Komisioni Europian publikoi raportin e tretė vjetor mbi emigracionin dhe azilin.
Cecilia Malmström, Komisionere pėr punėt e brendshme nė BE theksoi:Nė 2011, BE priti pothuajse 10 % tė emigrantėve tė botės. Kjo shumė ėshtė rreth 20 milionė njerėz, ose 4% e popullsisė sė BEsė.
Shqipėria nė kėtė raport pėrmendet vetėm njė herė, duke u renditur nė vend tė tretė pėr numrin mė tė lartė tė banorėve tė huaj tė BE-sė, referuar tė dhėnave tė EUROSTAT.
Grupet me numrin mė tė lartė tė rezidentėve me kombėsi nga vende tė treta nė 2009 ishin Turqia (pėrafėrsisht 2.4 milionė), Maroku (gati 1.8 milionė) dhe Shqipėria (pėrafėrsisht 1 milionė banorė), thuhet nė raportin e KE-sė.
Pėr azilin, ne duhet tė vazhdojmė tė pėrmbushim detyrėn tonė pėr ti dhėnė strehė atyre qė kėrkojnė mbrojtje dhe tė kompletojmė sistemin e pėrbashkėt europian pėr azilin gjatė 2012-s, siē kanė rėnė dakord vendet anėtare, u shpreh Malmstrom.
Ėshtė e qartė se njė nga dobėsitė e sotme tė Shengenit ėshtė se vlerėsimi ėshtė rishikuar tepėr dhe pėr pasojė ne nuk kemi qenė nė gjendje pėr tė vepruar nė kohė ndaj dobėsive tė mundshme nė menaxhimin e kufirit tė njė vendi, shtoi Malmstrom.
Raporti vjetor pėr emigracionin dhe azilin nė BE gjatė 2011 shoqėrohet dhe me sondazhet e bėra nga Eurobarometėr, ku rezulton se 53% e qytetarėve europianė mendojnė se emigracioni pasuron vendet e BE-sė nė mėnyrė ekonomike e kulturore.
Pėrgatiti: Arta Tozaj, Bruksel



Pėrgjigju Duke Cituar



Ruaj Lidhjet