Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 4 prej 4
  1. #1
    Super Moderator Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,905

    Britania e Madhe dhe ēėshtja shqiptare 1875-1913

    Pasqyrimi i marrėdhėnieve britaniko-shqiptare



    Libri “Britania e Madhe dhe ēėshtja shqiptare 1875-1913” i autorit Frashėr Demaj, i cili u promovua tė premten nė Bibliotekėn Kombėtare tė Kosovės trajton qėndrimin e diplomacisė britanike ndaj shqiptarėve dhe Ballkanit, tentimin e krijimit tė shtetit shqiptar dhe mospėrkrahjen e kėsaj ideje nga fuqitė e mėdha.

    Rencenzenti i librit, Ferid Uka ka thėnė se ky libėr ėshtė njė produkt konkret i njė pune tė gjatė e qė sipas tij ky punim plotėson zbrazėtinė e temave sa i pėrket ēėshtjeve historike qė kanė lidhje me shqiptarėt.

    “Frashėr Demaj ėshtė njė kėrkues i zellshėm i cili ka arritur qė ēėshtjet e historisė tė mos i vrojtoj nė vėshtrime tė ngushta por t’i vėshtrojė nė njė aspekt mė tė gjerė sa i pėrket politikės britanike dhe interesat e saj nė Ballkan. Ky studim hap njė horizont tė ri sepse ka njė tematikė interesante”, ka thėnė Uka.

    Ndėrsa publicisti Fehmi Rexhepi duke folur pėr pėrmbajtjen e librit, e quajti atė njė studim serioz dhe njė monografi tė mirėfilltė. Sipas tij, ky libėr hap njė kapitull tė ri nė historiografinė shqiptare duke nxjerrė nė pah qėndrimet e diplomacisė britaneze karshi shqiptarėve.

    “Kapitulli i parė shpjegon qėndrimin e Britanisė si garant i Perandorisė Osmane dhe interesat e saj nė Ballkan, e mė pas flitet pėr krizėn lindore e si pasojė e kėsaj shqiptarėt detyrimisht ishin pjesė e kėsaj krize. Nė libėr po ashtu flitet edhe pėr Traktatin e Shėn Stefanit si njė padrejtėsi e cila iu bė shqiptarėve, pastaj formimin e Lidhjes Shqiptare tė Pejės deri me finalizimin e Shpalljes sė pavarsisė se Shqipėrisė”, ka thėnė Rexhepi.

    Autori i libri Frashėr Demaj ka thėnė se puna e tij ėshtė modeste por qė hap njė debat tė gjerė sa i pėrket politikės sė Britanisė gjatė viteve 1875-1913.
    Sipas tij Britania mbronte lidhjet e saj me Perandorinė Osmane por nuk ishte kundėr krijimit tė shtetit shqiptarė nėse otomanet pajtoheshin me kėtė gjė. Frashėr Demaj ėshtė bashkėautor i afėr 15 teksteve shkollore. Ndėrsa ky ėshtė studimi i dytė monografik i tij.

    Feim AZEMI (kosova.info)
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  2. #2
    Super Moderator Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,905
    Qėndrimi diplomacisė britanike ndaj Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit

    Shkruan: Prof. asoc. dr. Frashėr DEMAJ

    Formimi i Lidhjes Shqiptare te Prizrenit shėnon fazėn mė kulmore tė ngritjes sė vetėdijes kombėtare shqiptare nė periudhėn e formimit tė shteteve kombėtare. Lėvizja Kombėtare Shqiptare ishte e ndikuar nga idetė perparimtare evropiane dhe nga shembulli i luftės pėr clirim e bashkim kombėtar nė Gjermani, Itali dhe vende tjera tė Ballkanit dhe Evropės.
    Lidhja e Prizrenit, si rrjedhim i natyrshėm i zhvillimit tė shoqėrisė shqiptare, u krijua nė rrethana tė vėshtira dhe tė ndėrlikuara si brenda ashtu edhe jashtė.[1] Rrethanat ndėrkombėtare ushtarake, politike e diplomatike ishin krejt tė pavolitshme sepse politika ndėrkombėtare kishte qėndrim jo tė favorshėm, kurse ajo e shteteve ballkanike kishte pretendime shoviniste ndaj tokave shqiptare.[2]

    Lidhja kishte ndikuar drejtpėrdrejt nė kultivimin dhe avancimin e mendimit politik dhe tė vetėdijes shtetformuese te shqiptarėt. Lėvizja Kombėtare Shqiptare nė kėtė periudhė shėrbeu si njė argument i qėndrueshėm qė kundėrshtonte pretendimet e popujve fqinj pėr pushtimin e tokave tė tyre dhe njėkohėsisht sinjalizonte Portėn e Lartė se shqiptarėt nuk do tė qėndronin duarkryq pėrballė pushtetit tė tyre dhe pazarllėqeve qė bėri Porta me Rusinė me rastin e nėnshkrimit tė Traktatit tė Shėn Stefanit. Po ashtu kjo ngjarje vuri nė lėvizje edhe diplomacinė e Fuqive tė Mėdha.

    Britania e Madhe nga gjysma e parė e shekullit XIX e deri te Lufta e Krimesė nė vazhdimėsi vinte duke i fuqizuar pozitat e veta me pretendim qė tė mbante primatin si fuqi dominuese politike, ekonomike e ushtarake e botės. Edhe para Krizės Lindore (1875-1878) politika e jashtme britanike ishte percaktuar tė ndjekė dhe tė garantoj stabilitetin nderkombėtar[3]. Ky stabilitet pervecse do tė ruante paqen e pergjithshme i jepte siguri ishujve britanik dhe mbretėrisė nė pėrgjithėsi dhe siguronte kushte edhe pėr zhvillimin e zejtarisė, tregtisė me vende tjera dhe ndalonte gjakderdhjen e “britanikėve”[4].
    Diplomacia e Britanisė sė Madhe shprehte njė interesim tė veēantė pėr zhvillimet politike nė Ballkan[5], nė territoret qė kontrollonte Perandoria Osmane dhe nė trojet shqiptare, sidomos nė prag tė ngjarjeve qė u zhvilluan para dhe gjatė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.
    Shqiptarėt me gjithė pėrpjekjet e tyre nuk kishin arritur tė siguronin ndonjė aleat tė fuqishėm qė do t’i pėrkrahte nė luftėn e tyre pėr ēlirim nga Perandoria Osmane dhe pėr krijimin e shtetit kombėtar. Interes mė tė shtuar nga Fuqitė e Mėdha kishin treguar Austro-Hungaria dhe Italia.

    Sidoqoftė udhėheqėsit e Lidhjes e shikonin autonominė si periudhė kalimtare drejt pavarėsisė sė plotė nga Porta e Lartė. Praktika ndėrkombėtare e sidomos ajo ballkanike kishte dhėnė prova, sepse nėpėr kėtė rrugė kishin kaluar edhe Rumania (e ndarė mė parė nė dy provinca autonome), Serbia, Mali i Zi dhe Bullgaria, tė cilat nė fillim e fituan statusin e autonomisė pėr tė kaluar mė pas nė pavarėsi tė plotė.[6]

    Kėshtu nė dhjetor 1880 me shpalljen e Qeverisė se Pėrkohshme nė krye tė saj u emėrua Ymer Prizreni, i cili u ngarkua me detyrėn e lartė tė kryetarit tė Vilajetit tė bashkuar, pra tė kryetarit tė shtetit autonom. Nėnkryetar i Qeverisė u emėrua Shuaip Spahiu, detyra e ministrit tė Punėve tė Jashtme iu caktua Abdyl Frashėrit, ndėrsa Sylejman Vokshi u ngarkua me detyrėn e shefit tė dikasterit tė mbrojtjes dhe komandant i forcave tė armatosura.[7] Nėn prizmin e ”tė drejtės ndėrkombėtare” qeveria e pėrkohshme e Lidhjes nuk i pėrmbushi tė gjitha kushtet pėr tė qenė njė subjekt i pavarur nė marrėdhėniet ndėrkombėtare, kėshtu qė nuk iu njoh de jure dhe de fakto subjektiviteti ndėrkombėtar qė asaj do t’i mundėsonte pėr tė krijuar relacione zyrtare, pėr tė qenė nė marrėdhėnie zyrtare politiko-diplomatike me shtetet dhe me Fuqitė e kohės.[8] Mirėpo, ky qėndrim i qarqeve tė vendosjes shumė mė tepėr ishte politik sesa realist, sepse kjo ishte kohė kur “njohja’ dhe “mosnjohja” shėrbente nė arsenalin diplomatik tė Fuqive tė Mėdha si mjet i preferuar pėr tė bllokuar ēdo ndryshim tė papėlqyer tė statu- kuo-s politike e juridike qė mund tė ēonte nė prishjen e ekuilibrit tė forcave.[9] Shqipėria ishte njė tėrėsi e veēantė politike, kombėtare dhe gjeografike, por nuk bėnte pjesė nė sferat e interesave tė Fuqive tė Mėdha, prandaj edhe nuk pati pėrkrahjen e duhur dhe njohjen ndėrkombėtare si subjekt i pavarur. Mirėpo shqiptarėt ishin tė vendosur. Kėtė e vėrteton edhe diplomati Kirbi Green nė raportin qė i dėrgon Solisberit nga Shkodra mė 25 prill 1880 nė tė cilin thuhej: “Vendosmėria pėr tė parandaluar qė asnjė copė e tokės sė tyre tė mos bjerė nė duart e sllavėve dhe njėkohėsisht pėr tė flakur zgjedhėn osmane, disponim ky si te katolikėt ashtu edhe te myslimanėt, po i habit shumė konsujt e huaj”.[10] Madje qarqe tė caktuara antishqiptare u munduan qė edhe Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit ta paraqesin si “vegėl tė qeverisė osmane”, ushtrinė e Lidhjes si “banda tė armatosura” dhe shqiptarėt nė pėrgjithėsi si tė “egėr dhe tė papėrgjegjshėm”.[11] Por tė gjitha kėto kualifikime sidomos nga qarqet ruse, serbo-malazeze dhe greke ishin tė paqėndrueshme dhe shumė shpejt u kuptuan nga qarqet diplomatike evropiane, sidomos nga ato tė cilat kishin pėrfaqėsitė e veta diplomatike nė Shqipėri.

    Kjo kohė shėnon njė periudhė tė ndryshimeve tė mėdha nė konfiguracionin politik, ushtarak e strategjik dhe balancėn e forcave nė Evropė. Gjermania pas bashkimit tė saj e kishte vėnė nė pikėpyetje forcėn dominuese koloniale tė Britanisė dhe Francės. Edhe Rusia shfrytėzonte ēdo mundėsi pėr tė realizuar politikėn koloniale dhe pėr tė qenė fuqi e pakontestueshme nė politikėn e saj tė jashtme. Austro-Hungaria nga ana e saj rivalizonte me Fuqitė tjera, sidomos pėr Ballkanin. Kurse Italia e cila sė voni kishte realizuar bashkimin kombėtar gjithnjė e mė tepėr pėrpiqej tė jetė faktor vendimmarrės nė politikėn e shteteve tė cilat pėrbėnin grupin e Fuqive tė Mėdha[12].

    Intensiteti i angazhimeve diplomatike shtohet edhe mė shumė me fillimin e Krizės Lindore tė vitit 1875. Mė pėrfundimin e luftės ruso-turke u nėnshkrua Traktati i Shėn Stefanit qė pėrbėnte njė marrėveshje paqe nė mes Perandorisė Ruse dhe Perandorisė Osmane. Me kėtėt traktat nuk u pajtua Londra zyrtare.

    Vendimet e marra nė Shėn Stefan nxiten edhe mė tepėr diplomacinė britanike e cila drejtohej nga sekretari i jashtėm lordi Solsberi (Salisbury)[13]. Britanikėt intensifikuan aktivitetet dhe kėrkuan edhe pėrkrahjen e Fuqive tjera si: Francės, Gjermanisė, Italisė dhe Austro-Hungarisė. Si rrjedhojė e kėtij aktiviteti tė ngjeshur diplomatik tė Britanisė, Fuqitė e Mėdha u pajtuan qė tė organizonin njė Kongres nė tė cilin do tė rishikoheshin vendimet e Shėn Stefanit.

    “Qarkorja” e hartuar nga Solsberi ishte dokument bazė qė kritikonte rreptė secilėn dispozitė tė Traktatit tė Shėn Stefanit. Ky dokument ju dėrgua fuqive tė Mėdha dhe u vlerėsua si “njė nga Letrat Shtetėrore mė tė rėndėsishme nė historinė britanike.

    Pėr hartimin e kėtij dokumenti, sekretari i jashtėm Solsberi u mbėshtet nė tri marrėveshje tė fshehta bilaterale tė arritura mė parė me Perandorinė Osmane, Austro-Hungarinė dhe Rusinė. Kėshtu, vendimet qė do tė merreshin nė Kongresin e Berlinit u bėnė tė qarta para se ky Kongres ti fillonte punimet[14].

    Kėshtu para se tė fillonte lufta ruso-turke nė opinionin britanik ishte krijuar njė mendim negativ pėr Perandorinė Osmane. Britaniket i gjykonin krimet dhe dhuneėn qė ushtronte Perandoria Osmane ndaj popujve qė i mbante tė robėruar, posaqėrisht dhunėn ndaj tė krishterėve. Reagimet e popullsisė britanike kundėr krimeve osmane nė Hercegovinė mė 1875 dhe nė Bullgari nė vitin 1876 e kishin implikuar edhe mė shumė diplomacinė britanike nė ēėshtjen e “Turqisė evropiane” [15]. Pėr ndėrhyrjen dhe masat e marra ndaj Perandorisė Osmane mė aktiv nė diplomacinė britanike ishte William Gladstone[16]. Mirėpo fillimi i Luftės sė Rusisė mė 1877 kundėr Perandorisė Osmane qė rrezikonte pushtimin e Stambollit, depėrtimin nė Mesdheun Lindor (kontrollimi i kanalit tė Suezit) ndikoi qė diplomacia britanike tė ndryshoj kursin politik ndaj zhvillimit tė ngjarjeve pas Kongresit tė Berlinit. Si rrjedhojė nė diplomacinė britanike dominoi politika e kryeministrit konservator Benjamin Disrael[17]. Ky i fundit duke parė pretendimet ruse pėr zgjerim kolonial, nuk pėrjashtonte edhe mundėsinė e ndėrhyrjes ushtarake kundėr perandorisė ruse pėr t’ia ndal hovin pushtues. Kėshtu, pėrsėri nė diplomacinė britanike po vinin nė shprehje pikėpamjet qė i kishte pasur para mė se njė ēerek shekulli nė Luftėn e Krimesė. Nė opinionin politik tė Britanisė u shfaqen dy koncepte politike. Njėrin e pėrfaqėsonte Benjamin Disraeli kurse tjetrin Wiliam Gledstone.

    Pra, opinioni politik britanik ishte i ndarė nė dysh. Nė njėrėn anė rreshtoheshin elementė tė politikės kundėr-otomane, kurse nė tjetrėn pro-otomane. Perkrahėsit e Benjamin Disraelit kishin kundėrshtime morale dhe humanitare ndaj rusėve (shtypi katolik, pėr shembull, ua pėrkujtonte vazhdimisht lexuesve tė vet krimet ruse nė Poloni). Ndjenja tė tilla u forcuan mė 1878 pas lajmeve pėr dėbimet masive dhe vrasjet masive tė myslimanėve (nga rusėt, serbėt dhe bullgarėt) nė disa pjesė tė Ballkanit. Edhe, nė anėn e Gladstone-it kishte po ashtu tė tillė qė mendonin se pėrkrahja e regjimit otoman ishte realpolitikė e rrejshme dhe se njė politikė mė realiste kėrkonte krijimin e shteteve tė reja nacionale si shtylla tė ēfarėdo stabiliteti tė ardhshėm nė rajon.[18]

    Deri nė Kongresin e Berlinit, diplomacia britanike fare pak e kishte parasysh ēėshtjen shqiptare. Kėrkesat e shqiptarėve pėr ēlirim nga robėria osmane nuk trajtoheshin drejt e nė mėnyrė tė gjithanshme. Gledstonianėt flisnin vazhdimisht mbi tė drejtat kombėtare “tė krishterėve” nė Ballkan ndonėse kishin njohuri mbi ekzistimin e shqiptarėve katolikė dhe ortodoks megjithatė popullin shqiptarė e konsideronin si popullsi myslimane dhe sa here qė pėrmendeshin “arnautėt” ata identifikoheshin me forcat osmane qė ndėrmerrnin masa represive kundėr tė krishterėve.

    Nga ana tjetėr, disraelitėt kėrkonin tė mbronin apo tė forconin integritetin territorial dhe funksionimin administrativ tė Perandorisė Otomane. Ata i konsideronin tokat shqiptare si komponentė kyēe e asaj perandorie nė Evropė. Ideja se shqiptarėt do tė mund tė kėrkonin po ashtu vetėqeverisje ishte jo fort e pranueshme pėr ta dhe ata vazhdonin tė konsideronin ruajtjen e sundimin otoman mbi shqiptarėt si njė kusht pėr stabilitet dhe jo si burim tė destabilitetit[19].

    Debatet e tilla politike nė qarqet britanike qofshin ato qeveritare apo opozitare nuk e trajtonin me seriozitetin e duhur ēėshtjen shqiptare. Shumica prej tyre nė mėnyrė tė gabuar e lidhnin fatin e shqiptarėve me atė tė Perandorisė duke u mbėshtetur nė elementin fetar ku shumica e shqiptarėve ishin tė besimit islam.

    Rol shumė tė rėndėsishėm nė krijimin e opinionit dhe marrjen e vendimeve nga qeveria britanike kishin pėrfaqėsitė konsullore dhe instanca tjera diplomatike tė akredituara nė terren. Njė ndikim domethėnės nė periudhėn nė mes viteve 1878-1881 nė krijimin e opinionit politik pėr shqiptarėt patėn konsullatat britanike nė Prizren, ne Shkodėr, nė Manastir, nė Janinė, nė Prevezė, nė Shkup, nė Larisa, nė Sofje, nė Selanik si dhe ambasada britanike nė Stamboll. Ndėr konsujt mė aktiv nė Prizren nga tė gjitha pėrfaqėsitė diplomatike tė Fuqive tė Mėdha njihej britaniku Seint Gjon (St. John). Ai arriti nė Prizren nė vjeshtėn e vitit 1879. Seint Gjon kishte pėr mision hulumtues pozitėn e tė krishterėve nė Prizren dhe mė gjerė[20]. Mirėpo nė fakt detyra e tij ishte qė ti dėrgonte informacione qeverisė sė tij pėr ngjarjet nė terren.

    Pas arritjes nė Prizren ende pa i njohur mirė shqiptarėt, pa i analizuar kėrkesat e tyre, pa dashur qė tė vlerėsojė nė esencė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit, Seint Gjon e cilėson Lidhjen si njė organizatė myslimane, armiqėsore dhe tė rrezikshme[21]. Ai i raportonte Lordit Salisbury duke i thėnė se “arritja ime ka shkaktuar kėnaqėsinė mė tė madhe nė mesin e bashkėsisė sė krishterė, qė nė Prizren numėron afro 5000”, dhe se “popullsia myslimane, qė numėron afro 25,000... mė shikon si spiun”; kurse duke komentuar faktin se i tėrė pushteti tani qėndronte nė duart e Lidhjes, ai vė nė pah se “Zotėria juaj do tė shohė se nė ēmasė tė plotė varet tani fati i popullsisė sė krishterė dhe ruajtja e sigurisė publike jo nga autoritetet e emėruara nga Porta... por nga njė grup fanatikėsh tė pa ligj”.[22]

    Seint Gjoni pėr shkak se ishte i ri nė kėtė mes varej shumė nga kolegėt e tij konsuj, jo vetėm nė marrjen e informacioneve tė veēanta, por edhe formėsimin e interpretimit tė tij tė pėrgjithshėm lidhur me gjendjen nė kėto vise.

    Sidoqoftė Seint Gjon nė vazhdimėsinė e raporteve bie nė kundėrshtim me veten e tij. Pėrderisa nė fillim e konsideronte Lidhjen si organizatė myslimane dhe tė krijuar nga vet Porta e Lartė[23], pra si vegėl tė saj, mė vonė ai i dėrgon njė raport ministrisė sė punėve tė jashtme tė Britanisė nė tė cilin thuhej se “propaganda italiane pėrmes misionarėve tė vet po zhvillon bisedime me krerėt e Lidhjes duke pretenduar qė ti bind ata qė Lidhja tė kėrkojė tė shndėrronte territorin e vet nė protektorat italian”[24]. Gjithashtu ai nė njė shkresė tė datės 3 nėntor 1879, dėrguar ambasadorit britanik nė Stamboll Henry Layard theksonte; ”koloneli Osman bej, guvernatori i ngarkuar mė ka kėrkuar disa herė qė tė mos dal nga shtėpia derisa tė largohet Lidhja Shqiptare nga Prizreni”. Mirėpo Seint Gjon e konsideron kėtė alarm pėr rrezik tė Osman Pashės si tė rremė[25]. Nga ky raport shihet se ai nuk ndjehej fare i rrezikuar nga eksponentė tė Lidhjes Shqiptare. Nė fakt ky ishte njė tregues i qartė se Lidhja nuk ishte “organizatė myslimane, armiqėsore dhe e rrezikshme” siē ishte shprehur me herėt St Gjon por ishte njė organizatė kombėtare e formuar pėr ta ēliruar vendin e vet nga pushtuesit osman. Mė vonė nga kontaktet e konsullit anglez me konsullin rus Jastrebov shihet qartė se Seint Gjoni ishte mjaft i ndikuar nga propaganda sllave nė krijimin e opinionit tė tij pėr shqiptarėt dhe ēėshtjen e tyre.
    Ai krijoi njė miqėsi shumė tė ngushtė me kolegun e tij rus dhe i tėrė interpretimi i ēėshtjes shqiptare nga ana e tij ishte i ngarkuar nga paragjykimet dhe qėllimet e caktuara tė Jastrobovit. Kėshtu, mė 1880, nė bazė tė informacionit qė i kishte ofruar Jastrebov, Seint Gjon theksonte se rajoni i Prizrenit i takonte Serbisė, si historikisht, ashtu dhe etnikisht; argumenti i tij ishte se gjysma e shqiptarėve nė Kosovė, nė tė vėrtetė nuk ishin shqiptarė tė vėrtetė, por vetėm sllavė tė shqiptarizuar dhe pohonte se “dialekti shqip pėrdorej vetėm nga fiset qė banonin malet nė perėndim tė Prizrenit”[26]. Kėto pohime tė Seint Gjonit tė pabazuara dhe tė pa argumentuara nuk i pranuan si tė vėrteta as zyrtarėt mė tė lartė pėrfaqėsues tė diplomacisė britanike. Kėto u hodhėn poshtė edhe nga diplomati i lartė britanik, Lordi Edmond Ficmoris (Fitzmaurice)[27], i cili vinte nė pah se raportet e Seint Gjonit “pėr vetė atė ishin tė dyshimta”. Ficmorisit, informacionet pėr rajonin i vinin nga Kostandin Kristoforidhi, i cili kishte njė pikėpamje krejtėsisht tjetėrfare[28].
    Sidoqoftė, opinionet e St. John-it duket se nuk patėn ndonjė ndikim tė madh nė qėndrimet e politikės sė jashtme britanike. Bazuar nė kėto qėndrime mund tė konstatohet se njeriu “nė terren” nganjėherė mund tė jetė edhe mė i kufizuar nė burimet e tij tė informacionit se sa tė tjerėt qė janė larg nga vendi ku ndodhin ngjarjet.

    Diplomati britanik Kirbi Grin (Kirby Green), sikur edhe konsuj dhe diplomatė tjerė vinin nė Shqipėri pa ndonjė njohje tė thellė dhe pėrplot paragjykime pėr popullin shqiptar. Rasti i konsullit Grin ishte, nė njė mėnyrė, i ngjashėm me atė tė St. Gjonit. Edhe ai sikur ishte nėn ndikimin e tepruar tė njė pjesėtari tjetėr tė trupit konsular. Por, ndryshe nga St. Gjon, Kirbi Grin kishte njė ndikim tė vėrtetė nė bėrjen e politikės, ishte ai qė bindi Qeverinė Britanike pėr tė miratuar dhėnien e Ulqinit Malit tė Zi [29].

    Kirbi Grin shpeshherė duket tė ketė qenė nė lajthitje sepse ai konsideronte se shqiptarėt e vetėm qė kishin ndonjė prirje serioze autonomiste ishin romano-katolikėt; se Lidhja e Prizrenit ishte esencialisht organizatė myslimane; se Lidhja nuk ishte nė gjendje tė ushtronte ēfarėdo bashkėpunimi me katolikėt; prandaj, Lidhja ishte diē mė shumė se njė vegėl e qeverisė otomane, qė kishte lindur vetėm sa pėr tė penguar lėshimin e territorit qė kėrkohej nga Traktati i Berlinit[30]. Megjithatė edhe Kirbi Grin duket tė jetė kontradiktor sepse nė njė shkresė tė tij tė datės 1 dhjetor 1878 dėrguar ambasadorit anglez nė Stamboll Henry Layard thotė: “... krerėt malėsor si mysliman edhe katolikė nė njė mbledhje publike kanė pėrtėrirė “besėn” dhe kanė marrė pėrsipėr tė kundėrshtojnė me ēdo ēmim ēfarėdo lėshimi tė tokave, kurse mbledhja e Lidhjes Shqiptare qė e ka qendrėn tani nė Prizren, ka kėrkuar me shkrim raporte tė vazhdueshme pėr gjithēka qė bėhet kėtu si dhe qė tė mbahet plotėsisht nė dijeni pėr tė gjitha lėvizjet ushtarake[31]. Grin, nė disa raporte tė tij pėr Ministrinė e Jashtme pohonte se Lidhja ishte vegėl e qeverisė, qė kishte dalė disi jashtė kontrollit.

    Kirbi Grin me kėmbėngulje vazhdonte tė shprehte mendimin e tij se nuk kishte dimension “nacional” nė aktivitetet dhe ambiciet e Lidhjes. Mė 30 shtator 1878, ai raportonte: “Vetėm sa jam i prirė t’i japė rėndėsi Lidhjes si njė organizatė lokalitetesh nėn ndikimin e drejtpėrdrejtė tė koncesioneve tė bėra nga Traktati i Malit tė Zi dhe jo si diēka qė mishėron ēfarėdo trupi tė fuqishėm pėr tėrė Shqipėrinė”[32]. Kėtė mendim tė Kirbi Grin rastėsisht e hodhi poshtė dhe e kundėrshtoi kolegu i tij Konsulli Blant (Blunt) i Larisės nė njė raport tė shkruar nė tė njėjtėn ditė. Nė kėtė raport thuhej se shumė ushtarė shqiptarė qė kishin dezertuar pėr t’iu bashkuar Lidhjes ishin toskė nga Epiri[33]. Pra konsulli Blunt nė kėtė rast kur thotė ishin toskė nga Epiri ai nėnkupton se ata ishin shqiptarė myslimanė dhe tė krishterė-ortodoks. Ky raport jep edhe njė sqarim tė rėndėsishėm qė demanton idenė se vetėm shqiptarėt katolik nė veri ishin tė interesuar pėr tu shkėputur nga Perandoria Osmane.

    Gjithashtu, nė letrėn qė konsulli Grin i dėrgonte ministrit tė Punėve tė Jashtme lordit Solsberi, mė 25 mars 1880, nė mes tjerash thuhej;” ... nė Shqipėrinė e Veriut ėshtė ngritur njė shqetėsim i madh dhe janė mbajtur mbledhje nga anėtarėt e fiseve myslimane e tė krishtera tė cilėt edhe njė herė janė zotuar solemnisht qė tu bėjnė qėndresė pėrparimeve malazeze...”[34]. Pra sipas kėtij raporti shqiptarėt pavarėsisht besimit fetarė po pėrgatiteshin pėr tė mbrojtur tokat e tyre nga pushtimi malazez.

    Megjithėkėtė, ai vazhdoi tė trajtonte bashkėpunimin midis myslimanėve dhe tė krishterėve shqiptar si dicka tė panatyrshme duke vazhduar edhe mė tej tė mendonte dhe pohonte se vetėm katolikėt do tė mund tė ishin pėr vetėqeverisje tė plotė.

    Duke parė zhvillimin e ngjarjeve nė vazhdimėsi, unitetin e theksuar tė shqiptarėve dhe pretendimet e tyre pėr ta hequr qafe zgjedhėn osmane, Kirbi Grin nė prill tė vitit 1880, shkruante: “Pėr momentin muhamedanėt dhe katolikėt e kėsaj province pa dyshim po punojnė sė bashku... [35]. Njė javė mė vonė, Kirbi Grin theksonte: “entuziazmi qė ekziston nė masė tė jashtėzakonshme nė mesin e shqiptarėve romano-katolikė nuk ka ardhur vetėm nga vendosmėria pėr tė penguar ēfarėdo rėnie tė territorit tė tyre nė duart e sllavit, por edhe nga bindja e fshehtė se po lind njė rast i favorshėm pėr tė hequr qafet zgjedhėn turke[36]. Pra nga ky konstatim i Grin shihet se ai nuk e trajtonte mė Lidhjen “si vegėl tė Perandorisė Osmane qė kishte dalė jashtė kontrollit” por “si njė rast tė favorshėm pėr tė hequr qafe zgjedhen turke”.

    Aktiviteti i vazhdueshėm i Kirbi Grinit ndikoi nė implikimin e tij tė drejtpėrdrejtė nė Ēėshtjen e Ulqinit, propagandimin e tij pėr dorėzimin e qytetit dhe tė rajonit bregdetar tė Ulqinit. Ky plan ishte hartuar nga Kirbi Grin dhe kapiteni Sale (njė oficer i Inxhinierėve Mbretėrorė, i cili ishte anėtar i Komisionit Kufitar); por ishte Kirbi Grin ai qė siguroi pranueshmėrinė e tij nga qeveria britanike.[37] Ai vazhdonte tė mendonte se njė “korti-kompromis” do tė dobėsonte fatalisht elementin katolik nė Shqipėrinė Veriore. “Inkorpurimi i fiseve tė Grudės dhe tė Hotit me Malin e Zi do tė ishte goditje pėr vdekje pėr shpresėn e njė krahine autonome tė Shqipėrisė Veriore”. Konsulli britanik mendonte se ėshtė me rėndėsie jetike qė fiset romano-katolike tė mbeten tė paprekura, derisa rrudhja e kufirit deri buzė lumit Buna dhe humbja e njė qyteti tė vogėl detar, do tė ishte mė parė pėrparėsi se sa ndryshe”.[38]

    Nė raportin e tij tė gjatė tė 29 majit, Kibri Grin jo vetėm qė sillte argumente pėr kėtė koncesion tė ri territorial, por edhe paraqiste pikėpamjet e veta lidhur me implementimin, nė tokat shqiptare, tė propozimeve tė reformės administrative qė ishte paraparė nė Traktatin e Berlinit. “Unė ndaj mendimin me z. Lippich”, shkruante ai, “se do tė ishte e parakohshme dhe e panevojshme tė bėhej pėrpjekje pėr zgjerimin e reformės nė administratė pėrtej vijės sė tashme tė Vilajetit tė Shkodrės”. Me fjalė tė tjera, ai mėtonte se edhe nė kėtė mėnyrė rajoni i dominuar nga katolikė nė Shqipėrinė veriore tė izolohej nga vilajetet e tjera shqiptare dhe tė gėzonte trajtim tė veēantė. Nė kėtė pikė, Kirbi Grin hasi nė kundėrshtim tė prerė nga Ambasadori Special i Britanisė nė Stamboll, Xhorxh Goshen[39], i cili protestoi tek Sekretari i Jashtėm, duke u ankuar se e tėrė politika ndaj Shqipėrisė Veriore dhe asaj Jugore nuk ishte ēėshtje pėr t’iu besuar njė nėpunėsi tė ulėt konsullor dhe duke paraqitur pikėpamjen e vet se njė Shqipėri e bashkuar ishte tepėr e preferuar. Nė fund, Kirbi Grin nuk pėrcaktoi politikėn afatgjatė ndaj tėrė Shqipėrisė, por ai pati ndikim vendimtar nė dhėnien e Ulqinit shtetit malazez[40].

    Kirbi Grin ishte ai qė e bindi qeverinė britanike pėr tė pranuar qe Ulqini ti dorėzohej Malit tė Zi. Nė njė shkresė tė tij drejtuar Londrės, mė 29 maj 1880, ai deklaronte: “e kam diskutuar nė tėrėsi me z. Lippich, konsullin e pėrgjithshėm austriak, ēėshtjen e dhėnies sė territorit Malit tė Zi, nė perėndim tė Liqenit tė Shkodrės, nė vend tė territorit tė definuar nė Konventė... Nė asnjė pikė unė dhe Lippich nuk kemi pasur mendim tjetėr”[41]. Nga ky raport vėrehet qartė se nuk kishte divergjenca tė shprehura nė mes pėrfaqėsuesve anglez dhe atyre austriak sa i takon qėndrimeve tė tyre tė pėrgjithshme ndaj Lidhjes dhe ēėshtjes shqiptare pėrgjithėsisht. Grin e kundėrshtonte me forcė planin e Kortit sepse sipas tij realizimi i kėtij plani e dobėsonte nė masė tė konsiderueshme elementin katolik dhe pėrfundimisht fundoste shpresat pėr njė krahinė autonome nė Veri tė Shqipėrisė.
    Ėshtė mė rėndėsie jetike qė fiset romano-katolike tė mbeten tė paprekura, derisa rrudhja e kufirit deri buzė Lumit Buna dhe humbja e njė qyteti tė vogėl detar, do tė ishte mė parė pėrparėsi se sa ndryshe”[42] mendonte Kirbi Grin.

    Nga idetė e Kirbi Grinit mund tė vihet nė pėrfundim se vet ai nė kėtė rast pretendonte tė jetė njė protektor i shqiptarėve katolik nė veri tė Shqipėrisė mirėpo jo edhe i ēėshtjes shqiptare si tėrėsi dhe si njė problem qė duhej trajtuar, ndihmuar dhe zgjidhur ēėshtjen e tyre nė pėrputhje me tė drejtat e popujve.

    Ndonjėherė diplomatėt britanikė ndikoheshin nga politika ruse dhe nga ajo austriake. Njė vend tjetėr qė ushtronte po ashtu ndikim nė mendėsinė britanike ishte Greqia. Si tė krishterė tė pėrvuajtur, grekėt kishin tėrhequr simpatinė e madhe tė gladstonianėve. Ata si trashėgimtarė tė supozuar tė civilizimit grek qenė tė aftė tė zgjonin interesimin e ēdo britaniku qė kishte respekt tė konsiderueshėm pėr historinė antike greke dhe ishte i ndikuar “klasicizmi grek”. Derisa diplomatėt nė terren nuk dukeshin tė jenė filohelen tė papėrmbajtshėm, nė diplomacinė britanike figura mė progreke dhe e pakompromis njihej Ēarls Dilke (Charles Dilke)[43], i cili u bė Nėnsekretar i Shtetit pėr Punė tė Jashtme nė vitin 1880. Diplomati Dilke i ndikuar nga miku i tij i ngushtė, Lordi Edmond Ficmoris (i cili ndante pikėpamjet e Goshenit pėr shqiptarėt), ishte i gatshėm tė angazhohej pėr njė Shqipėri tė bashkuar, por me kusht tė hedhjes poshtė tė ēfarėdo ideje tė shtetėsisė sė vėrtetė shqiptare. Charles Dilke propozonte njė provincė shqiptare qė do tė kishte jo vetėm status autonomie nė kuadėr tė Perandorisė Otomane, por edhe njė “union personal” me Greqinė[44]. Ai e diskutoi kėtė ide me Goshenin, i cili e konsideroi idenė si jorealiste, por megjithatė dėshironte ta inkurajonte mikun e tij qė tė vazhdonte tė mendonte pėr mundėsinė e njė autonomie shqiptare. “Kam menduar tepėr shumė pėr ēėshtjen shqiptare”, shkruante Goshen. “Autonomia shqiptare nė union personal me Greqinė do tė ishte njė zgjidhje shumė e vlefshme pėr Evropėn, por turqit do tė mundoheshin shumė qė tė mos i lejonin grekėt, kurse shqiptarėt janė shumė tė fuqishėm nė Pallat (Stamboll F.D.) dhe duket se janė tė besuar nė tėrė Perandorinė. Por, autonominė, mendoj se e duan dhe do tё duhet ta kenė nė ndonjė formė”. Atė vit, Dilke diskutoi projektin e tij me tė Ngarkuarin me Punė tė Greqisė nė Londėr, i cili kėrkoi pikėpamjet e qeverisė sė tij por qė nuk dhanė ndonjė rezultat. Dilke edhe pas shtatė vjetėsh ende paraqiste kėtė propozim, kur shkroi librin “Pozita e tashme e politikės evropiane”. E vetmja gjė qė kishte ndryshuar ishte se ai tani predikonte shtyrjen e kufirit grek sa mė nė veri qė ishte e mundur, nė mėnyrė qė Shqipėria “autonome” qė i bashkėngjitej do tė ishte, nė ēdo rast, pak mė e madhe se territori i rrudhur i Shqipėrisė[45].

    Njė nga personalitetet e shquara nė diplomacinė britanike tė asaj kohe ishte ambasadori nė Stamboll, Sir Henry Laylard[46], i cili kishte arritur ta njihte mirė situatėn nė Perandorinė Osmane gjatė punės sė tij tė mėhershme si arkeolog. Laylard konsiderohej nga tė gjithė si “vendės i adaptuar” – me fjalė tė tjera, si dikush qė ishte mėsuar t’i shihte gjėrat me sytė e otomanėve. Mė tė ardhur nė pushtet Gledstoni (Gladstone) dhe liberalėt nė pranverėn e vitit 1880, Laylard u zėvendėsua. Reagimi i tij ndaj vrasjes sė Mehmet Ali Pashės nė Gjakovė sjell shembull tipik pėr kėtė: ai ia atribuoi atė “pakėnaqėsisė sė atyre qė duken tė vendosur ta kundėrshtojnė tė drejtėn e Evropės pėr t’i dorėzuar, pa i pyetur pėr dėshirėn dhe interesat e tyre, nė duar tė njė fuqie tė huaj”. Dhe, ai vazhdonte: “qėndrimi i tashėm luftarak i shqiptarėve mund t’i atribuohet faktit se nė ndarjen e re territoriale tė Turqisė nė Evropė, ekzistenca e popullatave turke dhe myslimane ka qenė, nė masė tė madhe, e harruar apo e injoruar. Porta ėshtė pėrgjegjėse pėr njė rezistencė, tė cilėn ēdo popull krenar, i pavarur dhe luftarak natyrisht qė do ta bėnte po t’i jepej ndonjė fuqie tė huaj, qė ndryshon nga ai si pėr nga pėrkatėsia nacionale, traditat, kultura, historia, religjioni, zakonet etj. Konstatimi i diplomatėve britanik dhe pranimi nga ana e tyre i faktit tė ekzistimit tė popullatės turke dhe asaj myslimane si tė vecanta, ishte njė sinjal pozitiv qė ndikonte nė trajtimin e shqiptarėve si popullsi e vecante nga ajo turke-osmane pavarėsisht se shumica prej tyre i takonin fesė islame.

    Xhorxh Goshen (George Goschen) i cili zėvendėsoi Layardin nė verė tė vitit 1880, ishte njėri nga diplomatėt mė impresiv nga tė gjithė diplomatėt britanik tė cilėt nė karrierėn e tyre diplomatike trajtuan ēėshtjen shqiptare dhe problemet ballkanike. Ai ishte i biri i njė emigranti gjerman. Goshen kishte pasur njė karrierė tė shkėlqyer nė financa, duke u bėrė drejtor i Bankės sė Anglisė nė moshėn 27-vjeēare dhe ishte njėri ndėr kuadrot mė tė shquara qė po ngriheshin nė Partinė Liberale. Detyra kryesore e Goshenit si ambasador special ishte tė bėnte presion mbi Sulltanin qė tė zbatonte obligimet e tij sipas Traktatit tė Berlinit. Ai e kreu kėtė detyrė me zell tė madh, mbi tė gjitha gjatė krizės sė lėshimit tė Ulqinit.[47]. Por, ai ishte po ashtu thellėsisht i interesuar tė zhvillonte njė politikė afatgjatė pėr stabilitetin e tėrė rajonit dhe nė kėtė kontekst, ai ktheu pėrqendrimin e tij nė ēėshtjen shqiptare. Ai u ndihmua dhe u mbėshtet nga Lordi Edmond Ficmoris, i cili ishte anėtar i komisionit ndėrkombėtar tė Rumelisė Lindore dhe kishte treguar njė interesim tė konsiderueshėm pėr territoret shqiptare. Ficmoris kishte qenė gjithashtu edhe anėtar liberal i Parlamentit dhe nė debatet e zjarrta tė vitit 1876 ai kishte sjellė argumente nė favor tė dhėnies sė “vetėqeverisjes” pėr tė gjitha territoret e pushtuara osmane nė Evropė.

    Nė njė letėr dėrgesė drejtuar Lordit Granville[48], mė 26 korrik 1880[49] ambasadori Goshen, qėndrimin e tij politik e mbeshteste nė dy koncepte tė cilat i konsideronte fundamentale: korrektėsia apo drejtėsia nė njė anė, dhe interesi apo realpolitika, nė anėn tjetėr. Nė anėn e korrektėsisė, ai vinte nė pah se “lėvizja shqiptare ėshtė krejtėsisht e natyrshme. Njė racė po aq e lashtė dhe e veēantė sa e tė gjithė tė tjerėve qė i rrethojnė, ata kanė parė kombėsitė e kėtyre racave fqinje tė merren nėn mbrojtjen e fuqive tė ndryshme evropiane pėr njė qenėsi mė tė pavarur... Nė ndėrkohė, ata po shohin se atyre nuk po u bėhet trajtim i njėjtė. Kombėsia e tyre po injorohet dhe territori i banuar me shqiptarė po u jepet nė veri malazezėve, kurse nė jug Greqisė,”. Ai pastaj i qasej argumentit nga kėndi i leverdisė gjeopolitike[50]. “Kombėsia shqiptare”, kėmbėngulte ai “ėshtė njė element qė nuk duhet nėnēmuar nė ēfarėdo kombinimesh tė ardhshme politike”. “Nėse do tė formohet njė Shqipėri e fortė, arsyetimi pėr pushtim nga njė fuqi e huaj nė rast tė shpėrbėrjes sė Perandorisė Otomane do tė ishte dukshėm i dobėt. Njė Shqipėri e bashkuar do tė parandalonte depėrtimet e mėtejme nė veri dhe Siujdhesa Ballkanike do tė mbetej nė duart dhe nėn kontrollin e racave tė cilat tani e banojnė atė... Konsideroj se nė pėrpjesėtim me mundėsinė e krijimit tė kombėsisė shqiptare, mundėsia e intervenimit evropian nė Siujdhesėn Ballkanike do tė venitej”[51]. Kėto qėndrime tė Goshenit nė pėrkrahje tė ēėshtjes shqiptare pėr disa diplomat dukeshin “tė pabesueshme” kurse pėr tė tjerė, kundėrshtar tė ēėshtjes shqiptare, “tė pakuptimta”[52].

    Ky, pa dyshim, ishte propozimi pėrgjithėsisht i analizuar me mė kujdes pėr tė ardhmen afatgjate tė tokave shqiptare, qė shtrohej nga ndonjė diplomat britanik gjatė kėsaj periudhe. Ai mund tė mos ishte shkaktuar drejtpėrdrejt nga aktivitetet e Lidhjes sė Prizrenit. Megjithatė, Goshen nisej nga supozimi se edhe shqiptarėt kishin tė drejtė tė kishin qėllimet e tyre politike dhe ishin pikėrisht aktivitetet e Lidhjes ato qė kishin demonstruar se shumė shqiptarė tashmė kishin qėllime tė tilla.

    Britania e Madhe dhe Fuqitė tjera, edhe pse nuk e pėrkrahėn zgjidhjen e drejtė tė Ēėshtjes shqiptare, tani nuk mund ta mohonin atė pasi qė problemi shqiptar tanimė zinte njė vend tė konsiderueshėm nė raportet e konsujve dhe pėrfaqėsuesve tė tjerė diplomatikė nga Shqipėria dhe rajoni tė cilėt iu raportonin qeverive tė veta. Raporte me interes tė posaēėm pėr Fuqitė evropiane ishin sidomos ato pėr zhvillimet luftarake tė forcave tė Lidhjes kundėr forcave malazeze ku shihej njė organizim i mirėfilltė ushtarak i forcave tė Lidhjes tė cilat nuk lejonin forcat malazeze tė aneksonin pjesė tė territorit shqiptar.

    Interesimi i diplomacisė britanike ishte shfaqur edhe nė gatishmerinė e diplomatėve britanik pėr tė pritur delegacionin e LSHP tė pėrbėrė nga Abdyl Frashėri dhe Mehmet Vrioni. Ky delegacion kishte arritur nė Londėr mė 8 maj 1879 pas njė udhėtimi tė gjatė dhe tė mundimshėm.

    Shpresa e diplomatėve shqiptarė ishte e mbėshtetur nė idenė se Britania e Madhe duke pėrkrahur Perandorinė Osmane nė ruajtjen e zotėrimeve tė saj, indirekt do tė pengonte edhe copėtimin e viseve shqiptare, me ē’rast do tė ruhej edhe integriteti i territoreve shqiptare.

    Nė Britani kishte, njė literaturė tė pasur rreth historisė, gjeografisė, etnografisė sė Shqipėrisė sė shek. XIX. Por opinioni publik anglez kishte shumė pak njohuri rreth ēėshtjes shqiptare si problem aktual politik, si pjesė pėrbėrėse e Ēėshtjes sė Lindjes. Megjithatė, Ministria e Jashtme Britanike kishte filluar tė jetė mė aktive dhe t’i drejtonte sytė nga pjesa perėndimore e Gadishullit Ballkanik. Pėr diplomacinė britanike, ēėshtja shqiptare nuk pėrbėnte ndonjė interes tė posaēėm. Por ajo ishte e lidhur me njė ēėshtje tjetėr tė rėndėsishme qė prekte politikėn e saj tė pėrgjithshme nė Evropėn Juglindore. Britania e Madhe donte t’i siguronte stabilitetin “dashnores” sė saj, siē e cilėsonin me ironi vetė anglezėt, Perandorinė Osmane[53]. Shpresa e diplomatėve shqiptarė ishte e mbėshtetur nė idenė se Britania e Madhe duke pėrkrahur Perandorinė Osmane nė ruajtjen e zotėrimeve tė saj, indirekt do tė pengonte edhe copėtimin e viseve shqiptare, me ē’rast do tė ruhej edhe integriteti i territoreve shqiptare.

    Nė bazė tė raporteve konsullore qė i vinin nga vilajetet shqiptare, shefi i Forin Ofisit (Foreign Office, - Ministria e Jashtme) lordi Solsbėri duket se kishte formuar bindjen se cedimi i Janinės nė favor tė Greqisė do tė sillte si pasojė njė kryengritje nė Shqipėri, nga e cila do tė lindnin trazira tė tjera dhe ndėrlikime qė nuk mund tė parashikoheshin[54]. Qeveria britanike ishte kėshtu pak a shumė e prirė tė merrte nė shqyrtim ēdo ide qė do tė mėnjanonte ndėrlikimet e dėmshme pėr politikėn e saj.

    Njėri ndėr personalitetet mė tė larta tė Qeverisė osmane, Karatheodhor Pasha ishte munduar vazhdimisht tė pengonte Abdyl Frashėrin dhe Mehmet Vrionin. Por kur u bind se ata ishin tė vendosur ta vazhdonin misionin diplomatik, pa i marrė parasysh kėrcėnimet dhe pasojat, i dha urdhėr ambasadorit tė tij nė Londėr Myzyrys Pasha ti pėrcillte udhėheqėsit shqiptar dhe ti “shoqėronte ata” nė takimet qė do tė realizonin. Myzyrys Pasha i vuri kushte delegacionit shqiptar qė takimet dhe bisedimet tė zhvilloheshin nėpėrmjet pėrkthyesit tė ambasadės, njė anglez me emrin Ridaus. Abdyli nuk e kundėrshtoi, kėtė ide sepse interesat pėr tu takuar me lordin Sollsbėri qoftė edhe me prezencėn e “pėrkthyesit” osman nuk mund tė refuzoheshin nė asnjė rrethanė. Ministri i Jashtėm britanik, Lodri Sollsbėri pranoi tė takohej me delegacionin shqiptar por jo nė zyrat e Forin Ofisit, pasi qė ai kishte refuzuar, siē tha vetė tė priste disa kohė mė parė, njė delegacion bullgar[55]. Nė kėto rrethana, njė pritje zyrtare nė Ministrinė e Jashtme do tė merrte kuptimin e orientimit politik tė Britanisė sė Madhe nė favor tė Shqipėrisė, pėr tė cilin ai nuk donte tė angazhohej publikisht. Gjithashtu ky akt do tė ndikonte nė marrėdhėniet nė mes Britanisė dhe Perandorisė Osmane.

    Arsyetimi i Sollsbėrit ishte njė manovėr diplomatike sepse nuk ishte arsyeja e vėrtetė mospranimi i delegacionit bullgar, por ishte mospranimi subjektivitetit ndėrkombėtar tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit dhe tė pėrfaqėsuesve tė saj nga ana e diplomacisė britanike.

    Shefi i diplomacisė britanike druante se takimi me Abdyl Frashėrin dhe Mehmed Ali Vrionin nė Forin Ofis, mund tė interpretohej nga Porta e Lartė si njė njohje de fakto e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Sidoqoftė Sollsbėri nuk mundi ta “fsheh” interesimin e tij pėr tė takuar dhe pėr tė biseduar me delegacionin shqiptar.

    Ai u shpreh i gatshėm t’i pranonte dy delegatėt shqiptarė, privatisht, nė shtėpinė e tij dhe tė bisedonte me ta. Sipas marrėveshjes pritej qė Abdyl Frashėri dhe Mehmet Vrioni tė takoheshin me shefin e diplomacisė britanike mė 12 maj 1879[56].

    Pėrkundėr tė gjitha vėshtirėsive takimi u realizua nė kohėn dhe vendin e paraparė. Sollsbėri iu dha mundėsi delegacionit shqiptarė qė pėrveē memorandumit qė do ti dorėzonin dhe qė tashmė ishte pėr publik pėrmes “The Times” tė shfaqnin idetė dhe vizionin e tyre pėr protokollin 13 dhe pėr ēėshtje tjera qė ata i preokuponin. Ata i lanė Sollsbėrit edhe njė dokument qė mbante firmėn e Mehmet Ali Vrionit dhe Abdyl Frashėrit[57]. Nė kėtė dokument thuhej: “... Populli shqiptar numėron 2.300.000 njerėz. Duke paraparė lakminė e pamatur tė fqinjėve tė vet dhe rrezikun i cili i kanoset, kjo popullatė patriotike janė lidhur sė bashku me pėrbetimin e njohur pėr t’i kushtuar tėrė mundimin e ruajtjes sė vendit tė tyre. Me kėtė qėllim, tė gjithė shqiptarėt, pa pėrjashtim, janė betuar mė parė tė vdesin gjer edhe njeriu i fundit, sesa t’i dorėzojnė Greqisė territoret e Prevezės, Nardės, Janinės dhe tė krahinave tė tjera tė Shqipėrisė tė cilat lakmohen nga grekėt. Nėse ato duhen tė shkelen nga Greqia, banorėt e Shqipėrisė preferojnė tė vdesin me armė nė dorė.

    Qeveria e Lartmadhėrisė sė saj mbretėreshės ėshtė e drejtė dhe e ndriēuar, dhe na jemi tė bindur se do t’i pranojė paraqitjet tona tė ēiltėri nė konsiderim serioz. Ajo do tė na bėhet mirėnjohje e shtytjeve tona si tė arsyeshme dhe nė pėrshtatje me parimet e paanėsisė dhe tė drejtėsisė. Ajo nuk do tė lejojė qė rruga e pėrparimit, tė cilėn kemi vendosur ta ndjekim, tė mbyllet pėr ne, ose do tė detyrohemi tė largohemi nga ajo duke qenė tė detyruar tė hidhemi nė rrugėn e gjakderdhjes dhe tė luftės shkatėrruese.
    E tillė ėshtė shpresa tė cilėn e vejmė nė ndjenjat e drejtėsisė dhe tė zemėrbardhėsisė tė cilat janė nė nivelin mė tė lartė, karakteristikė pėr kombin anglez[58].

    Abdyli dhe Mehmet Vrioni u ndanė tė kėnaqur nga takimi i tyre sepse “Shefi i Forin Ofisit, - shkruan Abdyl Frashėri, - na pyeti gjerė e gjatė se si qėndronte gjendja e vėrtetė e punėve dhe mbasi mori pėrgjigjet pėrkatėse deklaroi se ai dėshironte paqe, domethėnė nuk donte ndėrlikime dhe sa mė pak krisma armėsh nė kėto vise. Duket se lordi britanik u bind pėr seriozitetin e lėvizjes shqiptare mbasi ai deklaroi – thotė Abdyli – se “do t’i jepte udhėzime pėr kėtė ēėshtje ambasadorit tė tij nė Stamboll – dhe shtoi se “shpresonte se nuk do t’i jepej Greqisė ndonjė gjė nga Epiri”.[59]

    Ministri i Jashtėm britanik i shkroi po atė ditė, mė 12 maj 1879, ambasadorit tė tij nė Stamboll, Austen Henry Layardit. Nė kėtė akt diplomatik thuhej: “Dy zotėrinj, Mehmed Ali Vrioni dhe Abdyl be Frashėri, tė cilėt deklaruan se ishin deputetė nė Parlamentin Turk nga Vilajeti i Janinės, dhe tė cilėt dėshirojnė t’i pėrfaqėsojnė dėshirat e popullsisė sė Shqipėrisė Jugore para Fuqive, mė vizituan sot[60].

    Ata deklaruan se, edhe pse nė Shqipėrinė Veriore dhe Jugore ekziston njė numėr i madh i krishterėve, por edhe pse nė shumė vende gjuha greke pėrdoret si ajo shqipe, askund nuk ekziston dėshira pėr bashkim me Monarkinė Greke, por kurrsesi nuk dėshirojnė tė heqin dorė nga sundimi i sulltanit[61]. Kėrkesa e diplomatėve shqiptarė pėr mos pėrfshirjen e territoreve tė tyre nė kuadėr tė shteteve fqinjė dhe “dėshira” e tyre pėr tė mbetur nėn sovranitetin e sulltanit bėhej nėn presionin dhe me pretendim qė duke mos qenė kundėr Perandorisė Osmane ta fitonin simpatinė dhe pėrkrahjen e diplomacisė angleze e cila mbante anėn e Stambollit.

    Personalisht jam i kėnaqur me shtruarjen e ēėshtjeve nga kėta zotėrinj, me informatėn tė cilėn ata e posedonin, dhe nuk shfaqėn asnjė mendim mbi kėrkesat e tyre. Sidoqoftė i kėshillova tė bėjnė parashtresė nė Stamboll tė cilėn e konsideruan tė dobishme pėr t’ia vėnė nė dije Fuqive, nė mėnyrė qė kurdo tė fillojė ndėrmjetėsimi, duke i siguruar se ajo ishte dėshira e Fuqive qė tė bėhen tė drejtė pėr tė gjitha racat qė banojnė nė Siujdhesėn Ballkanike.

    Nga pėrmbajtja e letrės kuptohet se Sollsbėri u bind pėr seriozitetin e argumenteve tė parashtruara nga Abdyl Frashėri dhe Mehmed Ali Vrioni.

    Edhe kėta tė fundit i konfirmuan ambasadorit turk nė Londėr, se “kishin mbetur tė kėnaqur nga pritja dhe pėrfundimet e nxjerra nga misioni i tyre nė Londėr”[62].

    Pavarėsisht faktit e Britania e Madhe nuk doli hapur me njė qėndrim zyrtar pėr njohjen e kombit shqiptar dhe Shqipėrisė autonome, Londra ishte e preokupuar me problemin shqiptar sepse ata filloi ti konsideronte faktor nė kombinimet e ardhshme nė Ballkan dhe faktor tė cilėt mund ta destabilizojnė rajonin. Shkaku kryesor i mungesės sė pėrkrahjes sė LSHP pėr formimin e shtetit shqiptar mė shumė ėshtė i ndikuar nga interesa strategjike se sa me ndonjė faktor tjetėr. Pra gjatė kėsaj periudhe shqiptarėt nuk kishin ndonjė relevancė politike, ekonomike e as ushtarake prandaj nuk mund tė ishin partner strategjik dhe faktor pėr tu konsideruar (para grekėve dhe osmanėve) nga politika dhe diplomacia britanike.


    [1] Jusuf Bajraktari, Gjakova me rrethinė 1878-1912, Prishtinė 1998, f. 73.
    [2] Po aty.
    [3] Erik Goldstein, B.J.C McKercher, Power and Stability in British Foreign Policy 1865-1965, London 2003, f. 3.
    [4] M.E.Chamberlain, British Foreign Policy in the Age of Palmerston (London, 1980); H.Kissinger, A World Restored: Metternich,Castlereagh and the Problems of Peace, 1812–22 (Boston, 1973); M.Swartz, The Politics of British Foreign Policy in the Era of Disraeliand Gladstone (New York, 1985); H.W.V.Temperley, The Foreign Policy of Canning, 1822–1827: England, the Neo–Holy Alliance, and the
    New World (London, 2nd edn 1966); C.K.Webster, The Foreign Policy of Castlereagh, 1812–1815. Britain and the Reconstruction of Europe (London, 1931).
    [5] Sneh Mahajan, British Foreign Policy 1874-1914, The role of India, London 2002, p. 7.
    [6] Akademik Kristaq Prifti, “Koncepti i Lidhjes sė Prizrenit pėr shtetin shqiptar”, botuar nė Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe vendi i saj nė Histori, Prishtinė 2008, f. 23.
    [7] Kristo Frashėri, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Tiranė, 1997, f. 41.
    [8] Arben Puto, “Lidhja Shqiptare pėr mbrojtjen e tė drejtave tė kombit nė vitet e Krizės Lindore”, Konferenca Kombėtare e studimeve pėr Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit 1878-1881, Tiranė, 1979, f. 51.
    [9] Po aty f. 51.
    [10] Ramiz Abdyli, vep. e perm., f. 8.
    [11] Po aty.
    [12] Frashėr Demaj, “Qėndrimi i konsujve anglez nė Prizren dhe Shkodėr ndaj Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit”, Konferenca Shkencore “Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878-1881”, Prishtinė 10-11 qershor 2008, f.1
    [13] Emri i tij i plotė ėshtė Robert Arthur Talbot Gasconye-Sesil 3rd Marques of Salisbury U lind mė 3 shkurt 1830 dhe vdiq me 22 gusht 1903. Ishte tri here kryeministėr i Britanisė sė Madhe nga viti 1885-1886, 1886-1892 dhe 1895-1902. Gjithashtu u zgjodh katėr here Sekretar i Jashtėm i Britanisė sė Madhe.
    [14] A. Roberts, Salisbury: Victorian Titan (London, 1999), f. 187, 193.
    [15] Shih W. N. Medlicott, Bismarck, Gladstone, and the Concert of Europe, London, 1956, f.79-98.
    [16] William Gladstone lindi mė 29 dhjetor 1809 dhe vdiq mė 19 maj 1898. ishte njė burrė shteti qė vinte nga Partia Liberale. Gladstone ishte katėr here kryeministėr i Britanisė sė Madhe (1868-74, 1880-85, 1886 dhe 1892-94).
    [17] Benjamin Disraeli lindi mė 21 dhjetor 1804 dhe vdiq mė 19 prill 1881. ishte njė burrshteti i shquar, udhėheqės i partisė konservatore. Ai sherbeu nė qeverinė britanike pėr tri dekada. Dy here ishte kryeministėr i Britanisė sė Madhe.
    [18] Noel Malcolm, “Diplomacia britanike dhe Lidhja e Prizrenit”, nė Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe vendi i saj nė Histori, Prishtinė, 2008, f. 43.
    [19] Aleks Buda, Konferenca Kombėtare e studimeve pėr Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit 1878-1881, vell. 2, Tiranė 1979, f. 394-408, Noel Malcolm, vep e perm. f. 43.
    [20] R. C. K. Ensor, England, 1870–1914 (Oxford University Press, 1936), f. 46.
    [21] Arkivi i Kosovės (AK), Fondi i Londres (Foreign Office –London), Fo. 195/1303, Dosja nr. 2.
    [22] Aleks Buda, Konferenca Kombėtare ... f. 394-408.
    [23] Arkivi i Kosovės (AK), Fondi i Londres (Foreign Office –London), Fo. 195/1303, Dosja nr. 2.
    [24] Skender Rizaj, Dokumente angleze mbi Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit dhe fillimin e coptimit tė Ballkanit (1877-1885) vėll. 2, Prishtinė 1993, f. 266-70.
    [25] Ramiz Abdyli, Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė burimet angleze, Libri II, Prishtinė 2004, f.70.
    [26] Noel Malcolm, punim. i perm. f. 45.
    [27] Emri i tij i plotė ėshtė Eduard George Petty Fitzmaurice,1st Baron. Fitzmaurice u lind mė 19 qershor 1846 dhe vdiq me 21 qershor 1935. Ishte politikan i njohur i liberalėve britanik.
    [28] Noel Malcolm, punim. i perm. 45.
    [29] Po aty.
    [30] Po aty f. 47.
    [31] Ramiz Abdyli, Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė burimet angleze, Libri II, Prishtinė 2004, f.49.
    [32] Noel Malcolm, vep e perm. f. 47.
    [33] Skender Rizaj, Dokumente angleze mbi Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit dhe fillimin e coptimit tė Ballkanit (1877-1885) vėll. 2, Prishtinė 1993, f. 254-5 (Kirbi Grin Salisberit, 8 shtator 1878), 256-7 (Blant Lajardit, 30 shtator 1878).
    [34] Ramiz Abdyli, Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė burimet angleze, Libri I, Prishtinė 2004, f. 48.
    [35] Kirbi Grin Solsberit, 18 prill 1880. Shih Bejtulla Destani, , Albania & Kosovo: Political and Ethnic Boundaries, 1867-1946 , Londėr 1999, f. 122).
    [36] Po aty f. 128.
    [37] AK, Fondi i Londrės, PRO, F.O. 881/4268/237 (memorandumi nga Sale, me datė 4 qershor 1880) (Shih B. Destani,, Albania & Kosovo, f. 149-50).
    [38] AK, Fondi i Londrės, PRO, F.O. 881/4327/31 (Kirbi Grin Granvillit, 25 qershor 1880) (shih B. Destani,, Montenegro: Political and Ethnic Boundaries, 1840-1920, 2 vėll. (Londėr, 2001), f. 31).
    [39] George Goschen, 1st Viscount u lind mė 10 gusht 1931 dhe vdiq mė 7 shkurt 1907. Ishte biznismen dhe burrshtetas i njohur britanik.. Shih Oxford Dictionary of National Biography, botuar pėr here tė pare vitin 2004.
    [40] AK, Fondi i Londrės, PRO, F.O. 881/4268/293 (Gosheni Granvillit, 22 qershor 1880) (Shih B. Destani, ed., Albania & Kosovo, f. 151-2).
    [41] Skender Rizaj, Dokumente angleze... (Kirbi Grin i shkruante Granvillit mė 29 maj 1880) f. 299-300.
    [42] Noel Malcolm, punim i perm. f. 49.
    [43] Sir Charles Dilke lindi mė 4 shtator 1843 dhe vdiq mė 26 janar 1911. njihet si politikan liberal qė bėri pėrpjekje pėr reforma.
    [44] http: History of United kingdom.
    [45] Noel Malcolm, punim i perm. f. 50.
    [46] Henry Layard lindi me 5 mars 1817 dhe vdiq me 5 korrik 1894.
    [47] Noel Malcolm, punim i perm, f. 50.
    [48] Granville George Leveson Gower2nd Earl Granville u lind mė 11 maj 1815 dhe vdiq mė 31 mars 1891. ishte tre herė sekretar i jashtėm britanik. Nga viti 1875 deri mė 1880 ishte lider i Partisė Liberale tė Britanisė sė Madhe.
    [49] http: History of United Kingdom.
    [50] Po aty.
    [51] Skender Rizaj, Dokumente angleze mbi Lidhjen ... (1877-1885).
    [52] Po aty.
    [53] Kristo Frashėri, Abdyl Frashėri…, f. 241.
    [54] Po aty, Raporti i ambasadorit austro – hungarez nė Londėr, Karoly, drejtuar Ministrit tė tij tė Jashtėm Andrassy mė 16 qershor 1879.
    [55] Po aty, Raport i Mysyzyr Pashės drejtuar Karatheothor Pashės nga Londra, mė 13 maj 1879.
    [56] Po aty, f. 242.
    [57] AK, Fondi i Londrės, (Foreign Office-London) The British Museum, London, Accounts and Papers 1878-79, (LXXVII, 77, 439-443), perm.uar sipas Skender Rizaj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė Dokumente Angleze, Prishtinė 1878, f. 127.
    [58] AK, Fondi i Londrės, (Foreign Office –London) The British Museum, London, Accounts and Papers 1878-79, (36). 1878-9, LXXVII, 77,439-443, perm.uar sipas Skender Rizaj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė Dokumente Angleze, Prishtinė 1878, f. 127.
    [59] Kristo Frashėri, Abdyl Frashėri..., f. 243.
    [60] Arkivi i Institutit tė Historisė nė Prishtinė (AIHP), Fondi: Dokumente angleze, Dosja nr. 1.
    [61] AK, Fondi i Londres, (Foreign Office –London) The British Museum, London, Accounts and Papers 1878-79, (LXXVII, 77, 443-444), perm.uar sipas Skender Rizaj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė Dokumente Angleze, Prishtinė 1878, f. 123.
    [62] Po aty.
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  3. #3
    Super Moderator Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,905
    Promovimi i librit tė Z.Frashėr Demaj nė Universitetin "Vitrina"

    Promovohet nė Sh.L.P Vitrina Libri i Autorit Prof. As. Dr. Frashėr Demaj Sh.L.P Vitrina organizoi nė ambjentet e sallės Sami Frashėri, promovimin e librit me titull: “ Britania e Madhe dhe Ēėshtja Shqiptare 1875-1913” e autorit nga Peja Frashėr Demaj. Prof. As. Dr. Frashėr Demaj, dhe studiuesi Prof. Dr. Fehmi Rexhepi, tė pranishėm pėr promovimin e kėtij libri u shoqėruan nė panel nga rektori i Universitetit Prof. Dr. Mario Kedhi, zv. rektori Dr. Teki Kurti dhe zv. rektore PhD Ejona Isufaj. I pranishėm nė kėtė takim ishte edhe Prof. Dr. Isa Bicaj, studiues dhe profesor nė Kosovė.

    Rektori i Sh.L.P Vitrina hapi takimin duke uruar mirėseardhjen pėr tė ftuarit dhe e cilėsoi kėtė takim nė kuadėr tė 100 vjetorit tė Pavarėsisė dhe ‘i bashkangjitet tė gjitha takimeve tė zhvilluara nė Sh.L.P Vitrina me shkrimtarė politikanė, historianė, artistė, inxhinierė etj. Menjėherė pas tij Dr. Teki Kurti lexoi njė rezyme tė shkurtėr tė jetės dhe veprave tė autorit duke informuar studentėt dhe pedagogėt e pranishėm, pėr aktivitetin e tij deri mė sot, duke cilėsuar veprimtaritė e tij pėr studimin e historisė si nga mė tė rėndėsishmet nė Kosovė.

    Ai pėrmendi tė gjithė librat e shkruar prej autorit duke theksuar ndihmesėn e tij nė pėrpilimit tė librave tė historisė pėr nxėnėsit e shkollave 9 vjeēare dhe tė mesme. ‘Studim gjithpėrfshirėsh ndaj ēėshtjes britaniko-shqiptare’ ėshtė parathėnia e kėtij libri e shkruar nga miku i autorit Prof. Dr. Fehmi Rexhepi. Me shumė interes studentėt dėgjuan tė gjithė studimin tė lexuar nga vetė autori i parathėnies i pranishėm nė kėtė promovim libri. Parathėnia ėshtė njė hapje e mirė e librit duke bėrė njė lidhje historike tė marrėdhėnieve mes shteteve dhe njė pėrshkrimi tė pėrgjithshėm tė librit. Ai e cilėsoi librin si kontribut tė jashtėzakonshėm pėr literaturėn historike shqiptare. Autori i librit, Prof. As. Dr. Frashėr Demaj, bėri njė pėrmbledhje shumė tė shkurtėr tė ngjarjeve tė pasqyruara nė libėr duke i ilustruar me fakte historike. Ai e ka pėrdorur kėtė libėr pėr tė hapur njė debat shkencor historik mes historianėve vendas dhe tė huaj dhe nxiti studentėt tė bėnin pyetje dhe komente pėr kėtė pjesė tė historisė. Ai iu pėrgjigj pyetjeve me fakte historike ndėr vite dhe tregoi studimet e tij pėr territorin shqiptar dhe popullsisė sė mbetur jashtė kufijve tė Shqipėrisė. Ai pėrshkroi interesat e shteteve, pėrfshirė interesat shqiptare dhe sa mundėsi pati shqipėria t’i pėrmbushte kėto interesa. Pyetjes sė Zv Rektores Ejona Isufaj se sa ndikuan diplomatėt shqiptarė si Abdyl Frashėri etj, nė zhvillimin e marrėdhėnieve mes shteteve, autori u pėrgjigj me fakte historike, emra dhe ilustroi duke paraqitur interesat e secilit shtet dhe marrėdhėniet mes tyre. Akademiku analizoi marrėdhėniet mes Shqipėrisė dhe shteteve tė Ballkanit, shteteve tė tjera perėndimore dhe veēanėrisht marrėdhėnien e Shqipėrisė me Perandorinė ruse tė cilėn e quajti aspak miqėsore ndaj vendit tonė. Takimi u mbyll me njė pyetje nga Zv. Rektori Teki Kurti ndaj Prof. Dr. Isa Bicaj i cili u pėrgjigj me shumė njohuri historike dhe fakte.

    http://www.vitrina.edu.al/promovimi-...tetin-vitrina/
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  4. #4
    Super Moderator Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,905
    Intervistė me Prof. Dr. Fehmi Rexhepi & Prof.Asoc.Dr.Frashėr Demaj

    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •