--------------------------------------------------------------------------------
TĖ FOLURIT, PENGESAT - SHĖRIMI
Njeriu ėshtė bėrė qenje e vėrtet njerėzore kur e ka krijuar fjalėn apo tė folurit, nga se mu ky e dallon njeriun nga gjallesat e tjera. Duke falėnderuar tė folurit, njeriu e ka zhvilluar tė menduarit apo mendjen, personalitetin e vet njerėzor , ka zhvilluar shkencat dhe shprehitė e punės nga tė cilat ka pėrfituar dhe pėrfiton tė gjitha tė mirat dhe begatit qė ia dhuron natyra pėr jetė. Sikur tė mungonte tė folurit nuk dihet se si do tė dukej njeriu nė krahasim me gjallesat e tjera. Pa tė folur nuk ka as zhvillim mendor, intelektual, arsimor, kulturor, shkencor, teknik, e kur dihet se njeriun e karakterizon edhe kultura njerėzore. Ēdo komb e ka tė folurit e vet dhe nė bazė tė tij e zhvillon edhe kulturėn e vet, pra tė folurit ėshtė baza e zhvillimit tė tėrė jetės njerėzore. Pa tė folur njė komb apo njė popull nuk mund ta zhvilloj as kulturėn e vet kombėtare pasi i gjithė zhvillimi i saj varet vetėm nga tė folurit. Tė folurit ėshtė pasuria, virtyti dhe e mira mė e madhe e njeriut tė cilin vetėm njeriu e posedon dhe asnjė gjallesė tjetėr nuk e ka kėtė pasuri. Duke falėnderuar tė folurit, njeriu ėshtė bėrė gjallesa mė e pėrparuar nė botė nė tė cilėn edhe dominon dhe i shfrytėzon tė gjitha tė mirat e kėsaj bote, dhe duke i falėnderuar aftėsisė tė tė folurit. Se sa rėndėsi ka tė folurit pėr njeriun kėtė gjithkush e din. Me njė fali tė thjeshtė mund tė themi se pa tė folur nuk ka zhvillim mendor dhe intelektual nė tė cilat bazohet e tėrė jeta njerėzore. Kur kėto dy elemente i mungojnė njeriut, atėherė mund tė themi se njeriu nuk do tė ishte ai njeri si qė ėshtė sot. Tė folurit ėshtė mjeti kryesor pėr kontakt tė drejtpėrdrejtė ndėrmjet njerėzve, i ndėrrimit tė bisedave, mendimeve, tė mėsuarit nga tė tjerėt e shumė e shumė gjėrave tė tjera jetėsore nė bashkėsinė njerėzore. Nė tė folur bėnė pjesė edhe shkrim-leximi. Pra tė folurit ėshtė dy llojesh? 1. Tė folurit ORAL ose gojor i cili krijohet nga artikulimi i tingujve me tė cilėt krijon fjalė dhe shprehje tė cilat dėgjohen nga tė tjerėt. Ky shėrben vetėm pėr kontakte tė drejtpėrdrejta, por prej kohės kur ėshtė zbuluar telefoni mund tė shėrbej edhe pėr kontakte nė largėsi, dhe 2. SHKRIM-LEXIMI i cili bėhet me grafema apo germa. Me kėtė lloj tė folurit shkruhen edhe tė gjitha librat dhe tekstet e ndryshme nga tė cilat mėsojmė gjėrat qė na interesojnė. Theksoj se tė folurit ėshtė mjet i gjuhės dhe nuk ėshtė vet gjuha. Gjuha ėshtė shkencė, kurse tė folurit nuk ėshtė shkencė, por vetėm mjet i gjuhės pa tė cilin gjuha nuk do tė mund tė zhvillohej, por as tė folurit pa gjuhėn. Shpesh here njerėzit nuk e dallojnė ndryshimin nė mes tė gjuhės dhe tė folurit. Rruga e zhvillimit tė tė folurit ėshtė shumė e gjatė dhe thuhet se tė folurit ka filluar para 100.000 /njėqindmijė / viteve, kurse shkrim leximi ka filluar para 5000 viteve. Tė folurit ėshtė produkt shoqėror e jo individual. Kur themi se ėshtė produkt shoqėror, kėtė e vėrtetojmė me atė se asnjė fėmijė nė botė nuk lindet me tė folur, por atė e mėson nga rrethi shoqėror nė tė cilin rritet dhe jeton. Procesi i tė folurit ėshtė paksa edhe i komplikuar nga se kėrkohet qė tė folurit tė pėrvetėsohet dhe tė flitet mirė, pa pengesa, me tė gjitha rregullat gjuhėsore dhe gramatikore. Pėr tu arritur kjo duhet pasur parasysh se gjatė zhvillimit tė tė folurit tek fėmijėt ndikojnė edhe shumė faktor qė tė folurit tė mos zotėrohet apo tė mos zhvillohet nė nivel dhe si duhet. Po ashtu mund tė paraqiten edhe pengesa nė tė folur qė ne do ti quajmė defekte tė tė folurit e tė cilat mund tė konsiderohen edhe si sėmurje. Zhvillimi i tė folurit fillon qė nga dita e parė pas lindjes. Ēdo fėmijė i shėndosh me rastin e lindjes ēanė dhe kjo ēarje e parė, pos qė tregon se ai ka lindur i gjallė, ėshtė i shėndosh nė pikėpamje fizike, tregon se janė nė rregull organet e tė folurit si qė janė tejzat apo kordat zanore, mushkėritė, aparati i gojės etj. Kjo ēarje ėshtė edhe kontakti i parė i fėmijės me botėn e jashtme. Ēarja e parė behet nė mėnyrė instiktive apo tė pavetėdijshme dhe nga nevoja pėr tė aktivizuar aparatin e frymėmarrjes. Ēarja e parė, do tė shėndrohet nė ēarje sociale dhe do ti shėrbej fėmijės pėr tė plotėsuar nevojat e veta jetėsore. Fėmija do tė ēanė kur ėshtė i uritur, kur ėshtė i lagur, kur ėshtė i sėmur, kur i dhemb diēka befas, kur nuk i pėrgjigjet temperatura e ambientit, kur e ndien vedin tė vetmuar dhe tė pasigurt etj. Pra ēarja e parė ėshtė edhe komunikim me rrethin shoqėror apo me familjen. Kjo ēarje mė vonė do tė shėndrrohet edhe nė tė folur. Fėmija kah muaji i dytė, varėsisht nga shėndeti i tij, pas lindjes do tė filloj gugatjen tė cilėn e bėnė duke luajtur me kėmbė e duar, pastaj do tė vij koha e bėrbėlitjes me tė cilėn fėmija fillon tė aktivizoj buzėt, gjuhėn duke krijuar tinguj tė ndryshėm, por tė pa artikuluar. Sipas ekspertėve tė tė folurit nė kėtė kohė do tė ketė mė tepėr se 300 tinguj, por kėta do tė reduktohen dhe do tė mbesin aq tinguj sa posedon gjuha e rrethit. Nga muaji i gjashtė fillon tė krijoj tinguj fonetikė pak mė tė avancuar, por tė cilėt i krijon pa vetėdije, e tek disa fėmijė nė kėtė moshė krijohen edhe lidhjet e dy tingujve ma, ma,ma, ba, ba, ba dhe mama, baba e tek disa edhe mba, mba, pastaj ta, ta dhe tata. kėto fjalė nė fillim nuk do tė kenė kurrfarė domethėnie dhe i flasin tė gjithė fėmijėt e botės, ku mama dhe baba nė gjuhėn e tyre nuk kanė ndonjė domethėnie dhe nuk ekzistojnė. Pėr ta zhvilluar tė folurit sa mė mirė dhe mė shpejt, me fėmijėt duhet tė flasim rregullisht qė nga dita e parė e lindjes. Tė folurit me fėmijėn duhet tė jete i kjartė, me fjalė tė plota e jo tė pėrgjysmuara, jo tė flasim si flasin fėmijėt, por fjalėt duhet thėnė ashtu sikurse i flet rrethi dhe vendi, tė flasim me fytyrė nga fėmija qė ai tė jetė nė gjendje ta shikon gojėn tonė se si po i vendosim buzėt, dhėmbėt, mimikėn e fytyrės tonė etj. Fėmija normal deri nė moshėn pesė-gjashtėvjeēare duhet ta pėrvetėsoj nė pėrgjithėsi gjuhėn e rrethit shoqėror ku jeton ai. Po ashtu deri nė kėtė moshė, fėmija duhet tė i artikuloj tė gjithė tingujt e gjuhės sė vet. Zhvillimi i mirė i tė folurit varet nga shumė faktor, por mė kryesorėt janė? inteligjenca, gjendja shėndetėsore e fėmijės, rregullsia e aparatit tė tė folurit, tė folurit nė familje, gjendja sociale dhe ekonomike e familjes, rrethi shoqėror, trashėgimia e shumė faktor tė tjerė. Koha e zhvillimit tė tė folurit nuk ėshtė e njėjtė tek tė gjithė fėmijėt. Tek disa tė folurit fillon mė herėt, ndėrsa disa edhe vonohen nė tė folur. Tek gjinia femėrore tė folurit zhvillohet mė herėt se sa tek ajo mashkullore. Edhe vonesa nė tė folur paraqet njė rrezik mjaft tė madh nga se duhet gjetur shkakun. Pėr ēdo vonesė nė tė folurit e fėmijės sė tij, prindi duhet tė brengoset dhe sa mė herėt apo mė urgjent tė kėrkoj ndihmėn e ekspertit pėr tė folur i cili quhet LOGOPED, dhe sė bashku me te ta gjejnė shkaktarin e vonesės, pėrndryshe fėmija mund tė mbetet MEMEC dhe tė mos fol asnjėherė. Memec janė ata persona tė cilėt nuk mund tė flasin fare. Vonesat nė tė folurit e fėmijėve mund tė vėrehen lehtė dhe atė duke krahasuar fėmijėn tuaj me njė fėmijė tjetėr tė tė njėjtės moshė: komshiut, vėllait apo duke bėrė krahasime me fėmijėt tuaj mė tė vjetėr. Sipas ekspertėve tė cilėt janė marr me tė folurit e fėmijėve, fėmija dy- vjeēar duhet tė ketė nė fjalorin e tij 272 fjalė deri nė 400 fjalė, varėsisht nga inteligjenca e fėmijės dhe faktorėve tė tjerė. Vonesat nė tė folur shkaktohen nga shumė faktor, por me kėtė rast do tė pėrmendi disa prej tyre? 1. Nėse fėmija nuk dėgjon nga se ka ndonjė problem me veshėt. 2. Kur inteligjenca e fėmijės ėshtė mė e ulėt se mesatarja e saj. 3. Kur fėmijėt janė tė prekur nga sindromi Down, kėta fėmijė ndryshe quhen mongoloid. 4. Fėmijėt autik /me autizėm /. 5. Kur fėmija lehet pa kujdesin prindor dhe familjar. 6. Kur me fėmijėt nuk flasim rregullisht, por i lemė tė shikojnė vetėm televizorin ose ndonjė lojė ku nuk flitet fare. 7. Fėmijėt e vetmuar tė cilėt nuk kanė fėmijė tė tjerė nė familje, 8. Mos zhvillimi i motorik i aparatit tė tė folurit, 9. Gjendja e keqe e dhėmbėve e shumė e shumė faktor tė tjerė. Gjatė zhvillimit tė tė folurit mund tė paraqitėn edhe pengesa nė tė folurit e mėvonshėm tė cilat edhe mund tė zgjasin gjatė tėrė jetės tyre nėse nuk ndėrmerren masat e duhura pėr eliminimin e tyre. Duhet tė kihet parasysh se fėmijėt janė mė tė aftė se tė rriturit pėr tė mėsuar gjuhėn dhe e pėrvetėsojnė pa vėshtėrsi, kurse tė rriturit kėtė nuk mund ta bėjnė, prandaj edhe korrigjimi i tė folurit mund tė bėhet mė lehtė tek tė ritė se sa tek mosha mė e vjetėr. Pos vonesės nė tė folur, me kėtė rast do tė flasė edhe pėr pengesat nė tė folur tė cilat e dėmtojnė tė folurit, por edhe personin gjatė tėrė jetės sė tij.
Pengesat e tė folurit.- Ēdo gjė qė pengon pėr tė kryer njė veprim nė mėnyrė tė duhur dhe tė rregullt quhet pengesė. Edhe nė tė folurit e njerėzve paraqiten pengesa tė cilat e pengojnė shprehjen e lire dhe komunikimin me persona tė tjerė. Dėshiroj tė theksoj se tek tė gjithė njerėzit nuk paraqiten pengesa tė njė lloji, por ato dallojnė nga personi nė person. Pra ēdo pengesė nė tė folur ėshtė individuale e jo kolektive. Pengesat nė tė folur unė do ti quaja sėmurje, pasi edhe kėto kėrkojnė trajtim apo shėrim dhe tretman logopedik pėr eliminim tė tyre. Kėto pengesa apo sėmurje konsiderohen se janė ndėr sėmurjet mė tė rėnda se ēdo sėmurje tjetėr. Kur themi se pengesat nė tė folur janė sėmurjet mė tė rėnda duhet cekur se kėto pengesa e pėrcjellin personin gjatė tėrė jetės. Pengesat nė tė folur nuk janė sėmurje si sėmurjet e tjera tė cilat dhėmbin dhe patjetėr duhet tė shkohet tek mjeku, e me pėrshkrimin e disa barnave dhembjet pushojnė, ndėrsa pengesat ne te folur dhėmbin gjatė tėrė jetės thellė nė shpirtin e atij qe i posedon.. Kėtė pengesė e din dhe e pėrjeton vetėm ai qė e ka, kurse ai i cili nuk ka kėso pengesa nuk din se sa tė rėnda janė, nga se ate nuk e pengon. Pėr arsye se pengesat nė tė folur nuk kane dhimbje, prindėrit kėto nuk i hetojnė, por edhe nė se i hetojnė nuk i japin rėndėsi kėsaj gjėje dhe mendojnė se gjatė kohės do tė tejkalohen vetvetiu dhe se fėmijėt e tyre do tė lirohen prej tyre. Kjo nuk qėndron nga se pengesa vazhdimisht do tė rritet dhe bėhet mė e rėnd e mė e rėndė dhe fėmijės sė tij ia shkatėrron jetėn dhe karrierėn jetėsore. Ky fėmijė ka pėr tė pasur probleme nė kontaktin me anėtarėt e familjes, me shokėt e shoqet nė rrugė, me mėsuesit dhe arsimtarėt nė shkollė, me persona tė ndryshėm ku shkon pėr tė kryer ndonjė pune, nuk do tė mund tė dashurohet dhe tė kontaktoj me vajzėn apo e kundėrta me djalin, do tė ketė probleme edhe me leximin e librave tė cilat do ti duhen nė shkollė, por ajo qė ėshtė mė kryesore se pengesa nė tė folur asnjėherė nuk e len tė qetė dhe do ta ngacmon dhe irriton nė ēdo vend dhe nė ēdo sekondė. Personi me pengesa nė tė folur e ndien vetin gjithnjė tė pėrbuzur nga tė tjerėt, se ėshtė i pa vlerė nė familje dhe shoqėri, nė shkollė dhe nė rrugė apo kudo qė tė gjendet, do tė tėrhiqet nė vetvete dhe do tė izolohet nga familja dhe rrethi shoqėror, gjė qė paraqet rrezik edhe tė kaloj nė njė sėmurje mė tė rėndė e quajtur autizėm. Deri vonė popullata jonė ka qenė e pa arsimuar dhe tė gjitha ndodhitė tė cilat kanė ndodhur, e edhe pengesat nė tė folur i kanė konsideruar se kėto janė dhenti e perėndisė dhe nuk kanė shėrim. Edhe nė ditėt e sotme shumė prindėr mendojnė kėshtu. Nėse perėndia e ka dhėnė pengesėn, ajo ka menduar tė jap edhe ilaēin apo mėnyrėn e shėrimit dhe ka krijuar ekspert pėr eliminimin e kėtyre pengesave. Mjekėsia ėshtė e pranuar edhe me KURAN, prandaj nėse i besojmė perėndisė dhe kuranit, duhet besuar edhe mjekėsisė e cila nė kohėn e fundit ka pėrparuar shumė dhe mjekon sėmurje nga mė tė ndryshmet. Nė kuadėr tė mjekėsisė vepron edhe LOGOPEDIA e cila merret me korrigjimin dhe kultivimin e tė folurit. Pra sikurse veprohet nė mjekimin e zorrės sė verbėr, majasilit, tumoreve, sėmurjeve psikike dhe nervore e tė tjera, kėshtu duhet tė veprohet edhe me pengesat nė tė folur. Pengesat nė tė folur mund tė janė tė lehta dhe pengesa tė rėnda. Personi ose fėmija ndoshta pėr njė pengesė aq tė vogėl e cila eliminohet menjėherė, duhet tė vuaj gjatė tėrė jetės sė vet dhe atė pėr shkak tė pakujdesisė sė prindit. Mė lartė theksuam se pengesat janė tė llojllojshme apo tė ndryshme, sa pėr tua pėrkujtuar do ti pėrmend disa pengesa qė mė shpesh vėrehen tek personat tė cilėt kanė pengesa nė tė folur si: belbėzimi, tė folurit me hundė apo si quhet ne popullatė ndėr hundė, ngecjet nė tė folur, mosartikulimi i tingujve fonetikė, ērregullimi i leximit, ērregullimi i shkrimit, ērregullimi i fjalėve dhe shprehjeve, tė folurit e pazhvilluar, tė folurit e ngadalshėm, tė folurit e shpejtė, tė folurit me maje tė gjuhės, ērregullimet e zėrit, pasiguri nė tė folur, ndėrrimi i tingujve e shumė lloje tė tjera. Pėr tė gjitha kėto pengesa nuk mund tė fajėsohet fėmija nga se nuk ėshtė fajtor, nėse dėshirojmė ta gjejmė fajtorin, atėherė ndoshta duhet ta kėrkojmė te prindi i cili nuk ka ndėrmarr asgjė deri sa fėmija ka qenė mė i vogėl me moshė dhe nuk ka intervenuar me kohė. Pengesa nė tė folur nuk zgjedh moshė, ajo ėshtė prezente edhe tek fėmijėt, te mė tė rriturit apo nė rini, por edhe tek ata mė tė moshuar. Shumė djem e vajza tė cilėt e kanė kaluar moshėn mbi 30 vjeēare mė shkruajnė dhe thonė: aman mė ndihmo tė lirohem prej kėsaj pengese e cila po ma han shpirtin qė nga lindja. Prindėrit deri mė tani nuk mė kanė dėrguar askund dhe as qė janė interesuar pėr tė folurit tim. Tė gjitha kėto pengesa mund tė eliminohen me shumė sukses tek tė gjitha moshat, ,por tek mosha me re koha e ta quaj mjekimit ėshtė mė e shkurtėr dhe mė e lehtė, dhe po theksoj se nuk ka asnjė pengesė e cila nuk mund tė eliminohet, por kėrkon vullnet, durim, dėshirė dhe angazhim maksimal tė vetė personit dhe logopedit, gjegjėsisht ekspertit pėr tė folur. Ėshtė pėr tu theksuar se kategoria e personave me pengesa nė tė folur ėshtė mė e diskriminuar, apstrakuar dhe e lėnur si thuhet pasdore dhe askush nuk interesohet pėr kėta, edhe pse, edhe kėta janė persona me aftėsi tė kufizuara. Nėse shikojmė numerikisht, kjo kategori ėshtė me numėr tė madh dhe pėrfshin pėrafėrsisht popullatėn prej 5 15 % qė ėshtė numėr shumė i madh. Nė kohėn e luftės dhe pas luftės nė Kosovė nga traumat e sajė dhe nga gjendja e rėndė ekonomike, por edhe si thuhet nga kontaminimi i tokės nga helmet luftarake, ky numėr ėshtė nė rritje e sipėr. Duke marr po ashtu parasysh edhe kushtet e rėnda ekonomike, strukturėn arsimore tė popullatės, mentalitetin e prindėrve tė cilėt ngurojnė pėr ta mjekuar fėmijėn nga se nuk duhet tė di askush se fėmija i tij ka pengesa nė tė folur e sidomos tė gjinisė femrore, shumica prej tyre nuk e dėrgojnė fėmijėn pėr ta mjekuar, qė ndoshta edhe pėr njė pengesė aq tė vogėl, fėmija duhet tė vuaj gjatė tėrė jetės sė tij. Po ashtu po e ceki se nė vendet Evropiane shoqėria dhe shteti janė shumė tė kujdesshėm dhe tė interesuar pėr kėtė problem, kėshtu qė kanė hapur fakultete pėr kuadro profesionale logopedike dhe pothuaj se ēdo ambulancė sado e vogėl, posedon edhe shėrbimin logopedik. Po ashtu ēdo shkollė fillore e ka shėrbimin logopedik, kurse te ne nė Kosovė, por as nė Shqipėri asnjė shkollė nuk ka logoped pėr tė cilin ka nevojė shumė tė madhe. Sipas pėrvojės dhe praktikės time shumėvjeēare, kam vėrejtur se pothuaj ēdo klasė ka nga 2-3 nxėnės me ndonjė problem tė pengesės nė tė folur, si nė tė folurit oral ose tė shkrimit apo tė leximit. dėshiroj tė theksoj se shumė mėsimdhėnės nuk i japin rėndėsi kėtyre problemeve deri sa ata janė nė shkollėn fillore. Do tė ishte mirė qė mėsuesi apo arsimtari nė se heton se nxėnėsi ka problem me tė folurit, pa hezitim duhet tė kontaktoj me prindin dhe tė ndėrmarrin masat e duhura qė fėmijėn tė mos e lėnė tė humbė karrierėn e vet jetėsore ndoshta pėr njė pengesė aq tė lehtė apo tė vogėl. Nėse mėsuesi vepron nė kėtė mėnyrė, autoriteti i tij profesional dhe njerėzor do tė jetė shumė mė i madh tek prindi, se sa kur ai nuk bashkėpunon dhe e pėrcjell nxėnėsin nė klasat e tjera nė atė gjendje tė mjerueshme.
Lexues i nderuar, kėtė temė e kam shkruar nė gjuhėn popullore pa terma shkencore me qėllim qė tė kuptohet nga tėrė popullata, qofshin ata tė arsimuar apo jo, por edhe pėr ata tė cilėt kanė pengesa dhe hezitojnė ti largojnė ato pėr shkak tė moshės apo pėr ndonjė shkak tjetėr. Po ashtu qė ti nxisė prindėrit dhe tu-a pėrkujtoj atyre tė cilėt nuk interesohen pėr pengesat e fėmijėve tė tyre se nėse nuk ndėrmarrin diēka lidhur me fėmijėt e tė cilėve kanė pengesa nė tė folur, bėjnė MĖKATIN mė tė madh.Eliminimi i pengesės nuk ėshtė i lidhur me moshėn edhe pse mosha mė e vjetėr kėrkon mė shumė kohė, por pengesa eliminohet. Nė fund dėshiroj tė theksoj se pėr pengesat nė tė folur nuk ka kurrfarė bari-ilaēi nė tėrė botėn, kėto eliminohen me ushtrime tė cilat i rekomandon, i planifikon dhe i bėnė logopedi. Lexues i nderuar, kėtė temė mund ta kopjon dhe tu-a dėrgon shokėve, miqve dhe tė tjerėve pėr tė cilėt mendon se do tu ndihmon nė ndonjė mėnyrė, por publikimi nė ndonjė forum tė internetit apo nė ndonjė broshurė, nuk lejohet.
TEMA NUK MUND TĖ PUBLIKOHET NĖ ASNJĖ FORUM APO DIKU TJETER PA LEJEN E AUTORIT!
06.06. 2012
Irfan Bojaxhiu,defektolog
Tel. 00377-44-337-008
Email: irfanbojaxhiu@hotmail.com



Pėrgjigju Duke Cituar




Ruaj Lidhjet