-
Mesiē: Ne sllavėt erdhėm nė shek VII, shqiptarėt erdhėn edhe pėrpara romakėve
Mesiē: Ne sllavėt erdhėm nė shek VII, shqiptarėt erdhėn edhe pėrpara romakėve

Shėngjin, 2 gusht - Nė ceremoninė e nderimit me titullin "Qytetar nderi" i Shėngjinit, ish presidenti kroat Stipe Mesiē u shpreh se sllavėt e jugut erdhėn nė Shekullin VII nė Evropėn Juglindore, ndėrsa shqiptarėt erdhėn nė Evropė pėrpara romanėve.
Ish presidenti kroat u nderua me kėtė titull pėr kontributin e pėrbashkėt nė shėrbim tė paqes dhe miqėsisė nė rajon nga komuna e Shėngjinit.
Titullin "Qytetar nderi" ua dorėzoi Kryetari i Komunės sė Shėngjinit, Salvador Kaēaj tre prej ish presidentėve tė rajonit, tė vlerėsuar nga ai "si arkitektė tė ndryshimeve nė Rajon": ish Presidentit e Kroacisė, Stipe Mesiē, ish Presidentin e Kosovės, Fatmir Sejdiu dhe ish Presidentin e Shqipėrisė, Alfred Moisiun.
Ish Presidenti i Kroacisė, Mesiē, vlerėsoi dhėnien e titullit Qytetar Nderi si dėshmi e pėrpjekjeve tė pėrbashkėta pėr tė mirėn e popujve tė Rajonit. Ne, tha ai, nuk kemi kėrkuar gjė tjetėr, pėrveēse qė shqiptarėt tė gėzojnė tė drejtat e tyre, ashtu si tė gjithė popujt e tjerė tė Rajonit.
Besoj, tha ish Presidenti i Kroacisė, se njė padrejtėsi qė i ishte bėrė shqiptarėve tashmė ėshtė korrigjuar me ēlirimin e Kosovės. Tani, shtoi ai, ėshtė koha qė bashkėrisht tė punojmė pėr pėrmbushjen e njė aspirate tjetėr, atė tė hyrjes sė bashku nė Bashkimin Europian.
Ish Presidenti Mesiē tha se tashmė nė Rajon nuk ka mė luftra, ndaj duhen hapur edhe kufijtė pėr tu dhėnė tė rinjve vullnetin pėr tė punuar sė bashku pėr integrimin nė BE.
Serbia nuk ėshtė e detyruar tė njohė Kosovėn nėse nuk e dėshiron dicka tė tillė, me rėndėsi ėshtė tė vendoset bashkėpunimi Serbi-Kosovė dhe mė gjerė nė rajon.
Kėshtu ėshtė shprehur ish presidenti i Kroacise, Stipe Mesiē. Sipas tij Kosova ėshtė realitet dhe kjo smund tė ndryshohet, ndaj duhet tė bashkėpunojmė me Kosovėn.
Kur Ballkani do jetė pjesė e BE atėherė mund tė themi qė BE ka bėrė njė punė tė madhe. Nė rast se Serbia nuk dėshiron tė pranojė Kosovėn nuk ka nevojė ta pranojė, nuk do ndodhė asgjė, ajo cfarė duhet tė sigurohet ėshtė bashkėpunimi rajonal. Kosova ėshtė realitet dhe ėshtė nė rajon.
Duhet tė punojmė pėr hapjen e gjithė kufinjve nė rajon, interesi jonė i pėrbashkėt ėshtė integrimi nė BE. Kjo marrėveshje dhe ky hap do tė shuajė dhe luftrat nė rajon, duke bėrė tė mundur tė jetuarit nė paqe tha ai.
Kėto deklarata Mesiē i bėri gjatė njė konferencė pėr shtyp me ministrin e Jashtėm Edmond Panariti me tė cilin pati njė takim mė herėt.
Lidhur mė kėtė takim ish-Presidenti i Kroacisė shprehu interesimin pėr vazhdim tė bashkėpunimit Shqipėri-Kroaci, si dhe u shpreh optimist se Shqipėria do tė marrė statusin e vendit kandidat nė BE.
Nga ana tjetėr Ministri i Jashtėm Panariti e vlerėsoi si tė frytshėm takimin dhe shprehu bindjen pėr forcim tė bashkėpunimit mes dy vendeve.
Diskutuam pėr zhvillimet nė rajon, bashkėpunimin bilateral Shqipėri-Kroaci, krijimin e hapėsirave pėr livėzje tė lirė dhe krijimin e tregjeve rajonale. Diskutuam pėr situatėn nė rajon, atė nė Serbi dhe Kosovė.
Ndamė idenė se Kosova ėshtė realitet i pakthyeshėm dhe krijimi i njė klime bashkėpunimi mes Kosovės dhe rajonit por dhe Kosovė dhe Serbisė do t'i shėrbejė integrimit nė BE tė gjithė rajonit tė Ballkanit, u shpreh Panariti.
http://zhurnal.mk/content/?id=128213483439
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Ruaj Lidhjet