Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774

    Devijimet sufiste në pika të shkurtëra.

    Devijimet sufiste në pika të shkurtëra.

    Falëmderimi i takon All-llahut. Atij i bëjmë hamd dhe prej tij kërkojmë ndihmë dhe falje. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetës dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu, s’ka kush e lajthit dhe, kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka të adhuruar me të drejtë përveç All-llahut, i cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është Rob dhe i Dërguari i Tij.

    Para se të japim sqarimin e devijimeve të këtyre tarikateve sufiste, desha ta kemi të qartë se çka kuptohet me fjalën tarikat, sipas sufistëve?

    - Çka është Tarikati ( rruga sufite )?

    Fjala tarikat, rrjedh nga gjuha arabe e cila d. m. th. rrugë të cilës duhet ecur, metodë e cila duhet të ndiqet, gjendje dhe pozitë. Në fillim tarikati kishte kuptim të largimit prej dynjasë për ta fituar ahiretin dhe të rrugës e cila do të ndiqej me edukimin e fuqive shpirtërore, kontrollimin e shtytësve të unit dhe të karakterit njerëzor. Ndërsa më vonë, me tarikat nënkuptohej tërësia e rregullave dhe parimeve etike-sociale të ndjekura nga ana e personave që marrin edukatë shpirtërore nën kontrollin e një shejhu dhe brenda një teqeje të caktuar. [22]

    Qëllimi i tarikatit është t’i nxjerr në pah vlerat shpirtërore me origjinë hyjnore të fshehura në brendinë e ithtarit të tarikatit (murid) dhe t’ju ndihmoj atyre ta gjejnë All-llahun xhel-le sha-nuhu.

    Themeluesi i çdo rruge (tarikati) nga ana e pararojës së tij (shejhu) i cakton disa rregulla dhe adete.

    Sipas sufive rrugët e arritjes tek All-llahu janë të panumërta. Secili në mënyra dhe rregulla të ndryshme arrin tek All-llahu dhe e realizon me metoda dhe rrugë te ndryshme.

    Tarikatet në bazë të metodologjisë së tyre ndahen në tre grupe:

    1. Tarik-i ahjar - rrugë shpirtërore në të cilën përparohet vetëm nëpërmjet namazit, agjërimit, leximit të Kur’anit, haxhit dhe xhihadit të pandërprerë. Personat që e ndjekin këtë rrugë kanë nevojë për më tepër përpjekje se sa dy grupet e tjera.
    2. Tarik-i ebrar - rrugë shpirtërore në të cilën përparohet nëpërmjet përpjekjes (muxhadele) dhe stërvitjes kuptimore (rijadat). Përpjekja dhe stërvitja në këtë rrugë kanë për qëllim që personi të largohet prej sjelljeve të liga dhe të furnizohet me më të mirat.
    3. Tarik-i shuttar - është rrugë e shkrirjes, ekstazës (fena, vexhd), përkushtimit (teslimijjet), meditimit (tefekkur) dhe falemnderimit (shukr). Personat që ecin në këtë rrugë (salik) përpiqen që ta pastrojnë unin e tyre dhe të ngrihen sa më lartë shpirtërisht.[23]

    Ndërsa në bazë të metodave të edukimit dhe arsimimit mistik, tarikatet ndahen në dy grupe dhe atë tarikate “shpirtërore” dhe të “Unit”.

    1) Tarikatet shpirtërore ( ruhanijje )

    - Këto tarikate bazë të sistemit të tyre e kanë shpirtin dhe nëpërmjet kryerjes së farzeve, sunneteve[24], ibadeteve nafile, përkujtimit të pandërprerë të All-llahut xhel-le shanuhu dhe lidhjes kuptimore ( rabëta )[25] përpiqen ta arrijnë pastërtinë shpirtërore. Në procesin edukativ-arsimor sufik ( sejr-i suluk ) të këtyre tarikateve ka disa shkallë që duhet të kalohen edhe atë:

    a) Kalb (zemra)
    b) Ruh (shpirti)
    c) Sir (sekreti)
    ç) Hafi (fshehtësia)
    d) Ahfa (metafshehtësia/gjysëmfshehtësia)
    dh) Letaif-i nefs (shëmbëlltyra e unit)
    e) Letaif-i kul-l (shëmbëlltyra e tërësisë)


    Zotërimi i këtyre shkallëve dhe kapërcimi i tyre bëhet nëpërmjet vird[26] të posaçëm të emrave të All-llahut xhel-le shanuhu, dhe si rezultat arrihet në pastrimin e fundmë të shpirtit të njeriut nga të gjitha njollat e kësaj bote dhe kthimin e tij në origjinalitetin parazanafillor.

    2) Tarikatet e unit ( nefsanijje )

    -Janë tarikatet që bazë të sistemit të tyre e kanë unin dhe që kanë zhvilluar një metodologji të caktuar në luftën kundër pasioneve dhe lakmive negative të unit njerëzor. Personi ( saliku ) i cili e zgjedh këtë rrugë duhet që nëpërmjet shtatë pozitave ta pastroj unin e tij. Këto pozita ( sipas besimit të tyre sh. a. ) janë:

    a) Nefs-i emmare

    - Është uni që e urdhëron të keqen dhe zemrën e tërheq nga e liga. Saliku në këtë pozitë veten e konsideron si më të ulët në qenësi dhe mundohet që t’i heshtë pëshpërimat e brendshme të epshit të tij.

    b) Nefs-i levvame

    - Është uni që pengohet për gabimet e bëra dhe që e fajëson veten. Herë pas here e urdhëron të keqen, por shpejt pendohet dhe kthehet e bën vepra të mira.

    c) Nefs-i mulhime

    - Është uni që frymëzohet nga një intuitë e brendshme për të keqen si e keqe dhe për të mirën si e mirë. Ai i kahëzon veprat e njeriut në bazë të këtij frymëzimi, e kundërshton shejtanin dhe pasionet epshore të paligjshme.


    d) Nefs-i mutmainne

    - Është uni i shëndritur me dritën e zemrës, i pastruar prej cilësive të liga dhe me etikë të përsosur. Ai është i bindur se do të përgjigjet para Zotit për veprat e bëra. Veprat e mira i bën me dashuri dhe sinqeritet.

    e) Nefs-i radije

    - Është uni që tregon kënaqësi për të gjitha gjendjet në këtë botë. Ai nuk ngren krye në asnjë fatkeqësi të kësaj bote por gjithmonë është i nënshtruar pranë Fuqisë Krijuese.

    f) Nefs-i merdijje

    - Është uni me të cilin është i kënaqur All-llahu xhel-le shanuhu.

    g) Nefs-i kamile

    - Është uni që ka arritur pozitat më të larta shpirtërore. Saliku në këtë pozitë është i përsosur dhe mund të bëhet udhërrefyes për të tjerët.[27]

    Tarikatet më të njohura dhe më të përhapura në botën islame janë:

    1. Tarikati Kadirijje - Abdul-Kadir Gejlaniu ka vdekur (v. 562h/1166)
    2. Tarikati Jesevijje - Hoxha Ahmed Jeseviu ka vdekur (v. 562h/1167)
    3. Tarikati Rifaijje - Ahmed er-Rifaiu ka vdekur (v. 578h/1182)
    4. Tarikati Medjenije - Ebu Medjen Shuayb bin Huseyin, ka vdekur (v. 590h/1193)
    5. Tarikati Kubrevije - Nexhmuddin Kubra, ka vdekur (v. 618h. /1221),
    6. Tarikati Suhreverdije - Ebu Hafs Omer Shehabuddin Suhreverdî, ka vdekur (v. 632h/1234)
    7. Tarikati Çishtije - Muinuddin Hasan el-Çishtîu, ka vdekur (v. 633h/1236)
    8. Tarikati Ekberijje - Muhjuddin ibn Arabiu, ka vdekur (v. 638/1240)
    9. Tarikati Shazelije - Ebu'lHasan Shazelîu, ka vdekur (v. 656h/1258)
    10. Tarikati Bektashije - Haxhi Bektash Veliu, ka vdekur (v. 669h/1270)
    11. Tarikati Mevlevije - Mevlana Xhelaleddin Rumî, ka vdekur (v. 672h/1273)
    12. Tarikati Bedevije - Ahmed bin Ali Bedeviu, ka vdekur (v. 675h/1276)
    13. Tarikati Desukijje - İbrahim Desukîu, ka vdekur (v. 676h/1277)
    14. Tarikati Sadije - Saduddin bin Musa Xhebbavî, ka vdekur (v. 700h/1300)
    15. Tarikati Nakshibendije - i themeluar nga Bahauddin Nakshibendî, ka vdekur (v. 791h/1388)
    16. Tarikati Halvetije - Omer bin Ekmeluddin Lahixhî, ka vdekur (v. 800h/1397)
    17. Tarikati Bajramije - Haxhi Bajram Veli, ka vdekur (v. 833h/1429) [28]


    Kjo ishte një sqarim i shkurtër për të kuptuar esencën e asaj që këta të devijuarit e quajnë veten se janë në rregull ( se janë muslimanë ), por e vërteta do të shohim më tutje besimin e tyre.

    InshAll-llah në vazhdim do të sjellim një ndër bidatet më të rezikshme që ata sufijtë e quajnë " Vahdetul Vuxhudi ".
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  2. #2
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    - Vahdetul Vuxhudi

    Vahdetul Vuxhudi është ndër bidatet më të rrezikshme kufërsjellëse tek Nakshibenditë dhe tek sufitë e tjerë. Ata e shohin All-llahun tek të gjitha krijesat dhe veprat e Tij. Kosmosi tek ata është pasqyrë e Emrave dhe Cilësive të Tij. Kur flasin Sufitë në lidhje me Vahdetul Vuxhudin e marrin për bazë argumentin e Ebu Jezid el-Bestamijës i cili ka thënë: ” Subhani, me e’adhamu seni-Lavdërimet qofshin për mua, ashtu si jam i madhëruar! ” apo fjala e El-Hallaxhit: ” Enel Hakk/Unë jam i vërteti! ”. [d. m. th. Unë jam Zoti!!!]

    Ebu Jezid el-Bistami thotë: ” E kam kërkuar All-llahun gjashtëdhjetë vjet, kur(e kuptova se) jam unë Ai ”.[18]

    Sipas sufijve vahdet-i vuxhudi paraqet trajtën më të përsosur të tevhidit. Kjo teori është e pranishme në thëniet e sufijve të caktuar që prej ditëve të para të aktiviteteve mistike brenda shoqërisë islame, por është sistematizuar nga ana e “ doajenit ” [sipas tyre] të Tesavvufit filozofik Muhjuddin ibn Arabiut. [19].

    Kjo thënie dhe besim i tyre është në kundërshtim me besimin e Pejgamberit, sahabeve, dhe imamëve të udhëzuar si Ebu Hanifja, Maliku, Shafiiu dhe Imam Ahmedi. Ebu Hanifeja rahimehull-llah thotë: " Ai i cili thotë se nuk e di se a është Zoti im në qiell apo në tokë, ka bërë kufër, gjithashtu edhe ai i cili thotë se All-llahu është mbi Arsh, mirëpo nuk e di se a është Arshi në qiell apo në tokë, ka bërë kufër ( mosbesim ) "[20].

    Ku janë ata muslimanë të cilët pretendojnë se e pasojnë Ebu Hanifen, ndërsa në çështje themelore të Akides e kundërshtojnë Imamin e tyre.

    Besimi në vahdetul vuxhud, sipas besimit të ehli sunnetit është kufër dhe renegim nga feja [siç u cek dhe nga vetë Ebu Hanifja, rahimehullah]. All-llahu i Lartësuar i shpalli mosbesimtar të krishterët të cilët thanë se All-llahu u mishërua në Isaun alejhi selam. Sufitë thonë se All-llahu u mishërua në çdo gjë që e shohim në këtë botë. ( Nga ky besim i tyre nënkuptojmë se All-llahu i Lartësuar, gjindet edhe në vendet ku kryhet nevoja, tek majmunët, derrat etj, qoftë i Madhëruar dhe i Lartësuar All-llahu nga ky besim i tyre i kotë ).


    SubhanAll-llah çfarë besimi! O ju besimtarë, a e shihni besimin e këtyre devijuesve që na bëhen me shumë fytyra, gjëja se janë të drejtë, kanë urtësi këta mashAll-llah çfarë urtësie!!!

    Ku i kanë argumentet që po thonë kështu? All-llahu qenka gjithkund? Po a ishte fjala e All-llahut argument për të krishterët se janë gabim, kur ata thanë se All-llahu u bë njeri dhe Jesusin e bënë si Zot?

    Vazhdojmë inshAll-llah më tej të sqarojmë devijimin e tyre, se suprizat e devijuesve nuk kanë fund!
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  3. #3
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Shejh Ebu Zehra rahimehullah ka thënë lidhur me arsyen e shfaqjes së Sufizmit dhe burimet prej nga të cilat ai mori hov:

    1. Burimi i parë: Disa nga adhuruesit në mesin e muslimanëve e kthyen tërë vëmendjen e tyre nga largimi nga kjo botë dhe abstenimin e veteve te tyre me qëllim të adhurimit. Kjo së pari filloi gjatë kohës së Pejgamberit alejhis-selam, kur disa sahabë vendosën të kalonin natën duke u përpjekur (munduar) me namaz dhe duke e lënë gjumin (duke qëndruar pa fjetur). Të tjerë vendosën të agjëronin çdo ditë pa pushim. Të tjerë vendosën t’i ndërprenin marrëdhëniet martesore (seksuale) me gratë. Kur Pejgamberi u njoftua për këtë tha:

    "Çka është me disa njerëz që thotë kështu e kështu. Unë agjëroj dhe ndalem (pushoj) së agjëruari, falem dhe flej, dhe martohem me gra. Kështu që kushdo që ia kthen shpinën Sunneti tim, ai nuk është prej meje. ” (Transmetuar nga el-Buhari dhe Muslim)

    Për më tepër, risia e të jetuarit si murgjër (murgëria) është e ndaluar në Kur’an. Aty thuhet:". . . Murgëria të cilën ata e shpikën për vete. . . " (el-Hadid: 27)

    2. Çështja e dytë e cila i tërhoqi shpirtërat e njerëzve ishte diçka që u shfaq në mesin e muslimanëve në formë të dy ideologjive. Njëra nga to ishte filozofike, ndërsa tjetra ishte nga fetë e mëparshme. Sa për të parën, atëherë ishte pamja e shkollës iluministe të filozofëve, e cila konsideronte se njohuria dhe të qenët i informuar shkaktohen në shpirt me anë të ushtrimeve shpirtërore dhe pastërtisë së shpirtit. Sa i takon ideologjisë së dytë, atëherë ishte besimi se Perëndia jeton në shpirtërat e njerëzve, apo se Perëndia është personifikuar (mishëruar) në njeriun. Kjo ide filloi të gjejë vend në mes të atyre sekteve që rrejshëm ia atribuonin vetes Islamin në kohërat e hershme, kur muslimanët u përzinë me të krishterët. Kjo ide u shfaq në mesin e Sabianëve dhe disa nga Kejsamijebëve, pastaj Keramitat, Batinitë, pastaj në trajtën e saj përfundimtare u shfaq në mesin e disa Sufive. . .

    Është edhe një burim tjetër nga i cili ai (Sufizmi) mori dhe i cili shkakton shfaqjen e tendencave të Sufive, që është ideja se tekstet e Librit dhe Sunnetit kanë një kuptim të jashtëm, të dukshëm, dhe një kuptim të brendshëm, të fshehtë. . . duket qartë se ata e morën këtë ide nga Batinitë. [41]

    Sufitë i tejkalojnë kufijtë në nderimin e shejhëve të tyre, deri në pikën ku mendojnë që çdo gjë që rrjedh prej shejhëve të tyre është e vërtetë dhe e saktë, bile edhe se ajo është shenjë e shkëlqesisë dhe mrekullisë. Ata i shënojnë "mrekullitë" e shejhëve të tyre në librat e tyre dhe ato janë të llojeve të ndryshme, që arrijnë shkallën e pretendimit se u japin jetë (i ngjallin) të vdekurve; të tjerat janë aq të pakuptimta, saqë nuk ia vlen t’i përmendim.

    Ja disa prej”mrekullive”të sufive: Një Sufi pohon se nëse e sheh shejhun e tij është më e dobishme sesa ta shohësh All-llahun.

    Ebu Turab i ka thënë një shoku të tij një ditë: "Po ta kishit takuar Ebu Jezid el-Bustamin!" Ai (shoku) i tha: "Nuk brengosem për këtë meqë e kam takuar All-llahun dhe kjo më ka mjaftuar dhe nuk më nevojitet Ebu Jezidi. " Ebu Turabi i tha: "Mjerë ti, krenohesh për shkak të All-llahut, të Plotëfuqishmit dhe të Madhërishmit! Po ta takonit Ebu Jezidin vetëm një herë, do të ishte më mirë se ta takonit All-llahun shtatëdhjetë herë. " [E shkurtuar nga Ihja Ulumid-Din të el-Gazalit (4/356)]. El-Gazali shtoi: "Shpalljet e këtilla nuk duhet të mohohen nga besimtari. "
    Madje edhe vjedhja konsiderohet si dhuratë e mrekullueshme te Sufitë. . . dëgjoni se çfarë thotë ed-Dibag, i cili ishte njëri nga shtyllat kryesore në mesin e Sufive: "Një vali, që është personi që ka kontroll mbi çëshjet, mund ta zgjasë dorën në xhepin e kujtdo që ai dëshiron dhe të marrë nga ai dirhemë aq sa të dojë (monedhë Arabe), ndërsa pronari të mos dijë asgjë. "


    O vëllezër, këto rrëfime na tregojnë se udhëheqësit e Sufive nuk kënaqen me bërjen të ligjshme të asaj që All-llahu e ka ndaluar, në lidhje me vjedhjen, keqdashjen (ligësinë) dhe krahasimin, dhe veç kësaj ata deklarojnë se këto gjëra janë ngjarje të jashtëzakonshme (mrekulli) dhe shenjë se një person është nga Evlijatë. Kjo është në kontradiktë dhe në konflikt të qartë me mësimet e Islamit dhe është mosbesim në tekstin e Kur’anit Bujar dhe Sunnetit të pastër, e dijetarët islamë janë pajtuar që kushdo që shpall të ligjshme (të lejueshme) diçka që është detyrimisht e njohur se është e ndaluar në Islam, atëherë ai është pabesimtar. . . atëherë si është e mundur që një njeri që e mbron mendimin se kryerja e mëkateve të mëdha është shenjë se personi është nga evlijatë dhe mrekulli?

    Lusim All-llahu s.v.t., që të na e nxjertë të vërtetën, kështuqë të mos bijmë në kurthat e këtyre devijuesve.

    Esselamun alejkum we rahmetullahi we berekatuhu!
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  4. #4
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    - Tevessuli


    Et-Tevessul (Afrimi): Është orvatja që t’i afrohesh dikujt dhe të arrish tek ai me ndërmjetësim. Et-Tevessul-i është afërsia, All-llahu subhanehu ve teala thotë:

    “. . . kini frikë All-llahun dhe kërkoni (vesile) afrim tek Ai” (el-Maide:35)
    d. m. th. kërkoni afrim tek Ai me bindjen ndaj Tij dhe me pasimin e kënaqësive të tij.

    Afrimi (et-Tevessul) ndahet në dy lloje:

    Lloji i parë:

    Afrimi i lejuar i cili është disa lloje:

    1) Afrimi tek All-llahu, subhanehu ve teala, me emrat dhe cilësit e Tij, ashtu sikurse urdhëroi Ai:

    “All-llahu ka emrat më të mirë, andaj Atë thirreni me ata e hiquni nga ata që bëjnë shtrembërime me emrat e Tij. Ata kanë për t'u shpërblyer (me dënim) për veprimet e tyre.” (el-A’raf:180)

    2) Afrimi tek All-llahu, subhanehu ve teala, me besimin dhe veprat e mira të cilat i ka bërë ai që kërkon ndërmjetësim, sikurse thotë All-llahu, subhanehu ve teala, për ata që besuan:

    “Zoti ynë, ne dëgjuam një thirrës që ftonte për besim (e që thoshte): Të besoni Zotin tuaj! E ne besuam! Zoti ynë, na i falë mëkatet tona, na i mbulo të metat dhe pas vdekjes na bashko me të mirët!” (Ali-Imran:193)

    Dhe, sikurse thuhet në hadithin e atyre tri personave të cilët u mbyllën në një shpellë e nuk patën mundësi të dalin derisa nuk filluan të kërkojnë afrim tek All-llahu, subhanehu ve teala, me veprat e mira të tyre. [51]

    Kështu që All-llahu subhanehu ve teala, ua hapi shpellën dhe dolën nga ajo.

    3) Afrimi tek All-llahu, subhanehu ve teala, me Tevhidin (Njëshmërinë) e Tij, sikurse ishte rasti me Junusin alejhi selam :

    “(Përkujto) Edhe atë të peshkut (Junusin) kur doli i hidhëruar (prej popullit) dhe mendoi se nuk do t'i vijë më puna ngushtë, po në errësira ai tha se: "Nuk ka të adhuruar me të drejtë pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. . . " (el-Enbija:87)

    4) Afrimi te All-llahu, subhanehu ve teala, me paraqitjen e dobësisë, nevojës dhe varfërisë ndaj Tij, sikurse tha Ejubi alejhi selam:

    “Mua vërtetë, më ka goditur dëmi, kurse Ti je Mëshiruesi më i madh” (el-Enbija:83)

    5) Afrimi te All-llahu, subhanehu ve teala, me lutjen e robërve të mirë e të devotshëm, sikurse bënin sahabet kur mbretëronte thatësia, ata kërkonin nga Muhammedi, sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem, të lutet për ta, kurse pas vdekjes së tij, kërkonin një gjë të tillë nga xhaxhai i tij Abbasi radiAll-llahu anhu, i cili lutej për ta. [52]

    6) Afrimi te All-llahu, subhanehu ve teala, duke i pranuar gabimin, sikurse ishte rasti me Musain alejhis selam“Ai tha:

    "Zoti im, unë e ngarkova veten e Ti më fal mua!" (El-Kasas:16)

    Lloji i dytë:

    Afrimi jo ligjor (i ndaluar):

    Ky është afrimi te All-llahu, subhanehu ve teala, duke kërkuar lutje dhe ndërmjetësim nga te vdekurit, afrimi me pozitën e lartë të Muhammedit, sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem, dhe ndërmjetësimi me qenësinë e krijesave ose hakkun e tyre. Me poshtë do të sqarojmë këtë:

    1. Kërkimi i lutjes nga të vdekurit nuk lejohet:

    I vdekuri nuk ka mundësi të bëjë lutje sikurse kishte mundësi kur ishte në jetë. Kërkimi i ndrërmjetësimit nga të vdekurit nuk lejohet, sepse Omer Ibnul-Hattabi, Muavijetu Ibnu Ebi Sufjani, sahabet e tjerë dhe tabi’inët (pasaardhësit e sahabeve, radijallahu anhum), kur kishte thatësi, kërkonin lutjen për shi dhe afrimin te All-llahu, subhanehu ve teala, me ata që ishin gjallë, sikurse ishte Abbasi dhe Zejd Ibnul-Esvedi, e nuk kërkonin afrim, ndërmjetësim dhe lutje për shi nga Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem, as te varri i tij as te varri i dikujt tjetër. Ata anuan kah zëvendësimi tij me Abbasin dhe Zejdin. Me një rast Omeri radijall-llahu anhu u lut:

    “O Zoti ynë! Ne afroheshim te Ti me profetin tonë e na lëshoje shiun, kurse tani afrohemi te Ti me xhaxhain e profetit tonë të lutemi na lësho shi”.

    Omeri radiAll-llahu anhu e zëvendësoi Abbasin me Muhammedin sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem, meqë me të nuk mund të afroheshin në mënyrë ligjore sikurse e bënin kur ai ishte në jetë.

    Ata kishin mundësi që të vijnë te varri i tij dhe të kërkojnë afrim me të (d. m. th. sikur të ishte e lejuar). Pra, mos veprimi i një gjëje të tillë nga ata, është argument se afrimi me të vdekurit, pa marrë parasysh me lutjen apo ndërmjetësimin e tyre, është i ndaluar. Nëse kërkimi i lutjes dhe i ndërmjetësimit nga Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem, të ishte ashtu sikur ishte ai në jetë, dhe kur kaloi në jetën tjetër, shokët e tij nuk do të kërkonin një gjë të tillë nga ata që janë nën te me pozitë.

    2. Afrimi me pozitën (mekamin) e Muhammedit sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem, apo të dikujt tjetër nuk është i lejuar:

    Ata të cilët lejojnë këtë afrim, marrin për argument këtë hadith:

    ”Kur ta lutni All-llahun, luteni me pozitën time, sepse pozita ime tek All-llahu është e madhe”.

    Ky hadith është i shpifur dhe nuk gjindet në asnjë libër autentik të dijetarëve të hadithit, e as që gjindet në librat autentike të muslimanëve. E meqë në këtë çështje nuk ka argument të qartë, një gjë e tillë edhe nuk lejohet, sepse adhurimet (ibadetet)nuk vërtetohen përveçse me argumente të qarta.

    3. Afrimi me qenien e krijesave nuk lejohet:

    Nëse lutja ndaj dikujt është betim, ai është betim kundër All-llahut, subhanehu ve teala. Nëse betimi, me qenien e ndonjë krijese, bëhet kundër ndonjë krijese tjetër, është shirk dhe nuk lejohet, sikurse thuhet në hadith, e si mund të bëhet betimi me krijesën kundër Krijuesit të madhëruar.

    Kurse, nëse lutja me qenien e ndonjë krijese nuk është betim, por vetëm shkak, duke ditur se All-llahu, subhanehu ve teala, nuk e bëri lutjen me ndonjë krijesë shkak të përgjigjes dhe nuk ua bëri këtë ligj robëve të Tij.

    4. Afrimi me hakkun (të drejtën) e krijesave nuk lejohet për dy arsye:

    Arsyeja e parë:

    Hakku i askujt nuk është obligim për All-llahun, subhanehu ve teala, por Ai është i cili bën mirësi me një gjë të tillë ndaj krijesave të Tij, sikurse thotë:

    “Për Ne është hakk që besimtarët t’i bëjmë triumfues” (er-Rrum:47).

    Pra kur bindësi ndaj All-llahut subhanehu ve teala, meriton shpërblimin, ajo është mirësi dhe begati nga Ai, e nuk është meritë të cilën e meriton një krijesë ndaj krijesës tjetër (apo një njeri ndaj tjetrit).

    Arsyeja e dytë:

    Hakkun të cilin All-llahu subhanehu ve teala, ia dha ndonjë robi të Tij është hakk i veçant për te dhe të tjerët nuk kanë dorë në te, e nëse me të kërkon afrim ai që nuk e meriton atë, me këtë rast ai kërkon afrim me një çështje të huaj që nuk ka kurrfarë lidhje me të, kështu që nuk i bën kurrfarë dobie.

    Kurse hadithi:

    ”Të lutem All-llah me hakkun e atyre që luten (Eseluke bihakkis-sailin)”,nuk është hadith i vërtetuar, sepse në senedin (zinxhirin) transmetues të tij gjindet Atijjetul Afvi, i cili është transmetues i dobët sipas pajtimit të të gjithë muhaddithinëve(dijetarëve të hadithit). E nëse hadithi është i tillë nuk mund të mirret argument për kësi çështje me rëndësi të akides(besimit).

    Pastaj në te nuk ka afrim me hakkun e ndonjë personi të veçantë, por vetëm me hakkun e atyre që luten në përgjithësi, kurse hakku i atyre që luten është përgjigja nga All-llahu, sikurse u premtoi All-llahu subhanehu ve teala atyre një gjë të tillë.

    Ky është hakk për ta që All-llahu subhanehu ve teala, ia bëri obligim Vetës, e nuk ja bëri atë Atij askush obligim. Atëher, ky afrim tek Ai me premtimin e Tij të sinqert e nuk është me hakkun e krijesave. [53]

    Është pyetur shejh Abdulaziz Ibn Bazi rahimehullah:

    A lejohet ndërmjetësimi (afrimi) tek All-llahu xhel-leshanuhu nëpërmjet ndonjë personi apo meritave të tij, dhe a lejohet tubimi dhe shoqërimi me njerëzit e këqinjë-fasikët?

    Përgjigje: Ky lloj i ndërmjetësimit është nga bid’atet (risitë) në fe dhe nuk është i lejuar në bazë të ligjeve Islame sipas shumicës së dijetarëve Islam, por është i lejuar ndërmjetësimi (afrimi) tek All-llahu subhanehu ve teala nëpërmjet emrave dhe cilësive të Tija të larta, njësimit të Tij, dashurisë dhe besimit ndaj Tij, si dhe me anë të veprave të mira, sikur edhe thotë All-llahu i Lartëmadhëruar:

    “All-llahu ka emrat më të mirë, andaj Atë thirreni me ata” (el-A’raf:180).

    E nuk thotë All-llahu subhanehu ve teala thirreni nëpërmjet të Muhammedit alejhi selam apo të pejgamberëve, njerëzve të mirë, apo me anë të meritës së shtëpisë së shenjët Kabes dhe të ngjajshme, mirëpo thotë:

    “All-llahu ka emrat më të mirë, andaj Atë thirreni me ata” që d. m. th. me anë të emrave dhe cilësive të Tij, pastaj mundemi t’i lutemi nëpërmjmet Teuhidit-njësimit të Tij sikur edhe që ka ardhur në shumë hadithe, prej tyre ky hadith:

    “O Zot, unë kërkoj nga ti duke dëshmuar se me të vërtetë Ti je All-llahu dhe s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveq Teje i Vetëm dhe i panevojshëm për askend, i cili nuk ka lind e as nuk është i lindur dhe Atij askush nuk i është i barabartë” (Transmeton: Tirmidhiu, Nesaiu, Ibn Maxhe, dhe e ka bërë të vërtetë Ibn Hibbani)

    Për këtë çështje kemi edhe ndodhinë e banorëve të shpellës të cilët posa u futën në shpellë një natë kur binte shi , një gur i madh u shemb dhe ua mbylli hyrjen e shpellës dhe nuk mundeshin të dalin, dhe i thanë njëri tjetrit:

    ”Nuk na shpëton nga kjo tjetër pos që të ndërmjetësojmë tek All-llahu me veprat tona të sinqerta”dhe ndërmjetësuan tek All-llahu subhanehu ve teala, njëri ndërmjetësoi tek All-llahu në bazë të respektimit të prindërve, tjetri me largimin e tij nga prostitucioni, e i treti me zbatimin e premtimit(emanetit) dhe e largoi All-llahu subanehu ve teala nga ata këtë fatkeqësi. Nga kjo që u tha u kuptua se nëse robi ndërmjetëson tek All-llahu subhanehu ve teala nëpërmjet emrave dhe cilësive të tija me njësin(teuhidine Zotit), me besimin dhe dashurin ndaj Tij, ose me besimin dhe dashurinë ndaj Pejgamberit alejhi selam me kryerjen e obligimeve të cilat na i ka caktuar All-llahu subhanehu ve teala dhe me largimin nga ajo të cilën e ka ndaluar Ai, ky është ndërmjetësimi lejuar, dhe vepruesi i kësaj e meriton t’i përgjigjet. . . (mbaroi fjala e shejhut)[54]
    Ndryshuar për herë të fundit nga ramazan_it : 06-02-2011 më 09:08
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •