Vepra italiane vihet nė skenė tė enjten
----------------------------------------------------------------------
DURRES
Tė ejten durrsakėt do tė shohin nė sallėn e Pallatit tė Kulturės "Aleksandėr Moisiu" njė opera. Pas 35 vjetėsh, pikėrisht pėr tė kujtuar vėnien nė skenė tė operas "Bijtė e Skėnderbeut" - e cila nė vitin 1968 shėnoi edhe krijimin e orkestrės simfonike tė qytetit - artistėt durrsakė menduan tė venė njė tjetėr vepėr tė kėsaj gjinie. Si rezultat i njė bashkėpunimi ndėrmjet Bashkisė, Pallatit tė Kulturės, shoqatės Miqtė e Artit dhe TOB-it u bė e mundur vėnia nė skenė e "Shėrbėtorja e Padrones", vepėr italiane me autor Pergolesen. Bujar Qesja, drejtor i Pallatit tė Kulturės, thotė se "kjo ėshtė njė opera komike e cila mė parė ėshtė vėnė nė skenė edhe nė Tiranė". Regjisor i pjesės ėshtė Nikolin Gurakuqi, dirigjent Ermir Dizdari ndėrsa solistė do tė jenė Avni Shehu, Izolda Yzeiri dhe Fatmir Cara. Muzikėn do ta interpretojė orkestra e harqeve e Durrėsit. Dita e premierės ėshtė konceptuar e shoqėruar edhe me aktivitete tė tjera. Do tė hapet njė ekspozitė fotografike me foto tė operas sė vėnė nė skenė 35 vjet mė parė dhe do tė ketė diskutime lidhur me kėtė ngjarje artistike. Nė fund do ndiqet premiera e re.



Pėrgjigju Duke Cituar


Ruaj Lidhjet