Meta: Rama kėrkon tė bėjė pazar pėr Presidentin dhe Kryeprokurorin
Kryetari i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, Ilir Meta tha dje se kreu i PS-sė, Edi Rama kėrkon tė marrė Presidentin, kryeprokuroren dhe kryetarėt e gjykatave si kusht pėr t'i dhėnė fund bojkotit tė Parlamentit.
Gjatė njė turi takimesh me anėtarėt e forcės sė tij politike nė Pogradec dhe Korēė, ai tha se krerėt e institucioneve tė pavarura do tė zgjidhen sipas Kushtetutės. "Ėshtė krejtėsisht e pajustifikuar dhe e pamoralshme, absolutisht qė tė jenė tė sigurt nuk do t'u japin, as Presidentin, as kryeprokuroren, as kryetarėt e gjykatave qė i kėrkojnė si pazar pėr tė mbyllur njė krizė qė e kanė sajuar vetė, sepse kriza nuk ekziston. Kriza ėshtė thjesht ēoroditja e tyre", theksoi kreu i LSI-sė.
Sipas ministrit tė Jashtėm, njėherėsh zv.kryeministėr i vendit, pėr tė gjitha ēėshtjet, pėrfshi edhe mandatet e deputetėve do tė zbatohet ligji themeltar i shtetit. "Shqipėria ka njė Kushtetutė dhe ajo duhet tė zbatohet edhe pėr mandatet e deputeteve edhe pėr pretendimet qė kanė pasur tė bėjnė. Ėshtė respektuar Kushtetuta dhe janė konsumuar tė gjitha mjetet ligjore. Dialogu ėshtė gjithnjė i mirėpritur, por ai ėshtė refuzuar vetėm nga njė person dhe kjo ėshtė ēėshtje e tyre. Pėr tė gjitha ēėshtjet e tjera do tė zbatohet Kushtetuta", u shpreh mė tej Meta.
Sipas kreut tė diplomacisė shqiptare, "bojkoti ėshtė njė turp pėr ata qė e bėjnė, por edhe pėr vendin. Natyrisht qė nuk ėshtė gjė pozitive, derisa ka njė opozitė qė bėn gjėra tė tilla". "Ėshtė pėr tė ardhur keq, u shpreh ai, qė ata nuk kanė kuptuar akoma asgjė se ku ėshtė Shqipėria sot. Shqipėria ėshtė njė anėtar i NATO-s, Shqipėria ėshtė njė vend i cili ka hyrė nė njė fazė tė re dhe po pėrgatitet pėr t`u anėtarėsuar nė Bashkimin Evropian, ndėrsa ka dhe qėndrime tė tilla si kjo mėnyrė e tė dėmtuarit tė demokracisė, pėrmes njė bojkoti", theksoi mė tej kreu i LSI-sė.
Kryeministri Sali Berisha deklaroi pak ditė mė parė se nuk do tė pranojė asnjė ofertė nga opozita qė ta zgjedhė ajo Presidentin nė vitin 2012. Sipas tij, Kushtetuta pėrcakton zgjedhjen e kreut tė shtetit me 71 vota, tė cilat maxhoranca tashmė i disponon.
Panorama



Pėrgjigju Duke Cituar




Ruaj Lidhjet