Per shkarkim nuk premtonte koha. I perket nenit 98 te Kushtetutes.
Neni 103, pika 2: Ministri nuk mund tė ushtrojė asnjė veprimtari tjetėr shtetėrore dhe as tė jetė drejtues ose anėtar i organeve tė shoqėrive fitimprurėse.
Nishani mund te ishte kandidat, vetem nese jepte doreheqje dhe doreheqja e tij pranohej nga presidenti aktual.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Uriel : 11-06-2012 mė 15:28
relata refero
Dakord, per sa i takon me lart, por ashtu sic e theksoi Olli Rehn me viziten e tij te fundit blitz ne Tirane, procesi i presidentit nuk duhet te politizohet pa nevoje ... Na lodhen o burre, me shume isha ne dijeni se ku gjendet Arvizu sesa Gruaja ime(Sus ju te tjeret)
Ketu qendron perplasja, e me gjase maxhoranca do justifikohet me faktin se "Kushtetuta ndalon ushtrimin e dy posteve" e jo ate te kandidimit e zgjedhjes. Dua te di a u betua si president, dhe a ka pas shkarkim perpara betimit?
P.S. Nuk e pata te mundur te ndjek seancen.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Scion : 11-06-2012 mė 15:25
What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence
Se pari, eshte siperfaqesore te besosh se Shqiperia humbi nje shans per tu pranuar me te drejta te plota ne BE vetem se nuk zgjodhi nje president konsensual. Se dyti, eshte akoma me e debatueshme kjo ideja foshnjore e shqiptareve qe e shohin anetaresimin ne BE si nje arritje ne vetvete, kur lexosh e shikon gjithe problemet qe po kalon kontinenti qe vene me medyshje ekzistencen e BE. Se treti, shembulli i fqinjeve tane, Greqise dhe Italise, dhe problemet qe ata kane hasur pas hyrjes ne BE, duhet te na shtyjne ne te mendojme dy here mbi aspiraten e nje hyrje ne BE. Shqiptaret po ecin perpara me kembet e tyre edhe pa qene anetare me te drejta te plota ne BE.
Qe te arrish konsensus duhen dy pale te pergatitura per konsensus. Opozita e beri te qarte qe nuk ishte e gatshme per te arritur konsensus, me faktin e thjeshte se nuk denjoi qe te hidhte nje vote ne Kuvend ne kater raunde qe u mbajten atje. Dhe nuk e di se ku e shikoni ju se alternativat e ofruara nga mazhoranca, si Zaganjori si Hoxha ishin "alternativa kukull". Nuk e di a u njohe me rezumete e te dyve, por as njeri e as tjetri nuk ishin kandidatura kukull. Per me shume, qe vete fakti qe ata pranuan te kandidonin, duke u bere objekt i sulmeve nga me te uleta personale nga opozita, deshmon qe ata ishin te gatshem per ti sherbyer vendit. Nese opozita do te ishte dakord me njerin nga keta kandidate e do t'i votonte ne Kuvend, sot Shqiperia do te kish president tjeter.
Shansi i humbur eshte i opozites per t'iu rikthyer institucioneve dhe interesave te vendit e per tu ngritur mbi interesat e ngushta politike te kreut te saj.
Per aq kohe sa presidenti i ri ben reformen ne drejtesi, pak rendesi ka nese ai eshte mik apo armik i Berishes. E rendesishme eshte qe ai do tu riktheje qytetareve te vendit besimin tek ligji dhe drejtesia. Ne ka nje gje qe shqiptaret urrejne tek 3 ish-presidentet e tjere ne detyre eshte impotenca e tyre per te sjelle ndryshim, duke e kthyer presidencen ne nje kamp pushimi 5-vjecar.E ke shume gabim! Nishani ka per ti kthyer kurrizin me shpejt se Topi, duke e njohur edhe si karakter.
Albo
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 11-06-2012 mė 15:28
Ta gezoni demokracine, fundja ky eshte realiteti.
....s'kane fund parodite e 'politikaneve' Shqiptar!
Sipas Kushtetutes se Shqiperise, duke iu referuar neneve 88 dhe 89, nuk ka asnje shprehje te shkeljes se proēedurave per zgjedhjen e Bujar Nishanit si President i Zgjedhur i Republikes se Shqiperise.
Neni 88
(Ndryshuar pika 2, shtuar pika 2/1me ligjin nr.9404, datė 21.4.2008, neni 6)
1. Presidenti i Republikės, nė ēdo rast, zgjidhet pėr 5 vjet, me tė drejtė rizgjedhjeje vetėm njė herė.
2. Mandati pėrfundon nė tė njėjtėn datė tė tė njėjtit muaj tė vitit tė pestė nga data e betimit si President i Republikės. Mandati i Presidentit zgjatet vetėm nė kohė lufte dhe pėr aq kohė sa vazhdon ajo.
2/1.Procedura pėr zgjedhjen e Presidentit fillon jo mė vonė se 60 ditė para
mbarimit tė mandatit presidencial paraardhės. Kur mandati presidencial pėrfundon nė gjashtė muajt qė i paraprijnė fundit tė mandatit tė Kuvendit ekzistues, procedura pėr zgjedhjen e Presidentit fillon jo mė vonė se 60 ditė para mbarimit tė mandatit tė Kuvendit”.
3. Presidenti fillon nė detyrė pasi bėn betimin para Kuvendit, por jo mė parė se tė ketė mbaruar mandati i Presidentit qė largohet. Presidenti bėn kėtė betim:
“Betohem se do t’i bindem Kushtetutės dhe ligjeve tė vendit, do tė respektoj tė drejtat dhe liritė e shtetasve, do tė mbroj pavarėsinė e Republikės sė Shqipėrisė dhe do t’i shėrbej interesit tė pėrgjithshėm dhe pėrparimit tė Popullit Shqiptar.” Presidenti mund tė shtojė edhe: “Zoti mė ndihmoftė!”
4. Presidenti qė jep dorėheqjen para mbarimit tė mandatit tė vet, nuk mund tė
kandidojė nė zgjedhjen presidenciale qė bėhet pas dorėheqjes sė tij.
Neni 89
Presidenti i Republikės nuk mund tė mbajė asnjė detyrė tjetėr publike, nuk mund tė jetė anėtar partie dhe as tė kryejė veprimtari tjetėr private.
Pra, ketu kemi nje President te Zgjedhur dhe nje President ne Detyre. Z. Bujar Nishani nuk eshte betuar dhe akoma nuk ka mare detyren zyrtare te Presidentit te Republikes se Shqiperise, detyre e cila mbahet nga Z. Bamir Topi deri ne daten 24 Korrik 2012.
Kjo gje mbetet te qartesohet nga konstitucionalistet, por mua nuk me duket se shkelet ndonje pike e kushtetutes ne keto 2 nene qe lexoj.
Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni
Posi ore do ta bėjė dorėheqjen mė vonė.Po Atij qė thotė ligji, ligji dhe vetėm ligji ē'ti bėjmė??
Po asaj qė thotė kushtetuta se: "Njė deputet nuk mund tė firmosi njėkohėsisht nė dy lista nė tė njėjtėn kohė"
Ēdo tė thotė kjo? Ne kemi njė Parlament me 140 Deputetė dhe teorikisht mund tė paraqiten 7 kandidatė potencial maksimalisht, por ē'ka ndodhur nė tė vėrtetė, katėr nga firmėtarėt e listės sė z.Hoxha figurojnė edhe firmėtarė nė listėn e z.Nishani.
Ka edhe mė tė tjera, paraqitja e njė kandidati zyrtar nė seancė plenare ka afate kushtetuese dhe nuk mund tė paraqitet tani pėr tani tak fak.![]()
...sapo lexova se edhe Nano i ka bere urime Presidentit te ri Nishani! U beme si jashte shtetit, mbaroj loja hajt ti japim doren njeri tjetrit...po te zene mend te gjithe te majtet sa mire do ishte...sa mire qe gjerat te zgjidheshin sipas kushtetutes dhe jo me demostrata e barrikada "njerezore" (sa mire qe e kane harruar kete term)
Ekzakt, pikerisht kesaj i referohem.
Dmth, qe kondita per termat "Kandidat", "Kandidat i zgjedhur" dhe "Kandidati qe votohet ne kuvend" nuk ka ...
Dmth, sot nuk ka bere betim dhe nuk ka marre zyrtarisht detyren e presidentit.
2:0 per Saliun, laj ... shpelaj... ate aty kane per ta patur, lol
What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence
Tani Saliu ka kontroll absolut mbi cdo sektor te shtetit. Urime per nje gje te vetme, te pakten presidenti i ri eshte djale Tirane. Keshtu si ka vajt kjo pune duhej nje president Tirans te pakten sa per te prish syrin e keq![]()
ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)
Artan Hoxhes i doli qe kishte pas qene me detyre ke "gjethi" afer telekomit prandaj u "detyrua" me dhone doreheqjen. Ky cuni na bote edhe si i djathte, se keshtu shkun keto pune sigurimsat u bone te "djathte" dhe te djathtet e vertete ngelen n'rruge.
Megjithate edhe Nishani mire eshte. Urime!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mike Oldfield : 11-06-2012 mė 16:21
moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise
Eshte e cuditshme prirja per te shpikur probleme te paqena ne mendjet e shqiptareve...
Sipas llogjikes tuaj, i bie qe asnje deputet, asnje minister, asnje politikan te mos zgjidhet kurre president ne Shqiperi pasi ai mban nje post shteteror, apo jo? Atehere si e shpjegon Rrexhep Mejdanin apo Bamir Topin, qe te dy deputete te Republikes se Shqiperise dhe anetareve te partive te tyre, para se te beheshin presidente?
Ta bej kete pyetje qe te kuptosh qe ka nje dallim mes zgjedhjes se dikujt president ne Kuvendin e Shqiperise, dhe betimit te tij si president. Kushdo mund te kandidoje per president, edhe ministrat, edhe deputetet, edhe politikanet, edhe shqiptaret e thjeshte te shoqerise civile. Por ato parakushte te Kushtetutes qe i kerkojne presidentit qe te mos jete anetar i asnje partie dhe asnje post tjeter shteteror, jane gjera qe ndodhin ne konhen pasi Kuvendi te zgjedh me shumice votash president. Ne ditet e javet qe do te vine, Bujar Nishani eshte presidenti i zgjedhur, por jo nje president ne detyre. Dhe ne ditet e javet ne vazhdim ai do te japi te gjitha doreheqjet nga te gjitha postet shteterore dhe nga te gjitha partite politike dhe nga te gjitha organizatat e tjera qe merr pjese dhe ka drejtuar. Dhe jo vetem kaq, por duhet te presi edhe qe ti mbaroje mandati presidentit aktual ne detyre qe te behet ceremonia e betimit te presidentit te ri. Dhe vetem atehere ai ploteson kushtet e Kushtetutes per tu betuar president.
Nuk te vjen mire qe u zgjodh Nishani president? Kjo eshte e kuptueshme pasi jo te gjithe do jene te kenaqur me nje zgjedhje, por mos shpikni probleme te paqena se beheni qesharake.
Albo
Sipas ligjeve qe solli MaDaBeR, nuk kemi te bejme me kurrfar shkelje. Aty nuk thuhet se i kandiduari per president duhet te dorehiqet apo shkarkohet para kandidimit. Pas zgjedhjes, po.
Kjo eshte shkelje. Eshte e parapare shume qarte se nje deputet nuk ka te drejte te nenshkruaj per dy kandidate njeheresh. Une nuk e kuptoj pse ka pasur nevoje qe te nenshkruajne ne dy lista te ndryshme ata kater deputetet!Po asaj qė thotė kushtetuta se: "Njė deputet nuk mund tė firmosi njėkohėsisht nė dy lista nė tė njėjtėn kohė"
Ēdo tė thotė kjo? Ne kemi njė Parlament me 140 Deputetė dhe teorikisht mund tė paraqiten 7 kandidatė potencial maksimalisht, por ē'ka ndodhur nė tė vėrtetė, katėr nga firmėtarėt e listės sė z.Hoxha figurojnė edhe firmėtarė nė listėn e z.Nishani.
A eshte e sigurte se kane nenshkruan ne dy lista te ndryshme keta kater deputetet?
Kete nuk e kam te qarte. Do ta lexoj edhe nje here se si eshte e rregulluar me kushtetute.Ka edhe mė tė tjera, paraqitja e njė kandidati zyrtar nė seancė plenare ka afate kushtetuese dhe nuk mund tė paraqitet tani pėr tani tak fak.![]()
Ruaj Lidhjet