
Postuar mė parė nga
fegi
Ja shqiptaro-amerikanėt mė tė famshėm tė momentit. Ata janė nga tė gjitha fushat, qė nga shkenca, politika, arti dhe sporti. Pjesa mė e madhe janė emra tė njohur, tė tjerėt, emra qė priten tė jenė tė njohur jo vetėm pėr Shqipėrinė, por edhe pėr Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, pasi ata atje kanė nisur njė karrierė tė suksesshme.
Akademikėt
Nga bota akademike dallojmė katėr shqiptarė tė rėndėsishėm dhe nė krye ėshtė Laura Mersini. Ajo ėshtė njė shkencėtare merret me studimin e hapėsirės, me energjinė qė solli krijimin e universit, ose siē njihet ndryshe Big-Bangun. Nė 2009 ajo vizitoi Shqipėrinė dhe pati njė takim me kryeministrin Sali Berisha. Nė tetor tė 2010 ajo u shfaq nė programin e BBC-sė, "Ēfarė ndodhte para Big Bangut" ku parashtroi teorinė se gjithėsia ėshtė si valė funksionesh nė peizazhin e shumė universeve". Ėshtė mė i njohur i dyti nė kėtė listė, Ferid Murati, pasi ka marrė ēmimin Nobel pėr kėrkimet e tij dhe produkti i tij Viagra, njihet nė tė gjithė botėn. Ai sė fundmi vizitoi Shqipėrinė dhe Maqedoninė, qė ėshtė edhe vendlindja e tij. Murati javėn e shkuar u prit si nga Presidenti Topi ashtu dhe nga presidenti maqedonas Ivanov. Pas Muratit vjen njė shkencėtar tjetėr nė fushėn e agronomisė dhe ky ėshtė Andrea Shundi. Njihet si agronomi mė i njohur i Shqipėrisė pėr shekullin XX dhe XXI. Mė 1999 ai emigron nė SHBA kua vazhdon tė publikojė studimet e tij shkencore nė kėtė fushė. Stavro Skėndi, ishte njė linguist dhe historian. Ai ka lindur nė Korēė mė 1905 dhe ka vdekur nė Long Island nė SHBA mė 1989. Ai ka publikuar nė Amerikė dhe nė Shqipėri katėrmbėdhjetė libra shkencorė si nė histori ashtu dhe nė linguistikė.
Aktorėt
Lexuesi dhe teleshikuesi shqiptar i njeh mjaft mirė vėllezėrit Belushi, John-in dhe James-in. Por do tė prezantojmė aktorė tė tjerė mė pak tė njohur qė kanė hyrė nė listėn e shqiptaro-amerikanėve mė tė njohur. Fillojmė me James Biberi, i cili nė fakt ka lindur nė Kosovė, por ėshtė rritur nė New York qė kur ishte 2 vjeē. Disa nga serialet mė tė njohura ku ka luajtur Biberi janė "Sex and the City", "The Sopranos" si dhe "Laė and Order". Eliza Dushku ėshtė tashmė e njohur pėr publikun shqiptar, por nuk ėshtė dhe aq i njohur Nathaniel Dushku, djali i tretė i Philip Dushkut, me origjinė gjithashtu shqiptare. Enver Gjokaj i lindur mė 1980, ėshtė bėrė i njohur te seriali televiziv "Dollhouse", ku luan Victor-in. Ana Golja, ėshtė ndėr aktoret mė tė reja, ka lindur mė 1996 aktualisht ėshtė pesėmbėdhjetė vjeēe dhe performon nė seriale televizive si "Ėhat's up warthogs" dhe ėshtė personazhi Laney apo dhe nė "Little Mosque on the Prairie" ėshtė Betty Sue. Agim Kaba, djali i parė i Sal dhe Sally Kabės, i ditėlindjes 1980, ka lindur pikėrisht nė New York. Nė festival, ėshtė filmi i fundit i tij, ku personazhi kryesor ėshtė Dennis Hopper, qė u nda nga jeta pak muaj mė parė. Ai gjithashtu ėshtė futur dhe nė biznesin e fuqishėm tė prodhimit tė filmave.
Masiela Lusha e ditėlindjes 1985, ka lindur pikėrisht kė kryeqytetin shqiptar, Tiranė. Ka kaluar fėmijėrinė sa nė Shqipėri, Hungari dhe Austri pėr tė vijuar jetėn e saj nė SHBA qė nga 1993, ku u vendos nė Michigan. Ajo shkruan libra, ėshtė aktiviste pėr tė drejtat e njeriut si dhe njė aktore e zonja.
Peter Malota, ose ndryshe Pjetėr Malota Lulgjuraj, ka lindur mė 1958 nė Malėsi tė Madhe. Ai ka luajtur nė tre filma me Jean-Claude Van Damme mė 1985. Aktualisht jeton nė Detroit dhe u mėson tė rinjve artet marciale. Laureta Meēi, aktore, por edhe kėngėtare. Kėnga saj e fundit "Turn Around" sapo ėshtė hedhur nė treg nga "imunes". Ajo ka lindur nė Kuēovė mė 1977, mė 1995 sė bashku me familjen kanė emigruar nė Greqi dhe mė 1998 kanė shkuar nė SHBA, ku ajo fillimisht shkoi pėr tė pėrfunduar studimet e mė pas ndoqi karrierėn e saj si aktore dhe kėngėtare. Filmi i saj mė i njohur ėshtė "Shadow Kill", ku ėshtė personazhi kryesor i tij.
Artistėt
Nė listėn e artistėve tė tjerė pėrfshihet Luke Burbank, qė njihet shumė si njė spiker radioje. Emina Ēunmulaj, njė shqiptare e Malit tė Zi, nga njė fis i njohur nė malėsitė e kėtij shteti, por dhe tė Shqipėrisė. Ėshtė modele e njohur. Kara DioGuardi, vajza e kongresmenit Joseph DioGuardi, me origjinė arbėreshe. Kėngėtare e njohur, tė cilin e njeh mirė dhe publiku shqiptar. Tony Dovolani, ose ndryshe Driton Dovolani, njė valltar profesionist, ka lindur nė Kosovė mė 1973. Ai ka marrė shumė ēmime nė konkurse ndėrkombėtare tė vallėzimit modern. Sten Dragoti gjithashtu ėshtė i njohur pėr publikun shqiptar si prodhues filmash, artist dhe regjisor, po kėshtu njihet dhe fotografi Gjon Mili.
Regis Philbin, ėshtė njė gjeni i televizionit amerikan, ai mban rekordin Guinnes pėr kohėn mė tė gjatė qė ka qėndruar para kameras pa ndėrprerje. I ati i tij Francis ishte me origjinė irlandeze qė ka shėrbyer nė marinėn amerikane, ndėrsa e ėma, Filomena, ishte me origjinė arbėreshe. Televizioni amerikan ka marrė njė kuptim tjetėr me njė gjigant si Philbin, puna e tė cilit nuk mund tė citohet nė pak radhė. Michael Joseph Garofalo, ose njihet ndryshe si prolifik, ėshtė repist, prezantues nė televizion dhe radio. Ėshtė i ditėlindjes 1985 dhe ka njė punė tė madhe si nė fushėn e muzikės, por edhe nė radio. Elvir Muriqi, ėshtė kosovar dhe nė SHBA ka shkuar qė mė 1996. E filloi karrierėn si boksier amator, pastaj u bė profesionist. Ai gjithnjė, gjatė ndeshjeve, mban shqiponjėn me dy krena nė veshjet e tij sportive. John Cena, ėshtė mundės profesionist, i ditėlindjes 1977. Nuk dihen shumė lidhjet e tij me Shqipėrinė, por thuhet se ėshtė pasardhės i njė njeriu me origjinė italiane.
Biznesi
Nė krye tė listės sė biznesmenėve mė tė njohur shqiptarė nė Amerikė sigurisht qė janė dy emra qė njihen nga publiku shqiptar Anthony Athanas dhe Ekrem Bardha. Kėta tė dy ndiqen nga Florin Krasniqi, i lindur nė Kosovė mė 1954, ai ėshtė nė krye tė kompanisė "Kosova Steel Group". Ramiz Tafilaj, i lindur gjithashtu nė Kosovė mė 1949, ai drejton kompaninė e botimeve "Jalifat Group" si dhe ėshtė themelues i "Tafilaj Group LLC".
Kriminelėt
Pėrveē yjeve nė Amerikė kanė emėr edhe kriminelėt shqiptarė. Si John Alite, ka qenė pjesėtar i familjes Gambino dhe i ka shėrbyer John A.Gottit nė vitet 1980-1990. Ismail Lika gjithashtu njė gangster i njohur, qė mendohej se drejtonte trafikun e heroinės nga Afganistani, Turqia dhe Amerika. Alex Rudaj, drejtonte tė mirėnjohurėn organizatė kriminale qė mbante mbiemrin e tij "Rudaj Organization". Ai ėshtė me origjinė nga Ulqini qė ka emigruar nė SHBA dy dekada mė parė. Mė 2006 ai u dėnua me 27 vjet burg pėr krime tė ndryshme.
Yjet
Por mbarojnė kėtu lajmet e kėqija pėr shqiptarėt pėr tė vijuar mė tej me yjet e Amerikės, qė janė gjithashtu me origjinė shqiptare. Dhe nė krye tė tyre ėshtė i mirėnjohuri Fadil Berisha, fotograf. Bill Kovach, i ditėlindjes 1932, ėshtė me prindėr shqiptar dhe ėshtė gazetar mjaft i njohur nė SHBA. Donald Lambro i lindur nė Amerikė mė 1940 ėshtė shefi politik i korrespodentėve tė gazetės sė mirėnjohur "The Washington Times". Eric Margolis, gazetar i njohur, botues i "Toronto sun", ėshtė i biri Henry M. Margolis, and Nexhmie Zaimi dhe ka lindur mė 1947 nė New York. Konstantina Lukes, ish kryebashkiakja e Worcester-it tė shtetit tė Massachusetts, ka prindėr shqiptarė dhe ka shėrbyer nė restorantin e tyre deri kur filloi kolegjin. Lista e shqiptaro-amerikanėve ėshtė e gjatė dhe pritet tė pėrditėsohet pėr tė futur tė dhėnat e tjera pėr talentet shqiptare qė po dalin pėrditė nė SHBA. Dhe i fundmit ndėr ta ėshtė Kledi Pllumaj, boksieri pesėvjeēar qė po mahnit publikun dhe trajnerėt amerikanė me talentin e tij.
Ruaj Lidhjet