Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 68 prej 68
  1. #61
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,570

    Kryebashkiaku i Tiranės mbyll vizitėn e tij nė Uashington

    http://www.abcnews.al/images/abc-news-logo.png






    Basha: SHBA, mbėshtetje projekteve tė Tiranės tė shekullit tė 21-tė
    05 shkurt 2012 15:07

    Pėr herė tė parė, Bashkia e Tiranės ka vendosur njė bashkėpunim konkret jo vetėm me Bashkinė e Uashingtonit por edhe me qeverinė e SHBA-sė. Ky ka qenė rezultati i vizitės sė kyetarit tė Bashkisė tė Tiranės, Luzim Basha nė SHBA. Kėshtu, nė takimet e zhvilluara qė nga Departamenti i Shtetit ai i Tregtisė, Kongresi Amerikan, institucione financiare si “OPIC” dhe Exim Bank, Instituti Kombėtar Demokratik, Instituti Ndėrkombėtar Republikan, Qendra pėr Studime tė Avancuara tė Marrėdhėnieve Ndėrkombėtare nė Universitetin “John Hopkins”, Fondacioni “Heritage” me biznesmenė tė njohur amerikan dhe shqiptaro –amerikanė, me Bashkinė e Uashingtonit etj, kryebnashkiaku Basha ka gjetur njė mbėshtetje tė projekteve tė Bashkisė sė Tiranės tė cilat kanė si synim zhvillimin ekonomik, pėrmirėsimin e cilėsisė sė jetės dhe punėsimin.
    “Tirana si qyteti mė i madh i shqiptarėve duhet dhe do tė ketė njė bashkėpunim tė frytshėm dhe tė vazhdueshėm me SHBA, me kryeqytetin e amerikanėve dhe mė tė gjithė faktorėt e rėndėsishėm nė kėtė vend”, vuri nė dukje Basha.
    Gjithashtu, kryebashkiaku i Tiranės sqaroi mė tej lidhur nė njė bashkėpunim tė tillė. “Shumė prej sfidave qė e presin Tiranėn, shumė prej pėrpjekjeve qė duhet tė bėjmė, kanė gjetur mirėkuptim dhe mbėshtetje e ēka ėshtė mė e rėndėsishmja, disa prej tyre, qė kanė nevojė pėr mė shumė se “mirėkuptim” dhe mbėshtetje, pra qė kanė nevojė pėr fonde e kanė rrugėn e hapur, qė nėpėrmjet institucioneve financiare amerikane, nėpėrmjet korporatave amerikane, nėpėrmjet biznesit amerikan, nėpėrmjet biznesit shqiptaro-amerikan, ne tė fillojmė tė vėmė nė jetė axhendėn tonė pėr njė Tiranė moderne europiane, pėr njė Tiranė tė shekullit tė 21-tė, pra kam tė gjithė arsyet qė tė kthehem tek bashkėqytetarėt e mi tė Tiranės dhe t’u them se kjo ka qenė njė kohė e shpenzuar mirė, se dritaret e mundėsive pėr bashkėpunim me Amerikėn janė tė hapura plotėsisht”, theksoi Basha.
    Kryebashkiaku bėri tė ditur se Tirana do jetė qyteti mė miqėsor pėr investitorėt amerikanė, pėr institucionet financiare amerikane dhe shqiptaro-amerikanėt, sikundėr mirėpret kontributin e Diasporės shqiptare pėr ta bėrė kryeqendrėn e shqiptarėve njė qytet tė zhvilluar.
    Kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Basha zhvilloi njė takim edhe me drejtues tė Federatės panshqiptare “Vatra”. Ndėrkohė qė vizitėn e tij nė SHBA, Basha e mbylli me njė takim me komunitetin shqiptar nė New York, takimi i parė i tij si kryetar i Bashkisė sė Tiranės.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  2. #62
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,570

    Arb Tv News, Lulzim Basha Ne Usa 2012

    ARB TV NEWS, LULZIM BASHA NE USA 2012

    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  3. #63
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,570
    Basha-Mustafa: Sė shpejti marrėveshje pėr bashkėpunim mes Tiranės dhe Prishtinės

    Basha: Kėtė vit mblidhet Asambleja e tė zgjedhurve vendorė shqiptar.
    Kryetari i Bashkisė sė Tiranės z.Lulzim Basha zhvilloi njė takim me kryetarin e Komunės sė Prishtinės z. Isa Mustafa. Vizita e zotit Mustafa nė Tiranė vjen nė njė ditė tė shėnuar nė ditėn e Pavarėsisė sė Kosovės. Zoti Basha ka shfrytėzuar kėtė mundėsi pėr ta uruar drejtėpėrdrejtė zotin Mustafa pėr Pavarėsinė e Kosovės dhe pėr tė vlerėsuar pėrpjekjet qė ai dhe stafi i tij po bėjnė pėr pėrmirėsimin e jetės sė qytetarėve tė Prishtinės.

    “Pėrfitoj nga rasti t’ju uroj z. Kryetar, kėtė ditė shumė tė rėndėsishme tė historisė sonė kombėtare, kėtė ditė shumė tė rėndėsishme pėr qytetarėt e Kosovės dhe shqiptarėt kudo ku jetojnė, 4 vjetorin e Pavarėsisė sė Kosovės dhe tė shpreh kėnaqėsinė qė ky 4 - vjetor e gjen qytetin e Prishtinės, komunėn e Prishtinės, nė njė stad tė ri tė pėrpjekjes suaj tė vazhdueshme, pėr tė konsoliduar standartin europian, nė mirėqeverisjen e Prishtinės, tė pėrpjekjes suaj tė vazhdueshme, pėr tė pėrmirėsuar jetėt e qytetarėve tė Prishtinės, tė pėrpjekjes suaj tė suksesshme, pėr tė pėrfaqėsuar dhe prezantuar nė ēdo segment tė qeverisjes, praktikat mė tė mira europiane” tha Basha.


    Nė kėtė takim zoti Basha dhe zoti Mustafa kanė nėnvizuar nevojėn dhe domosdoshmėrinė e intesifikimit tė bashkėpunimit mes Tiranės dhe Prishtinės nė fushėn e artit, kulturės, sportit e nė mėnyrė tė veēantė atė ekonomike. Njė plan konkret bashkėpunimi do tė konkretizohet me njė marrėveshje tė detajuar, e cila do tė firmoset nga kryetari i Bashkisė sė Tiranės Lulzim Basha dhe ai i Komunės sė Prishtinės Isa Mustafa, gjatė vizitės qė zoti Basha do tė zhvillojė sė shpejti nė Prishtinė, pas ftesės sė bėrė nga, z. Mustafa.
    Kryetari i Komunės sė Prishtinės nėnvizoi si fusha me interes pėr bashkėpunim me Tiranėn, zhvillimin hapėsinor dhe urban , kulturėn, sportin etj.

    “Kemi nevojė pėr kėmbime tė pėrvojave dhe mendimeve, por edhe tė ekspertizės mes Tiranės dhe Prishtinės, sepse jemi shumė afėr, kemi edhe vija shumė tė lehta tani, tė komunikimit dhe me Tiranėn ne tani mund tė komunikojmė siē komunikojmė me ēdo shtet nė Kosovė dhe ju me ēdo qytet tjetėr nė Shqipėri. Pėr ne do tė jetė e mirseardhur vizita juaj atje dhe natyrisht hartimin e njė programi konkret bashkėpunimi tė fushave tė ndryshme, tė cilat mendoj se do i ndihmojnė progresit tonė, nė pėrparimin e pushtetit, efiēencės sė pushtetit local edhe nė Kosovė, edhe nė Prishtinė, edhe nė Tiranė, kėtu dhe hapave qė bashkarisht duhet tė ndėrmarrim drejt integrimeve, nė familjen e madhe europiane”, tha Mustafa.
    Nė kuadėr dhe tė 100 vjetorit tė Pavarėsisė, zoti Basha ka biseduar me homologun e tij nga Prishtina pėr organizimin e Asamblesė sė tė gjitha njėsive vendore shqiptare e cila do t’i kontribuojė vendosjes sė njė bashkėpunimi mė tė ngushtė mes tyre.

    “Sikundėr kemi folur edhe mė parė, nenvizuam nevojėn pėr tė bashkėrenduar jo vetėm midis Tiranės dhe Prishtinės, por midis gjithė njėsive vendore nė Ballkan e mė tej, tė kryesuara nga shqiptarė, pėr tė promovuar sa mė shumė vlerat unike tė qytetėrimit shqiptar, vlerat e mikpritjes, tolerancės, qėndresės dhe inovacionit, nėpėrmjet njė Asambleje tė tė zgjedhurve vendorė shqiptarė, tė cilėt do tė angazhohen konkretisht pėr tė rritur e zhvilluar bashkėpunimin nė fushėn ekonomike, nė fushėn e artit, kulturės, duke sjellė mė afėr qytetarėt tė cilėt qeverisen nga pushteti vendor, nga tė zgjedhur shqiptarė, nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni, Mal tė Zi, Preshevė, Itali tė Jugut apo kudo ku ka tė zgjedhur shqiptarė apo qytetarė shqiptarė tek njėsitė vendore”, tha Basha.

    Nė takim ishin tė pranishėm edhe Z. Haki Rugova, kryetar i Komunės sė Istogut dhe familjarė tė ish-Presidentit Ibrahim Rugova.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2007
    Postime
    6,354
    si jashte teme ky lajmi fundit

  5. #65
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,570
    flm qyfyre, nuk desha te hap teme te re, ndoshta e postova me gabim? ndoshta dhe e teperoj!
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-10-2004
    Postime
    200
    Do ja shofim dhe ketij takatin sepse deri tani vetem gam gam gam po ben.

  7. #67
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anėtarėsuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,035
    Citim Postuar mė parė nga Ozzy Lexo Postimin
    Do ja shofim dhe ketij takatin sepse deri tani vetem gam gam gam po ben.
    gam gam erdhi ...ham ham do iki

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  8. #68
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,570
    Basha sė shpejti viziton Prishtinėn


    Kryetari i Bashkisė sė Tiranės Lulzim Basha sė shpejti do tė vizitojė Prishtinėn. Kjo u bė e ditur gjatė njė takimi qė kryebashkiaku i Tiranės zhvilloi dje me Ambasadorin e Republikės sė Kosovės nė Tiranė, Sylejman Selimi.

    Nė kėtė takim, Basha dhe Selimi diskutuan pėr nevojėn dhe domosdoshmėrinė e intensifikimit tė bashkėpunimit mes Tiranės dhe Prishtinės, nė fushėn e artit, kulturės, sportit e nė mėnyrė tė veēantė atė ekonomike.

    Njė plan konkret bashkėpunimi, siē ėshtė rėnė dakort edhe nė takimin qė Kryetari i Bashkisė Lulzim Basha zhvilloi me homologun e tij nga Prishtina Isa Mustafa do tė konkretizohet me njė marrėveshje tė detajuar, e cila do tė firmoset gjatė vizitės qė Basha do tė zhvillojė sė shpejti nė Prishtinė, theksohet nė njė komunikatė nga Zyra e kryebashkiakut tė Tiranės.

    Basha dhe Selimi kanė biseduar edhe pėr njė sėrė aktivitetesh tė pėrbashkėta, nė kuadėr dhe tė 100 vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė.

    Kreu i Tiranės e siguroi Ambasadorin e Kosovės pėr mbėshtetjen e plotė tė tij personale dhe tė Bashkisė sė Tiranės, nė pėrmbushje tė misionit tė tij.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •