Close
Faqja 12 prej 18 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 240 prej 345
  1. #221
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    3,015
    Citim Postuar mė parė nga prenceedi Lexo Postimin
    Antiproanti..........vendos me pare cfare je, pro apo kunder
    Panderpre jam pro ose kunder, varesisht nga rasti, rrethanat, deshira, informatat, koha, moti, simpatia, urrejtja, ora etj...

    Nuk ka aq te drejta sa te behet diktator presidenti ne shqiperi.
    E vertete.
    Une vetem deshirova ta theksoj se parimisht nuk ka President, te cilin e duan te gjithe apo shumca absolute. As ne Korea Veriore, ku vajtojne apo festojne publikisht pervjetoret e Pesideteve te kaluar dhe aktual nuk kemi te bejme me dashuri dhe respekt vullnetar ndaj Presidenteve, por me inskenime tradicionale te sistemit...

    Perndryshe, nese zgjedhja e nje Presidenti jokonsensual, sic ishte rasti ne Shqiperi, do te ishte ne kundershtim me deshiren e shumices absolute te popullit, atehere ata qe e kane zgjedhur ne zgjedhjet e ardhshme patjeter do te humbasnin nje pjese te elektoratit aktual. Kjo do te ishte vetem nje nga pasojat e mundshme negative.
    Eshte e drejte e opozites dhe e pakenaqurve tjere qe te kundershtojne dhe te mundohen ta demtojne Presidentin dhe partite apo ata qe e kane zgjedhur ate. Gjera te ngjashme kane ndodhur edhe ne vende tjere shume me te medha dhe me te redesishme se Shqiperia. Pra, zgjedhja e Presidentit ne Shqiperi ka qene dhe mbetet akt absolutisht normal i nje sistemi te tille demokratik. Megjithate, ka mjaft vend per kritika dhe kundershtim te nje veprimi te tille, sepse nuk eshte aspak optimal per rrethanat e pergjithshme dhe specifike te Shqiperise. Por kjo eshte teme tjeter dhe relativisht e komplikuar...

    Berisha dhe Rama kurrsesi nuk do ta zgjedhnin nje President te "dashur dhe te respektuar" nga shumica absolute e popullit.

  2. #222
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,701
    SHEKULLI ONLINE

    Shqipėri-Europė dhe Berisha nė mes
    Ilir Yzeiri

    Nė historinė 100-vjeēare tė shtetit shqiptar po pėrvijohen dy figura si modele tė largimit nga Europa. Esat Pashė Toptani nė fillim tė shekullit qė shkoi dhe Sali Berisha nė fillim tė kėtij shekulli. I pari “pushtoi” gjysmėn e Shqipėrisė e nuk u shqit qė andej derisa i hėngri kokėn Ismail Qemalit dhe derisa sa pėrzuri princin gjerman Wied. Esat Toptani ėshtė modeli i politikanit shqiptar qė futi nocionin e atdheut si pronė. Ai ėshtė emblema e politikanit qė ėshtė nė gjendje tė bashkėpunojė me kėdo, si me ata qė e duan atdheun, ashtu dhe me ata qė duan ta shqyejnė, mjaft qė nė kėtė gllabėrim tė jetė edhe ai nė krye tė vendit. Historia e shtetit shqiptar nė kėta 100 vjet, pėr fat tė keq, ka shumė pak shembuj qė mund tė merren si model.

    Mbretėria e Ahmet Zogut, pavarėsisht anėve pa dritė apo tė errėta tė saj, ka meritėn se orientimin e pati europian, megjithėse nė veprimin e brendshėm, Ahmet Zogu drejtonte me metoda orientale. Ata qė e njohin sadopak kėtė periudhė besoj kujtohen qė edhe nė atė kohė, mjaft ministra apo shtetarė tė tjerė, sa herė qė binte njė qeveri apo ngrihej njė tjetėr, shkonin e trokisnin nėpėr kancelari tė huaja dhe aty ishin gati qė tė shisnin jo vetėm atdheun, por edhe nėnėn e babėn, mjaft qė tė bėnin presion te mbreti pėr njė post.

    Tė duket se asgjė nuk ka ndryshuar as sot. Por kulmin nė kėtė pėgėrje antishqiptare e ka shėnuar nė kėta njėzetė vjet kryeministri i sotėm, Sali Berisha. Ai, me tė riardhur nė pushtet nė vitin 2005, e shkėrmoqi retorikėn patriotike qė e kishte mbajtur si flamur tė veprimit tė tij politik nė mbretėrimin e parė, si, fjala vjen, qėndrimi ndaj Greqisė kur arrestoi minoritarėt e gjorė dhe kaloi nė ekstremin tjetėr. Ai gati e shpalli si aksiomė pėrfundimtare se, qė tė rrish nė pushtet nė Shqipėri, duhet t’u bėsh lėshime grekėve, se fati i qeverive shqiptare varet nga lobi i fuqishėm grek nė SHBA e nė Europė, ndaj, pėr kėtė, gjėja e parė qė bėri bashkė me delfinin e tij, Lulėzim Basha, ishte dhurata e njė cope tė atdheut Greqisė.

    Fati e ndihmoi Shqipėrinė, Greqia po rrokulliset nė humnerė dhe deti i dhuruar ka shumė gjasė tė shpėtojė. Mė kujtohet se pėr kėtė aferė, ai pėrdori edhe njė diplomat, tė paktėn deri atėherė serioz, si Ferit Hoxha, tė cilin, pasi e detyroi tė noterizonte diplomatikisht faljen e detit, e nisi nė SHBA. Tani qė Berisha e zgjodhi presidentin ashtu siē deshi, vetė Europa ėshtė ftohur me ne dhe pėrfaqėsuesit e saj e kanė tė vėshtirė ta kuptojnė se si ka mundėsi qė njė kryeministėr nuk sakrifikon pushtetin e tij pėr Shqipėrinė.

    Ata nuk e dinė se modeli i Sali Berishės si politikan ėshtė i hershėm nė elitėn sunduese shqiptare, ata nuk e dinė se pėr Sali Berishėn, Shqipėria nuk ėshtė atdheu i pėrbashkėt, por njė pronė qė duhet shqyer me gjithsej dhe pėr ta gllabėruar atė duhet ta ndash me ata qė tė mbajnė nė pushtet , sidomos me ata qė e duan kėtė vend tė shkatėrruar e tė zhdukur mundėsisht. Atyre ėshtė mirė t’u japėsh nga njė copė, se pushtetin e ke tė sigurt.

  3. #223
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,094
    ilir yzeiri i famshmi qe ju sul arvizut pas 21 janarit.. po perserit djallezin e ditve te fundit qe ka pjellė bisha seli roze..
    kunder arvizit yzeiri i kokodhimo rucit.. hodhi akuzen.. pse na pengove o kinez.. te finalizojme pllanin.. e 21 janarit per te cilin ne zagaret e kokodhim edvinit u lodhem 2 vjet rresht se shpifuri ne shekull te kokdhimjes.. qe pastaj ti ndersejme bandat te hyjne ne krieministri e te djegin kadafin berish apo esatin berish apo apo..
    kto dite u prish pllani tjater..
    ishte pllanifikuar qe ceshtja "presidenti" te benej nje shkak i mire qe te fillohej nje 97 tjater..
    mirpo ne fund pllani u dogj..
    mir qe u dogj pllani por dhe bota dha pelqimin per nishanin e per menyren si u zgjodh..
    cna mbetet o shokėni nashti..
    kjo eshte big-pietja e madhe ne seli roz te edvin rucit kokodhim..

    dhe cfar ju ka vajtur nashti ne mendje..

    vrasja e berishes..ska rrug tjater per bllokqenerine..

    u fillua fushata me polpotistet e kosoves.. gazeta zeri..
    pastaj ed zaloshnjet e mutafo nanot..
    dje kreshniku hodhi idene se.. vetem antitanku e rrezon berishen qe ecen me jelek anti plumb..
    sot erioni brace dekllaroj se.. nuku fitojm po nuku vdiq berisha..
    nashti dhe iliri izeir ki qen nen zinxhir.. i meshon idese qe rreh ne cdo hale-mendje te selim rozistave..
    vrasja e berishes..

    si ta vrasim..
    ku ti gjejme zagaret..
    ku te dalin..
    mundesisht zadrimore .. apo zalldardhore qe u jan vrare te vetet ne 21 janar..
    po dhe kosovaro albinisto zeri-sto khmer rruzh le te jene..
    vec te realizohet endrra..

    kjo eshte mesazhi qe jep ilir yzeiri..

    thx qe na i sjell pllan-deshirat e bllokqenerise o dujruc..

    berisha duhet te ruhet mire sepse po i sillen rrotull kanibalet..

  4. #224
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    16,239
    E kupton qe Bujar Nishani ishte zgjedhja e duhur per president, nga sulmet e koordinuara per personin e tij nga mediat prane opozites, edhe pse ky akoma nuk e ka marre akoma detyren. Frika e klikes se opozites eshte se ata deshtuan qe te zgjidhnin nje president kukull qe do te pushonte ne kampin e pushimit te presidences per 5 vjet, sic kane bere plot tre paaradhesit e tjere presidente. Njeriu qe shkaterroi bandat e Shqiperise dhe prishi trafiqet e droges ne vend, nuk ka se si te jete nje president kukull. Dhe frika qe ka zene opoziten eshte frika e kriminelit qe humbet imunitetin ligjor: presidenti i ri nuk do te lere ne detyre prokuroret, gjyqtaret e korruptuar qe flene mbi dosje dhe leshojne te lire kriminelet qe policia e Bujar Nishanit kapte. Pra frika e opozites ka lidhje se Nishani nuk do te jete pasiv, por do te beje detyren e tij, dhe do te reformoje sistemin e drejtesise, kreu i se ciles ai do te jete se shpejti. Do ti kerkoje doreheqjen Kryeprokurores aktuale e do ti sjelli Shqiperise nje prokuror/e te re te afte e te zellshme per te hetuar e mbrojtur akuzat sic duhet ne gjyq. Do te largoje nga sistemi i drejtesise te gjithe ata gjyqtare qe jane emeruar ne ato poste per te mbrojtur interesat e klaneve mafioze te vendit.

    Keta njerez nuk kane se si te ndihen mire me nje president te tille. Keta njerez nuk i ze gjumi naten nga frika se Nishani do te beje per sistemine drejtesise ate qe beri si Minister i Brendshem i vendit. Kurse shqiptaret e thjeshte qe respektojne ligjin, ndihen shume mire me nje president te tille, pasi kane 20 vjet qe presin qe ne Shqiperine demokratike drejtesia te vihet ne vend me ligj.

    Presidenti i ri gezon mbeshtetjen time per aq kohe sa ben reformen ne drejtesi dhe u rikthen shqiptareve friken dhe besimin tek drejtesia e ligjit.

    Albo

  5. #225
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    522
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    E kupton qe Bujar Nishani ishte zgjedhja e duhur per president, nga sulmet e koordinuara per personin e tij nga mediat prane opozites, edhe pse ky akoma nuk e ka marre akoma detyren. Frika e klikes se opozites eshte se ata deshtuan qe te zgjidhnin nje president kukull qe do te pushonte ne kampin e pushimit te presidences per 5 vjet, sic kane bere plot tre paaradhesit e tjere presidente. Njeriu qe shkaterroi bandat e Shqiperise dhe prishi trafiqet e droges ne vend, nuk ka se si te jete nje president kukull. Dhe frika qe ka zene opoziten eshte frika e kriminelit qe humbet imunitetin ligjor: presidenti i ri nuk do te lere ne detyre prokuroret, gjyqtaret e korruptuar qe flene mbi dosje dhe leshojne te lire kriminelet qe policia e Bujar Nishanit kapte. Pra frika e opozites ka lidhje se Nishani nuk do te jete pasiv, por do te beje detyren e tij, dhe do te reformoje sistemin e drejtesise, kreu i se ciles ai do te jete se shpejti. Do ti kerkoje doreheqjen Kryeprokurores aktuale e do ti sjelli Shqiperise nje prokuror/e te re te afte e te zellshme per te hetuar e mbrojtur akuzat sic duhet ne gjyq. Do te largoje nga sistemi i drejtesise te gjithe ata gjyqtare qe jane emeruar ne ato poste per te mbrojtur interesat e klaneve mafioze te vendit.


    Keta njerez nuk kane se si te ndihen mire me nje president te tille. Keta njerez nuk i ze gjumi naten nga frika se Nishani do te beje per sistemine drejtesise ate qe beri si Minister i Brendshem i vendit. Kurse shqiptaret e thjeshte qe respektojne ligjin, ndihen shume mire me nje president te tille, pasi kane 20 vjet qe presin qe ne Shqiperine demokratike drejtesia te vihet ne vend me ligj.

    Presidenti i ri gezon mbeshtetjen time per aq kohe sa ben reformen ne drejtesi dhe u rikthen shqiptareve friken dhe besimin tek drejtesia e ligjit.

    Albo

    Artikull i shkelqyeshem, jam shume dakord me ty. Bujar Nishani kam bindjen se do te jete nje president i shkelqyer per shqiptaret e thjeshte ne rradhe te pare, e pastaj edhe per reformat e thella qe presin ne sistemin e kalbur te drejtesise prokurori,KLD e gjykata.
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  6. #226
    Drinbach Maska e DYDRINAS
    Anėtarėsuar
    17-02-2005
    Postime
    6,834
    Citim Postuar mė parė nga Antiproanti Lexo Postimin
    Panderpre jam pro ose kunder, varesisht nga rasti, rrethanat, deshira, informatat, koha, moti, simpatia, urrejtja, ora etj...


    E vertete.
    Une vetem deshirova ta theksoj se parimisht nuk ka President, te cilin e duan te gjithe apo shumca absolute. As ne Korea Veriore, ku vajtojne apo festojne publikisht pervjetoret e Pesideteve te kaluar dhe aktual nuk kemi te bejme me dashuri dhe respekt vullnetar ndaj Presidenteve, por me inskenime tradicionale te sistemit...

    Perndryshe, nese zgjedhja e nje Presidenti jokonsensual, sic ishte rasti ne Shqiperi, do te ishte ne kundershtim me deshiren e shumices absolute te popullit, atehere ata qe e kane zgjedhur ne zgjedhjet e ardhshme patjeter do te humbasnin nje pjese te elektoratit aktual. Kjo do te ishte vetem nje nga pasojat e mundshme negative.
    Eshte e drejte e opozites dhe e pakenaqurve tjere qe te kundershtojne dhe te mundohen ta demtojne Presidentin dhe partite apo ata qe e kane zgjedhur ate. Gjera te ngjashme kane ndodhur edhe ne vende tjere shume me te medha dhe me te redesishme se Shqiperia. Pra, zgjedhja e Presidentit ne Shqiperi ka qene dhe mbetet akt absolutisht normal i nje sistemi te tille demokratik. Megjithate, ka mjaft vend per kritika dhe kundershtim te nje veprimi te tille, sepse nuk eshte aspak optimal per rrethanat e pergjithshme dhe specifike te Shqiperise. Por kjo eshte teme tjeter dhe relativisht e komplikuar...

    Berisha dhe Rama kurrsesi nuk do ta zgjedhnin nje President te "dashur dhe te respektuar" nga shumica absolute e popullit.
    Deshmi e urrejtjes dhe e paaftesise!

    Paaftesia te shtyn te urresh, mungesa e alternatives te shtyn te urresh!

  7. #227
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,009
    Njė zgjedhje e drejtė dhe e merituar kur ke di se Nishani ka bėrė shumė nė detyrėn e mėparshme tė tij.

  8. #228
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    1,890
    e cfare te futme thuaj ....



    .
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    kur t'ja kapesh gjarperit koken me kembe shtypja perpara se te te kafshoje

  9. #229
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,094
    hahaha..

    tash po e shoh o dydrins..

    lapsuse jan keto..nema problema..



    ne fakt antipropanti ka reaguar shum qarte e drejte ne lidhje me zgedhjen e presidentit..

    bujari do duket kur te shpalli stafin e tij.
    te shohim cdo psonise.. se nuk eshte e lehte dhe kjo puna e presidentit..plus te mendosh se pa u zgjedhur akoma drejtoria e shpifjeve e kish bere gati nje dosje te trashe kunder nishanit..
    ..e mendo ne ditet qe vijne se cdo u pjelle mendja e djallezuar e selim rozes..

    pra bujari do merret keqasi ne nishan nga nishanllinjte e komitet qendrorit..
    nje nishan e ben te vrase veten para nja 60 vjetesh keta.. te ngratin omer nishani..
    kshuqe dhe bujari sdo e ket te lehte..

    ai eshte bir i nje familje te mire.. bab e nen mesues i ka pasur..
    bile te jatin e tij e kam pasur 1 vit mesues historie..
    mirpo do ket kunder nje armat profesoresh te djallo-logjise..
    nuku do bente keq te lexonte forum qy bujari.. se do i jipnim ca mendje..
    mirpo ktu nuku lexon askush nga ata qe duhet te lexojne..

    ka dhe nje te mir zgedhja e tij..
    meqe ai eshte dhe gjirokastrit.. behet me e drejte dhe ceshtja e krahinarizmo lokalizmez..
    se tani i kishim tre geg..
    bamir tirone..joz shkodre e sali tropoje..

    tash jemi ne rregull..

    suksese..

  10. #230
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anėtarėsuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,489
    Zgjedhja e Presidentit ėshtė nga njė anė akti i abortit tė radhės si pasojė e incesteve politike mes PD-PS-LSI dhe nga ana tjetėr provė e pakundėrshtueshme qė sistemi atje vetėngelet shtatėzanė. Z. Berisha, si ish i fushės qė ėshtė mund ta shpjegojė kėtė fenomen duke e ilustruar nė shembullin e suksesit tė rradhės sė tij nė zgjedhjen e Musteqes mė tė pėrkushtuar e tė devotshėm ndaj Madhėrisė sė tij tė tė gjitha kohėrave.
    Elegance is an attitude.

  11. #231
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2007
    Postime
    6,351
    President me shkollim shume te dobet. Besoj se mund te kishte qindra alternativa me te mira.

  12. #232
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-02-2012
    Postime
    681
    Citim Postuar mė parė nga ☆Angie☆ Lexo Postimin
    Zgjedhja e Presidentit ėshtė nga njė anė akti i abortit tė radhės si pasojė e incesteve politike mes PD-PS-LSI dhe nga ana tjetėr provė e pakundėrshtueshme qė sistemi atje vetėngelet shtatėzanė. Z. Berisha, si ish i fushės qė ėshtė mund ta shpjegojė kėtė fenomen duke e ilustruar nė shembullin e suksesit tė rradhės sė tij nė zgjedhjen e Musteqes mė tė pėrkushtuar e tė devotshėm ndaj Madhėrisė sė tij tė tė gjitha kohėrave.
    haha madheris se tij te te gjitha kohrave o beluci rrezik tja bej dhe ky musteqa 8 madheris
    si ja beri MOISIU DHE TOPI mos ju duket cudi se dhe silvja konti u be lavire sipas madheris.

  13. #233
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    16,239
    Nishani: Ju rrefej periudhen me te veshtire te jetes sime

    Presidenti i zgjedhur, Bujar Nishani, flet ne nje interviste ndryshe, mbi zhvillimet pas votimit qe e zgjodhi kryetar shteti nje jave me pare. Ndalet ne atmosferen familjare dhe shoqerore, komenton presidentet pararendes. Ne biseden me gazetarin Roland Qafoku ne emisionin "Intervista" ne Tv Planet, z.Nishani shpjegon me hollesi situatat me te veshtira qe ka kaluar ne jete, duke u ndalur tek periudha e rrezimit te komunizmit, kur ishte ne akademine ushtarake "Skenderbej".


    Si ka qene dita juaj pasi u shpallet President i Republikes, cfare ka ndryshuar tek ju?

    Per hir te se vertetes, doza emocionale ka qene me e madhe, por me se shumti per faktin e nje autoanalize me te madhe per sa i perket pergjegjesive me te medha qe i takojne te kete nje njeri ne krye te shtetit. Ne aspektet e tjera te axhendes se orareve nuk ka ndryshuar ndonje gje.

    Si ka ndryshuar jeta e familjes suaj, duke qene se ajo eshte familja e pare tani ne Shqiperi, zonja juaj eshte zonja e pare tashme dhe femijet ashtu sic quhet ne zhargonin zyrtar jane femijet e pare te Republikes se Shqiperise?

    Pervecse te qenit ne kete qe ju e percaktuat si zhargon, nuk ka pasur dhe nuk ka ende asnje perceptim as brenda familjes apo ne komunikimin me njeri-tjetrin dhe le themi me miqte e familjes, dashamiresit, apo qytetare te tjere. Ka qene padyshim nje surprize ne familjen time, ne momentet e para eshte pritur me nje lloj emocionin te vecante. Me pas, pa dyshim dhe tek ata kam pare nje reflektim qe u takon atyre ne menyren e sjelljes ne menyren e komunikimit, per te qene shume here me normal se cka kane qene ata deri me tani.

    Si e ka pritur djali juaj, i cili eshte me studime ne Vjene, lajmin se babai i tij u be President?

    Per hir te se vertetes i takon asaj pjese te te rinjve shqiptare qe eshte shume i pasionuar pas atdheut dhe flamurit, dhe gjithashtu ndjekes shume i kujdesshem i politikes. Ka ndjekur cdo hap timin, por edhe te zhvillimeve politike ne teresi ne Shqiperi. Ai ka qene shume i surprizuar dhe reagimi i pare ne fakt ka qene joentuziast, duke marre ne konsiderate periudhen e gjate qe i duhet nje politikani per te shkuar ne pozicionin e Presidentit te Republikes. Megjithate, me pas duke marre edhe impaktet e para permes "Facebook"-ut, nga miqte e tij ne Tirane, apo edhe ne Austri, ku ka krijuar nje reputacion shume pozitiv, atehere me ka uruar dhe e ka bere duke qeshur, me nje qeshje dashamirese.

    A ka ndonje fjale nga ato qe ju ka thene djali juaj dhe ju ka mbetur ne mendje?

    Tha: "Ke arritur majen maksimale. Bravo babi". Ky ka qene konkluzioni i gjithe asaj bisede te gjate qe ne kemi bere nepermjet skype.

    Po vajza, qe ju e keni thene gjithmone qe eshte pika juaj e dobet?

    E ka marre me shume sportivitet ndoshta edhe nuk hyn shume thelle brenda ketij realiteti. Duket sikur asgje nuk ka ndryshuar tek ajo.

    Ndonje fjale qe mund t'ju kete mbetur ne mendje nga ajo qe mund t'ju kete thene babai juaj?

    Ne fakt, im ate eshte nje person, i cili nuk shprehet shume. Ai ka nje bote shume te madhe dhe te gjere, por nuk eshte ekspresiv dhe kjo ka qene nje karakteristike e tij gjate gjithe jetes. Pervec emocioneve te forta qe perjetoi dhe natyrisht nje perqafim, ashtu sic mund t'i jape vetem nje baba djalit te tij, nuk ka pasur ndonje mesazh shume proklamues apo deklarativ, kjo ndoshta edhe per shkak te tipit te tij.

    Jeni i treti President qe mbani mustaqe...

    Ne fakt, mbajtja e mustaqeve eshte per shkak te nje deshire per te pasur nje ngjashmeri me tim gjysh, me babane e nenes, i cili ka pasur dhe ka lene nje ndikim dhe mbresa shume te medha ne jeten time, per disa arsye dhe me se shumti familjare. Ai ka qene nje personash shume aktiv, ne mbreterine e Zogut, si fillim ne kavalierin e tij me pas i angazhuar ne luften Nacionalclirimtare, nga fillimi deri ne fund. Ai ka qene nje personazh me nje miqesi shume te madhe dhe nje shoqeri shume te gjere, me nje karakter shume te forte dhe fatkeqesisht humbi djalin e vetem. Ai ishte maturant ne ate kohe ne shkollen "Skenderbej" dhe ka qene kampion boksi ne Shqiperi.

    A eshte historia e atij durrsakut qe perflitej ne ate kohe...

    Po eshte historia e tij, i cili eshte vellai nenes sime.

    Mos gaboj, menjehere pas vdekjes se tij eshte nderprere funksionimi i boksit.

    Ky fakt ka qene shkaku i vazhdimesise sime ne akademine ushtarake, si nipi i pare qe isha nga ana e nenes sime. Gjyshi deri ne fund te jetes se tij ka mbajtur mustaqe dhe une kam pasur deshire qe kete shenje dalluese te tij ta kem.

    Ju vete jeni marre me boks?

    Jo nuk jam marre me boks, por jam marre me shume lloje te tjera sportesh. Jam marre ne menyre te organizuar ne ekipe me gjimnastike fillimisht dhe me volejbollin kryesisht.

    Cfare eshte nje moment qe ju ka mbetur ne mendje nga shkolla "Skenderbej"?

    Natyrisht qe pjesa me delikate eshte kur perpara se te hanim dreken apo darken duhet te uleshim apo te coheshim disa here para pjates.

    Ne shkolle ishit nje nxenes me te gjitha dhjeta dhe i rregullt, a ju sherbyen?

    Nuk besoj tek pjesa e notave qe mund te marre nje nxenes, pasi e quaj dicka subjektive apo te jete elementi baze ne formimin e nje njeriu, por vitet qe kam kaluar ne arsimin ushtarak kane lene ne formimin tim gjurme te rendesishme ne kuptim pozitiv te fjales. Pa dashur te bej analizen e asaj cka une perfaqesoj, sepse nuk do te ishte etike dhe korrekte, mund te them qe te pakten, per te qene insistues ne realizimin e puneve, apo per te qene i ftohte dhe i matur ne marrjen e vendimeve dhe i duruar perballe situatave te veshtira, kjo shkolle ka ndihmuar. Une kam kaluar edhe pese vite ne arsimin e jurisprudences dhe nuk i krahasoj kurre keto vite dhe ate cka kam marre ne arsimin tim baze.

    Sot qe jeni President i Republikes ka ndonje mesues qe ju e kujtoni dhe qe ka ndikuar shume tek formimi juaj?

    Pa dyshim, nese do ta nisnim nga shkolla e mesme, ne ate kohe "Skenderbej" ka qene nder gjimnazet me te forta te Tiranes dhe ka pasur mesues te pergatitur. Le te nisim nga mesuesja kujdestare, e cila ka qene Gjeraqina Spahiu, nje emer i forte i matematikes. Gjithashtu, edhe per shkak te pasionit qe une kisha per fiziken dhe astronomine mund te kujtoj profesor Skender Shkupin apo Jorgji Koten ne vizatimin teknik.

    A ju ka dhene mesim mamaja e z. Damian Gjiknuri?

    Znj. Liri ka qene gjithashtu mesuese e matematikes, por jo ne klasen time. E kam njohur dhe ka qene nje zonje e vertete, shume e respektuar dhe e afte profesionalisht.

    A mund te na shpjegoni, pasi si ne media ashtu edhe ne rrjetin social "Facebook", permendet momenti i incidentit ne Shkollen e Bashkuar dhe thuhet se ju keni qene aty?

    Ne ate kohe, une kam qene pedagog, pasi jam diplomuar ne vitin 1988 dhe menjehere pasi diplomimit ne shtator kam filluar punen si pedagog ne Katedren e Taktikes. Ne ato ngjarje kam qene vertet atje, por ne kundervenie te atyre qe kerkonin te rikthenin bustin e Enver Hoxhes. Kemi qene ne minorance, bashke me nje grup kolegesh dhe studentesh te tjere.

    A mund te permendni ndonje student apo koleg qe kane qene me ju?

    Patjeter, mund te permend z. Andrea Cuko, i cili ka qene nje nga pedagoget qe ka inkurajuar levizjet demokratike, z. Hysen Arapi, i cili ka qene gjithashtu ne kete levizje shume inkurajuese per studentet. Nga studentet e mi qe kane qene te perfshire, mund te permend Gjirosh Prendin, i cili eshte drejtues sot ne Policine e Shtetit. Ka pasur edhe mjaft te tjere si, Ilir Metaliaj apo Vajdin Lame, i cili sot nuk jeton me. Ne ate kohe, une kam pasur nje situate te veshtire psikologjike, madje mund te them nga me te veshtirat e jetes sime, sepse per shkak te qendrimit tim, mjaft kolege te mi u distancuan dhe nuk uleshin as te pinin nje kafe me mua. Atehere isha beqar dhe jetoja ne godinen e pedagogeve qe ishin beqare ne Akademine Ushtarake dhe sa here kthehesha pas oreve te mesimit ne dhomen time, e gjeja garderoben te shqyer dhe te gjitha rrobat e mia te kontrolluara. Gjithashtu mund te permend edhe nje moment tjeter. Kushtet ne ate kohe nuk kane qene fort te mira per dhe nuk ka pasur veshje te shtrenjta ndaj dhe une kam pasur nje xhup, cope parashute dhe kishte qelluar te ishte ngjyre bojeqielli. Me ate xhup une dilja pasditeve dhe per shkak se kishte kete ngjyre me akuzonin sikur une doja te provokoja te tjere perse e vishja kete xhup blu. Keto kane qene arsyet perse u pozicionova ne menyre te hapur, te cilat ne fakt ishin dhe ato qe me "ndeshkuan" ne vitin 1997 kur u rikthye ne pushtet PS, fatkeqesisht ne drejtim te Ministrine se Mbrojtjes ku une punoja. Ne ate kohe sapo isha kthyer nga specializimi nga SHBA dhe isha nder shqiptaret e pare qe shkoja ne nje prej shkollave me te mira pasuniversitare ne Monterej te Kalifornise. Ka qene qendrimi im dhe sjellja ne vitet '90 duke bere qe ata qe kishin qene drejtues te asaj kohe me larguan, jo vetem nga puna, por bashke me familjen time jam nxjerre ne menyre jonjerezore nga objekti ku une rrija me qira, pjese e Ministrise se Mbrojtjes, prane Ministrise se Jashtme.

    A jetoje me prinderit?

    Jo, jetoja me bashkeshorten dhe me djalin 2-vjecar, dhe kjo ka qene nje nder momentet me te veshtira?

    Ku shkuat me pas?

    U akomodova ne nje shtepi tiranase.

    A keni marre urime nga te majtet pasi u shpallet President, pasi zoti Milo ka deklaruar ne emisionin tim "Intervista" se jo vetem ju ka uruar, por edhe ju ka takuar personalisht.

    Po, jam takuar me z. Milo rastesisht dhe me ka uruar shume perzemersisht.

    Po nga Partia Socialiste, apo nga z. Rama?

    Nga z. Rama nuk kam marre ende nje urim, por nga mjaft deputete te disa legjislaturave te PS dhe te legjislatures se pare kam marre urime.

    Z. Nano ju ka uruar?

    Z. Nano me ka uruar personalisht, por dhe nga mjaft deputete kam marre mesazhe dhe telefonata.

    A mund te na thoni emrin e ndonje deputeti, apo shqetesoheni se mos z. Rama i ndeshkon ata nese ju i thoni?

    Jo, nuk besoj se z. Rama ka kete filozofi, por nuk e lejon etika ta bej kete, pasi ky eshte komunikim teresisht personal.

    Z. Topi, ju ka uruar?

    Kam marre nje mesazh urimi me sms.

    Pra, Presidenti ne detyre nuk ju ka telefonuar?

    Normalisht prisja te kisha nje telefonate urimi nga Presidenti, por gjithsesi kam marre nje sms urimi.

    A ju kane lenduar komentet qe jane bere rreth semundjes suaj? Tashme, ne jemi te qarte se cfare ka z. President, pasi me shume nga te gjithe ka qene mjeku Mentor Petrela qe e ka shpjeguar kete fakt, por, a jeni lenduar ju nga keto komente?

    Jo aspak, pasi kjo ka qene nje ceshtje qe une nuk e kam mbajtur sekret. Se dyti nuk eshte realisht nje semundje ne konceptin shkencor te fjales. Problemi shendetesor ka qene i papritur qe erdhi per shkak te nje defekti te eneve te gjakut te lindur dhe pergjate 45 viteve te jetes sime nuk kishte dhene asnje shenje. Por, per shkak angazhimeve, mjeket specialiste ne Finlande me rekomanduan qe per shkak te moshes dhe profesionit une ta shmang dhe ta eliminoj kete problem qe kam.

    Ne nje nga komentet qe qarkullon ne shtyp eshte dhe nje aludim se znj. Topalli mund te ushtroje detyren e Presidentit, nese ju do te keni nevoje per trajtim mjekesor.

    Une nuk kam nevoje per asnje trajtim mjekesor, pasi kam pasur nje dinamike shume te madhe pune ne pozicionin e ministrit, duke perballuar situata shume te veshtira ndaj jam i sigurt qe dhe ne pozicionin aktual te kreut te shtetit nuk do te me pengoje ta ushtroj detyren ne menyren me dinjitoze.

    Megjithate, akuza me e rende politike eshte se ju nuk krijoni probleme me shefin tuaj, z. Sali Berisha. Besoj i keni lexuar keto akuza?

    Natyrisht, une e ndjek median, jo vetem tani, por gjithmone e kam ndjekur median me shume vemendje. Une besoj qe eshte nje atribut pozitiv i cdo personi te perfshire ne politike dhe ne punet publike te mos krijoje konflikte me askend, pasi nuk besoj se eshte aftesi te krijosh konflikte, por te mos i krijosh ato. Flas ne gjykimin tim dhe mund te jem une i gabuar, por ky eshte formimi dhe perceptimi im dhe une nuk krijoj konflikte as me kryeministrin, deputetet e mazhorances apo te opozites. Une kam nje detyre, te permbush me dinjitet detyrimet e mia kushtetuese.

    Z. President do te doja te benit nje koment per te gjithe paraardhesit tuaj Presidente, duke nisur nga Ahmet Zogu.

    Tashme, jo vetem nga qytetaret shqiptare, por edhe nga historia, ai eshte konfirmuar si nje burre shteti.

    Po, Omer Nishanin?

    Me aq sa kemi pasur mundesi te mesojme edhe nga opinioni, ai ende mbetet nje figure paksa enigmatike ne aktivitetin e tij, por ka qene nje personazh intelektual dhe kjo ndoshta ka qene edhe arsyeja pse ai u eliminua nga diktatura.

    Haxhi Lleshi?

    Natyrisht qe eshte pjesa me dogmatike e periudhes me te hidhur te historise se Shqiperise.

    Mendimi juaj per Ramiz Aline...

    Besoj qe eshte trashegimtari i fundit i diktatures, i cili ka pergjegjesite e tij te medha per te gjitha vuajtjet qe ka pasur Shqiperia gjate periudhes se diktatures.

    A keni pasur mundesi qe te takoni?

    Jo, asnjehere.

    Po per z. Berisha?

    Eshte jokorrekte qe te besh komente te tilla per nje personalitet te tille si z. Berisha, i cili eshte ne kulmin e aktivitetit te tij ende.

    Megjithate, per periudhen e tij ne presidence mund te beni nje koment?

    Eshte Presidenti i pare i zgjedhur ne menyre demokratike, por ai ka ditur te perballoje me dinjitetin e nje shtetari veshtiresite me te medha te nje vendi ne aspektet politike ekonomike dhe sociale dhe shoqerore qe veshtire se nje person mund t'i gjente zgjidhje ne ato momente.

    A eshte ai pergjegjes per '97-n?

    Ngjarjet e '97-s jane nje ceshtje shume e komplikuar qe lidhet me nje rebelim ndaj shtetit.

    Komenti juaj lidhur me Presidentin Rexhep Mejdani, cili eshte?

    Z. Mejdani ka krijuar nje nga figurat me te respektuara ne kohen e presidences ne Shqiperi. Ka qene nje personalitet i botes akademike, por qe diti ta artikuloje ate mencuri te akademizmit ne politike.

    Por per z. Moisiu, i cili eshte ushtaraku i dyte ne presidence?

    Z. Moisiu ka manifestuar te gjitha perpjekjet e tij per te qene i ekuilibruar ne ushtrimin e detyres.

    Nje koment per paraardhesin tuaj z. Topi?

    Kete do ta them pasi te marr detyren nga z. Topi, pasi ai eshte ende Presidenti yne i Republikes.

    Tani qe ju jeni President i Republikes, pa votat e opozites, si e komentoni editorialin e para disa koheve te z. Rama, ne te cilin ai fliste per figuren tuaj, duke thene: "Nishani eshte nder te paktet qe mund te degjohet ne oborrin e Saliut... Nishanin, mbase dhe vitet, por edhe eksperienca e hidhur me nje semundje te veshtire, e kane tjetersuar duke e bere te dallohet per etiken dhe qetesine qe rane ne komunikimin me opoziten ne parlament"?

    Nuk kam komente te vecanta per te, per sa kohe qe nuk kemi perse bejme komente te komenteve, aq me teper te kryetarit te opozites, qe pervec misionit dhe detyrave te tij ne drejtimin e partise eshte i perfshire edhe ne opinione apo komente. Gjithsesi, me vjen mire, z. Rama beson tek vlera dhe integriteti i individit.

    Tetori, apo diskutimi i statusit te Shqiperise si vend kandidat ne BE, a pritet te jete momenti juaj me i rendesishem, pas marrjes se detyres se Presidentit. A e parashikoni dot se cfare do te ndodhe lidhur me kete ceshtje?

    Eshte dhe do te jete momenti me i rendesishem per cdo shqiptar, qe nga Presidenti i Republikes e deri tek qytetari me i thjeshte i ketij vendi. Jam optimist dhe kam nje ndjesi shume pozitive, duke pare te gjithe ecurine e deritanishme dhe mbi te gjitha duke pare dhe duke besuar ne vullnetin e shprehur te aktoreve qe kane nje rol te rendesishem ne kete proces. Ndaj, dhe besoj se do te jete nje nga momentet me te rendesishme te Shqiperise dhe nuk do te jene momentet e varjes se nje dekorate, por momentet e vleresimit te nje shoqerie, vendi dhe nje angazhimi te tere.

    Megjithate, opozita vijon te thote se ne rrezikojme te marrin statusin, pikerisht per votat e munguara te opozites ne zgjedhjen e Presidentit.

    Procesi i vleresimit per marrjen e statusit eshte nje proces, i cili bazohet ne meriten e Shqiperise dhe te shqiptareve. Kemi pasur nje proces, i cili eshte i mbeshtetur ne 12 rekomandimet e ardhura nga BE, eshte proces i mbeshtetur ne nje plan veprimi i dakordesuar tashme nga KE dhe Shqiperia, duke dhene nje impakt shume te madh pozitiv ne bashkepunimin politik per ceshtje qe jane teresisht te nevojshme, per sa i perket rekomandimeve te ardhura nga BE. Une mendoj se Shqiperia e meriton dhe shqiptaret e meritojne dhe nuk eshte nje avantazh per Presidentin apo per nje qeveri te caktuar, ky eshte nje avantazh per gjithe shqiptaret, ndaj dhe une kam vleresuar te gjithe angazhimin e forcave politike, si te mazhorances ashtu edhe te opozites, sepse kam identifikuar pergjegjshmerine e tyre, ndaj them se jam optimist ne realizimin e ketij objektivi.

    KJ

  14. #234
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,701
    TemA Online, 19 Qershor, 2012

    Presidenti si viktimė dhe si mashtrues!

    Nga Mero Baze

    Presidenti Bujar Nishani ka qenė viktimė e njė mashtrimi thuajse tė vetėdijshėm deri nė shtator tė vitit 2011, kur mėsoi zyrtarisht se njė master i paguar prej tij pėr “studime evropiane” ka qenė njė mashtrim i njė shtetasi francez, i cili ua ka shituar atė plot zyrtarėve tė shtetit shqiptar, deputetėve dhe ministrave. Deri kėtu nuk kemi arsye ta penalizojmė, por maksimumi mund tė bėjmė humor me tė, me dėshirėn pėr tė pasur njė “master” me ēdo kusht. Por nė vitin 2011, kur Bujar Nishani ishte ministėr nė qeverinė shqiptare, ai ka mėsuar zyrtarisht se Gjykata e Tiranės ka provuar edhe pėrmes dėshmitarėve, qė i bie tė jenė shokė kursi me Bujar Nishanin (nėse kursi ėshtė mbledhur ndonjėherė), se shtetasi francez qė kishte regjistruar shkollėn e lartė pėr studime pasuniversitare pranė Fakultetit Histori- Filologji, duke pėrdorur dhe pedagogė tė atij fakulteti, ishte thjesht njė mashtrim.

    Gjesti i parė qė duhet tė bėnte nė atė moment ishte tė dorėzonte publikisht masterin e tij fallco sė bashku me zyrtarėt e lartė tė shtetit shqiptar, ku ka plot shefa kabinetesh ministrash, deputetė, etj. Bujar Nishani nuk e ka bėrė. Edhe kėtu mund ta justifikojmė sėrish duke bėrė humor me tė, se i vjen turp qė i shkuan 500 euro dėm dhe disa ditė sorollatje derisa ka marrė nė dorė atė copė letėr.

    Deri kėtu ai ėshtė njė viktimė qesharake pėr nivelin qė pėrfaqėson nė shtetin shqiptar.

    Por, ndėrsa njė javė mė parė Bujar Nishani u votua nė Kuvend pėr President tė Republikės, ai paraqiti zyrtarisht para Kuvendit, dhe e ka ende nė faqen e tij zyrtare, masterin pėr studime evropiane, qė ėshtė i provuar nga Gjykata e Tiranės qė ėshtė njė mashtrim, pėr tė cilin ėshtė dėnuar dhe pronari i shkollės fantazmė. Nga ky moment Bujar Nishani ėshtė njė mashtrues. Ai ka paraqitur me vetėdije para Kuvendit tė Shqipėrisė njė dokument fallco, qė identifikohet me gradėn “master”.

    Kemi plot shembuj tė freskėt tė kohėve tė fundit kur nė Gjermani dhe Hungari janė bėrė beteja tė mėdha publike derisa Presidenti hungarez dhe ministri gjerman i Mbrojtjes u larguan nga detyra pėr disa paragrafė plagjiaturė nė punimet e tyre shkencore, pėr tė cilat mund tė mos kenė qenė koshientė, por thjesht viktima tė ndihmėsve tė tyre. Bujar Nishani ėshtė njė mashtrues i vetėdijshėm, nėse ėshtė i aftė nga ana shėndetėsore. Ai na ka mashtruar zyrtarisht se ka njė master tė rregullt pėr studime evropiane, nga njė institut fantazmė.

    Kjo nuk duhet tė tolerohet. E kam tė qartė tani si psherėtijnė mijėra shqiptarė kur dėgjojnė njė lajm tė tillė duke folur me vete se ky nuk ėshtė ndonjė qamet i madh. I kam parasysh ata qė do nxitojnė tė thonė se ky burrė me mustaqe nuk ka dhėnė dorėheqje as kur u varrosėn 26 vetė nė Gėrdec, as kur shpalli puē shteti mė 21 Janar dhe as kur u doli nė krah gardistėve qė vranė demonstruesit e pafajshėm. E di qė mund tė rreshtojnė gjėra shumė mė tė rėnda qė kanė ndodhur nė kėtė vend dhe nuk ėshtė ndėshkuar askush. Por unė kėmbėngul se ky njeri duhet tė japė dorėheqje, dhe nėse jo, qytetarėt e kėtij vendi duhet ta detyrojnė tė japė dorėheqje pėr kėtė gjest. Nuk dua ta krahasoj as me ministrin gjerman dhe as presidentin hungarez, qė ishin viktima mashtrimi. Ky nuk ėshtė mė viktimė. Ky ėshtė njė mashtrues qė po na gėnjen ne. Pėr kėtė arsye ai duhet tė largohet.

    Njė diplomė false pėr Renzo Bossi-n nė Itali shkatėrroi politikisht njė parti tė tėrė politike dhe ktheu debatin pėr arsimin nė Itali nė plan tė parė, ndėrsa nė vendin tonė Renzo Bossi e ka emrin Bujar Nishani. Ai ka pranuar tė na paraqesė si master njė dokument tė provuar nga Gjykata e Tiranės qė ėshtė fallco. E ka bėrė kėtė me vetėdije. E ka bėrė pasi gjykata ėshtė shprehur pėr falsitetin e tyre. E ka bėrė si president i kėtij vendi. Mund t’i durojmė sakatllėkun e tij fizik, i cili mund t’i vlejė Sali Berishės pėr t’ia bėrė tė pamundur ikjen me vrap prej tij, mund ta falim dhe pėr mediokritetin e tij apo ndonjė budallallėk, por jo pėr njė mashtrim kaq tė vetėdijshėm.

    Tė rinjtė shqiptarė, atyre qė po u masakrohet pėrditė e ardhmja e tyre nga kjo super-piramidė arsimore, studentėt shqiptarė qė po shkollohen jashtė me sakrifica tė panumėrta tė prindėrve tė tyre, gjimnazistėt qė kanė ėndėrr arsimin nė kėtė vend, duhet ta dinė se nė krye tė vendit ėshtė njė njeri me letra fallco. Nėse ai do tė ishte modeli i tyre nė jetė, ata nuk do tė kishin nevojė mė tė arsimohen, por me 600 euro mund tė blinin njė master si presidenti ynė. Nuk duhet ta falim kėtė shembull tė ndyrė tė falsitetit dhe mashtrimit. Nuk duhet tu lėmė tė rinjve shqiptarė njė model kaq fyes pėr dėshirėn e tyre pėr tė pasur njė diplomė normale nė kėtė vend. Si viktimė Bujar Nishani mund tė dėmshpėrblehet me 600 ose 1 mijė euro nė varėsi tė faturės qė ka paguar, nėse e ka. Si mashtrues duhet tė ikė nė shtėpi.

  15. #235
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2007
    Postime
    6,351
    Qe kur doli emri i tij dhe u publikua shkollimi, thashe qe nuk ka edukim per te qene president i Shqiperise. Se di sa e vertete eshte kjo puna e masterit fallco dhe vendimi gjyqit, por duket e besueshme perderisa kishte vetem nje shkolle te bashkuar dhe pastaj merr dy diploma brenda dy vitesh, 20 vjet pasi ka mbaruar shkollen e bashkuar.

  16. #236
    Perjashtuar Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,056
    Mero Baze nqs do te ishte gazetare dhe jo zhgarravites, publikonte emrin e mashtruesit francez, emrin/at e prokurorit/prokuroreve qe hetuan ēeshtjen si dhe vendimin per denimin e mashtruesit. Por Baze vetem zhgarravit e zhgarravit e zhgarravit.


    Eshte per te ardhur keq kjo puna e dipllomave dhe masterave. Nuk i kuptoj keto tipat qe kerkojne te blejne nga 2/3 diplloma uni. Per ēfare i duhen xhanem ???!!!??? Pak nga pak po dalin te gjithe si Uē Karavastaja ...

  17. #237
    Perjashtuar Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,056
    Citim Postuar mė parė nga Qyfyre Lexo Postimin
    Qe kur doli emri i tij dhe u publikua shkollimi, thashe qe nuk ka edukim per te qene president i Shqiperise. Se di sa e vertete eshte kjo puna e masterit fallco dhe vendimi gjyqit, por duket e besueshme perderisa kishte vetem nje shkolle te bashkuar dhe pastaj merr dy diploma brenda dy vitesh, 20 vjet pasi ka mbaruar shkollen e bashkuar.

    Po pse o Qyfyre, ēfare shkollimi duhet per te qene President Republike ???

  18. #238
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2007
    Postime
    6,351
    Citim Postuar mė parė nga BlueBaron Lexo Postimin
    Po pse o Qyfyre, ēfare shkollimi duhet per te qene President Republike ???
    Nje univeristet tamam te pakten. Te kishte bere universitetin e Tiranes jo shkollen e bashkuar. Se ato qe ka marr kur ka qene ne politike 20 vjet pasi kishte len shkollen, dihet si jane marre. Trecereku i forumit ketu ka mundesi ka shkollim me te mire.

  19. #239
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    522
    Merua keshtu e ka, dje ka marre urdherin nga ambasada te filloje sulmin kunder Nishanit dhe ay ate ben. Sa per francezin mashtrues qe themelon shkolle te larte ne mes te Tiranes dhe asnje nuk e arreston duhet pyetur Ina Rama.
    Bujar Nishani eshte ne rregull, ai do te jete presidenti jone per pese vitet e ardheshme!
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  20. #240
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,701
    Citim Postuar mė parė nga Mike Oldfield Lexo Postimin
    ...
    Bujar Nishani eshte ne rregull, ai do te jete presidenti jone per pese vitet e ardheshme!
    ai mund te jete edhe per nje tjeter mandat, pra dhjete vjetet e ardhshme, por ... mbetet me diplome false!

    Kesaj i thua ne rregull, or majk jem??!

Faqja 12 prej 18 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •