Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 3 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,841

    Adhuruesit e kafesė e ēajit, mė rrallė bartės tė bakterit MRSA

    Publikuar: 21.07.2011 -
    Washington, 21 korrik - Personat tė cilėt rregullisht pinė ēaj ose kafe mund tė kenė njė rrezik mė tė ulėt pėr tė qenė bartės tė “super-bakterit” MRSA, tregon studimi amerikan i bėrė nė Universitetin e South Carolina.
    Nė 5 500 pjesėmarrės tė kėtij hulumtimi ėshtė treguar se ata mes tyre qė rregullisht pinė ēaj ose kafe tė nxehtė janė pėr 50 pėr qind mė pak tė rrezikuar, nė krahasim me ata tė cilėt nuk e bėjnė kėtė, dhe qė nė vrimat e hundėve kanė aureolė stafilokoku rezistente nė methicilin (MRSA - Methicillin-Resistant Staphylococcus Aureus), mirėpo ende nuk ėshtė e qartė se ēka do tė mund tė nėnkuptonte kjo nė fakt, raporton Reuters.
    Nė pėrgjithėsi te rreth njė pėr qind e amerikanėve mund tė gjendet bakteri MRSA nė hundėt ose lėkurėn e tyre, qė nuk do tė thotė se ata do tė sėmuren nga ajo.
    Idenė pėr kėtė hulumtim e ka dhėnė zbulimi se kur ēaji i nxehtė vihet mbi bakterin MRSA nė enėt laboratorike, si edhe kur njeriu thith ekstraktin e ēajit tė nxehtė, kjo pije tregon disa tipare antimikrobike.
    Mė pak hulumtime ka pasur pėr efektin e kafes, mirėpo ato tė cilat janė bėrė tregojnė se edhe kjo pije ka efekt tė njėjtė sikurse ēaji.
    Ekipi i Erick Metisson, nga universiteti i lartpėrmendur, ka vėrtetuar se ata tė cilėt pinė ēajin ose kafenė e nxehtė janė vėrtet mė pak tė rrezikuar pėr tė qenė bartės tė bakterit MRSA.
    Rreth 1.4 pėr qind e pjesėmarrėsve tė hulumtimit kanė bartur MRSA nė hundė dhe kur janė pyetur pėr konsumimin eventual tė kafesė ose ēajit tė nxehtė, ka dalė se adhuruesit e kėtyre pijeve janė pėr 50 pėr qind mė pak tė rrezikuar pėr tė qenė bartės tė kėtij bakteri tė rrezikshėm. Mbetet e hapur ēėshtja se a janė konsumuesit e ēajit ose kafesė mė pak tė rrezikuar qė tė sėmuren nga infeksionet e bakterit MRSA, si dhe se a janė bartėsit e kėtij bakteri mė tė rrezikuar qė tė sėmuren.
    Metisson thekson se njohuritė nga ky studim ofrojnė mundėsinė e zvogėlimit tė incidencės sė bartėsve tė bakterit MRSA, me anė tė njė mėnyre tė sigurt, tė lirė dhe tė pranueshme.
    Ekipi nga South Carolina tani pėr tani, po pėrmbahet t’u rekomandojė njerėzve tė fillojnė tė pinė ēaj ose kafe tė nxehtė, nė mėnyrė qė tė mbrohen nga bakteri i rrezikshėm.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    ღ ღ Best Of Me ღ ღ
    Anėtarėsuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    5,910
    Qekam mir un qe i bej zbor kafes
    Hated by plenty. Wanted by many. Disliked by some. But confronted by none.

  3. #3
    Cursum Perficio
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,864
    Njekohesisht personat me mungese hekuri ne gjak (iron deficiency).

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •