Close
Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 190
  1. #41
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    16,245
    Heqja e imunitetit nis me debat PD-PS

    Kėshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve nisėn dje zyrtarisht procedurat pėr ndryshimin e Kushtetutės.
    Nė njė mbledhje qė zgjati rreth 150 minuta, maxhoranca dhe opozita debatuan me njėra-tjetrėn pėr numrin e kapitujve qė duhet tė preken nė ligjin themeltar tė shtetit.
    Sipas PD-sė, Kushtetuta duhet prekur vetėm nė pikėn e heqjes sė imunitetit, ndėrsa pėr opozitėn, me kėtė rast duhet cilėsuar zgjedhja me 3/5 e gjyqtarėve, anėtarėve tė KLD-sė dhe prokurorit tė Pėrgjithshėm.
    Kėshilli i Legjislacionit caktoi Majkon dhe Palokėn si relatorė tė ēėshtjes, tė cilėt, pasi tė dėgjojnė sot mendimin e konstitucionalistėve, do tė hartojnė raportin, i cili, sipas tė gjitha gjasave, do tė jetė i ndryshėm.
    Mė pas, Komisioni i Ligjeve do tė bėjė shqyrtimin e propozimeve nen pėr nen dhe nė fund do tė jetė seanca e 6 gushtit ajo qė do tė vendosė me votė nėse kėto ndryshime do tė miratohen.

    Heqja e imunitetit, PS kundėr arrestimit tė deputetėve

    Partia Socialiste propozoi dje nė mbledhjen e Kėshillit tė Legjislacionit dhe Komisionit tė Ligjeve dy drafte ligjore pėr heqjen e imunitetit dhe zgjedhjen e gjyqtarėve dhe prokurorit tė Pėrgjithshėm me shumicė tė cilėsuar. Draftet prekin tė paktėn 9 nene tė ligjit themeltar tė shtetit.
    Sa i takon nenit 73 tė Kushtetutės, qė i referohet deputetit, PS-ja propozon ndryshimin e skemės se si mund tė hetojė dhe tė arrestojė Prokuroria. Nėse sipas PD-sė Prokuroria mund ta arrestojė njė deputet dhe vetėm nėse ky veprim cenon funksionimin e Parlamentit, ky i fundit mund ta rrėzojė kėtė masė, pėr PS-nė, organi i akuzės nuk ka tė drejtė tė bėjė arrestime pa marrė mė parė lejen e Kuvendit.
    Ne paketen e propozimeve te PS eshte edhe ai pėr miratimin e Rregullores sė Kuvendit. Sipas opozitės, ligji qė rregullon marrėdhėniet nė Parlament duhet tė miratohet me shumicė tė cilėsuar votash.

    (Lajmin e plote, se cfare propozon opozita, se bashku me draftin e PS per kete ceshtje e lexoni te plote ne numrin e sotem te gazetes “Panorama”)

    Panorama

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    3,020
    Citim Postuar mė parė nga Ziti Lexo Postimin
    lerini filozofirat
    ne shqiperi deputetet jane te zhytur ne llum, ata vjedhin se jane te mbrojtur nga imuniteti. ata nuk kane personalitetin e nje deputeti ne nje vend te zhvilluar demokratik. ne shqiperi duhet te burgosen disa deputete, gjykates, police, doktore, petagoge vetem per te sheruar shqiperine nga kanceri i korrupsionit.
    ps-ja edhe njehere po tregon se nuk e do shqiperine por punon per interes te fondocioneve sekrete jahudite.
    Bazuar ne ate qe ke shkruar duket se nuk e ke kuptuar si duhet arsyen e ekzistences dhe qellimin e imunitetit parlamentar.
    Edhe imuniteti, si shume gjera tjera, ka ane pozitive dhe negative...

    Njera nder arsyet kryesore per domosdoshmerine e imunitetit parlamentar eshte pikerisht pengimi i nderhyrjeve arbitrare te organeve ekzekutive pergjegjese dhe jopergjegjese ndaj deputeteve ose partive te caktuara politike, perafersisht ashtu sic kerkon ti.
    Me fjale tjera: Nese nuk do te kishte imunitet (te mjaftueshem) do te mjaftonin nje prokurore dhe nje gjykates i korruptuar per te shkaterruar jo vetem karrierra politike, por edhe per te shkaktuar kriza te kohepaskoheshme politike dhe penguar ne mase te patolerueshme shume vendime politike, te cilat nuk i pershtaten nje individi, grupi, organizate apo shteti te caktuar. Jo pse shumica ose te gjithe deputetet jane te korruptur, por sepse fushveprimi i deputeteve si perfaqesues te popullit apo atyre qe i kane zgjedhur parmisht eshte pothuajse i pakufizuar dhe ofron mundesi te panumerta per keqperdorime, shantazhime, presione etj. Dhe askund ne bote nuk ka politikane, te cilet ne rolin e deputeteve ose te perfaqesuesve te atyre qe i kane zgjedhur, gjate vepritarise se tyre te jene absolutisht imun, te sigurte dhe te siguruar ndaj cfardo implikimve te mundshme negative. Edhe vete Papa i Romes, i cili nga besimtaret trajtohet edhe si absolutisht i pagabueshem, me siguri do te perfundonte se paku ne dosje te hetimeve te ndonje prokurori te korruptuar ose te paguar, nese nuk do te gezonte mbrojtjen dhe imunitetin qe e ka.
    Pra, pa imunitet te mjaftueshem organi me i larte legislativ ose Parlamenti patjeter behet edhe me teper vegel e ekzekutivit, gjyqesorit dhe qarqeve te ndryshme brenda dhe jashte shtetit. Ne raste me ekstreme ekziston mundesia qe ekzekutivi apo pushteti aktual p.sh. ti burgose shumicen e deputeteve te partive te caktuara per te arritur me lehte miratimin e ligjeve te caktuara etj.
    Aspekti i dyte i rendesishem eshte cenimi absolut i shprehjes se lire te mendimit, pasiqe deputeti pa imunitet per ta ruajtur veten dhe karrigen e tij do te kujdesej edhe me teper per ata qe mund ta rrezikojne ate dhe postin e tij.

    Deputeti me imunitet te mjaftueshem ka mundesi te jete edhe i korruptuar, por ai njekohesisht e ka se paku shancen te mos jete i tille dhe te mbrohet apo shpetoje nga veprimet arbitrare dhe te qellimshme te ekzekutivit ose grupeve te caktuara te interesit. E njejta vlene edhe sa i perket lirise se fjales.
    Ndersa deputeti pa imunitet ne shumicen e rasteve duhet te jete i korruptuar ose ne sherbim te qarqeve te fuqishme, me shanca shume te vogla per tu mbrojtur.

    Perndryshe, detyra e kontrollit te politikaneve, deputetve, veprimeve dhe vendimeve te tyre, nuk mund ti delegohet pothuajse se ekskluzivisht ekzekutivit dhe gjyqesorit, sic do te ndodhte ne rastin e heqjes se imunitetit, por eshte obligim i rendesishem i medias se lire, cdo qytetari(zgjedhesi) dhe i shoqerise ne pergjithesi.
    Qytetaret ose shoqerite, te cilat nuk jane ne gjendje ta marrin nje pergjegjesi te tille resp. te angazhohen per te zvogeluar dhe mundesisht penguar keqperdorimet dhe korrupsionin e perfaqesuesve te zgjedhur, nuk jane te pergatitura sa duhet per sistemin politik (demokraci).
    Megjithate, as kjo nuk e justifikon fare heqjen e imunitetit, nese deshirohet dhe synohet forcimi i kultures demokratike, ngritja e vetedijes dhe rritja e pjesemarrjes se mases se qytetareve ne jeten politike te vendit.
    Nese synohet ngritja e nje sistemi politik, i cili eshte vetem imitim i demokracise per interesa te qarqeve te caktuara brenda dhe jasht shtetit, atehere heqja e imunitetit me siguri eshte nje hap pozitiv ne kete drejtim...

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    3,020
    Citim Postuar mė parė nga cincinati5 Lexo Postimin
    Se c"far ke shkruajtur i ZOT e di !!!!me nji fraz kritikon sali leshin!!dhe te tjerat gjithcka i atribuohet EDI RAMES,ky qenka e keqa e shqiperis per mos marjen e statusit
    kandidat???? per mua e keqja eshte sali berisha ,ai nuk di te drejtoj nji shtet ne menyr demokratike ...ai drejton vetem me dhune ,si komunistat ,ky doli me diktator se dulla..
    Fjala ishte per fajin...
    Parmisht ne politik nuk mund te flitet ne keso kategorish, sepse ne kete fusheveprim faji eshte teper relativ dhe pjese e propagandes se ndersjellte politike.
    Me mire do te ishte, nese do te diskutohej se vendimi i kujt , Berishes apo Rames, eshte me pozitiv dhe me i favorshem per shumicen absolute te qytetareve, mireqenjen dhe te radhmen e vendit, demokracine, etj... Madje as kjo nuk do te mjaftonet plotesisht per ta adresuar fajtorin apo ate qe eshte gabim. Sepse deshirat dhe prioritetet e udheheqesve dhe udheheqesive te partive perkatese politike jane legjitime dhe vendimtare, perderisa keto perfaqesojne dhe flasin ne emer te anetareve dhe elektoratit te tyre. Me fjale tjera: Edhe Berisha edhe Rama kane te drejte ose jane gabim. Se cili nga keta do te perfitonte/demtohej me shume eshte ceshtje tjeter, e cila me se voni mund te shihet ne zgjedhjet e ardhshme. Nese ceshtja nderlidhet me statusin e kandidatit dhe populli, pershi edhe nje pjese te mir te elektoratit te PS-se e konsideron shume me te rendesishem statusin e kandidatit se kerkesat e Rames, atehere eshte e pritshme qe Rama te demtohet.

    Perndryshe, tema ne fjale mund te diskutohet edhe pa perfillur interesat dhe kerkesat e Berishes dhe Rames...

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-02-2012
    Postime
    681
    Citim Postuar mė parė nga Ziti Lexo Postimin
    lerini filozofirat
    ne shqiperi deputetet jane te zhytur ne llum, ata vjedhin se jane te mbrojtur nga imuniteti. ata nuk kane personalitetin e nje deputeti ne nje vend te zhvilluar demokratik. ne shqiperi duhet te burgosen disa deputete, gjykates, police, doktore, petagoge vetem per te sheruar shqiperine nga kanceri i korrupsionit.
    ps-ja edhe njehere po tregon se nuk e do shqiperine por punon per interes te fondocioneve sekrete jahudite.
    ORE jeni ne terezi????? po qeveris pd me sali leshin,dhe jo ps me edi ramen.patjeter qe mund te kete deputet te ps te korruptuar,por keto 7 vjet ku i ka duart e pastra sali leshi.
    motoja e tij eshte qe gjykatesi te bej cte thot ai ,prokurori qe e zgjodhi vet dhe e beri lavire ate zonje te nderuar.nji president qe nuk i plotsoj tekat sali leshit na doli me edin,
    ate shtazarakun mediu te pr qe sju ul gjemb ne kemb me gerdecin.apo doni ESPINOZEN
    LUL BASHEN djalli nen petka.apo deputetet e pd hasheqare bejn ctu doj qefi edhe ste pjerth njeri se kan lloj lloj krimineli ordiner pas vetes qe u pin gjakun njerezve te thjeshte
    cdo dit.pa perjashtim te gjith deputetet e pd jan kthyer ne mini diktator neper provincat
    qe kan dal dhe me ne krye kryediktatorin sali leshin ,po te beh llafe per her te par te thyejn brinjet,per her te dyt ,te vrasin naten dhe te qajne diten.
    KY ESHTE PUSHTETI ME DUAR TE PASTRA I SALI BERISHES...........

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-02-2012
    Postime
    681
    Citim Postuar mė parė nga Antiproanti Lexo Postimin
    Fjala ishte per fajin...
    Parmisht ne politik nuk mund te flitet ne keso kategorish, sepse ne kete fusheveprim faji eshte teper relativ dhe pjese e propagandes se ndersjellte politike.
    Me mire do te ishte, nese do te diskutohej se vendimi i kujt , Berishes apo Rames, eshte me pozitiv dhe me i favorshem per shumicen absolute te qytetareve, mireqenjen dhe te radhmen e vendit, demokracine, etj... Madje as kjo nuk do te mjaftonet plotesisht per ta adresuar fajtorin apo ate qe eshte gabim. Sepse deshirat dhe prioritetet e udheheqesve dhe udheheqesive te partive perkatese politike jane legjitime dhe vendimtare, perderisa keto perfaqesojne dhe flasin ne emer te anetareve dhe elektoratit te tyre. Me fjale tjera: Edhe Berisha edhe Rama kane te drejte ose jane gabim. Se cili nga keta do te perfitonte/demtohej me shume eshte ceshtje tjeter, e cila me se voni mund te shihet ne zgjedhjet e ardhshme. Nese ceshtja nderlidhet me statusin e kandidatit dhe populli, pershi edhe nje pjese te mir te elektoratit te PS-se e konsideron shume me te rendesishem statusin e kandidatit se kerkesat e Rames, atehere eshte e pritshme qe Rama te demtohet.

    Perndryshe, tema ne fjale mund te diskutohet edhe pa perfillur interesat dhe kerkesat e Berishes dhe Rames...
    PO ik mer daj se na u bone si i ndjeri Teodor laco qe thonte ,un jam dakort me pd por
    dhe me ps..sala e ben dobicin dhe ta le ne preher ty ,llap ti po deshe ,jo thot vetem un jam me i zgjuari me politikani,cdo gje duhet te besh cfar thot ai ,dhe kush e ben nji gje te tille ai i liron kapistren qe te kullos si ti doj qefi.ai ka te gjitha huqet e hoxhes ,kokfort
    ,egoist ,gju me gju me populin,pik hesapi te vret dhe ste paguan.fiks nji komunist i regjur....... perca dhe sundo...

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-02-2012
    Postime
    681
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Heqja e imunitetit nis me debat PD-PS

    Kėshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve nisėn dje zyrtarisht procedurat pėr ndryshimin e Kushtetutės.
    Nė njė mbledhje qė zgjati rreth 150 minuta, maxhoranca dhe opozita debatuan me njėra-tjetrėn pėr numrin e kapitujve qė duhet tė preken nė ligjin themeltar tė shtetit.
    Sipas PD-sė, Kushtetuta duhet prekur vetėm nė pikėn e heqjes sė imunitetit, ndėrsa pėr opozitėn, me kėtė rast duhet cilėsuar zgjedhja me 3/5 e gjyqtarėve, anėtarėve tė KLD-sė dhe prokurorit tė Pėrgjithshėm.
    Kėshilli i Legjislacionit caktoi Majkon dhe Palokėn si relatorė tė ēėshtjes, tė cilėt, pasi tė dėgjojnė sot mendimin e konstitucionalistėve, do tė hartojnė raportin, i cili, sipas tė gjitha gjasave, do tė jetė i ndryshėm.
    Mė pas, Komisioni i Ligjeve do tė bėjė shqyrtimin e propozimeve nen pėr nen dhe nė fund do tė jetė seanca e 6 gushtit ajo qė do tė vendosė me votė nėse kėto ndryshime do tė miratohen.

    Heqja e imunitetit, PS kundėr arrestimit tė deputetėve

    Partia Socialiste propozoi dje nė mbledhjen e Kėshillit tė Legjislacionit dhe Komisionit tė Ligjeve dy drafte ligjore pėr heqjen e imunitetit dhe zgjedhjen e gjyqtarėve dhe prokurorit tė Pėrgjithshėm me shumicė tė cilėsuar. Draftet prekin tė paktėn 9 nene tė ligjit themeltar tė shtetit.
    Sa i takon nenit 73 tė Kushtetutės, qė i referohet deputetit, PS-ja propozon ndryshimin e skemės se si mund tė hetojė dhe tė arrestojė Prokuroria. Nėse sipas PD-sė Prokuroria mund ta arrestojė njė deputet dhe vetėm nėse ky veprim cenon funksionimin e Parlamentit, ky i fundit mund ta rrėzojė kėtė masė, pėr PS-nė, organi i akuzės nuk ka tė drejtė tė bėjė arrestime pa marrė mė parė lejen e Kuvendit.
    Ne paketen e propozimeve te PS eshte edhe ai pėr miratimin e Rregullores sė Kuvendit. Sipas opozitės, ligji qė rregullon marrėdhėniet nė Parlament duhet tė miratohet me shumicė tė cilėsuar votash.

    (Lajmin e plote, se cfare propozon opozita, se bashku me draftin e PS per kete ceshtje e lexoni te plote ne numrin e sotem te gazetes “Panorama”)

    Panorama

    HAHA Socjalistet po lozin me zjarrin ,ashtu si i peshkoj me ndryshimin e ligjit te zgjedhjes se presidentit,sala ka ngritur te gjith mekanizmat per tja arritur qellimit ..
    kush i garanton socjalistet qe sala do zbatoj ligjin ne menyr te paanshme ???
    atij nuk i zihet bese,qe neser sala mund te arrestoj cdo deputet te ps edhe vet kryetarin
    e PS.sps koha ka treguar qe e ka ber nji gje te till.... kujt prokuror apo gjykates ja mban te arrestoj 1 deputet te PD PA URDHRIN E SALI BERISHES,jo imunitet te heqin kto
    por cdo gje qe i mbron me ligj pa miratimin e udheheqsit te lavdishem nuk ben vaki kurr..

  7. #47
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    16,245
    LSI: Reforma parlamentare tė votohet nė 6 gusht

    Lėvizja Socialiste pėr Integrim bėri thirrje sot qė heqja e imunitetit dhe reforma parlamentare tė votohen bashkė nė datėn 6 gusht, duke e kthyer kėtė ditė nė njė ditė tė rėndėsishme pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt drejt Bashkimit Evropian.
    Nė njė konferencė pėr shtyp, Petrit Vasili nė emėr tė LSI-sė kėrkoi publikisht qė paralelisht me punėn e filluar pėr imunitetet, ditėt nė vazhdim tė rimerret nė shqyrtim edhe reforma parlamentare, duke bėrė qė nė 6 gusht edhe kjo ēėshtje tė pėrmbushet.
    Nė kėtė mėnyrė, vazhdoi me tej Vasili, Shqipėria do tė maksimizojė shanset e saj pėr fitimin e statusit, duke pėrmbyllur detyrimet tė cilat janė kėrkuar kohė mė parė.
    “Ne inkurajojmė se me intensitet, vullnet dhe dėshirė pėr konsensus, tė punohet dhe tė pėrmbyllet edhe reforma parlamentare”- tha Vasili.
    Sa i pėrket ēėshtjes sė imuniteteve, LSI vlerėson se ky proces duhet tė kishte nisur me kohė, theksoi ai, duke shprehur vullnetin e saj dhe dėshirėn qė kjo nismė tė votohet me konsensus nė datėn 6 gusht.

    Panorama

  8. #48
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    16,245
    Misioni i BE: Votim i hapur pėr arrestimin e deputetėve

    Prokuroria e Pėrgjithshme, Unioni i Gjyqtarėve dhe Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė i kanė dhėnė dje dritėn jeshile miratimit tė ndryshimit tė Kushtetutės pėr kufizimin e imunitetit tė gjyqtarėve.
    Seanca e djeshme e Kėshillit tė Legjislacionit dhe Komisionit tė Ligjeve ėshtė pėrqendruar fillimisht nė pyetjet ndaj ekspertėve tė misionit tė PACA-s dhe EURALIUS, qė pohuan dje se drafti i heqjes sė imunitetit i propozuar nga maxhoranca ėshtė i njėjtė me atė tė pėrgatitur nga ky mision. Tilman Hoppe, ekspert i PACA-s, u shpreh se “Propozimet e dy partive i arrijnė qartė standardet qė ne duam tė kemi. Propozimi i PD-sė na bėn tė lumtur se ėshtė propozuar nga EURALIUS, ndaj themi se na duket mė i pėrshtatshėm, megjithatė edhe propozimi tjetėr i PS i arrin standardet europiane”.
    Pėr mė shumė lexoni nė numrin e sotėm print tė Gazetės Panorama, sugjerimet e misionit tė PACA-s dhe EURALIUS si dhe debatin e plotė nė Kėshillin e Legjislacionit.

    Panorama

  9. #49
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    16,245
    Imuniteti, AP: Tė trajtohem njėsoj me tė tjerėt

    Avokati i Popullit, Igli Totozani ka sqaruar sot qėndrimin e tij lidhur me ēėshtjen e imunitetit, nisur siē thuhet nė deklaratė, nga disa trajtesa qė i janė bėrė ēėshtjes nė shtypin e ditės. Nė deklaratėn e shpėrndarė pėr shtyp, zyra e shtypit e AP- sė, sqaron se Avokati i Popullit ėshtė pėr heqjen apo kufizimin e imunitetit dhe ka bindjen qė duhet tė jetė kėshtu.
    Nė deklaratė theksohet se Avokati i Popullit nuk kėrkon imunitet personal, por kėrkon trajtim tė barabartė me institucionet e tjera tė pavarura kushtetuese, qė do tė thotė se nėse sot ai ka imunitet tė njėjtė me Gjyqtarin e Gjykatės sė Lartė, tė njėjtin trajtim duhet tė ketė edhe me kėto ndryshime kushtetuese.
    Sipas AP-sė, nė draftin e paraqitur pėr heqjen e imunitetit dhe kufizimin e imunitetit nė disa raste, iu ėshtė kufizuar imuniteti, deputetėve tė Kuvendit tė RSH, gjyqtarėve tė Gjykatės Kushtetuese, gjyqtarėve tė Gjykatės sė Larte dhe gjithė gjyqtarėve tė tjerė, ndėrkohė qė nė projektligj ėshtė ndryshuar dhe propozuar t’u hiqet tėrėsisht imuniteti, vetėm Avokatit tė Popullit dhe Kryetarit tė Kontrollit tė Lartė tė Shtetit.
    Avokati i Popullit thekson se “gjatė ushtrimit tė funksioneve dhe kompetencave tė tij, ndėrmerr veprime qė ju drejtohen organeve tė administratės publike apo edhe organeve tė sistemit tė drejtėsisė”, pėr kėtė, mund tė jenė tė pashmangshme rastet kur mund tė ketė presione arbitrare dhe tė paligjshme tė kėtyre organeve, tė cilat mund tė sjellin cėnim tė funksionimit tė veprimtarisė sė kėtij institucioni kushtetues.
    Drafti i paraqitur, sipas AP-sė nuk kishte marrė nė studim dhe analizė funksionet dhe kompetencat e Avokatit tė Popullit, problematikave qė ka veprimtaria e tij e pėrditshme, dhe risqet qė mund tė mbarte heqja tėrėsore e imunitetit.
    Ndėrsa shprehet I gatshėm pėr ēfarėdo verifikimi, Avokati I Popullit, mbyll deklaratėn e tij duke theksuar se, ėshtė pėr trajtim dinjitoz dhe tė barabartė me tė gjithė institucionet e tjera kushtetuese, pra, qoftė pėr rastin kur do tė vendosin pėr kufizimin e imunitetit pėr tė gjitha institucionet kushtetuese, qoftė pėr rastin e heqjes totale tė imunitetit pėr tė gjitha institucionet kushtetuese.

    Totozani: Dua imunitet po aq sa Gjykata e Lartė

    Avokati i Popullit, Igli Totozani, tha dje pėrmes njė njoftimi pėr mediat, se ky institucion kėrkon tė ketė imunitet po aq sa ai i Gjykatės sė Lartė dhe asaj Kushtetuese. “Avokati i Popullit kėrkon trajtim tė barabartė me institucionet e tjera tė pavarura kushtetuese, qė do tė thotė se nėse sot ai ka imunitet tė njėjtė me gjyqtarin e Gjykatės sė Lartė, tė njėjtin trajtim duhet tė ketė edhe me kėto ndryshime kushtetuese. Nė draftin e paraqitur, iu ėshtė kufizuar imuniteti deputetėve tė Kuvendit tė RSH, gjyqtarėve tė Gjykatės Kushtetuese, gjyqtarėve tė Gjykatės sė Lartė dhe gjithė gjyqtarėve tė tjerė, ndėrkohė qė nė projektligj ėshtė ndryshuar dhe propozuar t’u hiqet tėrėsisht imuniteti vetėm Avokatit tė Popullit dhe kryetarit tė Kontrollit tė Lartė tė Shtetit”, thuhet nė njoftimin e Avokatit. Sipas Avokatit, ky institucion, gjatė ushtrimit tė funksioneve dhe kompetencave tė tij, ndėrmerr veprime qė u drejtohen organeve tė administratės publike apo edhe organeve tė sistemit tė drejtėsisė. “Pėr kėtė arsye, mendojmė se mund tė jenė tė pashmangshme rastet kur mund tė ketė presione arbitrare dhe tė paligjshme tė kėtyre organeve, tė cilat mund tė sjellin cenim tė funksionimit tė veprimtarisė sė kėtij institucioni kushtetues”, thuhet nė njoftim.

    Panorama
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 24-07-2012 mė 00:30

  10. #50
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    16,245
    PD: Rama kėrkon pazar pėr heqjen e imunitetit

    TIRANE- Partia Demokratike ka akuzuar sot Partinė Socialiste se po pėrpiqet tė bėjė pazar me heqjen, dhe sipas rastit tė kufizimin e imunitetit pėr tė gjithė mbartėsit e tjerė.
    Nė njė deklaratė pėr shtyp, nga selia blu, zėdhėnėsja, Silvi Bardhi duke iu referuar deklaratave tė kreut socialist, Edi Rama tha se, “ai nuk pranon kėto qėndrime dhe kėrkon si pazar pėr votimin e tyre, vendosjen nė Shqipėri tė Kushtetutės sė pakicės bllokuese apo Kushtetutės sė sundimit tė pakicės.”
    Sipas saj, “pėr rrėzimin e murit tė imunitetit, Kėshilli i Miliarderėve kėrkon tė vendosė nė zyrat e Fidelit, Presidentin e Republikės dhe Krytarin e Gjykatės sė Lartė dhe atė tė Gjykatės Kushtetuese dhe tė gjithė gjykatėsit e tyre, Prokurorin e Pėrgjithshėm dhe Kryetarin e Kontrollit tė Lartė tė Shtetit, nė mėnyrė qė kjo Kupolė tė ketė tė garantuar pasurimin e tyre tė paligjshėm, dhe pavarsisht se pėr cilėn forcė politike votojnė qytetarėt, ata tė bėjnė ligjin me Kushtetutėn e sundimit tė pakicės.”
    “Partia Demokratike thekson dhe njė herė, se muri i imunitetit ėshtė muri i korrupsionit, ėshtė mburoja e pasurimit tė paligjshėm dhe kriminal tė imunitarėve tė vendit nė kurriz tė qytetarėve tė thjeshtė, ėshtė muri qė shkatėrron ēdo ditė qindra vende pune, lėndon ēdo ditė mbi gjysėm milioni pensionistė shqiptarė.”- vazhdon mė tej deklarata.
    PD, i bėri thirrje Ramės qė tė dėgjojė zėrin e qytetarėve dhe dhe tė votojnė sė bashku me 6 gusht heqjen, apo kufizimin e imunitetit si njė histori suksesi pėr ēdo qytetar tė kėtij vendi.

    Panorama

  11. #51
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    16,245
    Rama: Nuk e arnojmė Kushtetutėn nė gusht

    TIRANĖ- Kreu i PS-sė, Edi Rama ka deklaruar prerė se forca qė drejton nuk do tė bėjė arnimin e Kushtetutės nė gusht, pėr ēėshtjen e imunitetit, pėr tė bėrė, sipas tij tė tjera arnime nė shtator.
    Deklarata e Ramės u bė pas takimit tė zhvilluar me ambasadorin e SHBA-sė, Aleksandėr Arvizu. Rama ka pėrsėritur atė qė ka thėnė qė nė krye tė herės, se PS ėshtė pro kufizimit apo heqjes sė imunitetit, por ka bėrė apel pėr konsensusin e njė paketė mė tė plotė pėr reformimet kushtetuese qė tė pėrfshinė edhe sistemin e drejtėsisė.
    “ Imuniteti duhet tė kufizohet dhe ndryshimet e Kushtetutės imponojnė njė proces qė opozita do e zhvillojė me pėrgjegjshmėri tė plotė deri nė fund. Ne nuk kemi vendosur kushte dhe as bėjmė pazar me kėtė proces, ne kemi paraqitur njė vizion tė bindur se vendit i duhet reformė kushtetuese nė funksion tė forcimit tė drejtėsisė dhe rritjes sė luftės kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar. PS e vendosur pėr heqjen e imunitetit, nuk arnojmė kushtetutėn nė gusht dhe tė bėjmė arnime tė tjera tė shtator”- tha ai.

    Panorama

  12. #52
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    16,245
    Imuniteti, Arvizu: Draft me pikėpamjet konsensuale

    TIRANĖ- Ambasadori i SHBA-sė, nė vendin tonė Aleksandėr Arvizu duke theksuar mbėshetjen e nismės pėr heqjen e imunitetit, ka deklaruar se vetėm ai nuk mjafton pėr luftėn ndaj korrupsionit. Pas takimit me kreun e PS-sė, Edi Rama, Arvizu theksoi se i takon klasės politike tė vednosė se cfarė ėshtė nė tė mirė tė vendit.
    “Unė nuk do ta them qė mė 6 gusht duhet tė miratohet ligji pėr heqjen e imunitetit, por them nėse mund tė pėrpilohet njė draft i mirė qė pasqyrohen pikėpamjet konsensuale jo vetėm tė njė pale, atėherė shpresoj se ata tė vendosin pėr atė qė ėshtė nė tė mirėn e vendit”- tha ambasadori.
    Sipas tij, nėse thjesht do kaloheshin ndryshimet pėr imunitetin, korrupsioni nuk luftohet vetėm me kėtė. “Nuk mjafton, ėshtė njė hap, vetėm njė hap, edhe pse nje hap thelbėsor”- tha ai.
    Ai ka theksuar se drafti fillestar eshtė bazuar nė njė themel tė shėndoshė. “Tė shtunėn mendova qė ekspertėt dhanė dėshmi qė zbuluan gjėra, nėse disa prej kėtyre mund tė pėrfshihen nė njė draft tė rishqyrtuar, atėherė 140 parlamentarėt do tė vendosin nė 6 gusht”- tha ai.

    Panorama

  13. #53
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    16,245
    Berisha: Kushtetua e Ramės, ajo e sundimit tė pakicės

    TIRANĖ- Kryeministri Sali Berisha ka ftuar sėrish sot liderin e opozitės Edi Rama pėr tė votuar nė 6 gusht pėr heqjen e imunitetit, duke i bėrė thirrje atij tė dėgjojė ekspertėt, e tė respektojė interesin e qytetarėve dhe jo tė kupolės.
    Nė fjalėn e tij nė mbledhjen e grupit tė PD-sė, Berisha theksoi se drafti i paraqitur pėrmban standardet mė tė avancuara tė kohės, ndėrkohė qė tė shtunėn sipas tij u dhanė kėshilla e sugjerime shumė tė ēmuara qė duhet tė bėhen pjesė e tij.
    “Rama kushtėzon heqjen e imunitetit. Ai e lidh me pazare pėr drejtėsinė heqjen e imunitetit. Ai kėrkon qė krerėt e gjykatės dhe gjyqtarėt etj tė emėrohen me mekanizmin e Presidentit tė Republikės dhe Avokatit tė Popullit, qė do tė thotė ose zgjedhje nė zyrat e Fidelit, ose mbetje e institucionit pa kokė. Standardet e tij janė sundimi i pakicės, nėse presidenti bllokohet nga pakica, krerėt e drejtėsisė po ashtu, do shkojė te kryeministri tė zgjidhet nga pakica”- tha Berisha.

    Panorama

  14. #54
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    16,245
    Gati dy vjet me pare, hapem nje teme sondazh ne forum per kete ceshtje ku anetaret e forumit mund te votonin e shprihnin mendimin e tyre nese njerezit ne pushtet duhet te gezonin imunitet ligjor qe i mbron ata nga hetimi per shkeljet e tyre te ligjit. Temen e lexoni me poshte:

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=129776

    Nga rezultati i sondazhit, doli qe 2 ne 3 shqiptare qe marrin pjese ne forum, besojne se pushtetaret nuk duhet te gezojne kete privilegj qe nuk e gezon as qytetari i thjeshte. Nese nje qyetar i thjeshte shkel nje ligj, policia e arreston, prokuroria e heton dhe denimin e merr ne gjykate. Por nese nje deputet akuzohet per korrupsion, policia nuk e ndalon dot, prokuroria nuk e heton dot dhe gjykata detyrimisht nuk e denon dot. A eshte kjo e ndershme? Sigurisht qe nuk eshte ndershme apo demokratike, dhe kjo eshte arsyeja perse shumica absolute e shqiptareve, pavaresisht nga ngjyrimet politike, bie ne nje mendje per kete ceshtje. Dhe shqiptaret po e ndjekin kete debat politik e publik me interes te madh.

    Ne fakt une mendoj se fati i ketij ligji ne Kuvendin e Shqiperise, do te diktoje me shume se cdo gje edhe fatin e zgjedhjeve te ardhshme politike. Sic e thashe, nuk qellon shpesh qe nje ligj i tille te zgjoje interesin e shumices se shqiptareve pa dallime politike. Vemendja dhe rendesia e ketij ligji eshte rritur ndjeshem pasi ne valle jane futur edhe ambasadoret amerikane e evropiane, te cilet e kane vene si parakusht berjen e ketyre ndryshimeve per marrjen e fteses per anetaresimin me te drejta te plota ne Bashkimin Evropian. Kjo e ka zgjuar akoma me shume jo vetem vemendjen e opinionit publik shqiptar, por edhe atij nderkombetar, duke i vendosur me shpatulla pas murri dy kampet politike te vendit.

    Kampi ne pushtet i kryesuar nga kryeministri Berisha e mbeshtesin pa lekundje kete ndryshim kushtetues qe kufizon imunitetin e njerezve me pushtet ne te gjitha nivelet. Ligji gezon votat e mazhorances qeverisese ne Kuvend, dhe pikenisja e mazhorances per kete mbeshtetje eshte e dyfishte: 1. anetaresimi ne BE 2. lufta ndaj krimit te organizuar ne vend qe ka lidhje me njerez politike qe sot jane te paprekshem nga ligji fale imunitetit ligjor. Berisha e shkelmon topin ne kembet e Rames dhe njerezve te tij.

    Kampi socialist me Ramen ne krye jane vene ne pozite shume te veshtire. Ne dyert e tyre po trokasin diplomatet me te medhenj te akredituar ne vend qe u kerkojne qe te votojne ligjin ne Kuvend. Nga ana tjeter, eshte kristalizuar ne opinionin publik shqiptar ideja e hedhur nga nderkombetaret se nese nuk beni keto reforma, nuk keni per te marre anetaresimin ne BE. Pa harruar qe ideja e hetimit dhe gjykimit te politikaneve e njerezve ne pushtet, eshte nje ide e mirepritur e shumepritur per votuesin e thjeshte shqiptar. Por ajo qe e ka vene me shume ne siklet Ramen me kete ligj eshte se ne kampin e tij bejne pjese njerez me te shkuar kriminale dhe afera korruptive, qe jane futur ne PS vetem e vetem per imunitetin ligjor qe gezon deputeti. Nese Rama voton per keto ndryshime te Kushtetutes, ai eshte duke i lene keta njerez ne meshiren e prokurorise dhe gjykatave shqiptare per krimet e tyre. Rama eshte mbeshtetur tek keta elemente per te financuar fushatat e PS ne zgjedhje. Pra Rames i duhet te zgjedhi mes diplomateve nderkombetare e nje Shqiperi Evropiane, dhe miqve te tij milionere me dosje te medha ne Prokurorine e Pergjithshme. Deri me sot, Rama po zvarrit procesin e kembet duke krijuar keshtu hije dyshimi tek partneret nderkombetare ne Tirane.

    Per meritat e ligjit apo efektet politike te tij, do shkruaj neser.

    Albo

  15. #55
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    3,020
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Imuniteti, Arvizu: Draft me pikėpamjet konsensuale

    TIRANĖ- Ambasadori i SHBA-sė, nė vendin tonė Aleksandėr Arvizu duke theksuar mbėshetjen e nismės pėr heqjen e imunitetit, ka deklaruar se vetėm ai nuk mjafton pėr luftėn ndaj korrupsionit. Pas takimit me kreun e PS-sė, Edi Rama, Arvizu theksoi se i takon klasės politike tė vednosė se cfarė ėshtė nė tė mirė tė vendit.
    “Unė nuk do ta them qė mė 6 gusht duhet tė miratohet ligji pėr heqjen e imunitetit, por them nėse mund tė pėrpilohet njė draft i mirė qė pasqyrohen pikėpamjet konsensuale jo vetėm tė njė pale, atėherė shpresoj se ata tė vendosin pėr atė qė ėshtė nė tė mirėn e vendit”- tha ambasadori.
    Sipas tij, nėse thjesht do kaloheshin ndryshimet pėr imunitetin, korrupsioni nuk luftohet vetėm me kėtė. “Nuk mjafton, ėshtė njė hap, vetėm njė hap, edhe pse nje hap thelbėsor”- tha ai.
    Ai ka theksuar se drafti fillestar eshtė bazuar nė njė themel tė shėndoshė. “Tė shtunėn mendova qė ekspertėt dhanė dėshmi qė zbuluan gjėra, nėse disa prej kėtyre mund tė pėrfshihen nė njė draft tė rishqyrtuar, atėherė 140 parlamentarėt do tė vendosin nė 6 gusht”- tha ai.

    Panorama
    Nuk nevojitet shume per ta vertetuar se heqja e imunitetit nuk kontribon asgje ne luftimin me efektiv, zvoglimin dhe zhdukjen e korrupsionit.
    Mjafton te shiqohet shembulli i Kosoves, ku ekziston nje ligj absolutisht i ngjashem me ate cfare kerkohet te miratohet edhe ne Shqiperi.

    Ne Kosove ky ligj jo vetem qe nuk kishte asnje efekt te vetem pozitiv ne luften kunder korrupsionit, por (sidomos pas interpretimit perkates te GJKK-se ne rastin Limaj) e ka dobesuar edhe me teper poziten e Parlamentit duke e shenderruar ate ne vegel te ekzekutivit dhe grupeve te interesit brenda dhe jasht shtetit, si dhe ka rritur dukshem mundesine per korrupsion edhe me te madh se deri me tani. Gje e cila vertetohet dhe perseritet cdo ore dhe cdo dite ne Kosove.

    Te gjitha deklaratat e Arvizu dhe Ambasadoreve tjere jane thjeshte ne sherbim te interesva te caktuara te shteteve te tyre, dhe aspak per te miren e Shqiperise, shqipetareve dhe demokracise...

  16. #56
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    3,020

    Post

    Lidhur me imunitetin...

    Shembull: Parlamenti Europian


    Miti dhe realiteti: Imuniteti Parlamentar

    Q & A on Parliamentary immunity

    The job of elected Members of any Parliament is to make laws that all of us are obliged to obey. When MPs or MEPs are found to have broken the law there is an inevitable and justifiable outcry from the public. The issue of to what extent MEPs have immunity is one people are of course interested in. Here we explain how and to what extent MEPs enjoy immunity.


    "Immunity is a groundless perk of MEPs and MPs…"

    False:

    Parliamentary immunity (or "privilege") is first and foremost intended as a defence of the Parliament itself as a democratically elected institution, protecting its collective independence from outside pressures and guaranteeing its members' freedom of word and deed when carrying out their duties.

    ...

    Italian MEP Giuseppe Gargani (EPP-ED) - Chair of the Legal Affairs Committee - describes it like this: "immunity should be seen not as impunity but as an opportunity to exercise one's mandate".

    Immunity has been included in EU law since 1965. The relevant provisions read as follows: "Members of the Parliament shall not be subject to any form of inquiry, detention or legal proceedings in respect of opinions expressed or votes cast by them in the performance of their duties".

    ...

    "MEPs cannot be jailed"

    False:
    Parliamentary immunity does not allow MEPs who have broken the law to evade justice. As voters we all expect our representatives to be fair and honest people. The European Parliament expects the same from its members. Parliament must therefore balance guarantees of members' independence against the need to maintain its integrity as a democratic legislative assembly. As long as it is convinced there is a case to answer, it can - and does - strip members of their parliamentary immunity to face judicial proceedings.


    "So MEPs cannot assume they will keep immunity until the end of their mandate?"

    True: The Rules of Procedure of the European Parliament precisely determines the way the MEP can lose his or her immunity:


    - After a competent authority of a Member State asks the EP President to waive the immunity of the MEP, this request is announced in plenary. MEPs have right to defend their immunities.
    -The EP Committee of Legal affairs recommends the adoption or rejection of the request for the waiver of immunity or for the defence of immunity and privileges. The committee may ask the requesting authority clarify or to explain its demand.
    - The committee presents the report where it may decide whether the requesting MS authority is competent and the request acceptable. The committee must not judge the MEP concerned, neither the opinions nor acts attributed to him or her that have been used by the authority to justify the request.
    - The members discuss the reasons for and against each proposal on the next plenary session. After the debate, an individual vote is taken.
    - The President immediately communicates Parliament's decision to the Member concerned and to the competent authority of the Member State concerned.

    ...
    http://www.europarl.europa.eu/sides/...DOC+XML+V0//EN

  17. #57
    i/e regjistruar Maska e peshkatari2011
    Anėtarėsuar
    14-02-2011
    Postime
    191
    si nuk u lodhen nje here xhanem,,,,,,,,,

  18. #58
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    16,245
    Perse keto ndryshime jane te rendesishme per nje qytetar te thjeshte shqiptar?

    - A irritoheni kur degjoni Kryeprokuroren e vendit te raportoje ne Kuvend e te thote: "Kemi dosje per korrupsion per njerez politike e me pushtet, por nuk i hetojme dot pasi nuk na lejon imuniteti ligjor qe keta gezojne"?

    - A irritoheni kur degjoni per trafikante droge apo kriminele te mirenjohur qe lirohen nga gjykatesit e vendit, pasi marrin para apo kercenohen prej tyre, dhe askush nuk leviz as gishtin me te vogel per te hetuar ate gjykates apo per ta pushuar ate nga puna, eshte te nesermen perseri ne detyre?

    - A irritoheni kur shikoni qe Kuvendi i Shqiperise eshte mbushur me kriminele e trafikante te mirenjohur ne vend dhe jashte tij, vetem e vetem se te qenit deputet u fal atyre imunitet ndaj ligjit ne Shqiperi?

    - A irritoheni kur shikoni qe nje minister i akuzuar per korrupsion nuk hetohet e gjykohet nga drejtesia shqiptare, pasi gezon imunitetin e ligjit per aq kohe sa eshte ne detyre?

    - A irritoheni kur shikoni te njejtet trafikante e kriminele te hyjne ne politike e kthehen ne figura publike qe i shikoni neper ekrane televizionesh kur duhet ti shikonit ne burg, atje ku e kane vendin?

    Sigurisht qe irritoheni, pasi ne Shqiperi ligji nuk vepron ne menyre te ndershme: ligji ndeshkon qytetarin e thjeshte per shkeljen me te vogel, por lejon keta peshkaqene kriminele qe te lundrojne te qete pa u hyre asnje gjemb nen kembe. Kjo nuk e ka emrin demokraci, e ka emrin oligarki. Dhe oligarkia eshte nje sistem i shkelqyer per oligarket, por nje sistem i keq per qytetaret e atij vendi.


    Perse heqja e imunitetit eshte nje parakusht per hyrjen ne BE?

    Vetem shtetet demokratike evropiane ku sundon ligji i se drejtes mund te hyjne ne BE. Ne Shqiperi ende nuk sundon plotesisht ligji i se drejtes, por ligji i oligarkeve te veshur me mantelin e imunitetit qe i mbron nga hetimi e ligji. Kjo ka bere qe Shqiperia pavaresisht nga hapat gjigande te hedhur ne keto 20 vjet, ngelet nje vend me sistemin me te korruptuar te drejtesise. Nje sistem qe mbron vetem te drejten e oligarkeve dhe jo te qytetareve te thjeshte. Dhe per aq kohe sa Shqiperia nuk do te pastroje sistemin e drejtesise dhe nuk do te ndeshkoje njesoj me ligj te gjithe qytetaret e atij vendi kur i shkelin rregullat, Shqiperia nuk ka per tu pranuar ne Evrope.

    Interesi tjeter i diplomateve te huaj ne Tirane per kete ligj, per te cilin nuk do te lexoni ne gazeta, eshte se shume prej ketyre oligarkeve te fshehur nen imunitetin ligjor ne Shqiperi, jane persona nen kerkim nderkombetar. Pislleqet e krimet e tyre kapercejne kufijte e Shqiperise dhe eshte ne interesin e ketyre shteteve qe keta njerez te perballen me drejtesine ne Shqiperi dhe ne shtetet e tjera.

    Arsyeja e trete perse diplomatet e huaj jane vene ne levizje, ka te beje me testimin e klases politike shqiptare. Jane te miredokumentuara nga keta diplomate lidhjet e krimit te organizuar shqiptar me politiken shqiptare, por ajo qe nuk eshte e qarte eshte shkalla e ketij bashkepunimi, dhe mbi te gjitha, a do ta shohi klasa politike kete debat mbi ligjin e imunitetit si nje shans per te bere divorcin perfundimtar me elementet kriminale, apo do t'i mbrojne ata me cdo cmim?


    - Cfare do te mesojme ne fund te ketij debati ne pak jave?

    - Do te mesojme se cilat kampe politike jane pro apo kunder ligjit?
    - Do te mesojme se a do te votohet ky ligj ne Kuvend apo nuk do te kaloje fare ne Kuvend per debat e votim?
    - Do te mesojme se cilet deputete do te votojne pro apo kunder tij?
    - Do te mesojme se ne cilin stan flene njerezit qe i tremben ligjit dhe drejtesise shqiptare?
    - Do te mesojme dhe sa e forte apo e dobet eshte ajo simbioza e krimit te organizuar me politiken shqiptare.

    Dhe ne fund fare do te mesojme nese do te vazhdojme te kemi nje sistem oligarki apo demokraci.


    - Cilat do te jene efektet e ligjit nese kalon ne Kuvend?

    - Shanset e pranimit te Shqiperise me te drejta te plota ne BE rriten me 30%: do te jete garancia me e forte e klases politike shqiptare per BE se pavaresisht nga situata aktuale, ne jemi te vendosur per te ndertuar shtetin e se drejtes ne vend. Aprovimi i ligjit eshte vetem nje hap i pare ne kete drejtim, por nje hap i madh ama.

    - Te gjitha instancat me te larta te shtetit, ne te gjitha deget e pushtetit e ne te gjitha institucionet, do te zgjohen e shkunden nga gjumi. Nuk do te kete me justifikime per moshetimin e ndeshkimin e shkeljeve te ligjit ne instancat me te larta te shtetit.

    - Te gjithe krimineleve shqiptare (oligarkeve) do t'iu shkonin mornica ne shtyllen kurrizore, pasi i njejti ligj qe deri dje u garantonte imunitetin ligjor, sot garanton hetimin e ndeshkimin me ligj te gjitha shkeljeve te tyre.

    - Politika shqiptare do te clirohej gradualisht nga diktatura e krimit te organizuar qe kontrollojne jo vetem seli partish, por edhe nje pjese te mire te mediave shqiptare.

    - Shqiptareve do t'iu rikthehej besimi ne demokracine e tyre dhe ne drejtesine e shtetit te se drejtes. Ligji me ne fund do t'i trajtoje gjithe qytetaret e atij vendi njesoj. Dhe kur keta qytetare shohin qe te zgjedhurit e tyre ne pushtet shkelin ligjin e abuzojne me taksat e tyre, mund ti denoncojne ne prokurori direkt, e ti shpien edhe ne gjyq.

    - Ekonomia shqiptare do te mbyllte me sukses tranzicionin e saj nga nje ekonomi kriminale, ne nje ekonomi moderne qe nuk prodhon hashash e droga, por energji dhe turizem.

    Albo

  19. #59
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    3,020
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Perse keto ndryshime jane te rendesishme per nje qytetar te thjeshte shqiptar?

    - A irritoheni kur degjoni Kryeprokuroren e vendit te raportoje ne Kuvend e te thote: "Kemi dosje per korrupsion per njerez politike e me pushtet, por nuk i hetojme dot pasi nuk na lejon imuniteti ligjor qe keta gezojne"?
    E pasakte.

    Imuniteti parlamentar e lejon patjeter hetimin e ciltdo deputet.
    Kushtet qe duhet te plotesohen per ta kryer nje procedure te tille jane te ngjashme me ato aktuale te BE-se dhe te shumices se vendeve demokratike te perendimit.

    - A irritoheni kur degjoni per trafikante droge apo kriminele te mirenjohur qe lirohen nga gjykatesit e vendit, pasi marrin para apo kercenohen prej tyre, dhe askush nuk leviz as gishtin me te vogel per te hetuar ate gjykates apo per ta pushuar ate nga puna, eshte te nesermen perseri ne detyre?
    Kjo ska te bej me imunitetin parlamentar.
    Megjithate, edhe hetimet kunder gjykatesve te korruptuar jane absolutisht te mundshme. Duhet te kryhen permes procedures se parapare me ligj, e cila normalisht eshte tjeter nga procedura per hetime kunder personave privat. Arsya qe gjykatesi i larte (apo edhe deputeti) gezon imunitet nuk eshte mbrojtja, ruajtja dhe privilegjimi i tij personal, por mbrojtja e postit, e pavaresise dhe lirise se zyrtarit(gjykatesit) te shtetit.
    Fushveprimtaria, obligimet, implikimet dhe nevojat e gjykatesit te larte( apo edhe deputetit) nuk jane fare te krahsushme me ato te nje qytatari te rendomte apo personi privat. Keshtuqe eshte e pamundur dhe e pajustifikueshme te kerkohet apo te tentohet barazimi i tyre ligjor perderisa jane ne sherbim zyrtar. As gjykatese dhe as deputeti nuk mund te trajtohen plotesisht si qytetare te rendomte, edhe kur faktikisht nuk ndodhen direkt ne sherbim zyrtar. Prandaj, edhe per trajtimin e keso situatash ekziston ligji, rregullorja dhe procedura, si ne BE dhe ne shumicen e vendeve me tradite te mire demokratike.

    Shembulli i Kosoves tregon se perkufizimi apo heqja e imunitetit (sipas meje e palejueshme per nje demokraci te mire) nuk kontribon asgje ne zvoglelimin e korrupsionit apo dukurive negative, si kjo me gjykatesin e korruptuar...


    - A irritoheni kur shikoni qe Kuvendi i Shqiperise eshte mbushur me kriminele e trafikante te mirenjohur ne vend dhe jashte tij, vetem e vetem se te qenit deputet u fal atyre imunitet ndaj ligjit ne Shqiperi?
    As ky problem nuk zgjidhet fare permes heqjes se imunitetit.
    Ekzekutivi dhe Gjyqesori nuk ben te ngrihen mbi Legislativin, per te vendosur se kush do te jete perfaqesues i popullit dhe cfar kriteresh duhet te permbushe. As Ekzekutivi dhe as Gjyqesori nuk jane te zgjedhur direkt nga populli. Prandaj do te ishte absurde, nese keto permes mekanizmave dhe mundesive te tyre nderhyrese (te lejueshme dhe te palejueshme) ta formesojne Legislativin ashtu sic ju konvenon atyre resp. udheheqesve te tyre. E kunderta duhet te ndodhe, Legislativi duhet ta kontrollonte dhe, sipas rastit, korrigjonte veprimtarine e ekzekutivit dhe gjyqesorit.
    Pengimi i hyrjes se krimineleve dhe te korruptarve ne Parlament behet kryesisht permes optimimit te sistemit dhe ligjeve zgjedhore, permes forcimit te lirise se shtypit, permes angazhimit sa me te madh te shoqerise civile dhe cdo qytatari (zgjedhesi) etj., etj... Nderhyrja e ekzekutivit dhe gjyqesorit behet vetem ne raste te renda, dhe kurrsesi ne menyre sistematike. Mandati i deputeteve edhe ashtu nuk zgjate 100 vite, por 4 vite ose me pak. Krimineli mund te ndeshkohet edhe me vone. Se paku me moszgjedhjen e tij ne Parlamentin e ardhshem. Dhe krimeve te renda nuk ju skadon afati...

    - A irritoheni kur shikoni qe nje minister i akuzuar per korrupsion nuk hetohet e gjykohet nga drejtesia shqiptare, pasi gezon imunitetin e ligjit per aq kohe sa eshte ne detyre?
    Rasti i I. Metes e hedh poshte pohimin se ministrat etj. nuk mund te gjykohen per shkak te imunitetit.
    Nuk eshte imuniteti ai qe pengon hetimet, por , nese pengohet nje gje e tille, atehere nga vullneti i shumices se deputeteve ose partive ne pushtet.
    Nese nje vullnet i tille eshte ne shperputhje masive apo te plote me vullnetin e popullit (zgjedhesve) atehere pengimi i perkoheshem i hetimeve mund te ndeshkohet direkt edhe nga vete qytetaret me mosdhenjen e besimit ne zgjedhjet e ardhshme.
    Shume me e rendesishme dhe e dobishme eshte te denoncohen dhe ndeshkohen ata qe mbrojne krimin dhe korrupcionin ne prapavi, sesa ndeshkimi i nje deputeti te korruptuar...

    - A irritoheni kur shikoni te njejtet trafikante e kriminele te hyjne ne politike e kthehen ne figura publike qe i shikoni neper ekrane televizionesh kur duhet ti shikonit ne burg, atje ku e kane vendin?
    D.m.th. Keta ishin trafikante dhe kriminele, edhe para se te hynin ne politike dhe para se ta fitonin imunitet parlamentar. Edhe pse te gjithe kohen ishin pa imunitet, nuk jane hetuar dhe denuar. Tani, vetem pse jane bere deputet duhet te hetohen dhe denohen?!
    Kultura e tille, ku kriminaliteti praktikisht do te ishte i pandeshkueshem perderisa nuk shihet ne ekrane televizive, eshte problemi. Jo fakti qe njerez te korruptuar apo kriminele mund te behen deputet apo edhe kryeministra shteti. Nje gje e tille eshte e mundur edhe ne shtete tjera demokratike.

    Sigurisht qe irritoheni, pasi ne Shqiperi ligji nuk vepron ne menyre te ndershme: ligji ndeshkon qytetarin e thjeshte per shkeljen me te vogel, por lejon keta peshkaqene kriminele qe te lundrojne te qete pa u hyre asnje gjemb nen kembe. Kjo nuk e ka emrin demokraci, e ka emrin oligarki. Dhe oligarkia eshte nje sistem i shkelqyer per oligarket, por nje sistem i keq per qytetaret e atij vendi.
    Ligji nuk i lejon.
    I lejon vullneti i shumices se deputeteve (perfaqesuesve te popullit) te Kuvendit te Shqiperise.

    Nuk ndryshon asgje perkatesisht vetem perkeqesohet gjendja edhe me teper, nese nuk do te kishte imunitet apo vetem imunitet te perkufizuar, ku pastaj do te vendoste ekzekutivi dhe gjyqesori, perseri ne baza partiake, familjare, grupesh interesesh etj., se kunder kujt do te hetohej dhe kunder kujt jo.
    Pavaresisht kesaj, eshte absurde te mendohet se ekzekutivi dhe gjyqesori te jene me te sinqerte dhe te besueshem se deputetet, nga te cilet jane zgjedhur dhe te cilet ju nevojiten edhe ne te ardhmen...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antiproanti : 25-07-2012 mė 04:52

  20. #60
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-09-2010
    Postime
    242

    Mė mirė kufizim tė Imunitetit se heqje tė Imunitetit

    Pėrplasjet e dy forcave mė tė mėdha politike nuk kanė tė sosur . Kėsaj here na doli njė pengesė tjetėr qė duhet kapėrcyer ndonėse nuk ėshtė e pėrfshirė tek kushtet pėr integrim, sidoqoftė tė dy koalicionet si ai I Maxhorancės ashtu dhe Opozita janė future nė njė garė
    Apo nė njė luftė tė cuditshme jo vetėm pėr tė huajt europiano-amerikanė por dhe pėr vetė shqiptarėt tė cilėt ashtu tė ndjeshėm qė janė ndaj politikės kanė filluar tė venė baste se kush do tė jetė kapricua tjetėr e rradhės e politikanėve tanė.
    Duket sikur nė brėndėsi tė pikpamjeve tė tė dy kampeve qėndron fshehura e vėrteta e dhimbėshme, qė po ta dinte cdo shqiptar tė vėrtetėn e hamėndėsuar, do tė tronditej dhe do tė zhgėnjehej plotėsisht. E vėrteta e hamėndėsuar nga kėto veprime tė tej zgjatura anti-integruese ėshtė se disa klane politike drejtuese nuk duan integrimin e shpejtė dhe arėsyea ėshtė e thjeshtė pėr tu kuptuar: integrimi i Shqipėrisė nė BE do tė thotė: kontroll i rreptė i buxhetit, i bankave i biznesit i tenderave, pra nukdo tė ketė mė fitime tė patatuara, nuk do tė ketė korrupsion aktiv dhe pasiv, nuk do tė ketė informalitet asetesh. E kjo do tė thotė shumė pėr Shqipėrinė e shqiptarėt dhe gjithashtu shume (por nė aspektin negativ) edhe pėr politikanėt.
    Megjithatė, tė hidhemi tek pengesa e cuditshme tjetėr qė ka dalė dhe po pėrjetohet me shumė interes nė popull por tek grupet e interesuara te politikės them se interesimi ėshtė artificial.
    Imuniteti pėr parlamentarėt dhe gjyqtarėt nuk ėshtė shpikur nga Shqiptaėrt dhe as nga politika jonė. Imuniteti pėr individėt e ngarkuar me pushtet parlamentar dhe gjyqėsor ėshtė njė aspect i domosdoshėm i veprimtarisė sė punės specifike tė pėrditėshme tė tyre.
    Nė Shqipėri, si vėnd i botės sė tretė qė jemi, imuniteti i njerėzve tė veshur me pushtet pėrdoret nga ata (sigurisht pėr fat tė keq tė Shqipėrisė qė pėrzgjedh tė tillė njerėz gjatė kėtyre 22 viteve) si privilegj nė vėnd tė pėrdorimit ashtu si e parashikon ligji.
    Megjithė klithmat e maxhorancės, tė pėrzjera me cicėrimat e opozitės, e para duke thėnė tė heqim plotėsisht imunitetin dhe dyta duke kėrkuar qė heqja e imunitetit tė shoqrohet me ndryshime nė Kushtetutė, mendoj se ėshtė mė e mira pėr tė gjithė, qė imuniteti I miratuar me ligj (sigurisht nėn miratimin e ndėrkombėtarėve qė nė kohėn kur u miratua Kushtetuta) duhet kufizuar por jot ė hiqet plotėsisht. Sipas ligjeve nka argument dėrkombėtare imuniteti pėr parlamentarėt (Member of Parlaments) dhe ai pėr gjyqtarėt, ka argument tė forta se pėrse duhet ruajtur. Ndryshe edhe ata do ta hiqnin sepse edhe nė SHBA dhe BE ka korrupsion dhe individė tė veshur me pushtet qė abuzojnė, por fakti tregon se ata nuk e kanė hequr, por kanė vendosur disa kufizime gjatė veprimtarisė se individėve tė veshur me imunitet.
    Imuniteti pėr individė tė vecantė sipas Kushtetutės sė R.SH., nuk ėshtė vendosur kot.
    Nė Kushtetutėn e Shqipėrisė ligji qė mbron imunitetet e deputetėve, gjyqtarėve tė gjykatės sė lartė dhe kushtetuesė,Ministrave, Kryeprokurorit, etj, ėshtė konsultuar sigurisht nga Komisioni I Venecias dhe me pėlqimin e ndėrkombėtarėve.
    Imuniteti Ligjor I Deputetėve ėshtė njė privilegj parlamentar I cili vendoset pėr tė mbrojtur kėta deputetė kundėr pėrgjegjėsisė civile ose kriminale pėr veprat apo deklaratat e bėra nė lidhje me detyrat e tyre si pjesė e legjislacionit. Ky privilegj parlamentar ėshtė I zakonshėm nė vėndet ku Kushtetuat e tyre janė tė bazuara nė Sistemin Westminster dhe quhet ndryshe imunitet parlamentar (http://en.Wikipedia.org/ėiki/Parliamentary_immunity).
    Imuniteti Parlamentar njihet gjithashtu si imuniteti legjislativ I cili ėshtė njė system nė tė cilin anėtarėt e parlamentit u jepet njė imunitet I pjesėshėm ndaj organit tė akuzės. Pėrpara akuzės ėshtė e nevojshme qė imuniteti tė hiqet; kjo heqje e imunitetit realizohet ose nga parlamenti ose nga gjykata e lartė. Ky veprim pakėson mundėsinė e presionit mbi anėtarin e parlamentit pėr tė ndryshuar votėn nga frika e akuzės.
    Imuniteti pėr gjyqtarėt ėshtė njė formė e imunitetit ligjor I cili i mbron ata nga gjyqėsori prej ankesave qe mund te vine kundėr tyre pėr sjelljen zyrtare brėnda institucionit pavarėsisht se sa jo-kompetentė, apo neglizhentė ose, keqdashės sjellja e tyre mund tė jetė, madje edhe nėse kjo sjellje mund tė jetė nė kundėrshtim me statusin e tyre. P.sh., gjyqtari nuk mund tė jetė subject i shpifjeve ose pėrgojimeve pėr deklarata tė bėra nga gjyqtarėt gjatė njė gjyqi, etj.
    Qėllimi i imunitetit pėr gjyqtarėt ėshtė i dyanshėm: sė pari tė inkurajojė gjyqtarėt qė tė veprojnė nė `mėnyrė tė drejtė dhe tė ndershme` pa patur frikė nė dėmet e jashtme tė akteve te tyre tė cilat mund tė shkaktohen jashtė qėllimit tė punės sė tyre. Sė dyti, imuniteti mbron punonjėsit e qeverisė nga shqetėsimet e individėve interesat e tė cilėve mund tė ndikojnė negativisht.
    Imuniteti I gjyqtarėve nuk I mbron ata nga ankesat qė rrjedhin prej vendimeve administrative tė bėra jashte bankės sė gjyqtarit, si p.sh, vendimet e pushimit nga puna ose tė pajtimit nė punė. Megjithatė, imuniteti nė pėrgjithėsi pėrfshin tė gjitha vendimet gjyqėsore nė tė cilat gjykatėsi Ka juridiksionin pėrkatės, madje edhe nėse vendimi ėshtė marrė me `qėllime korruptive apo keqdashėse` (http://en.Wikipedia.org/wiki/Judicial_immunity).
    Problemet qė bėhen kaq tė vėshtira nga klasa politike, qė `internacionalizohen` kaq lehtė nga mediat shqiptare bėhet jo vetėm pėr informacion por pėr t`ju treguar ndėrkombėtarėve se sa larg janė strategjitė dhe objektivat e politikės shqiptare tė tė dy krahėve, dhe se sat ė vėshtirė e kanė ata tė bien dakort qoftėedhe pėr gjera fare tė thjeshta. Kjo spjegon sipas mendimit tim dy qėllime tė politikės shqiptare ashtu si e pėrmėnda dhe mė larg:
    - Zgjatjen sa mė shumė tė tranzicionit pėr pėrfitime personale dhe klienteliste tė tė dy anėve tė plolitikės- nėpėrmjet zgjatjes deri nė pafundėsi (22 vite) grindjeve politike,
    - Ndėrkombėtarėt tė kuptojnė qartė se klasa politike e pranishme kėto vite ėshtė shkaktarja e instabilitetit politico-ekonomik-social nė Shqipėri, e pėr pasojė duhet qė tė ndihmojnė popullin shqiptar dhe jo politikanėt shqiptarė pėr tė na futur nė BE pa I realizuar 11 kushtet (sepse nuk kemi pėr ti realizuar dot) dhe pastaj tė na kėrkojnė llogari.
    Nė pėrfundim tymnaja e imunitetit e cila ka zėvendėsuar tymnajat politke tė tjera, si ajo e para disa ditėsh pėr presidentin, e pak mė parė pėr zgjedhjet locale, debatet qesharake zėnkat e ndezura midis dy krahėve tė politikės, janė nė fakt tė programuara nga vetė politika shqiptare sepse ata si ish- nomeklaturistė tė kuq zbatojnė parrullėn e Kryetarit Mao; `turbullo qė tė kullohet`. Megjithatė turbullimi po vazhdon gjatė, dhe kullimi me sa duket do tė bėhet nga BE.

Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •