Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Nga 21 dhjetori procedurë të re aplikimi për vizë jo-emigruese

    Më 21 Dhjetor 2012 Seksioni Konsullor i Ambasadës së SHBA në Tiranë do të implementojë një procedurë të re aplikimi për vizat jo-emigruese për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara.

    Ndryshimet në procesin e aplikimit do të jenë thelbësore dhe ne parashikojmë se ne nuk do të jemi në gjendje të ofrojmë takime për viza për një periudhë të shkurtër pas 21 dhjetorit.

    "Individët që dëshirojnë të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara në muajt Dhjetor 2012 dhe Janar 2013 janë të lutur të aplikojnë për vizë sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të shmangin vonesat që mund të krijohen nga ndërprerja e shërbimeve. Detajet rreth procedurës së re do të jenë në dispozicion në fillim të muajit të ardhshëm. Nuk janë planifikuar ndryshime të tarifës së vizës dhe aplikantët përsëri duhet të paraqiten personalish për një intervistë. Ndryshimet lidhen vetëm me procesin e aplikimit; kërkesat standarde për kualifikimin për vizë jo-emigruese do të mbeten të njëjta",- thuhet në njoftimin për media të ambasadës amerikane.

    Personat që planifikojnë të udhëtojnë për në SHBA në Dhjetor 2012 ose Janar 2013 janë të lutur të aplikojnë për një takim për vizë jo-emigruese sa më shpejt të jetë e mundur.

  2. #2
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Mod te editojne titullin e temes !!!
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •