Berisha nė Afganistan: Me zemėr dhe mendje ēdo ditė jam me ju, kėtu
Kryeministri Berisha vizitoi bazėn ushtarake ajrore tė Kandaharit, ku u prit nga Komandanti i Njėsisė Shqiptare, Nėnkolonel Behar Mara dhe Zėvendėskomandanti i Komandės Rajonale Jugore Chriss Fields. Kryeministri shoqėrohej nė kėtė vizitė nga Shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura tė Shqipėrisė (FARSH), Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi. Kryeministri mori vlerėsimet mė tė larta pėr pėrformancėn e shkėlqyer tė ushtarakėve shqiptare dhe duke shfrytėzuar kėtė vizitė, ata i ri shprehėn Kryeministrit ngushėllimet mė tė sinqerta pėr humbjen e jetės sė Kapiten Veti Voglit dhe vlerėsimin mė tė madh pėr tė si njė oficer dhe mik i shkėlqyer.
http://botasot.info/reklama/April-15-18-2-37Herat.jpg
Nga kjo bazė, Kryeministri Berisha iu drejtua bazės operacionale Spin Buldog nė Kandahar, nė tė cilėn ndodhen tė dislokuar sė bashku me njėsitė amerikane edhe kontingjenti Eagle 4, i pėrbėrė nga 44 ushtarakė tė Forcave Speciale tė Republikės sė Shqipėrisė. Pjesė e kėtij kontingjenti ishte edhe Kapiteni Feti Vogli.
Nė vijim, nė mjediset e bazės u zhvillua njė ceremoni pėr nder tė vizitės sė Kryeministrit Berisha. Gjatė saj, Komandanti amerikan i bazės, Kolonel Johnson theksoi nė fjalėn e tij se ushtarakėt shqiptare tė Forcave Speciale Eagle 4 qė shėrbejnė nė Kandahar janė ndėr ushtarakėt mė tė mirė qė ai ka njohur gjatė gjithė karrierės sė tij ushtarake, tė pėrkushtuar, luajalė e tė vendosur. Unė, - tha Kolonel Johnson - ia kam besuar dhe do tia besoja jetėn time, nė ēdo moment, kėtyre ushtarakėve tė shkėlqyer.
Koloneli Johnson, duke prezantuar para ushtarakėve amerikanė Kryeministrin Berisha, theksoi se ėshtė njė nder i jashtėzakonshėm tė kemi sot, mes nesh, njė figure kaq tė spikatur, qė prej njėzet vjetėsh i ėshtė pėrkushtuar tėrėsisht, me vizion e vendosmėri, konsolidimit tė lirisė dhe demokracisė nė Shqipėri. Kjo vizite, tha ai, ėshtė njė inspirim dhe njė inkurajim i jashtėzakonshėm pėr tė gjithė ushtarakėt qė shėrbejnė nė kėtė bazė.
http://botasot.info/reklama/April-15...arbriefing.jpg
Kryeministri u shprehu ushtarakėve tanė mirėnjohjen mė tė thellė tė tij, tė qeverisė dhe popullit shqiptar pėr pėrfaqėsimin me dinjitet tė lartė tė Shqipėrisė, nė pėrmbushjen e angazhimeve tė saj nė kuadėr tė Aleancės sė Atlantikut tė Veriut dhe nė mbėshtetje tė popullit afgan.
http://botasot.info/reklama/April-15-18-2-59Herat2.jpg
Gjatė kėsaj vizite, Kryeministri Berisha zhvilloi takime edhe pėrfaqėsuesin civil mė tė lartė tė NATO-s nė Shtabin e ISAF, ambasadorin Simon Gass, me Komandantin e Forcės Ndėrkombėtare tė Sigurisė dhe Asistencės, njėkohėsisht Komandant i Forcave Amerikane nė Afganistan, Gjeneral John Allen, komandantin e Komandės Rajonale Perėndimore Gjeneral Brigade Luigi Chapperini, Zėvendėskomandantin e Komandės Rajonale Jugore Gjeneral Majorin Javier Cabeza.BS



Pėrgjigju Duke Cituar






Ruaj Lidhjet