ANTIKAT KOMBėTARE
Mihal Grameno
...Antikat kombėtare janė tė vyera pėr kombet andaj pėrkujdesen si bleta mjaltin duke i ruajtur si thesaret mė tė ēmuara.
Mjerisht kombi ynė sido qė duhej tė ishte mė i pasuri, ėshtė mė i vobegti nė antikat kombėtare meqenėqė ishte nė robėri dhe nuk kishte cili tė pėrkujdesej pėr kėto thesare kaq tė ēmuara dhe kaq me rėndėsi. Po shumė nga tė huajt kanė zbuluar dhe begatuar muret e tyre me antikat kombėtare tė Shqipėrisė!
Le tė mos kujtojmė antikat e ēmoēme, po tė kujtojmė vetėm qėkurse ėshtė nisur tė vepruarit tė Rilindjes sė Shqipėrisė dhe do tė shohim qė shumė vepra do tė na mungojnė se asnjė shoqėri nuk u pėrkujdes qė ti pėrmblidhte dhe tia dhuronte nesėr Muzesė dhe bibliotekės sė Shqipėrisė.
Dhe kur kujtojmė qė njė copė kartė e shkrojtur shqip me dorė prej Budit, Naum Veqilharxhit, Anastas Kulloriotit, Dhimitėr Rusit e tjerė... do tė kėrkohet nė tė gjitha vrimat me ēmimin mė tė madh, po vallė do tė gjendet (?) kėshtu qė kemi pėr tė vuajtur se do tė na mungojnė edhe kėto antika kombėtare...
Dhe duke bėrė fjalė pėr antikat gjejmė fort tė pėlqyer qė tė pėrmendim dhe njė antikė kombėtare, jo shkrim, po njė patriot... Ky ėshtė plaku Vani Cico Kosturi. Emri i tij dhe i shtėpisė Kosturi janė tė lidhura me historinė shqiptare dhe besojmė qė gjithė shqiptarėt e dinė, andaj pėr tua kujtuar tė rinjve po tregojmė veprat dhe vuajtjet e kėtij antike kombėtare.
Tregėtar i madh i Korēės dhe i fuqishėm si nė Qeveri, si nė Mitropoli, aspak nuk ndenji nė mejtim kur u hap ēėshtja kombėtare mė 1878 po me zell e pėrqafon dhe hyn nė bashkėpunim me tė pavdekurit dėrgimtar Efthim Mitko, Sami dhe Naim Frashėri pėr tė pėrhapur ndjenjat kombėtare nė Shqipėri.
Patrikana e Stambollit pėrdori gjithė mėnyrat dhelparake qė ta largonte Vanin nga kjo rrugė po mė kot, kėshtu qė mori masa inkuzitori pėr tė ndjekur dhe shfarosur Vanin, duke pėrdorur ato mė tė kėqiat dhe mė tė poshtrat mėnyra qė kėsisoj ta bėnte qė tė pėrulej dhe mė tjetėr anė tė shtinte tmerrė nė shqiptarėt e tjerė dhe mos i afroheshin kėtij qėllimi, e cila ishte vdekja pėr Patrikanėn dhe greqizmėn.
Mallėkime me katran dhe me pishė u vepruan nė Mitropoli tė Korēės kundra Vanit, e ekskomunikuan (e nxuar jashtė) nga kisha dhe mallėkuan ēdo tė krishter qė do tė fliste dhe bėnte tregėti me Vani Kosturė. Dhe jo vetėm kaq, po vinin edhe fėmijėt qė ta ndiqnin dhe nėpėr rrugėt duke i thirrur: I mallėkuar!, I mallėkuar!.
Me gjithė kėto Vani nuk tundej aspak po vėshtronte qysh dhe qysh ti shėrbente ēėshtjes kombėtare, kėshtu qė bashkė me tė pandarėt shokėt e tij kombėtar, tė ndyerin Orhan be Pojani dhe Thimi Markon vendosėn dhe ēelėn mė 1886 (1) tė parėn shkollė shqipe nė Korēė, e cila zuri tė pėrparojė shumė dhe tė ēelė edhe tė tjera nė Kolonjė, e gjetkė. Po me anė tė dhelpėrive tė Patrikanės, qeveri turke, e cila as ajo nuk e donte zgjimin e kombit shqiptar, i mbylli dhe krerėt si e mėsonjėsit i burgosi e bėri syrgjyn nė Anadoll.
Pas vrasjes sė dėshmorit Papa Kristo Negovanit prej andarėve grekė dhe pas vendimit tė Komitetit grek qė tė shfaroste ēdo lėvizje shqiptare nė Shqipėri, Komiteti shqiptar u shtrėngua tė merrte masa kundėrshtare kundra grekėve, si dhe mė shumė kundra qeverisė turke, e cila ndiqte shqiptarėt kombėtarė dhe ndihmonte faqezaj qėllimet greke kundra shqiptarėve.
Pas vrasjes sė Fotit, despotit tė Korēės, grekėt vranė Spiro Kosturė nė Selanikė mė 1906, tė birin e Vanit qė kėsisoj tė trembnin Vanin dhe tė shtinin tmerrė nė shqiptarėt. Po u gėnjen se atėhere u forcuan ca mė shumė. Veprimet e Komitetit shqiptar i shtinė datėn Turqisė dhe vetėm atėhere zunė tė lėviznin xhonturqit, tė cilėt prapė me ndihmėn dhe duke gėnjyer shqiptarėt se do tu jepnin autonomi, sollėn hyrrietin nė Turqi mė 1908.
Si zunė ndjekjet kundėr gjuhės shqipe dhe kombėtarėve zuri tė vepronte prapė Komiteti shqiptar duke dhėnė shėnimin (sinjalin) Korēa. U formuan ēetat kombėtare dhe morėn malet, duke pėrhapur kryengritjen nė tė gjitha anėt e Shqipėrisė. Ushtri e madhe pllakosi dhe shumė nga krerėt u bugosėn dhe ēetat ndiqeshin me njė rreptėsi tė madhe. Kėshtu qė nė njė goditje afėr Korēės, ranė pas njė lufte tė reptė burrėrisht tė rinjtė dėshmorė kombėtarė, midis tė cilėve dhe i nipi i Vanit, Kostaq Spiro Kosturi nė vėrsėn 18 vjet! Veē kėtyre therorive, tė dy bijtė e Vanit ishin burgosur, po Vani qėndronte i patundur si njė bredh i gjelbėr duke i duruar me gėzim pėr nder tė Shqipėrisė kjo antikė kombėtare.
Po hallet e Vanit ishin tė pasosura dhe duhej tė pinte kupėn gjer nė fund pėr qėllimin e shenjtė, pėr tė cilin ishte gati tė duronte gjithė mjerimet e vuajtjet. Pas Luftės ballkanike dhe si hynė grekėt nė Korēė Vani, duhej tė duronte gjithė ndjekjet prej ushtrisė greke. Jo vetėm pengesat qė ishin tė pėrditshme, por edhe shtėpinė ku rrinte me fėmijėt ia kishin mbushur plot ushtarė, si gjithė kombėtarve, duke i pėrdorur si grazhde! Po kur dha zoti qjė tė shkojnė grekėt nga Korēa dhe tė ngrihet flamuri i Skėnderbeut Vani i harroi tė gjitha dhe si njė djalė i ri shkėlqente nga gėzimi... Mjerisht ngjarjet e pastajmė tė kryengritjeve e shtrėnguan qė nė pleqėri tė shkuar tė merrte muhaxhirllėkun dhe tė humbiste shoqen e tij tė dashur nė dhe tė huaj e fėmijėt tė arratisur ca nė Shkodėr e ca nė Rumani. Si hyri ushtria franceze u kthye nė Korēė ku grekėt ia kishin plaēkitur gjithė mallin e dyqaneve dhe tė shtėpisė, po as nga kjo nuk u dėshpėrua, se i vetmi dėshpėrim i Vanit ka qenė vetėm Shqipėria...
Koha, 1918, nr. 131
(1) M. Gramenua e tė tjerė gabojnė njė rit nė datėn e hapjės sė shkollės sė parė shqipe.



Pėrgjigju Duke Cituar



Ruaj Lidhjet