Kadri Veseli
Kadri Veseli, para jush
Njeriu mė i pėrfolur nė dekadėn e fundit, ka larguar perden qė e ndante nga opinioni publik. Ish Shefi i SHIKut, Kadri Veseli, ėshtė rrėfyer nė Televizionin Klan Kosova. Ai ka folur pėr jetėn e tij, veprimtarinė e SHIKut, si dhe pėr tė ardhmen qė e pret nė politikė. Express ka ekskluzivitetin tė sjellė fragmente nga kjo intervistė, e cila do tė transmetohet tė martėn nė mbrėmje, nė Zonėn e Debatit tė Baton Haxhiut.
Nga Leonard Kerquki mė 28.12.2009 nė ora 8:44
Ish-Shefi i Shėrbimit Informativ tė Kosovės e ka larguar perden qė e ndante atė nga opinioni publik, tash e disa vjet.
Mė nė fund, ka pranuar tė rrėfehet.
Pasditen e sė dielės, Kadri Veseli ėshtė ulur pėrballė gazetarit Baton Haxhiu, nė emisionit Zona e Debatit tė televizionit Klan Kosova.
Nė intervistėn qė ka zgjatur dy orė, ai ka pranuar tė pėrgjigjet pėr jetėn e tij, veprimtarinė e tij nė krye tė SHIKut, si dhe pėr tė ardhmen e tij publike.
Intervista e plotė do tė transmetohet nė Klan Kosova tė martėn, nga ora 20:45, ndėrsa tė mėrkurėn do tė botohet e plotė nė Gazetėn Express.
Kadri Veseli ėshtė njė prej figurave mė enigmatike nė Kosovė. Pėr shkak tė veprimtarisė sė tij, ai ka mbajtur distancė me kamerat televizive dhe blicet e aparateve. Ndėrkohė, nė opinion shpeshherė ėshtė lakuar emri i tij, pėr tė keq ose pėr tė mirė. Njerėz tė kampit opozitar kanė hedhur shumė akuza nė drejtim tė SHIKut, duke e quajtur atė organizatė kriminale dhe nė shėrbim tė njė partie politike. Derisa zyrtarėt e PDKsė gjithmonė kanė tentuar ta mbrojnė kėtė shėrbim, i cili, sipas tyre, ka kontribuar shumė pėr tė mirėn e Kosovės.
Sido qė tė jetė, njė gjė ėshtė mė se e sigurt - Kadri Veseli ka qenė pėr kohė tė gjatė njė prej lojtarėve tė besueshėm tė qendrave tė vendosjes.
Express ka ekskluzivitetin tė sjellė fragmente nga kjo intervistė.
Fillimisht ai ka dhėnė arsyet pse ka qėndruar larg kamerave televizive.
Jam mundur tė jem i kujdesshėm. Duhet thėnė se puna e shėrbimeve inteligjente nuk ėshtė aq transparente, ka thėnė ai.
Veseli, mė pas, ka folur gjatė pėr themelimin e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, pėrgatitjet pėr luftė tė armatosur dhe kontaktet me pėrfaqėsuesit e lėvizjes paqėsore, nė krye tė sė cilės ishte Presidenti i ndjerė, Ibrahim Rugova.
Trajnimet e para profesionale i kemi filluar nė gusht tė vitit 98. Aty janė stėrvitur 20 tė rinj, nė njė vend qė nuk mund tia pėrmend emrin, ka thėnė ai, duke folur pėr trajnimet e para tė oficerėve tė SHIKut.
Sipas tij, SHIKu ka vepruar qysh nė themelimin e UĒKsė, por ky shėrbim ėshtė institucionalizuar gjatė periudhės sė Qeverisė sė Pėrkohshme, nė krye tė sė cilės ishte Hashim Thaēi.
Pas konstituimit tė Institucioneve tė Pėrkohshme Vetėqeverisėse tė Kosovės, SHIKu vazhdon veprimtarinė e tij, por jo nė kuadėr tė institucioneve. Gjatė kėsaj kohe, e deri nė shuarjen e tij nė qershor tė vitit 2008, Kadri Veselit thotė se SHIKu ka vepruar plotėsisht nė dijeni tė institucioneve ndėrkombėtare dhe vendore.
Madje, ne zgjodhėm qėllimisht qė zyrat tona tė ndodhėn nė qendėr tė Prishtinės, pėrballė Hotel Grand, ka thėnė Veseli.
Duke dashur tė argumentojė se veprimtaria e SHIKut ka qenė nė dijeni tė plotė tė pranisė ndėrkombėtare, Veseli ka thėnė se kurrė nuk i ka shkuar ndėrmend qė ta sfidojė KFORin dhe UNMIKun.
A keni menduar ju se ne dėshirojmė ta sfidojmė praninė ndėrkombėtare?, ka pyetur Veseli.
Jo. Ne kemi funksionuar me lejen e organeve pėrkatėse, ka thėnė ai.
Njė prej deklaratave mė tė forta tė ish-Shefit tė SHIKut ka qenė ajo rreth veprimtarisė sė kėtij shėrbimi nė vendet e rajonit.
Ne si shėrbim kemi depėrtuar edhe nė Kabinetin e ish-Kryeministrit serb Vojslav Kostunica dhe nė Kabinetin e Presidentit aktual serb, Boris Tadic... Ne kemi marrė dokumente me thasė nga Beogradi. Nėse duan ata, kėto mund edhe tua dėshmoj.
Njė prej pyetjeve tė pashmangshme ka qenė edhe akuzat se SHIKu ėshtė i implikuar nė vrasjet politike qė janė bėrė pasluftės.
Veseli i ka mohuar plotėsisht kėto akuza, derisa ka kėrkuar hetim tė hollėsishėm nga organet e drejtėsisė.
Puna mė e menēur qė mund tė bėhet pėr vrasjet politike, ėshtė zbardhja e tyre, ka thėnė ish-Shefi i SHIKut.
Sipas tij, organet kompetente tashmė e kanė tė qartė se ku duhet kėrkuar autorėt e kėtyre vrasjeve.
Mos tė gėzohet askush se ka vrarė dikė, e qė nuk do tė zbulohet, ka paralajmėruar ai.
Veseli ka mohuar kategorikisht se Nazim Bllaca, njeriu qė pretendon se ka marrė pjesė nė disa vrasje, tė ketė qenė pjesėtar i SHIKut.
Ai nuk ka qenė pjesėtar i SHIKut. Ky ėshtė njė rast shumė i rėndė. Institucionet pėrgjegjėse duhet gjithsesi qė ta sqarojnė nė tėrėsi Ēėshtjen Bllaca.
Kadri Veseli ka folur edhe rreth tė ardhmes sė tij publike.
Ai, pėr herė tė parė, ka pranuar se po mendon tė hyjė nė politikė.
Do ta vazhdoj aktivitetin tim nė politikė, nėse mė jep Zoti fuqi, ka thėnė ai.



-490x320.jpg)
Pėrgjigju Duke Cituar




Ruaj Lidhjet