Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 94
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    Citim Postuar mė parė nga nitROSHI
    Nuk ka socialiste te keqinj, nuk ka demokrate te keqinj, ka qytetare te mire dhe qytetare te keqinj, ka alternativa te mira dhe alternativa te keqija. Keshtu gjykohet dhe jo ashtu sic gjykon ti. Dhe sa per dijeni historine nuk mund ta bejne kurre ekstremistet, dhe as klasa politike aktuale qe eshte ne shqiperi, qofte ai Nano, Berisha, dhe te gjithe lloji i tyre qe e kane kthyer vendin ne ciflig.

    Ti me thua qe e rendesishme eshte qe une pranoj qe Nano s'ka me pune ne krye te shtetit shqiptar. Ti me ben te qesh.
    E rendesishme eshte qe ne te votojme per alternativen me te mire, qofte kjo e majte apo e djathte, e rendesishme eshte qe ne te jemi qytetare dhe te kuptojme se si Nano si Berisha e shume te tjere, nuk mund ta ndertojne Shqiperine. E rendesishme eshte te mendojme se nese do ti varnim shpresat tek ta ateher ajo Gjendja e zhvillimit, apo faza e tranzicionit nuk ka per te kaluar kurre, e ne do te mbetemi perjetesisht shqiptaret e droges, te prostitutave te skafeve.
    Kjo eshte e rendesishme, dh Jo nano, berisha, leshi apo pi... i semes.

    Hallall o Nitrosh !

    Me kishte marre malli per nje ze te lire,
    per nje njeri qe ka per bajraktar vetveten.

    me shume respekt
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  2. #22
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,954
    Nitrosh,

    lidhur me historine e partise komuniste ne Amerike…Perse duhet te ndalohej ajo? E drejta demokratike e qytetareve ne nje shoqeri demokratike per mendimin e lire dhe grupimin ne parti politike per aq kohe sa ato nuk kane qellim rrezime shtetesh, anarki, etj, nuk ka pse te ndalohet. SHBA ka pasur dhe ka shoqeri demokratike, te pakten keshtu propogandohet ne te gjithe boten. Atehere si ka mundesi qe u vendosen burokraci te ketij lloji qe cojne ne shtypjen e nje te drejte demokratike? A nuk te duket se ketu ka dicka qe nuk shkon, pra kontradikte me principet, te cilat SHBA i propogandon se duhet te zbatohen ne te gjithe boten?
    Te jap nje pergjigje sipas mendimit tim per masat qe atehere SHBA ka vendosur. E ka bere bazuar ne pragmatizem, ashtu sic e ka bere dhe vazhdon te beje ne cdo fushe qe perfshihet nga aktiviteti politik qe ajo gatuan. Pikerisht se nuk ka shtylle kurrizore politika i lejon vetes te shkele mbi principet sikurse eshte dhe ai i demokracise. Ne ate rast ishte lufta e ftohte dhe rreziku qe vinte nga Bashkimi Sovjetik, tmerri nga nje diktature e mundshme, perfshirja e Evropes nga ajo dhe humbja e fuqise se Amerikes mbi te. Ne vendet post-naziste u ndalua partia naziste apo sibija te saj e sot e kesaj dite nderhyhet ne shtete si Austria (shembull konkret ka qene ai i vitit 200, kur ne qeveri krahas partise popullore erdhen libertarianet e Haiderit e nga Franca erdhen tone armiqesore, Austrise iu vune sanksione, u vu ne kohe prove etj. Edhe ne kete rast po t'i pyesesh austriaket, sidomos ata te partise se Haiderit, u shkel mbi te drejten demokratike te qytetareve te nje shteti qe eshte i ndertuar mbi nje shoqeri demokratike.) Kur sjell shembuj krahasues, mos me sill ate te Anglise, se aty jam une ajo qe duhet te qesh me te madhe. Si mund te krahasosh fuqine e partise komuniste te Anglise me bijen e partise komuniste (PPSH) shqiptare! (Mendoji pak ne perqindje, popullsine qe i ka mbeshtetur idete komuniste dhe luften e klasave ne Shqiperi ne kohe te dulles e ata qe e mbeshteskan sot ne Angli e dilkan per manifestim per 1 Maj).Mund te krahasosh psh. Partine serbe te milloshevicit me ate socialiste shqiptare apo ate te kines me ate te rusise komuniste, por jo ate te anglise, sepse ata qe e mbeshtesin komunizmin PURO ne perendim jane ata qe iu ka mbetur ora tek teoria e Marksit jane ne perqindje qesharake kur merr per baze popullsine totale te secilit prej tyre dhe s'e kane provuar mbi shpine se c'do te thote teori e zbatuar ne praktike me zhdukje njerezish ne nivele milionash (sikurse dhe nazizmi apo fashizmi si diktatura te ekstremit te djathte).


    Persa i perket:

    nga Nitroshi

    Dita, mos u bej mediokre, dhe harroje idene e vendeve ne zhvillim. Une vetem zhvillim nuk shikoj ne shqiperi. Shikoj vetem hajdute, kontrabandiste, matrapaze qe bejne biznes ne kurriz te kombit. Nese zhvillimi do te behet me hapat qe eshte duke u bere deri tani, atehere ne do te mbetemi perjetesisht vende ne zhvillim, do te mbetemi gjithmone ne vend numero
    Me quan mediokre duke u bazuar mbi perkufizimin qe une kam sjelle "vend ne zhvillim". Ajo c'ke shkruar me ben te mendoj se ti nuk e di se cfare quhet vend ne zhvillim. Vend ne zhvillim nuk do te thote se ky vend po zhvillohet, por eshte nje term zbutes per cilesimin “vend i botes se trete" Ne anglisht e gjen me “Third world countries” ose “Developing countries”. Ky term perdoret ne dokumenta ekonomike, sociologjike, politike, por edhe te tjere qe lidhen me cilesimin e ketyre vendeve besoj. (Ne fakt ne jemi vend i botes se peste (term mllefi, jo ekzistent)).


    Persa i perket:

    nga Nitroshi

    Ti me thua qe e rendesishme eshte qe une pranoj qe Nano s'ka me pune ne krye te shtetit shqiptar. Ti me ben te qesh.
    Nitrosh,

    nuk me intereson se cfare bindjesh ke te majta, apo te djathta (sido qe t’i kesh eshte ceshtje e jotja dhe nuk e marr lirine te nderhyj ne te dhe ne nje shoqeri demokratike vlen mbi gjithcka tjeter qe eshte alternativa me e mire ajo qe duhet te qeverise jeten e nje vendi e te popullit qe e mban mbi krye. Ne fund te fundit qeveria eshte vetem nje "sherbetore" e popullit dhe ai ka te drejten ta rrezoje apo ta mbaje ne kembe ate.), por fakti qe ti pranon qe nano eshte nje e keqe per Shqiperine eshte per t'u pershendetur. Nese ti qesh, se mua me vjen mire qe ti vlereson keshtu ndaj personit ne fjale, atehere me vjen keq per ty.



    Per pelinin (qe i pelqejne goditjet me spont, megjithese duket se i djegin, kur ia bejne atij vete) mjaftohem me shprehjen: "te trajtosh dike si ajer".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dita : 21-04-2004 mė 14:35

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Amerika perdori mjete demokratike dhe nuk i armatosi amerikanet te cilet historikisht kane qene te armatasur, dhe me sa di une vazhdojne te jene. Ai ligj qe nxorri qeveria amerikane kishte nje veprim per te gjitha forcat politike dhe nuk ishte kufizuar vetem per PK Amerikane, kjo eshte arsyeja qe ishte nje menyre demokratike kufizuese e cila e gjen mbeshtetjen ne idene se forcat politike mbahen me taksat e popullit, dhe nuk u konsiderua e nevojshme mbajtja e saj.

    Une e di shume mire se cfare do te thone vendet e botes se trete, ashtu sic e di shume mire se cfare do te thone vende ne zhvillim, periudha tranzicioni, e aq me teper me rendojne ne kurriz. Por vazhdoj ti qendroj asaj se keto nuk jane gje tjeter vec koncepte qe kane rrjedhur nga globalizmi qe ka perfshire boten.

    Kusurin e asaj qe kishe shkruar me gjithe respektin qe kam per ju nuk e lexova, sepse mendoj se ishte jashte temes.

    Dita, ju pershendes, dhe njekohesisht ju vlersoj per argumentat qe sollet.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,084
    Pelin e nitrosh
    mir me llafe bosh
    bajraktar i juaj
    asht nano ruco klos

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Cpresim

    Nuk e kuptoj se cfare jemi duke pritur akoma?
    Nese kjo eshte zgjidhja atehere le ta vrasim Nano, dhe ti burgosim socialistet. Ti shkaterrojne institucionet, ti veme flaken atyre se aty, aty lulezon krimi, korrupsioni . Nano dhe Socialistet jane e keqja e ketij vendi.Ti tregojme botes se ne dime te bejme reforma, sesa te emancipuar jemi.
    Poshte shteti!!!

    Pas kesaj do te ndertojme autostrada, fabrika, shkolla, do te kete me teper pune, drita uje, liri dhe te drejta. Pas kesaj nuk do te na vrasin me Greket, nuk do te na i grisin me pashaportat e neperkembin ne kufi. Do te filloje era e ndryshimeve.

    Rrofte shteti.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,084
    nitrosh..ke thene se ...kryetarja e PD -se per Cerrikun ishte nje grua e nderuar ..ashtu dhe i shoqi i saje ..qe e paske pasur mik Shpije..

    E kjo grua e nderuar i paska instaluar tere ato te zeza qe numrove per diktaturat ?

    Athere ti i moderuari demokrati e njeriu i lirive cke dashur te kesh miqesi me kte familje ?

    E verteta eshte se vertet ajo grua ka qen zonje por nuk dime se miqesia e juaj a ka qene me sinqeritet apo porosi nga PS per te kryer detyrat e pergjuesit qe ish zanat ne qytetin tuaj ..

    Ti genjen per cdo gje qe ka lidhje me ngjarjen e Cerrikut.

    Edhe se genjen bukur kjo nuk pi uje.

    Do te desha versionin e kesaj zonjes demokrate per ato ngjarje.
    Sille po qe burre..

    C'desh garda thua ti ne Cerrik..

    Pse ish Cerriku ne paqe e lumturi kur erdhi dhe ja prishi qetsine garda?

    Po te ish ashtu si ka mundesi qe paqsoret e Cerrikut gjenden te gatshem me mitraloze maj taracave?

    Pra Cerriku po perjetonte ato dite dhunen e seres tuaj qe e kishit pare me urrejtje epoken e Lirise qe solli Sali Berisha ..epoken pa operativa e te internuar.. pa gaze te komitetit te Partise e pa radha me nje kile gjize.. dhe qe nga 92 ja ishit mobilizuar totalisht qe nje dite te shkaterronit cdo gje te Shtetit demokratik.

    Kishit 50 vite me kanun te Stalinit e nuk ishit merzitur.. e se ju tha "dikush" se ka thene "dikush" se do vije "njeri" tju tregoj kanunin e Lekes menjehere ju paqsoret cerrikas.. pjesa socialiste-pergjuese-puniste..qe doni "liri me tamėm" e jo sipas Sali Veriorit .." diktatorit te tmerrshem" i gjetet brenda ores mitralozat e i kapet ata mitraloza e nga rranxat e qytetit i vrate ne te pabese djemt e rinj Shqiptar.. se.. .. na jan veriore ata..maloke..koktrashe etj meqe Lek Dukagjini nuk eshte nga trojet labcore te PS-se..

    Demagogjia jote qe cfaqe ketu ishte fije per pe e huazuar nga ZP.

    Ligesi.. e genjeshtra..

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    O Brari, ti je njeriu me mentalitetin me komunist qe kam njohur ndonjehere.
    Menyra se si i llogjikon gjerat me kujton ato gjyqet qe beheshin ne kohen e xhaxhit, ku gjyqetaret abstragonin, e bile per te "miren e kombit denonin tere fisin".
    Ti je Donkishot qe shikon ngado vegime.
    Une e Kam emrin Arianit Roshi, dhe po te kisha frike nga e verteta nuk do ta kisha shkruar emrin tim hapur, por do te kisha heshtur ose do te isha fshehur mbas ndonje nick name ashtu sic ke bere ti.
    Kush jam une e dine te tere ata qe me njohin.
    Po ti kush, pse nuk e thua emrin.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,084

    Arrestohet nė Rinas kapobanda i Cėrrikut

    panorama

    --
    kapobanda e Cėrrikut

    arrestimi


    Historia e Roland Xhepaxhiut, njėri nga krerėt e bandave tė vitit 1997 dhe beteja me Gardėn

    Kapobanda e Cėrrikut 5 vjet nė Francė

    Largimi nė vitin 1998 dhe deportimi nga autoritetet policore


    VLADIMIR KARAJ

    Kapoja i bandės sė Cėrrikut, Roland Xhepaxhiu, prej pesė vjetėsh i ishte fshehur drejtėsisė shqiptare nė Francė, duke pėrdorur identitet tė rremė dhe dokumete false.

    36-vjeēari, edhe pse i kėrkuar nga policia, nuk ka qėndruar i qetė, ai ėshtė pėrfshirė nė trafikun e qenieve njerėzore dhe mė pas ėshtė arrestuar me pasaportė tė falsifikuar, ndėrsa dje e deportuan pėr nė Shqipėri, ku edhe u arrestua sapo zbriti nė Rinas. I njohur si Land Xhepaxhiu dhe si kapoja i bandės sė Cėrrikut, ai dyshohet tė jetė autor i dhjetėra krimeve, qė nga vrasja e deri te krijimi i organizatave kriminale tė armatosura. Ndėrkohė qė dje ai ėshtė ndaluar nga Policia e Rinasit dhe arrestuar nga Policia e Elbasanit, me akuzėn e vėnies nė pėrdorim tė dokumenteve tė falsifikuara.

    Strehimi nė Francė
    Mė 1997 Roland Xhepaxhiu u arrestua dhe u dėnua pėr herė tė parė nga drejtėsia shqiptare. Fillimisht ai u akuzua pėr vrasje dhe pėr krijimin e bandave tė armatosura. Prokuroria nuk arriti tė sillte nė gjyq prova tė mjaftueshme pėr tė bėrė tė mundur dėnimin e tij, pėr kėto akuza dhe 36-vjeēari u dėnua me tetė muaj burg, vetėm pėr akuzėn e armėmbajtjes paleje. Menjėherė sapo ka dalė nga qelia, Xhepaxhiu ėshtė larguar nga vendi ynė. Fillimisht ai ka ndaluar pėr disa kohė nė Greqi, por ka qėndruar kėtu vetėm disa muaj. Nė vitin 1999 ai ėshtė futur nė Francė. I ndjekur nga policia shqiptare, me njė tė kaluar tė pasur nė akuza, Xhepaxhiut i ėshtė dashur qė t'i fshihej edhe policisė franceze, pėr shkak tė dokumenteve tė tij tė falsifikuara dhe jo tė rregullta. Por, edhe kėtu ai nuk ka mundur tė qėndrojė jashtė qelisė. Policisė franceze i ka dalė menjėherė punė me tė riun shqiptar. Ai ėshtė lidhur me rrjetet dhe bandat vendase dhe ka filluar sėrish aktivitetin kriminal. Sipas policisė, nė Francė ai ėshtė akuzuar dhe dėnuar me katėr vjet, pėr trafik tė qenieve njerėzore dhe pėr shfrytėzim prostitucioni. Megjithatė, nuk dihet se pėr sa kohė ka qėndruar nė qeli. Menjėherė sapo ka fituar lirinė, Xhepaxhiu ka shkelur sėrish ligjin duke nxjerrė njė pasaportė shqiptare false, me emrin Roland Hoxha. Pėr disa kohė ai ka vazhduar tė fshihet nė Francė. Vetėm para disa ditėve ai ka rėnė sėrish nė duart e policėve francėzė, tė cilėt i kanė mbėrthyer prangat dhe, pasi kanė bėrė verifikimet e duhura, kanė vendosur qė ta dėbojnė pėr nė Shqipėri. Xhepaxhiu ka mbėrritur nė Rinas dje, nė orėt e para tė mėngjesit.

    Akuzat
    Policia e Rinasit e ka trasferuar Xhepaxhiun nė Elbasan, ku ai dyshohet tė ketė kryer pjesėn mė tė madhe tė krimeve. Por fletarresti pėr tė ėshtė prerė vetėm me akuzėn e falsifikimit tė dokumenteve, pasi pėr asnjė nga akuzat e tjera nuk fakte dhe prova tė mjaftueshme. Megjithatė, burime nga policia e kėtij qyteti sqaruan se, menjėherė pas arrestimit, kishte filluar puna pėr tė provuar edhe veprat e tjera penale, pėr tė cilat dyshohet Xhepaxhiu.



    Pasaporta e Xhepaxhiut

    Emri Roland
    Mbiemri Xhepaxhiu
    Vendlindja Cėrrik
    Vendbanimi Lagjja Nr.1 Cėrrik
    Mosha 36 vjeē
    I dėnuar dy herė
    Nė Shqipėri 8 muaj burg pėr armė mbajtje pa leje mė 1997
    Nė Francė 4 vjet dhe deportim pėr trafik qeniesh njerėzore
    Dyshohet pėr disa vrasje dhe krijim bandash tė armatosura


    Si u arrestua nė Rinas Xhepaxhiu

    Ka qenė e lehtė pėr policinė ta ndalojė Xhepaxhiun. Ai nuk ka pasur me vete asnjė mjet identifikimi e, gjithashtu, mbante mbi supe edhe faktin qė ishte deportuar nga Franca. Kontrollorėt e kanė veēuar nga grupi i personave tė tjerė qė duhej tė kalonin doganėn dhe kanė filluar menjėherė pyetjet verifikuese. Xhepaxhiut i janė marrė shejat e gishtėrinjve, ndėrkohė qė ėshtė bėrė krahasimi i fotos sė tij me atė tė personave tė shpallur nė kėrkim dhe qė janė kontigjent i policisė. Megjithėse kishte njė pamje tė re tė ndryshuar, ai ėshtė identifikuar si Roland Xhepaxhiu. Fillimisht, kur kontrollorėt i janė drejtuar me kėtė emėr, Xhepaxhiu nuk ėshtė pėrgjigjur dhe ka pretenduar se nuk quhej kėshtu. Por, kur ka parė qė gjithēka rreth personit tė tij ishte e verifikuar, ka pranuar gjithēka. Menjėherė Rinasi, ka lajmėruar Policinė e Elbasanit dhe kjo e fundit ka dėrguar me urgjencė njė grup shoqėrimi qė do tė bėnte tė mundur transferimin e Xhepaxhiut nė Elbasan dhe brenda ditės ky i fundit ėshtė mbyllur nė qelitė e komisariatit tė kėtij qyteti.



    Dėnimi pėr armėbajtje pa leje

    Menjėherė pas qetėsimit tė situatės nė vitin 1997, Roland Xhepaxhiu do tė arrestohej nga policia, mbi tė rėndonin njė sėrė akuzash, por prej tyre u provua vetėm ajo e armėmbajtjes pa leje dhe Xhepaxhiu qėndroi nė qeli, vetėm pėr tetė muaj.



    Ish-gardisti: Ja emrat qė na qėlluan

    Roland Xhepaxhiu ėshtė pėrmendur fillimisht nė atė qė ėshtė quajtur maskra e Cėrrikut, e 23 majit 1997, ku mbetėn tė vrarė 6 efektivė tė Gardės sė Republikės, pjesė e kompanisė sė dytė operative. Gėzim Velaj, njė nga efektivėt e Gardės qė i shpėtoi atij rrethimi fatal, nė qendėr tė qytetit tė Cėrrikut, e mban mend mirė emrin e Xhepaxhiut. Ky i fundit ka qenė njė nga drejtuesit e personave qė u bėnė pritė gardistėve dhe ka marrė pjesė drejtpėrdrejt nė betejėn e zhvilluar atė ditė. Velaj, nė dėshminė e tij, pohon se nuk e njihte Xhepaxhiun. Njė nga personat e ndaluar atė ditė nga Garda dhe qė ndodhej nė autoblindėn me tė cilėn udhėtonte Velaj, nė momentin qė po e linin tė lirė, i ka thėnė se organizatori i rrethimit ishte Xhepaxhiu. "E pyetėm se kush po na sulmonte dhe ai fillimisht na tha se nuk e kishte idenė, pastaj pėrmendi vetėm njė emėr, atė tė Land Xhepaxhiut", kujtonte Velaj nė njė intervistė tė dhėnė pėr gazetėn "Panorama", mė 9 mars tė kėtij viti. Pėr ish-nėnoficerin e Gardės, ishte pikėrisht ky person, qė i kishte organizuar pritėn Gardės, por pas saj kishte edhe persona tė tjerė. Emri i Xhepaxhiut pėrmendet edhe nga persona tė tjerė qė u ndodhėn atė ditė nė Cėrrik apo qė shkuan atje mė vonė. Ish-komandanti i tankeve nė Gardėn e Republikės, Rustem Martinaj, tregon se kur kishte shkuar mė 26 maj tė 1997-ės nė Cėrrik, pėr tė kėrkuar trupin e pajetė tė njė ushtari tė vrarė nė pėrplasje, ai ka takuar Roland Xhepaxhiun mes shumė personash tė tjerė tė armatosur. Nė njė ditar tė mbajtur pėr ato ditė, Martinaj tregon dyshimet e tij se Xhepaxhiu ishte organizatori kryesor i pritės nė tė cilėn u vranė ushtarėt e Gardės.

    ------




    bravo rinasi..


    xhepaxhiu shoku i xhep mejdanit.
    te dy zhapike rezerv ne xhepat e sigurimit.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,084
    panorama..
    ----


    arrestimi i kapobandės

    hetimi


    Roland Xhepaxhiu akuzohet pėr pjesėmarrje nė banda tė armatosura. Prokuroria po shqyrton materialet

    Tri vrasjet e kapos sė Cėrrikut

    Policia: Dosja e Xhepaxhiut ėshtė tashmė e “kopsitur”


    Vladimir Karaj

    Kapobanda e Cėrrikut, dyshohet tė jetė autorė i tri vrasjeve dhe pjesėmarrės nė masakrėn e 23 majit tė vitit 1997, ku mbetėn tė vdekur 6 gardistė.

    Policia e Elbasanit, qė bėri para dy ditėsh arrestimin e Roland Xhepaxhiut, tha se kishte tė dhėna konkrete, qė e lidhnin kėtė tė fundit me tė paktėn tre vrasje dhe se dosja e tij ishte e “kopsitur”. Inspektorėt e krimeve kanė mundur tė mbledhin edhe njė sėrė informacionesh tė reja, qė e lidhin Xhepaxhiun me ngjarjen e dhimbshme tė Cėrrikut tė shtatė vjetėve mė parė, ku njė grup personash qėlloi mbi mjetet e blinduara tė Gardės sė Republikės, duke vrarė 6 efektivė tė saj. Xhepaxhiu ndodhet i ndaluar nė qelitė e paraburgimit tė Drejtorisė sė Policisė sė Elbasanit me akuzėn e fallsifikimit dhe vėnies nė pėrdorim tė dokumenteve tė fallsifikuara.

    Tri vrasjet
    Menjėherė pasi kanė mėsuar pėr arrestimin nė Rinas tė Roland Xhepaxhiut, policia e Elbasanit ka kėrkuar transferimin e tij nė kėtė qytet, pėr efekte tė hetimit. Kėshtu, u mėsua se pėrveē pasaportės fallse qė mbante emrin e Roland Hoxhės, ish-kapoja i bandės sė Cėrrikut dyshohej se kishte kryer edhe shumė vepra tė tjera kriminale. Burime nga policia thanė se deri mė tani kishin materialet pėr tre vrasje, tė cilat janė kryer nė qytetin e Cėrrikut dhe nė rrethinat e tij gjatė periudhės mars-dhjetor 1997. Tė njėjtat burime saktėsuan se ka edhe akuza e dyshime pėr vepra tė tjera penale, por deri mė tani vetėm pėr tre ka prova dhe materiale tė cilat fajėsojnė drejtpėrdrejt ose nė mėnyrė tė tėrthortė Xhepaxhiun. Sipas policisė i arrestuari ka qenė njė nga drejtuesit e bandave tė armatosura nė qytetin e Cėrrikut gjatė vitit 1997 dhe gjithashtu njė nga personat qė kontrollonin qytetin. Uniformat blu thanė pėr “Panoramėn” se deri mė tani tė paktėn njėra nga dosjet pėr tė cilat akuzohet Xhepaxhiu, ėshtė e ‘kopsitur’ dhe se pritet vetėm qė pas shqyrtimit nga prokuroria tė ngrihen edhe akuzat pėr tė.

    Pjesėmarrja nė masakrėn e Cėrrikut
    Xhepaxhiu ndėrkohė dyshohet edhe si pjesėmarrės dhe njė nga drejtuesit e asaj qė ndodhi mė 23 maj nė qytetin e Cėrrikut, ku mbetėn tė vdekur 6 pjesėtarė tė kompanisė sė dytė operative tė Gardės sė Republikės. Burime nga Komisariati i Policisė sė Elbasanit thanė se po hetohet pėr tė provuar se cili ka qenė roli i vėrtetė i kapobandės sė Cėrrikut, nė atė masakėr. Policia tha se dihet tashmė dhe se po punohet pėr tė provuar pjesėmarrjen e tij nė betejėn kundėr gardės.

    Gjykimet e mėparshme
    Nė vitin 1997, ai u arrestua dhe ndaj tij, prokuroria kishte ngritur njė sėrė akuzash, ndėr tė cilat edhe ato tė vrasjes, grabitjes me armė dhe krijimit tė bandave tė armatosura, por asnjė nga kėto akuza tė rėnda nuk u arrit tė provohej. Atėherė, prokuroria i kėrkoi gjykatės dėnimin e Xhepaxhiut vetėm pėr akuzėn e armėmbajtjes pa leje. Nė kėtė proces, Xhepaxhiu arriti tė shpėtonte me vetėm tetė muaj burg, ndėrkohė qė menjėherė, pasi kreu ato u largua nga vendi ynė. Por ai nuk do tė qėndrojė pėr shumė kohė jashtė qelisė. Pasi ka kaluar nėpėr Greqi, 36-vjeēari niset pėr nė Francė, ku edhe do rifutet nė aktivitetin kriminal. Pėr njė kohė tė gjatė i fshehur me njė emėr tjetėr dhe njė pasaportė false, Xhepaxhiu, do tė merret me trafik tė qenieve njerėzore, nga Europa Lindore nė vendet e Perėndimit e kryesisht nė Britani e Francė. Ndėrkohė qė nė kėtė periudhė tė qėndrimit nė Francė, ai aktivizohet edhe me rrjetet e shfrytėzimit tė prostitucionit. Por nuk ka mundur tė qėndrojė pėr shumė kohė jashtė qelisė. Nė Francė ėshtė arrestuar pėr shkak tė veprimtarisė sė tij kriminale dhe ėshtė dėnuar me katėr vjet burg, pėr krimin e trafikut tė qėnieve njerėzore dhe pėr atė tė shfrytėzimit tė prostitucionit.



    Arrestimi
    Si u njoh nga policia

    Ka qenė njė efektiv i policisė sė Rinasit, mė parė punonjės i policisė sė Elbasanit, i cili ka hedhur i pari dyshimet, pėr personin qė po kontrollonte. Ai e ka parė tė dėbuarin nga Franca dhe ka dalluar se ai ishte Roland Xhepaxhiu. Pas njė dialogu tė shkurtėr, nė pak minuta, Xhepaxhiu e ka parė veten nė pranga. Menjėherė ėshtė thėrritur inspektori i krimeve, i cili pasi ka bėrė verifikimet, ka arrestuar tė dyshuarin. Ndėrkohė qė policia e Rinasit ka lajmėruar atė tė Elbasanit dhe kjo e fundit ka kėrkuar dhe realizuar transferimin e Xhepaxhiut.



    Si u sulmua garda nė 1997 nė Cėrrik

    Ishte maji i vitit 1997, kur Garda e Republikės do tė niste nė drejtim tė qytetit tė vogėl tė Cėrrikut, njė numėr forcash tė armatosura dhe tė pėrkrahura nga mjetet e blinduara, tė cilat duhej tė vinin nė nėnkontroll qyetin, i cili kishte mbetur prej ditėsh pa komisariat policie. Garda e Republikės, mbėrrin nė Elbasan mė 22 maj tė vitit 1997 dhe atė natė do tė qėndronte nė kėtė qytet. Mė 23 maj, forcat e blinduara tė gardės, tė pėrkrahura edhe nga disa efektivė tė policisė sė Elbasanit, nisen nė drejtim tė qytetit tė vogėl. Sipas historisė sė treguar nga Gėzim Velaj, njė nga efektivėt e kėtij grupi, pjesa e parė e ditės kalon tmerrėsisht nė qetėsi. Efektivėt e gardės, pasi kontrollojnė njė sėrė banesash nė qytet, nisen nė drejtim tė njė fshati, ku duhej tė kontrollonin njė shtėpi, nė tė cilėn dyshohej se ishin fshehur disa nga personat qė kishin sulmuar disa ditė mė parė komisariatin e policisė sė Cėrrikut. Forcat e Gardės sė Republikės, kanė kontrolluar vilėn, ku kanė gjetur njė arsenal armėsh, ndėrsa kishin arrestuar tre persona. Kthimi nė qytetin e Cėrrikut, ka qenė edhe ferri pėr gardistėt, sapo kanė hyrė nė qytet ata kanė rėnė nėn breshėrinė e armėve tė dhjetra personave. Nga shkėmbimi i zjarrit mbetėn tė vdekur 6 persona, tė gjithė efektivė tė Gardės dhe u morėn peng dy tė tjerė. Sipas Velajt, njė nga personat qė qėllonte nė drejtim tė gardės ishte edhe Roland Xhepaxhiu.


    ----



    ja cilet rrezuan berish profesorin..
    e sollen ne fuqi nano malo mejdan akademiket..

    te marte m shalet o doktor berisha..
    turp..
    vuri musara kopliko rulo mekso pisat ministra..

    magar

  10. #30
    Perjashtuar Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Mosha
    100
    Postime
    3,891

    brari

    Kush mbolli dhe s`korri.

  11. #31
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,891
    ELBASAN - Gjykata e Faktit ne Elbasan, dha dje masen e sigurise "burg pa afat", per Roland Xhepexhiun, i cilesuar si nje nder anetaret e bandes se Cerrikut gjate dhe pas vitit 1997. Xhepexhiu u ndalua ne Aeroportin e Rinasit tre dite me pare. Gjate verifikimeve te kryera rezultoi se ai udhetonte me pasaporte fallso i identifikuar me emrin Roland Hoxha. Policia e shtetit e ka skeduar Xhepexhiun si nje nder anetaret e bandes se Cerrikut, ndonese ai eshte denuar vetem me tete muaj heqje lirie per armembajtje pa leje ne mungese te grumbullimit te provave ne ate kohe. Sipas ministrise se Rendit skeda personale e Xhepexhiut, u rendua pas largimit te tij nga Shqiperia

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,084

    Cėrrik '97, gardistėt shpallen dėshmorė

    Ministri i Brendshėm, Sokol Olldashi, ka dekoruar dje me statusin “Dėshmorė tė Atdheut” 6 gardistėt e vrarė nė ’97

    Cėrrik '97, gardistėt shpallen dėshmorė

    Olldashi: Ėshtė obligim i shtetit shqiptar respektimi i sakrificės sublime tė gjashtė gardistėve

    Aleksandra Bogdani

    TIRANĖ- Nėntė vjet tė shkuara, qyteza e Cėrrikut u bė arenė e njė masakre tė pėrgjakshme e mjaft tė komentuar mė pas, mes tė ashtuquajturės bandė e armatosur dhe punonjėsve tė Gardės sė Republikės. Paraditen e djeshme, ministri i Brendshėm, Sokol Olldashi, ka rikthyer nė vėmendje kėtė ngjarje tė rėndė, nėpėrmjet njė ceremonie tė zhvilluar nė mjediset e ministrisė qė drejton. Ai ka dekoruar me ēertifikatėn “Dėshmor i Atdheut” gjashtė gardistėt e vrarė nė Cėrrik, nė mars tė vitit 1997. Nė njė ceremoni ku merrnin pjesė, veē ministrit Olldashi edhe zėvendėsi i tij, Gjergj Lezhja e komandanti i Gardės, Ndrea Prendi, familjarėt e gardistėve Sali Martini,Qemal Mehmeti, Halit Haxhine, Besnik Syla, Besnik Mella e Petrit Ndoi kanė marrė dekoratėn e akorduar nga qeveria, mėse nėntė vjet pas vrasjes sė tė afėrmėve tė tyre.
    ***
    Kam vėrtet privilegjin t’ju dorėzoj ēertifikatat e dėshmorit, qė iu janė akorduar nga qeveria shqiptare tė afėrmėve tuaj. Eshtė obligim i shtetit shqiptar dhe i ēdo individi tė shoqėrisė shqiptare, respektimi i sakrificės sublime qė kanė bėrė ata nė emėr tė njė parimi tė shenjtė tė respektimit tė detyrės dhe pėrgjegjėsisė ndaj vetes”,-iu tha familjarėve tė gardistėve, tashmė “Dėshmorė tė Atdheut” ministri Olldashi. Mė tej, Ministria e Brendshme ka sqaruar procedurat qė janė ndjekur nė dhėnien e kėtij statusi, gjashtė gardistėve tė vrarė nė Cėrrik. Duke u mbėshtetur nė ligjin 8607, Komisioni i Statusit “Dėshmorėt e Atdheut” ka vendosur qė gjashtė gradistėt qė humbėn jetėn nė Cėrrik tė shpallen “Dėshmorė tė Atdheut”. Gjatė ceremonisė sė djeshme, nuk u sqarua nėse kėrkesa pėr dhėnien e kėtij statusi u bė nga familjarėt e gardistėve apo nga Ministria e Brendshme.
    ***
    Nga ana e tij, komandanti i Gardės sė Republikės, Ndrea Prendi, tha se ndihet krenar qė mė nė fund, shteti vlerėsoi gjakun e gardistėve tė rėnė nė krye tė detyrės. “Nė ato ditė tė vėshtira tė marsit 1997, ku pothuajse tė gjitha komisariatet ishin shkatėrruar, njė grup i i mjeteve tė blinduara tė Gardės sė Republikės kaloi nė mbėshtetje tė forcave policore. Nė njė nga detyrat qė kryen pėr rivendosjen e rendit, pas sulmit qė iu bė postės sė Cėrrikut, ndodhi qė bandat e krimit tė qėllojnė mbi njė transportues tė blinduar me predhė antitank, ku humbėn jetėn gjashtė gardistėt e sipėrpėrmendur”,-shtoi komandanti i Gardės, Prendi. Nė fakt, ashtu si pėr ēdo ngjarje tjetėr tė rėndė, tė ndodhur gjatė trazirave tė vitit 1997, edhe masakra e Cėrrikut ėshtė komentuar nė mėnyra tė ndryshme, nga klasa politike shqiptare. Partia Demokratike ka akuzuar drejtues tė PS-sė pėr organizimin e kėsaj masakre qė solli vdekjen e gjashtė punonjėsve tė Gardės, ndėrkohė qė socialistėt kanė akuzuar kundėrshtarėt e tyre politikė pėr shtypjen e revoltės popullore, nėpėrmjet forcave tė Gardės, edhe nė Cėrrik. E ndėrsa pėr shumė vjet ka munguar qėndrimi i strukturave shtetėrore pėr punonjėsit e vrarė nė krye tė detyrės gjatė ’97, gjatė vitit tė fundit janė shpallur “Dėshmorė tė Atdheut” nėntė prej tyre.


    “DĖSHMORĖ TĖ ATDHEUT”

    Sali Martini, 42 vjeē
    Halit Haxhine, 27 vjeē
    Bashkim Mella, 21 vjeē
    Besnik Syla, 21 vjeē
    Qemal Mehmeti, 24-vjeē
    Petrit Gjonaj, 25-vjeē




    18/10/2006

    shekulli

  13. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    16,169
    Nderimi me i madh qe shteti mund ti beje atyre gardisteve te rene ne krye te detyres dhe familjeve te tyre eshte nxjerra para drejtesise e te gjithe atyre qe moren jeten e tyre ne Cerrik ne 1997.

    Drejtesia nuk ve ne vend vetem kujtimin e garditeve, ve ne vend autoritetin e shtetit qe u cenua nga grupet kriminale.

    Albo

  14. #34
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anėtarėsuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Mosha
    32
    Postime
    299
    Faleminderit Nitroshi

    ajo qe shkruan ti ketu eshte dicka qe e vertete qe e dine te gjithe ata qe kane jetuar ne Shqiperi ne ato vite, dicka qe e dine edhe tipa si Brari apo ndonjetjeter por servilizmi dhe degjenerimi qe kane ne shpirt i ben te shkruajne gjera te cilave as vete nuk ju besojne, ndaj mos u merr me njerez te tille se nuk ja vlen.

  15. #35
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anėtarėsuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Mosha
    32
    Postime
    299
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    epoken e Lirise qe solli Sali Berisha ..


    SERVILI I DIKTATORIT NUK SJELL ASNJEHERE LIRI O BRAR


    servili i diktatorit vetem ka perfituar nga situata bashke me servilet e vete e me tej ka dash te vendos nje diktature te re

    Une nje pyetje kam per ty :

    Ca dmth te jesh Servili i atij qe ja mbante Enver Hoxhes kur shkonte ne banje, i atij qe e ka shkateruar kete vend e kete komb ?

    Dije se njerez te tille si klani juaj i ish- komunisteve jane fatkeqesia e ketij vendi jane arsyeja pse ky vend po shkon gjithnje e me keq.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga thorgal : 28-07-2007 mė 05:58

  16. #36
    i regjistruar Maska e Morning star
    Anėtarėsuar
    10-07-2007
    Postime
    997
    Ju kujtohet Arta Dade e ulur siper trupit te nje SHIK-si tek lyante duart me gjak edhe i fuste ne goje, duke thene se kte fund do kishin te gjith.

    Ju kujtohet ajo vampirja?

  17. #37
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anėtarėsuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Mosha
    32
    Postime
    299
    ishte Luiza Hoxha, ajo qe akuzohej per kete gje.



    Luiza Hoxhat Sale Berishat Ramiz Alite Xhuvelet Nanot Gazidedet Agim Shehet etj etj e kane marre denimin qe u takon per duart qe i kane me gjakun e Shqiptareve, e per vjedhjen e ketij populli me parate e te cilit tallen ne per kazino e e ne vende te tjera.

    Ju kujtohet kur jane denuar me varje ne litar e burgim te perjetshem.

    Mua s'po me kujtohet, kur jane denuar ... nuk e di se pse ??

    Ndoshta sepse nuk jane denuar akoma e nuk kane per tu denuar kurre sa te kete njerez si puna jote e si puna e Brarit qe votojne e bejne propagande per keta mostra ishkomuniste.


    E dini pse Rumania qe ishte i vetmi vend Europian me parametra ekonomike te barabarta me Afriken ne
    vitet 90, sot ndodhet ne UE e Nato kurse Shqiperia jo?


    Se ne Rumania komunistet jane var ne litar ne 1990 kurse ketu vazhdojne te qeverisin e duhet edhe te lexojme denglat e tyre.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga thorgal : 28-07-2007 mė 08:50

  18. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Mosha
    36
    Postime
    1,021
    Masakra e Cerrikut u zbardh. Me vjen mire qe do denuan fajtoret qe i vrane oficeret e policise.

    Nuk duhet te bojoset gjaku i ktyre heronjeve me ngjyra politike. Me nerveriten postimet qe kane avantar germat PD dhe e kthejne kte vrasje ne politike.

    Shkurt ata ishin aty me uniformat e shtetit shqiptar.

    Eshte pune tjeter kush e dha urrdherin qe kta te shkonin atje por nje gje dihet qe kta ishin policia e shtetit shqiptar. Sot duhet te denohen gjithe drejtuesit e shtetit qe u dhane urdhera ne kundershtim me ligjet e shtetit shqiptar.

    Duhet repektuar gjaku i oficerve te policise qe jane vrare duke mbrojtur shtetin shqiptar. Bashke me vrasisit duhet te denohen dhe eporet qe dhane urdhera ne kundershtim te ligjit.

  19. #39
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    11,555
    Po te ishte per tu denuar do ishin denuar me kohe o vagabond. Por jo vetem qe su denuan por njeri u be Minister i Brendeshem fill mbas asaj masakre ndersa tjetri vetem dy muaj me pas u be President. Populli i njeh mire se kush i ka duart te lyera me gjak dhe me urdher te kujt u ngrit prita per te goditur forcat e shtetit.

  20. #40
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    17,431

    Masakra e Cėrrikut dhe defteri i komiteteve

    Masakra e Cėrrikut dhe defteri i komiteteve

    Rihapja e hetimeve pas mė shumė se njė dekade pėr ngjarjen tragjike qė sot njihet me emrin “Masakra e Cerrikut”, i ka bėrė shqiptarėt tė risjellin dhe njė herė nė mėndje ditėt e ēmendurisė kolektive tė pranverės sė ’97-ės. Aksioni mė e fundit i strukturave tė specializuara tė hetimit i pagėzuar me emrin e koduar “Autoblinda” pritet tė vendosė drejtėsi pėr autorėt e krimit makabėr qė tronditi jo vetėm qytetin e vogėl tė Cerrikut, por gjithė vendin.
    Arrestimet e freskėta tė katėr personave, dhe pėrfshirja nėn akuzė e njė grupi tė dėnuarish pėr krime tė tjera tė rėnda (fatmirėsisht ndodhen pas hekurave tė burgut), ėshtė paraqitur nga drejtuesit e lartė tė Ministrisė sė Brendėshme si sinjali i parė, se kėtė radhė shteti e ka seriozisht dhe do ti shkojė deri nė fund sė vėrtetės. Por pas publikimit tė detajeve tė para mbi hetimet e ngjarjes sė 23 majit 1997, nuk ėshtė fshehur aspak qėllimi i vėrtetė i kėsaj lėvizjeje qė erdhi si rrufe nė mes tė korrikut. Me moton e rihapjes sė ēėshtjeve tė vjetra tė pazbuluara nga drejtėsia, strukturat e specializuara tė Policisė sė Shtetit dhe Prokurorisė sė Krimeve tė Rėnda kanė vėnė nė shėnjestėr pikėrisht krimet e ndodhura gjatė pranverės sė trazuar tė ’97-ės. Jo rastėsisht nė stivėn e dosjeve qė janė shpluhurosur nga oficerėt gjyqėsorė, ndodhen njė seri ngjarjesh tė rėnda qė kanė goditur, paralizuar apo nxjerrė krejtėsisht jashtė funksionit, institucionet shtetėrore, organet e pushtetit vendor, strukturat e policisė, Shėrbimit Informativ dhe ushtrisė. Pjesa dėrrmuese e kėtyre ngjarjeve kanė patur nga pas organizatorė tė kthjellėt pėr objektivin qė synonin tė arrinin. Nuk besoj se ka shqiptarė qė i ka jetuar ato ditė tė kobėshme, tė ketė harruar se beteja e vėrtetė nė terrenin e pėrzhitur nga baruti, zhvillohej mes qytetarėve tė thjeshtė qė u kishte vajtur thika nė palcė e kishin humbur gjykimin, dhe pėrballė tyre qėndronin mijėra policė, shikas apo militantė vullnetarė tė veshur nxitimthi me uniforma gjithfarė sojesh. Nė njė situatė tė tillė, ku zėmėrimi dhe dufi popullor pėr kursimet e jetės tė tretura nė firmat piramidale kishte arritur kulmin, u formuan tė ashtuquajturat Komitete tė Shpėtimit Publik. Bėrthama e kėtyre strukturave qė mbinė “rastėsisht” si me komandė nė pjesėn mė tė madhe tė vendit, ishte gati para se tė shpėrtheheshin depot e ushtrisė dhe tu vihej flaka komisariateve, bankave, bashkive e deri kinemave e bibliotekave tė qyteteve tė jugut. Nė pėrbėrje tė tyre ishin kryesisht kundėrshtarė tė betuar tė forcės politike qė qeveriste vendin, duke filluar qė nga intelektualė tė majtė, qytetarė tė thjeshtė, ish-oficerė tė ushtrisė, policisė, ish-sigurimsa deri dhe persona me njė tė kaluar tė dyshimtė apo me precedentė penalė. Misioni i kėtyre komiteteve ishte tė zėvendėsonin organet shtetėrore dhe pushtetin vendor nė qytete. Paralelisht me kėtė detyrė tė merrnin nė dorė frenat e administrimit lokal duke ia ngushtuar rrezen e veprimit pak nga pak pushtetit tė ish-presidentit Berisha, deri sa ai tė asfiksohej krejtėsisht. Mbėshtetja nga qytetarėt e irrituar me pushtetin, ishte determinante nė ditėt e para pėr tė ashtuquajturat komitete. Kėto tė fundit arritėn ta shfrytėzonin kėtė vullkan popullor duke e drejtuar mbi strukturat e shtetit dhe sidomos mbi policinė, SHIK-un dhe ushtrinė. Shkėrmoqja brenda natės e strukturave shtetėrore e la vendin nė zbrastirė tė plotė, dhe komitetet u dukėn si e vetmja shpresė pėr tė marrė nė dorė frenat e qyteteve “tė ēliruara” prej qeverisė sė Berishės. Ditėt qė pasuan “nė lirinė” e komiteteve i zhgėnjyen menjėherė qytetarėt. Sapo shteti mori tė tatėpjetėn, u prishėn dhe ekuilibrat brenda komiteteve. Fasada e tyre me intelektualė dhe pėrfaqėsues tė qytetarėve tė thjeshtė u nxorr jashtė loje me tytėn e armėve tė krahut tė armatosur, qė pėrbėhej kryesisht nga ekstremistė radikalė tė majtė, ish-ushtarakė dhe personazhe me tė kaluar kriminale. Tentativa e fundit e pushtetit qė nuk i besohej se kishte rėnė nga froni, pėr tė rimarrė qytetet e “ēliruara” prej komiteteve, rezultoi nė disa prita dhe beteja tė humbura me njė bilanc tragjik. Viktima tė kėtyre pėrplasjeve tė armatosura mbetėn oficerė tė SHIK-ut, policisė, gardistė dhe militantė vullnetarė kryesisht nga rrethet e veriut. Komitetet dhe ata qė qėndronin pas tyre nuk kishin ndėrmend tė humbnin atė qė kishin fituar. Pėr tė zbrapsur me forcėn e armėve tentativėn e fundit tė dėshpėruar tė shtetit qė tashmė ia kishte marrė ferra uratėn, komitetasit thirrėn nė ndihmė deri dhe banda kriminale pavarsisht se kush ishin ata dhe ēfarė kishin bėrė. Rrjedhojė e kėtij konflikti tė pamėshirshėm janė tashmė autoblindat dhe automjetet e djegura tė policisė e Gardės, viktimat e vrara nė Cerrik, Berat, Vlorė, Tepelenė, Gjirokastėr, Lushnje, Sarandė, Pėrmet etj. Gjatė tetė viteve tė qeverisjes sė majtė u bėn pėrpjekje pėr tė zbardhur disa nga kėto masakra, kryesisht ato qė ishin kryer nga banda kriminale. Kualicioni i majtė qė erdhi nė pushtet pas qershorit tė ’97-ės, goditi kryesisht grupet kriminale qė kėrcėnonin sigurinė e qyteteve dhe vinin nė pikėpyetje autoritetin e qeverisė sė vet. Por me komitetet dhe ngjarjet e organizuara prej tyre askush nuk u mor, pavarsisht pasojave qė kishin sjellė. Kjo ishte njė lloj mirėnjohje pėr ata qė i kishin ndihmuar tė vinin nė pushtet. Njė pjesė e mirė e ish-komitetasve u vendosėn nė detyra shtetėrore, nė polici, dogana, e administratėn lokale, duke u shpėrblyer pėr atė qė kishin bėrė. Por populli ynė ka njė shprehje qė thotė se “llogaria qė s’paguhet nė vend shėnohet nė defter”. Tashmė duket se ka ardhur koha tė hapet defteri. Rezultatet e para japin shpresė por ėshtė ende shpejt pėr tė qenė tė sigurt se ata qė kanė vendosur tė hapin dosjet e komiteteve tė ’97-ės do tė jenė tė paanshėm. Rasti konkret ėshtė “Masakra e Cerrikut”, ku pėr tė njėjtėn ngjarje janė dėnuar dhe disa ish-drejtues tė lartė tė Gardės sė Republikės. Mes tyre ka qenė dhe ish-komandanti i Gardės, Xhahit Xhaferri, besniku i fundit i kryeministrit Berisha qė vazhdon tė ketė mbi shpinė njė dėnim tė rėndė tė formės sė prerė. Urojmė qė rihapja e dosjeve tė vjetra tė ’97-ės tė mos pėrfundojė si tentativa e dėshtuar e tė majtėve qė u rrekėn mė kot pėr tetė vjetė tė provonin me shishe Coca Cola “krimet kundėr njėrėzimit” tė kryera nga trupat e Gjeneral Gazidedes.
    Sui generis

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Si ndodhi masakra e Tivarit me1 prill 1945
    By CEZARND in forum Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 12-04-2013, 14:57
  2. Masakra E Tivarit - 1 Prill 1945
    By Nertili in forum Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-04-2007, 05:55
  3. Masakra e Monopolit 1944 - Tetovė
    By Davius in forum Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 14:21
  4. Masakra nė Kazakistan
    By ~Geri~ in forum Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 06:32

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •