Shok shkakton nė opinionin publik njė artikull i gazetės tė sė dielės To Vima qė pasqyron mėnyrėn se si hyjnė mijėra kallashnikovė nga Shqipėria nė Greqi.
Njė shtetas shqiptar qė ka transportuar dhe ka shpėrndarė armė nė Greqi tregon pėr gazetėn edhe detajet mė tė hollėsishme se si kryhet trafikimi i tyre. Nė shumicėn e rasteve, shprehet trafikuesi emri i tė cilit padyshim qė nuk zbulohet, kallashnikovėt vijnė nga Shqipėria nė kamionė me lopė, viēa dhe bagėti tė tjera nė mėnyrė qė policėt ta kenė tė vėshtirė kontrollin.
Sipas artikullit, nė Athinė ka mbi 1000 shtėpi qė pėrbėjnė baza pėr kallashnikovėt dhe armėt e tjera qė vijnė me shumicė dhe ndahen mė pas me copė. Kallashnikovėt e pastėr, domethėnė ata me tė cilėt nuk janė kryer ende vrasje shiten nga 1000 deri ne 1500 euro, kurse ata tė pėrdorurit nė krime kanė njė ēmim tė ulėt prej 200 eurosh.
Gjithashtu mė tė shtrenjtė janė fishekėt kinezė pasi mund tė pėrshkruajnė jelekėt antiplumb tė policisė greke. Nė Greqi vlerėsohet se ndodhen nė kėto momente mė shumė se 600 mijė kallashnikovė tė prodhimeve tė ndryshme. Edhe njė vjedhje e thjeshtė kohėt e fundit kryhet me kėtė lloj arme.
Nė dy vitet e fundit kur shifrat e kriminalitetit thyejnė rekorde nė vend, janė asgjėsuar mbi 40 banda me kallashnikovė, midis tyre edhe shumė grupe shqiptare. Cdo vit kryhen 7000 bastisje, pra rreth 20 ēdo ditė dhe njė nė tre pėrfundon nė pėrleshje me armė.
Vetėm nė 6 muajt e fundit 35 persona kanė humbur jetėn nė kėto raste. Sipas gazetės, Greqia konsiderohet vendi i kallashnikovėve dhe zyrtarėt e lartė tė policisė flasin se nė asnjė vend tė botės policia nuk bėhet objekt sulmi me kėto armė sa nė Greqi, ndėrsa sekuestrimet e tyre janė tė papėrfillshme. Burime policore bėjnė me dije se kallashnikovėt qė vijnė nė Greqi nuk janė ata tė depove shqiptare tė hapura pas vitit 97, por tė prodhimeve nga vende tė ndryshme qė hyjnė nga kufiri shqiptar me kamionė apo me Mercedesė nėpėrmjet rrugėve malore.
Gjithashtu ato hyjnė nga kufiri bullgar apo nga portet e Kretės me anė tė anijeve tė vogla. Por preferohen mė shumė kallashnikovėt qė shiten pranė kufirit shqiptar sepse shiten me ēmim mė tė lirė, pėrfundon artikulli, transmeton TCH. /Telegrafi.



Pėrgjigju Duke Cituar


Ruaj Lidhjet