne gjyq keta manipulatore, thote profesor Gruda. Vete Arqile Berxolli, njeri nga hartuesit e Atlasit, thote no comment per kete ceshtje e cila sipas tij eshte polemizuar ne menyre te pameshirshme nga mediat. Ne mes te dhjetorit Atlasi do te botohet dhe do te dale ne shitje, ata qe nuk e pelqejne mund ta flakin ne kosh, eshte fjalia e vetme qe prof. Bexolli artikulon, i lodhur sic shprehet edhe vete, nga komentet e shumta qe iu bene ne shtyp punimit te qendres se tij.
    Megjithate, ceshtja nuk mund te mbyllet me lehtesine e hedhjes ne kosh te nje shuku letrash pa vlere. Botimi prej 128 faqesh i cili do te dale ne drite pas nje libralidhjeje luksoze me financim gjerman do te hidhet ne qarkullim jo vetem ne Shqiperi, por mund te sherbeje si reference per punime te tjera shkencore dhe vleresime statistikore gjithandej neper Europe. Ne te, studiuesit por edhe cdo lexues i thjeshte, sipas profesor Grudes do te hase ne iluzionin se pakicat etnike ne Shqiperi jane realisht 10,8% e popullsise se pergjithshme vetem e vetem sepse perqindja e tyre eshte rritur artificialisht duke perfshire ne to ne menyre te papergjegjshme edhe komunitetet arumune dhe ato rome. Sipas tij, problemi nuk eshte vetem tek rritja fiktive e perqindjes se pergjithshme te minoriteteve ne vend, por tek fakti se per here te pare arumunet do te konsideroheshin nga nje vend ku ata ndodhen, si nje pakice etnike. Edhe profesore me origjine arumune ne Universitetin e Tiranes e kane pranuar vete se ata nuk jane nje pakice etnike por nje minoritet kulturor ne gjirin e popullit shqiptar, thote dekani Gruda.
    Nga ana e saj, edhe Ministria shqiptare e Puneve te Jashtme e ka kundershtuar perfshirjen e arumuneve ne perqindjen e minoriteteve etnike. Agron Tare, drejtor ne Zyren e Minoriteteve ne kete ministri thote se ndonese nuk ka nje percaktim te sakte zyrtar per pakicat, sidoqofte, ajo arumune ne Shqiperi eshte nje pakice kulturore. Nga ana e qeverise se Rumanise ka ne menyre konstante kerkesa formale per ti konsideruar pakicat kulturore arumune ne Shqiperi minoritet etnik gje qe do tu siguronte atyre disa te drejta te nje kategorie tjeter krahasimisht me ato te minoriteteve kulturore dhe ne jemi treguar gjithmone te gatshem ti zgjidhim kerkesat e arumuneve ne kuadrin e Rekomandimeve te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes. Problemi i vetem eshte se ne zyren tone nuk ka mberritur kurre ndonje kerkese specifike ashtu sic e kerkon ligji, e nenshkruar nga te pakten 34 anetare te ketij minoriteti, thote Tare. Pervec nje kerkese per hapjen e nje shkolle private ne Divjake, e cila gjithsesi nuk ka nenshkrimet e 34 anetareve te te vetequajturve minoritare arumune, ai nuk di ndonje kerkese tjeter qe do te provonte se ne zona te tjera te Shqiperise ekzistojne grupime te mirefillta etnike ose kulturore qofshin keto, me perkatesi arumune e kesisoj te ndryshme nga ajo e pergjithshme shqiptare. Ai e mbeshtet kete fakt me referimin se te drejtat e minoriteteve ne baze te Rekomandimeve te KE jane individuale. Per te, nuk ka baze pretendimi i ngritur ne Atlasin Gjeografik te Popullsise se Shqiperise se pakica arumune ne Shqiperi numeron rreth 130 mije anetare. Eshte praktikisht e pamundur per vete faktin se ndonese Shqiperia eshte nje nga vendet meme te arumuneve, ajo nuk eshte vendi me numrin me te madh te tyre. Sipas vete raportit te paraqitur ne Keshillin e Europes, numri i pergjithshem i arumuneve ne bote eshte rreth 250 mije, dhe ketu perfshihen pervec Shqiperise edhe Maqedonia, Greqia e Bullgaria si vende meme, ndersa edhe Rumania, SHBA, Gjermania e deri Australia si vende me migrime arumune. Eshte e pamundur qe me shume se gjysma e arumuneve, te jetojne ne Shqiperi, arsyeton Tare. Sipas tij, te dhenat te cilave u eshte referuar Atlasi nuk jane aspak te besueshme, pasi nuk behet fjale as per te dhenat e INSTAT-it e as per ato te vete Ministrise se Jashtme. Atlasit i mungon recencuesi, ai nuk mund te merret per baze, mbeshtet dekani Gruda. Ndersa pergjegjesi i projektit, Dhimiter Doka i ka thene nje te perditshmeje shqiptare se nuk ka nevoje per recencues pasi ne Atlas u jane referuar burimeve zyrtare, INSTAT-it dhe arkivave te shtetit dhe punen e recencuesve e ka bere nje keshill redaktorial. Me sa duket, eshte kjo redaksi e Atlasit e cila ka vendosur qe arumunet te jene pakice etnike prej rreth 130 mije anetaresh.
    Ndonese shume prej tyre i jane afruar me kohe qendrave te medha urbane dhe jane angazhuar me sukses ne jeten intelektuale te vendit arumunet identifikohen ne shume rajone te vendit me popullsi baritore e madje ne disa raste quhen edhe cobane per shkak te zanatit te hershem te shume prej tyre. Jo me kot eshte nje kerrabe simboli dallues i gjithe arumuneve qofshin keta te Shqiperise, nga malet e Pindit ne Greqi apo nga Maqedonia. Ne Shqiperi, te perqendruar kryesisht neper fshatra, arumunet sipas studiuesit Jani Gusho origjinojne kryesisht nga disa zona specifike ku permenden Llenga e Pogradecit, Grabova e Gramshit, Sqepuri i Beratit, Divjaka, Stan-Karbunara, Kolonja dhe Gradishti i rrethit te Lushnjes; katundet Luar, Suk-Strum, Cipllake, Peshtan, Drize, Kraps, Dukas, Pojan, Ndermanas ne zonat rurale te Fierit si dhe ne disa zona te Permetit, Vlores, Sarandes, Korces e Gjirokastres.
    Por cfare problemi ka nese arumunet konsiderohen nje pakice kombetare? Fundja a jane ata realisht nje minoritet i mirefillte etnik? Agron Tare rreshton disa kritere qe e bejne nje grupim personash qe identifikohen si te ndryshem nga pjesa tjeter e popullsise qe te quhen nje pakice kombetare. Atyre nuk duhet tu mungoje ndonje prej kritereve ku futen gjuha, ndergjegjja kombetare, besimi shpesh i perbashket fetar, institucionet ose organizatat e tyre te perfaqesimit, si dhe nje shtet meme. Ne rastin e arumuneve nuk plotesohet ky kriter i fundit, pasi ndonese disa e ngaterrojne kete popullsi me ate rumune, gjuha arumune eshte e ndryshme nga rumanishtja zyrtare dhe shteti meme i arumuneve te Shqiperise eshte Shqiperia, thote Tare.
    Edhe vete studiuesi i njohur, drejtori i Bibliotekes Kombetare Aurel Plasari, i cili ka dhene nje kontribut mjaft te madh ne zbardhjen e ceshtjes arumune, pranon ndryshimet qe ekzistojne midis rumanishtes dhe gjuhes arumune, ndonese i quan ato gjuhe te te njejtit trung. Para pak kohesh ai ishte ne qender te nje debati te ashper rreth origjines se Nene Terezes se Kalkutes, e cila ndonese konsiderohet bije e nje familjeje shqiptare katolike nga Shkupi i Maqedonise, sipas Plasarit ka origjine arumune nga krahu ateror i familjes se saj. Kjo deklarate e Plasarit gjeti nje reagim me te vertete te ashper nga nje numer studiuesish, diplomatesh e madje edhe politikanesh. Per disa jave vazhdoi ne faqet e shtypit polemika e Plasarit me historianin dhe diplomatin Pellumb Xhufi rreth kesaj ceshtjeje te ndezur dhe dy profesoret e nderuar ia dolen me sukses madje edhe te cenojne gjakftohtesine e njeri- tjetrit. Ajo qe sipas Plasarit konsiderohet si nje tabu e rrezikshme e nxjerrjes ne shesh te perkatesise aromane te shume njerezve te shquar te Shqiperise ka te beje ne thelb te gjithckaje me nje mosnjohje dominuese te vete identitetit te aromaneve dhe origjines se tyre si dhe nje prirje ekstremisht ksenofobe per te quajtur te huaj gjithcka qe nuk eshte e pelqyeshme. Ne nje tekst te tijin, botim i vitit 1999 me titull Biopolitika a ekziston ne Shqiperi, Plasari trajton pikerisht dukurine e damkosjes me termin te tjere te te gjithe atyre qe nuk u vijne pas avazit grupimeve te caktuara politike. Ne kete vit te luftes ne Kosove, referencat per origjina joshqiptare te personaliteteve te ndryshme ne jeten e vendit metonin te ushqenin nje prirje euforike qe konsideronte negative gjithcka joshqiptare, thote profesor Plasari. Ai vete ka qene nje nga te shenjuarit e kesaj prirjeje. Vendosen te ishte vllah. Une kam deklaruar vetem se gjyshja ime ishte nga Voskopoja. Jane pikerisht disa nga ata qe e quajne Voskopojen vater te kultures shqiptare qe menjehere me pas nxitojne te konsiderojne aroman kedo qe eshte prej andej. Une nuk dua te bej percaktime etnogjeografike. Une kam treguar vetem origjinen e familjes sime nga Voskopoja, thote Plasari.
    Ne nje kontekst me pak retorik, vete Plasari eshte nje nga mbeshtetesit e mendimit se aromanet e Shqiperise, si edhe gjithe komunitetet aromane ne pergjithesi ne Ballkanin jugor, jane pasardhes te popullsive te latinizuara trakase, popull antik ky i cili se bashku me iliret perben nje nga damaret qe ushqyen kombin e sotem shqiptar. Ne thelb, nje element komplementar i kombit shqiptar, aromanet sipas Plasarit jane ne shtepine e tyre ne Shqiperi. Nje pikepamje kjo e mbeshtetur ne vite te gjate studimesh te autoreve te njohur qe kane hulumtuar thelle ne erresiren e etnogjenezes se kombeve te ketyre hapesirave. Midis tyre edhe rumune te famshem si Capidan, Poghirc apo Nikolla Jorga, gjuhetar te cilit shqiptaret i dine per nder zbulimin e dokumentit te pare ne shqip; Formules se Pagezimit. Agron Tare, drejtor i zyres qe Ministria e Jashtme ka ngritur per te qendruar me prane problemeve te minoriteteve dhe qe njekohesisht edhe monitoron zhvillimet e grupimeve brenda tyre, permend edhe nje shoqate te arumuneve te Shqiperise e cila sipas tij per hir te se vertetes eshte grupuese dhe proklamuese e ndjenjes atdhetare shqiptare te anetareve te saj.
    Ne fakt, kjo e aromaneve si ish-shqiptare te latinizuar eshte vetem njera nga te tri rrymat te cilat dominojne sot te gjithe ata qe vetekonsiderohen sipas rastit si arumune, aromane, fersherote, vllehe apo cobane. Tare, dallon gjithashtu nje krah qe identifikohet me minoritetin grek ne Shqiperine e Jugut.
    Nje tjeter fraksion me teper ndikim ne radhet e aromaneve te Shqiperise eshte ai i lidhur me shtetin e Rumanise, i cili vit per vit akordon bursa studimi per te rinjte e ketij komuniteti dhe financon aktivitete kulturore ne gjirin e tij. Fale edhe me afrise midis gjuheve, shume prej ketyre te rinjve jane te gatshem te flakin identitetin aroman ne kembim te atij kusheri- rumun dhe disa lehtesirave ne shkollim.
    Ceshtja e aromaneve me shume se problem kulturor mbetet gjithsesi nje problem i zbardhjes se etnogjenezes se shqiptareve te sotshem dhe burimeve etnike dhe kulturore nga u furnizua dikur ky damar, sot kaq i vecante. Pse identiteti aroman eshte sot kaq i nderthurur me ate shqiptar? Pse anetaret e ketyre dy komuniteteve kane pasur marrdhenie kaq te natyrshme? Pse Rumania kerkoi qe ne pamundesi te ndertimit te nje shteti vllah me 1912, territoret e diskutueshme aromane te Greqise ti liheshin nen administrim Shqiperise? Dhe me ne fund, pse ne mars te 1913-es ne Kongresin Kombetar te Triestes princ Alberti i Rumanise proklamonte se ne qofte se duam te jemi pasardhes te denje te Skenderbeut duhet te rrokim armet per nje Shqiperi brenda kater vilajeteve? Pergjigjja me e thjeshte do te ishte njekohesisht edhe me radikalja dhe provokativja. Ndoshta te jesh aroman nuk te perjashton nga perkatesia shqiptare, ndoshta eshte e njejta gje? Ndoshta pertej gjuhes dhe besimit shpesh te ndryshem, shqiptare dhe aromane i pergjigjen instiktivisht njelloj nje origjine te perbashket.
    Per kete arsye bota akademike dhe shkencore ne Shqiperi duhet te nise ti kushtoje nje vemendje edhe me te madhe kesaj ceshtjeje derisa te sqarohet cdo keqkuptim dhe tu vere nje here e mire fre shpikesve periodike te identiteteve, minoriteteve, enklavave dhe OJQ-ve me honorare nga kryeqytetet komshi. Ne te kundert sdo ishte cudi qe jo vetem Nene Tereza mund te mos na rezultonte realisht dhe teresisht shqiptare, por te tille do te rrezikonin te mos na mbeteshin as kryeministri i vendit, presidenti i Republikes, tri a kater ministra, shumica e ortodokseve te Kuvendit, kryetari i Akademise se Shkencave, kryebashkiaku i Tiranes e kushedisesa kryebashkiake te tjere te haperdare lart e poshte qyteteve ku ortodoksia eshte si ne shtepi. Nga kombesia duhet te zhvisheshin pa e bere llafin dy edhe nje numer i pabesueshem artistesh, piktoresh, shkrimtaresh, kineastesh, mesuesish, shkencetaresh, gazetaresh, veprimtaresh politike, rilindasish, figurash te tjera te se kaluares te verifikuar historikisht ose krijesa legjendare, perfshi ketu princa mesjetare dhe kreshnike te eposit. Perqindja e joshqiptaritetit do te gelltiste madje edhe kontigjentet e veta te deshmoreve, kooperativisteve, pishtareve te demokracise dhe kengetareve te rockn roll-it derisa me ne fund, puritanizmi si qellim ne vetvete do te kthehej shume kollaj ne nje kobure vetevrasese per gjithe cindentifikohen sot me shqiptaret; kete race krenaresh dhe te cuditshmish.
    Ignore List: Den Bossi

  5. #5
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    14-11-2003
    Vendndodhja
    mendt e mija fluturojne mbi dajT
    Postime
    46
    Pyetje per historianet e forumit :

    Nuk kam degjuar te egzistoje ndonje pakice kombetare "vllah" ne Balkan apo me gjere. Cili eshte mendimi i historianeve per kete? A ka ndonje shtet tjeter qe e njeh/ka njohur kete lloj minoriteti apo pishtarin edhe pse vetem me tym e mbajme vet?

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Tironce: ti qe e ke pasur gjyshin dyqanxhi ne pazar te vjeter mund te kesh degjuar qe disa dyqane atje ishin te arumuneve (te ardhur ne Tirane ne shekullin e XVIII). Ata ndertuan Shen Prokopin dhe me vone kishen e Vangjelizmoit (ne vend te 15-kateshit te llahtarisur) qe ishte nje katedrale mu ne qender te Tiranes si ka cdo qytet apo kryeqytet evropian.

    Arumune ka shume ne Shqiperi. Pakica arumune nuk eshte pakice etnike, pasi kjo pakice asnjehere nuk do te reklamoje toka. Per me teper ka qene dhe eshte shume e asimiluar dhe e ka ditur gjuhen e vendeve ku rri. Eshte pakice kulturore. Eshte cka ngelur nga nje popull i vjeter 2 mije vjecar.

    Te mbash pishtarin e ndezur dhe pa tym per disa minoritete kulturore eshte pasuri shpirti dhe mencuri truri sepse popujt qe respektojne ata qe i pasurojne ecin perpara (shih ShBA) duke perfituar nga eksperienca dhe zakonet e shumta qe minoritetet sjellin.

    Me poshte po te skell rekomandimin 1333 te Parlamentit te Keshillit te Evropes ne lidhje me kulturen dhe gjuhen arumune.

    Me shendet.

    PARLIAMENTARY ASSEMBLY OF THE COUNCIL OF EUROPE

    Recommendation 1333 on the
    Aromanian culture and language


    1997 ORDINARY SESSION



    1. The Assembly is concerned about the critical situation of the Aromanian culture and language, which have existed for over two thousand years in the Balkan peninsula.


    2. Whereas there were over 500 000 Aromanian speakers at the beginning of the 20th century, there are now only about the half that number, dispersed through Albania, Bulgaria, Greece, "the former Yugoslav Republic of Macedonia" and Serbia, which are their home countries, as well as Romania, Germany, the United States of America and Australia. Most of them are elderly. Aromanian, as a minority language, is under threat.


    3.The scale of the problem has become evident since the extension of cultural co-operation to the Balkans, the home of Aromanian.


    4. The Aromanian language and culture are facing a similar fate to that of many European cultures which are becoming or have become extinct. However, the acceptance of a pluralist system of cultural values is prerequisite for stability in Europe, and particularly in the Balkans.


    5. The Aromanians make no political demands, but merely want assistance in safeguarding their language and culture, which seem doomed to extinction unless the European institutions, and the Council of Europe in particular, come to their aid.


    6. The Assembly recalls the texts which it has adopted on related matters, notably Recommendation 928 (1981) on the educational and cultural problems of minority languages and dialects in Europe, Recommendation 1283 (1996) on history and the learning of history in Europe, and Recommendation 1291 (1996) on Yiddish culture.


    7. The latter text recommended setting up, under the auspices of the Council of Europe, a "laboratory for dispersed ethnic minorities" with a mandate, inter alia, to promote the survival of minority cultures or their memory, carry out surveys of person still speaking minority languages, record, collect and preserve their monuments and evidence of their language and folklore, publish basic documents and promote legislation to protect minority cultures against discrimination or annihilation.


    8. The Assembly recommends that the Committee of Ministers:


    i. encourage Balkan states which comprise Aromanian communities to sign, ratify and implement the European Charter of Regional or Minority Languages and invite them to support the Aromanians, particularly in the following fields:


    a. education in their mother tongue;
    b. religious services in Aromanian in their churches;
    c. newspapers, magazines and radio and television programs in Aromanian;
    d. support for their cultural associations;


    ii. invite the other member states to support the Aromanian language, for instance by creating university professorships in the subject and disseminating the most interesting products of Aromanian culture throughout Europe by means of translations, anthologies, courses, exhibitions and theatrical productions;


    iii. introduce fellowships for artists, writers, researchers and students from Aromanian minority groups throughout the Balkans, so that they can engage in appropriate creative work in the fields of Aromanian language and culture;


    iv. request the Council for Cultural Co-operation, working together with recognized Aromanian cultural activities throughout Europe;


    v. invite the education ministers of member states to include the history of Aromanian in European history books;


    vi. seek to establish co-operation and partnership with organizations, foundations and other interested bodies in the private sector with a view to implementing these recommendations;


    vii. take account of Aromanian culture in its follow-up to Recommendation 1291 (1996), particularly where the "laboratory for dispersed ethnic minorities" is concerned.

    return to Aromanian Links
    Ignore List: Den Bossi

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Tironce, per te kompletuar pergjigjen qe duhet te te jap:

    Historia e Shqiperise eshte edhe historia e vlleheve shqiptare. Vllehet shqiptare jetojne ne toka shqiptare dhe kane dhene e do japin gjithmone per begatimin e saj. Nga personazhet me te rendesishme te kultures vllehe jane vellezerit Frasheri (Naimi, Samiu dhe Abdyli) qe vinin nga fshati vlleh Frasher. Edhe kesaj dite dialekti i shqiptarovlleheve quhet fersherjot.

    Ata u myslimanizuan ne fillim te shekullit te XIX per te mos paguar taksa, por perpara ishin ortodokse.

    Nese Shqiperia njeh te drejtat e vlleheve, njeh te drejtat e shqiptareve. Greqia dhe Maqedonia jane perpara.

    Ne Greqi vllehet njihen si "minority group" - minoritet qe me 1951.

    Shih http://www.greekhelsinki.gr/english/reports/vlachs.html

    Ne Maqedoni njihen si pakice kombetare dhe linguistike qe me 1994.

    Shih http://www.farsarotul.org/The%20Vlah...0Macedonia.pdf

    Gezuar!!!
    Ignore List: Den Bossi

  8. #8
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    14-11-2003
    Vendndodhja
    mendt e mija fluturojne mbi dajT
    Postime
    46
    Zombie,
    Faleminderit per pergjigjen! Te them te drejten, nuk cuditem qe Maqedonia dhe Greqia na qenkan kaq "perpara" ne njohjen e vlleheve. Me poshte po te them edhe arsyet se pse:

    Maqedonia mezi na paska pritur te behet shtet per te njohur vllehet i thone ksaj, (i referohem vitit qe ke shkruar ti me lart). Nga ana tjeter, megjithse gjysmen e popullsise e ka shqiptare, e zyrtarizoje Universitetin e Tetoves mbas 10 vjetesh qe na paska njohur minoritetin vlleh!!!!

    Greqia, kur na qenka kaq perpara me "pakicat" pse nuk i njeh te drejtat arvanitasve (athina, selaniku, janina dhe rrethinat flasin shqip edhe sot), cameve apo tani se fundi te emigranteve shqiptare qe jetojne atje per me shume se dhjete vjet? Por dhe kur me ligjin grek, i takon nje femije shqiptari te ngreje flamurin e shkolles, na ngrihet greqia ne marshime si ato te hitlerit kunder cifuteve. Kjo nuk ehste e drejte, bile as nuk afrohet me drejtesine!!!!

    Juropa, ben mire qe merakoset per vllehet e Balkanit, por deri dje (mbase edhe sot) nuk levizi asnje qepalle, kur 3 miljon shqiptareve te Kosoves u mohoheshin te drejat me minimale te arsimit.

    Idea e pyetjes sime (puna e pishtarit) ishte; qe ne shqiptareve duhet te na preokupoje me shume mbrojtja e te drejtave te mbare shqiptareve (ketu hyn vlleh e cdo tjeter) se sa e grupeve te vecante. Pra punet behen me radhe, jo sic deshiron x apo y qofshin keta edhe profesore qe tymosin prejardhjen e Nene Terezes, pikerisht dite para shenjterimit te saj.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Qe ne shqiptareve te na preokupoje mbrojtja e te drejtave te shqiptareve nuk do te thote te marrim neper kembe te drejtat e minoriteteve. Perkundrazi, duke respektuar minoritetet, fitohet e drejte dhe kredi nderkombetare. Respektimi i vlleheve eshte kredi politike sepse asnje e keqe nuk do vije nga hapja e shkollave te tyre, por fitohet ne planin e diplomacise.

    Kucovllehet e Greqise paten shume padrejtesi nga Greqia. Greqia premtoi nje shtet per pjesen greke te Rumelise kur Rumania akoma nuk ishte futur ne Bosht ne luften e pare boterore; me pas e hengri premtimin. Arumunet e Greqise gjithsesi diten te ruajne identitetin me mire sesa vllehet e Shqiperise (ndoshta per aresye te faktit se ne Greqi relativisht kishte me shume liri se ne Shqiperine komuniste.

    Evropa nuk i do shqiptaret sic nuk do as turqit. Ajo eshte nje klub kristian qe i ka hale ne sy vendet me myslymane. Kush nuk do te kuptoje kete eshte i verber. Turqia duhet te ishte futur me kohe ne Evrope po te ishin ndjekur te njejtat kritere pranimi qe u ndoqen per Portugaline dhe Greqine.

    Greqia dhe Serbia e shfrytezojne kete ndjesi evropiane dhe kane perfituar historikisht ndaj trojeve shqiptare.

    Per faktin e Nikolle Bojaxhiut, une rezervoj mendimin tim por mund te lexosh artikujt qe kam sjelle ne forum ne lidhje me te. Aurel Plasari eshte nje shqiptar arumun me familje me origjine voskopojare qe thote se e ema e Gonxhe Bojaxhiut ishte katolike shqiptare nga Gjakova, ndersa i ati ishte shqiptar arumun ortodoks nga Shkupi. Me tej ndjek kundershtimi i nje studjuesi shqiptar kosovar nga Zvicra qe mban se i ati i Gonxhes ishte katolik shqiptar. Jane artikuj interesante qe bien ne kontradikte njeri me tjetrin. Do te doja te ndiqja vazhdimin e kesaj polemike.

    Tironce, e edukuar dhe e permbajtur pergjigjja jote, me pelqeu aresyetimi yt dhe menyra e te shprehurit. Te falemnderoj
    Ignore List: Den Bossi

  10. #10

  11. #11
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581
    Greqia s'eshte me perpara se Shqiperia per te drejtat e vlleheve, disa prej te cileve nga propaganda e madhe dhe deshira per tu identifikur me lavdine e grekeve te lashte i kane bere te besojne se jane "greke", nderkohe qe s'jane vecse NEO-GREKE, si te tjeret.
    Ne i kemi njohur si pakice kulturore dhe kane me shume liri e te drejta se ata ne Greqi qe ligjerisht ( si pakice etnike) duhet te ishin shume me lart se ku jane sot

    Shihi pak pakicat:

    http://www.pubinfo.gov.nc.tr/h060399e.htm


    Shih c'bene greket me vllahun arkitekt, 15 muaj burg sepse mbante nje liber ku thuhej se ne Greqi fliten edhe gjuhe te tjera pervec asaj greke:

    http://www.florina.org/html/2001/2001_ai_bletsas.html

    http://www.geocities.com/zborlu/articolenglBLETSA.htm


    "Krimi" i tij:

    There are six lesser used or regional languages: Arvanite (Arberichte), which is spoken in numerous communities spread throughout the country; Aroumanian (Armanesti) in the mountainous areas of Thessaly, Epirus and Pindus; Bulgarian (Balgarski) which is spoken in Western Thrace by the Pomaks, who are a Muslim community; Slav-Macedonian (Makedonski) in the north of Greece; and Turkish (Turkce) in western Thrace. There is also a rather large Gypsy community."

    Sa kerkon e sa te duhen?
    Burrat nga detyra s'druhen,
    trimi i mire do t'te jape,
    Sot me vrap e neser prape.
    Hidhni, hidhni tok dollare,
    te mos mbetemi te share.

    Mbahu nene mos ki frike,
    Se ke djemte ne Amerike.

    Bijte e beses Skenderbeut,
    qe i dalin zot atdheut!

    Do te ndihim pa kursyer,
    per ty, nena jone e vyer,
    qe me drit' e nder te thuresh,
    dhe me bijt' e tu te mburresh.
    - Fan Noli -

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    http://www.greece.gr/ABOUT_GREECE/Co...eek_people.htm

    Fragment: Language The vast majority of the population speak Modern Greek, a language little changed since the Classical Period. Several very small linguistic minorities speak other languages including Romany, Vlach, or Turkish

    Pra vllahishtja njihet si minorance linguistike.
    Ignore List: Den Bossi

Tema tė Ngjashme

  1. Monumentet e Shqiperise te cilat jane ne rrezik!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 12-04-2011, 22:46
  2. Informacion per Mitropoline e Korces
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 31-01-2009, 06:11
  3. Informacion per Mitropoline e Korces
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-01-2009, 05:35
  4. Shkolla e Korces dhe tradita e saj ne pikturen kishtare
    Nga white-knight nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-11-2008, 09:57
  5. Monumentet kulturore tė Voskopojės nė rrezik!
    Nga Ullmar Qvick nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 15:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •