Enada At' Nikolla feston 5-vjetorin e martesės nė Dardhė
Entela Resuli | 01/06/2009 | Arti i te jetuarit
Ajo ėshtė nga ato tipat e femrave qė pėlqen tė quhet "kinge". Ka filluar tė merret me modė qė adoleshente dhe kėtė e bėn edhe tani. Pasioni pėr tė bukurėn ėshtė rritur bashkė me tė, duke marrė format dhe pėrmasat e njė shijeje tė rafinuar dhe me stil. Nė kėtė kohė, stilistja Enada At' Nikolla e quan veten tė pasur dhe tė realizuar. Ish-modelja 15-vjeēare e "Sami Frashėrit" sot feston 5-vjetorin e martesės tė saj, tė cilin e ka kurorėzuar me njė vajzė 3 vjeēe e gjysmė. Festa, e cila mund tė quhet njė martesė e dytė pėr stilisten, ėshtė nė Dardhė tė Korēės. Nė njė intervistė pėr Sh2-shin, At' Nikolla rrėfen emocionet mė tė bukura tė jetės sė saj, se nė fakt vetėm tė tilla ka pasur. Fillimet e njė dashurie me shikim tė parė, qė lindi mbi pasarelėn e modės, muajin madhėshtor tė martesės qė ka zgjatur 30 ditė dhe lindjen e njė fryti dashurie, qė quhet Kendra.
Enada, njė festė pėr pėrvjetor martese.. Pak e rrallė.. Dimė qė njohja me bashkėshortin tuaj, me tė cilin keni edhe njė vajzė, ka lindur nė pasarelėn e modės, na tregoni si ka ndodhur?
Po, ėshtė e vėrtetė. Jemi njohur nė njė sfilatė nė Marikaj tė Tiranės, nė 1995-ėn. Ai ishte i ftuar, unė isha modele. Ishte nė shoqėrinė e miqve tė tij biznesmenė, pasi edhe ai kėtė profesion ka. Aty nisi gjithēka. Siē e kanė djemtė me njėri-tjetrin, hajde gjeje, kush mė rri fiks dhe Gimi tha; mė rri fiks, kjo (pėr mua). Pastaj, sigurisht, ndodhėn ngacmimet gjatė mbrėmjes.
Po nga ana juaj pati reagime?
Po, dhe unė nuk e mohoj qė kur sfiloja, e ndjeva figurėn e atij. Ishte biond, kishte veshur xhaketė jeshile. Ishte ndryshe nga tė tjerėt dhe mė pėlqeu. Mė vonė filloi tė vinte te shkolla. Atėherė tė gjithė e dinin qė unė isha tek "Sami Frashėri". Si gjithė tė tjerėt qė vinin te shkolla me makinė, edhe Gimi kėshtu veproi. Jemi takuar disa herė radhaz nė 2-3 sfilata. Unė e ndjeja qė mė pėlqente, po nuk isha e sigurt nėse ishte ai qė mė pėlqente tamam. Pastaj nė sfilatėn e katėrt tė zhvilluar tek Muzeu Historik, blen njė nga kostumet qė kisha veshur unė atė natė dhe ma dhuron 2 ditė mė vonė. Gjithė kohės mė ka gjuajtur dhe gjithė kohės mė ka pėlqyer mėnyra e tij e tė gjuajturit. Jo tė gjithė kanė pasur qejf qė ta kenė tė dashurėn apo mė pas tė fejuarėn, gruan e jetės sė vet, modele. Tendencėn e kanė pėr tė ndaluar, pavarėsisht se kush je. Kanė qejf ta kenė, por nuk e lėnė. Ndėrsa nė rastin tonė nuk ka ndodhur. Ėshtė karikuar dėshira e mirė pėr tė qenė ashtu dhe me shumė dėshirė ėshtė lejuar. Im shoq e ka dashur kėtė punė qė unė bėj. Unė e kam dashur mė shumė atė dhe pėr kėtė gjė. Sepse kjo ėshtė njė pjesė shumė e rėndėsishme e jetės sime. Unė nuk e ndaj dot. Nė qoftė se njė njeri, me tė cilin unė dua tė kaloj gjatė, nuk e do kėtė, i bie qė ai nuk do njė pjesė tė rėndėsishme timen. Kėshtu nuk do funksiononte.
E quani dashurinė tuaj nga ato me shikim tė parė?
Mund ta quajmė, njė pjesė e mirė nuk e besojnė, por nė fakt ėshtė.
Sa kohė keni ndenjur tė dashuruar?
Shumė kohė kemi ndenjur. Por e kemi pasur jetėn shumė intensive, nuk na numėrohen dot vitet. Kemi jetuar shumė. Vetėm gjėra tė veēanta kam bėrė, asgjė normale. Kemi qenė njė grup shumė interesant, na njihnin tė gjithė, quheshin "ēunat e Austrisė". Lėviznin 15 veta nė grup. Quheshin kėshtu, se ishin djem qė vinin nga Austria dhe kishin tė dashurat e tyre nė Shqipėri. Kemi qenė tė rinj tė gjithė, shkonim ku na gjente darka, mėngjesi, nuk merrej vesh.
Cila ka qenė e veēanta apo surpriza mė e bukur qė i keni bėrė njėri-tjetrit gjatė kėsaj kohe?
E gjitha ajo periudhė mė duket e ēmendur. Kur isha e dashuruar kam ikur nė Karaibe, jo tė gjithėve mund t'u jepej mundėsia pėr kėtė. Nuk ndaj dot asnjė moment.
E quan veten njeri me fat Enada?
Pėrgjithėsisht jam njeri me fat. Unė i kam tė gjitha gjėrat qė duhet tė ketė njė njeri pėr tė qenė i lumtur dhe qė ta keni zili.
Ke hasur xhelozi nga femrat e tjera, apo mikeshat tuaja?
S'e di, ndonjėherė po. I kam mikesha tė mira nė fakt. Mė shumė e ndjej tek njerėzit qė nuk kanė mundur me mua tė kenė njė komunikim, se atėherė ēdo gjė sheshohet edhe nuk lihet mundėsia e tė pasurit xhelozi. Ne lėvizim brenda njė ekipi shoqėror, qė janė njerėz tė realizuar.
Ēfarė ju mėrzit mė shumė?
Unė mėrzitem kur dua tė them ndonjė gjė dhe nuk e di pse ndalohet, nga njė rrethanė e caktuar. Mėrzitem kur nuk mė jepet mundėsia e tė shprehurit tė njė mendimi.
Po pėr tė qarė ēfarė ju bėn?
Qaj ndonjėherė. Mė shumė nga inati. Nuk e fus veten tek ato tipat qaramane, por qaj nga dashuria. Mė ndodh qė, kur qaj, kėnaqem se do tė jetė ndonjė arsye shumė e fortė dhe njė gjė qė mė ėshtė mbledhur shumė e qė mė bėn tė lotoj.
Pas kaq vitesh njohjeje dhe martesė, e ndjen vetėn ende tė dashuruar?
Nė kėtė periudhė qė jam po ridashurohem. Nė dashuri njeriu ka ngritje dhe ulje. Tani jam nė ridimensionim. Kohėt e fundit po mė kujtohen shumė gjėra dhe mė vijnė shumė momente nga fillimet e dashurisė sonė.
I keni stiluar ndonjė veshje bashkėshortit tuaj?
Unė kryesisht stiloj pėr femra. Kur ai blen diēka unė e jap mendimin tim me qejf, por unė e kam zgjedhur atė pėr tipin qė ai ka dhe pėr tėrė mėnyrėn e tij tė tė jetuarit dhe nuk do mė pėlqente ta ndryshoja.
Fustanet e martesės suaj i keni dizenjuar vetė apo i keni blerė?
Vetė, po kam veshur 5 fustane dhe tė gjithė i kam bėrė me dorėn time. Unė nuk jam martuar vetėm me njė ceremoni. Kam bėrė disa dasma. Jam martuar edhe nė Selanik, edhe kėtu. Jam martuar pėrgjatė njė muaji. Shkova nė Greqi, se disa njerėz i kisha atje. Sė bashku me shoqėrinė atje kemi kaluar disa ditė shumė tė bukura, martesa ime atje ėshtė realizuar buzė detit. Ndėrsa nė ditėn e beqarisė kam kaluar me limuzinė me ekipin e shoqeve, qė rrinim nė ato kohė. Dhe pėr koincidencė, kėtė javė (sot) bėjmė 5-vjetorin. Do jem nė Dardhė tė Korēės, atje kemi menduar ta festojmė. Po e pres me qejf atė qė do ndodhė atje.
Sa tė pasur e ndjen veten Enada?
Shumė tė pasur. Jam edhe nga ana monetare, edhe nga ana shpirtėrore, i kam tė dyja. Kam njė lidhje shumė tė mirė tė dy pasurive qė ju pėrmenda, prandaj nuk pėrhumbem. Sigurisht qė tė pasurit e lekėve mė ndihmon tė kem ēdo gjė tjetėr qė mė pėlqen dhe qė mė pasuron shpirtin. Nuk i ndaj dot, se unė gjithmonė kėshtu kam jetuar, si princeshė. Unė pėr vete e kam ditur qė gjėrat e mia do t'i kem gjithmonė shumė tė mira. Jam natyrė shumė optimiste.
Kanė ndryshuar shijet e njerėzve me kalimin e viteve, pėr sa i pėrket tė veshurit, apo ka ngelur pas nė kohė?
Gjithmonė femrave u pėlqen tė vishen, por kohėt e fundit ajo qė unė vė re ėshtė se ėshtė pėrmirėsuar gustoja, zgjedhja. Kėtė e kam ndjerė me kalimin e viteve, pėrsosja e gustos dhe pėrzgjedhja maksimale pėr njė gjė tė veshur.
Keni njė vajzė 3 vjeēe. Si ėshtė Enada nėnė?
Po, Kendra, 3 vjeēe e gjysmė. Ndihem shumė mirė dhe shumė e lumtur pėr vogėlushen tonė.
Pse Kendra, ka ndonjė domethėnie ky emėr?
Tri ditė para se tė lindja e kam ndarė mendjen se do kishte kėtė emėr. E ka njė shpjegim. Do tė thotė "mbretėreshė e rrethuar mes miqsh e shokėsh". Njė emėr king. Tė qenit kinge ka qenė pėr mua komplimenti mė i bukur qė mė ėshtė bėrė dhe qė do tė doja tė ma bėnin.
Ke ndėrmend t'i "dhurosh" Kendrės njė vėlla?
Po, po, sė shpejti. Megjithėse ajo do motėr. Edhe unė vetė do tė doja ta bėja me motėr, se mė pėlqejnė dy motra bashkė.
Sė shpejti po afrojnė pushimet, ku do t'i kaloni ato?
Aaaa, ende nuk e kemi vendosur. Kam dėshirė tė shkoj nė ndonjė nga fshatrat e Italisė.



Pėrgjigju Duke Cituar




Ruaj Lidhjet