Hetimi, tėrhoqi 300-1000 mijė euro pėr student, diplomat nuk vlejnė.
“Diplomati” Bruno Hamard shpallet fajtor pėr mashtrim.
Njė “diplomat” fra-ncez ėshtė dėnuar nė mungesė me 5 vjet burg nga Gjykata e Tiranės pėr akuzėn e “mashtrimit”. Duke u hequr si drejtues i njė Instituti francez, qė nuk ekzistonte dhe zotėrues i njė urdhri kalorėsiak, qė nuk njihej nė Francė, 41-vjeēari Bruno Hamard ka futur nė njė grackė mashtrimi dhjetėra shqiptarė. Sipas Gjykatės, kundrejt shumave nga 300 deri nė 1000 euro, ai ka pajisur “viktimat” e tij me diploma “Master” dhe “Doktoraturė” nė fushėn e Marrėdhėnieve Ndėrkombėtare, qė nė tė vėrtetė nuk vlenin dhe nuk njiheshin nė asnjė vend. Skemės, thuajse perfekte, tė mashtrimit tė tij nuk i kishte shpėtuar askush, as profesorėt e fakultetit Histori-Filologji e as zyrtarė tė lartė tė ministrive shqiptare. Vendimi i fajėsisė sė francezit ėshtė shpallur pak ditė mė parė nė Gjykatėn e Tiranės nga njė treshe gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Gerd Hoxha.
MASHTRIMI
Referuar vendimit tė gjykatės, fillesa e mashtrimit tė francezit ka qenė njė njohje e vjetėr nė vitin 1995 mes tij dhe njė profesori tė fakultetit Histori-Filologji, Petrit Nathanaili, nė kohėn kur ky i fundit ndiqte studimet pasuniversitare nė Francė.
Mė pas, nė vitin 2003, Hamard ka kontaktuar profesorin Nathanaili dhe i ka hedhur idenė e krijimit tė njė dege studimi me studentė frankofonė, pėr studime tė thelluara “Master” dhe “Doktoraturė” ne fushėn e Marrėdhėnieve Ndėrkombėtare. “Nė funksion tė qėllimit tė tij, i pandehuri fillimisht ka mundur qė, me anė tė mirėbesimit, tė bindė shtetasin Petrit Nathanaili, duke i thėnė atij se njė degė e tillė ishte hapur prej tė pandehurit nė Hungari dhe se i pandehuri kishte krijuar pėr kėtė qėllim edhe institutin ‘IRERIE’, tė cilin e drejtonte ai vetė. Ky institut, sipas tė pandehurit Bruno Hamard, ishte funksional dhe kishte studentė nga shtete, si Rumania, Hungaria, Turqia, Franca etj. I pandehuri Bruno Hamard i ka thėnė dėshmitarit Petrit Nathanaili se instituti ‘IRERIE’ ėshtė i licencuar dhe i njohur nga autoritetet franceze”, thuhej nė vendimin e gjykatės. Sipas Gjykatės, pasi ėshtė bindur se Hamard ishte njeri serioz dhe se “IRERIE” ishte i njohur ligjėrisht, profesori Nathanaili ka pranuar tė bashkėpunojė me tė. Nė vijim, i pandehuri ka sjellė nė Shqipėri programet mėsimore qė nuk ishin tė miratuara nga Ministria e Arsimit dhe kanė nisur programin, qė do tė zhvillohej on-line. Sipas Gjykatės, “Ky institut ėshtė krijuar dhe drejtuar nga i pandehuri me qėllimin e vetėm tė pėrvetėsimit me anė tė shpėrdorimit tė besimit dhe gėnjeshtrės tė shumave tė parave, qė studentėt shqiptarė kanė arkėtuar nė kėtė institut. Ky institut nuk ka qenė asnjėherė i licencuar dhe i regjistruar pranė Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės se Shtetit Shqiptar. Pėr rrjedhojė, diplomat qė ky institut lėshonte, nuk kishin asnjė vlerė, pasi ato nuk njihen nga autoritetet shtetėrore tė shtetit shqiptar”.
TĖ MASHTRUARIT
Sipas vendimit tė gjykatės, instituti fals i ngritur nga francezi Hamard nė Tiranė fillimisht ka pasur 17 studentė. Pagesa e brezit tė parė ka qenė 300 euro pėr ēdo student. Pagesa kryhej kundrejt njė mandatpagese tek drejtori shqiptar i institutit, qė mė pas i kalonte institutit “IREIRE” nė llogarinė e tė pandehurit ose vetė i pandehuri, kur ky i fundit vinte nė Tiranė dhe i tėrhiqte ato nga drejtori shqiptar. Nė vijim, njė pjesė e pagesave pėrdorej pėr lektorėt, ndėrsa pjesa tjetėr i kalonte tė pandehurit Hamard. Po sipas Gjykatės, pėr shkak tė publicitetit tė madh qė i pandehuri i bėnte institutit “IREIRE” sa herė vinte nė Tiranė, numri i studentėve ėshtė rritur nga vit nė vit. “Duke qenė se numri i studenteve filloi tė rritej, i pandehuri menjėherė e shfrytėzoi kėtė mundėsi dhe e rriti kuotėn e pranimit tė tyre nė kėtė institut nga 300 euro nė 1000 mijė euro pėr ēdo student. Nė vitin akademik 2006-2007 kanė vijuar studimet nė kėtė institut 65 studentė”, arsyetohej nė vendim.
“PUBLICITETI”
Kur gjithēka i ka shkuar mirė, francezi Hamard ka investuar edhe nė imazhin e tij, me qėllim krijimin e besimit tek stafi pedagogjik dhe studentėt. Pėr tė rėnė akoma mė shumė nė sy, ai ka organizuar aktivitete tė ndryshme qoftė nė Ministrinė e Mbrojtjes nė prefekturėn e Durrėsit, si edhe merrte pjesė nė ceremonitė e ndarjes sė diplomave, duke ftuar me kėtė rast edhe personalitete tė fushave tė ndryshme dhe zyrtarė tė lartė tė Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės, Ministrisė sė Integrimit etj. Por, nė kėto dalje publike, ai nuk mund tė ishte “njeri i thjeshtė”. “Gjatė gjykimit rezultoi se i pandehuri Bruno Hamard ėshtė paraqitur para autoriteteve shqiptare si pėrfaqėsues i urdhrit “Saint quent & de L’Etoile”. Nėn kėtė paraqitje, i pandehuri ka kryer takime me pėrfaqėsues tė lartė tė administratės shtetėrore, duke u prezantuar me imunitet diplomatik, si dhe ka nėnshkruar marrėveshje me Dhomėn e Tregtisė dhe Prefekturėn e Qarkut Durrės, ne fushėn e bashkėpunimit ekonomik dhe biznesit. Pėrdorimi dhe paraqitja e tė pandehurit si pėrfaqėsues i kėtij urdhri ėshtė bėrė pėr tė krijuar lehtėsira nė aktivitetin e tij kriminal”, thuhej nė vendimin e gjykatės.
1 mije euro ishte pagesa e njė studenti pėr tė ndjekur programet pasuniversitare, qė instituti i Bruno Hamard ofronte pėr shqiptarėt. Nė vitin e parė, kjo pagesė ishte 300 euro
4 vjet ka zhvilluar program mėsimor pasuniversitar instituti fantazmė francez “IREIRE” nė Tiranė, ku brezi i parė ishte nė vitin 2003 dhe brezi i fundit nė vitin 2007
Pėrgjigjja zyrtare nga Franca nstituti s’ekziston, as urdhri kalorėsiak
TIRANE – Gjatė shqyrtimit gjyqėsor nė dosjen penale ndaj shtetasit ta akuzuar nga Prokuroria pėr mashtrim, Gjykata e Tiranės ka administruara letėrporositė e ardhura nga autoritetet franceze nė lidhje me pretendimet e francezit Hamard. “Gjatė shqyrtimit gjyqėsor rezultoi e provuar plotėsisht se provave shkresore tė ardhura nga Ambasada Franceze e akredituar nė Tiranė, instituti “IREIRE” ėshtė i panjohur nė mjediset akademike franceze. Pėr rrjedhojė, diplomat qė shpėrndan ky institut, nuk kanė asnjė formė njohjeje ose ekuivalence nė shtetin francez. Gjithashtu, urdhri “Saint quent & de L’Etoile”, ku mbėshtetet ky institut, nuk ėshtė i njohur nė shtetin francez”, thuhej nė vendimin e gjykatės.
Panorama
Ruaj Lidhjet