Close
Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 144
  1. #21
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    08-02-2008
    Postime
    1,240
    Le te themi cka te themi nje gje eshte me se e sigurt kjo qeveri ngjalli ekonomin shqiptare

  2. #22
    Perjashtuar Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,682
    Edhe mund te jete 9.9, ne nuk e dime me saktesi se sa eshte pasi ne nuk i kemi ne dore te dhenat per ta llogaritur. Shqiperia bile duhet te kete nje rritje prej 12-13 % per ta arritur zhvillimin e shteteve tjera te BE-se.
    Por mendoj se 2009 do t'i jape nje hov ekonomise shqiptare pasi kete vit jane hequr tarifat doganore nga marreveshja e tregetise se lire dhe gjithashtu rruga Durres-Morine do te shumefishoje tregetine dhe ule cmimet ne Shqiperi. Edhe Kosova me ne fund do te kete nje treg ku te shese prodhimet e veta. Prandaj jam shume optimist per ekonomine shqiptare ne 2009.

  3. #23
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,533
    Bode rrėzon rritjen dyshifrore, acarohet Berisha

    Nga Fitim Zekthi

    Kryeministri i vendit, Sali Berisha, dhe ministri i Financave, Ridvan Bode, kanė debatuar dje ashpėr nė lidhje me rritjen e ekonomike tė vendit gjatė vitit qė shkoi. Kryeministri nuk i ka pranuar pėr tė vėrteta tė dhėnat e Ministrisė sė Financave dhe vlerėsimet qė ajo i ka bėrė rritjes ekonomike tė vendit, duke thėnė se ata duhet t’iu nėnshtrohen tė dhėnave qė jep Instituti i Statistikave.

    Gjatė njė mbledhjeje tė Komitetit tė Planifikimit tė Strategjive Ekonomike, zėvendėsministri i Financave, Florion Mima, dhe mė pas ministri i Financave kanė thėnė se rritja ekonomike e vendit ėshtė diku te 7%. Edhe pse me gjysmė zėri, zyrtarėt e Financave kanė pranuar se madje e certifikuar nga FMN, njė rritje e tillė mund tė jetė dhe gjashtė pėr qind. Kryeministri ka replikuar menjėherė duke thėnė se, zyrtarėve tė Ministrisė sė Financave u leverdis qė tė paraqesin njė shifėr tė tillė. Ai nuk ka pranuar shifrat e tyre dhe ka thėnė se rritja ekonomike ėshtė 9,9%, aq sa ka thėnė INSTAT. Ministri i Financave, Ridvan Bode, ėshtė shprehur se kjo ėshtė vetėm e dhėnė pėr njė tremujor dhe jo njė e dhėnė vjetore dhe se rritja ekonomike nė vend, e konsultuar edhe me specialistėt e Fondit Monetar Ndėrkombėtar, ėshtė rreth 7%. Zėvendėsministri Florion Mima, duke iu referuar llogaritjeve tė Drejtorisė sė Makroekonomisė tė Ministrisė sė Financave, tha se rritja ekonomike ėshtė 7,2%. Ministria e Financave ėshtė vėnė dje pėrballė dyshimeve tė kryeministrit mbi vėrtetėsinė e tė dhėnave dhe vlerėsimeve qė ajo ka pėr zhvillimet ekonomike nė vend.

    Nė fakt, Ministria e Financave ka njė drejtori, e cila merret vetėm me kėto vlerėsime dhe ėshtė kjo drejtori qė harton politikat ekonomike dhe fiskale tė qeverisė shqiptare. Ėshtė rasti i parė, kur kryeministri nuk pranon shifrat e zhvillimeve ekonomike qė i paraqiten nga Ministria e Financave, megjithėse kjo e fundit e ka pėr detyrė kėtė gjė. Nė bazė tė kėtyre vlerėsimeve, kjo ministri harton buxhetin, planet afatmesme ekonomike dhe fiskale dhe strategjitė e zhvillimit. Tashmė tė dhėnat dhe vlerėsimet e saj, megjithėse ajo ėshtė nė kontakt tė paprerė me specialistėt e Fondit Monetar Ndėrkombėtar, nuk merren pėr tė qenėsishme nga kryeministri. Ideja e rritjes ekonomike me dy shifra ėshtė kthyer nė njė domosdoshmėri qė duhet tė gjendet edhe nė shifrat e Ministrisė sė Financave. Dy muaj mė parė Instituti i Statistikave paraqiti tė dhėna pėr rritjen ekonomike tė vendit gjatė tremujorit tė tretė tė vitit (korrik-shtator), sipas tė cilave ekonomia ishte rritur me 9,9%. Kėto tė dhėna kanė tė bėjnė me vetėm ata tre muaj dhe jo me rritjen vjetore.

    BB: Rritja ekonomike brenda parashikimeve ėshtė 6%

    Pėrfaqėsuesja e Bankės Botėrore nė Tiranė, Camille Nuamah, tha pak ditė mė parė se rritja ekonomike e Shqipėrisė nuk ėshtė ajo qė paraqiti Instituti i Statistikave, megjithėse ato shifra janė tė vlefshme, sepse mund tė ndihmojnė pėr tė kuptuar trendin. Pėrfaqėsuesja e Bankės Botėrore tha se shifrat e tre muajve nuk janė shifrat e tė gjithė vitit dhe se metodologjia qė ndiqet nė raste tė tilla ėshtė tjetėr. Zonja Nuamah tha se ekonomia po rritet brenda parashikimeve dhe nuk ka vend pėr shifra tė tilla tremujore. Kjo do tė thotė qė ekonomia ėshtė rritur me 6 pėr qind, aq sa janė parashikimet dhe aq sa ėshtė parashikuar me detaje nė buxhetin e shtetit. Nuamah tha se qeveria duhet tė jetė e kujdesshme me shifrat dhe tė parashikojė masa pėr efektet e krizės ekonomike botėrore, pasi ato po ndjehen nė vend me rėnien e dėrgesave tė emigrantėve dhe me rėnien e shitjeve nė ekonomi. Shtresat qė janė nė nevojė duhet tė jenė nė qendėr tė vėmendjes dhe qeveria duhet tė marrė masa, nė mėnyrė qė ato tė mos e thellojnė nivelin e tyre tė rėnduar tė gjendjes ekonomike. Pėrfaqėsuesja e Bankės Botėrore ishte shumė e prerė, kur tha se ekonomia po ndjen efektet e krizės ekonomike botėrore dhe se rritja ekonomike e vendit nuk i kaluar parashikimet qė ishin 6%. Gjatė kėtij viti qė sapo nisi, rritja ekonomike pritet tė tkurret dhe pėrfaqėsuesja e Bankės Botėrore kėrkoi qė masat e qeverisė ta kishin nė vėmendje kėtė gjė.

    FMN: Rritja ekonomike pėr 2008, 6%, pėr 2009 vėshtirė tė kapė 4%

    Gjatė negociatave tė miratimit tė buxhetit tė vitit tė tashėm qė u zhvilluan nė vjeshtėn e kaluar, pėrfaqėsuesit e Fondit Monetar Ndėrkombėtar thanė se rritja ekonomike e vendit ishte e kėrcėnuar nga kriza ekonomike botėrore dhe se gjatė vitit 2009 ekonomia shqiptare mund t’ia dilte tė kishte njė rritje tė mirė prej 3,5 deri nė 4%. Delegacioni i Fondit Monetar Ndėrkombėtar i kėrkoi qeverisė shqiptare qė tė ishte e kujdesshme nė hartimin e buxhetit dhe tė kishte parasysh faktin qė ekonomia do tė rritej nė kufijtė e mėsipėrm, pra me 3,5 deri nė 4%. Kjo gjė duhet tė reflektohej nė buxhet duke i parashikuar tė ardhurat sipas kėsaj tė dhėne. Nė lidhje me rritjen ekonomike tė vitit 2008, delegacioni i Fondit Monetar Ndėrkombėtar tha se ajo ishte thjesht 6% dhe kjo ishte, sipas tyre, njė gjė shumė e mirė dhe brenda parashikimeve, por se ajo nuk mund tė ruhej pėr vitin 2009. Nė negociatat pėr buxhetin e vitit tė tashėm delegacioni i Fondit ishte skeptik pėr nivelin e tė ardhurave, por mė sė shumti i mėshoi idesė sė uljes sė deficitit si njė masė qė mund ta ruajė mė qartė vendin nga efektet e krizės ekonomike. Mė herėt nė shtator tė vitit qė kaloi Fondi Monetar Ndėrkombėtar nxori njė raport pėr Shqipėrinė, ku tha se ekonomia po rritej me 6% dhe se duhej shumė kujdes qė kjo rritje tė ruhej pėr shkak tė krizės financiare qė ishte nė nisje. Fondi Monetar Ndėrkombėtar shfaqi shqetėsim mbi fuqinė nė rėnie tė biznesit pėr tė paguar taksa dhe iu referua tė dhėnave tė administratės sė tatimeve, e cila nuk po mund tė realizonte planin. FMN tha se parashikimi tė ardhurave duhet tė bėhej duke e pasur parasysh kėtė fakt.

    INSTAT: Rritja nė tre muajt e verės, 9,9%

    Instituti i Statistikave publikoi pak kohė mė parė tė dhėna pėr rritjen ekonomike tė tremujorit tė tretė, nė tė cilat ekonomia dėshmohej si e rritur me 9,9%. Instituti i Statistikave tha se sektorėt ku ishte rritur ekonomia mė mirė ishin shėrbimet, transporti, industria etj. Tė dhėnat e Institutit tė Statistikave u shoqėruan pak ditė mė pas me njė publikim tjetėr, ku thuhej se shitjet nė ekonomi ishin rritur krahasuar me vitin 2007, por ato kishin rėnė krahasuar me muajt e kaluar tė kėtij viti dhe rėnia e shitjeve kishte nisur qė nė verė tė vitit qė shkoi. Banka e Shqipėrisė tha se kredia pėr ekonominė ishte rritur, por edhe ky zė i rėndėsishėm kishte pėsuar rėnie tė lehtė krahasuar me tė dhėnat e gjashtėmujorit tė parė tė vitit qė kaloi. Tė dhėnat tregonin se fillimi i vjeshtės kishte pėrmbysur disa prej treguesve tė rėndėsishėm tė ekonomisė. Edhe dėrgesat e emigrantėve u ulėn, ndonėse jo nė mėnyrė tė thepisur. Treguesit e ekonomisė qė nisėn tė bien nė vjeshtėn e vitit tė kaluar pritet tė bien edhe mė gjatė kėtij viti, tė paktėn kėtė gjė ka parashikuar Fondi Monetar Ndėrkombėtar dhe Banka Botėrore.

  4. #24
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,533
    Kush pjese e qeverise shqiptare e deklaron kete 9.9%?

    Ministria e financave apo Kryeministria?

  5. #25
    Perjashtuar Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,682
    Citim Postuar mė parė nga white-knight Lexo Postimin
    Kush pjese e qeverise shqiptare e deklaron kete 9.9%?

    Ministria e financave apo Kryeministria?
    Nese INSTAT thote 9.9, atehere ajo merret si shifer zyrtare. INSTAT thjesht ka publikuar shifren e dale nga perpunimi i te dhenave qe ka marre. Nuk ka te vertete absolute!

  6. #26
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,533
    Epo ajo eshte nje e dhene 3 mujore dhe jo nje e dhene vjetore...ka nje ndryshim shume te madh ne kete mes.

    Specialistet e FMN-se qe jane te prere per kete pune thone 6%.
    Ministri i financave thote rreth 7%.
    Ndersa INSTAT per nje periudhe 3 mujore dhe jo 1 vjecare sic pretendonte kryeministri,thote 9.9%...

    Ke beson ti ne kete mes?

    Per vete besoj Ministrine e financave...

  7. #27
    Perjashtuar Maska e landi45
    Anėtarėsuar
    10-04-2008
    Postime
    1,710
    haaaaa si ha rrenat ky popull mo po skane faje politikanet po populli qe fle me sy hapur

  8. #28
    ***VIP***
    Anėtarėsuar
    26-08-2008
    Postime
    755
    Rritja ekonomike vjetore eshte 6-7% ndersa ajo e 3-mujorit te fundit ishte 9.9%. Kush nuk e kupton se cila shifer duhet marre me teper ne konsiderate s'duhet te merret me problemet ekonomike. Per 2009 degjova ca qe thane se do jete 10-12%. Pallavra. Ne cilen bote jetoni ju se une jetoj ne kete bote qe po kalon nje krize ekonomike te papare ndonjehere. Te mendosh se shqiperia nu do t ndjeje krizen eshte budallallek. Per 2009 po qe rritja ekonomike po qe deri 4% do ishte pozitive.
    Moderator, e di vet ti...

  9. #29
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anėtarėsuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Mosha
    42
    Postime
    871
    Me duket pak si ekzagjerume 9 pike,me krizen boterore dhe Shqiperia e ndjen si kina e uli previzionin e zhvillimit nga 11% ne 7 pik ashtu besoj edhe per Shqiperin.

    Por Shqiperia do ndrushoj shum po te siguroj korentin mbare shqiperis e te vazhdoj ndertimin e infrastrukturave si rruget,te lidhi fshatrat dhe malsit me qytetin ku ato mund te shesin prodhimin e ture.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e ardita04
    Anėtarėsuar
    01-12-2008
    Postime
    144

    rritja ekonomike

    qe Shqiperia ka nje fare rritje ekonomike jam dakort po se ku po e ndjejne shqiptaret kete nuk e di

  11. #31
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    19-07-2007
    Postime
    76
    Citim Postuar mė parė nga ardita04 Lexo Postimin
    qe Shqiperia ka nje fare rritje ekonomike jam dakort po se ku po e ndjejne shqiptaret kete nuk e di
    po ne te ngritur e kemi patur. Me siguri e ndjejme ne vende te gabuara

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e Val9
    Anėtarėsuar
    24-04-2009
    Postime
    445

    Banka Botėrore: Shqipėria do tė ketė rritje ekonomike 3.7% nė 2011



    Nga Express mė 17.10.2009 nė ora 14:29
    Banka Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim (BERZH) pret qė Shqipėria tė shmangė recesionin. Me rastin e publikimit tė parashikimeve pėr vendet e Evropės Qendrore dhe Lindore pėr sivjet dhe nė mot, BERZH-i thotė se efekti i krizės globale ka qenė modest nė Shqipėri, nė rend tė parė falė njė sistemi tė shėndoshė bankar dhe ekspozimit tė kufizuar tė ekonomisė shqiptare ndaj tregjeve ndėrkombėtare. Shqipėria do tė shėnojė rritje mė tė lartė ekonomike kėtė vit sesa qė kishte parashikuar nė maj tė kėtij viti.
    Ivo Germann, ekonomisti kryesor nė BERZH pėr Radion BBC ka deklaruar se pėr tė gjithė rajonin parashihet rėnie minus 6.2 pėr qind e GDP-sė reale, ndėrsa nė mot rritje 0.7 pėr qind. Por ka pasur vende edhe me befasi pozitive, si Shqipėria.

    “Parashikimi ynė i korrigjuar tani do tė jetė pėr njė rritje prej 3 pėr qind gjatė kėtij viti pėr dallim nga parashikimi i mėparshėm 1-2 pėr qind. Kjo nė rend tė parė vjen pasi nė dy tremujorėt e parė sektori i shėrbimeve nė veēanti ka shėnuar rezultate tė mira dhe kjo pėrfshin edhe shėrbimet financiare. Kemi parė se sektori bankar ėshtė relativisht i shėndoshė, bankat kanė kapital tė konsiderueshėm. Ka ndodhur edhe dyfishimi i huave tė pashlyera brenda afatit dhe kjo do tė ketė nė fund efekt negativ tė ofrimit tė huave pėr sektorin real. Nė tė ardhmen duhet siguruar qė deficitet e larta tė mos shndėrrohen nė rritje tė konsiderueshme tė borxhit tė pėrgjithshėm qeveritar, qė tashmė ėshtė relativisht i lartė, mbi 50 pėr qind”, thotė Germann.

    Kryekonomisti i BERZH-it pohon se Shqipėria ka gjasė tė shmangė recesionin meqė nė mot parashihet rritja ekonomike. Nuk do tė ketė njė ripėrtėritje aq tė madhe aty ku nuk ka pasur rėnie tė madhe dhe Shqipėria bie pikėrisht nė atė kategori.

    “Njė prej faktorėve me rėndėsi qė Shqipėria tė mund tė shmangė rėnien nė recesion ėshtė edhe ekspozimi i saj relativisht i ulėt ndaj eksporteve. Shtetet e tjera nė rajon janė mė tė ekspozuara, sepse janė nė njė mėnyrė edhe mė tė ndėrlidhura me ekonomi tė tjera”, ka konstatuar ekonomisti kryesor nė BERZH.

  13. #33
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    586
    nga fitorja ne fitorje.....
    shqiperia shmang recensionin me rreth 3000 biznesee qe kan falimentuar, dhe me rreth 50% te aktiviteve qe jan ne kriz totale, dhe me nje rritje rreth 5%te varferise se shqiptareve, jemi te papare ....
    Liberté, égalité, fraternité

  14. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    16,245
    MOODY's: “Shqipėria pėrballoi krizėn, ekonomi e qėndrueshme”

    Pavarėsisht problemeve, Shqipėria arriti tė pėrballojė krizėn globale ekonomike dhe ekonomia vlerėsohet “stabėl”. Raporti i fundit i agjencisė sė vlerėsimit, Moody’s, njė ndėr tre agjencitė mė tė mėdha dhe tė referueshme tė botės, e vlerėson ekonominė shqiptare me notėn “B1” dhe me opinionin stabėl. Nė fakt, vlerėsimi ėshtė i njėjtė me atė tė prillit tė kėtij viti, por duket se ekonomia shqiptare i ka bėrė ballė krizės mė mirė se tė gjitha vendet e tjera tė Ballkanit, qė kanė pėsuar rėnie dhe njė vlerėsim mė negativ. Raporti i Moody’s, shėrben si njė pasaportė pėr ekonominė shqiptare dhe si njė referencė e fortė e qeverisė pėr tė kėrkuar financimin e borxhit dhe kreditė nga institucionet ndėrkombėtare. Njė vit mė parė, pas vlerėsimit tė Moody’s Shqipėria mori njė kredi me kushte tregtare me njė vlerė prej rreth 200 milionė euro nga bankat e huaja. Nė buxhetin e shtetit, qeveria ka planifikuar, qė borxhin e bilancit ta financojė me eurobono. Vlerėsimi i Moody’s, sigurisht qė do t’i japė mė shumė shpresė qeverisė pėr tė marrė kėtė borxh. Nga ana tjetėr, vlerėsimi pozitiv, ose mė saktė stabėl, i ekonomisė shqiptare, shėrben si njė garanci pėr kompanitė e huaja qė tė shtrijnė investimet e tyre nė Shqipėri. Tashmė, qė vendet e tjera tė rajonit kanė marrė njė vlerėsim mė negative se Shqipėri, i takon qeverisė tė dijė tė kthejė vendin nė qendėr tė vėmendjes sė investitorėve qė duan tė vijnė nė Ballkan. Raporti i 8 dhjetorit, nga Moody’s, sipas Ministrisė sė Financave, vjen “nė tė njėjtėn kohė kur mes 6 vendeve tė rajonit tė Ballkanit 5 prej tyre kanė marrė njė vlerėsim negativ nė krahasim me vitin 2008.”

    Raporti i Moody’s
    Moody ka njė kėndvėshtrim tė qėndrueshėm pėr Shqipėrinė. Ekonomia ka pėrballuar krizėn globale shumė mirė: rritja e ekonomisė ėshtė ngadalėsuar, por vendi ka qėndruar larg recesionit dhe zgjerimi i deficitit buxhetor nuk ėshtė i tepėrt. Megjithatė, borxhi i qeverisė ėshtė i lartė pėr njė vend nė kėtė nivel.

    Ēfarė mund tė ndryshojė pėr mirė
    Edhe pse qeveria po trajton problemet strukturore tė ekonomisė, nevojitet njė progres mė substancial para se tė merret parasysh njė pėrmirėsim i vlerėsimeve tė saj. Qartėsia e madhe mbi tė drejtat pronėsore dhe pėrmirėsimi i efikasitetit nė gjyqėsor do tė jetė i dobishėm, pasi tė meta tė tilla pengojnė investimet. Mė shumė pėrpjekje kundėr korrupsionit do tė shihej gjithashtu pozitivisht. Pėrparimi i mėtejshėm nė ofertėn e saj pėr t’u bėrė njė anėtare e BE-sė do tė ushtrojė presion mbi ngritjen e vlerėsimit tė Shqipėrisė.
    Ēfarė mund tė ndryshojė pėr keq
    Shqipėria ėshtė aktualisht nė krye tė vlerėsimit, siē tregohet nga renditjen tonė tė pavarur. Dėshtimi pėr tė ruajtur ritmin e programit tė reformės, si ekonomike dhe institucionale, mund tė nxisė rėnien e vlerėsimit.

    Zhvillimet e fundit
    Ekonomia ėshtė nė gjendje tė mirė, duke pasur parasysh rėnien globale, por parashikimet janė shumė tė ndryshueshme. Pėr shembull, GDP-ja ėshtė parashikuar tė mos rritet mė shumė se 2-5 pėr qind kėtė vit dhe 3-6 pėr qind nė 2010, ndėrsa gama e deficitit buxhetor ėshtė 4-6 pėr qind e GDP-sė sė kėtij viti, dhe qeveria parashikon njė deficit prej mė pak se 4 pėr qind nė vitin 2010. Deri tani, duket se tė dhėnat e mbėshtesin pėrfundimin pozitiv tė parashikimit tė spektrit, Edhe pse jo atė mė optimistin. Megjithatė, edhe parashikimet mė pak optimiste janė shumė mė tė mira se ato nė kohėn e krizės globale.
    Njė mbėshtetje kryesore pėr vlerėsimin e Shqipėrisė ėshtė perspektiva afatgjatė tė anėtarėsimit nė BE. Zhvillimet e fundit kanė qenė tė pėrziera: BE nuk arriti tė heqė kufizimet e vizave pėr shqiptarėt qė udhėtojnė nė bllokun e 27 vendeve, por mbėshteti pėrgatitjet e tyre tė anėtarėsimit. Rėndėsia e fundit nuk duhet tė ekzagjerohet pasi ai ėshtė vetėm njė vlerėsim nga Komisioni Evropian pėr gatishmėrinė e Shqipėrisė pėr tė filluar bisedimet e anėtarėsimit. Edhe nė qoftė se pėrfundimisht rezulton e suksesshme, Shqipėria nuk ka gjasa tė bashkohet me BE-sė pėr tė paktėn 10 vjet. Por hapat qė Shqipėria do tė duhet ta marrė nė qoftė se dėshiron tė bėhet njė anėtar, si ato ekonomike, politike dhe institucionale, janė padyshim me vlerėsime pozitive.

    Analiza e Moody’s

    Forcimi i kredisė nė Shqipėri
    - Pėrparim i ndjeshėm nė zhvillimin e njė tregu tė bazuar nė ekonomi dhe nė institucionet demokratike
    - Nėnshkrimin e Marrėveshjes sė Stabilizimit dhe Asociimit me BE-sė qė jep udhėzime pėr reforma politike dhe ekonomike
    - Njė sektor financiar relativisht tė shėndoshė, nėse jo themelor, me pak ekspozim tė drejtpėrdrejtė tė krizės globale financiare
    (FMN, pėr shembull, ka tėrhequr vėmendjen pėr pėrparimin e vendit nė reformat strukturore, duke forcuar administrimin e tė ardhurave (edhe pse nga njė bazė shumė e ulėt), programin e tyre pothuajse tė pėrfunduar tė privatizimit tė plotė dhe pėrmirėsime tė mjedisit tė biznesit.)

    Panorama

  15. #35
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    16,245
    Rama: Kriza, vendi drejt kolapsit

    E Enjte, 17 Dhjetor 2009

    Denis Dedej

    Asambleja Kombetare e Partise Socialiste, ka miratuar dje nje rezolute lidhur me ceshtjen ekonomike ne vend dhe qendrimi qe do te mbajne ne te ardhmen. Krahas rezolutes eshte miratuar edhe struktura e re e Keshillit Ekonomik Kombetar te PS, qe do te merret posacerisht e ne menyre sistematike me ekonomine. Pas fjales se mbajtur nga paneli i dhjete eksperteve socialiste, ne fund te diskutimit mbajti fjalen e rastit, kryesocialisti Edi Rama, i cili vleresoi se viti 2010 do te jete viti i shperfaqjes se plote te krizes ekonomike qe ne e kemi paralajmeruar prej kohesh, edhe me me shume kembengulje ne muajt e pare te 2009-es. "Viti 2010 do te jete viti i rikthimit mbrapsht, ne te shkuaren, nderkohe qe vite te tjera kane kaluar pa rritur dot qendrueshmerine e themeleve te nje sistemi politik dhe ekonomik", u shpreh Rama. Sipas tij, praktikisht ka mbaruar nje tjeter cikel i sforcuar rritjeje reale e shifrash te manipuluara, brenda kufijve te nje modeli ekonomik te ndertuar gabim. Ai tha se ka filluar nje renie agresive ekonomike, qe me ndihmen e Zotit, mos qofte me tramundane te medhenj per vendin e sfilitur shume ne te tera drejtimet edhe pa filluar viti i ri i krizes me te rende te ekonomise, pas vitit 1997. Kreu i PS vleresoi se viti 2009 po mbyllet pas disa muajsh te fundit me 0% rritje dhe se fundmi, me shifer negative nen 0% "Kjo nuk eshte nje krize ekonomike e ngjashme me krizen financiare globale dhe s'ka asgje te perbashket me krizen e sistemit te kapitalizmit nderkombetar", theksoi Rama. Me tej ai nenvizoi se kriza shqiptare e ekonomise, eshte kriza e nje kapitalizmi pa demokraci, pa institucione, pa konkurrence te lire e te ndershme, pa sistem qe vlereson meriten dhe talentin e individit, ne kushtet e nje kapitalizmi farefisnor. Kryesocialisti thote se s'ka shprese se ne qeverine e sotme te Shqiperise ka veshe per zerin e forte te arsyes kombetare e qytetare ne kushtet e nje krize te gatuar per arsye deri personale e familjare. "A nuk ju duket se shtesa prej kater vjetesh, qe i beri se fundmi mandateve te tij, te parashikuara deri vone publikisht gjere ne vitin 2021, ngjan si shprehja e pavetedijshme e nje deshire te Sali Berishes, per t'u ndare nga kjo bote i ulur ne karrigen e kryeministrit dhe jo ne ate te te pandehurit, ne mes te Lulit e te Kolit, per nje abuzim qe pa asnje dyshim eshte me i turpshmi ne historine e tranzicionit shqiptar?", deklaroi lideri i opozites. Rama i beri apel kundershtarit te tij politik qe te rizgjedhe sa nuk eshte vone per te gjithe, pasi sic tha ai, ne vend se ta qetesoje klimen e biznesit ai ka zgjedhur ta acaroje ate krejt artificialisht. "Shkurt kjo krize nuk mund te mbaroje pa larguar Sali Berishen nga detyra qe shperdoron prej kohesh, duke u faturuar padrejtesisht shqiptareve cmimin e paperballueshem te Viti te Ri 2010", perfundoi fjalen e tij, kreu i PS. Ne mbledhjen e Asamblese Kombetare ishin te pranishem edhe deputetet e LMN-se, Ben Blushi, Arben Malaj dhe Marko Bello.



    DISA NGA PIKAT E REZOLUTES SE PS

    NE FUSHEN E POLITIKAVE FISKALE


    Te rishikohet Buxheti i vitit 2010, qe eshte mbeshtetur kuturu ne nje rritje ekonomike fiktive te supozuar me 6.5%. Kjo rritje jo realiste perben nje kercenim te hapur per stabilitetin makroekonomik dhe e ben objektivin mbi te cilin ngrihet e gjithe ngrehina e Buxhetit te vitit 2010 absolutisht te parealizueshem dhe vete buxhetin teresisht te kompromentuar qe ne leter;

    Te qetesohet klima e acaruar artificialisht e biznesit per qellime te mirefillta politike dhe te rivendoset menjehere dialogu me komunitetin e biznesit, per ta bere ate pjese integrale te masave te perballimit te krizes;

    Te realizohet nje ulje e perkohshme 12 - 18 mujore e taksave mbi biznesin e rrezikuar nga kriza per te stimuluar aktivitetin e sipermarresve si motori me i shpejte ekonomik i vendit.

    NE FUSHEN E POLITIKAVE MONETARE


    Banka e Shqiperise te vleresoje mundesite per nje ulje te shpejte te normes te interesit;

    Banka e Shqiperise te vleresoje mundesi te tjera per politika qe lehtesojne shkrirjen e likuiditetit

    Banka e Shqiperise nepermjet politikave te saj dhe bashkepunimit me qeverine dhe nderkombetaret duhet te mbeshtese monedhen vendase duke parandaluar, ndaluar spekulimet me synim rikuperimin nga renia drastike e vleres se lekut.

    MALAJ: "Viti 2010, perkeqesim ekonomik"


    "Aktiviteti ekonomik ne renie. Me pak importe me pak eksporte. Tetori 2009 rreth 21% me pak se Tetori 2008. Eshte rritur paraja jashte banke me rreth 21 %. Rritje e kostos se parase per financim te ekonomise dhe biznesit. Rritje te kostos se borxhit qeveritar. Ne dy vite 280 milion dollare me shume. Rritje e kostove psikologjike mbi konsumatorin dhe investitoret. Me pak konsum dhe investime, me pak rritje ekonomike, me shume papunesi dhe varferi. Me pak te ardhura ne buxhet - me shume risk per deficitin dhe borxhin publik".

    E.MEKSI: "Renia e lekut varferon shqiptaret"


    "Zhvleresimi i lekut mund te kete efekte negative edhe ne oferten agregate, pasi rrit cmimin e inputeve te importuara ne ekonomi dhe ka efekt ne cmimet finale te produkteve dhe sherbimeve, duke i bere ato me te shtrenjta, sic po ndodh kohet e fundit. Nderkohe buxheti 2010 me gjithe zhvleresimin galopant, parashikon vleren e kembimit 1 euro me 130 lek, qe tregon perseri papergjegjshmerine ne parashikim. Zhvleresimi eshte nje takse e fshehte qe me rritjen e cmimeve, po e paguajne shqiptaret duke rritur te ardhurat per buxhetin e shtetit".

    SHALSI:"Trojet publike, Familja i privatizon"

    "Trojet publike te dhena me qera per fshatra turistike jo te banueshem ne Golem e gjetke, privatizohen familjaret e nga klientet e Pushtetit te Familjes, qe lufton "mafian" e trojeve publike ne opozite. Dhendri i Familjes ne Pushtet behet menaxher i projektit te bregdetit. Mbi bregdet leshohen sekseret e oborrit te Familjes. Nis operacioni spastrimi i Jales. Shtrohen rruge "ne drejtim te paditur". Blihen toka nga Vajza e Pushtetit ne Gjirin e Lalzit. Shtrohet nje rruge e gjere me fondet e Pushtetit te Vajzes. Pastaj del nje leje per nje sterfshat turistik".

    BEQJA:"Shqiptaret, shume nen minimumin jetik"


    "Bazuar ne sa me siper mund te themi se cdo familje qe ka te ardhura me te vogla se 23.200 leke ne muaj jeton nen minimumin jetik. Nje menyre me reale per te matur varferine eshte vleresimi relativ. E varfer ne boten e sotme moderne quhet ajo familje qe ka te ardhura me te uleta se gjysma e te ardhurave mesatare te vendit. Nese nje familje mesatare shpenzon ne muaj 59.700 leke atehere cdo familje qe ka te ardhura nen 29,870 leke duhet konsideruar e varfer. 90 mije familje - ndihme ekonomike, plotesojne vetem 6.3 per qind te nevojave".

    DEDA:"Shendetesia, fondet me te uleta ne Evrope"

    "Vazhdojme te kemi shpenzimet me te uleta ne Evrope per shendetesine ( flitet 3.2 e GDP). Sot kemi nje sistem ku me miliona leke i jane dedikuar kartes se pacientit dhe ajo akoma nuk ekziston. Nje sistem qe nuk ka mekanizma konkrete te kontrollit te shpenzimeve ku abuzohet me fondet nga drejtuesit e radhes. Sistemi teresisht i ri i predikuar ne programin e qeverise eshte katandisur ne sistemin e tarifave ku cmimet variojne nga 1000 mije leke deri ne 3000 leke. Sot kemi nje sistem ku shteti kerkon para ne".

    KJ

  16. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    16,245
    Bode: Rama tenton destabilizimin e ekonomise

    E Enjte, 17 Dhjetor 2009

    "Per gjate gjithe vitit 2009 Rama dhe emisaret e tij te deshtuar, u perpoqen te krijojne ne opinionin publik ndjesine e nje krize te thelle ne ekonomine shqiptare. Ata u perpoqen qe ta destabilizojne sistemin financiar duke ngritur parullat e falimentimit te sistemit bankar dhe te pasigurise se depozitave", iu pergjigj dje ministri i Financave, Ridvan Bode nje deklarate te kryetarit te PS, Edi Rama. Pasi deshtuan ne perpjekjet e tyre gjithe vjetore me rastin e Vitit te Ri, edhe nje here Rama dhe shpura e tij shfaqen para shqiptareve me modelin e gogolit, tha Bode. Sipas tij e verteta e zhvillimeve ekonomike ne Shqiperi, tashme eshte e njohur dhe e bere publike, jo vetem nga qeveria por edhe nga institucionet nderkombetare financiare qe kane asistuar dhe asistojne ne Shqiperi. Bode tha se jane disa raporte te njepasnjeshme te emetuara nga Fondi Monetar Nderkombetar, nga Banka Boterore dhe Agjencite e saj, nga Banka Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim, nga Komisioni Evropian, te cilat sanksionojne se ekonomia shqiptare ishte nder te paktat ekonomi evropiane qe qendroi jashte vorbulles se krizes me te thelle ekonomike qe ka njohur bota qe nga vitet '30. Kreu i Financave saktesoi se te gjitha keto raporte konfirmojne nje rritje ekonomike per ekonomine shqiptare gjate vitit 2009, e vleresuar me nuanca nga variantet me pesimiste drejt atyre me optimiste qe shkojne nga 2-5% rritje per gjate vitit 2009. Bode tha se nga 1 korriku te vitit 2010 do te kemi rritje te pagave dhe pensioneve. Ne rritem masen e shperblimit per nje sere kategorish qe mbulohen nga programe asistencialiste. Nga ana e qeverise ne muajin prill-maj te ketij viti, ne mundesuam rritjen e qenesishme te shperblimeve per nje sere kategorish qe kane te bejne me invaliditetin, me kategori te tjera qe perfitojne prej ketyre skemave me nje vlere vjetore prej 25 milione dollare, shtoi ai.

    PS: Ministri i piramidave, serish genjen


    Partia Socialiste reagoi dje per deklaraten e ministrit te Financave, Ritvan Bode, duke i kerkuar qe te lere demagogjite e vitit 1996. Permes nje komunikimi per mediat, nensekretari per Programin, Ervin Bushati, njeriu qe ndryshe nga cfare kishte premtuar, rriti cmimin e energjise, flet per te paqena, per rritje ekonomike dhe standarde, qe mund te jene te verteta per familjen dhe ministrat e oborrit, por jo per shqiptaret e thjeshte. "Ku e gjen kurajen ministri i piramidave te '96, per te dale e per te genjyer serish shqiptaret, 13 vjet me pas", u shpreh Bushati.

    KJ

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anėtarėsuar
    02-09-2009
    Postime
    1,725

    Buxheti nė vėshtirėsi, nė 11 muaj mungojnė 220 milionė dollarė

    Buxheti i shtetit ėshtė nė ditėt e tij mė tė vėshtira prej vitesh pėr shkak tė mosrealizimit tė tė ardhurave muaj pas muaji. Mė anė tjetėr shpenzimet kanė qenė tė larta dhe kjo e ka bėrė gjendjen shumė tė vėshtirė.
    Tė dhėna zyrtare tė administratės sė tatimeve dhe doganave bėjnė tė ditur se edhe muaji nėntor qe njė muaj i keq dhe se tė ardhurat nuk u realizuan pėrsėri, ndonėse nė fund tė verės qeveria ndryshoi buxhetin dhe uli planin e tė ardhurave.
    Gjatė gjithė kėtij viti tė ardhurat kanė pasur mosrealizim nė ēdo muaj dhe shuma e mosrealizimit pėr tė gjithė nėntė muajt deri nė nėntor ėshtė 22 miliardė lekė ose mė shumė se 220 milionė dollarė. Kjo ėshtė njė shifėr shumė e lartė dhe qeveria shqiptare e ka shumė tė vėshtirė, nė mos tė pamundur, ta mbulojė atė, dhe kjo gjė po reflektohet tashmė nė buxhetin e shtetit kur arka ka mbetur bosh.
    Tė dhėnat tregojnė se rėnia e biznesit ka qenė e madhe kėtė vit dhe potenciali i tij pėr tė paguar taksa ka rėnė nė mėnyrė tė vrazhdė. E gjithė kjo situatė e rėnduar ėshtė krejtėsisht pasojė e planifikimit joserioz tė qeverisė, e cila nuk mori parasysh rėnien ekonomike nė vend dhe kreu shpenzime tė mėdha duke qenė se ishte edhe njė vit zgjedhjesh.
    Shfrytėzimi pa kriter i mundėsisė pėr tė pėrdorur sa mė shumė para tė buxhetit pėr tė financuar investimet nė rrugė dhe vepra tė tjera pėr shkak tė fushatės ėshtė e vetmja arsye. Nė fund tė verės sė vitit tė kaluar FMN-ja tha se qeveria duhet tė ulė nivelin e parashikuar tė tė ardhurave pasi ekonomia po hyn nė njė fazė ngadalėsimi dhe biznesi nuk do tė ketė mundėsi tė pėrballojė kėtė kėrkesė tė qeverisė. Qeveria e cilėsoi si skepticizėm tė zakonshėm tė FMN-sė qėndrimin saj, siē edhe po bėn aktualisht me parashikimet pėr vitin qė vjen.
    Ngadalėsimi i ekonomisė ėshtė aq i rrokshėm sa tė ardhurat pėr kėtė vit nuk kanė mundur as tė arrijnė vitin e vjetshėm, por janė me 0,1 pėrqind mė tė ulėta. Nė kėtė ulje kaq tė madhe tė tė ardhurave ka ndikuar, por jo nė nivel pėrcaktues, edhe rėnia e disa ēmimeve tė disa artikujve si karburantet, por qeveria duhet tė merrte nė konsideratė edhe kėtė gjė. Shpenzimet e larta, rreth 17 pėrqind mė shumė se sa tė ardhurat, po vėnė nė vėshtirėsi deri edhe pagesat e punonjėsve shtetėrorė. Pėr herė tė parė qeveria po pranon vėshtirėsitė e buxhetit duke dhėnė vetėm gjysmėn e shpėrblimit tė viteve tė kaluara pėr pensionistėt. Edhe kategori tė tjera tė pėrfituesve tė pagave apo pensioneve po hasin vėshtirėsi nė marrjen e tyre. Shėrbimi social nuk po mundet tė paguajė invalidėt nė disa rrethe. Viti qė vjen nuk shihet si shpėtim pasi edhe aty pritet tė jenė kėto probleme dhe sidomos nė njė kohė kur sėrish qeveria ka parashikuar nė nivele tė lata mbledhjen e tė ardhurave, e cila siē u tha ka prirje rėnėse.
    Tema 18/12/2009
    krishti, mesija eshte afer duke ardh,duani dhe ndihmoni njeri tjetrin,faluni qe tju falan mekatet

  18. #38
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    16,245
    BERZH: Rritja ekonomike pėr 2009 do jetė 3 pėr qind. Ja strategjia

    Bordi i Bankės Evropiane pėr Rikonstruktim dhe Zhvillim, nė njė njoftim pėr shtyp, ka bėrė publike strategjinė e re tė investimeve nė Shqipėri, duke analizuar edhe situatėn aktuale nė vend. Sipas BERZH politikat e shėndosha ekonomike, investimet e huaja nė vazhdimėsi, por edhe ekspozimi i kufizuar i Shqipėrisė nė tregjet globale ka ndihmuar nė zbutjen e ndikimeve negative tė krizės financiare botėrore. “Edhe pse u pa njė rėnie e eksporteve dhe ulje tė remitancave, ekonomia shqiptare vazhdon tė regjistrojė njė dinamikė pozitive, edhe pse nė njė nivel tė ulėt. Shqipėria pritet qė tė arrijė njė rritje prej 3% nė vitin 2009 dhe njė tjetėr rritje me 1.5% nė vitin 2010”, thuhet nė njoftimin e Bordit. Duke u kthyer tek strategjia e re, kjo e fundit nėnvizon progresin e arritur nga Shqipėria nė vitet e fundit pėrmes politikave tė reformave, tė cilat kanė ndihmuar nė pėrmirėsimin mbi tė gjitha tė klimės sė biznesit nė vend dhe qė ka dhėnė njė shtysė nė pėrafrimin e vendit drejt Bashkimit Evropian. Pėrsa i pėrket planeve konkrete Bordi i Bankės Europiane pėr Rikonstruksion dhe Zhvillim ka caktuar pikat kyēe, ku do tė pėrqendrohet mbėshtetja siē janė forcimi i institucioneve tė shtetit, pėrmirėsimit i mėtejshėm i klimės sė investimeve nė vend, vazhdimi i investimeve nė infrastrukturė dhe sigurimi i zhvillimit tė sistemit bankar. “Banka Evropiane pėr Rikonstruktim dhe Zhvillim do tė mbėshtesė investime tė mėtejshme nė infrastrukturė, energji, projekte rajonale, duke inkurajuar qeverinė nė ndjekje tė partneritetit tė mėtejshėm publik-privat dhe koncesioneve, nė mėnyrė qė tė tėrhiqet kapitali privat”, thuhet nė njoftim. Njė tjetėr prioritet i Bankės do tė jetė edhe mbėshtetja e zhvillimit tė sektorit korporativ duke ju dhėnė hua tė drejtpėrdrejtė kompanive apo duke ju krijuar lehtėsi atyre. Qė nga fillimi i aktivitetit tė saj nė Shqipėri BERZH ka investuar 545 milionė euro nė njė sėrė sektorėsh tė ekonomisė nga tė cilat 55 milionė euro gjatė kėtij viti. Me njė sėrė projektesh tė rėndėsishme para, BERZH do tė rrisė volumin e biznesit nė Shqipėri nė vitin 2010.

    Panorama

  19. #39
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    16,245
    BERZH: Shqiperia, rritje me 3.9 %

    E Diele, 24 Janar 2010

    Shqiperia do te vazhdoje te kete nje rritje ekonomike edhe ne vitin 2011 qe do te arrije ne 3.9 %. Keshtu ka parashikuar Banka Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim, ne raportin e saj te rifreskuar mbi rritjen ekonomike te Evropes Lindore dhe ish republikave sovjetike. Ne raportin e cituar edhe nga prestigjiozja Eall Street Jornal, Shqiperia permendet si nje nga performueset me te mira ekonomike te rajonit te Evropes Juglindore dhe nje nga vendet me nje sistem te shendoshe bankar. Ne parashikimet e saj BERZH shpjegon se per vitin 2009, rritja e prodhimit te brendshem bruto ne vend ishte 4.3 per qind, nderkohe qe rajoni i Evropes Juglindore pati nje renie mesatare prej 5.4 per qind.. Per vitin 2010 Banka Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim thote se rritja ekonomike do te jete ne 2% nder tre me te mirat ne rajonin e Evropes Juglindore nderkohe qe mesatarja e tij eshte 1.2 per qind. Per sa i perket 30 vendeve te tjera te grafikes se BERZH, te cilat jane goditur nga kriza ekonomike paralajmerimi eshte I qarte, rimekembja do te mbetet e brishte dhe do te varioje ne baze te sfidave rajonale. Vetem pak dite me pare ne raportin vjetor per parashikimin ekonomik te globit, Banka Boterore tha se ne vitin 2010 Shqiperia do te kete nje rritje ekonomike nje nga me te lartat ne rajon.

    Ndwrkohw tw njejtin parashikim ka bwrw dhe Banka Botwrore, e ka paralajmeruar se rritja ekonomike e Shqiperise wshtw mw e larta ne rajon. Me veshtiresi, por bota me ne fund po del nga kriza financiare. Ne raportin vjetor per parashikimin ekonomik te globit, Banka Boterore ka thwnw se kete vit bota do te kete nje rritje ekonomike ne masen 2.7 per qind. Megjithate sipas bankes kjo rritje do te jete me e ulet nga fundi i vitit kur te filloje te zbehet efekti i masave stimuluese qe kane marre qeverite ne vende te ndryshme. Persa i perket Shqiperise raporti i Bankes parashikon se ne vitin 2010 do te kete nje rritje ekonomike prej 3 per qind, nje nga me te lartat ne rajon. Banka Boterore veren se nje prej shteteve qe ka nisur vrapin drejt rimekembjes eshte Kina. Ekonomia e saj eshte rikthyer ne ritmet e rritjes dyshifrore duke arritur nivelin e 10.7 perqindeshit. Kjo do te thote se ekonomia kineze ia ka kaluar asaj te Japonise dhe eshte e dyta ne bote pas ekonomise amerikane. Para nje viti ekzistonte shqetesimi se rritja ekonomike ne Kine do te ishte shume e dobet, ndersa tani ka shqetesim se ritmet e rritjes ekonomike mund te forcohen me shume se c'duhet.

    Skema e re e pensioneve, hyn ne fuqi ligji


    Ka hyre ne fuqi ligji qe lejon aktivitetin privat per mbledhjen e kontributeve te sigurimeve shoqerore per efekt te pensionit. Por ende Agjencia Shteterore e Mbikeqyrjes Financiare nuk ka licencuar kompanite qe mund te ushtrojne kete aktivitet. Cdo individ i punesuar apo edhe vete punedhenesi do te zgjedhin vete kompanine private te pensionit dhe do te percaktojne vete masen e kontributit qe do te derdhin. Sipas Enkeleda Shehit keto kompani private do te jene nen mbikeqyrjen e vazhdueshme te Agjencise se Mbikeqyrjes se Financave, duke garantuar per sigurine e tyre.

    KJ

  20. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    805
    ne shqiperi nuk punon asnje institucion pa ndikimin nga politika
    nga ka ardhe kjo ngritje dhe spo e marrim vesh ,vend qe s'prodhon asgje vetem importon ,dhe na paska rritje ekonomike
    ishalla qofte keshtu se do na zere te kthehemi mbrapa te punojme ne shqiperi me keto ritme qe po ecen vendi

Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •